Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës?
Përmes një deklarate, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime mbi mungesën e transparencës për shpenzimet e kryeministrit Edi Rama gjatë udhëtimeve të tij zyrtare.
Sipas Vangjelit, fluturimi i fundit i Ramës drejt Hagës, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, u realizua me një avion charter VIP të markës Gulfstream G IVSP, i cili nuk është pronë e shtetit shqiptar dhe dyshohet të jetë marrë me qira me kosto të larta, mes 6,500 dhe 7,500 dollarë për orë fluturimi.
Sipas marrëveshjes së vitit 2020 mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania, fluturimet e kryeministrit duhet të kryhen me avionin Airbus A319 të regjistruar në emër të shtetit, por për fluturimin në Hagë është përdorur një avion tjetër, çka ngre pyetje mbi zbatimin e marrëveshjes dhe transparencën në shpenzimet.
PD kërkon nga qeveria të publikojë faturën tatimore të këtij udhëtimi, vlerën totale të shpenzuar për charterat e kryeministrit dhe mënyrën e pagesave ndaj ofruesit të shërbimit Air Albania, pasi në databazën e thesarit rezulton vetëm një pagesë simbolike prej 200 mijë lekësh që nga viti 2019.
Deklarata:
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar disa ditë më parë drejt Holandës për të marrë pjesë në samitin e NATO-s, duke zbritur në aeroportin Schiphol në Hagë me një avion charter të markës Gulfstream G IVSP VIP, me numër regjistrimi TC-EMR (sipas pamjeve të publikuara nga mediat).
Ky avion nuk Ă«shtĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« shtetit shqiptar dhe, dyshohet tĂ« jetĂ« marrĂ« me qira me njĂ« kosto qĂ« varion nga 6,500 deri nĂ« 7,500 dollarĂ« pĂ«r orĂ« fluturimi, duke pĂ«rfshirĂ« karburantin, ekuipazhin, shĂ«rbimin VIP dhe udhĂ«timin privat. Avioni âTC EMRâ Ă«shtĂ« i njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht pĂ«r fluturimet luksoze dhe pĂ«rdoret nga klientĂ« tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«.
Në 30 Janar 2020 Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me Air Albania me objekt ofrimin e shërbimit të fluturimeve të posacme charter për KM e RSH.
Sipas pikës 3.1.6 të kësaj akt-marrëveshjeje Air Albania do të vendosë në dispozicion të DSHQ mjetin
Avion Air craft Airbus A319
Kapacitet mbartës 32 persona
Kodi i rregjistrimit TC -ANA
Vitet e përdorimit 20
Pagesat variojnë sipas destinacionit dhe sipas pikës pikës 3.2.4 , DSHQ merr përsipër pagimin e faturës tatimore lëshuar nga Air Albania.
Sipas mediave, e pyetur nga BIRN, Agjencia pĂ«r Media dhe Informim deklaroi se: âKryeministria nuk ka paguar ndonjĂ«herĂ« dhe nuk paguan pĂ«r chartera, por ka njĂ« marrĂ«veshje kuadĂ«r me kompaninĂ« Air Albania, nĂ« njĂ« shumĂ« vjetore mesatare tĂ« shpenzimeve vjetore tĂ« kryeministrit nĂ« vitet paraardhĂ«seâ.
Qytetarët shqiptarë në fakt meritojnë përgjigje të qarta lidhur me:
A është zbatuar pika 3.2.6 e akt marrëveshjes së lidhur ndërmjet Air Albania dhe DSHQ, duke qenë se avioni me të cilin KM fluturoi në Hagë është i ndryshëm nga ai i përcaktuar në aktmarrëveshje, dhe nëse po, kërkojmë të publikohet dakortësimi me shkrim i Air Albania
Sa është vlera e fluturimit të udhëtimit të KM në Hagë sipas faturës tatimore respektive lëshuar nga ofruesi i shërbimit?
Sa është çmimi i paguar deri tani nga DSHQ për udhëtimet charter të KM?
Duke qenë se në thesar nuk gjejmë fatura të ekzekutuara sipas nominimit akt marrëveshjes dt 30 Janar 2020, si është procedurar me pagesat në favor të ofruesit të shërbimit Air Albania, i cili sipas data bazës së spending data nga thesari që prej v.2019 deri tani, rezulton të ketë përfituar vetëm 200 mijë lek për udhëtime.
The post Partia Demokratike: Pse qeveria fsheh shpenzimet e fluturimeve të Ramës drejt Hagës? appeared first on Albeu.com.