Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim

✇Albeu
By: M C

Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing Street. Vendimi vjen në mes të kritikave të ashpra për mënyrën se si ajo menaxhoi një pronë me qira në pronësi të saj në Londrën Lindore.

Në një letër drejtuar Kryeministrit britanik, Ali deklaroi:

“Me zemër të thyer paraqes dorëheqjen time nga pozicioni i ministres”, duke shtuar se qëndrimi në këtë rol do të ishte një shpërqendrim nga puna ambicioze e kësaj qeverie, raporton Sky News.
Skandali u zbulua nga e përditshmja “The i Paper”, e cila raportoi se katër qiramarrës në shtëpinë e Alit në Londrën lindore u njoftuan në nëntor se kontrata e tyre nuk do të rinovohej dhe kishin afat katër muaj për t’u larguar.

Sipas raportimeve, menjëherë pas largimit të tyre, prona u rikthye në treg me një rritje të qirasë prej 700 paund në muaj.

Rasti ngjalli zemërim të madh publik dhe politik, sidomos nga organizatat bamirëse dhe opozita.

Kryetari i Partisë Konservatore, Kevin Hollins, e akuzoi Ali për “hipokrizi të hapur”, duke vënë në dukje se si një ministre për të pastrehët, ajo nuk duhej të përfitonte nga një veprim që i linte njerëzit pa strehë.

Ali, përmes një zëdhënësi, mbrojti veprimet e saj, duke thënë se ka respektuar të gjitha detyrimet ligjore dhe ka vepruar sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e pranoi dorëheqjen dhe e falënderoi për punën e saj, pa komentuar më tej mbi rasti.

The post Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim appeared first on Albeu.com.

Pano Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Për një javë shkatërruam punën e disa viteve, turp i madh!

✇Albeu
By: M C

Pano Soko ka njoftuar tërheqjen nga angazhimi i tij politik në partinë Nisma Thurrje, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i dhënë mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Soko e cilëson situatën e fundit si të papranueshme dhe të turpshme, duke theksuar se këto zhvillime kanë çuar në vendimin e tij për t’u tërhequr plotësisht nga çdo rol në këtë forcë politike, por sqaron se do vazhdojë të jetë aktiv në politikë.

Reagimi i Pano Sokos:

Ngjarjet e fundit që ndodhën, ishin një turpërim i pamerituar në sytë e gjithë atyre që na votuan dhe që me votën e tyre na ngarkuan përgjegjësinë e rëndë për të qënë zëri dhe fytyra e tyre në jetën politike e publike të vendit. Ngjarje kjo që personalisht besoj se do të jetë në kufijtë e të pamundurës për t’u rekuperuar, si në aspektin politiko-elektoral, por deri diku edhe në imazh publik.

Dhe ky turpërim kërkon përgjegjësi

Pavarësisht se personalisht u përpoqa me sa munda që çështja të merrte zgjidhje nga palët në konflikt, tentova me çdo formë e mënyrë të sillja racionalitet në një mjedis tejet të ngarkuar emocional, fatkeqësiaht nuk arrita dot.

Prandaj unë sot dua të përmbush përgjegjësinë për aq sa më takon përballë gjithë atyre që na besuan ndaj vendosa të tërhiqem nga çdo funksion dhe angazhim politik që kam në partinë ‘’Nisma Thurje’’.

Ne, në vetëm një javë, arritëm me sukses të bënim pluhur e hi gjithë atë punë shumëvjeçare për ngritjen e një alternative të re, jo vetëm me fytyra të reja, por edhe me një koncept të ri të të bërit politik, larg intrigave dhe sherreve banale për karrige, larg egove të sëmura dhe inateve personale që shndërrohen në kauza të forcës politike, larg meskinitetit fëminor që përcakton sjelljen politike, apo konfliktit antagonist siç rëndom kemi parë politikën të servirë në këto 35 vjet.

Në këtë javë ne treguam që nuk jemi shumë larg tyre.

Në vetëm një javë ne zhbëmë gjithë atë iniciativë fantastike, që ishte sfidimi i sistemit të listave të mbyllura dhe garimi me lista të hapura.

Sot mandatin e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet dhe Nismës Thurje si pjesë e koalicionit, e mori një person që as e donte, as nuk punoi për ta marrë, as e kishte ambicje, asgjë. Një person që me dëshirën e mirë për të ndihmuar, pranoi të hynte në listë fiktive dhe të luante rolin e saj si garante, por që sot e sheh veten me mandat.

Dhe kjo për mua është vijë e kuqe!

Ne iu premtuam njerëzve që në parlament do të çonim atë që ata vetë do të vendosnin me votën e tyre, do të çonim më të votuarit prej tyre.

Iu thamë që mos merakoseshin se e kishim të garantuar mekanizmin.

Dhe këto i bërtitëm me zë të lartë dhe pa pushim në çdo tubim, takim apo studio TV.

Por doli që i gënjyem! As nuk çuam dikë që u votua nga ata dhe as mekanizmin s’e patëm të garantuar.

Dhe në optikën time kjo është pikë-thyerje politike. Pas kësaj pikë-thyerje, unë nuk i shoh dot më njerëzit në sy. Më vjen turp kur më shkruajnë apo më ndalojnë në rrugë. Nuk më lejon cipa në faqe t’i shoh, sepse menjëherë skuqet.

Sepse personalisht besoj që morali dhe ndershmëria janë dy tipare themelore që i kanë munguar politikës deri më sot dhe që ne do të duhej të sillnim.

65 mijë votues sot përfaqësohen nga një person që as e njohin e as i njeh. Dhe pse? Sepse ne harruam idealet, kauzat dhe çdo gjë dhe u fokusuam tek një copë mandati.

PSD e Tom Doshit aplikoi listën e hapur me sukses. Ne që e ngritëm si kauzë dhe e shpikëm si mekanizëm, ne dështuam.

Ky është një turp!

Nuk dua të zgjatem, pasi për shumë elementë rreth kësaj që ndodhi jam shprehur në daljet e mia publike këto ditë dhe nuk do të doja të bija në përsëritje pasi vazhdoj të kem të njëjtin qëndrim.

Personalisht do të vazhdoj të jem aktiv në jetën publike, duke kontribuar me aq sa mundem në ndërgjegjësimin publik rreth çështjeve ekonomike, apo ato të korrupsionit e abuzimeve, siç kam bërë deri më sot. Sepse politika, për mua, ka qënë gjithmonë dhe vetëm vokacion. As kam përfituar ndonjëherë diçka prej saj dhe as e kam parë ndonjëherë si mjet përfitimi. Ka qënë dhe mbetet vokacion që do të vazhdoj ta përmbush.

Por tashmë si qytetar aktiv.

The post Pano Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Për një javë shkatërruam punën e disa viteve, turp i madh! appeared first on Albeu.com.

Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet

Panajot Soko ka njoftuar tërheqjen e tij nga çdo funksion dhe angazhim politik brenda partisë “Nisma Thurje”. Në një deklaratë publike në rrjetin e tij social facebook, Soko e cilëson situatën si një “turpërim të pamerituar” për votuesit dhe një pikë-thyerje politike të pakthyeshme. Soko thekson se mandati i vetëm i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” […]

The post Panajot Soko jep dorëheqjen nga “Nisma Thurje”: Turp që nuk rikuperohet appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime

Shumë demokratë dhe zyrtarë të kësaj force politike kanë kërkuar ndryshim të kupolës drejtuese të PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 11 Majit, por duket se Sali Berisha nuk është i këtij mendimi. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se për momentin situata në PD është në rregull dhe sipas tij, nuk ka nevojë për […]

The post Berisha: Për momentin situata në PD është në rregull, s’ka nevojë për ndryshime appeared first on BoldNews.al.

Rama: Ndryshimet e drejtorëve, domosdoshmëri për angazhim të të rinjve

TIRANË, 21 korrik/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndryshimet e drejtorëve në bashkive kryesore të vendit janë një domosdoshmëri për të dhënë një impuls të ri dhe për të adresuar problematikat që nuk lidhen vetëm me buxhetin, por edhe me përkushtimin dhe vëmendjen ndaj zhvillimit të këtyre bashkive.

Në rubrikën “Sy Më Sy”, ku Kryeministri i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të tij në rrjetet sociale, Rama tha se gjithsesi nuk duhet të futen të gjithë në një “thes”.

“Dorëheqjet e drejtorëve nga strukturat e bashkive kryesore janë një nevojë urgjente për të dhënë një impuls të ri dhe për të shkundur mekanizmat e topitura të disa bashkive. Kjo është e domosdoshme për të adresuar problematikat që nuk lidhen me buxhetet e mëdha, por me vëmendjen dhe përkushtimin që duhet të kenë drejtuesit e këtyre bashkive”, u shpreh Kryeministri.

Ai përmendi gjithashtu ndryshimet pozitive që po ndodhin në disa bashki, si ato në Vlorë, ku ka pasur një rritje të menjëhershme të performancës, jo për shkak të buxheteve, por për shkak të vëmendjes së shtuar.

“Vlora është një shembull i qartë për ndryshimin e menjëhershëm që po ndodh në një kohë të shkurtër, jo për shkak të shtimit të buxhetit, por për shkak të vëmendjes të shtuar. Këtu janë angazhuar të gjithë deputetët, së bashku me kryetarin e bashkisë”, tha ai.

Kryeministri theksoi se është hapur një proces, janë ftuar të rinjtë, djem dhe vajza, nga të gjitha rrugët e jetës, që të bëhen drejtues të rinj të bashkive.

“Asnjë prej atyre që kanë drejtuar më parë nuk duhet të qëndrojë për vite të tjera aty. Ndërkohë ka të tjerë që kanë vite që mendojnë se duhet t’u vijë radha dhe duhet ta kenë këtë mundësi, kudo në të gjitha bashkitë e mëdha. Nuk po flasim vetëm për bashkitë e vogla, ku burimet njerëzore janë më të kufizuara”, u shpreh Rama. /j.p/

The post Rama: Ndryshimet e drejtorëve, domosdoshmëri për angazhim të të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë

Në Vlorë vazhdon vala e dorëheqjeve. Pas dorëheqjes së drejtuesve të institucioneve në varësi të bashkisë së Vlorës, si dhe atyre në varësi të ministrive të linjës, kanë dhënë tashmë dorëheqjen edhe kryetarët e 5 rajoneve të qytetit, por edhe 4 administratorët e njësive administrative të qytetit. Të parët që kanë dhënë dorëheqjen kanë qenë […]

The post Vazhdon vala e dorëheqjeve në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

KIEV – Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal

KIEV, 15 korrik /ATSH-AA/ – Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka dhënë dorëheqjen pas raportimeve për zëvendësimin e tij.

Shmyhal publikoi një foto të letrës së tij të dorëheqjes në kanalin e tij Telegram, duke shkruar: “Faleminderit të gjithë ekipit për punën tuaj të palodhur për shtetin tonë!”

Ai tha se ka paraqitur një kërkesë zyrtare për dorëheqje në Verkhovna Rada (parlamenti ukrainas) dhe shprehu mirënjohje ndaj presidentit Volodymyr Zelenskyy për besimin e tij.

Sipas raportimeve në media, Shmyhal pritet të marrë detyrën e ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, ndërsa ministri aktual i Mbrojtjes, Rustem Umerov, do të emërohet ambasador në SHBA.

Më 14 korrik, Zelenskyy u takua me zëvendëskryeministren e Parë Yulia Svyrydenko dhe i propozoi asaj që të drejtonte qeverinë. Ai deklaroi se ky veprim shënon fillimin e një transformimi të degës ekzekutive në Ukrainë, që synon forcimin e aftësive të Kievit.

The post KIEV – Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

Pas urdhri të Kryeministrit Rama, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje. Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe, ku u bë me dije se kanë dhënë dorëheqjen administratorët e njësive administrative dhe dy zëvendëskryetarët e bashkisë. […]

The post Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje appeared first on BoldNews.al.

Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme

Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë dhe shfaqet kryesisht pas presionit publik. Tahir Latifi, profesor i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se përgjegjësia morale shkon përtej lidhjes direkte me një dëm apo mossukses institucional. Ajo është pjesë e […]

The post Kultura e munguar e përgjegjësisë: Pse dorëheqjet morale janë të rëndësishme appeared first on BoldNews.al.

Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama. Raportohet se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive. Po ashtu, paraditen e sotme u raportua se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, […]

The post Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore appeared first on BoldNews.al.

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës

Pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ndryshime në nivelet drejtuese të pushtetit vendor, kanë nisur dorëheqjet e para në juglindje të vendit. Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se të gjithë administratorët e bashkisë së Korçës, në total 7, si dhe 3 administratorë të bashkisë së Kolonjës, kanë paraqitur dorëheqjen pranë kryetarëve të […]

The post Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në qarkun e Korçës appeared first on BoldNews.al.

Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit? Zbardhen emrat

Të gjithë drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dorëzuar këtë të enjte dorëheqjet e tyre.

Kjo lëvizje nga ana e tyre erdhi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në bashkinë e qytetit bregdetar, i cili ashtu sikurse dhe në bashkitë e tjera të vendit, Vlorë e Fier, edhe në Durrës kërkoi që drejtorët të linin postet e tyre.

Një për një, të gjithë drejtët, i kanë vendosur në tryezë kryebashkiakes Emiriana Sako shkresën e tyre të dorëheqjes, ndërkohë që mësohet se brenda kësaj bashkie është ngritur një komision i përbërë nga kryetarja dhe disa deputetë të qarkut Durrës, të cilët do të vendosin në “sitë” të gjithë drejtorët me qëllim për të vendosur se kush prej tyre do të vijojë të qëndrojë në detyrë dhe kush jo.

Pas kësaj faze, pritet të nisë edhe procesi i ristrukturimit për drejtorët rajonalë dhe institucionet e tjera në varësi të pushtetit vendor.

Lista e drejtorëve të Bashkisë së Durrësit që kanë dhënë dorëheqjen:

Roni Shqiopa: Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore

Meme Xhaferaj: Drejtoria e Shërbimit Social

Ardian Gurra: Drejtoria e Arsimit, Kulturës, Sportit, Rinisë dhe Komuniteteve Fetare

Oneda Deliallisi: Drejtoria e Auditit të Brendshëm

Ermal Lufo: Drejtoria Ekonomike

Ardian Iljazaj: Drejtoria e Shërbimeve

Valbona Qiriako: Drejtoria e Buxhetit

Lorenc Facja: Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike

Lorenc Smajli: Drejtoria e Turizmit

Dhurata Gjoka: Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Robert Dervishi: Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit

Alneida Rroshi: Drejtoria Ligjore.

Kujtojmë se përgjatë ditëve të fundit kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” në të gjitha bashkitë e vendit.

Fillimisht u ndal në atë të Vlorës e më pas vazhdoi me Fierin e Durrësin. Kryeministri ka theksuar nevojën për energji dhe prurje të reja në administratë, si e vetmja mënyrë për t’u qasur sfidave të kohës.

The post Kush janë drejtorët që dhanë dorëheqjen në Bashkinë e Durrësit? Zbardhen emrat appeared first on Sot News | Lajme.

Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit/ EMRAT

Drejtorët e Bashkisë së Durrësit kanë dhënë dorëheqjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama dy ditë më parë, në takimin që pati me ta. Përveç tyre, dorëheqje kanë dhënë edhe drejtuesit e ndërmarrjeve në varësi të bashkisë, si dhe kryetarët e njësive administrative në territorin e Durrësit. Raportohet se është ngritur një komision i përbërë […]

The post Pas urdhrit të Ramës, japin dorëheqjen dhe drejtorët e Bashkisë së Durrësit/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Urdhrat e Ramës, nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Në bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga ‘vetëpastrimi’.

Burime thonë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë në Fier, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër. Kështu në Fier drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë emëruar muajt e fundit.

Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore. Në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur emri i ri për këtë post. Behet fjalë për Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Po ashtu edhe pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjet e të gjithë drejtorëve në varësi nga bashkia.

The post Urdhrat e Ramës, nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier appeared first on Lapsi.al.

Drejtuesit e vjetër “shënjestra” e Kryeministrit/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier, përjashtohen emërimet e…

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër.

Në Bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga reforma e vetëpastrimit.

Kështu në Fier drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë jo vetëm të emëruar muajt e fundit, por janë edhe figura të reja në administrate publike.

Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore, në Fier tashmë dihet se kush do qëndroje dhe kush ikën. Në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur emri i ri për këtë post. Behet fjalë për Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

The post Drejtuesit e vjetër “shënjestra” e Kryeministrit/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier, përjashtohen emërimet e… appeared first on Sot News | Lajme.

Malltezi: Pas 11 majit i thashë Berishës të dorëhiqej, por më pas…

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi tregoi sot për herë të parë, se pas disfatës së 11 majit i kërkoi kreut të PD që të dorëhiqej. Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Malltezi tha se edhe Berisha fillimisht kishte ndërmend të jepte dorëheqjen nga lidershipi i PD, por sipas tij, kur pa se çfarë ndodhi me zgjedhjet, nuk hoqi dorë. Malltezi pranoi se brenda PD ka zëra që kërkojnë lidership të ri, dhe sipas tij kjo është pozitive.

“Është gjë e mirë që brenda PD ka zëra për lidership të ri, tregon që PD është demokratike ku secili thotë atë që mendon, ndryshe nga partia tjetër, që i shkarkon me gisht të gjithë drejtorët e gjithë drejtorive duke i bërë atentat kushtetutës dhe konventave Europiane.

PD u gjuajt që të vritej, jo të dobësohej, i morën peng logon vulën e financat, E sulmuan dhe i burgosën liderët. Ka kaluar në procese vrastare. PD pas gjithë këtyre proceseve ka një lidership që do ketë nevojë të bëjë analizë dhe të gjitha me radhë. PD do futet në proces analize dhe rizgjedhjeje.

Fill pas zgjedhjeve i kam thënë vetë Berishës që nuk ja vlen më se është lodhje, ai vetë po e shihte… shqiptarët nuk e duan këtë dhe duhet të japi dorëheqjen. Por kur dolën faktet dhe dokumentet e vjedhjeve, rastet e tmerrshme nga krimet zgjedhore… Berisha e ka dhënë dorëheqjen në 2013 kur kuptoi që shqiptarët nuk e pranuan, ishte krejt normale. Berisha do priste numërimin dhe mund ta bënte, por dolën faktet që tregoi kriminalizimin e votës së diasporës.

Ne kemi treguar që jemi kundër partisë shtet. Në 10 vite sa ishte Basha, thjesht e kemi ndihmuar PD pa asnjë interes. Berisha e mori sepse PD ishte marrë peng dhe ishte kthyer monedhë këmbimi. Berishës ia mbushën stadiumin, na bëri të uleshim bashkë. Unë nuk kam ambicie politike por për çfarëdo lloj pozicioni jam i gatshëm. Jam kundër Partisë Komuniste dhe do jem kundër Ramës gjithmonë”, – tha ndër të tjera Malltezi. /TCH

The post Malltezi: Pas 11 majit i thashë Berishës të dorëhiqej, por më pas… appeared first on Lapsi.al.

“Kurti duhej të jepte dorëheqje “/ Situata politike në Kosovë reagon Tahiri: Kriza po e nxjerr Kosovën nga harta e…

Ish-zv/kryeministrja, dhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, u shpreh se, Kosova po largohet nga harta e rajoni dhe Europë dhe po ngel pas në zhvillimet politike.

Politikania e njohur nga Kosova Edita Tahiri, gjatë një interviste televizive ka deklaruar se, kriza politike në Prishtinë, po ndikon shumë në zhvillimet rajonale dhe Europiane.

Edita Tahiri:

‘Ligji në Kosovë, ndryshon nga Shqipëria.

Në Shqipëri mund të jesh edhe deputet edhe qeveritar njëkohësisht, kurse në Kosovë e kemi ndryshuar këtë gjë para dy vitesh, nuk mund të jesh njëkohësisht edhe deputet dhe qeveritar.

Kurti me gjithë ministrat e vet që po vazhdojnë punën me këtë qeveri në detyrë, po shkelin Kushtetutën e Kosovës.

Kurti duhej të jepte dorëheqje nga deputet dhe të udhëhiqte qeverinë. Ne tani jemi një vakum në parlament dhe vakum në qeveri.

Në kohën kur ka qenë ngërçi dhe unë kam qenë në koalicion me Thaçin, në atë kohë nuk e kemi pasur ligjin që ndalonte të qenit deputet dhe qeveri. Në atë kohë ka qenë në rregull.

Ne bëmë ligjin që nuk mund të jesh me dy funksione. Kandidatja Albulena Haxhiu edhe ministre e Drejtësisë edhe si politikane, aq e varur nga shefi.

Me këtë rast jo vetëm goditi veten, por edhe gratë, sepse kur gratë po marrin detyra politike dhe po i dëgjojnë shefat politikë, po e dëmtojnë perspektivën e grave për fuqizim.

Në këtë kohë kur kemi hyrë në një epokë gjeopolitike, por një epokë që po vendos një paradigmë të re për paqen, Kosova ka mbetur mbrapa rrjetave ndërkombëtare.

Ne jemi shtet i vogël, por kemi aleatin e fortë, Amerikën. Kur aleati të shikon se nuk mund të formosh një qeveri, nuk ka kohë me neve.

Jemi duke humbur shumë nga dinamikat e rëndësishme që po zhvillohen, ne jemi jashtë hartës, shtet i vogël sa edhe Shqipëria. Por në kuptimin rajonal ne as nuk kishim humbur shanse të ndryshme.

A u mbaj prap Këshilli i Europës, a ishte prap mundësia për të lobuar që Kosova të bëhet anëtare. A u mbajtën takime rajonale, Kosova po prezantohet me presidente. Pse? Në mungesë të kryeministrit. E kush është ekzekutivi, kush e ka pushtetin ekzekutiv në një shtet? Kryeministri. Dhe kryeministri jonë është kërkun.

Kosova dhe Shqipëria jemi askund. Zgjedhjet në Kosovë, nuk uroi Trump. Zgjedhjet as në Shqipëri nuk ja uroi fitoren. Jemi sinqerisht në një situatë shumë të rëndë si komb, si dy shtete’.

The post “Kurti duhej të jepte dorëheqje “/ Situata politike në Kosovë reagon Tahiri: Kriza po e nxjerr Kosovën nga harta e… appeared first on Sot News | Lajme.

Analiza/ Udhëheqja e Iranit drejton nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues për udhëheqjen e tij dhe të ardhmen e Republikës Islamike.

Përderisa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte gjithë kohës i pranishëm në publik – duke bërë përditë deklarata dhe duke treguar vendosmëri – Khamenei, komandanti i përgjithshëm i Iranit, pothuajse nuk u pa fare nga publiku, pasi ai publikoi vetëm dy video-mesazhe gjatë konfliktit. Një prej tyre thuhet se është incizuar në një bunker.

Teksa video-mesazhi i tretë u shfaq pas armëpushimit, debati mbi ndikimin e sjelljes së tij gjatë luftës është thelluar si në mesin e ekspertëve, ashtu edhe në opinionin publik iranian.

U fsheh për të mbijetuar
Zhdukja e Khameneit nga skena publike nuk lidhet thjesht me stilin e tij të udhëheqjes. Ajo është nxitur drejtpërdrejt nga raportimet se ai ishte në krye të listës së Izraelit për eliminim.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, publikisht ka konfirmuar se Izraeli në mënyrë aktive synonte vrasjen e udhëheqësit suprem iranian gjatë konfliktit, por nuk mund ta vriste pasi ai ishte “fshehur shumë thellë nën tokë”, që nënkuptoi se Izraeli “nuk pati mundësi operative” për të kryer një atentat ndaj tij.

Kërcënimi ishte aq serioz, saqë Khamenei raportohet se pezulloi çdo komunikim elektronik dhe u mbështet vetëm te ndihmësit e tij më të besueshëm. The New York Times ka raportuar se ai madje kishte caktuar se kush do të merrte postin e tij në rast se do të vritej.

Udhëheqja nën sulm?
Ky nivel i kërcënimit dhe mënyra se si reagoi Khamenei ndikuan ndjeshëm në perceptimin për udhëheqjen e tij.

“Ajatollah Khamanei ishte përgjegjës si për sjelljen e kësaj katastrofe mbi regjimin e tij, po ashtu edhe për shpëtimin e tij në një moment rreziku”, tha për Radion Evropa e Lirë, Ali Vaez, drejtor i programit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Sulmi fillestar izraelit eliminoi një sërë komandantësh të ushtrisë së Iranit dhe ekspozoi “dobësi serioze strukturore brenda udhëheqjes dhe aparatit të sigurisë së Iranit”, tha Vaez.

Këto pengesa, të përforcuara edhe nga dëmet në arsenalin raketor të Iranit, programin bërthamor dhe bashkëpunëtorët rajonalë, e kanë futur doktrinën strategjike të Republikës Islamike në një kaos.

“Përderisa Khamenei i ka mbijetuar konfliktit, si fizikisht ashtu edhe politikisht, trashëgimia e tij është shkatërruese për shtetin”, argumentoi Vaez.

Megjithatë, disa shohin nuanca në mënyrën se si Khamenei e menaxhoi krizën.

Raz Zimmt, drejtor për Iranin në Boshtin Shiit në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me seli në Tel Aviv (INSS), vuri në pah se pavarësisht tronditjes fillestare dhe humbjes të komandantëve të lartë, Khamanei arriti që shpejt të emëronte pasardhësit – një arritje organizative që “nuk është aspak e lehtë”, veçmas duke pasur parasysh shkallën e këtyre humbjeve.

“Pavarësisht befasisë, pavarësisht tronditjes, që sigurisht rriti paranojën e tij, mendoj se ai në fakt ai arriti të emërojë pasardhës në më pak se 24 orë”, tha Zimmt për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo aftësi për të ruajtur kontrollin përballë kaosit, e ka mbrojtur përkohësisht Khamenein që autoriteti i tij të mos sfidohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Do të jetë edhe më e vështirë të vihet në dyshim autoriteti i tij në të ardhmen e afërt, kryesisht për shkak se ai është i rrethuar me komandantë që kanë më pak përvojë”.

Forcimi i rolit të Gardës Revolucionare
Megjithatë, ky episod ka forcuar më shumë rolin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.

Vaez theksoi se “çdo tronditje që i është shkaktuar Republikës Islamike nga jashtë… historikisht ka kontribuar në zgjerimin e rolit të Gardës Revolucionare brenda sistemit”.

Garda Revolucionare ka dalë nga kjo krizë si shtylla kurrizore e establishmentit politik, duke mbushur shpejt boshllëqet në komandë dhe duke e pozicionuar veten si institucion i pazëvendësueshëm për mbijetesën e Iranit.

Zimmt u pajtua, duke argumentuar se “nuk shoh asnjë tjetër që mund ta zëvendësojë Gardën Revolucionare si elementin kryesor brenda elitës iraniane që mund të ofrojë siguri dhe të mbështesë ekzistencën e regjimit”.

Megjithatë, kostot strategjike të luftës me gjasë do të ngrenë pyetje të vështira në muajt e ardhshëm të cilat kanë të bëjnë “me shqetësimet për paaftësinë e Iranit për të ruajtur aftësinë parandaluese përballë Izraelit dhe SHBA-së”.

Por, ai shtoi se “mendoj që për aq kohë sa [Khamenei] është aty, dhe për aq kohë sa nuk ka arsye që ai të pensionet, Garda Revolucionare do ta mbështesë atë… dhe pastaj do të përgatitet për ditën kur të vijë pasardhësi i tij”.

Ndryshimi i balancës së pushtetit

Të dy ekspertët ranë dakord se edhe pse një grusht shteti ka pak të ngjarë të ndodhë në terma afatshkurtër, ndikimi i Gardës Revolucionare pritet të rritet gjithnjë e më shumë, veçmas pasi mosha e shtyrë e Khameneit ngre pikëpyetje për pasardhësin e tij.

Vaez paralajmëroi se Garda Revolucionare “po afrohet ngadalë drejt shqyrtimit të udhëheqjes fetare më shumë si një barrë sesa si një aset”.

Ndërkaq, Zimmt u shpreh se nuk sheh asnjë sinjal për një ndryshim të afërt të drejtimit strategjik të Iranit, as nën Khamenein dhe as nën pasardhësin e tij, diçka, që sipas tij, i përshtatet shumë mirë Gardës Revolucionare.

Pra, përderisa ka pak të ngjarë që të ketë sfida të menjëhershme ndaj sundimit të Khameneit, roli qendror i Gardës Revolucionare vetëm është rritur për shkak të luftës me Izraelin, e cila ka nxitur pyetje dhe përplasje të pushteteve që do të formësojnë të ardhmen e Republikës Islamike./ REL

The post Analiza/ Udhëheqja e Iranit drejton nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit? appeared first on Sot News | Lajme.

Dosja Partizani, gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD

Gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”. Mësohet se dorëheqja është paraqitur te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Ajo argumenton si arsye se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

Elsa Ulliri ishte caktuar gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Në orën 10:00 nis seanca në themel ku pritet të mësohet edhe vendimmarrja mbi kërkesën e gjyqtares. Nuk dihet nëse është pranuar apo jo kërkesa.

The post Dosja Partizani, gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD appeared first on Lapsi.al.

“E dha dorëheqjen Berisha?”/ Kokalari ‘ndez’ demokratët: Kur është gara për kreun e PD

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila nga një mbështetëse e Sali Berishës është kthyer në një kundërshtare të tij, herë pas here thumbon me postime në rrjetet sociale. Pas zgjedhjeve të 11 majit, Kokalari ka kërkuar largimin e Berishës si kryetar të PD-së, madje e akuzon kreun demokrat se qëndrimi i tij në këtë funksion mban në pushtet Edi Ramën. Herë pas here Kokalari akuzon Berishën për pazare me Ramën, ndërsa së fundmi duket se po mat pulsin me garën për kreun e PD-së.

“E dha dorëheqjen Berisha dhe nëse po, kur është gara për kryetar të PDsë? Më informoni ju lutem!!”, është postimi i fundit i aktivistes Evi Kokalari.

Në jo pak raste Kokalari ka thënë se mund të hyjë në një garë për kreun e PD-së, për të cilën thotë se nuk është një parti konservatore, sikundër mundohen të hiqen ata që sot janë në krye të partisë më të madhe opozitare.

The post “E dha dorëheqjen Berisha?”/ Kokalari ‘ndez’ demokratët: Kur është gara për kreun e PD appeared first on Sot News | Lajme.

❌