❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Interi ka arritur marrĂ«veshje personale me Ademola Lookman – kĂ«rkohet nga Atalanta qĂ« tĂ« ulet çmimi

Ademola Lookman është kthyer në objektivin kryesor të Interit, ndërsa klubi zikaltër synon të përforcojë repartin ofensiv pas largimeve të Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic në fund të sezonit 2024/25.

Sipas Corriere dello Sport, drejtuesit e Interit tashmë kanë arritur një marrëveshje personale me sulmuesin nigerian, i cili është shpallur së fundmi edhe Lojtari Afrikan i Vitit, por bisedimet me Atalantën për çmimin e kartonit të tij mbeten ende në zhvillim.

Atalanta ka vendosur njĂ« çmim prej 50 milionĂ« eurosh pĂ«r 27-vjeçarin, por Interi shpreson ta mbyllĂ« marrĂ«veshjen pĂ«r rreth 40 milionĂ« euro – njĂ« shumĂ« qĂ« klubi Ă«shtĂ« i gatshĂ«m ta paguajĂ« pa qenĂ« nevoja tĂ« shesĂ« ndonjĂ« lojtar tĂ« ekipit tĂ« parĂ«.

Sipas Sky Sport Italia, kjo shumë është në dispozicion menjëherë dhe nuk do të ndikohet nga lëvizjet e tjera të afatiti kalimtar. Megjithatë, pa një marrëveshje me Atalantën, pavarësisht akordit me lojtarin, transferimi nuk mund të zyrtarizohet.

Shpejtësia, driblimi dhe ndjesia për golin e bëjnë atë një nga sulmuesit më të kërkuar në Itali këtë verë.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja për Lookmanin, Interi ka në listë edhe disa alternativa. Sipas përditësimit të së mërkurës, emrat që po shqyrtohen janë: Christopher Nkunku (Chelsea), Nico Gonzalez (Juventus) dhe Jadon Sancho (Manchester United).

Interi mbetet optimist për të mbyllur me sukses operacionin për Ademola Lookman, një lojtar që do të shtonte eksplozivitet dhe cilësi në repartin sulmues të kampionëve të Italisë. Negociatat me Atalantën pritet të vazhdojnë intensivisht në ditët në vijim. /Telegrafi/ 

The post Interi ka arritur marrĂ«veshje personale me Ademola Lookman – kĂ«rkohet nga Atalanta qĂ« tĂ« ulet çmimi appeared first on Telegrafi.

Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro

Ademola Lookman është objektivi i ri i merkatos së Interit. Sipas mediave italiane, zikaltërit kanë piketuar nigerianin si emrin e ri për repartin e avancuar, të bindur se ai do të ndihmojë ekipin në fazën ofensive. Interi kërkon përforcime në repartin e avancuar, për të shtuar alternativat në krah të Lautaro Martinez dhe Markus Turam, [
]

The post Lookman kthehet në prioritet për Interin, zikaltrit gati të shpenzojnë 40 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin

Kristjan Asllani mund tĂ« veshĂ« shumĂ« shpejt fanellĂ«n e FiorentinĂ«s. Klubi i Seria A e llogarit mesfushorin e KombĂ«tares si organizatorin e duhur, ndĂ«rsa ky Ă«shtĂ« roli qĂ« po shqetĂ«son klubin. Stefano Pioli duket se ka dhĂ«nĂ« dritĂ«n jeshile. Dhe palĂ«t janĂ« nĂ« negociata siç raportohet nĂ« Itali. Interi nuk do tĂ« hiqte dorĂ« lehtĂ« [
]

The post Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin appeared first on BoldNews.al.

Lookman bëhet prioriteti i ri i Interit për sulmin, tre emra tjerë shihen si alternativa

Sulmuesi i Atalantës, Ademola Lookman, është shfaqur si objektivi kryesor i Interit në sulm, por ylli nigerian ka një çmim prej 50 milionë eurosh.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, yll nigerian i Atalantës, Lookman, është objektivi kryesor i Interit për të forcuar sulmin e tyre këtë verë.

Gazeta italiane konfirmon se çmimi i Lookman është 50 milionë euro. por Interi do të përpiqet të ulë kërkesat e Atalantës, duke pasur parasysh se limiti i shpenzimeve për një sulmues të ri është rreth 35 milionë euro.

Ky medium shton se Lois Openda i RB Leipzig është gjithashtu në agjendën e Interit, i ndjekur nga Eliesse Ben Seghir i Monacos dhe Christopher Nkunku i Chelseat.

Interi po planifikon të bëjë vend për një sulmues të ri duke shitur Mehdi Taremin, i cili ka tërhequr interes nga Fulhami dhe Besiktas.

Nerazzurrët do të riorganizojnë repartin e tyre sulmues në sezonin 2025/26, pasi kanë ndarë rrugët me Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic, kanë nënshkruar me Ange-Yoan Bonny nga Parma dhe kanë mirëpritur rikthimin e Francesco Pio Esposito pas një periudhe huazimi dy-sezonesh te Spezia. /Telegrafi/

The post Lookman bëhet prioriteti i ri i Interit për sulmin, tre emra tjerë shihen si alternativa appeared first on Telegrafi.

Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian

Kristjan Asllani mund të jetë shumë afër një transferimi te Fiorentina. Mesfushori i Kombëtares shqiptare shihet nga drejtuesit e klubit vjollcë si profili ideal për të organizuar lojën në mesfushë.

Ky është një rol që po shkakton dilema në skuadrën toskane, ndaj afrimi i Asllanit shihet si zgjidhje afatgjatë. Sipas mediave italiane, trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritën jeshile për transferimin.

Palët kanë nisur tashmë bisedimet dhe janë në fazën e parë të negociatave. Fiorentina është e interesuar ta mbyllë sa më parë marrëveshjen për ta pasur lojtarin në dispozicion që në fazën përgatitore.

Interi nuk është i prirur të heqë dorë lehtë nga shërbimet e mesfushorit 22-vjeçar. Edhe pse nuk ka qenë gjithmonë titullar, zikaltrit e vlerësojnë lart potencialin e tij.

Asllani ka refuzuar një ofertë konkrete nga Real Betis, duke treguar qartë dëshirën për të qëndruar në Serie A. Ai është i bindur se ky kampionat është më i përshtatshmi për zhvillimin e tij si futbollist.

Fiorentina, megjithatë, duhet të plotësojë kërkesën financiare të Interit. Kampionët e Italisë kërkojnë plot 15 milionë euro për kartonin e mesfushorit shqiptar.

Nëse kjo shumë do të ofrohet, gjasat janë që Kristjan Asllani të veshë fanellën e Fiorentinës për sezonin 2025/26. /Telegrafi/ 

The post Trajneri jep dritën e gjelbër, Asllani drejt transferimit te klubi italian appeared first on Telegrafi.

Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus

Interi Ă«shtĂ« duke shqyrtuar mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar mesfushĂ«n dhe njĂ« emĂ«r qĂ« ka dalĂ« nĂ« plan tĂ« parĂ« Ă«shtĂ« Granit Xhaka. Mesfushori i Bayer Leverkusenit shihet si njĂ« alternativĂ« me pĂ«rvojĂ« dhe qĂ« mund t’i pĂ«rshtatet menjĂ«herĂ« stilit tĂ« zikaltĂ«rve.

Edhe pse nuk është më pjesë e brezit të ri, Xhaka vazhdon të tregojë nivel të lartë. Ai ka qenë kyç si te Arsenali ashtu edhe së fundmi te Leverkuseni i Xabi Alonsos, ku luajti rol të rëndësishëm në sukseset e sezonit të fundit.

La Gazzetta dello Sport raporton se Interi po planifikon ndryshime tĂ« mundshme nĂ« mesin e fushĂ«s, sidomos nĂ«se Hakan Çalhanoglu largohet. Largimi i tij mund tĂ« krijojĂ« njĂ« boshllĂ«k qĂ« duhet mbushur me njĂ« lojtar tĂ« pĂ«rgatitur dhe tĂ« besueshĂ«m.

Ederson i Atalantës është një nga objektivat kryesorë të klubit, por kërkesa prej 60 milionë eurosh nga klubi bergamask po e bën të vështirë afrimin e tij. Kjo ka shtyrë Interin të vlerësojë opsione më të arsyeshme financiarisht.

Xhaka do tĂ« kushtonte rreth 12–15 milionĂ« euro dhe Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r njĂ« sfidĂ« tĂ« re. NjĂ« marrĂ«veshje e mundshme do tĂ« pĂ«rfshinte kontratĂ« trevjeçare, duke sjellĂ« stabilitet nĂ« njĂ« repart tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m.

Trajneri Chivu po mendon të ndryshojë paksa strukturën e mesfushës, duke kaluar nga një organizator klasik te dy mesfushorë qendrorë me profil më fizik dhe disiplinë taktike. Në këtë sistem, Xhaka do të përshtatej mjaft mirë.

Nga ana tjetĂ«r, Çalhanoglu mbetet njĂ« pikĂ«pyetje. Galatasaray nuk ka bĂ«rĂ« ende njĂ« ofertĂ« konkrete, por mbetet nĂ« prapaskenĂ«, veçanĂ«risht pĂ«r shkak tĂ« lidhjes kombĂ«tare dhe prestigjit qĂ« do sillte njĂ« rikthim nĂ« Turqi.

Interi i ka vendosur njĂ« çmim prej 25–30 milionĂ« eurosh pĂ«r mesfushorin turk. Klubi nuk do ta kundĂ«rshtonte qĂ«ndrimin e tij, por nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, po punon pĂ«r tĂ« pasur gati njĂ« zĂ«vendĂ«sues nĂ«se ai largohet.

Në këtë skenar, Xhaka përfaqëson një zgjidhje të besueshme: një lojtar me përvojë ndërkombëtare, lider në fushë dhe me karakter të fortë. Interi po analizon të gjitha detajet përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

NĂ«se çdo gjĂ« shkon sipas planit, nuk pĂ«rjashtohet qĂ« Granit Xhaka ta veshĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« fanellĂ«n zikaltĂ«r dhe t’i bashkohet projektit tĂ« ri tĂ« klubit nĂ« Serie A. /Telegrafi/ 

The post Interi me një plan special për të arritur te Granit Xhaka, Chivu e do si zëvendësim të Calhanoglus appeared first on Telegrafi.

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

E ardhmja e Kristjan Asllanit vijon tĂ« mbetet njĂ« çështje e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« shtĂ«pinĂ« e Interit. ZikaltĂ«rit kĂ«rkojnĂ« qĂ« tĂ« shesin mesfushorin e kombĂ«tares, pas 3 sezonesh bashkĂ«punimi, me nivelin e pĂ«rformancĂ«n sĂ« futbollistit qĂ« ka qenĂ« me ulje-ngritje. PĂ«r tĂ« lĂ«nĂ« tĂ« lirĂ« Asllanin, Interi kĂ«rkon 18-20 milionĂ« euro. Pista spanjolle e Betis nuk [
]

The post Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi appeared first on BoldNews.al.

Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda ItalisĂ«

Bisedimet mes Real Betis dhe Inter për Kristjan Asllanin kanw marrw fund, pasi mesfushori shqiptar preferon të qëndrojë në Serie A, mes interesimit nga Bologna dhe Fiorentina. 

Ditët e fundit ishte raportuar se Real Betis kishte dërguar përfaqësues në Itali për të negociuar me Interin për Asllanin dhe me Milanin për Emerson Royal. 

Sipas Sport Mediaset, tentativa për të transferuar reprezentuesin shqiptar është braktisur, për dy arsye: oferta e Betisit ishte shumë e ulët dhe vetë lojtari nuk ishte i bindur nga destinacioni. 

Në vend të kësaj, Asllani preferon të mbetet në Serie A, ku ka alternativa të vlefshme,  më konkretisht Bologna dhe Fiorentina e Stefano Piolit. 

Edhe pse është nën kontratë me Interin deri në qershor 2028, klubi zikaltër duket se beson se ka ardhur momenti që Asllani të largohet, duke synuar një transferim përfundimtar me çmim 18-20 milionë euro. 

Kjo do të thotë se çdo ofertë duhet të jetë për një shitje të plotë, ose të paktën për një huazim me detyrim blerjeje, nëse përmbushen kushte të caktuara. 

Asllani është një produkt i akademisë së Empolit dhe u bashkua me Interin në vitin 2022 për një shumë totale prej 15.7 milionë euro./Telegrafi/

The post Kristjan Asllani refuzon Betisin – ka dy oferta brenda ItalisĂ« appeared first on Telegrafi.

Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur pĂ«r rolin e saj si Alex nĂ« serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« se ka pĂ«rjetuar abuzim seksual dhe presion tĂ« vazhdueshĂ«m qĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« vogĂ«l gjatĂ« punĂ«s nĂ« industrinĂ« e filmit.

Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.

“Jam e njohur me grabitqarĂ«t meshkuj. Kur fillova tĂ« pĂ«rdorja laptop dhe celular, filluan tĂ« vinin mesazhe tĂ« frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur tĂ« japĂ« shumĂ« detaje.

Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.

“Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm nĂ« çdo faqe. Çdo titull fliste pĂ«r mĂ«nyrĂ«n si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

The post Ariel Winter rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët appeared first on iconstyle.al.

E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinhos

Marco Asensio po largohet gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nga Inter. PavarĂ«sisht se klubi zikaltĂ«r ishte interesuar dhe synonte tĂ« merrte mesfushorin sulmues spanjoll, duket se 29-vjeçari po merr njĂ« drejtim tjetĂ«r. Sipas mediave turke, Fenerbahçe e trajnerit JosĂ© Mourinho shfrytĂ«zoi momentin pĂ«r tĂ« sjellĂ« nĂ« SuperligĂ« lojtarin qĂ« sezonin e fundit e mbylli me Aston [
]

The post E kërkonte Inter, mesfushori spanjoll përfundon në Turqi nën urdhërat e Mourinhos appeared first on BoldNews.al.

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, për Asllanin ka interes konkret, dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës.

Kjo e fundit synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndaj është në kërkim të përforcimeve cilësore.

“Corriere Dello Sport” raporton se sapo Bologna Ă«shtĂ« informuar pĂ«r çmimin prej rreth 18 milionĂ« eurosh, tĂ« vendosur nga Interi pĂ«r kartonin e Asllanit, drejtori sportiv Giovanni Sartori ka reaguar qartĂ«: klubi nuk Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« paguajĂ« njĂ« shumĂ« tĂ« tillĂ«.

Megjithatë, Bologna nuk e ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar. Klubi vlerëson potencialin e tij dhe e sheh si një element të rëndësishëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Pritet që negociatat të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Interi duket i hapur ndaj një formule të re ose uljes së çmimit, nëse oferta e Bolognës vjen me kushte të favorshme, qoftë për shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Asllani kërkon më shumë minuta në fushë, dhe një lëvizje në një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira, siç është Bologna , shihet si një hap logjik për të ardhmen e tij.

The post Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë appeared first on Albeu.com.

Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë

Largimi i Kristjan Asllanit nga Interi po bëhet gjithnjë e më i mundshëm, pasi klubi zikaltër tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Sipas mediave italiane, për Asllanin ka interes konkret, dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës. Kjo e fundit synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Serie A dhe të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve, ndaj është në kërkim të përforcimeve cilësore.

“Corriere Dello Sport” raporton se sapo Bologna Ă«shtĂ« informuar pĂ«r çmimin prej rreth 18 milionĂ« eurosh, tĂ« vendosur nga Interi pĂ«r kartonin e Asllanit, drejtori sportiv Giovanni Sartori ka reaguar qartĂ«: klubi nuk Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« paguajĂ« njĂ« shumĂ« tĂ« tillĂ«.

Megjithatë, Bologna nuk e ka hequr dorë nga mesfushori shqiptar. Klubi vlerëson potencialin e tij dhe e sheh si një element të rëndësishëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Pritet që negociatat të vazhdojnë në ditët në vijim, me synimin për të gjetur një marrëveshje që kënaq të dyja palët.

Interi duket i hapur ndaj një formule të re ose uljes së çmimit, nëse oferta e Bolognës vjen me kushte të favorshme, qoftë për shitje të plotë apo huazim me të drejtë blerjeje.

Asllani kërkon më shumë minuta në fushë, dhe një lëvizje në një skuadër ku mund të ketë më shumë hapësira, siç është Bologna , shihet si një hap logjik për të ardhmen e tij. /Telegrafi/

The post Interi po vazhdon negociatat me klubin italian për Asllanin, por problem mbetet çmimi i lartë appeared first on Telegrafi.

Interi konsideron transferimin e yllit të Chelseat

Interi thuhet se është i interesuar në një marrëveshje të mundshme me Chelsean për sulmuesin Christopher Nkunku, ndërsa Nerazzurrët kërkojnë të rindërtojnë repartin e tyre sulmues.

Nerazzurrët, të cilët zakonisht luanin me dy sulmues nën drejtimin e Simone Inzaghit, janë ndarë nga Joaquin Correa dhe Marko Arnautovic këtë verë pas skadimit të kontratave të tyre përkatëse.

Raportet sugjerojnë se Mehdi Taremi, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar, do të lejohet gjithashtu të largohet nëse vjen një ofertë e përshtatshme. Nëse do të ndodhte kjo, atëherë Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez do të ishin të vetmit dy qendërsulmues të sezonit 2024/25 që do të ishin ende në regjistrat e klubit.

Sipas raportimeve nga gazetari Gianluca Di Marzio, Interi është i etur të sjellë një sulmues të ri i cili ofron diçka më ndryshe nga sulmuesit që tashmë kanë në skuadër.

Përditësimi i së martës mbrëma pohon se Nkunku i Chelseat është ndër opsionet e mundshme për skuadrën e Cristian Chivu këtë verë.

14-herë lojtari i kombëtares franceze iu bashkua Chelseat nga RB Leipzig në një marrëveshje prej 60 milionë eurosh në vitin 2023 dhe mbetet nën kontratë për katër vjet të tjera, deri në verën e vitit 2029. /Telegrafi/

The post Interi konsideron transferimin e yllit të Chelseat appeared first on Telegrafi.

Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë

Jo vetëm Hakan Calhanoglu, revolucioni në kabinën e dirigjimit në shtëpinë Inter mund të përfshijë edhe mesfushorin e Kombëtares Kristian Asllani. I ardhur nga Empoli në verën e vitit 2022 për rreth 15 milionë, dirigjenti i kombëtares shqiptare nuk ka arritur kurrë të imponohet, duke u përballur me peshën e përgjegjësive në një rol delikat si ai i zëvendës-Calhas. Ish-lojtari i Empolit do të donte të kishte më shumë hapësirë dhe një largim i tij nuk përjashtohet, me zikaltërit që gjithashtu do të kishin hapur për një lamtumirë të mundshme të Asllanit.

Dirigjenti shqiptar ka treg nĂ« SpanjĂ« dhe – sipas asaj qĂ« raporton As – nĂ« veçanti i pĂ«lqen Betis Sevilla. BardhejeshilĂ«t kanĂ« nevojĂ« pĂ«r njĂ« mesfushor pĂ«r tĂ« zĂ«vendĂ«suar Johnny Cardoso, qĂ« pritet tĂ« bĂ«het njĂ« lojtar i ri i Atletico Madrid. Asllani nuk konsiderohet i pashitshĂ«m nga zikaltĂ«rit dhe interesi i Betis Ă«shtĂ« konkret. PĂ«r momentin megjithatĂ« ka distancĂ« mes kĂ«rkesĂ«s dhe ofertĂ«s: Inter e vlerĂ«son lojtarin 18-20 milionĂ« euro, ndĂ«rsa spanjollĂ«t nuk do tĂ« donin tĂ« shpenzonin mĂ« shumĂ« se 10 milionĂ«. Jo vetĂ«m kaq, edhe pse nga Spanja filtrohet optimizĂ«m pĂ«r pĂ«rfundimin me sukses tĂ« marrĂ«veshjes, mesfushori nuk duket se ka hapur pĂ«r destinacionin Betis.

Lexo më tej: Chivu merr çelësin dhe mbyll Interin në hotel: përballja mes lojtarëve gjatë natës

Asllani e ka pasur të vështirë të gjejë hapësirë në dy vitet e tij të para në shtëpinë Inter. Shqiptari ka grumbulluar vetëm shtatë paraqitje si titullar nga 29 prezenca sezonale në sezonin 22/23, ndërsa në sezonin e titullit ka grumbulluar nëntë ndeshje nga minuta e parë nga 31 prezenca. Vitin e kaluar, edhe për shkak të disa problemeve fizike të Calhanoglu, minutazhi i Asllanit u rrit ndjeshëm me shqiptarin që arriti kuotën e 20 paraqitjeve si titullar nga 39 prezenca sezonale. Sidoqoftë, edhe me më shumë mundësi në fushë, Asllani nuk arriti të imponohej dhe për këtë arsye në shtëpinë e Inter ka hapje për shitjen e ish-lojtarit të Empolit.

The post Asllani, e ardhmja në Liga: Betis troket për shqiptarin, Inter refuzon ofertën e parë appeared first on Lapsi.al.

Interi ka dy emra në mendje për portën në rast largimi të Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Inter e ka identifikuar portierin italian si një zëvendësues të mundshëm për Sommerin, me portierin e përfaqësueses zvicerane që është lidhur me një transferim jashtë Italisë.

Carnesecchi është përfolur për një kalim te disa klube këtë verë, përfshirë edhe gjigantët e Ligës Premier, Manchester United.

Inter është klubi më i fundit që shfaq interes, por do të ndërmarrë hapa konkretë vetëm nëse largohet Sommer.

Kontrata e Sommer me ‘NerazzurrĂ«t’ skadon nĂ« vitin 2026, por Tuttosport sugjeron se nĂ« rast se vjen njĂ« ofertĂ« e pĂ«rshtatshme nga Galatasaray, ose nga klube tĂ« interesuara nĂ« ArabinĂ« Saudite dhe Angli, klubi mund tĂ« bindet tĂ« ndahet me 36-vjeçarin.

Raporti gjithashtu përmend se ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, vazhdon të mbetet në orbitën e Interit.

Janë bërë kontaktet e para me agjentin e tij, Enzo Raiola, por një marrëveshje duket ende larg.

Nga ana tjetër, një transferim për Marc-Andre Ter Stegen të Barcelonës është përjashtuar, pasi besohet se kërkesat e tij financiare janë shumë të larta për projektin aktual të Interit.

The post Interi ka dy emra në mendje për portën në rast largimi të Sommer appeared first on Albeu.com.

Ter Stegen në Serie A? Gjiganti italian futet në garë për transferimin e portierit nga Barcelona

Barcelona vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, ndërsa ka pasiguri rreth të ardhmes së kapitenit të tyre, Marc-Andre ter Stegen, ku pavarësisht se portieri ka ende tre vjet kontratë, klubi po përgatitet ta largojë atë.

Ter Stegen është planifikuar të rikthehet në stërvitjen parasezonal të ekipit nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick, së bashku me pjesën tjetër të skuadrës. Portieri 33-vjeçar kishte arritur të bëhej portieri i parë i kombëtares gjermane, por një dëmtim në shtator e la jashtë për pjesën më të madhe të sezonit.

Gjatë mungesës së tij, portën e Barcelonës e mbajtën Inaki Pena dhe më pas Wojciech Szczesny, i cili po afron rinovimin e kontratës për dy sezone. Gjithashtu, Barcelona ka investuar 25 milionë euro për talentin e ri Joan García, duke e parë atë si të ardhmen.

Së fundmi, raportohet se gjiganti italian Inter ka hyrë në garë për Ter Stegen. Klubi italian po kërkon zëvendësues për Yann Sommer, i cili pritet të largohet drejt Galatasaray pas një sezoni të suksesshëm.

🚹 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐈𝐍𝐆: Inter are interested in Marc-AndrĂ© ter Stegen, according to @sport. 🗞

Barça reportedly are willing to let the goalkeeper leave for free in order to save on his salary. âš«đŸ”” pic.twitter.com/zq37YyfvYF

— 433 (@433) July 5, 2025

Sipas gazetës Il Corriere dello Sport, interesi për portierin gjerman po bëhet gjithnjë e më konkret. Barcelona do të mund ta transferojë Ter Stegen pa kosto, duke i hapur rrugë një marrëveshjeje të mundshme.

Për Ter Stegen, kalimi te Interi ofron një perspektivë interesante, me mundësinë për të luajtur sërish në Ligën e Kampionëve, çka do të ishte një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

Situata mbetet dinamike dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë zhvillime të reja rreth së ardhmes së portierit gjerman. /Telegrafi/

The post Ter Stegen në Serie A? Gjiganti italian futet në garë për transferimin e portierit nga Barcelona appeared first on Telegrafi.

Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun

Galatasaray dhe Interi thuhet se kanë hapur bisedime për një marrëveshje që përfshin mesfushorin turk Hakan Calhanoglu.

Sipas CalcioMercato, nĂ« ditĂ«t e fundit, tĂ« dy klubet kanĂ« filluar diskutimet pĂ«r mesfushorin qendror me pĂ«rvojĂ« – pas rritjes sĂ« tensioneve midis lojtarit turk dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« tjerĂ« tĂ« skuadrĂ«s si Lautaro Martinez.

Pas eliminimit tronditës të Interit nga Kupa e Botës për Klube kundër klubit brazilian Fluminense, sulmuesi argjentinas e kritikoi ashpër shokun e tij të skuadrës, duke thënë se lojtarët që nuk duan të jenë në klub duhet të largohen.

Calhanoglu ishte lidhur tashmë me një largim nga Nerazzurrët dhe pavarësisht bisedimeve të supozuara të paqes midis dyshes , mesfushori turk thuhet se po përshpejton drejt një largimi.

Raportet tregojnë se, ndonëse ende nuk është paraqitur asnjë ofertë zyrtare, me Interin që kërkon 35-40 milionë euro për lojtarin, diskutimet zyrtare kanë filluar.

Megjithatë, Nerazzurrët janë të gatshëm ta shesin vetëm nëse arrin një ofertë serioze për ish-lojtarin e Hamburgut. /Telegrafi/

The post Galatasaray dhe Inter fillojnë bisedimet për Calhanoglun appeared first on Telegrafi.

Interi ia vendos një çmim të ri Calhanoglut pas bisedës tensionuese me Lautaron

Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu zhvilluan një bisedë të tensionuar telefonike për të sqaruar situatën, pasi kapiteni i Interit kritikoi shokun e skuadrës pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube. 

Tensionet te Inter u përshkallëzuan pasi Martinez sulmoi publikisht pas eliminimit të klubit nga Kupa e Botës për Klube. 

FjalĂ«t e kapitenit pas ndeshjes: ‘Kushdo qĂ« do tĂ« largohet, le tĂ« largohet’, u kuptuan gjerĂ«sisht si njĂ« referencĂ« ndaj Calhanoglu, nĂ« mes tĂ« thashethemeve tĂ« vazhdueshme qĂ« lidhin mesfushorin me Galatasarayn. 

Calhanoglu iu pĂ«rgjigj pĂ«rmes rrjeteve sociale, duke e cilĂ«suar deklaratĂ«n e argjentinasit si ‘ndarĂ«se’ dhe duke kujtuar se ‘respekti nuk Ă«shtĂ« njĂ« rrugĂ« me njĂ« kah’. 

Në mes të kësaj stuhie në rritje, dy lojtarët folën direkt përmes telefonit, jo për të zgjidhur plotësisht mosmarrëveshjen, por për të shpjeguar anët e tyre dhe për të tentuar të qetësojnë tensionet para fillimit të fazës përgatitore, sipas Gazzetta dello Sport. 

Nga ana e transferimeve, situata rrezikon të destabilizojë planet. Interi tani duhet të gjejë një ekuilibër mes menaxhimit të pakënaqësisë së një lojtari kyç dhe ruajtjes së pozicionit në tregun e transferimeve. 

Klubi turk po shtyn fuqishëm për Calhanoglun dhe po zhvillon bisedime aktive përmes agjentit të tij.  

Fillimisht, ‘NerazzurrĂ«t’ kĂ«rkonin 40 milionĂ« euro, por çmimi raportohet se ka rĂ«nĂ« nĂ« 30 milionĂ« euro. 

Calhanoglu nuk ka bërë një kërkesë formale për transferim, duke mbajtur qëndrimin e tij qëllimisht të paqartë./Telegrafi/

The post Interi ia vendos një çmim të ri Calhanoglut pas bisedës tensionuese me Lautaron appeared first on Telegrafi.

Lautaro telefonon Calhanoglu por “sqarimi” Ă«shtĂ« i dĂ«shtuar: Inter mbetet fuçi baruti

Një telefonatë për të provuar të afrohen sërish, të paktën në tone, por pa e riparuar përçarjen. Sqarimi mes Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu, pas polemikave pas eliminimit nga Fluminense, ka ndodhur. Megjithatë, nuk ka shërbyer për të rregulluar një marrëdhënie tashmë të krisur dhe për të sjellë qetësi në një dhomë zhveshjeje zikaltër të ndarë më dysh. Distanca mbetet e madhe dhe rreziku i një ndarjeje përfundimtare është gjithçka tjetër veçse i largët.

Përballja, e ndodhur në formë private mes pushimeve të argjentinasit dhe qëndrimit të turkut në atdhe, siç raporton Gazzetta dello Sport, kishte për qëllim të shpjegonte këndvështrimet reciproke. Lautaro, nga ana e tij, sqaroi kuptimin e deklaratave pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube. Calhanoglu përsëriti atë që kishte shprehur qartë në postimin e ashpër të publikuar në rrjetet sociale, domethënë se qëndrimi dhe ai shpërthim publik nuk i kishin pëlqyer aspak. Asnjëri prej të dyve nuk bëri një hap pas.

Drejtuesit e klubit në vëzhgim

Për rastin po vëzhgojnë me kujdes Chivu dhe drejtuesit, të vetëdijshëm se ky tension i brendshëm mund të ndikojë në të ardhmen e grupit (dhe pëlqimet në postimin e Calhanoglu nga disa lojtarë, mes tyre Marcus Thuram, e konfirmojnë se aktualisht dhoma e zhveshjes është një fuçi baruti). Në horizont shfaqet një shitje, me Galatasaray gati të ndërhyjë. Por Inter ka vendosur tashmë kufijtë: asnjë shitje nën 30 milionë. Një shumë pak më e ulët krahasuar me 35-40 milionët fillimisht të kërkuar, por gjithsesi larg nga 20-25 milionët që turqit do të donin të shpenzonin.

Lexo mĂ« tej: Calhanoglu reagon dhe dĂ«rrmon Lautaron: “Lideri nuk kĂ«rkon fajtor kur Ă«shtĂ« e lehtĂ«â€

Ndjesia është se largimi i Calhanoglu është një hipotezë konkrete. Menaxheri i tij, Gordon Stipic, është tashmë në punë për të ndërtuar tratativën. Por Inter nuk është i gatshëm të shesë lirë një nga titullarët e tij, as të mbetet i zbuluar në atë rol.

Alternativat nëse largohet Calhanoglu

Po vlerësohen tashmë zëvendësuesit e mundshëm: Ederson i Atalantës është i preferuari, por çmimi prej të paktën 50 milionë e vështirëson planin. Alternativa si Stiller (Stuttgart) ose Frendrup (Genoa) mbeten në listë, ndërsa Hjulmand është praktikisht i paarritshëm për shkak të marrëdhënieve të ngrira me Sporting Lisbonën, për shkak të mosmarrëveshjes për Joao Mario.

Ndërkohë, dhoma e zhveshjes zikaltër mbetet një fuçi baruti. Dhe njëzet ditë para grumbullimit, ende nuk është e qartë nëse Lautaro dhe Calhanoglu do të jenë në të njëjtën dhomë zhveshjeje apo në fronte të kundërta.

The post Lautaro telefonon Calhanoglu por “sqarimi” Ă«shtĂ« i dĂ«shtuar: Inter mbetet fuçi baruti appeared first on Lapsi.al.

Barcelona po shqyrton një transferim tronditës për yllin e Interit, pas uljes drastike të klauzolës

Barcelona thuhet se i ka vënë syrin Denzel Dumfriesit si një opsion për të forcuar pozicionin e mbrojtësit të djathtë këtë verë. Mbrojtësi i Interit hyn në skenë me një faktor kyç: një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh do të aktivizohet në mesin e korrikut, gjë që do të lehtësonte largimin e tij nga klubi italian, dhe klubi tashmë po e shqyrton seriozisht marrëveshjen.

Me Hansi Flick në krye të ekipit, Barcelona po kërkon alternativa më të mira sulmuese për një pozicion ku Jules Kounde e ka vendosur veten, por që ende i mungon thellësia dhe talenti natyror.

Shkathtësia e Ronald Araujo, Hector Fort dhe Eric Garcia ka shërbyer si një element mbështetës, por asnjëri prej tyre nuk ofron potencialin sulmues që karakterizon holandezin.

Dumfries, 29 vjeç, ka qenë një lojtar i padiskutueshëm në krahun e djathtë të Interit dhe ekipit kombëtar të Holandës, duke u dalluar për fuqinë, aftësinë sulmuese dhe fizikalitetin e tij.

Stili i tij pĂ«rputhet me vizionin e Flick, i cili Ă«shtĂ« t’i japĂ« energji krahĂ«ve tĂ« ekipit me mbrojtĂ«s tĂ« krahut qĂ« mund tĂ« krijojnĂ« avantazh nĂ« gjysmĂ« fushĂ«n e kundĂ«rshtarit.

Deri më tani, Barça nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare, por sipas burimeve të gazetarit Fabrizio Romano, interesi është real dhe konteksti financiar i transferimit e bën atë edhe më tërheqës.

Koha po mbaron, pasi çmimi i vendosur në klauzolën e lirimit do të jetë i vlefshëm vetëm për disa ditë në korrik. Nëse drejtuesit sportivë duan ta bëjnë këtë lëvizje, do të duhet të veprojnë shpejt.

Barça e di qĂ« forcimi i pozicionit tĂ« mbrojtĂ«sit tĂ« djathtĂ« Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rparĂ«si, dhe Dumfries mund tĂ« jetĂ« njĂ« mundĂ«si e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u humbur nĂ« treg nĂ«se kushtet mbeten tĂ« pĂ«rballueshme. /Telegrafi/

The post Barcelona po shqyrton një transferim tronditës për yllin e Interit, pas uljes drastike të klauzolës appeared first on Telegrafi.

❌