Takimi Kurti-Limaj, dalin detajet e fundit të negociatave
Negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate për një marrëveshje bashkëqeverisëse janë intensifikuar në ditët e fundit. Derisa nuk ka ende një konfirmim zyrtar, përfaqësues të të dy subjekteve kanë dhënë sinjale për afrimin e qëndrimeve.
Në koalicionin LVV-Guxo dhe Alternativa janë optimistë se do të arrihet marrëveshja me Nismën, siç thonë, vetëm për postet në ekzekutiv, pasi nuk lëvizin nga emri i Albulena Haxhiut për kryeparlamentare.
Ndërkaq, në Nismën Socialdemokrate deklarojnë se nuk kanë kushte për bashkëpunim me LVV-në, derisa shtojnë se ditët në vijim do të shohin a do të binden nga oferta e LVV-së për koalicion qeverisës.
Megjithatë, vihet në pah se përkundër kësaj marrëveshje duhet të sigurohet edhe vota e një deputeti për të krijuar shumica parlamentare prej 61 deputetëve.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e kaluar ka paraqitur një ofertë konkrete karshi liderit të Nismës, Fatmir Limaj, për koalicion qeverisës. Sipas tij, në ditët në vijim do të ketë sërish takime dhe do të shihet nëse do të ketë marrëveshje për formim të institucioneve të reja para afatit obligues të Gjykatës Kushtetuese për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili skadon më 26 korrik.
Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se pas takimit të fundit Kurti-Limaj ka mundësi të mëdha të arrihet një marrëveshje.
Limaj, në takimet paraprake me Albin Kurtin, është shprehur i interesuar që në kuadër të marrëveshjes me LVV-në të marrë vetëm postin e kryekuvendarit dhe jo të përfshihet në koalicion qeverisës.
Mirëpo, Kusari-Lila deklaron se tashmë është bërë e qartë se grupi i tyre parlamentar nuk ka votë për Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit, mirëpo po shikohen variantet tjera për pozicionet në ekzekutiv.
âNuk mund tĂ« flas pĂ«r detaje tĂ« diskutimit pasi qĂ« nĂ« diskutim apo nĂ« negociata Ă«shtĂ« vetĂ« kryeministri me zotĂ«ri Limaj. Do tĂ« thotĂ« qĂ« ata janĂ« tĂ« dytĂ« qĂ« diskutojnĂ«, por pĂ«rderisa ka diskutime nĂ« vazhdimĂ«si dhe ka ende paralajmĂ«rime pĂ«r takim, unĂ« mendoj qĂ« ka mundĂ«si tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje. Ajo çka ka qenĂ« e qartĂ« nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« tĂ« dytĂ« tĂ« diskutimeve, gjegjĂ«sisht ju e dini qĂ« ka pasur takime edhe nĂ« fillim tĂ« mbajtjes sĂ« seancave konstituive me udhĂ«heqĂ«sin e NismĂ«s Socialdemokrate, zotin Limaj, Ă«shtĂ« se tashmĂ« Ă«shtĂ« e ditur se nga grupi ynĂ« parlamentar i pĂ«rbĂ«rĂ« nga tri parti, LĂ«vizja VetĂ«vendosje, Guxo dhe Alternativa, nuk ka pasur vota tĂ« mjaftueshme pĂ«r tâu zgjedhur zotĂ«ri Limaj kryetar i Kuvendit⊠UnĂ« jam e bindur se janĂ« duke u shqyrtuar variantet tjera, gjegjĂ«sisht mundĂ«si tĂ« tjera, por prapĂ« po them qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« Ă«shtĂ« ende herĂ«t tĂ« thuhet çkado pĂ«r shkak se nuk Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje e finalizuar⊠NĂ«se Ă«shtĂ« marrĂ«veshje politike, Ă«shtĂ« marrĂ«veshje pĂ«r bashkĂ«qeverisje, atĂ«herĂ« duhet tĂ« diskutohen pozicionet nĂ« ekzekutiv, besoj unĂ«, apo edhe pozicionet tjera nĂ« kuadĂ«r tĂ« Kuvenditâ, thekson Kusari-Lila.
Në anën tjetër, anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi, thotë për KosovaPress se nuk kanë paraqitur kushte për bashkëpunim me LVV-në. Megjithatë, sipas tij, vazhdojnë të insistojnë në emrin e Fatmir Limajt për kryeparlamentar. Kjo çështje, sipas Matoshit, është ngritur edhe në takimin e javës së kaluar mes Kurtit dhe Limajt.
Ai nuk tregon ofertën që Kurti ia ka bërë Limajt për koalicion qeverisës, mirëpo shton se rezultatet e takimeve në ditët në vijim do të përcaktojnë nëse Nisma do të bindet të jetë pjesë e ekzekutivit me LVV-në.
âNormalisht se ne mendojmĂ« qĂ« Fatmir Limaj, kryetar i Kuvendit, Ă«shtĂ« zgjidhja mĂ« e mirĂ« edhe pĂ«r LĂ«vizjen VetĂ«vendosje. Nuk Ă«shtĂ« veç pĂ«r NismĂ«n Socialdemokrate, Ă«shtĂ« edhe pĂ«r LĂ«vizjen VetĂ«vendosje. Normalisht qĂ« kĂ«to ia themi LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, sepse kemi njĂ« kundĂ«rshtim tĂ« madh pĂ«r zonjĂ«n Haxhiu nga gjitha subjektet tjera politike⊠Tema e kryetarit tĂ« Kuvendit ka qenĂ« pjesĂ« e bisedave tĂ« fundit. Do tĂ« jetĂ« prapĂ« pjesĂ« e bisedave qĂ« mund tĂ« ketĂ« kĂ«to dy-tri ditĂ«. Nisma nuk ka paraqitur kushte, nuk vendos kushte. Nuk Ă«shtĂ« e interesuar me ngulĂ« kĂ«mbĂ« edhe me kushtĂ«zuar me njĂ« pikĂ« tĂ« caktuar⊠NdĂ«rkohĂ«, rezultatet e bisedimeve do ta pĂ«rcaktojnĂ« nĂ«se ne do tĂ« bindemi qĂ« tĂ« jemi pjesĂ« e njĂ« ekzekutivi me LĂ«vizjen VetĂ«vendosjeâ, thekson Matoshi.
Pavarësisht mundësisë së arritjes së marrëveshjes me Nismën, në koalicioninin LVV-GUXO-Alternativa thonë se duhet të sigurohet edhe një deputet për të krijuar shumicën parlamentare që do të zgjidhte kryetarin e Kuvendit dhe qeverinë e re.
Sipas Kusari-Lilës, LVV bashkë me partnerët aktualisht ka 57 vota, duke u bazuar në gjashtë tentimet për votim të hapur të kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.
NdĂ«rkaq, pĂ«r formimin e qeverisĂ« nevojiten 61 vota. Nga zgjedhjet e shkurtit, LVV-ja ka siguruar 47 ulĂ«se nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s, PDK-ja 25, LDK-ja 20, AAK-Nisma tetĂ« deputetĂ« ndĂ«rkaq, 20 ulĂ«se janĂ« tĂ« garantuara pĂ«r komunitetet pakicĂ« â dhjetĂ« pĂ«r serbĂ«t dhe dhjetĂ« pĂ«r pakicat e tjera.
Kusari-Lila shton se me tri votat e Nismës bëhen gjashtëdhjetë deputetë, mirëpo është e bindur që do të bëhen 61 pas arritjes së marrëveshjes me Nismën, por nuk tregon se si do të sigurojnë votën edhe të një deputeti.
âJemi nĂ« kufij tĂ« gjysmĂ«s, bĂ«hen gjashtĂ«dhjetĂ« me njĂ« matematikĂ« tĂ« thjeshtĂ«, por jemi tĂ« bindur qĂ« mund tĂ« bĂ«hen gjashtĂ«dhjetĂ« e njĂ« pas arritjes sĂ« marrĂ«veshjes me NismĂ«n⊠Me deputetĂ«t nga Kuvendi i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, tash kush do tĂ« jetĂ« vota e gjashtĂ«dhjetĂ« e njĂ«, mbetet tĂ« shihet, por jam e bindur se nĂ«se arrijmĂ« deri nĂ« diskutim ose marrĂ«veshje me NismĂ«n Socialdemokrate, atĂ«herĂ« do tĂ« mund tĂ« kemi edhe votĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« arritur gjashtĂ« e njĂ«shinâ, shton ajo.
ShqetĂ«sim tĂ« tillĂ« ka edhe anĂ«tari i KryesisĂ« sĂ« NismĂ«s, Fatmir Matoshi, i cili kĂ«rkon nga LVV-ja qĂ« tâi sigurojĂ« 58 deputetĂ« tĂ« tjerĂ« dhe mĂ« pas tĂ« llogarisĂ« nĂ« tri votat e NismĂ«s.
Sipas tij, nëse LVV-ja ka vullnet politik, nuk është e pamundur të sigurohen edhe dy vota nga komunitetet joserbe, të cilët deri tani kanë shprehur rezerva për bashkëpunim me LVV-në: deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, si dhe deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha.
âLĂ«vizja VetĂ«vendosje duhet me i pas edhe pesĂ«dhjetĂ« e tetĂ« tĂ« tjera pĂ«r me kriju shumicĂ« parlamentare. Tani ata janĂ« nĂ« bisedime edhe me deputetĂ« tĂ« tjerĂ«, edhe nga pakicat joserbe. Nuk Ă«shtĂ« e pamundshme qĂ« tĂ« arrijmĂ« numrin 58, nĂ«se kanĂ« vullnet nga ana e LĂ«vizjes VetĂ«vendosje. UnĂ« besoj qĂ« kjo gjĂ« Ă«shtĂ« e arritshme dhe nuk do tĂ« ishte fare problemâ, thekson Matoshi.
Kosova nuk ka themeluar institucionet e reja, përkundër që zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka obliguar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të konstituojnë legjislaturën e nëntë deri më 26 korrik, mirëpo nuk ka specifikuar pasojat juridike nëse nuk ndodh një gjë e tillë.
Kuvendi nesër do të tentojë për herë të 51-të konstituimin e legjislaturës së nëntë./KP/
The post Takimi Kurti-Limaj, dalin detajet e fundit të negociatave appeared first on Telegrafi.