Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

A ke pasur idhuj politikë?/ Rama veçon Angela Merkel: Ishte politikania më racionale që kam takuar

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka rrëfyer gjithçka sa i takon aktivitetit politik gjatë një interviste të gjatë për revistën gjermane “ZEITmagazin”.

Ai ka treguar mbi sfidat në arenën ndërkombëtare dhe emrat e politikanëve, që i ka vlerësuar  ndër vite.

Ai shprehet se ish-kancerlarja e Gjermanisë, Angela Merkel është politikania, më racionale që ka takuar deri tani, duke shtuar se ajo e udhëhoqi politikën me punë dhe pa u ndikuar nga impresionet e ndryshme.

I pyetur nëse lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse Merkel do të ishte kancelare në 2022, Rama tregon se ajo ishte një politikane që gjente gjuhën e kompromisit dhe padyshim mund ta frenonte eskalimin e saj.

Pjesë nga intervista: 

ZEITmagazin: A ke pasur idhuj politikë?

Rama: Angela Merkel ishte politikani më racional që kam takuar. Ajo e drejtoi politikën me punë dhe pa u impresionuar nga karizma. Ishte një forcë e qetë që krijoi harmoni dhe u bë fytyra më e admiruar e Gjermanisë.

ZEITmagazin: Mendon se lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse Merkel do të ishte kancelare në 2022?

Rama: Po. Ajo do të gjente një kompromis me Putinin dhe do ta ndalonte eskalimin në luftë. Askush nuk e parashikoi dramën dhe pasojat e luftës.

 

 

Si e gjeti veten në politikë? Rama për revistën gjermane: Nuk mendova se politika një ditë do të më merrte ‘rob’

SHQIPËRI– Kryeministri i vendit, Edi Rama ka rrëfyer për jetën private, politike dhe atë artistike në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, që është pjesë e grupit mediatik të njohur DIE ZEIT.

Shefi i qeverisë, ka treguar momentet se si e gjeti veten pjesë të politikës shqiptare.

Kryeministri i vendit thotë se nuk e mendonte që politika do ishte puna e tij, por në fund shprehet se u bë “rob” i saj.

Por krahas sukseseve të arritura, Rama thotë se momenti më i vështirë në aktivitetin e tij politik ishte humbja në zgjedhjet e 2009.

Pjesë nga intervista:

ZEITmagazin: Nuk e keni pasur kurrë në plan të hyni në politikë?

Rama: Unë luftova kundër kufijve të ngushtë të imponuar në jetën time artistike, dhe kështu Akademia e Arteve në Tiranë u bë bastioni im i parë kundër regjimit. Por gjithmonë mendoja dhe thashë se politika nuk ishte puna ime. Kurrë nuk mendova se politika një ditë do të më merrte rob. Doja të jetoja një jetë të pavarur dhe të lirë. Si artist nën komunizëm, përjetova të kundërtën e lirisë që gjithmonë kisha dëshiruar. Qielli në një pikturë duhej të ishte blu, jo i kuq ose i verdhë. Lëkura e një personi duhej të ishte me ngjyrën e lëkurës. Një karrige nuk mund të dukej si elefant. Kjo mendjengushtësi formësoi imazhin tim shumë negativ për politikanët në atë kohë dhe nxiti luftëtarin antikomunist tek unë.

ZEITmagazin: A do të kuptohej Edi Rama i ri me Edi Ramën e sotëm?

Rama: Unë do ta kuptoja, por ai nuk do të më kuptonte mua. I riu ishte shumë i bindur në mendimet e tij dhe pa kompromis. Nuk ishte i informuar mirë. Nuk kishte kuptuar që politika është art, që me talent dhe durim lëviz gjërat. Ndërsa shteti është një makineri që na mban së bashku duke i rezistuar ndryshimeve. E riu besonte se shteti duhej hequr: anarki.

ZEITmagazin: A dëshironit kaos?

Rama: Jo kaos. Desha që burokracia të zhdukej, por nuk kisha alternativë të qartë. Vetëm liri dhe vetë-rregullim, utopi.

ZEITmagazin: Në 1998 u bëre ministër i Kulturës.

Rama: Një ironi e fatit. Kur qeveria u rrëzua, unë isha artist në Paris. Kryeministri më kërkoi të kthehesha. Refuzova, desha të qëndroja artist i lirë në Francë dhe vetëm intelektual i angazhuar në Shqipëri, jo funksionar.

ZEITmagazin: Si ndryshuat mendje?

Rama: Pas atentatit u ndjeva si pluhur. Nuk doja të kthehesha më. Por një vit më vonë pata një ëndërr që më ndjek edhe sot. Në ëndërr isha në atelien e babait tim, që ishte skulptor. Ai nuk ishte aty, dera mbyllej dhe unë isha i izoluar. Kur u zgjova, desha të telefonoj prindërit, por nuk e bëra. Një mik më tha: “Babai yt ka vdekur sot në mëngjes në atelie.”

ZEITmagazin: Shkuat në varrim.

Rama: Ishte shumë e dhimbshme. Prita një ditë për të marrë fluturimin për Tiranë. Në atë ditë u bë edhe ndryshimi i qeverisë.

ZEITmagazin: Kryeministri të pyeti në telefon nëse do të bëhesh ministër.

Rama: Po. I thashë që doja të rrija, pa hezitim. Nëna ime ishte skeptike dhe duke qarë më tha: “Çfarë është më keq, vdekja e babait apo që bëhesh ministër?” I thashë: “Çfarë të bëj tani?” Ajo më tha të dorëzohem. Por nuk e bëra!

ZEITmagazin: Cilët kanë qenë momentet më të vështira në politikë?

Rama: Humbja në zgjedhjet e 2009-ës ishte shumë e dhimbshme.

Kodi i ri Penal/ Avokati Hazizaj: Është qesharak, por kalimi i draftit në Kuvend do varet nga…

TIRANË- Avokati i njohur, Sokol Hazizaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në Abc News u shpreh se drafti i Kodit të ri Penal, i cili u prezantua në publik është i gjithi qesharak.

Ai thotë  se ky draft mund të kalojë në Kuvend, nëse bazohet në atë të artikulon “perceptimi publik”.

Sipas Hazizajt, edhe reforma në drejtësi u miratua me këtë parim kryesor.

“Gjithë Kodi Penal, gjithë drafti, është qesharak. Ne e marrim seriozisht për shkaqe profesionale. Perceptimi publik thotë: ore e bëra mirë me burgun ky”. Ajo që do vendosi kalimi e draftit në Kuvend është perceptimi në publik, se me perceptim publik u bë dhe reforma në drejtësi”, tha ai/abcnews.al

 

EMRI/ U aksidentua në vendin e punës, ndërron jetë 59-vjeçari te Trauma

TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të mërkure, në spitalin e Traumës ka ndërruar jetë një 59 vjeçar, i cili mbeti i aksidentuar mesditën e sotme në punë.

Burime për Abc News, thanë se Tomorr Koçi, 59 -vjeçari që humbi jetën në spital, ka qenë duke punuar si saldator në Këmishaj të Lushnjes, ndërsa ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme, e cila i solli dhe vdekjen.

59-vjeçari është transportuar me autoambulancë rreth orës 15:00 në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra./abcnews.al

Kodi i ri Penal/ Minxhozi në ‘Real Story’: Kjo është totalisht një marrëzi, cenohet siguria juridike

TIRANË- Prezantimi i Kodit të ri Penal ka shkaktuar valë reagimesh, ndërsa kanë  zërat profesionalë kanë shprehur hapur rezervat për qasjen dhe përmbajtjen e tij.

Analisti i njohur Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, teksa po diskutohej kjo çështje u shpreh se kur qytetari i thjeshtë i këtij vendi e shikon, lexon dhe dëgjon, që Kodi i ri trefishon përgjegjësinë penale në krahasim me aktualin, kjo sigurisht që i shkakton frikë dhe pasiguri.

“Mua si qytetar do mjaftonte që kryetari i Gjykatës së Lartë,  kryeprokurori, dhe kryetari i Dhomës së Avokatisë të dilnin me terma të forta kundër një drafti ku lidhet me dënimet penale në vendin ku unë jetoj, që unë të arrij në konkluzionin që kjo paketë ka një problematikë të caktuar, që kjo i cenon liritë e mia si qytetar.

Kur vijmë te shifrat, 3-fishim i rritje s së penalizimeve atyre që kapen nga Kodi Penal, krahasuar me Kodin ekzistencë, dhe kur më thuhet pastaj, që kjo mund të jetë dhe një lloj nxitimi, sepse ne jemi duke hapur kapitujt në negociata me BE”, tha ai.

Ai theksoi se kjo është një marrëzi totale dhe këto shti Minxhozi cenojnë sigurinë juridike në vendin tonë.

“Kurrsesi, kaq sa e njohim ne Evropës sot, nuk mund të trefishojë fajet procesi i afrimit në Evropës. Kjo është totalisht marrëzi. Ajo që quhet siguria juridike unë mendoj që, këtu me këtë lloj kodi, absolutisht siguria juridike cenohet”, theksoi ai./abcnews.al

Kodi i ri Penal, edhe avokatët kundër/ Hazizaj: Vjen nga një skutë e errët, Kuvendi nuk duhet ta miratojë!

TIRANË- Prezantimi i Kodit të ri Penal ka hasur në kundërshti të forta nga institucionet e vendit dhe jo vetëm.

Avokati Sokol Hazizaj, tha se që para një viti ka patur zëra për një Kod të tillë, të cilin siç tha ai e kanë kundërshtuar që në momentin e parë. Ai e cilësoi Kodin e ri një rrethim për qytetarët.

“Ky draft ka një vit e gjysmë që qarkullon ën sirtarët apo xhepat e atyre që e kanë formatuar këtë. Kur ka dalë para një viti, ne e kemi kundërshtuar atë. Na erdhi në vesh, që po përgatitej një Kod Penal, që e rrethonte njeriun jo më 360 gradë, por e dyfishonte rrethimin. Është një vrimë e zezë, e cila ëstë krijuar nga pamaturia ose për shkak të cinizmit dhe servilizmit të atyre njerëzve që e kanë formatuar këtë gjë”, tha ai

Ai u shpreh në “Real Story”, se Kuvendi i Shqipërisë nuk duhet ta miratojë këtë Kod të ri Penal.

“Uroj që të jetë një stuhi në ditë behari, që mos të miratohet nga Kuvendi, sepse edhe rruga procedurale nga ka ardhur ai, të paktën deri tashmë, asnjë nuk ka mbajtur autorësinë e këtij kodi.  Kemi vetëm një shtrëngim duarsh të ministritë drejtësisë dhe drejtorit të shkollës së magjistraturës.

Vjen nga një skutë e errët. Vjen nga njerëz “no name”, që nuk dihet kush janë, tregon  që kemi epuar shumë lart në rrethin sasior dhe cilësore drejt një diktature të padukshme, në konceptim tim. Janë reduktuar në maksimum dënimet alternative, janë gjithëpërfshirë të gjitha profesionet brenda kodit penal. Janë përfshirë  të gjithë kundërvajtjet administrative dhe janë bërë s faje penale.”, tha ai./abcnews.al

Finlanda i bashkohet Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Finlanda mbështet deklaratën e Francës që promovon zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, duke sinjalizuar njohjen e ardhshme të Palestinës si pjesë e një kuadri më të gjerë paqeje.

“Finlanda i është bashkuar deklaratës së Francës për avancimin e zgjidhjes me dy shtete. Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, po dërgojmë mesazh të qartë dhe të fortë: Paqja në Lindjen e Mesme është thelbësore për t’i dhënë fund vuajtjeve njerëzore”, tha ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen në X.

Ajo theksoi se paqja nuk është vetëm e nevojshme, por edhe e mundur, megjithëse kërkon përpjekje të konsiderueshme. “Mbrëmë u ndërmorën disa hapa në drejtimin e duhur”, shtoi Valtonen duke iu referuar progresit të bërë gjatë takimeve në Konferencën aktuale të OKB-së për Palestinën në New York.

Deklarata e përbashkët i angazhon nënshkruesit e saj për të promovuar zgjidhje me dy shtete, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe shpërndarjen e papenguar të ndihmës humanitare në Gaza.

Gjithashtu thekson rëndësinë e angazhimit të Autoritetit Palestinez për demilitarizimin dhe çarmatimin e Hamasit.

“Zgjidhja me dy shtete nuk ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Palestinës, por edhe me sigurinë e Izraelit”, tha Valtonen. Ajo u bëri thirrje vendeve që ende nuk e kanë bërë këtë të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin dhe të mbështesin integrimin e tij në kornizat rajonale të sigurisë.

Kryediplomatja finlandeze potencoi se vendet arabe, përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin, shprehën publikisht mbështetje për çarmatimin dhe largimin e Hamasit nga Gaza.

Valtonen tha se njohja e shtetit të Palestinës është një hap drejt realizimit të zgjidhjes me dy shtete, por theksoi se Finlanda do ta bënte këtë kur të konsiderohet se i shërben më së miri stabilitetit dhe sigurisë rajonale.

“Ajo duhet të përmbushë nevojat e sigurisë si të izraelitëve ashtu edhe të palestinezëve dhe të mbështesë aspiratat e shtetësisë dhe vetëvendosjes së Palestinës”, tha Valtonen.

Shpresat e Adriatikut “mbyten” në det/ Kthupi: Edhe Kolegji Zgjedhor pritet të mbajë të njëjtin qëndrim

TIRANË– Adriatik Lapaj humb shpresat për t’u bërë deputet. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzon ankimin e kreut të “Shqipëria Bëhet”.

Por KAS rrezon pjesërisht edhe Celibashin, i heq mandatin Kleana Xhuvelit dhe ja kalon Ana Dajkos, e para në listën e mbyllur.

Analisti Rezart Kthupi, i ftuar në “Tirana Live” u shpreh se vendimi i KAS nuk ishte vendim i duhur, por shtoi se duhen parë argumentet që ka përdorur për të arritur në një konkluzion të tillë. Ai theksoi se dorëheqja e kandidatëve të koaliconit “Shqipëria Bëhet” nga listat e mbyllura ka ndodhur dy ditë nga zgjedhjet e 11 majit dhe në këtë kuadër, aktin e tyre KAS  e ka cilësuar nul dhe pa asnjë efekt.

“Jo vendim i duhur. Nëse dorëheqjen do ishin dhënë më 1 prill, KQZ në bazë të ligjit duhet të kërkonte që subjekti të riplotësonte listën. Teknikisht është problem i KQZ jo i subjektit zgjedhor. Kjo dorëheqje është depozituar  dy ditë para zgjedhjeve. Pasi ke dalë në fushatë, nuk mund të dalësh dhe të thuash pastaj nuk duan dhe ky është veprimi që KAS e ka cilësuar veprim nul. Kolegji zgjedhor do të mbajë të njëjtin qëndrim. Duhen të tërhiqen të gjithë të tjerët në listën e mbyllur, që mandati të kalojë te Lapaj”, tha ai.

Komisioni i Ankesave rrëzon edhe ankesën e Andia Ullirit, duke i lënë mandatin ish prokurorit Arjan Ndoja. Ulliri kërkoi zbatimin e Kodit Zgjedhor, me pretendimin se mandati i takon asaj për shkak te kuotës gjinore.

Për këtë pjesë, Kthupi theksoi se mandati i gjashtë i Partisë Demokratike në Durrës i takonte Andia Ullirit, duke marrë në konsideratë kuotën gjinore të listës, siç e parashikon Kodi Zgjedhor.

“Mandati i gjashtë në Durrës duhet ti takonte gjinisë femërore. Mendoj se përfundim që ka arritur KAS është i gabuar dhe në kundërshtim me atë qëndrim ka Gjykata Kushtetuese sa i takon Kodit Zgjedhor”, tha ai/abcnews.al

BE zëvendëson vulat e pasaportave me një bazë të dhënash digjitale

Vizitorët ndërkombëtarë që mbërrijnë në 29 vende evropiane do të përpunojnë të dhënat e tyre në një bazë të dhënash në të gjithë zonën Shengen nga 12 tetori, njoftoi sot Komisioni Evropian.

I ashtuquajturi, Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) do të regjistrojë të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të BE-së, si dhe informacionin e udhëtimit, dhe do të regjistrojë të dhënat biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhet e fytyrës.

Qëllim i EES-së është të zëvendësojë gradualisht përdorimin aktual të vulave të pasaportave.

“Sistemi i ri do të përmirësojë sigurinë duke ofruar të dhëna të besueshme mbi kalimet kufitare, qytetarët që qëndrojnë më gjatë se viza e tyre dhe rastet e mashtrimit me dokumente dhe identitet”, tha komisioneri i BE-së për Emigracionin, Magnus Brunner.

“Vendet e Shengenit kanë gjashtë muaj kohë për të vendosur plotësisht sistemin EES – në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, tha komisioni.

Shengeni i referohet zonës së udhëtimit pa pasaporta të Evropës, e cila përbëhet nga 25 vende të BE-së, duke përfshirë Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Irlanda dhe Qiproja janë anëtare të BE-së, por nuk marrin pjesë në Shengen.

Donald Trump shpall tarifa prej 25% për produktet indiane

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në platformën e tij të medias Truth Social se produktet indiane do t’i nënshtrohen një tarife prej 25% me mbërritjen në Shtetet e Bashkuara duke filluar nga 1 gushti.

Ai theksoi se do të shtohet edhe një ndëshkim për blerjen nga ana e Indisë të naftës ruse.

“Ne bëjmë pak tregti me ta sepse tarifat e tyre janë ndër më të lartat në botë dhe barrierat e tyre jotarifore janë më të lodhshmet dhe të urryeshmet”, shpjegoi Trump në mesazh.

India gjithashtu “ka blerë shumicën e pajisjeve të saj ushtarake nga Rusia dhe është klienti kryesor i naftës ruse, së bashku me Kinën”.

Aksident në Fier/ Makina përplaset me murin, dy të lënduar

FIER– Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran-Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital nga autoambulanca e mbërritur në vendngjarje.

Pamjet tregojnë mjetin e dëmtuar rëndë dhe stafin mjekësor duke ofruar ndihmën e parë për të lënduarit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit ka sjellë përplasjen e fortë./abcnews.al

SHIFRAT/ Ekonomia gjermane tkurret në tremujorin e dytë

Prodhimi i Brendshëm Bruto gjerman (PBB) u tkurr me 0,1% në tremujorin e dytë 2025, krahasuar me periudhën tremujore të mëparshme, tha sot Zyra Federale e Statistikave. Kjo vjen pas një rimëkëmbjeje të papritur të vogël në fillim të vitit, të cilën zyra, e njohur edhe si Destatis, e rishikoi në 0,3% nga 0,4%.

Ekspertët kryesisht ia atribuuan rritjen e tremujorit të parë efekteve parashikuese për shkak të asaj që në atë kohë kishte qenë një njoftim i planeve nga presidenti i amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa të larta ndaj Bashkimit Evropian.

Që nga fundjava, të paktën është sqaruar përafërsisht se nën cilat kushte dukshëm më të ashpra ekonomia gjermane, e orientuar drejt eksportit, mund të shesë ende mallra në SHBA. Në negociatat me Komisionin Evropian, Trump ka vendosur tarifa të njëanshme, ose asimetrike, prej 15% për importet nga BE.

Qeveria amerikane më parë kishte kërcënuar me një tarifë prej 30% dhe kishte kërkuar tashmë tarifa më të larta për mallra të caktuara si çeliku, alumini ose makinat.

Disa nga këto tarifa më të larta janë ende në fuqi. Sipas Destatis, investimet në pajisje dhe ndërtim ishin veçanërisht më të ulëta nga prilli në qershor krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në të kundërt, shpenzimet private dhe qeveritare të konsumit u rritën, të përshtatura për çmimin, sezonin dhe kalendarin.

Receta e re mjekësore/ Do shkruhet jo vetëm marka, por edhe emri gjenerik i ilaçit

TIRANË- Jo vetëm emrin tregtar të barit, por, tashmë edhe emrin xhenerik të medikamentit, për të shmangur çdo lloj abuzimi nga farmacistët.

Nga data 1 gusht, ndryshon formati i recetës mjekësore. Sipas Ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, receta e re mjekësore do të shërbej në gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat.

“Receta e re mjekësore krahas atyre standardeve me informacionet bazë ka të domosdoshme vendosjen e diagnozës. Kjo ju lehtëson juve që të jeni më të qartë lidhur me ato barna të cilat do t’i jepni pacientit. Kjo është një garanci më shumë për të siguruar që pacienti po merr medikamentet e duhura nga profesionistët e duhur të shëndetësisë“, nënvizoi Koçiu.

Formati i ri, u vjen në ndihmë edhe një kategori të caktuar pacientësh, siç janë ata të sëmundjeve kronike.

Këta pacientë, që përdorin të njëjtat ilaçe në një periudhë afatgjatë, trajtimin mund ta marrin deri në 6 muaj. Kjo u lehtëson atyre mundësin për tu paraqitur çdo muaj te mjeku.

“Mjekët do të kenë mundësinë të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet kur pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë,  si dhe me përmbajtjen dhe të dhënat e kërkuara për plotësim, rritet me tej siguria e pacientëve në marrjen e barnave”

Sipas Koçiut, receta e re mjekësore e unifikuar shënon një hap të rëndësishëm për më shumë cilësi, siguri dhe lehtësi për pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë./abcnews.al

 

Kodi i ri Penal, edhe avokatët kundër/ Akuzojnë Manjën: Ka punuar fshehurazi, pa u konsultuar!

TIRANË- Një ditë pasi kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, doli kundër draftit të  propozuar për ndryshimet në Kodin Penal, duke e cilësuar atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë, ka reaguar te mërkurën edhe Dhoma e Avokatisë.

Sipas Haxhisë, ky draft nuk është rezultat i një nevoje të vërtetë të organeve të drejtësisë, por një iniciativë që bie ndesh me logjikën ligjore dhe praktikat e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ai ngriti dyshime, duke thënë se nuk dihet se kush është trupa e stafit që ka përgatitur këtë kod, duke theksuar se nëse është pjesë e reformës në drejtësi duhet të kishte vulën e ndërkombëtarëve.

‘’Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë. 23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se kush ka qenë në trupën e stafit që përgatiti këtë kod. E dyta, iniciative e kujt është kjo? E treta, cili është qëndrimi i ndërkombëtarëve? Nëse kjo është pjesë e reformës në drejtësi, duhet të kishte vulën e ndërkombëtarëve. Të gjitha këto, vetëm nga pikëpamjet parimore bëjnë që ky kod nuk duhet të jetë”

Kryetari, Maks Haxhia e ka cilësuar Kodin e ri Penal me nene diskrimunese dhe me dënime më shumë se në kohën e komunizmit.

“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese. Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet  të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese”-është shprehur Haxhia./ abcnews.al

 

Pas akuzës, reagon Veliaj: Skenar i koordinuar për goditjen time

TIRANË- Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet  sociale kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  i përgjigjet të gjithë atyre që thotë se I kanë dërguar letra  këto muaj që ndodhet në paraburgimin në Durrës.

Veliaj flet për prova të cekta ndaj tij dhe se akuzon  prokurorët po shkelin sekretin hetimor dhe prezumimin e pafajësisë.  Shembull merr  komunikimin e akuzës  javën e kaluar nga agjentët e BKH  në  qeli   pa dijeninë e tij dhe të avokatëve për vizitën.

“Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.”

Veliajt shkruan se nuk ka asnjë  shkelje në 2 vjet ministër dhe dhjetë vjet kryetar bashkie dhe I drejton shtatë pyetje SPAK.

“Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eleminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet.

Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?”

Veliaj   akuzon prokurorin  e çështjes për  konflikt interesi  dhe thotë se po I ndalohen takimet me avokatat ndërkombëtar.

“A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi? Pse më ndalohen takimet me avokatët e mi ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen time për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe pse Konventa Europiane – ku Shqipëria është palë – garanton qartë të drejtën themelore për t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht përfaqësim ligjor?”

Nga burgu  Veliaj thotë se do të vijojë të luftojë për Tiranën duke nënkuptuar se nuk do të dorëhiqet nga detyra e krybashkiakut.

“Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër”

Dhe këtu Veliaj ndalet tek protestat para Bashkisë së Tiranës, duke ngritur pikëpyetje pse nuk është hetuar  molotovi para këtij institucioni ndërsa ai si kryetar bashkie po mbahet ende në paraburgim kur hetimi ka përfunduar.

“A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë? Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë – Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës – të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal?”

Erion Veliaj akuzon  SPAK se po bashkëpunon më aktorë të tjerë kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës.

“Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.”

Veliaj thotë se do të  denoncojë këto shkelje për Shqipërinë,  por duket se një mesazh e ka dhe pre qeverinë.

“A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?”/abcnews.al

 

Trump: Nuk e kam diskutuar kurrë me Starmer planin e tij për njohjen e Palestinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Donald Trump është shprehur se nuk e ka diskutuar kurrë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, planin për njohjen e Palestinës.

Trump tha se deklarata e Starmer ishte e ngjashme me atë të Emmanuel Macron, Presidentit të Francës.

“Ai në thelb po thotë të njëjtën gjë [si Macron] dhe kjo është në rregull. Nuk do të thotë se duhet të pajtohem”, tha ai.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se administrata e tij do të merret me Izraelin për krijimin e qendrave ushqimore në Gaza.

Donald Trump: Njohja e Palestinës shpërblen grupin e Hamas

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se ai dhe kryeministri britanik Keir Starmer nuk kishin diskutuar rreth planit të Londrës për të njohur shtetin palestinez, në rast se Izraeli nuk ndërmerrte një numër hapash për të përmirësuar jetën e palestinezëve.

Starmer tha sot se Britania e Madhe ishte e përgatitur të njihte shtetin palestinez në shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në përgjigje të zemërimit në rritje të publikut për krizën e urisë në Gazë.

“Ne nuk e diskutuam kurrë këtë”, u tha Trump gazetarëve në bordin e “Air Force One”, ndërsa udhëtonte për në SHBA, pasi u takua me Starmer në Skoci.

“Njohja e shtetit palestinez do të shpërblente grupin militant palestinez, Hamas”, tha Trump.

“Ju do të shpërbleni Hamasin nëse e bëni këtë. Nuk mendoj se ata duhet të shpërblehen”, tha ai.

“SHBA-ja ka dërguar para për ndihmat ushqimore për palestinezët në Gazë. Dua të sigurohemi që paratë të shpenzohen me mençuri dhe me gjykim të drejtë, dhe që ushqimi të shpërndahet në mënyrën e duhur”, tha Trump.

❌