Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Maliq, zjarri përfshin sipërfaqe pyjore e kullota

Një zjarr ka përfshirë një pyll dhe kullota në fshatin Strelcë të Njësisë Administrative Gorë në bashkinë e Maliqit.

Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila është nisur me forca të shtuara drejt vendit ku ka rënë zjarri.

Drejt vatrës janë nisur edhe forca të tjera për ndihmë përfshirë këtu bashkinë dhe policinë.

/abcnews.al/

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së shtunës në afërsi të fshatit Symizë, në njësinë administrative të Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në […]

The post Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Maliq/ Përplasen tre automjete, lëndohen dy të persona

✇Albeu
By: V K

Pasditen e sotme, një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të fshatit Symizë, në njësinë administrative të Maliqit, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post Aksident në Maliq/ Përplasen tre automjete, lëndohen dy të persona appeared first on Albeu.com.

Rama: Kanionet e Moglicës, një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të mrekullueshme nga Kanionet e Moglicës.

Kreu i qeverisë theksoi se këto kanione janë një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit.

Në juglindje të Shqipërisë, në rrethin e Maliqit, gjendet një nga mrekullitë natyrore më të veçanta të këtij rajoni: Kanionet e Moglicës. Ky vend unik është një thesar i fshehur me pasuri natyrore dhe ekologjike të zonës së Maliqit dhe përbën një destinacion të preferuar për adhuruesit e natyrës.

Kanionet e Moglicës janë formuar nga rrjedha e lumit Moglicë, një degë e vogël, por e fuqishme që kalon nëpër male dhe shkëmbinj gëlqerorë, duke krijuar në këtë mënyrë formacione shkëmbore të thella dhe të vështira për t’u kaluar.

Kanioni ka gjatësi prej disa kilometrash dhe karakterizohet nga faqe shkëmbore të larta, shpeshherë vertikale, të cilat ofrojnë pamje spektakolare dhe përvoja unike për eksploruesit.

Zona e Kanioneve të Moglicës është e pasur me biodiversitet, duke strehuar shumë specie endemike të florës dhe faunës.

Nga ana gjeografike, Kanionet e Moglicës ndodhen në pjesën perëndimore të maleve të Moravës dhe janë pjesë e masivit malor të Maliqit. Ato lidhin zonën e fshatit Moglicë me fshatrat përreth, duke ofruar rrugë natyrore për kalimtarët dhe vizitorët.

Zona është e aksesueshme përmes rrugëve rurale që lidhin Maliqin me zonat malore, megjithëse terreni është shpesh i vështirë dhe kërkon kujdes gjatë eksplorimit.

Kanionet e Moglicës përfaqësojnë një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e turizmit natyror dhe aventurës në Shqipëri. Ato janë ideale për ecje në natyrë, eksplorim të formacioneve shkëmbore dhe fotografi natyrore. Për më tepër, klima dhe peizazhi i freskët malor e bëjnë këtë zonë një vend të preferuar për pushime të qeta larg zhurmës së qytetit.

Kanionet e Moglicës janë një perlë natyrore e Maliqit që pret të zbulohet dhe të ruhet për brezat e ardhshëm. Ato ofrojnë një kombinim të rrallë të bukurisë, biodiversitetit dhe sfidave për adhuruesit e natyrës, duke u bërë një nga destinacionet më të vlefshme natyrore në juglindje të Shqipërisë.

/gj.m//r.e//a.f/

The post Rama: Kanionet e Moglicës, një bukuri e rrallë në zemër të Maliqit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

Policia e Shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të mitur që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot të Maliqit. Policia ka bërë të ditur se djali 17-vjeçar dhe vajza 15-vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit. Ata janë […]

The post Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi appeared first on BoldNews.al.

Dy të miturit nga Maliqi ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia i gjen në Tiranë

Dy të mitur nga fshatrat Zvirinë dhe Leminot të Maliqit, djali 17 vjeç dhe vajza 15 vjeçe, ishin larguar prej 4 ditësh, duke mos pasur asnjë kontakt me familjarët e tyre, të cilët menjëherë kanë lajmëruar policinë lokale, por dy të miturit janë gjetur vetëm ditën e sotme dhe për fat të mirë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Policia e shtetit ka arritur të lokalizoje dhe gjejë dy të rinjtë që ishin larguar para 4 ditësh nga fshati Zvirine dhe Leminot.

Djali 17 vjeçar dhe vajza 15 vjeçare janë gjetur në kryeqytet pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e policisë së Maliqit, të cilët në bashkëpunim me uniformat blu të Tiranës kanë mundur të gjejnë dy të miturit që ishin larguar nga banesat e tyre se bashku.

Të miturit janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore në afërsi të TEG”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë së Shtetit.

Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po përhapen edhe në sipërfaqe të tjera me bimësi të ulët mbi ish repartin ushtarak. Pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës. Vatrat e […]

The post Përfshihet nga flakët mali në Maliq, rrezikon ish-reparti ushtarak i tankeve appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në Maliq, rrezikohet ish-reparti ushtarak i tankeve

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur bimësinë, teksa po i afrohen ish-repartit ushtarak.

Pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shuar zjarrin. Po ashtu zjarr ra edhe në afërsi të fshatit Mborje, por flakët u shuan nga shërbimi zjarrfikës.

The post Zjarr në Maliq, rrezikohet ish-reparti ushtarak i tankeve appeared first on Lapsi.al.

Zjarr në fshatin Klocë, rrezikohet ish-reparti ushtarak i tankeve në Maliq

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit.

Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi duke djegur bimësinë teksa po afrohet në ish repartin ushtarak.

Pritet ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Maliq e asaj të Korçës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shuar zjarrin.

Pasditen e sotme ka rënë zjarr edhe në afërsi të fshatit Mborje por flakët u shuan nga shërbimi zjarrfikës.

The post Zjarr në fshatin Klocë, rrezikohet ish-reparti ushtarak i tankeve në Maliq appeared first on Albeu.com.

Prindërit bëjnë denoncim në polici, zhduken dy fëmijët e mitur në Maliq

Dy prindër dhe kanë kallëzuar humbjen e fëmijëve të tyre në Komisariatin e Policisë Maliq. Personat Ll. Q., 43 vjeç, dhe E. B., 42 vjeç, banues në fshatrat Zvirinë dhe Leminot kanë kallzuar më datë 26.06.2025 se fëmijët e tyre të mitur, një vajzë dhe një djalë, janë larguar nga banesa. Policia po punon intensivisht […]

The post Prindërit bëjnë denoncim në polici, zhduken dy fëmijët e mitur në Maliq appeared first on BoldNews.al.

Edicioni i 21 i Monodramës, mbledh në Maliq artistë vendas dhe të huaj

Ka nisur edicioni i 21 i Monodramës në Maliq në pallatin e kulturës “Dhimitër Orgocka“, i cili është ende në rindërtim.

Festim Tomori, organizator i këtij eventi tregon se ndryshe nga vitet e tjera, Monodrama nuk do të shfaqet vetëm në Maliq por edhe në Pogradec.

“Jemi në edicionin e 21 të festivalit të Monodramës. Këtë vit kemi vendosur ta bëjmë në Maliq në Pallatin e Kulturës, pjesa tjetër në Pogradec. Aktorë ka nga Kievi, Kroacia, Greqia, Polonia, Rumania e Amerika. Rritet cilësia sepse Monodrama ka tjetër shtrirje gjeografike”, tha Festim Tomori, organizator

Në këtë edicion, aktorët vijnë nga vende të ndryshme të botës, përfshi këtu Ukrainën. Vetë ata tregojnë se Monodrama shërben për to, pasi nëpërmjet artit kanë mundësi të tregojnë çfarë po ndodh në vendin e tyre

“Është hera e parë që vi në Shqipëri. Une do të vendos në skenë një ngjarje reale nga Ukrainë, nga ku unë vij. Çdo ditë aty shohim gra, nëna, gjyshe që bërtasin emrin e fëmijëve të tyre të cilët janë në luftë. Do përpiqem të bërtas aq sa mundem për të treguar edhe këtu spektatorëve një pjesë reale të asaj qe po jetojmë në vendin tonë. Është Art por është dhe realitet”, tha aktorja Inna Goncharova.

“Jam mirënjohëse që jam këtu, e vlerësoj këtë moment, është e rëndësishme për ne të dalim jashtë nëpër botë e të tregojmë ç’po ndodh me vendin tonë. Faleminderit ju qe po na mirëprisni”, shtoi Karyna Levyshchenko, një tjetër aktore.

Festivali i Monodramës do të zgjasë për 5 netë, ku në fund juria do të përzgjedhë dhe aktorët më të mirë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Edicioni i 21 i Monodramës, mbledh në Maliq artistë vendas dhe të huaj appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon jashtë rruge, shoferi dërgohet në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 11:30 paradite në fshatin Nizhavec, në njësinë administrative të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete. Një prej tyre ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës. Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar […]

The post Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon jashtë rruge, shoferi dërgohet në spital appeared first on BoldNews.al.

Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në fushë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 11:30 paradite në fshatin Nizhavec, në njësinë administrative të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete.

Sic shihet dhe nga pamjet  e siguruara nga Euronews Albania, njëri nga mjetet ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D. është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi L.S.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i “Volksëagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi J.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Maliq, automjeti përfundon i përmbysur në fushë appeared first on Euronews Albania.

Aksident i rëndë në Maliq/ Makina përfundon jashtë rruge, shoferi dërgohet me urgjencë në spital spital

✇Albeu
By: V K

Këtë të shtunë rreth orës 11:30, një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Nizhavec, në njësinë administrative të Maliqit, ku janë përplasur dy automjete.

Një prej tyre ka përfunduar i përmbysur në një fushë pranë rrugës. Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin J.D., është përplasur me një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi L.S.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar drejtuesi i “Volkswagen”-it, i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi J.D., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Maliq/ Makina përfundon jashtë rruge, shoferi dërgohet me urgjencë në spital spital appeared first on Albeu.com.

Ngacmoi seκsualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari në Maliq

Një 59-vjeçar ka rënë në pranat e policisë së Maliqit pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare.

Sipas dëshmive të dhëna në polici nga nëna dhe e mitura në prani të psikologut, vajza kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe teksa po kthehej fqinji i saj i ka dalë në katin e dytë dhe i ka zënë rrugën.

Dyshohet se 59-vjeçari e ka terhequr fillimisht duke e gënjyer dhe më pas e ka prekur në vende intime, ndërkohë që vajza është përpjekur disa herë të largohet.

Ai i ka dhënë disa karamele si dhe i ka thënë se do ti jepte lekë, por vajza arriti të largohet pasi e goditi në këmbë. Pas ngjarjes së rëndë e mitura i ka rrëfyer incidentin e ndodhur prindërve të cilët menjëherë denoncuan ngjarjen.

The post Ngacmoi seκsualisht të miturën, arrestohet 59-vjeçari në Maliq appeared first on Lapsi.al.

Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur

Një protestë për mungesën e ujit për vaditje u zhvillua sot nga një grup banorësh të fshatit Veliternë në njësinë administrative Pirg të Maliqit. Ata thonë se sasia prej 30 litrash në sekondë që vjen përmes kanaleve vaditëse është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat në këtë periudhë të nxehtë, duke vënë në rrezik të […]

The post Fermerët e Maliqit dalin në protestë, ankohen se nuk kanë ujë për të vaditur appeared first on BoldNews.al.

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

Gjendet i vetëvarur një 37-vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup. Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka patur konflikte, por nuk dihen shkaqet që e çuan drejt këtij akti të rëndë. Grupi […]

The post Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë appeared first on BoldNews.al.

E rëndë/ Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka patur konflikte por nuk dihen shkaqet që e ccuan drejt këtij akti të rëndë. Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

The post E rëndë/ Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para appeared first on Sot News | Lajme.

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u gjet nga familjarët i vetëvarur në një magazinë, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Mësohet se nga deklarimet e familjarëve viktima nuk ka patur konflikte por nuk dihen shkaqet që e ccuan drejt këtij akti të rëndë.

Grupi hetimor po shkon drejt vendngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave./abcnews.al

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugorl Korçë – Maliq, në afërsi të fshatit Vashtëmi nga ku mësohet se janë përfshirë dy automjete. Bëhet me dije se nga ky aksident ka mbetur i plagosur një person i cili po dërgohet drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore. Nga ana tjetër, policia ndodhet në vendngjarje dhe […]

The post Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit appeared first on BoldNews.al.

❌