GAZĂ â TĂ« paktĂ«n 89 palestinezĂ« tĂ« vrarĂ« nĂ« sulmet e fundit izraelite
GAZĂ, 14 gusht /ATSH-DPA/- TĂ« paktĂ«n 89 palestinezĂ« janĂ« vrarĂ« nĂ« sulme tĂ« ndryshme izraelite nĂ« Rripin e GazĂ«s, thanĂ« sot burimet mjekĂ«sore.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi gjithashtu dhjetëra vdekje në zonën e sulmuar që në orët e para të mëngjesit. Rreth gjysma e viktimave thuhet se janë regjistruar në Qytetin e Gazës.
ShtatĂ« persona u vranĂ« nĂ« veriperĂ«ndim tĂ« Qytetit tĂ« GazĂ«s â nĂ« vendin e shpĂ«rndarjeje sĂ« ndihmĂ«s humanitare.
Shtatë persona të tjerë, përfshirë pesë fëmijë, vdiqën pas një sulmi ajror në Qytetin e Gazës.
Një person tjetër thuhet se u vra në një sulm me dron në Rripin verior të Gazës.
Sulmet vijnë ndërsa forcat izraelite përgatiten të nisin një operacion për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës.
Plani ka shkaktuar një protestë ndërkombëtare, me udhëheqësit që paralajmërojnë për pasoja shkatërruese humanitare për territorin e shkatërruar nga lufta.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se ushtria nuk ishte në dijeni të ndonjë viktime të shkaktuar nga zjarri i ushtrisë në zonën e korridorit Netzarim.
Fillimisht nuk ishin të disponueshme detaje të mëtejshme mbi sulmet e tjera.
Sulme të shumta ajrore izraelite u raportuan gjatë mëngjesit të djeshëm, veçanërisht në Qytetin e Gazës, ku u goditën disa ndërtesa.
Banorët shprehën shqetësim se sulmet mund të ishin një përgatitje për ofensivën e premtuar tokësore.
Incidente vdekjeprurĂ«se janĂ« raportuar vazhdimisht pranĂ« pikave tĂ« shpĂ«rndarjes sĂ« ndihmave â tĂ« drejtuara nga Fondacioni Humanitar i GazĂ«s (GHF), njĂ« organizatĂ« private e mbĂ«shtetur nga Izraeli dhe SHBA-ja.
GHF filloi operacionet nĂ« brezin bregdetar tĂ« bllokuar nĂ« maj â pas njĂ« ndalese gati tre-mujore izraelite pĂ«r shpĂ«rndarjen e ndihmave.
Lufta filloi më 7 tetor 2023, kur Hamasi dhe grupe të tjera militante islamike palestineze kryen një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit, duke vrarë rreth 1 200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje në Gaza.
âQĂ« atĂ«herĂ«, mĂ« shumĂ« se 61 700 palestinezĂ« janĂ« vrarĂ« nĂ« territorâ, sipas MinistrisĂ« sĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ« tĂ« drejtuar nga Hamasi.
Shifrat, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe luftëtarëve.
Megjithatë, organizatat ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara i konsiderojnë shifrat kryesisht të besueshme.
Ministria tha se mbi 1 850 njerëz janë vrarë ndërsa përpiqeshin të mblidhnin ndihma gjatë luftës.
Në shumë raste, civilët duhet të kalojnë zonat aktive të luftimeve për të arritur në pikat e shpërndarjes. //a.i/
The post GAZĂ â TĂ« paktĂ«n 89 palestinezĂ« tĂ« vrarĂ« nĂ« sulmet e fundit izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.