Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në zonën e Qerekës, në Krujë, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i saj. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të familjes, ku automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se ka goditur vajzën […]

The post Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vjeçare, e mitura humb jetën appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës rrezikon stanet dhe kosheret e bletëve

Zjarri i aktivizuar prej disa ditësh në Parkun Kombëtar të Lurës vazhdon të përhapet me shpejtësi, duke djegur rreth 200 hektarë pyje halore me pisha të zeza, pemë ahu dhe bimësi të ndryshme. Nga flakët rrezikohen edhe stanet verore të bagëtive dhe mbi 100 koshere bletësh, duke sjellë shqetësim të madh për komunitetin lokal që […]

The post Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës rrezikon stanet dhe kosheret e bletëve appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti në aksin Peshkopi-Luzni, gruaja humb jetën në spital/EMRI

Një çift bashkëshortësh u plagos rëndë sot në një aksident automobilistik në aksin rrugor Peshkopi–Luzni, pasi makina e tyre doli nga rruga. Gruaja, Arta Çera, e cila kishte marrë dëmtime më të rënda, u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku fatkeqësisht humbi jetën. Bashkëshorti i saj po merr ndihmë mjekësore në […]

The post Aksidenti në aksin Peshkopi-Luzni, gruaja humb jetën në spital/EMRI appeared first on BoldNews.al.

Humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalzit

Një ngjarje tragjike është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalzit, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo hyri në det. Sipas njoftimit paraprak nga policia, rreth orës 13:30, shtetasi P. Q., 68 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, ka ndërruar jetë në rrethana të papritura gjatë […]

The post Humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalzit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Peshkopi, plagosen 2 persona

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin Peshkopi–Luzni, ku një automjet ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur një çift bashkëshortësh. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur në një prej kthesave të kësaj rruge rurale. Dyshohet se për shkaqe ende të paqarta, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke […]

The post Aksident në Peshkopi, plagosen 2 persona appeared first on BoldNews.al.

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

Një valë e fortë të nxehti ka goditur prej ditësh Italinë jugore, ku temperaturat kanë kaluar edhe 43 gradë Celsius, duke shkaktuar deri tani gjashtë viktima. Sipas mediave ndërkombëtare, vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar dy vdekje nga arresti kardiak – një burrë 60-vjeçar dhe një 81-vjeçar, të cilët ndodheshin në plazh. Gjatë katër […]

The post Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima   appeared first on BoldNews.al.

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së hënës në hyrje të Fushë-Arrëzit, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një lokal. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një grua 58-vjeçare, e identifikuar me inicialet F. B. Ngjarja ndodhi kur automjeti, për shkaqe ende të paqarta, humbi kontrollin dhe goditi […]

The post Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja  appeared first on BoldNews.al.

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në fshatin Risili të Vlorës, ku një 27-vjeçar është plagosur me thikë. I riu ka marrë plagë në bark dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të

The post Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

“Ekonomia shqiptare në rrugë të rrezikshme”, Shehu: 90% e parave të pista përfundojnë në ndërtim

Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ngriti alarmin për drejtimin ku po shkon ekonomia shqiptare, gjatë një interviste në emisionin “Log.” në News24. Ai deklaroi se ndërtimi, i cili sot është kontribuesi kryesor në GDP, është sektori ku përqendrohen shumica e parave të pista, duke lënë në hije sektorët e tjerë strategjikë. “Ka analiza dhe dokumente, […]

The post “Ekonomia shqiptare në rrugë të rrezikshme”, Shehu: 90% e parave të pista përfundojnë në ndërtim appeared first on BoldNews.al.

Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit

Pesë vjet ndërtim, 26 milionë euro investim dhe premtime të përsëritura për një zgjidhje përfundimtare. Por sot, Vlorës i vjen ende era plehra. Mbetjet urbane vazhdojnë të shkarkohen në vendgrumbullimin e vjetër, vetëm pak metra larg zonave të banuara dhe detit. Edhe pse Landfilli i ri në Sherishtë është shpallur zyrtarisht i hapur që në […]

The post Mbetjet mbysin Vlorën, investimi 26 milion euro në Landfillin e Sherishtës ende jashtë funksionit appeared first on BoldNews.al.

Arrest për një parkim! Policia tregon muskujt ndaj të riu në Tiranë

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pasditen e së hënës në zonën e Brrylit në Tiranë, ku një i ri është ndaluar dhe më pas është arrestuar nga efektivët e Policisë së Shtetit, pasi dyshohet se kishte parkuar automjetin gabim. Sipas dëshmitarëve, ndërhyrja e policisë ka qenë e ashpër, ndërsa i riu ka tentuar të filmojë […]

The post Arrest për një parkim! Policia tregon muskujt ndaj të riu në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Trump: Xi Jinping më ka ftuar në Kinë, vizita mund të ndodhë së shpejti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është ftuar nga lideri kinez Xi Jinping për të vizituar Kinën dhe se kjo vizitë mund të zhvillohet në një të ardhme të afërt. “Presidenti Xi më ka ftuar në Kinë dhe ndoshta do ta realizojmë këtë vizitë në një të ardhme jo shumë të […]

The post Trump: Xi Jinping më ka ftuar në Kinë, vizita mund të ndodhë së shpejti appeared first on BoldNews.al.

Trump akuzon Obamën për manipulim të informacionit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016

Pesidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që Departamenti i Drejtësisë të hetojë paraardhësin e tij, Barack Obama, duke e akuzuar për manipulimin e informacionit në lidhje me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Deklaratat e forta të Trump u bënë gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos […]

The post Trump akuzon Obamën për manipulim të informacionit mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016 appeared first on BoldNews.al.

Guterres: Uria po troket në çdo derë në Gaza, një shfaqje horror

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka ngritur alarmin për situatën humanitare në Gaza, duke e cilësuar gjendjen si një “shfaqje horror”, ku uria po troket në çdo derë dhe sistemi humanitar është pranë kolapsit. Në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Guterres tha se “në mbarë botën, shohim shpërfillje […]

The post Guterres: Uria po troket në çdo derë në Gaza, një shfaqje horror appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Dishnicë, flakët vijojnë prej orësh, temperaturat dhe era e fortë përhapin vatrat

Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e disa vatrave zjarri në vend, mes të cilave një ndër më problematiket është ajo në zonën e Dishnicës. Zjarri vijon të jetë aktiv prej disa orësh dhe deri më tani nuk është vënë nën kontroll. Si pasojë, janë djegur sipërfaqe me bimësi, ndërsa fatmirësisht […]

The post Zjarri në Dishnicë, flakët vijojnë prej orësh, temperaturat dhe era e fortë përhapin vatrat appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit

Kosova po përballet me një situatë alarmante për shkak të zjarreve që kanë përfshirë gjithë territorin e vendit. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar mbi 320 vatra zjarri, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Një zjarrfikës nga Gjakova dhe një qytetar nga komuna e Klinës janë viktimat e fundit të këtyre zjarreve […]

The post Zjarret në Kosovë shkaktojnë dy viktima, mbi 320 vatra në javën e fundit appeared first on BoldNews.al.

Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë

Një jaht që transportonte emigrantë të paligjshëm është ndaluar në Kanalin Anglez. Shtatë persona, përfshirë ekuipazhin dhe emigrantët, janë arrestuar gjatë operacionit të Forcës Kufitare dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA). Jahti, i cili vinte nga Franca veriore, u lokalizua pranë Ishullit Wight të dielën pasdite. Dy anëtarët e ekuipazhit, dy burra ukrainas, 43 dhe […]

The post Kapet jahti me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez, 4 shqiptarë pasagjerë appeared first on BoldNews.al.

Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehur, mes tyre drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), anëtarë të stafit akademik, punonjës të administratës dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për abuzime me tenderat publikë. Sipas njoftimit të SPAK, hetimet ndaj procedimit penal nr. 13/1 të vitit 2022 (i ndarë nga procedimi penal nr. 13/2022) kanë […]

The post Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK dërgon për gjykim 29 të pandehur appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelia Edison Haxhiun, i akuzuar për përfshirje në vrasjen e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës. Vendimi është marrë pas pranimit të kërkesës së avokatit mbrojtës Sokol Tahiraj, i cili argumentoi se ishin tejkaluar afatet ligjore të paraburgimit dhe […]

The post Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në vend, 13 vatra të raportuara, 9 ende aktive

Deri në orën 14:00 të së martës janë raportuar 13 vatra zjarri në disa zona të vendit. Nga këto, 3 janë shuar, 9 janë ende aktive dhe 1 është në monitorim. Vatrat e shuar: Fshati Guras, Pogradec Fshati Lapardha, Berat Fshati Buz Madh, Fier Zonat ku zjarret vijojnë të jenë aktive: Dibër: Në Parkun Kombëtar […]

The post Zjarret në vend, 13 vatra të raportuara, 9 ende aktive appeared first on BoldNews.al.

❌