Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shkarkuar nga posti i ambasadores së UNESCO-s , Besiana Kadarenë, vajzën e shkrimtarit të madh, Ismail Kadaresë.
Besiana Kadare më herët mbante postin si ambasadorja shqiptare në OKB, ndërkohë që prej 2021, me firmë të presidentit të asokohe Ilir Metës, ajo u emërua si ambasadore në UNESCO.
âZonja Besiana Kadare lirohet nga detyra e Ambasadorit tĂ« JashtĂ«zakonshĂ«m dhe FuqiplotĂ« tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pranĂ« OrganizatĂ«s sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r Edukimin, ShkencĂ«n dhe KulturĂ«n (UNESCO), rezidentâ, thuhet nĂ« dekretin e firmosur nga presidenti i RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Bajram Begaj.
E lindur nĂ« TiranĂ«, Besiana Kadare u diplomua nĂ« Universitetin Sorbonne Paris-IV nĂ« Paris, FrancĂ«. Ajo zotĂ«ron njĂ« diplomĂ« Masteri nĂ« LetĂ«rsi Moderne dhe Krahasuese, tĂ« ndjekur nga njĂ« DiplomĂ« e Studimeve tĂ« Larta tĂ« Specializuara (DiplĂŽme dâEtudes SupĂ©rieures SpĂ©cialisĂ©es-DESS) nĂ« LetĂ«rsi Moderne tĂ« Specializuar.
Ajo e ka filluar karrierën e saj profesionale në Francë në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (Grolier Interactive Europe, Lycos France dhe LagardÚre Active media).
Në vitin 2002, Kadare iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Departamenti i Organizatave Ndërkombëtare dhe më vonë u emërua Sekretare e Parë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Në vitin 2005, ajo u bashkua me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Shqipëri, ku menaxhoi një projekt të madh ndërkombëtar për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e grave dhe fëmijëve.
Në vitin 2008, u emërua në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Francë, ku mbulonte kryesisht çështjet e UNESCO-s.
Nga viti 2011 deri në vitin 2016, Kadare shërbeu si Ambasadore dhe Delegate e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë), dhe nga viti 2013 deri në vitin 2015 si Zëvendëskryetare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s.
Në vitin 2016, Ambasadorja Kadare u emërua Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Kubë, jo-rezidente. Në Kombet e Bashkuara, ajo udhëhoqi punën përgatitore dhe fushatën e lobimit që rezultoi në zgjedhjen e Shqipërisë, për herë të parë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për një mandat 2-vjeçar 2022-2023.
Gjithashtu, ajo shërbeu edhe si Zëvendëspresidente e Bordit Ekzekutiv të UNDP/UNFPA/UNOPS për dy vjet rresht (2018-2019). P oashtu mbajti postin e Zëvendëspresidentes së sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (2020-2021).
Në nëntor 2021, ajo u emërua Ambasador dhe delegat i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në UNESCO, post të cilin e mbajti deri para dy ditësh, pasi presidenti Begaj vendosi që ta lironte nga kjo detyrë.
The post Bajram Begaj shkarkon vajzën e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare prej vitesh ambasadore në UNESCO appeared first on Albeu.com.