Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

POLONI – Tusk riorganizon qeverinë përpara betimit të presidentit Nawrocki

VARSHAVË, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministri polak, Donald Tusk planifikon të riorganizojë qeverinë e tij të qendrës së majtë, përpara betimit të presidentit të ri konservator të krahut të djathtë, Karol Nawrocki.

Tusk planifikon të prezantojë sot përbërjen e re qeveritare në Varshavë, pa ndryshime të pritura në ministritë kryesore si ato të Brendshme, të Jashtme dhe të Mbrojtjes, por pritet që kabineti të jetë më i vogël dhe më efektiv.

Qeveria pro evropiane e Tusk tashmë ka pasur të bëjë me një kryetar shteti nga kampi nacionalist konservator, Andrzej Duda.

Megjithatë, pritet që euroskeptiku Nawrocki ta përdorë edhe më shumë të drejtën e tij të vetos për të ndaluar iniciativat qeveritare.

Si rezultat, Tusk pritet të bëjë ndryshime në politikën e jashtme dhe të brendshme të vendit, e cila luan një rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Nawrocki do të betohet më 6 gusht.

Problemeve të Tusk i shtohet edhe fakti se koalicioni i tij i ndërlikuar prej gjashtë partish në tre aleanca zgjedhore është i ndarë dhe nuk ka zbatuar shumë nga premtimet zgjedhore të vitit 2023./   /os/

The post POLONI – Tusk riorganizon qeverinë përpara betimit të presidentit Nawrocki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” nacionaliste të tërhiqen nga kufiri gjerman

4 July 2025 at 21:34

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëroi sot “patrullat qytetare” nacionaliste që patrullojnë kufirin gjerman të tërhiqen, duke i quajtur veprimet e tyre të paligjshme.

Ai lëshoi ​​paralajmërimin pas vendimit të Varshavës për të rivendosur përkohësisht kontrollet kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë duke filluar nga 7 korriku, duke përmendur një rritje të numrit të migrantëve.

Ditët e fundit, të vetëshpallura “patrulla qytetare”, që thuhet se numërojnë qindra, janë mbledhur në anën polake të kufirit, duke pretenduar se po parandalojnë kthimin e emigrantëve të dërguar nga Berlini, sipas Politico.

“Vetëm Patrulla Kufitare ka të drejtë të kontrollojë kufijtë tanë. Kushdo që imiton oficerët e policisë ose pengon punën e tyre do të përballet me pasoja”, tha zëdhënësi i qeverisë Adam Šlapka pas një takimi sigurie në Varshavë.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë burra të maskuar që ndalojnë makina, duke kërkuar dokument identifikimi dhe duke u përpjekur të bëjnë të ashtuquajturat “arrestime qytetare” të atyre që dyshojnë se kanë hyrë ilegalisht në vend.

Zyrtarët rajonalë paralajmëruan se veprime të tilla mund të përbënin një kërcënim për sigurinë publike, por disa zyrtarë i mirëpritën këto “patrulla”.

Më herët këtë javë, presidenti polak Karol Nawrocki falënderoi njërin nga organizatorët, aktivistin e ekstremit të djathtë Robert Bankiewicz, për “mbrojtjen e kufirit të udhëhequr nga civilët”, e cila shkaktoi kritika nga pala tjetër.

Tusk është nën presion për të rimarrë kontrollin pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale muajin e kaluar, kur Rafal Tsaskovsky, i mbështetur nga kryeministri, humbi ndaj Nawrocki.

Humbja tronditi aleancën që solli Tuskun në pushtet në vitin 2023 dhe i inkurajoi partnerët e tij të koalicionit të eksplorojnë mundësi të tjera, sipas portalit të Brukselit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” nacionaliste të tërhiqen nga kufiri gjerman appeared first on Euronews Albania.

POLONI – Tusk i mbijeton votëbesimit ndërsa përpiqet të rivendosë kontrollin

11 June 2025 at 17:11

VARSHAVË, 11 qershor /ATSH/- Qeveria polake i mbijetoi sot një votëbesimi në parlament, ndërsa kryeministri Donald Tusk kërkon të rivendosë autoritetin e tij pas humbjes së aleatit të tij – në zgjedhjet e fundit presidenciale, sipas AP.

Ligjvënësit votuan me 210 vota në favor të qeverisë në Sejmin me 460 vende, Dhoma e Ulët. Nuk pati abstenime.

“Polonia është në një realitet të ri dhe unë po kërkoj një mundësi të re, pas humbjes më 1 qershor të kryetarit të bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski”, tha Tusk më herët – duke iu referuar – aleatit të tij të ngushtë – historianit nacionalist, Karol Nawrocki.

“Po kërkoj një votëbesim me bindje të plotë se kemi një mandat për të qeverisur, për të marrë përgjegjësi të plotë për atë që po ndodh në Poloni”, tha Tusk.

I mbështetur nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, Nawrocki do të zëvendësojë presidentin në largim Andrzej Duda, një tjetër konservator – i cili bllokoi vazhdimisht përpjekjet e Tusk për reforma.

Pjesa më e madhe e pushtetit në sistemin parlamentar të Polonisë i takon parlamentit të zgjedhur dhe qeverisë së zgjedhur nga parlamenti.

Megjithatë, presidenti mund të vërë veton në legjislacion dhe ta përfaqësojë vendin jashtë vendit.

Tusk kishte kohë që mbështetej në një fitore të Trzaskowski për “të thyer” bllokimin institucional të krijuar nga vetot e Duda-s.

Në vend të kësaj, ai tani përballet me një president të ardhshëm të lidhur me opozitën nacionaliste dhe armiqësor ndaj prioriteteve legjislative të qeverisë së tij.

Rezultati i zgjedhjeve ka tronditur koalicionin qeverisës tashmë të pasigurt, i cili shtrihet nga qendra e majtë në qendrën e djathtë – dhe ka luftuar për të përmbushur premtimet kryesore të fushatës, duke përfshirë liberalizimin e ligjit të abortit të Polonisë dhe legalizimin e bashkimeve civile të të njëjtës gjini. //a.i/

 

 

The post POLONI – Tusk i mbijeton votëbesimit ndërsa përpiqet të rivendosë kontrollin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri polak Donald Tusk përgatitet për votëbesim

11 June 2025 at 13:48

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë thirrje për një votëbesim ndaj qeverisë së tij pro-BE, pasi kampi i tij politik humbi me një diferencë të ngushtë zgjedhjet e fundit presidenciale.

Votimi i së mërkurës duhet të jetë një formalitet sepse koalicioni i Tuskut ka një shumicë prej 12 vendesh në Dhomën e Ulët, Sejm, dhe vetëm një shumicë e thjeshtë në prani të gjysmës së 460 parlamentarëve është e nevojshme për të fituar.

Përpara votimit, Tusk i tha dhomës se ata nuk mund të “mbyllnin sytë” ndaj realitetit se qeveria e tij përballet me “sfida më të mëdha” falë zgjedhjes së Karol Nawrocki-t, i cili mbështetet nga opozita e Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Në Poloni, presidenti mund të vërë veton ndaj legjislacionit dhe Nawrocki, një mbështetës socialisht konservator i Presidentit Trump, i cili kundërshton një Evropë federale dhe hyrjen e Ukrainës në NATO dhe BE, pritet të vazhdojë të përdorë pushtetin e tij, ashtu siç ka bërë presidenti konservator, Andrzej Duda, gjatë 18 muajve të parë të mandatit të Tusk në detyrë.

The post Kryeministri polak Donald Tusk përgatitet për votëbesim appeared first on Euronews Albania.

Humbja e liberalizmit

5 June 2025 at 10:47

Ditmir Bushati

Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të thuhet se progresistët dhe përballë konservatorëve, në atë që mund të konsiderohet si ballafaqimi më i rëndësishëm zgjedhor i vitit në Evropë. Si në shumë demokraci evropiane, rezultati na tregon një komb të ndarë thuajse në mes midis konservatorëve dhe progresistëve, midis nacionalizmit dhe internacionalizmit liberal. Dhe një brez të ri të tradhtuar nga qendra demokratike, që gjithnjë e më shumë e sheh veten tek e djathta apo e majta ekstreme.

Një rezultat që, megjithëse është i ngushtë, ngjan me një brisk të hollë, thellësisht përçarës. Dy vjet më parë, koalicioni shumëngjyrësh i udhëhequr nga ish-presidenti i Këshillit Evropian dhe një prej veteranëve të politikës polake, Donald Tusk, i dha fund pushtetit tetëvjeçar të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi. Qeveria Tusk parashtroi dy përparësi të mëdha: (i) rivendosjen e besimit të publikut në institucionet demokratike; (ii) zbutjen e polarizimit politik e shoqëror. Në të dyja duket se dështoi.

Historia e Evropës ka plot shembuj të transformimit politik drejt demokracisë, si nga autoritarizmi i krahut të djathtë (Portugali, Spanja, Greqia) ashtu edhe nga komunizmi (ish-Blloku Lindor) ose nacional-socializmi (Gjermani, Austri). Por, tejkalimi i një sistemi joliberal që u çimentua gjatë viteve në pushtet të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, në një mënyrë liberale, ishte një territor i pashkelur, që në rastin e Polonisë u shoqërua me sfida më të mëdha se në rastet e mëparshme.

Me rikthimin në pushtet në vitin 2023, Qeveria Tusk paraqiti një plan reformash që synonin “rivendosjen e demokracisë liberale” dhe kthimin e Polonisë në zemër të zgjimit gjeopolitik të Evropës për t’u përballur me kërcënimin e shtuar rus. Pavarësisht mbështetjes që erdhi nga Komisioni Evropian dhe shfuqizimit të masave shtrënguese që BE-ja kishte vendosur ndaj Polonisë, për moszbatimin e standardeve të shtetit të së drejtës, dy pyetje mbeten pa përgjigje në rrugëtimin e qeverisë Tusk: Mbi çfarë baze duhet të bëhet rindërtimi institucional? A justifikon situata e jashtëzakonshme mjete të pazakonta, apo mjete që testojnë kufijtë e legjitimitetit? Te përgjigjet e pyetjeve të mësipërme mund të gjenden edhe një pjesë e arsyeve se përse kandidati i koalicionit qeveritar, kryetari i Bashkisë së Varshavës, Rafa Trzaskowski, nuk arriti të bindte shumicën e votuesve dhe ç’është më shqetësuese, shumicën e të rinjve, që të përqafonin agjendën proevropiane dhe liberale.

Karol Nawrocki, një figurë e panjohur dhe pa eksperiencë politike e ndërkombëtare, arriti të fitojë besimin e shumicës së polakëve, përmes një rrëfimi të përqendruar në vlerat konservatore, sovranitetin dhe mbrojtjen e traditave polake. Përplasjet mes dy kampeve kryesore politike në Poloni ngjasojnë me lavjerrësin që herë shkon para e herë shkon pas. Edhe pse qeveria është përgjegjëse për përcaktimin e politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe ekonomisë, presidenti ushtron veton mbi legjislacionin kyç, duke përfshirë buxhetin dhe politikën e emërimeve në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe drejtësisë. Duke pasur parasysh fuqitë e vetos së presidentit, sikundër kampet politike të ndryshme që presidenti dhe qeveria përfaqësojnë, mund të thuhet se përplasja e hidhur midis tyre, medias dhe pjesëve të shoqërisë që i mbështesin ato, do të vazhdojë e pandërprerë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2027.

Të gjitha lëvizjet në politikën polake do të orientohen për nga këto zgjedhje, duke e bërë bashkëjetesën politike midis presidentit dhe qeverisë gjithnjë e më të vështirë. Si një anëtar kyç i BE-së dhe NATO-s, sherret e brendshme në Poloni mund të kenë ndikim në kapacitetin e BE-së dhe NATO-s për t’u përballur me kërcënimin rus.

Në këtë situatë të re politike, marrëdhëniet polako-ukrainase do të shërbejnë si letër lakmuesi. Presidenti i ri kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe BE, duke shënuar një ndarje me qëndrimin e kahershëm të Polonisë. Kjo mund të dobësojë aleatët në vijën e parë, të cilët e kanë konsideruar përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike si një përparësi strategjike afatgjatë. Me interes pritet gjithashtu pozicioni i Polonisë brenda këtyre organizatave në raport me ShBA-në, kur dihet se presidenti i zgjedhur u mbështet nga ShBA-ja dhe madje u prit në Shtëpinë e Bardhë në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që rivali i tij u mbështet nga udhëheqësit kryesorë evropian.

Deri tani, Polonia është shfaqur si një avokate e zëshme për forcimin e bazës industriale të mbrojtjes të BE-së, që nënkupton forcimin e autonomisë strategjike të Evropës dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Presidenti i ri pritet të konfirmojë qëndrimin e vazhdueshëm të Polonisë, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak, pasi lidhja e tij e ngushtë me ShBA-në sugjeron mbështetje të fortë për NATO-n. Në të njëjtën kohë, ai ka të ngjarë të mbështesë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pasi fitorja e Ukrainës është jetike për interesat e Polonisë.

Gjithsesi, mbetet të shihet se cila do të jetë qasja e tij në rast se politika e presidentit Trump për të shkëputur Rusinë nga Kina do të realizohet në praktikë me çdo çmim (përfshirë edhe Ukrainën). Presidenti i ri pritet të sfidojë agjendën e institucioneve mbikombëtare të BE-së duke përforcuar rrëfimin sovranist të partisë konservatore nga radhët e të cilave vjen. Edhe pse qeveria polake është përgjegjëse për përcaktimin e qëndrimeve në BE, presidenti ka ndikim në formësimin e opinionit publik. Ndërsa presidenti Nawrocki mund të mos jetë në të njëjtën gjatësi vale me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe atë sllovak Robert Fico, duke pasur parasysh dallimet e konsiderueshme rreth Rusisë, ata ka të ngjarë të jenë aleatë në formësimin e opinioneve dhe qëndrimeve alternative brenda BE-së.

Thënë ndryshe, për Evropën, ky rezultat do të thotë se një nga vendet e saj kryesore, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, të ardhmen e Ukrainës dhe përballjen me kërcënimin rus, do të jetë një partner më i dobët dhe më pak i bashkuar si në BE, ashtu edhe në “koalicionin e vullnetit” të përbërë nga “trekëndëshi i Weimar” (Gjermani, Francë, Poloni) dhe Mbretëria e Bashkuar. Vështruar në një plan më të gjerë përtej kontekstit polak, ky rezultat është dëshmi e krizës me të cilën përballen forcat që i mëshojnë demokracisë liberale me mendësinë e Luftës së Ftohtë. Një humbje për liberalizimin.

Ndarja e thellë në Poloni pasqyron një prirje në të gjithë Perëndimin që ka të bëjë me dobësimin e koalicioneve të qendrës demokratike, që dikur mbështesnin qeverisjen liberale, veçanërisht në dekadat pas rënies së Murit të Berlinit. Mirëpo, gjeopolitika e pas rënies së Murit të Berlinit zbehu mjetin kryesor që mbante në këmbë liberalizmin: avantazhin e qartë përkundrejt kundërshtarëve joliberal. Asokohe, ngjitësi që e mbante këtë koalicion të bashkuar nuk ishte qëndrueshmëria dhe kohezioni i brendshëm, por diferenca me armikun e jashtëm. Institucionet mbikombëtare dhe qeverisja teknokratike, shpesh të izoluara nga llogaridhënia e drejtpërdrejtë demokratike, shiheshin si forca stabilizuese, thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë. Sakrificat e kërkuara nga demokracia liberale pranoheshim si më të preferueshme sesa kostot e dorëzimit ideologjik. Sot nuk shihen më si të tilla. Në librin e sapo botuar Çfarë mësova prej jush, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit dhe një prej politikanëve më të spikatur francez, Michel Barnier, drejtimin nga Ursula von der Leyen të Komisionit Evropian e përshkruan si “prirje autoritariste”.

Ndërsa Komisionin Evropian, si thellësisht burokratik, centralizues dhe të pandjeshëm ndaj interesave të qytetarëve. Kur një konstatim i tillë vjen prej një politikani të nivelit të lartë evropian, është i kuptueshëm dividenti politik që grumbullohet nga parti konservatore apo populiste në shumë vende të BE-së, në emër të interesit kombëtar, traditës dhe sovranitetit. Koalicionet që promovojnë demokracinë liberale nuk janë thjesht viktimë e elektoratit të pakënaqur, por gjithashtu vuajnë nga mungesa e një oferte bindëse për trajtimin e njëmendtë të reformave që kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pabarazitë ekonomike që vijnë si rezultat i zhvendosjes së vendeve të punës të shkaktuara nga globalizmi dhe zhvillimi i vrullshëm teknologjik, ankthi dhe pasiguria që shkakton mungesa e një qëndrimi të qartë e parimor rreth migrimit, ndryshimeve shoqërore dhe të ardhmes të projektit evropian, në një mjedis gjeopolitik asgjësues.

Është kjo arsyeja që në një pjesë të mirë të vendeve me të kaluar totalitare, liberalizmi nuk shihet më si një sistem vlerash e parimesh të fituar e mbrojtur me mund, por si një ideologji hipokrite që i shërben mbijetesës politike të elitave. Prandaj, më shumë sesa një triumf i forcave konservatore, zgjedhjet presidenciale në Poloni janë një humbje për forcat e qendrës demokratike. Qëndrueshmëria e demokracisë liberale do të varet nga gatishmëria e tyre për të përqafuar një vizion të besueshëm të asaj që mund të ofrojë demokracia liberale në kushtet që imponon koha. /Analiza është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”/

The post Humbja e liberalizmit appeared first on Telegrafi.

KOMENT – Tusk cakton votëbesimin ndaj qeverisë më 11 qershor, shkak realiteti i ri politik

VARSHAVË, 3 qershor /ATSH/- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk tha sot se parlamenti do të mbajë një votëbesim për qeverinë e tij më 11 qershor, ndërsa vendi përballet me një realitet të ri politik, sipas AP.

Tusk bëri thirrje për votim pasi aleati i tij politik, kryetari liberal i Varshavës, humbi zgjedhjet presidenciale të Polonisë në fundjavë kundrejt konservatorit Karol Nawrocki.

“Po e fillojmë seancën në një realitet të ri politik”, tha Tusk, në fillim të mbledhjes së kabinetit në Varshavë.

“Realiteti politik është i ri, sepse kemi një president të ri. Por kushtetuta, detyrimet tona dhe pritjet e qytetarëve nuk kanë ndryshuar. Në Poloni, qeveria qeveris, gjë që është një detyrim dhe nder i madh”, tha Tusk.

Qeveria e Tusk drejton shumicën e çështjeve të përditshme në Poloni.

Ajo gjithashtu ekziston veçmas nga presidenca, por presidenti ka fuqinë për të vënë veton ndaj ligjeve dhe për të ndikuar në politikën e jashtme – dhe fitorja e Nawrocki do ta bëjë jashtëzakonisht të vështirë për Tusk të avancojë me axhendën e tij pro-evropiane.

Tashmë ka pikëpyetje nëse koalicioni i Tusk mund të mbijetojë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara në fund të vitit 2027. Disa nga kundërshtarët e tij politikë po bëjnë thirrje që ai të japë dorëheqjen.

Vendimi për të thirrur një votëbesim është me sa duket një përpjekje e Tusk për të rivendosur autoritetin në një situatë politike në ndryshim – ku disa nga partnerët e tij të koalicionit mund të kenë më pak gjasa për të qëndruar me të.

Tusk mbikëqyr një koalicion prej disa partish. Koalicioni i ndarë nuk ka arritur të bjerë dakord për disa çështje dhe qeveria nuk ka arritur të përmbushë disa nga premtimet kryesore të Tusk, duke përfshirë liberalizimin e ligjit kufizues të abortit.

Nawrocki – i cili u mbështet nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, fitoi 50,89% të votave në një garë të ngushtë kundër kryetarit të Bashkisë së Varshavës, Rafal Trzaskowski, i cili mori 49,11% të votave.

Zgjedhjet zbuluan përçarje të thella në vend përgjatë krahut lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Nawrocki, i cili pritet të marrë detyrën më 6 gusht, pritet të formësojë politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit – në mënyra që mund të tendosin lidhjet me Brukselin – duke e afruar më shumë vendin e Evropës Qendrore me gati 38 milionë banorë me administratën Trump.

Nawrocki do të zëvendësojë Duda, mandati i dytë 5-vjeçar i të cilit përfundon më 6 gusht. Kushtetuta polake i kufizon presidentët në dy mandate.

Duda e ka ftuar Nawrocki në një takim sot në mbrëmje për të ndarë përvojat e tij, kryesisht në fushën e politikës së sigurisë dhe politikës ndërkombëtare. //a.i/

The post KOMENT – Tusk cakton votëbesimin ndaj qeverisë më 11 qershor, shkak realiteti i ri politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

By: lindita
3 June 2025 at 09:36

Pas fitores së konservatorit të djathtë Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake, kryeministri Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin në parlament. A po lëkundet aleanca e tij trepartiake? Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së…

Source

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

By: Ela
3 June 2025 at 08:41

Pas humbjes së kandidatit proevropian Nawrocki në zgjedhjet presidenciale polake,kryeministri Donald Tusk planifikon të kërkojë votëbesimin. “Testi i parë (për qeverinë time) do të jetë votëbesimi që së shpejti do ta kërkoj në Dhomën e Ulët”, tha Tusku në një fjalim televiziv. Ai dëshiron të vazhdojë punën e qeverisë dhe shpreson të jetë në gjendje […]

The post DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk appeared first on BoldNews.al.

Orbán dhe Le Pen përgëzojnë zgjedhjen e Karol Nawrocki si president i Polonisë

By: Rovena
2 June 2025 at 18:58

Udhëheqësit e ekstremit të djathtë në Evropë kanë mirëpritur fitoren e kandidatit nacionalist të opozitës, Karol Nawrocki, në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, një rezultat që i jep një goditje të madhe agjendës reformuese dhe pro-BE të kryeministrit të qendrës së djathtë Donald Tusk.

Nawrocki, një historian konservator dhe ish-boksier amator, fitoi zgjedhjet e së dielës me 50.89% të votave , treguan shifrat përfundimtare të hënën, përpara rivalit të tij, Rafał Trzaskoëski, kryetarit liberal të Varshavës dhe një aleat të Tusk, i cili siguroi 49.11%.

“Urime Presidentit NaërockiKn për fitoren e tij fantastike”, shkroi në rrjetet sociale kryeministri joliberal i Hungarisë, Viktor Orbán, duke shtuar se “mezi priste të punonte” me 42-vjeçarin, i cili nuk ka mbajtur kurrë një post të zgjedhur.

Liderja e Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen , tha se fitorja e Naërocki-t ishte “lajm i mirë” dhe shënoi një “mohim të oligarkisë së Brukselit” që përpiqej të impononte “politikat e saj autoritare dhe ambiciet federaliste… në kundërshtim me vullnetin demokratik”.

Naërocki u mbështet nga partia populiste e djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila sundoi Poloninë deri në fitoren e Tusk në zgjedhjet parlamentare në fund të vitit 2023./abcnews.al

Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

By: armand
17 May 2025 at 20:10

Qeveria e Donald Tusk po humbet mbështetje, sepse Presidenti Duda bllokon projektet e saj. Një kryetar i ri shteti mund ta thyejë bllokimin ose ta konsolidojë ngërçin. Faza e fundit para zgjedhjeve të së dielës. Më 18 maj, votuesit polakë jo vetëm që do të vendosin nëse presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë liberali i […]

The post Të dielën polakët drejt qendrave të votimit, vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk appeared first on BoldNews.al.

Në Tiranë, negociata për luftën/ Liderët europianë dhe Zelensky telefonatë me Trump

By: Rovena
16 May 2025 at 15:53

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, Presidenti francez Emmanuel Macron, Kancelari gjerman Friedrich Merz, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe Kryeministri polak Donald Tusk zhvilluan një telefonatë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten, sipas presidencës ukrainase.

Bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll ishin tema kryesore e bisedës me Presidentin e 47-të të SHBA. Kujtojmë që 52 liderë nga e gjithë Europa, por jo vetëm janë pjesë e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Tema e diskutimit ishte lufta e Rusisë, kundër Ukrainës, ku gjatë fjalës së tyre ata bënë thirjje për komunikim dhe finalizimin e një armëpushimi./abcnews.al

“E turpshme të shkosh në Moskë dhe të duartrokasësh Putinin”, BE ‘sulmon’ Vuçiqin dhe Ficon

9 May 2025 at 19:45

Kryeministri polak Donald Tusk ka dënuar ashpër praninë e liderëve evropianë në paradë, duke deklaruar se “është e turpshme të jesh në një paradë në Moskë dhe të duartrokasësh Putinin”.

Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, shprehu zhgënjimin e thellë, para së gjithash, me veprimet e presidentit sllovak Robert Fico, i vetmi lider i një shteti anëtar të BE-së që shkoi në Moskë.

“Si mund të qëndroni pranë njeriut që filloi këtë luftë me kaq shumë vdekje dhe vuajtje të panevojshme të njerëzve të pafajshëm? Ju jeni në anën e gabuar të historisë”, tha ajo.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron komentoi në mënyrë më diplomatike, duke shprehur dyshime për korrektësinë e një kursi të tillë veprimi, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Në të njëjtën ditë, Franca dhe Polonia nënshkruan një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes dhe energjisë, duke përfshirë ndihmën e ndërsjellë në rast të një kërcënimi ushtarak, duke theksuar më tej angazhimin e tyre për sigurinë e përbashkët.

Ndryshe, prania e Robert Ficos dhe Aleksandar Vuçiqit në paradën ushtarake në Moskë ka tërhequr kritika të ashpra brenda BE-së, veçanërisht duke pasur parasysh luftën e vazhdueshme në Ukrainë.

Pjesëmarrja e tyre simbolizon një thellim të marrëdhënieve me Rusinë, gjë që bie ndesh me politikat e shumicës së vendeve evropiane që kërkojnë të izolojnë Moskën për veprimet e saj në Ukrainë. /Telegrafi/

The post “E turpshme të shkosh në Moskë dhe të duartrokasësh Putinin”, BE ‘sulmon’ Vuçiqin dhe Ficon appeared first on Telegrafi.

“Sulm kibernetik në Poloni”, kryeministri Tusk: Filloi ndërhyrja e huaj në zgjedhje

2 April 2025 at 20:30

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar se partia e tij, Platforma Qytetare, ka qenë objekt i një sulmi kibernetik.

Në një mesazh në rrjetin social X, Tusk theksoi se provat sugjerojnë një origjinë “lindore” të sulmit, duke lënë të kuptohet se mund të jetë i lidhur me Rusinë ose Bjellorusinë. Sipas tij, sulmi ka pasur në shënjestër sistemin kompjuterik të partisë, në prag të zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm.

“Ndërhyrja e huaj në zgjedhje fillon”, shkroi ai në platformën X.

Jan Grabiec, kreu i zyrës së Tusk, ka deklaruar për agjencinë shtetërore polake të lajmeve PAP se sulmi kishte për qëllim marrjen nën kontroll të kompjuterëve të punonjësve të partisë dhe stafit zgjedhor për rreth 12 orë gjatë së mërkurës.

Cyberatak na system informatyczny Platformy. Zaczęła się obca ingerencja w wybory. Służby wskazują na wschodni ślad.

— Donald Tusk (@donaldtusk) April 2, 2025

I pyetur nëse Rusia ose Bjellorusia janë përgjegjëse për këtë sulm, Grabiec tha se kjo çështje është në kompetencë të shërbimeve sekrete polake, por vuri në dukje se bjellorusët kanë kryer më parë infiltrime në sistemet polake në emër të inteligjencës ruse.

Polonia ndodhet në prag të zgjedhjeve presidenciale, me raundin e parë të planifikuar për 18 maj. Kryesuesi i garës është kandidati i Platformës Qytetare, kryebashkiaku i Varshavës, Rafał Trzaskowski, një centrist pro-Bashkimit Evropian, i cili ka rreth 35 për qind të mbështetjes sipas sondazheve.

Kandidatët e tjerë kryesorë përfshijnë Karol Nawrocki, i mbështetur nga partia konservatore Ligj dhe Drejtësi, me mbi 20 për qind të mbështetjes, dhe Sławomir Mentzen, bashkë-drejtues i partisë së ekstremit të djathtë Konfederata, i cili gjithashtu ka rreth 20 për qind të mbështetjes.

Nëse asnjë kandidat nuk siguron më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë, balotazhi do të mbahet më 1 qershor. /Telegrafi/

The post “Sulm kibernetik në Poloni”, kryeministri Tusk: Filloi ndërhyrja e huaj në zgjedhje appeared first on Telegrafi.

E bashkuar, Evropa s’do të mposhtet kurrë!

18 March 2025 at 09:31

Regjimi armiqësor i presidentit të SHBA-së Donald Trump më në fund e ka detyruar Evropën të zgjohet. Me zyrtarët amerikanë që vënë në pikëpyetje aleancën transatlantike, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, kohët e fundit i bindi ligjvënësit që të rishikojnë “frenimin e borxhit” të vendit në mënyrë që shpenzimet e mbrojtjes të rriten. […]

The post E bashkuar, Evropa s’do të mposhtet kurrë! appeared first on Reporter.al.

Polonia përgatitet për luftë, Tusk njofton planin për futjen në ushtri të burrave të vendit

By: Ardit
8 March 2025 at 19:08

Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar një plan trajnimi ushtarak në shkallë të gjerë për të gjithë meshkujt e rritur në Poloni. Në një fjalim të fokusuar te Mbrojtja dhe Siguria, ai konfirmoi se i kishte kërkuar Ministrisë së Mbrojtjes që Polonia të tërhiqej nga Konventa e Otavës dhe Konventa e Dublinit, të cilat ndalojnë […]

The post Polonia përgatitet për luftë, Tusk njofton planin për futjen në ushtri të burrave të vendit appeared first on BoldNews.al.

Polonia po planifikon rikthimin e detyrueshëm ushtarak, nuk përjashtohen as gratë

By: armand
7 March 2025 at 17:34

Qeveria polake mësohet se po planifikon vendosjen e një trajnimi të detyrueshëm ushtarak për të gjithë burrat e rritur. Kryeministri Donald Tusk e dha lajmin në parlamentit polak, ku tha se qeveria synon të ketë gati një model për rekrutimin dhe planet e stërvitjes së tyre, deri në fund të vitit. “Ne do të përpiqemi […]

The post Polonia po planifikon rikthimin e detyrueshëm ushtarak, nuk përjashtohen as gratë appeared first on BoldNews.al.

Donald Tusk: Evropa duhet të kuptojë se është një fuqi globale

2 March 2025 at 18:56

“Evropa duhet të kuptojë se është një fuqi globale”, kështu deklaroi kryeministri polka, Donald Tusk nga Londra.

“ Kjo që po ndodh është një paradoks! “500 milionë europianë u kërkojnë 300 milionë amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë”, tha ai, ndërsa bëri thirrje se Evropa duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe të kuptojë rolin e saj si një fuqi globale.

Ndërkohë në përfundim të Samitit të liderëve europianë në Britani, Keir Starmer ka njoftuar një marrëveshje të re e cila i lejon Ukrainës të përdorë 1.6 miliardë £ të financimit të eksportit të Mbretërisë së Bashkuar për të blerë 5,000 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.

/abcnews.al/

Trump tha se BE-ja u formua për ta shkatërruar SHBA-në, reagon ashpër kryeministri polak

27 February 2025 at 13:51

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, iu përgjigj presidentit amerikan, Donald Trump për deklaratën se Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar amerikanët.

Përmes rrjetit social X, lideri polak mohoi se dikush në BE po e shikopn në këtë mënyrë politikën.

“Bashkimi Evropian nuk u formua për të shkatërruar askënd. Përkundrazi, u krijua për të ruajtur paqen, për të ndërtuar respekt mes popujve tanë, për të krijuar tregti të lirë dhe të ndershme dhe për të forcuar miqësinë tonë transatlantike. Kaq e thjeshtë”, tha Tusk.

The EU wasn’t formed to screw anyone. Quite the opposite. It was formed to maintain peace, to build respect among our nations, to create free and fair trade, and to strengthen our transatlantic friendship. As simple as that. 🇪🇺🇺🇸

— Donald Tusk (@donaldtusk) February 27, 2025

Presidenti amerikan foli për nevojën e vendosjes së taksave doganore për vendet e BE-së, duke theksuar se BE-ja ishte formuar me qëllimin për të dëmtuar fuqinë dhe forcën ekonomike të Amerikës.

“Unë i dua vendet evropiane. Shihni, le të jemi të sinqertë. Bashkimi Evropian u krijua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është arsyeja, dhe ata e bënë këtë mirë”, tha Trump.

Në një pyetje për mundësinë e taksave hakmarrëse nga ana e BE-së për produktet amerikane, Trump tha se nuk ishte i shqetësuar.

Ndryshe, Trump ka paralajmëruar se do të vendos taksa shtesë prej 25 për qind për vendet e BE-së dhe Kinës. /Telegrafi/

The post Trump tha se BE-ja u formua për ta shkatërruar SHBA-në, reagon ashpër kryeministri polak appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ Kryeministri polak pëson incident, Donald Tusk përfundon me paterica pasi tentoi të bënte ski

By: armand
25 February 2025 at 15:50

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka pësuar një incident teksa shijonte fundjavën duke bërë ski me nipërit e tij. Në një reagim në “X”, Tusk postoi një video të tij duke qëndruar në dy paterica, teksa dukej edhe këmba e majtë e fashuar. “Duhej të ishte një fundjavë ëndrrash. E kam planifikuar gjashtë muaj më parë. […]

The post VIDEO/ Kryeministri polak pëson incident, Donald Tusk përfundon me paterica pasi tentoi të bënte ski appeared first on BoldNews.al.

FOKUS – Tusk: Perëndimi të mbështesë Ukrainën përballë ndryshimit në politikën e SHBA-së

21 February 2025 at 15:05

VARSHAVË, 21 shkurt /ATSH-AA/ – Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, i bëri thirrje Perëndimit që të mbështesë Ukrainën përballë ndryshimit të politikës së SHBA nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, për Ukrainën.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, Tusk ftoi vendet perëndimore të mbështesin Ukrainën.

Duke komentuar se “Vendosja e Ukrainës në dorëzim me forcë do të nënkuptonte dorëzimin të gjithë komunitetit perëndimor”, Tusk u shpreh se “Askush të mos veprojë sikur nuk e sheh këtë”.

Postimi i Tusk erdhi pasi Trump akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky si “diktator”.

Presidenti amerikan Trump, në deklaratën e tij lidhur me Zelenskyn, pretendoi se luftën e filloi Zelensky dhe se nuk bëri asgjë më pas për ta ndaluar atë./ /os/

The post FOKUS – Tusk: Perëndimi të mbështesë Ukrainën përballë ndryshimit në politikën e SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌