Vendimi i gjykatës: Popoviç dëbohet nga Kosova
PRISHTINĂ, 8 gusht/ATSH/Igor Popoviç Ă«shtĂ« shpallur fajtor dhe Ă«shtĂ« dĂ«nuar nga Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« me gjobĂ« prej 3 mijĂ« eurosh dhe me masĂ«n plotĂ«suese tĂ« dĂ«bimit nga territori i KosovĂ«s pĂ«r njĂ« periudhĂ« dyvjeçare, pas arritjes sĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r pranimin e fajĂ«sisĂ« me ProkurorinĂ« Speciale tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2025 nga PSRK-ja , Igor Popoviç, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve etnike.
Në atë mënyrë që i njëjti me datën 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec ka mbajtur një fjalim publik me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë të qytetarëve, ku mes tjerash ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, tha se i akuzuari Igor Popoviq, me Ă«shtĂ« shpallur fajtor pĂ«r veprĂ«n penale ânxitja e pĂ«rçarjes dhe mosdurimitâ nga neni 141, paragrafi 1 i Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s
Sipas tij, gjykata, në përputhje me dispozitat penale dhe procedurale, e ka dënuar Popoviqin me 6 muaj burgim, dënim i cili, me pëlqimin e të akuzuarit, zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.
Krasniqi tha se gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues, dëbimin e Popoviqit nga territori i Republikës së Kosovës dhe ndalimin e hyrjes së tij për një periudhë prej dy vitesh.
Mëngjesin e sotëm, më 8 gusht, Prokuroria Speciale i propozoi gjykatës që ndaj Popoviqit të shqiptohet i njëjtit dënim, sipas marrëveshjes, për veprën penale për të cilën akuzohet, gjashtë muaj burgim, i cili të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 3 mijë eurosh.
Sot, prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Zejnullahu i propozoi gjykatĂ«s qĂ« ndaj Popoviqit tĂ« shqiptohet edhe dĂ«nimi plotĂ«sues â dĂ«bimi nga territori i KosovĂ«s pĂ«r njĂ« afat prej dy vitesh, pĂ«r çka palĂ«t janĂ« pajtuar.
Avokati i Popoviç, Millosh Delliviç tha se i qëndrojnë mbrapa marrëveshjes së arritur me Prokurorinë Speciale.
KujtojmĂ« se arrestimi i Popoviq ndodhi pas mbajtjes sĂ« njĂ« fjalimi nĂ« Hoçë tĂ« Madhe tĂ« Rahovecit, ku ai u shpreh kundĂ«r UshtrisĂ« Ălirimtare tĂ« KosovĂ«s.
Prokuroria vlerësoi se përmes këtyre deklaratave, Popoviq ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, duke nxitur mosbesim dhe tensione ndëretnike, dhe duke rrezikuar bashkëjetesën në shoqërinë kosovare.
/kosovapress/
The post Vendimi i gjykatës: Popoviç dëbohet nga Kosova appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.