Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari

TIRANË, 24 korrik /ATSH/ Ndezi zjarr dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në malin e Finiqit, identifikohet dhe procedohet penalisht 59-vjeçari.

Policia bën me dije se si rezultat i veprimeve të shpejta procedurale dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 59 vjeç, banues në Finiq.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 23.07.2025, rreth orës 21:30, ka ndezur zjarr në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të dendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/e.i/j.p/

The post Ndezi zjarr në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik – VIDEO

Zjarr në periferi të fshatit Finiq – Flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik   Një vatër zjarri është ndezur mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferi të fshatit Finiq, duke rikthyer shqetësimin për mbrojtjen e mjedisit dhe pasurisë kulturore të zonës.     Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Saranda Web, flakët po përhapen me […]

The post Zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Bie zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë të përhapen drejt parkut arkeologjik

✇Albeu
By: M C

Një vatër zjarri është aktivizuar në periferi të fshatit të Finiqit. Bëhet me dije se zjarrfikëset po shkojnë drejt vendit të ngjarjes. Ndërkohë sipas raportimeve, flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të mbërrijnë të parku arkeologjik.

Ky park u përfshi nga flakët edhe një vit më parë. Prej disa ditësh, në vend vijojnë aktive disa vatra zjarri, përhapja e të cilave po favorizohet edhe nga era që fryn dhe temperaturat e larta.

Situata paraqitet më kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, ku në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe avionët “Canadair” nga Greqia dhe Italia.

The post Bie zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë të përhapen drejt parkut arkeologjik appeared first on Albeu.com.

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

Një vatër zjarri është aktivizuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në periferi të fshatit Finiq, në jug të vendit. Flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të parkut arkeologjik të Finiqit, një zonë që edhe verën e kaluar u përfshi nga zjarret. Parku arkeologjik i Finiqit është një prej aseteve më të rëndësishme kulturore dhe […]

The post Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik appeared first on BoldNews.al.

Romeo Çakuli i përgjigjet Ramës me humor: “Do i shkarkoj dhe do i rikthej pas një jave”

Romeo Çakuli i përgjigjet Edi Ramës me humor: “Do i shkarkoj dhe do i rikthej pas një jave”   Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarët e bashkive, është regjistruar një reagim interesant nga Kryetari i Bashkisë Finiq, Romeo Çakuli, lidhur me kërkesën për shkarkimin e drejtuesve të institucioneve vartëse.     Sipas […]

The post Romeo Çakuli i përgjigjet Ramës me humor: “Do i shkarkoj dhe do i rikthej pas një jave” appeared first on Saranda Web.

Avionë zjarrfikës nga BE ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në Finiq

TIRANË, 7 korrik /ATSH/ Bashkimi Evropian ka aktivizuar rezervën e emergjencës për të ndihmuar në përballimin e zjarrit që përfshiu komunën e Finiqit, pranë kufirit me Greqinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE njoftoi se dy aeroplanë zjarrfikës nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, të vendosur në Greqi, u angazhuan dje në operacionin për shuarjen e zjarrit.

“Një falënderim i madh për të gjithë zjarrfikësit që kanë punuar pa u lodhur për ta vënë nën kontroll zjarrin në Finiq”, thuhet në postim.

/a.f//r.e/

The post Avionë zjarrfikës nga BE ndihmojnë në shuarjen e zjarrit në Finiq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Izolohen tri vatra zjarresh në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses një ditë të vështirë në betejë me zjarret, në territorin e vendit.

Në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare.

Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

Në këto ditë të nxehta, me rrezik të lartë zjarresh në të gjithë rajonin e Mesdheut, siç paralajmërohet edhe nga harta zyrtare e shërbimit Copernicus EMS kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët.

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në natyrë, dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përkatëse në rast rreziku.
Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë, në çdo rast nevoje.

The post Izolohen tri vatra zjarresh në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar appeared first on Sot News | Lajme.

Izolohen tri vatra zjarresh në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në Finiq, Poliçan dhe Elbasan situata e stabilizuar

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses një ditë të vështirë në betejë me zjarret, në territorin e vendit, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Në Bashkinë Finiq, Forcat Ajrore Shqiptare, në bashkëpunim me dy avionë zjarrfikës të ardhur nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile arritën të vënë nën kontroll zjarrin në masivin malor të Shtugarit dhe në zonën ndërkufitare.

Koordinimi i ngushtë ndërmjet Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (AKMC) dhe Agjencisë Greke të Mbrojtjes Civile bëri të mundur hyrjen nga pika kufitare të mjeteve ajrore greke dhe realizimin me efikasitet të misionit. Aktualisht, situata në Finiq është nën kontroll dhe e stabilizuar.

Ndërkohë, një tjetër ndërhyrje ajrore u realizua me sukses në Poliçan, ku flakët rrezikonin zona të pyllëzuara të paarritshme nga toka. Edhe në Elbasan, përpjekjet e vazhdueshme të Drejtoria Rajonale e Mbrojtjes nga Zjarri, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore bënë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

“Në këto ditë të nxehta, me rrezik të lartë zjarresh në të gjithë rajonin e Mesdheut, siç paralajmërohet edhe nga harta zyrtare e shërbimit Copernicus EMS kërkohet kujdes maksimal nga qytetarët. Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në natyrë, dhe të njoftojnë menjëherë strukturat përkatëse në rast rreziku. Të gjitha strukturat e mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë, në çdo rast nevoje”, thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

/abcnews.al/

Greqia, ndihmë ajrore/ Zjarri në Finiq vijon prej 5 ditësh, pritet ndihma e shtetit fqinj

Prej pesë ditësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit.

Situata e vështirë ka kërkuar ndërhyrje të jashtëzakonshme nga autoritetet qendrore dhe lokale. Në zonë ka nisur operimin për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të ashpër dhe të paarritshëm nga toka.

Operacioni po mbështetet gjithashtu nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas informacioneve më të fundit, pritet që së shpejti të mbërrijë edhe një avion zjarrfikës nga Greqia, i cili do të ndihmojë në shuarjen ajrore të flakëve.

/abcnews.al/

Finiqi në flakë prej 5 ditësh/ Ushtria dhe helikopteri në aksion kundër zjarrit që nuk ndalet

Prej pesë ditësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit.

Situata e vështirë ka kërkuar ndërhyrje të jashtëzakonshme nga autoritetet qendrore dhe lokale. Në zonë ka nisur operimin për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të ashpër dhe të paarritshëm nga toka.

Operacioni po mbështetet gjithashtu nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.

Sipas informacioneve më të fundit, pritet që së shpejti të mbërrijë edhe një avion zjarrfikës nga Greqia, i cili do të ndihmojë në shuarjen ajrore të flakëve.

The post Finiqi në flakë prej 5 ditësh/ Ushtria dhe helikopteri në aksion kundër zjarrit që nuk ndalet appeared first on Sot News | Lajme.

Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, 30 ushtarë dhe helikopteri i “Mbrojtjes” punojnë për fikjen e flakëve, pritet ndihmë nga Greqia

✇Albeu
By: M C

Kanë kaluar pesë ditë kur zjarri ka përfshirë një zonë të vështirë malore mes Malçanit dhe Grazhdanit, në territorin e Bashkisë së Finiqit.

E teksa zjarrfikësit po vijojnë punën për neutralizimin e flakëve, burime për mediat bëjnë me dije se në orët në vijim pritet që të mbërrijnë edhe avioni zjarrfikës “Kanadair” nga Greqia, i cili do të ndihmojë nga ajri në shuarjen e zjarrit.

Mësohet se në këtë zonë ka nisur operimin për rreth një orë e gjysmë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve në këtë terren të ashpër dhe të paarritshëm nga toka.

Gjithashtu operacioni po mbështetet nga forca tokësore të ardhura nga bashkitë Konispol, Delvinë dhe Himarë, si dhe nga 30 ushtarë të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes.

The post Finiqi nuk po gjen qetësi nga zjarret, 30 ushtarë dhe helikopteri i “Mbrojtjes” punojnë për fikjen e flakëve, pritet ndihmë nga Greqia appeared first on Albeu.com.

Dogjën 450 m² tokë dhe pemë frutore, 2 të arrestuar në Finiq

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë për zjarrvënie të qëllimshme në një sipërfaqe toke në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, ku si pasojë e zjarrvënies u dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar shtetasit P. G., 55 vjeçe, banues në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq, pasi dyshohen se kanë ndezur zjarrin në këtë sipërfaqe toke më 5 korrik 2025, rreth orës 12:00.

Në përfundim të hetimeve, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Sarandës, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë ligjin dhe të shmangin zjarrvënien, pasi kjo përbën rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin dhe ndëshkohet sipas ligjit. Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

The post Dogjën 450 m² tokë dhe pemë frutore, 2 të arrestuar në Finiq appeared first on Euronews Albania.

Policia arreston dy personat që ndezën zjarrin në Finiq

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë shtetasit Pranvera Gkergkis dhe Idajet Roshi pasi dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Këta shtetas, më datë 05.07.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që të mos kryejnë zjarrvënie për asnjë qëllim, pasi përbëjnë rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin, dhe ndëshkohen sipas ligjit. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

The post Policia arreston dy personat që ndezën zjarrin në Finiq appeared first on Lapsi.al.

Ndezën zjarr në Finiq, arrestohen në flagrancë dy shtetas

TIRANË, 6 korrik/ATSH/  Ndezën zjarr në një sipërfaqe toke në Finiq dhe si pasojë u dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Policia njoftoi se si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Këta shtetas, më datë 05 korrik, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që të mos kryejnë zjarrvënie për asnjë qëllim, pasi përbëjnë rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin, dhe ndëshkohen sipas ligjit.
Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

The post Ndezën zjarr në Finiq, arrestohen në flagrancë dy shtetas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndezën zjarr për të djegur barërat por u doli nga kontrolli dhe dogjën pemë frutore, arrestohen dy persona në Finiq

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi  ndezën zjarr për të djegur barërat, por u doli nga kontrolli dhe dogjën rreth 450 m² me bimësi dhe pemë frutore.

Të arrestuarit janë identifikuar si Pranvera Gkergkis dhe Idajet Roshi.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Këta shtetas, më datë 05.07.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim.

The post Ndezën zjarr për të djegur barërat por u doli nga kontrolli dhe dogjën pemë frutore, arrestohen dy persona në Finiq appeared first on Sot News | Lajme.

Ndezën zjarr në tokë me pemë, arrestohen 2 persona në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë dy persona, P. G., 55 vjeçe nga Saranda, dhe I. R., 53 vjeç nga Finiqi, pasi dyshohet se më 5 korrik, në fshatin Leshnicë e Poshtme, kanë ndezur zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth 450 metrash katrorë me bimësi dhe pemë frutore. Materialet janë referuar në […]

The post Ndezën zjarr në tokë me pemë, arrestohen 2 persona në Sarandë appeared first on BoldNews.al.

Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO

Ikonat e shekujve dalin në dritë – Kisha e Shën Kollit në Mesopotam në proces konservimi   Në fshatin Mesopotam të Finiqit po zbatohet një projekt i rëndësishëm për konservimin e Kishës së Shën Kollit, një prej monumenteve më të çmuara të trashëgimisë kulturore bizantine në jug të Shqipërisë.     Ky projekt është pjesë […]

The post Zbulime në Kishën e Mesopotamit, ikonat e shekullit XIV dalin në dritë – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Zjarret në vend, 29 vatra në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 29 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë e Elbasanit, Finiqit, Selenicës, Vlorës, Memaliajt, Libohovës, Dropullit, Kamzës, Tiranës, Durrësit, Kavajës, Ndërkohë, siç u raportua dhe më herët në vatrën e zjarrit midis fshatit Grazhdan, njësia […]

The post Zjarret në vend, 29 vatra në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Vazhdon zjarri në Grazhdan të Finiqit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarri në zonën e Grazhdanit në Bashkinë Finiq vijon të jetë aktiv në ditën e tretë. Sipas raportimeve ende nuk ka mbërritur asnjë helikopter për të asistuar në shuarje. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike. Ndërkohë prej 3 ditësh vijon të jetë aktiv edhe zjarri në landfillin e Elbasanit, ku […]

The post Vazhdon zjarri në Grazhdan të Finiqit, kërkohet ndërhyrje nga ajri appeared first on BoldNews.al.

Pema rrëzohet mbi linjën elektrike, zjarr në pyllin me pisha në Finiq

Një zjarr ka përfshirë dje pasdite pyllin me pisha mes fshatrave Malçan, Grazhdan dhe Zminec në Finiq, Raportohet se zjarri u shkaktua ra një pemë mbi kabllot e energjisë elektrike. Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri. Ndërkohë prej ditësh tashmë vendi ynë është pushtuar nga vatrat e zjarreve. Shkaktarë kryesorë të zjarreve janë […]

The post Pema rrëzohet mbi linjën elektrike, zjarr në pyllin me pisha në Finiq appeared first on BoldNews.al.

❌