Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës

Regjimi komunist në Shqipëri e konsideronte sportin dhe edukimin fizik si një nga shtyllat e veta kryesore, e megjithatë, jo të gjitha sportet ishin njësoj të vlerësuara.  Në mesin e viteve ’60, disiplina të sporteve të ujit si hedhja nga trampolina, kanotazhi apo vaterpoli (waterpolo) pothuajse u ndaluan, duke dekurajuar një grup notarësh nga Durrësi […]

The post Ish-notarët kujtojnë lavdinë e humbur të sporteve të ujit në Durrës appeared first on Reporter.al.

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët

Nëse do të kremtohej ditëlindja e një burgu, Instituti i Ekzekutimit  të Veprave Penale (IEVP) në Durrës do të kishte arritur në ditëlindjen e 20-të. Ai ka nisur të funksionojë në vitin 2005, dhe aty janë të arrestuar me masë sigurie politikanë si kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ai […]

The post Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët appeared first on Reporter.al.

Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura

Autobuzët urbanë të linjës së plazhit në Durrës këtë fillim sezoni veror janë plot me turistë. Vapa e parakohshme ka sjellë pranë detit familjarë nga Kosova dhe vende të tjera. E megjithatë, fluksi i turistëve duket se i ka gjetur sërish të papërgatitur institucionet vendore. Në gjatësinë prej 3.4 kilometrash të plazhit vijojnë punimet për […]

The post Durrësi i pret turistët e parë me kantiere të hapura appeared first on Reporter.al.

Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit

Oborri i Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave në Durrës është bosh, jo vetëm prej temperaturave të larta. Një pjesë e personelit është thirrur në ministrinë e Infrastrukturës në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër janë mbyllur në zyra kryesisht për mbledhje. Në fillim të javës së kaluar, stafi i kësaj drejtorie u shkurtua me 50 punonjës nga […]

The post Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit appeared first on Reporter.al.

Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti”

Megjithëse aktualisht ekziston vetëm si emër, shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës, gjatë vitit të fundit, është vënë në qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe institucioneve. E ardhmja e saj po diskutohet gjerësisht për shkak të zbulimit të një siti të rëndësishëm arkeologjik, përfshirë edhe një vilë të periudhës romake, pikërisht në themelet ku ishte planifikuar […]

The post Durrës: Arkeologët kërkojnë muze në vend të shkollës “Gjergj Kastrioti” appeared first on Reporter.al.

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

Tabela e përmasave të mëdha në hyrje të muzeut Arkeologjik të Durrësit ka mbetur njëlloj si tre vjet më parë, kohë kur filluan punimet e restaurimit të tij me një financim 348 milionë lekë nga programi EU4Culture i Bashkimit Europian. Aty ka ndryshuar tre herë vetëm data e përfundimit të parashikuar të rikonstruksionit. Fillimisht afati […]

The post Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur appeared first on Reporter.al.

Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium

“Besa” e Kavajës do të festojë 25 tetorin e ardhshëm, 100-vjetorin e themelimit të klubit sportiv. Një poet i njohur ka shkruar tekstin e këngës që do të shoqërojë ceremoninë jubilare, megjithatë tifozët kavajas flasin për disa mangësi. Qyteti i pasionuar me futbollin prej vitesh nuk ka një stadium, ndërsa “ekipi i zemrës” vazhdon të […]

The post Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium appeared first on Reporter.al.

Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë

Investimi për projektin restaurues të Muzeut Arkeologjik të Durrësit ka hyrë në fazën e tij të fundit, megjithëse nuk dihet nëse ekspozita do të jetë gati për sezonin e ri turistik. Restaurimi i Muzeut të Durrësit po realizohet me një fond prej 348 milionë lekë të dhuruar nga Bashkimi Europian, por periudha e ndërhyrjeve i […]

The post Pasuria arkeologjike e Shqipërisë mbetet e pastrehë appeared first on Reporter.al.

Historia e stacionit të parë meteorologjik në territorin shqiptar

Bujar Bala vazhdon të punojë si dispeçer në portin e peshkimit të Durrësit që prej 45 vitesh. Bashkë me hyrje-daljet e motopeshkatoreve në basenin portual, ai njofton edhe mbi kushtet detare dhe ato të motit. Por burimet për të dhënat meteorologjike kanë ndryshuar prej kohësh. “Disa dekada me radhë, megjithëse ishim të izoluar, ne i […]

The post Historia e stacionit të parë meteorologjik në territorin shqiptar appeared first on Reporter.al.

Kalendarit kulturor në Durrës do t’i mungojnë disa faqe në 2025-ën

Një sërë festivalesh me karakter artistik e kulturor, të cilat u themeluan në Durrës në fillim të viteve 2000, tashmë janë ndërprerë. Qyteti antik nuk arriti të krijojë një traditë, me gjithë përpjekjet e artistëve dhe poetëve, që u dhanë jetë atyre. “Poeteka”, Bienalja “Netët e Muzikës Klasike”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit apo ai i […]

The post Kalendarit kulturor në Durrës do t’i mungojnë disa faqe në 2025-ën appeared first on Reporter.al.

Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh

Në shkurt të vitit 2021, zyrtarët shqiptarë premtuan gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës se linja hekurudhore Tiranë– Durrës, bashkë me një segment të ri drejt Rinasit, do të rehabilitohej brenda 30 muajsh dhe do të kushtonte 69.6 milionë euro në total. Por katër vite më vonë, linja hekurudhore nuk ka përfunduar ende, ndërkohë që […]

The post Hekurudha Tiranë – Durrës, zgjatje afatesh dhe rritje kostosh appeared first on Reporter.al.

Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës

Rezidente në Durrës prej një viti, Paola Leonneti organizoi një ekspozitë me foto, tablo dhe punime artizanale për komunitetin italian që jeton në qytetin bregdetar. Ekspozita “Italianët në Durrës, një udhëtim në kërkim të pasioneve” është vendosur në një sallë pranë kishës “Shën Luçia” dhe ka për synim që të krijojë sinergji jo vetëm mes […]

The post Pasioni për artin forcon lidhjet mes komunitetit italian në Durrës appeared first on Reporter.al.

Një dekadë në pritje: Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera

Ndërtimi i sheshit publik në hyrje të portit detar në Durrës thuajse ka përfunduar, por familjet që janë shpronësuar për të mundësuar ngritjen e tij ende nuk janë kompensuar financiarisht. Projekti i shumëpërfolur i sheshit, i njohur më së shumti me emrin Veliera, ka nisur të realizohet në vitin 2016 dhe vetëm në 5 vitet […]

The post Një dekadë në pritje: Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera appeared first on Reporter.al.

Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes

Ibrahim Kodra është figura më e shquar e zonës së Ishmit, 35 kilometra në veri të qytetit të Durrësit. Megjithatë, mungesa e kujdesit të autoriteteve për evidentimin e piktorit të njohur në shkallë evropiane është e dukshme edhe në vendlindjen e tij. “E kemi përjetësisht pranë kalasë së Ishmit, ashtu si e la amanet ai […]

The post Piktori i njohur shqiptar, i harruar edhe në fshatin e lindjes appeared first on Reporter.al.

Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës

Reshjet e javës së kaluar kanë përmbytur pjesërisht edhe disa nga kuadratet e zbulimit arkeologjik të zonës ku më parë ngrihej shkolla “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Për ta ruajtur sipërfaqen e gërmuar, njëlloj si para ekspeditës, i është dhënë rëndësi sistemit të kanalizimit të ujërave në të gjithë territorin. Specialistët janë kujdesur për të ruajtur […]

The post Zbulimi i një vile antike pezullon rindërtimin e shkollës në Durrës appeared first on Reporter.al.

Banorët kundërshtojnë vlerën e kompensimit për projektin TID të Parkut Arkeologjik në Durrës 

Një muaj më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit hodhi një hap tjetër për realizimin e projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID që ndodhet në Parkun Arkeologjik të Durrësit”. Megjithë miratimin e shumicës, një pjesë e këshilltarëve kundërshtuan çmimin e kompensimit të banesave të ofruar nga Bashkia, i cili, sipas tyre, ka një […]

The post Banorët kundërshtojnë vlerën e kompensimit për projektin TID të Parkut Arkeologjik në Durrës  appeared first on Reporter.al.

Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit

Voskopoja, qyteza në juglindje të vendit, për festat e fundvitit ishte mbushur plot me vizitorë dhe turistë. Megjithëse banorët ishin përgatitur me kujdes, numri i lartë i të ardhurve i habiti edhe ata vetë. “Rrjetet sociale i kishim mbushur me njoftime për festat që organizohen në lokale dhe hotele, por më shumë u gëzuam nga […]

The post Magjia e Voskopojës në festat e fundvitit appeared first on Reporter.al.

Burokracia që mbyt kulturën në Kavajë

Në Kavajë, kultura dhe arti po përballen me një realitet pa shkëlqim, i venitur nga burokracia dhe mungesa e kujdesit për trashëgiminë e pasur artistike dhe letrare. Institucionet kulturore të qytetit ndajnë hapësirat e tyre me zyrat e bashkisë, duke i kthyer në korridore kalimtare dhe zyra shërbimesh, ku arti mbetet gjithmonë i dyti në […]

The post Burokracia që mbyt kulturën në Kavajë appeared first on Reporter.al.

Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij

Teatri “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit bashkëjeton prej dekadash me Termat Antike – një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike të qytetit. Dhjetra kolona me lartësi deri në 10 metra, të cilat janë instaluar në sipërfaqen e Termave, mbajnë mbi shpinë thuajse gjysmën e godinës 60-vjeçare të teatrit. Por ndërsa teatri po i nënshtrohet […]

The post Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij appeared first on Reporter.al.

Familjet e vjetra të Durrësit mbajnë gjallë historinë e shekujve të shkuar

Në një rrugicë mes bashkisë dhe kishës “Shën Luçia”, shtëpia e familjes Tedeschini mbart një copëz nga historia e shekujve të fundit në qytetin e Durrësit. E ndërtuar në vitin 1843, vila Tedeschini shërbeu herë si konsullatë austriake, e herë si ambient për ceremoni fetare në fillim të shekullit të kaluar. Një pjesë e asaj […]

The post Familjet e vjetra të Durrësit mbajnë gjallë historinë e shekujve të shkuar appeared first on Reporter.al.

❌