Do të mbetet ndoshta më i madhi i të gjitha kohëve për klasin dhe universalitetin.
Lionel Messi është ende në garë me një Pele apo Maradona për të hyrë në histori si numri 1 i futbollit botëror, diçka që nuk nënkupton vetëm gola, por gjithsesi edhe në këtë element ai është i jashtëzakonshëm.
Me dy rrjetat e shënuara në ndeshjen e radhës së Ligës Profesioniste të futbollit amerikan, kampioni i botës arriti në 764 goditje të sakta nga loja, pra duke përjashtuar penalltitë.
Ky është rekordi botëror i momentit, pasi i mbiquajturi “Pleshti” ka një më shumë sesa Kristiano Ronaldo që është ndalur në 763. Jo vetëm kaq, por argjentinasi ia ka dalë në 167 ndeshje më pak sesa CR7.
Falë kontributit të Mesit, ekipi i tij, Inter i Majemit fitoi 5-1 në fushën e ekipit nga Nju Jorku, Red Bull.
Leo pati dy rrjeta e dy asistë, ndërsa Segovia shënoi dy të tjera. Forma e tij është tepër e madhe këto kohë pasi ka gjashtë dygolësha në 7 ndeshjet e fundit.
Në të gjithë karrierën, magjistari i futbollit ka realizuar 872 gola, 66 më pak sesa Ronaldo, por duke luajtur plot 168 ndeshje më pak, e duke pasur mesatare më të mirë golash për ndeshje, apo minutash për ndeshje.
Po ashtu, Mesi ka 385 asiste, ndërsa Kristiano ka arritur deri në 257./abcnews.al
I udhëhequr nga një Lionel Messi i mrekullueshëm me dy gola dhe një asist, Inter Miami, shkatërroi New York Red Bulls me rezultatin 5-1 të shtunën në ndeshjen e fundit të MLS para pushimit All-Star.
New Yorkers, të cilët teknikisht luajnë në New Jersey, në stadiumin Sports Illustrated në Harrison, e nisën shumë mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 15-të me një gol nga Alexander Hack.
Por Messi ishte përgjegjës për zhbllokimin e ekipit të Floridës, i cili shkoi në pushim tashmë 3-1 në avantazh falë një goli nga Jordi Alba – me asist nga Messi – dhe një dopiete nga Telasco Segovia nga Venezuela.
Për më tepër, numri 10 i Albiceleste siguroi fitoren e Inter Miami me dy gola në pjesën e dytë. Leo Messi, në një formë të shkëlqyer, ka shënuar dymbëdhjetë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit në ligë, përfshirë gjashtë dygolësha.
Ai gjithashtu ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje këtë sezon të MLS.
Ekipi i Javier Mascheranos u rikuperua gjithashtu nga humbja 3-0 që pësuan të mërkurën kundër Cincinnatt, i cili do të jetë kundërshtari i tyre i radhës në ligë më 27 korrik, pasi MLS feston ndeshjen e saj All-Star me Liga MX më 23.
Siç është zakon në çdo ndeshje jashtë fushe të Inter Miamit, tribunat u lyen me rozë teksa shkruan një tjetër episod të “Messimania” në MLS.
Lionel Messi vazhdon të tregojë se është një klasë më vete, duke udhëhequr Inter Miamin drejt një fitoreje mbresëlënëse ndaj New York Red Bulls 5-1.
Skuadra nga Florida u gjend në disavantazh herët në ndeshje, por Messi mori kontrollin dhe ndryshoi gjithçka me një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme.
Fillimisht, ai asistoi Jordi Albën për golin e barazimit me një pasim të shkëlqyer në zonë, i saktë në centimetra dhe perfekt në kohëzgjatje.
Më pas, edhe pse nuk e mori zyrtarisht asistimin, Messi kontribuoi në golin e dytë të Miamit me një pasim të zgjuar që përfundoi te Telasco Segovia, i cili finalizoi aksionin.
Vetë argjentinasi pati një rast të artë për të shënuar në pjesën e parë me një gjuajtje të ulët me të majtën, që kaloi ngjitur me shtyllën.
Në pjesën e dytë, Messi e gjeti golin e tij pas një kombinimi të bukur me ish-shokët e Barcelonës: Alba asiston Busquetsin, i cili i jep topin Messit për një finalizim të ftohtë përballë portierit.
Ai e vulosi performancën me një gol të dytë, këtë herë pas një asisti nga Luis Suarez, duke çuar në gjashtë numrin e golave në shtatë ndeshjet e fundit, formë fantastike nga kampioni i botës.
Me dy golat e sotëm, Messi shkon në kuotën e 18 golave dhe 10 asistimeve në MLS, ku kryeson listën e golashënuesve. /Telegrafi/
Pothuajse tre vjet pas finales epike të Kupës së Botës 2022, FIFA ka publikuar për herë të parë pamje mahnitëse me dron nga triumfi dramatik i Argjentinës ndaj Francës në stadiumin Lusail.
Ndeshja përfundoi 3-3 pas kohës shtesë, përpara se Argjentina të siguronte titullin botëror me rezultatin 4-2 në penallti, në një nga finalet më emocionuese në historinë e futbollit.
Pamjet e publikuara ofrojnë një perspektivë unike nga ajri, duke i lejuar tifozët të rijetojnë çdo moment vendimtar – nga goditjet e penalltive, tek reagimet e lojtarëve dhe emocionet që shpërthyen në stadium.
Reagimet në rrjetet sociale nuk munguan:
Një tifoz shkroi: “Çfarë momenti i bukur”.
“Finalja më e mirë e të gjitha kohërave”, shkroi dikush tjetërt.
Një tjetër la komentin: “Nuk harrohet kurrë”.
“Ende nuk mund ta besoj që Messi e goditi atë penallti në atë mënyrë. Gati sa nuk u çmenda”, ishte komenti plotë emocion i një tifozi.
Ky publikim po rikthen në vëmendje një nga momentet më të paharrueshme të futbollit modern – një finale që do të mbetet në histori jo vetëm për rezultatin, por edhe për emocionin që dhuroi. /Telegrafi/
Lionel Messi nuk ka folur me një prej bashkëlojtarëve të tij për tre muaj, pas një incidenti në fushë.
Gjatë karrierës së tij të lavdishme me Barcelonën, PSG-në, Inter Miamin dhe Argjentinën, Messi ka fituar çdo trofe të mundshëm, përfshirë Kupën e Botës dhe dy herë Copa American.
Një nga bashkëlojtarët e tij të përhershëm në Argjentinë dhe PSG ka qenë Leandro Paredes.
Sot, marrëdhënia e tyre është normale, por në një intervistë për Infobae, Paredes zbuloi se Messi nuk i ka folur për rreth tre muaj, pasi kishte keqkuptuar një situatë gjatë një ndeshjeje.
Paredes thotë se kishte drejtuar një fyerje ndaj një lojtari kundërshtar, por Messi e dëgjoi dhe mendoi se ishte drejtuar ndaj tij.
“Kaluam rreth tre muaj pa folur. E kisha shumë të vështirë. I dërgova mesazh të nesërmen, pastaj pas 15 ditësh. I thashë: ‘Nuk ishte për ty, nuk doja të të fyeja’. Dhe nuk m’u përgjigj. Kaluan tre muaj pa komunikuar”.
“Një ditë, arritëm në qendrën stërvitore në të njëjtën kohë. Unë po laja dhëmbët, ishte shumë herët, dhe ai më hodhi ujë duke thënë: ‘Çfarë po bën kaq herët zgjuar?’”, ka thënë Paredes.
Sipas Paredes, gjithçka është sqaruar që atëherë dhe marrëdhënia e tyre është rikthyer në normalitet./Telegrafi/
Gazeta spanjolle MARCA raporton se Barcelona planifikon që hapja zyrtare e stadiumit të rinovuar “Spotify Camp Nou”, e parashikuar për verën e vitit 2026, të jetë një ngjarje e veçantë dhe një lamtumirë madhështore për Lionel Messin. Klubi thuhet se e ka paraqitur këtë ide gjatë një takimi me disa media të përzgjedhura, duke përmendur se Messi ka dhënë pëlqimin e tij për këtë plan.
Megjithatë, sipas burimeve të kontaktuara nga MARCA, kjo nuk është e konfirmuar. Edhe pse Barcelona dëshiron të nderojë legjendën argjentinase për kontributin e tij historik në klub, ekziston një pengesë e madhe – nuk ka pasur asnjë kontakt zyrtar me Messin për këtë çështje.
Raportohet se marrëdhëniet mes presidentit Joan Laporta dhe Messit janë të ftohura që prej largimit të dhimbshëm të lojtarit në verën e vitit 2021, kur ai u transferua te Paris Saint-Germain si lojtar i lirë. Gjatë konferencës së lamtumirës, emocionet e thella të Messit treguan se ndarja ishte e papritur dhe e vështirë.
Që nga ajo kohë, nuk është zhvilluar asnjë bisedë mes Messit dhe Laportës. Madje, edhe për festimet e 125-vjetorit të klubit, Messi nuk ishte ftuar zyrtarisht, por u përfshi me dëshirën e tij përmes një interviste dhe një mesazhi video. Kjo dëshmon se, megjithë mospajtimet me drejtuesit aktualë, Barcelona mbetet në zemrën e tij.
Për momentin, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar se ndeshja inauguruese e “Camp Nou”-t të rinovuar do të jetë një ngjarje lamtumire për Messin. Klubi po përhap publikisht idenë se kjo është rënë dakord, por pëlqimi i vetë lojtarit ende mungon – dhe ta bindësh atë mund të jetë sfidë më vete.
Kujtojmë që Messi u largua nga Barcelona për shkak të krizës financiare që e detyroi klubin të shkurtonte ndjeshëm shpenzimet, duke përfshirë edhe kontratat e mëdha të lojtarëve. /Telegrafi/
Lamine Yamal ka zgjedhur formacionin më të mirë në historinë 125-vjeçare të ekipit të Barcelonës. Llogaria zyrtare e Barcelonës në rrjetin social “X”, ka publikuar një video në të cilën lojtari spanjoll shpjegon se cilët janë të preferuarit e tij.
Duke filluar me portierin, për Laminen, portieri më i mirë që Barcelona ka pasur ndonjëherë është Victor Valdas.
“Sipas mendimit tim, ai është portieri më historik që kemi pasur ndonjëherë. Ai është ai që kam parë”, rrëfen fillimisht Yamal, dhe kjo është e rëndësishme sepse duhet të merret në konsideratë mosha e re e anësorit, 17 vjeç.
Në mbrojtje, Yamal zgjedh një mbrojtje me tre lojtarë, diçka e pazakontë në formacionin e Barçës. Gerard Pique, Carles Puyol dhe Javier Mascherano.
Dyshja ikonike që ngriti gjashtë titujt së bashku me “shefin e vogël” i cili u largua nga skuadra Blaugrana me 19 tituj të fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve.
Përzgjedhjet për mesfushën i lënë pak vend imagjinatës. “Xavi, Iniesta dhe Busquets”, thotë ai pa hezitim. Mesfusha historike e Barçës që u ka sjellë kaq shumë gëzim tifozëve të saj nuk mund të mungonte, megjithëse Lamine ka guxuar të shtojë Ronaldinhon si mesfushor për t’i sjellë edhe më shumë magji mesfushës.
𝐋𝐚𝐦𝐢𝐧𝐞’𝐬 𝐚𝐥𝐥 𝐭𝐢𝐦𝐞 𝐗𝐈 Which Barça players past and present will he choose for his team? pic.twitter.com/OSxWanGtZM
“Unë tashmë e di se kë do të vendos në sulm, dhe nuk ka vend”, tha Yamal.
I pari është “Messi, padyshim”. Duke shoqëruar yllin argjentinas, Lamine nuk donte ta harronte Neymarin, lojtarin e tij të preferuar, teksa as për të tretin nuk kishte dyshime: Për mua, Luis Suarez është në krye!.
MSN-ja e frikshme është e pranishme në 11-shen historike të Yamalit.
Messi, Suarez, Neymar (Getty Images)
Legjendat e harruara
Shumë nga futbollistët më të mëdhenj në histori kanë kaluar nëpër Barcelonë; është e vështirë ta kufizosh numrin në vetëm njëmbëdhjetë, por ka disa që meritojnë përmendje të veçantë dhe që Lamine i ka ‘harruar’.
Johan Cruyff dhe Diego Armando Maradona janë dy shtylla të futbollit. Dy futbollistë që e kanë tejkaluar sportin dhe kanë shënuar një histori para dhe pas në futboll.
Holandezi ishte i pari që la gjurmën e tij me stilin e tij të futbollit me prekje dhe posedim të topit në ‘Can Barça’. Maradona, megjithëse pati një periudhë relativisht të shkurtër në Barcelonë (1982-84), la një gjurmë golash dhe futbolli të shkëlqyer që është e vështirë të harrohet.
‘Fenomeni’ Ronaldo, i konsideruar si qendërsulmuesi më i mirë në histori, mund të shfaqet gjithashtu në listë. Duhet të merret parasysh se Lamine nuk ishte as një talent në atë kohë, kështu që është e kuptueshme që ai nuk i mbante mend as ata.
Ajo që mund të jetë më e habitshme është mungesa e Dani Alves, i konsideruar nga shumë si mbrojtësi i djathtë më i mirë në histori. Ai ishte një figurë thelbësore në epokën e artë të Barçës, duke formuar një partneritet të shkëlqyer me partnerin e tij Leo Messi në krahun e djathtë.
Në formacionin e Yamalit gjithashtu nuk ka asnjë futbollistë nga ekipi aktual i Barcelonës, i cili udhëhiqet nga trajneri Hansi Flick. /Telegrafi/
Lamine Yamal është padyshim një nga figurat më të përfolura në futbollin botëror, pasi ka fituar tashmë 5 tituj me Barcelonën dhe Spanjën, ndërkohë që nuk është as 18 vjeç. Pavarësisht moshës së re, spanjolli ka treguar pjekuri të jashtëzakonshme në fushë, pasi është lideri i Barcelonës dhe ai që do të marrë vendimet përfundimtare në fushë.
Në një intervistë, ai u pyet për krahasimet që bëhen midis tij dhe Lionel Messit. Ai u përgjigj me shumë dashuri për argjentinasin.
“Lionel Messi është me të vërtetë lojtari më i madh në histori për mua. Shpresoj të kem një karrierë aq të suksesshme sa e tija, por e vetmja gjë për të cilën mendoj është të luaj në mënyrën time”, theksoi anësori 17-vjeçar spanjoll, duke shtuar: “Ajo që dua është që njerëzit ta kujtojnë emrin Lamine Yamal.“
Lionel Messi i mrekullueshëm vazhdoi të shkëlqente në ligën MLS, dhe në ndeshjen kundër New England Revolution vendosi një rekord të ri.
Inter Miami fitoi me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te New England Revolution dhe kjo fitore erdhi e gjitha falë Messit.
Messi e kaloi Inter Miamin në epërsi në minutën e 27-të, dhe në minutën e 38-të, me një asistim të shkëlqyer nga Sergio Busquets, e dyfishoi epërsinë.
Me golin e dytë në ndeshje, Messi shkroi historinë e ligës MLS sepse u bë lojtari i parë në historinë e kësaj gare që shënoi dy ose më shumë gola në katër ndeshje radhazi.
E tëra çfarë bëri New England Revolution në ndeshje ishte të shënonte një gol ngushëllimi me anë të Carles Gil në minutën e 79-të.
Ylli argjentinas e ka tejkaluar tashmë rekordin e legjendës braziliane, Pele. Messi tani ka luajtur më shumë ndeshje sesa Pele në historinë e tij në MLS (65 ndeshje për Leo krahasuar me 64 për Pelen).
Numrat janë shumë në favor të Messit, i cili ka 54 gola dhe 24 asistime krahasuar me 37 gola dhe 18 asistime të Peles.
Lionel Messi alcançou os números de jogos de Pelé pelo NY Cosmos. (64)
Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur me entuziazëm për idhullin e tij, Lionel Messin, duke e përshkruar si “lojtarin më të mirë në histori”.
Gjatë një eventi promovues të organizuar nga Adidas në Shangai, Lamine Yamal u pyet për ndikimin e Messit në futboll dhe kohën e tij te FC Barcelona.
“Për mua, Messi është lojtari më i mirë në histori. Më pëlqeu gjithçka që bëri, kudo në fushë, gjithçka në lidhje me lojën e tij. Dhe ka qenë një gjë vërtet e bukur për mua”, ka thënë Lamine Yamal.
Lamine Yamal: “Messi is the best player in history. Everything he did on and off the field impressed me, and he gives me a sense of awe in everything.
“Everywhere in the world he goes, he leaves an impact. I liked everything about his game. And it’s been something really… pic.twitter.com/XuCzTQmQMI
Admirimi i Lamine Yamal për ikonën argjentinase nuk është befasues, duke marrë parasysh trashëgiminë që Messi ka lënë te Barcelona dhe ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në botën e futbollit.
Këto komente të sulmuesit të talentuar vijnë ndërsa ai përgatitet të rikthehet në stërvitje me Barcelonën këtë të diel, pas pushimeve që kaloi në Kinë dhe destinacione të tjera. /Telegrafi/
38-vjeçar, por Lionel Messi është një lider i vërtetë, një futbollist i jashtëzakonshëm i cili bën diferencën në fushë, diçka të cilën e konfirmon nga ndeshja në ndeshje me Inter Miamin. Argjentinasi mbetet sërish një ëndërr për një pjesë të madhe të skuadrave, sidomos ato në Arabinë Saudite, ku Al Ahli nuk heq dorë. Gjërat duken serioze, pasi klubi në fjalë ka nisur tratativat me Inter Miamin, ku i ka bërë të ditur se dëshiron me çdo kusht sulmuesin.
Mosha nuk i tremb aspak, sidomos në një situatë ku Ronaldo është 40-vjecar dhe luan si titullar i padiskutueshëm me Al Nassr. Ideja e Al Ahli është që duke filluar nga janari i 2026-ës Messi të jetë pjesë e skuadrës. Në këtë mënyrë do të riktheheshin duelet legjendare Messi-Ronaldo, një dyshe që ka shkruar historinë.
Kushtet e futbollistit nuk janë aspak të papërballueshme për Al Ahli, pasi gjithçka i është vënë në dispozicion sulmuesit argjentinas, madje edhe aspekti ekonomik me Inter Miamin mund të arrihet. Ajo çka mbetet në diskutim është vetë mendimi i Messi-t, pasi ky i fundit e refuzoi kalimin tek Al Ahli 2 vite më parë, madje me një rrogë të jashtëzakonshme, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në histori. Tifozët janë emocionuar sërish, pasi do të ishte spektakolar një tjetër rikthim i duelit Messi-Ronaldo.
Në Arabinë Saudite ëndërrojnë të shohin Lionel Messi duke u përballur me rivalin e vjetër Cristiano Ronaldo në Saudi Pro League. Nëse CR7 tashmë është kthyer në një simbol të kampionatit arab, Pleshti ka zgjedhur të ndjekë një rrugë tjetër pas përvojës evropiane, por tani arabët po rikthehen fuqishëm sepse duan t’i shohin sërish dy yjet e mëdhenj të futbollit të përballen në kampionatin e tyre.
Saudi Pro League do të donte të rikrijonte rivalitetin më të madh futbollistik të shekullit dhe Al-Ahli, skuadra fituese e Ligës së Kampionëve të Azisë, do të ishte gati të formulonte një super ofertë për argjentinasin Messi për ta bindur të shkojë në Arabinë Saudite për etapën e fundit të karrierës së tij pas skadimit të kontratës me Inter Miami në dhjetor.
Al-Ahli do ta sjellë në Arabi: kontakte me stafin
Sipas asaj që raporton gazeta franceze L’Équipe, Al-Ahli do të ketë nisur kontakte me enturazhin e Messi-t për ta bindur të transferohet në Saudi Pro League: dy vite më parë klubi saudit, kur i skadoi kontrata me PSG-në, kishte tentuar të merrte yllin argjentinas, por Pleshti vendosi të transferohej në MLS te Inter Miami.
Kontrata e ish-lojtarit të Barcelonës skadon në dhjetor dhe klubi amerikan, megjithëse dëshiron ta mbajë kapitenin Messi, do të duhet të përballet me një konkurrencë të fortë: skuadra fituese e Ligës së Kampionëve të Azisë po përpiqet ta bindë argjentinasin të provojë përvojën në Arabinë Saudite për etapën e fundit të karrierës së tij. Detajet financiare të operacionit nuk janë zbuluar, por në vendin e Gjirit kanë ndër mend ta provojnë seriozisht.
Messi ka kontratë deri në dhjetor me Inter Miami
Al-Ahli gjatë viteve të fundit ka realizuar tashmë disa goditje të rëndësishme dhe në skuadër ka lojtarë të kalibrit si Édouard Mendy, Franck Kessié, Riyad Mahrez, Ivan Toney dhe Roberto Firmino: me ardhjen e Lionel Messi synon të ndryshojë, edhe një herë, perceptimin për klubin dhe kampionatin arab në nivel botëror, gjithmonë në kuadër të projektit “Vision 2030” dhe organizimit të Kupës së Botës 2034.
David Beckham dhe Inter Miami shpresojnë të arrijnë ta bindin argjentinasin Messi të qëndrojë në Florida, por në Arabinë Saudite janë seriozë dhe do ta provojnë me të gjitha mjetet që kanë në dispozicion.
Klubi saudit Al-Ahli po përgatit një ofertë ambicioze për të siguruar shërbimet e Lionel Messit pas skadimit të kontratës së tij me Inter Miamin në dhjetor, raporton “L’Équipe”.
Pas përpjekjes së pasuksesshme për ta transferuar në verën e vitit 2023, kur ai u largua nga Paris Saint-Germain, Liga Profesionale Saudite nuk ka hequr dorë nga ideja për ta sjellë fituesin e Kupës së Botës 2022 në Lindjen e Mesme.
Me Messin që pritet të bëhet lojtar i lirë në fund të vitit, Al-Ahli ka intensifikuar përgatitjet për një tjetër tentativë serioze.
Ndërsa detajet financiare të ofertës nuk janë bërë publike, besohet se propozimi do të jetë shumë i fuqishëm ekonomikisht, në përputhje me strategjinë e Arabisë Saudite për të tërhequr emra të mëdhenj të futbollit botëror, si pjesë e përgatitjeve për organizimin e Kupës së Botës FIFA 2034.
Sipas burimeve pranë klubit, Al-Ahli ka punuar prej javësh për të ndërtuar një plan bindës që do ta afronte Messin në Gjirin Persik.
Nga ana tjetër, Inter Miami nuk ka ndërmend ta humbasë yllin e saj kryesor dhe pritet të propozojë një zgjatje të kontratës dyvjeçare, duke synuar ta mbajë Messin në Major League Soccer edhe pas vitit 2024.
— Canadian Soccer Daily (@CANSoccerDaily) July 6, 2025
Shtatë herë fituesi i Topit të Artë në tentim për ta rikthyer topin te portieri i tij asistoi te Owusu i cili ishte pranë golit dhe me lehtësi shënoi për 1-0.
Gjithsesi Messi përmirësoi gabimin e tij duke shënuar dy gola të jashtëzakonshëm dhe duke asistuar në një tjetër.
Epo iu ndodh edhe më të mirëve në botë që ndonjëherë të gabojnë, Messi bëri një asistim fantastik, por për kundërshtarin. /Telegrafi/
Lionel Messi ka publikuar një homazh prekës në Instagram për ylin e Liverpooli, Diogo Jota, me tekstin “QEPD” (Prehu në paqe).
Ky është një homazh për Diogo Jotën, sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili, sipas raportimeve, vdiq në moshën 28-vjeçare në një aksident automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij.
Sipas The Guardian dhe Sky Sports, Jota dhe vëllai i tij po udhëtonin në një makinë që doli nga rruga në provincën e Zamoras.
Jota, i martuar kohët e fundit dhe baba i tre fëmijëve të vegjël, la pas një karrierë të shquar, duke përfshirë promovimin e Wolves në Ligën Premier dhe kontributet e tij me Liverpoolin.
Postimi i Messit ka shkaktuar një valë emocionesh në rrjetet sociale, me fansa dhe personalitete që i shprehin ngushëllimet e tyre.
Kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, dhe federata portugeze e futbollit kanë bërë homazhe publike, ndërsa Anfieldi është bërë vend i kujtimit për të.
Lionel Messi ka publikuar një homazh prekës në Instagram për ylin e Liverpooli, Diogo Jota, me tekstin “QEPD” (Prehu në paqe).
Ky është një homazh për Diogo Jotën, sulmuesi i Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili, sipas raportimeve, vdiq në moshën 28-vjeçare në një aksident automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllain e tij.
Sipas The Guardian dhe Sky Sports, Jota dhe vëllai i tij po udhëtonin në një makinë që doli nga rruga në provincën e Zamoras.
Jota, i martuar kohët e fundit dhe baba i tre fëmijëve të vegjël, la pas një karrierë të shquar, duke përfshirë promovimin e Wolves në Ligën Premier dhe kontributet e tij me Liverpoolin.
Postimi i Messit ka shkaktuar një valë emocionesh në rrjetet sociale, me fansa dhe personalitete që i shprehin ngushëllimet e tyre.
Kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, dhe federata portugeze e futbollit kanë bërë homazhe publike, ndërsa Anfieldi është bërë vend i kujtimit për të. /Telegrafi/
Ëndrra e Lionel Messit për Kupën e Botës mund ta dërgojë më në fund në Ligën Premier – në moshën 38 vjeç.
Legjenda argjentinase pritet të marrë në konsideratë një kalim në formë huazimi në një ligë më konkurruese përpara mbrojtjes së titullit të Kupës së Botës në verën e ardhshme.
Inter Miami është i gatshëm të zgjasë kontratën dyvjeçare të Messit përtej vitit 2025.
Por edhe nëse ai nënshkruan një marrëveshje të re, fituesi i tetë herë i Topit të Artë mund të sigurojë një qëndrim të përkohshëm me një klub të nivelit të lartë evropian.
Raportimet në vendin e ikonës pretendojnë se Messi dëshiron ndeshje të rregullta të nivelit të lartë para Kupës së Botës 2026 në Amerikë.
Kjo do të thotë që ish-sulmuesi i Barcelonës mund të largohet për disa muaj.
Miami i David Beckham i habiti fansat duke arritur në Kupën e Botës për Klube në SHBA.
Por, Messi në veçanti dukej i frustruar pasi ish-klubi i tij, Paris Saint-German, e mposhti ekipin e tij të MLS-së me rezultatin 4-0 në 1/8 e finales.
Fituesi katër herë i Ligës së Kampionëve u akuzua madje nga disa shikues se u përpoq të godiste me grusht ish-shokun e ekipit Vitinha.
Messi nuk ka luajtur kurrë për një klub anglez. Por ish-trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, pretendoi se Sheikh Mansour erdhi për të – ditën që biznesmeni arab përfundoi blerjen e klubit për 250 milionë euro në vitin 2008.
Drejtori aktual i Etihad, Pep Guardiola, kuptohet gjithashtu se ka dëshiruar një ribashkim me ish-djalin e tij të Barcelonës përpara se të transferohej te PSG në vitin 2021.
Kohët e fundit në Spanjë ka pasur zëra për një rikthim sentimental te Barca.
Por, gazetari spanjoll Guillem Balague beson se kjo është e pamundur, për shkak të marrëdhënies së vështirë të Messit me presidentin e klubit Joan Laporta.
Pra, një qëndrim i parë në Angli mund të tingëllojë joshëse për një yll me 112 gola në 193 ndeshje ndërkombëtare. /Telegrafi/
E ardhmja e Leo Messit ka qenë temë shumë spekulimesh ditët e fundit, pasi kontrata e tij me Inter Miami skadon në dhjetor.
Pas eliminimit të ekipit nga Kupa e Botës për Klube, vëmendja është përqendruar te hapat e mundshëm të ardhshëm të Messit, me thashetheme që e lidhin atë me disa klube, duke përfshirë Newell’s Old Boys, Ligën Profesionale Saudite, dhe disa ekipe evropiane.
Megjithatë, sipas burimeve pranë lojtarit dhe klubit, të dyja palët po punojnë drejt një rinovimi të kontratës, e cila skadon në fund të vitit.
Inter Miami thuhet se është duke bërë përpjekje për të siguruar një marrëveshje të re, ndërsa përfaqësuesit e Messit kanë konfirmuar se lojtari është i gatshëm të zgjatë qëndrimin e tij me klubin.
Kontrata aktuale e Messit skadon në dhjetor, por të dyja palët janë të bindura se një marrëveshje e re mund të arrihet shumë para kësaj date.
Negociatat fokusohen kryesisht në rishikimin e kontratës për t’iu përshtatur statusit të tij si një nga figurat më të rëndësishme të MLS-së.
Pavarësisht thashethemeve për një transferim të mundshëm, Messi dhe familja e tij duken të kënaqur në Miami, ku ai është bërë një nga figurat kyçe të klubit.
Lojtari ka shfaqur formë të shkëlqyer, duke u emëruar së fundmi lojtari më i mirë i muajit, dhe pritet të udhëheqë Argjentinën në Kupën e Botës 2026.
Sfida e vetme mbetet arritja e një marrëveshjeje të pranueshme për të dy palët, ku paga dhe koha e kontratës janë çështjet kryesore që po diskutohen. Megjithatë palët janë optimistë se marrëveshja do të finalizohet para fundit të vitit.
Enea Mihaj ka vendosur të vazhdojë karrierën në Major League Soccer në SHBA. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar te skuadra e Atlanta United ditën e sotme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra amerikane nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Kuq e Zi për kombin dhe tashmë për klubin”, shkruan Atlanta United në rrjetet sociale ku prezantohet Mihaj.
Mbrojtësi kuqezi tashmë do të përballet me Lionel Messin në Konferencën Lindore. Enea Mihaj u largua nga Familicao si transferim i lirë pasi i përfundoi kontrata me portugezët.