❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BRAZIL – Bllokohet foltorja pas urdhĂ«rit pĂ«r arrest shtĂ«pie pĂ«r ish-presidentin Bolsonaro.

RIO DE ZHANEJRO, 6 gusht /ATSH-DPA/ – LigjvĂ«nĂ«s dhe senatorĂ« tĂ« krahut tĂ« djathtĂ« kanĂ« zĂ«nĂ« foltoret nĂ« tĂ« dy dhomat e Kongresit brazilian nĂ« shenjĂ« proteste kundĂ«r arrestit tĂ« shtĂ«pisĂ« tĂ« urdhĂ«ruar pĂ«r ish-presidentin Jair Bolsonaro.

“Nuk do tĂ« largohemi derisa presidentĂ«t e tĂ« dy dhomave tĂ« takohen pĂ«r tĂ« zgjidhur njĂ« problem tĂ« sovranitetit kombĂ«tar”, tha Sostenes Cavalcante, kreu i grupit parlamentar i PartisĂ« Liberale (PL) tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« tĂ« Bolsonaros.

Bolsonaro u vu të hënën në arrest shtëpie me urdhër të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes për shkelje të kufizimeve të vendosura nga gjykata në një rast që lidhet me akuzat për komploti në një përpjekjeje për grusht shteti në vitin 2022.

Politikanët kanë bërë thirrje për një votim mbi procedurat e shkarkimit kundër Moraes, si dhe një amnisti për persona të përfshirë në sulmin ndaj ndërtesave qeveritare në janar 2023.

Derisa të ndodhë kjo, ata synojnë të bllokojnë të gjitha votat në Kongres.

Pasi Bolsonaro u mund në zgjedhjet e Brazilit në vitin 2022 nga rivali i krahut të majtë Luiz Inacio Lula da Silva, mbështetësit e tij, të cilët refuzuan të pranonin fitoren e Lulës, sulmuan Kongresin, Gjykatën Supreme dhe pallatin presidencial në Brasília më 8 janar 2023, duke shkaktuar dëme të mëdha.

olsonaro ka mohuar të gjitha akuzat që lidhen me përpjekjen për grusht shteti. /Ad.Ab./

 

The post BRAZIL – Bllokohet foltorja pas urdhĂ«rit pĂ«r arrest shtĂ«pie pĂ«r ish-presidentin Bolsonaro. appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEKNOLOGJI – Gjermania drejt legalizimit tĂ« ruajtjes nĂ«ntokĂ«sore tĂ« CO2

BERLIN, 6 gusht /ATSH- DPA/  – Qeveria e GjermanisĂ« miratoi sot projektligjin qĂ« do tĂ« legalizonte ruajtjen nĂ«ntokĂ«sore tĂ« dioksidit tĂ« karbonit, njĂ« hap kyç nĂ« strategjinĂ« e saj pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur objektivat klimaterike.

Planet pĂ«rfshijnĂ« zhvillimin e njĂ« rrjeti kombĂ«tar tĂ« transportit tĂ« CO2 pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar kapjen dhe ruajtjen e karbonit (CCS), veçanĂ«risht pĂ«r sektorĂ«t industrialĂ« qĂ« janĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u zbutur.

Vendimi i kabinetit shënon një ndryshim të rëndësishëm politik. Deri më tani, përdorimi i teknologjive CCS është bllokuar në mënyrë efektive në Gjermani.

Projektligji duhet të miratohet ende nga ligjvënësit në parlament.

Ministrja e EkonomisĂ« Katherina Reiche e pĂ«rshkroi paketĂ«n si njĂ« “moment historik” nĂ« dekarbonizimin e industrisĂ« gjermane. Robert Habeck, paraardhĂ«s I ministres Reiche, kishte propozuar gjithashtu legjislacion tĂ« ngjashĂ«m, por mosmarrĂ«veshjet politike nĂ« qeverinĂ« e mĂ«parshme tĂ« koalicionit i prishĂ«n kĂ«to plane.

Legjislacioni do të lejonte që CO2 të kapet në vendet industriale, të transportohet nëpërmjet tubacioneve dhe të ruhet nën tokë, kryesisht nën shtratin e detit në zonën ekskluzive ekonomike të Gjermanisë. Magazinimi në ujërat bregdetare dhe zonat e mbrojtura do të ndalohet.

Fokusi është në sektorët ku emetimet janë aktualisht të pashmangshme, siç është prodhimi i çimentos, gëlqeres dhe aluminit. Këto procese ende nuk mund të dekarbonizohen nëpërmjet elektrifikimit ose zëvendësimit të materialeve. Megjithatë, ligji do të përjashtonte në mënyrë të qartë emetimet nga termocentralet me qymyr nga ruajtja nëpërmjet kësaj metode.

Qeveria gjithashtu dëshiron të mundësojë ndërtimin e tubacioneve të CO2 dhe të lejojë pjesëmarrjen gjermane në projektet e magazinimit ndërkufitar, siç janë ato në Norvegji. Ndërsa magazinimi i përhershëm i CO2 në tokë nuk do të lejohet në të gjithë vendin, shtetet do të kenë mundësinë ta legalizojnë atë nëpërmjet legjislacionit rajonal. /Ad.Ab./

The post TEKNOLOGJI – Gjermania drejt legalizimit tĂ« ruajtjes nĂ«ntokĂ«sore tĂ« CO2 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Presidentja zvicerane nĂ« Uashington pĂ«r tĂ« shmangur tarifĂ«n prej 39 %

ZYRIH, 6 gusht /ATSH/ – Presidentja e ZvicrĂ«s, Karin Keller-Sutter, tha se pati sot njĂ« “takim shumĂ« tĂ« mirĂ«â€ me sekretarin amerikan tĂ« Shtetit, Marco Rubio, ndĂ«rsa Zvicra pĂ«rpiqet tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« tarifĂ« shkatĂ«rruese prej 39% mbi eksportet e saj drejt Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, sipas Reuters

Sipas një burimi zviceran të njohur me diskutimet, Uashingtoni mund të kërkojë më shumë eksporte energjie dhe të mbrojtjes drejt Zvicrës. Në këmbim, zviceranët po synojnë të ulin taksat doganore mbi mallrat që shesin në SHBA, që është tregu i tyre më i madh i eksportit dhe një blerës i rëndësishëm i orëve zvicerane, makinerive dhe çokollatës.

“PatĂ«m njĂ« takim shumĂ« tĂ« mirĂ« sot. Kishim njĂ« shkĂ«mbim shumĂ« miqĂ«sor dhe tĂ« hapur” u tha Keller-Sutter gazetarĂ«ve pas takimit nĂ« Departamentin e Shtetit nĂ« Uashington.

Keller-Sutter nuk iu përgjigj një pyetjeje nëse Zvicra do të ofronte diçka më shumë për të shmangur tarifën 39% që është planifikuar të vendoset mbi produktet e saj.

NĂ« rrjetet sociale, Keller-Sutter mĂ« pas shkroi se ajo dhe Rubio kishin “diskutuar pĂ«r bashkĂ«punimin dypalĂ«sh, situatĂ«n e tarifave dhe çështje ndĂ«rkombĂ«tare”.

Zvicra u trondit javçn e kaluar nga vendimi i presidentit Donald Trump për të aplikuar këtë normë të lartë,një nga më të lartat që ai ka shpallur që nga nisja e riformatimit global të tregtisë , e cila rrezikon të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë eksportuese të Zvicrës.

Keller-Sutter dhe Ministri i Ekonomisë, Guy Parmelin, udhëtuan dje për në Uashington për negociata të minutës së fundit, me qëllim uljen e tarifave para se ato të hyjnë të enjten në fuqi.

Parmelin kishte ngritur më parë mundësinë që Zvicra të blejë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje më të favorshme.

Sipas një marrëveshjeje që BE arriti me Uashingtonin muajin e kaluar për të siguruar një tarifë më të ulët prej 15%, Brukseli ra dakord të blejë 750 miliardë dollarë në LNG, naftë dhe produkte energjie bërthamore gjatë tre viteve të ardhshme.

Ndërsa BE-ja nuk bëri ndonjë premtim zyrtar për të blerë më shumë armë amerikane, ajo i sygjeroi negociatorëve amerikanë se furnizuesit amerikanë do të përfitonin nga rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, në përputhje me angazhimet më të larta të NATO-s, të rëna dakord nën presionin e Trump-it. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Presidentja zvicerane nĂ« Uashington pĂ«r tĂ« shmangur tarifĂ«n prej 39 % appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Zelensky: Rusia tani duket mĂ« e prirur drejt njĂ« armĂ«pushimi

KIEV, 6 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia dukej “mĂ« e prirur” pĂ«r njĂ« armĂ«pushim, por paralajmĂ«roi se detajet e çdo marrĂ«veshjeje tĂ« mundshme janĂ« thelbĂ«sore dhe as Ukraina dhe as SHBA-ja nuk duhet tĂ« mashtrohen nga Moska, sipas “Reuters”.

Deklarata erdhi pasi presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump raportoi se takimi i tĂ« dĂ«rguarit tĂ« tij tĂ« posaçëm Steve Witkoff  me udhĂ«heqĂ«sin rus Vladimir Putin sot nĂ« MoskĂ« kishte patur “progres tĂ« madh”, megjithĂ«se Trump nuk dha detaje specifike rreth diskutimeve.

Pas takimit të Witkoff me Putinin, Zelensky mori pjesë në një telefonatë me presidentin Trump ku ishin të pranishëm dhe aleatë evropianë.

“Ukraina do ta mbrojĂ« patjetĂ«r pavarĂ«sinĂ« e saj. Ne tĂ« gjithĂ« kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« paqe tĂ« qĂ«ndrueshme dhe tĂ« besueshme. Rusia duhet t’i japĂ« fund luftĂ«s qĂ« ajo vetĂ« e filloi”, shkroi Zelenskiy nĂ« X.

Së fundmi, Trump ka shprehur pakënaqësi ndaj Putinit dhe ka vendosur një afat deri të premten që Rusia të bëjë paqe me Ukrainën, përndryshe do të përballet me sanksione më të ashpra. Ndërsa Trump e cilësoi vizitën e Witkoff si shumë produktive, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se sanksionet dytësore ndaj vendeve që bëjnë biznes me Rusinë pritet të hyjnë të premten në fuqi.

“Presioni ndaj (RusisĂ«) funksionon. Por gjĂ«ja mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« mos na mashtrojnĂ« nĂ« detaje, as ne, as Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s”,  shtoi Zelensky. /Ad.Ab./

 

The post UKRAINË – Zelensky: Rusia tani duket mĂ« e prirur drejt njĂ« armĂ«pushimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM – Starmer mbron planin pĂ«r njohjen e shtetit palestinez

LONDËR,  6 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri britanik Keir Starmer tha se kishte njĂ« “ndjenjĂ« neverie” pĂ«r vuajtjet nĂ« Gaza, ndĂ«rsa mbrojti planin e tij pĂ«r tĂ« njohur potencialisht shtetin palestinez.

Starmer ka thënë se Britania e Madhe do të njohë një shtet palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk pranon të përmbushë kushte të caktuara, duke përfshirë menaxhimin e krizës humanitare, zbatimin e një armëpushimi dhe ringjalljen e perspektivës së një zgjidhjeje me dy shtete.

Por ai këmbënguli se ky veprim nuk ishte një nxitje propagande për Hamasin, duke thënë se organizata terroriste nuk mund të luante asnjë rol në asnjë qeveri të ardhshme.

Qasja e kryeministrit është kritikuar nga qeveria izraelite dhe një protestë për qëndrimin e tij do të zhvillohet në Londër në fundjavë.

Demonstruesit, përfshirë disa anëtarë britanikë të familjeve të pengjeve që mbahen ende nga Hamasi, do të marshojnë në Downing Street duke kërkuar lirimin e pengjeve të mbetura para çdo bisede për njohjen e Palestinës.

I pyetur nĂ«se i kishte dhĂ«nĂ« Hamasit njĂ« nxitje nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me publikun duke folur pĂ«r njohjen, Starmer i tha “Channel 5 se “ata duhet t’i lirojnĂ« pengjet menjĂ«herĂ« dhe nuk duhet tĂ« luajnĂ« absolutisht asnjĂ« rol nĂ« qeverisjen e PalestinĂ«s nĂ« asnjĂ« moment”.

Ai tha se pengjet e marra gjatĂ« sulmeve tĂ« 7 tetorit 2023 ishin mbajtur pĂ«r njĂ« “kohĂ« shumĂ«, shumĂ« tĂ« gjatĂ« nĂ« rrethana tĂ« tmerrshme, rrethana tĂ« paimagjinueshme, dhe Hamasi Ă«shtĂ« njĂ« organizatĂ« terroriste, dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse unĂ« jam vĂ«rtet i qartĂ« pĂ«r Hamasin”.

Starmer shtoi se  “krahas kĂ«saj, ne duhet tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« mundemi pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar situatĂ«n e tmerrshme nĂ« terren nĂ« Gaza. Ne kemi nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ« nĂ« vĂ«llim dhe nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ«â€.

NjerĂ«zit kanĂ« parĂ« “imazhet e urisĂ«â€ nĂ« Gaza, tha ai, duke shtuar se “publiku britanik mund ta shohĂ« atĂ« dhe ka njĂ« ndjenjĂ« neverie pĂ«r atĂ« qĂ« po shohin”.

Qeveria duhej tĂ« bĂ«nte “gjithçka qĂ« mundemi” pĂ«r tĂ« marrĂ« ndihmĂ«, duke punuar me vendet e tjera “dhe Ă«shtĂ« nĂ« atĂ« kontekst qĂ« unĂ« shpreh qĂ«ndrimin tonĂ« pĂ«r njohjen”. /Ad.Ab./

The post BM – Starmer mbron planin pĂ«r njohjen e shtetit palestinez appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA -Trump e sheh zëvendëspresidentin Vance si pasardhësin e tij të mundshëm

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-DPA / – Presidenti amerikan-Donald Trump e sheh zĂ«vendĂ«spresidentin e tij JD Vance si “mĂ« tĂ« mundshmin” pĂ«r tĂ« qenĂ« kandidati i ardhshĂ«m presidencial republikan dhe kĂ«shtu njĂ« pasardhĂ«s i mundshĂ«m.

“Pra, Ă«shtĂ« shumĂ« herĂ«t, natyrisht, pĂ«r tĂ« folur pĂ«r kĂ«tĂ«, por sigurisht qĂ« ai po bĂ«n njĂ« punĂ« tĂ« shkĂ«lqyer dhe ndoshta do tĂ« ishte i preferuari nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«â€, u tha Trump gazetarĂ«ve gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp nĂ« kryeqytetin e SHBA-sĂ«.

Në këtë aktivitet morën pjesë Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem dhe prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi.

Trump gjithashtu hodhi idenë e një kandidature të përbashkët të mundshme që përfshin Vance dhe Rubio.

“Mendoj se Marco Ă«shtĂ« gjithashtu dikush qĂ« ndoshta do tĂ« bashkohej me JD nĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre”, tha ai. “Gjithashtu mendoj se kemi njerĂ«z tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, disa nga njerĂ«zit nĂ« skenĂ« kĂ«tu”.

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë planifikuar për vitin 2028. Trump nuk e ka përjashtuar plotësisht kandidaturën e tij, pasi ai dhe rrethi i tij shpesh aludojnë për mundësinë e një mandati të tretë.

MegjithatĂ«, sipas Amendamentit tĂ« 22-tĂ« tĂ« KushtetutĂ«s sĂ« SHBA-sĂ«, askush nuk mund tĂ« zgjidhet president mĂ« shumĂ« se dy herĂ«. Kur u pyet dje nĂ« njĂ« intervistĂ« me  kanalin televiziv “CNBC” nĂ«se do tĂ« kandidonte pĂ«rsĂ«ri, Trump  u pĂ«rgjigj “ndoshta jo”.  /Ad.Ab./

The post SHBA -Trump e sheh zëvendëspresidentin Vance si pasardhësin e tij të mundshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump dyfishon tarifat ndaj IndisĂ« nĂ« 50% pĂ«r shkak tĂ« blerjeve tĂ« naftĂ«s ruse

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s do tĂ« vendosin njĂ« tarifĂ« shtesĂ« prej 25% ndaj mallrave indiane brenda 21 ditĂ«sh, duke pĂ«rmendur si arsye vazhdimin e blerjeve tĂ« naftĂ«s nga Rusia, sipas njĂ« urdhri ekzekutiv tĂ« nĂ«nshkruar sot nga presidenti Donald Trump.

Trump vendosi  javën e kaluar një tarifë fillestare prej 25% për mallrat nga India, e cila do të hyjë në fuqi të enjten, ndërsa kritikoi ashpër New Delhin për lidhjet e tij ushtarake dhe energjetike me Rusinë.

Me të dyja raundet në fuqi, tarifat totale për mallrat indiane do të arrinin 50% deri në fund të muajit.

Megjithatë, me taksën e fundit që nuk pritet të hyjë në fuqi për tre javë, India ende ka potencialisht kohë për të provuar të qetësojë tensionet.

Në të kaluarën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar kryeministrit indian Narendra Modi të ndërpresë varësinë nga nafta e lirë ruse dhe të ndalojë blerjet në sektorin e mbrojtjes nga Moska, duke thënë se hapa të tillë do të ndihmonin në përfundimin e luftës.

Rritja e fundit e tarifave vjen përpara një afati të caktuar nga Trump për Rusinë për të rënë dakord për një armëpushim ose marrëveshje paqeje në luftën e saj me Ukrainën, e cila tani është në vitin e katërt.

 

Në qershor, India ishte blerësi i dytë më i madh i lëndëve djegëse fosile ruse pas Kinës, me blerje që arrinin një total prej 5,2 miliardë dollarësh.

Sipas ekspertëve të energjisë nga organizata e pavarur kërkimore CREA, nafta bruto përbënte 80% të shitjeve. India merr naftë ruse dhe furnizime të tjera energjie me zbritje të konsiderueshme, nën vlerën e tregut global.

Masa e fundit tregtare e Trump erdhi ndërsa i dërguari i tij i posaçëm Steve Witkoff u takua sot në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin

Vëzhguesit rusë thanë se Witkoff sapo ishte larguar nga kryeqyteti kur njoftimi i tarifave u tërhoq. Bisedimet, të cilat zgjatën tre orë, me sa duket nuk dhanë ndonjë rezultat. /Ad.Ab.

The post SHBA – Trump dyfishon tarifat ndaj IndisĂ« nĂ« 50% pĂ«r shkak tĂ« blerjeve tĂ« naftĂ«s ruse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SKOCI – MijĂ«ra njerĂ«z kalojnĂ« natĂ«n e dytĂ« pa energji elektrike nĂ« vendin e goditur nga stuhia “Floris”

EDINBURG, 6 gusht /ATSH-DPA) – MijĂ«ra njerĂ«z kanĂ« kaluar natĂ«n e dytĂ« pa energji elektrike pasi  stuhia “Floris” pĂ«rfshiu tĂ« hĂ«nĂ«n SkocinĂ«.

Dhjetëra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike pas erërave të forta në fillim të javës.

Kompania e shpërndarjes së Rrjeteve të Energjisë Elektrike Skoceze  tha se që nga ora 8:30 e mëngjesit (07:30 GMT) e ditës së sotme, 68 000 njerëzve  ju  është siguruar  energjia elektrike.

Puna vazhdon për të rilidhur 3 900 njerëz të tjerë që janë ende pa energji.

Ajo tha se 95% e personave  qĂ« humbĂ«n furnizimin me energji elektrike  pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ« “Floris” kanĂ« marrĂ« sĂ«rish shĂ«rbim.

Andy Smith, drejtori i operacioneve tĂ« klientĂ«ve tĂ« “SSEN” pĂ«r veriun e SkocisĂ«, tha mbrĂ«mĂ« se “stuhia Floris ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht e fuqishme, veçanĂ«risht pĂ«r njĂ« stuhi nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« tĂ« vitit”.

“JanĂ« rrĂ«zuar shumĂ« pemĂ« qĂ« kanĂ« duruar disa stuhi tĂ« mĂ«parshme dhe janĂ«  shkaktuar disa dĂ«me nĂ« rrjet”, tha ai. “Dua tĂ« falĂ«nderoj klientĂ«t tanĂ« pĂ«r mirĂ«kuptimin dhe durimin e tyre ndĂ«rsa ne vazhdojmĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« tĂ« madhe; po bĂ«jmĂ« çmos pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« njerĂ«zve vlerĂ«sime realiste dhe tĂ« informuara se kur do t’u rikthejmĂ« energjinĂ« elektrikee”, shtoi ai.

“U jam gjithashtu mirĂ«njohĂ«s ekipeve nga partnerĂ«t tanĂ« tĂ« kontratĂ«s dhe operatorĂ«t e tjerĂ« tĂ« rrjetit pĂ«r mbĂ«shtetjen e pĂ«rpjekjeve tona”, theksoi Smith.

Stuhia shkaktoi gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme në rrjetin hekurudhor të Skocisë.

Rrjeti Hekurudhor njoftoi se ekipet kanĂ« punuar “pa u lodhur” pĂ«r tĂ« riparuar dĂ«met nĂ« infrastrukturĂ«. /Ad.Ab./

 

The post SKOCI – MijĂ«ra njerĂ«z kalojnĂ« natĂ«n e dytĂ« pa energji elektrike nĂ« vendin e goditur nga stuhia “Floris” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Rusia godet lidhjen energjetike qĂ« furnizon vendin me gazin amerikan

Kiev/MoskĂ«, 6 gusht /ATSH DPA/ – Forcat ruse kanĂ« intensifikuar sulmet ndaj UkrainĂ«s, duke goditur sot infrastrukturĂ«n kritike dhe zona civile nĂ« jug tĂ« vendit .

Autoritetet ukrainase raportuan një sulm me dron ndaj një stacioni të rëndësishëm kompresimi gazi në rajonin e Odesës, pjesë e rrugës së gazsjellësit Trans-Ballkanik.

Ministrja e EnergjisĂ«, Svitlana Grynchuk, dĂ«noi sulmin, duke deklaruar se “Moska po pĂ«rdor tĂ« gjitha mjetet dhe presionin e mundshĂ«m pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar pavarĂ«sinĂ« energjetike tĂ« EuropĂ«s”.

Ky gazsjellës, i rëndësishëm për transportimin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA dhe Azerbajxhani përmes Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë drejt Ukrainës, është kthyer në një arterie strategjike, ndërsa Kievi përballet me shkatërrimin e kapaciteteve të brendshme energjetike nga Rusia.

Në fshatin Orlivka, pranë kufirit me Rumaninë, sulmet me dron shkaktuan një zjarr të madh që ishte i dukshëm edhe nga territori rumun, sipas mediave lokale.

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmet ndaj sistemit të transportit të gazit të Ukrainës, por nuk dha vendndodhje specifike.

Sulme të tjera dëmtuan objekte tregtare dhe ndërtesa banimi në rajonin e Dnipropetrovskut, ndërsa dronët rusë goditën zona përgjatë Danubit jugor, sipas zyrtarëve ukrainas.

Edhe zonat civile kanĂ« pĂ«suar dĂ«me gjatĂ« sulmeve. “TĂ« paktĂ«n dy persona janĂ« vrarĂ« dhe dhjetra tĂ«  tjerĂ« janĂ« plagosur pasi bombardimet ruse goditĂ«n njĂ« kamp pushimi pranĂ« ZaporizhjĂ«s, duke dĂ«mtuar disa kabina”, njoftuan autoritetet lokale.

Gjatë natës, Ukraina kreu një sulm hakmarrës me dron ndaj një depoje karburanti në Bryansk, Rusi. /Ad.Ab./

 

The post UKRAINË – Rusia godet lidhjen energjetike qĂ« furnizon vendin me gazin amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ«

TEHERAN, 5 gusht  /ATSH-DPA/ – Ali Larijani, kĂ«shilltari konservator i udhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Ă«shtĂ« emĂ«ruar sekretar i pĂ«rgjithshĂ«m i KĂ«shillit tĂ« fuqishĂ«m tĂ« SigurisĂ« sĂ« vendit, njoftoi sot Teherani.

Larijani, 67-vjeç, pason ish-komandantin e Korpusit me ndikim tĂ« GardĂ«s Revolucionare Islamike, Ali Akbar Ahmadian, i cili do tĂ« marrĂ« njĂ« pozicion tĂ« sapokrijuar nĂ« qeveri, sipas agjencisĂ« shtetĂ«rore tĂ« lajmeve “Tasnim”.

Këshilli i Sigurisë merret me çështje që lidhen me sigurinë kombëtare dhe vendimet që ndërmerren për  mbrojtjen e vendit islamik dhe ka diskutuar shpesh programin bërthamor të vendit në të kaluarën.

Vendimet e tij për çështje të tilla duhet të miratohen nga udhëheqësi suprem i vendit.

Këshilli kryesohet nga presidenti Masoud Pezeshkian dhe përfshin dhjetra anëtarë të tjerë, përfshirë disa ministra dhe gjeneralë.

Mbetet e paqartë nëse emërimi i nivelit të lartë do të sjellë një ndryshim kursi brenda aparatit të pushtetit të Iranit.

Larijani planifikoi të kandidonte për president vitin e kaluar, por u skualifikua nga Këshilli i Rojësve, një organ qendror mbikqyrës.

Ish-gjeneral brigade dhe matematikan në profesion, Larijani konsiderohet pjesë e elitës tradicionale të Iranit, por vitet e fundit ka marrë vazhdimisht pozicione më të moderuara. Ai më parë shërbeu si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë nga viti 2005 deri në vitin 2007. /Ad.Ab./

The post TEHERAN – Irani emĂ«ron kreun e ri tĂ« KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Kievi: Rusia dĂ«rgon 9 000 ushtarĂ« shtesĂ« çdo muaj pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« UkrainĂ«

KIEV, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia Ă«shtĂ« nĂ« gjendje tĂ« dĂ«rgojĂ« 9 000 ushtarĂ« shtesĂ« çdo muaj pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« UkrainĂ«, pavarĂ«sisht humbjeve tĂ« mĂ«dha qĂ« ka pĂ«suar, deklaroi sot  komandanti i PĂ«rgjithshĂ«m i forcave ukrainase, Oleksandr Syrskyi.

“Ushtria ruse synon tĂ« formojĂ« 10 divizione tĂ« tjera deri nĂ« fund tĂ« vitit”, shkroi Syrskyi nĂ« Facebook.

“Prandaj, nuk kemi zgjidhje tjetĂ«r veçse tĂ« vazhdojmĂ« masat e mobilizimit, tĂ« pĂ«rmirĂ«sojmĂ« stĂ«rvitjen luftarake dhe tĂ« forcojmĂ« komponentin e dronĂ«ve tĂ« forcave tona tĂ« armatosura”, tha shefi i ushtrisĂ«.

Syrskyi e vlerësoi numrin e viktimave ruse në luftë në më shumë se 33,000 ushtarë në korrik.

Syrskyi tha se situata ishte veçanërisht kritike në seksionet e vijës së frontit pranë Pokrovsk, Dobropillia dhe Novopavlivka në Ukrainën lindore.

Në ditët e fundit, vëzhguesit ushtarakë nga të dyja palët kanë raportuar përfitime territoriale ruse, veçanërisht pranë Pokrovskut dhe Myrnohradit në rajonin e Donetskut. /Ad.Ab./

 

 

The post UKRAINË – Kievi: Rusia dĂ«rgon 9 000 ushtarĂ« shtesĂ« çdo muaj pĂ«r tĂ« luftuar nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUMANI – Vdes ish-presidenti, Ion Iliescu qĂ« udhĂ«hoqi tranzicionin e tregut tĂ« lirĂ«

BUKURESHT, 5 gusht /ATSH-AGERPRES/ – Ish-presidenti rumun Ion Iliescu, i cili udhĂ«hoqi tranzcionin kaotik tĂ« vendit nga komunizmi nĂ« demokraci, vdiq sot nĂ« moshĂ«n 95-vjeçare.

Iliescu ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe ishte shtruar në spital në fillim të qershorit në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

“Me keqardhje tĂ« thellĂ« qeveria njofton ndarjen nga jeta tĂ« ish-presidentit tĂ« RumanisĂ«, Ion Iliescu”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« qeveritare.

Iliescu ishte presidenti i parë i dalë fitues në zgjedhjet e lira në Rumani dhe shërbeu dy herë, midis viteve 1990-1996 dhe 2000-2004.

Ai u akuzua për krime kundër njerëzimit gjatë revoltës së dhunshme që rrëzoi regjimin komunist të Rumanisë në vitin 1989, por gjithmonë i mohoi akuzat.

I lindur në vitin 1930, në qytetin jugor të Oltenitës, Iliescu studioi inxhinieri në Rusi dhe më vonë u kthye në Rumani, ku u bashkua me Partinë Komuniste.

Pas zgjedhjes së tij si president në vitin 1990 me Partinë Social Demokrate, ai u rizgjodh për një mandat katërvjeçar, por pësoi humbje në vitin 1996.

Iliescu u rikthye në pushtet në vitin 2000 për një mandat të tretë dhe të fundit, gjatë të cilit Rumania iu bashkua NATO-s dhe nisi përpjekjen e saj për anëtarësim në BE. /Ad.Ab./

 

The post RUMANI – Vdes ish-presidenti, Ion Iliescu qĂ« udhĂ«hoqi tranzicionin e tregut tĂ« lirĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SUEDI – Vendet anĂ«tare skandinave tĂ« NATO-s i ofrojnĂ« UkrainĂ«s 500 milionĂ« dollarĂ«

MALMOE, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Vendet skandinave tĂ« NATO-s, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, po ofrojnĂ« gjithsej mĂ« shumĂ« se 500 milionĂ« dollarĂ« pĂ«r njĂ« iniciativĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rshpejtuar dĂ«rgesat e armĂ«ve nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nĂ« UkrainĂ«.

Suedia po kontribuon me 275 milionĂ« dollarĂ« nĂ« iniciativĂ«n e “ListĂ«s sĂ« KĂ«rkesave me Prioritet pĂ«r UkrainĂ«n” (PURL) tĂ« koordinuar nga NATO, me DanimarkĂ«n qĂ« premton 580 milionĂ« krona daneze (90 milionĂ« dollarĂ«) dhe NorvegjinĂ« 1.5 miliardĂ« krona norvegjeze (146 milionĂ« dollarĂ«), njoftuan sot qeveritĂ« e tre vendeve.

Si pjesĂ« e iniciativĂ«s, vendet pjesĂ«marrĂ«se do tĂ« blejnĂ« pajisje mbrojtĂ«se nga Shtetet e Bashkuara dhe mĂ« pas do t’i vĂ«nĂ« ato nĂ« dispozicion tĂ« UkrainĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo tĂ« mund tĂ« mbrohet kundĂ«r pushtimit tĂ« vazhdueshĂ«m rus.

“Paketa skandinave pĂ«rfshin raketa pĂ«r sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”, tha ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp nĂ« Stokholm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, falënderoi tre vendet për kontributin e tyre.

Financimi siguron dërgimin e pajisjeve shpëtimtare dhe mallrave thelbësore në vijën e parë të frontit, duke forcuar pozicionin e Ukrainës dhe duke e ndihmuar atë të mbrohet nga agresioni, ndërkohë që përpiqet për paqe të qëndrueshme, tha Rutte në një postim në X.

Vendet skandinave kanë qenë ndër donatorët më të mëdhenj për Ukrainën që nga shpërthimi i luftës ruse në Ukrainë pothuajse tre vjet e gjysmë më parë.

Holanda njoftoi dje lĂ«vrimin e njĂ« paketĂ« tĂ« ngjashme me vlerĂ« rreth 500 milionĂ« euro si pjesĂ« e “PURL” it. /Ad.Ab./

 

The post SUEDI – Vendet anĂ«tare skandinave tĂ« NATO-s i ofrojnĂ« UkrainĂ«s 500 milionĂ« dollarĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IZRAEL – Shefi i ushtrisĂ« paraqet opsionet pĂ«r pushtimin e GazĂ«s

TEL AVIV/GAZA, 5 gusht /ATSH- DPA/ – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar bisedime me shefin e ushtrisĂ« Eyal Zamir rreth hapave tĂ« mĂ«tejshĂ«m nĂ« luftĂ«n e GazĂ«s, mes raportimeve se qeveria Ă«shtĂ« gati tĂ« urdhĂ«rojĂ« pushtimin e plotĂ« tĂ« territorit bregdetar.

Zyra e Netanyahut tha se Zamir i paraqiti atij opsione të mundshme për vazhdimin e luftës, e cila ka vazhduar për gati 22 muaj. Hollësirat e planit  nuk janë bërë ende të të ditura.

Takimi erdhi pasi disa media izraelite raportuan unanimisht dje se Netanyahu po nxiste pushtimin e plotë të Rripit të Gazës pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqja ushtarake.

Megjithatë i duhet kabinetit izraelit të Sigurisë të miratojë një plan të tillë.

Kanali televiziv  “N12” ka raportuar  se kabineti i SigurisĂ« do tĂ« mblidhet tĂ« enjten pĂ«r konsultime. /Ad.Ab./

 

The post IZRAEL – Shefi i ushtrisĂ« paraqet opsionet pĂ«r pushtimin e GazĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPORT – Ish – kampioni i BotĂ«s, Frank Mill, vdes nĂ« moshĂ«n 67 vjeç

DYSELDORF, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Frank Mill, i cili ishte pjesĂ« e skuadrĂ«s fituese tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« futboll nĂ« vitin 1990 tĂ« GjermanisĂ« PerĂ«ndimore e qĂ« ka fituar dhe njĂ« medalje bronzi olimpike nĂ« vitin 1988, ka vdekur nĂ« moshĂ«n 67 vjeç, njoftoi sot ish-klubi i tij Rot-Weiss Essen, duke cituar familjarĂ« tĂ« tij.

Essen konfirmoi njĂ« raport nga gazeta “Bild”, i cili tha se Mill nuk u shĂ«rua kurrĂ« nga njĂ« goditje nĂ« tru qĂ« pĂ«soi nĂ« muajin maj nĂ« Itali.

Sulmuesi Mill e filloi karrierĂ«n e tij profesioniste nĂ« vitin 1976 nĂ« qytetin e tij tĂ« lindjes, Essen, nĂ« Rot-Weiss. Me pas kaloi pesĂ« vjet te “Borussia Mönchengladbach” nĂ« vitet 1981-1986, mĂ« pas  tetĂ« vjet te “Borussia Dortmund” deri nĂ« vitin 1994 pĂ«rpara se ta pĂ«rfundonte karrierĂ«n e tij me dy sezone te “Fortuna Dusseldorf”.

Mill shënoi 41 gola në divizionin e dytë në sezonin e tij të fundit në Essen dhe 123 gola në 387 ndeshje të Bundesligës.

Ai fitoi Kupën e Gjermanisë me Dortmundin në vitin 1989.

“Frank nuk ishte vetĂ«m njĂ« nga futbollistĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj qĂ« Rot-Weiss Essen ka nxjerrĂ« ndonjĂ«herĂ«, ai ishte gjithashtu njĂ« person i shkĂ«lqyer, i thjeshtĂ«, autentik dhe plot energji pozitive”, tha anĂ«tari i bordit tĂ« Essen, Alexander Rang.

Ai shtoi se Mill “jo vetĂ«m qĂ« karakterizoi klubin tonĂ« dhe zonĂ«n e Ruhr-it me sjelljen e tij, por ai ishte gjithashtu njĂ« ambasador pĂ«r futbollin nĂ« tĂ« gjithĂ« GjermaninĂ«â€. /Ad.Ab./

 

The post SPORT – Ish – kampioni i BotĂ«s, Frank Mill, vdes nĂ« moshĂ«n 67 vjeç appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump e quan “dhuratĂ«â€ investimin prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh nga BE-ja

UASHINGTON, 5 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur investimin prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh, si pjesĂ« e marrĂ«veshjes pĂ«r tarifat me Bashkimin Evropian, si njĂ« “dhuratĂ«â€.

“Ata na dhanĂ« 600 miliardĂ« dollarĂ« qĂ« mund t’i investojmĂ« ku tĂ« duam”, tha Trump nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “CNBC”, duke iu referuar njĂ« pjese kyçe tĂ« marrĂ«veshjes tregtare tĂ« shpallur nĂ« fund tĂ« korrikut.

Trump e pĂ«rshkroi shumĂ«n si “njĂ« dhuratĂ«â€ qĂ« nuk Ă«shtĂ« hua dhe pĂ«r rrjedhojĂ« nuk ka nevojĂ« tĂ« kthehet pas tre vitesh.

Kjo bie ndesh me deklaratat e mëparshme të Komisionit Evropian, sipas të cilit kompanitë nga BE-ja kanë shprehur interes për të investuar 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të ardhshme.

Sipas Komisionit, deri tani bëhet fjalë vetëm për shprehje interesi nga ana e kompanive, pa ndonjë angazhim konkret.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse BE-ja nuk e përmbush këtë premtim investimi, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa 35%. Megjithatë, mbeti e paqartë se kur do të konsiderohej shkelje e marrëveshjes, pasi investimet janë planifikuar të ndodhin për një periudhë disa-vjeçare.

NjĂ« zyrtar i Komisionit Evropian sqaroi sĂ« fundmi se investimet janĂ« nĂ« dorĂ«n e kompanive private dhe se Komisioni, si institucion publik, nuk mund t’i garantojĂ« ato.

Marrëveshja mes Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, parashikon një tarifë prej 15% për shumicën e importeve nga BE-ja në SHBA. Data e re e hyrjes në fuqi është 7 gusht.

Përveç shumës prej 600 miliardë dollarësh, BE-ja i ka premtuar Trump-it se deri në fund të mandatit të tij do të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh. /Ad.Ab./

 

The post SHBA – Trump e quan “dhuratĂ«â€ investimin prej 600 miliardĂ« dollarĂ«sh nga BE-ja appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – SPD kĂ«rkon strehimin e fĂ«mijĂ«ve nga Gaza

BERLIN, 5 gusht /ATSH- DPA/ – NjĂ« anĂ«tare e lartĂ« e PartisĂ« Socialdemokrate tĂ« GjermanisĂ« (SPD) u bashkua sot me thirrjet qĂ« Berlini tĂ« strehojĂ« pĂ«rkohĂ«sisht fĂ«mijĂ« tĂ« plagosur nga Rripi i GazĂ«s.

“Po shohim qĂ« disa nga vendet partnere evropiane kanĂ« ndĂ«rmarrĂ« nisma pĂ«r tĂ« evakuuar fĂ«mijĂ« dhe pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r ata qĂ« janĂ« tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«â€,  tha sekretarja e SPD-sĂ«, Derya TĂŒrk-Nachbaur, pĂ«r transmetuesin “RTL/ntv”.

Ajo pĂ«rmendi NorvegjinĂ« dhe ItalinĂ« si shembuj. “Ka edhe shumĂ« vende tĂ« tjera qĂ« i janĂ« bashkuar kĂ«saj nisme”, shtoi ajo, duke i bĂ«rĂ« thirrje qeverisĂ« gjermane tĂ« veprojĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n mĂ«nyrĂ« dhe tĂ« pranojĂ« fĂ«mijĂ« nga Gaza.

TĂŒrk-Nachbaur kujtoi se Gjermania ka pranuar fĂ«mijĂ« ukrainas gjatĂ« pushtimit tĂ« vazhdueshĂ«m nga Rusia, duke argumentuar se vendi Ă«shtĂ« tashmĂ« i pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« ofruar kujdes mjekĂ«sor.

Thirrjet ndaj Berlinit për veprim më vendimtar janë shtuar në mes të zemërimit ndërkombëtar për situatën humanitare në Rripin e Gazës, që sipas ekspertëve ndodhet në prag të urisë pas gati 22 muajsh të fushatës ushtarake izraelite, e nisur pas sulmeve të 7 tetorit 2023.

Tre qytete gjermane, Hanoveri, Dyseldorfi dhe Boni,  njoftuan se planifikojnë të strehojnënë fëmijë nga Gaza dhe Izraeli që janë veçanërisht të traumatizuar apo të pambrojtur.

Por, Turk-Nachbaur pranoi se disa çështje duhet të zgjidhen me Izraelin përpara se të bëhet evakuimi i fëmijëve nga Gaza.

“Na duhen korridore tĂ« sigurta, duhet tĂ« organizojmĂ« transportin me autoambulanca dhe na nevojitet fillimisht miratimi nga pala izraelite”, theksoi ajo. /Ad.Ab./

The post GJERMANI – SPD kĂ«rkon strehimin e fĂ«mijĂ«ve nga Gaza appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BM -Traktati për kthimin e emigrantëve nga kanali i Lamanshit  nuk është një zgjidhje e lehtë 

LONDËR, 5 gusht /ATSH– DPA/ – Sekretarja e Brendshme britanike Yvette Cooper ka thĂ«nĂ« se marrĂ«veshja e arritur me FrancĂ«n pĂ«r kthimin e emigrantĂ«ve nga kanali i Lamanshit  nuk do t’i ndalojĂ« vetĂ« kalimet, pasi ajo refuzoi tĂ« konfirmonte se sa emigrantĂ« do tĂ« ktheheshin sipas skemĂ«s sĂ« organizuar.

Cooper tha se marrëveshja, e cila filloi sot, kishte të bënte me parimin dhe jo me vetë numrin. Ajo vuri në dukje një marrëveshje të ngjashme midis Greqisë dhe Turqisë në vitin 2016, e cila tha se uli numrin e emigrantëve në Greqi.

Emigrantët për shkëmbim do të fillojnë të ndalohen që nga dita e nesërme, u tha ajo kanaleve televizivë.

Duke folur pĂ«r BBC-nĂ«, Cooper tha se “ne nuk pretenduam kurrĂ« se ka njĂ« zgjidhje tĂ« vetme pĂ«r kĂ«tĂ« çështje. Pra, kjo shkon paralelisht me rritjen prej 28% tĂ« kthimeve tĂ« azilkĂ«rkuesve tĂ« refuzuar qĂ« kemi sjellĂ«â€.

“Kjo shkon paralelisht me ndryshimin e rregullave detare franceze qĂ« pĂ«rmenda, qĂ« do tĂ« thotĂ« se Franca po ndĂ«rmerr veprime nĂ« ujĂ«rat franceze pĂ«r tĂ« parandaluar kalimet me anije qĂ« nĂ« fillim dhe zbatimin shumĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« tĂ« ligjit qĂ« njoftuam mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« javĂ« me hetuesit dhe policinĂ« shtesĂ« tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Krimit pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« ndjekin bandat kriminale. Ne duhet t’i bĂ«jmĂ« tĂ« gjitha kĂ«to gjĂ«ra”,  pĂ«rfundoi ajo. /Ad.Ab,/

The post BM -Traktati për kthimin e emigrantëve nga kanali i Lamanshit  nuk është një zgjidhje e lehtë  appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gjermani – PesĂ« avionĂ« luftarakĂ« “Eurofighter” nĂ« Poloni pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore

VARSHAVË, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Forcat ajrore gjermane do tĂ« vendosin pesĂ« avionĂ« luftarakĂ« “Eurofighter” nĂ« Poloni pĂ«r pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore.

Që nga dita e nesërme, avionët do të veprojnë nga baza ushtarake Minsk Mazowiecki, në lindje të Varshavës, konfirmoi një zëdhënës i forcave ajrore.

Rreth 150 ushtarë nga Bundeswehr (ushtria gjermane) janë tashmë në terren.

Polonia është një mbështetëse kyçe, politike dhe ushtarake e Ukrainës që prej fillimit të agresionit rus më shumë se tre vite më parë. Ajo gjithashtu luan rol qendror si nyje logjistike për ndihmën ushtarake të perëndimit ndaj Kievit.

Polonia  e konsideron veten të kërcënuar nga Rusia dhe po zhvillon aktualisht një program të gjerë riarmatimi.

Që nga prilli, forcat ajrore gjermane kanë ndihmuar ushtrinë polake në monitorimin e hapësirës ajrore të Polonisë.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e kishte paralajmëruar këtë vendim që në janar.

Komanda e lartë e ushtrisë polake njoftoi në platformën X se avionët do të mbështesin mbrojtjen e hapësirës ajrore në krahun lindor të NATO-s.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r shembull i bashkĂ«punimit mes aleatĂ«ve dhe i pĂ«rkushtimit tĂ« tyre tĂ« vĂ«rtetĂ« ndaj sigurisĂ« sĂ« EvropĂ«s Qendrore dhe Lindore”, thuhet nĂ« deklaratĂ«. /Ad.Ab./

 

 

The post Gjermani – PesĂ« avionĂ« luftarakĂ« “Eurofighter” nĂ« Poloni pĂ«r njĂ« periudhĂ« disa javore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MOSKË – Rusia tĂ«rhiqet nga traktati pĂ«r çarmatimin bĂ«rthamor

MOSKË, 4 gusht /ATSH-DPA/ – Rusia deklaroi sot se nuk do tĂ« respektojĂ« mĂ« njĂ« traktat kyç pĂ«r çarmatimin bĂ«rthamor, disa vite pasi Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s u tĂ«rhoqĂ«n nga marrĂ«veshja.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Moska po i jep fund moratoriumit me të cilin kishte respektuar Traktatin për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF) që kur SHBA-ja doli nga traktati në vitin 2019.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kĂ«rcĂ«nuar me njĂ« pĂ«rgjigje “simetrike” ndaj vendimit tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r tĂ« vendosur raketa nĂ« Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Sipas Kremlinit, armët për këtë përgjigje ruse kanë qenë gati për përfundim që një vit më parë.

Traktati INF, i nĂ«nshkruar nĂ« vitin 1987 nga udhĂ«heqĂ«si sovjetik Mikhail Gorbachev dhe presidenti amerikan Ronald Reagan, parashikonte eliminimin e tĂ« gjitha raketave balistike dhe raketave lundruese tokĂ«sore me rreze tĂ« shkurtĂ«r (500–1,000 km) dhe rreze tĂ« mesme (1,000–5,500 km).

SHBA u tërhoq nga traktati në 2019, duke akuzuar Rusinë për shkelje të marrëveshjes.

Sipas ushtrisë gjermane, vendosja e armëve bërthamore amerikane në Gjermani ka për qëllim të shërbejë si mjet frenimi ndaj vendosjes nga Rusia të raketave Iskander me mbushje bërthamore në Kaliningrad, enklavë ruse që ndodhet afër kufirit me Poloninë dhe ka rreze të mjaftueshme për të goditur qytete gjermane. /Ad.Ab./

 

The post MOSKË – Rusia tĂ«rhiqet nga traktati pĂ«r çarmatimin bĂ«rthamor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌