Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spanja heq dorë nga planet për të blerë avionë luftarakë F-35

6 August 2025 at 14:05

Spanja ka hequr dorë nga planet e saj për të blerë avionë luftarakë F-35, të prodhuar nga kompani amerikane Lockheed Martin.

Qeveria kishte caktuar 6.25 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për blerjen e avionëve luftarakë të rinj.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanches, njoftoi se vendi i tij do të rriste shpenzimet për mbrojtjen 2 %, duke refuzuar që të rriste shpenzimet me 5 %. Ky qëndrim i Sanchez shkaktoi edhe kritika nga presidenti amerikan Donald Trump.

/abcnews.al/

“1.3 miliardë euro për armë”/ Sa i rëndon Shqipërisë vendimi i NATO për 5% të PBB

By: user 6
26 June 2025 at 21:35

Miratimi i rritjes së buxhetit për mbrojtjen nga të gjithë udhëheqësit e NATO-s pritet të detyrojë çdo shtet të shpenzojë në këtë drejtim rreth 5% të produktit të brendshëm bruto. Edhe Shqipëria, si një vend anëtar, do të përballet në vijim me një rikalkulim të shpenzimeve për përballimin e një vendimi të tillë.

Rritja ekonomike e Shqipërisë, sipas INSTAT, deri në 2024 llogaritet në 25.7 miliardë euro. Teksa për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 2%, vendi ynë duhet të shpenzonte afërsisht deri në 514 milionë euro në vit. Por me vendimin më të fundit prej 5%, Shqipëria pritet të shpenzojë mbi 1.3 miliardë euro.

Kjo shifër pritet të rëndojë buxhetin e shtetit, sipas ekspertëve të ekonomisë. Arben Malaj, ish-ministër i Financave, e konsideron të papërballueshme për buxhetin e vendit mbështetjen e një vendimi të tillë.

“Dy janë opsionet: e para, të rrisë duke rritur borxhin, dhe e dyta, të shkurtojë shpenzimet — mbështetjen për arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale? Janë shumë vende europiane që kanë borxhe të larta dhe janë përballë detyrimit të ulin borxhin. Nga do ta përballojë Shqipëria?”, thotë Malaj.

Një rritje në 5% e buxhetit për mbrojtjen do të linte pas shumë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që kanë nevojë për mbështetje. Në 2025, arsimit i është dedikuar një buxhet sa 2.36% e PBB, shëndetësisë 2.78%, ndërsa shpenzimet buxhetore për skemën e pensioneve sa 7.4% e PBB.

Unë do të vazhdoja argumentimin: mund të kemi paqe, por jo prosperitet. Nëse nuk përmirësohet cilësia e arsimit, mbrojtjes sociale — të gjitha kanë nevojë për para — atëherë paqja është e paqëndrueshme, sepse rritet agresiviteti social, politik, etj.”

Ky vendim nuk duhet të ishte një detyrim për shtetet, sipas ekspertëve, pasi cenon rregullat e NATO-s.

“Nuk mund ta denatyrosh NATO-n, që thuhet ‘NATO s’do mbrojë ata që s’kanë paguar lekët’. Nuk është në dokumentet kryesore të NATO-s që po s’paguaje kaq lekë, ti nuk mbrohesh. Sipas nenit nr. 5, çdo vend i NATO-s mbrohet në mënyrë të menjëhershme nga aleanca. Janë të nevojshme të ngrihen shpenzimet, por sa dhe a do ngrihen shpenzimet në raport me GDP-në? Jo, sepse ka shumë vende të BE-së, anëtare të NATO-s, që janë në borxhe — është rritur shumë deficiti buxhetor dhe borxhi publik.”

Aktualisht, buxheti për mbrojtjen është 52.7 miliardë lekë. Nëse Shqipëria akordon 5% të PBB për mbrojtjen, atëherë ky buxhet, duke filluar nga vitet në vijim, do të jetë rreth 2.6 herë më i madh. Sipas ekspertëve, shtetet nuk duhet të përgatisin buxhete për luftë, por të mirëmenaxhojnë rreziqet e luftës. /TCH

The post “1.3 miliardë euro për armë”/ Sa i rëndon Shqipërisë vendimi i NATO për 5% të PBB appeared first on Lapsi.al.

Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?

26 June 2025 at 15:29

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord me kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump për rritjen graduale të shpenzimeve për mbrojtjen nga niveli aktual, 2% në 5%. Objektivi gjithsesi parashikohet të realizohet jo më herët se sa viti 2035, ndërsa është rënë dakord për një rishikim në vitin 2029. Nga Gjergj Erebara Gjatë vitit 2025, Shqipëria pritet […]

The post Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen? appeared first on BoldNews.al.

Spanja e kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

19 June 2025 at 15:30

Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”.

Në një letër dërguar të enjten sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Spanja “nuk mund të zotohet për një synim të veçantë shpenzimesh në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto” në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

Shumica e vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO pritet ta mbështesin kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ato t’i shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për nevojat e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.

Në fillim të qershorit, Suedia dhe Holanda thanë se synojnë ta arrijnë këtë synim të ri.

Nga 32 vende sa ka aleanca ushtarake, Spanja është vendi me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje, pasi i harxhon më pak se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Në prill, Sanchez tha se Qeveria spanjolle do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen për 10.5 miliardë euro për ta arritur cakun e mëparshëm të NATO-s prej 2 për qind të prodhimi të brendshëm bruto. REL/

The post Spanja e kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s appeared first on Sot News | Lajme.

Shqipëria i ”bindet” Trump, rrit shpenzimet për mbrojtjen/ “The economist”: Mes vendeve që japin kontribut të madh

By: xhir jeta
16 June 2025 at 15:20

Shqipëria renditet si një ndër vendet që ka shpenzuar shumë për pajisje ushtarake dhe armatime në buxhetin e saj të mbrojtjes gjatë vitit 2024, duke përmbushur kriterin e alencës euroatlantike.

Në një artikull The Economist ka bërë një analizë të detajuar, për rolin e vendeve anëtare të NATO-s dhe se çfarë e bën një aleat të mirë apo të besueshëm, duke iu referuar kontributit për aleancën ushtarake dhe ku shkojnë paratë që shpenzohen.

Shqipëria ka rritur vitet e fundit investimet për Forcat e Armatosura, ndërsa synohet modernizimi i tyre.

Sipas grafikut të revistës prestigjoze, në vitin 2014 vendi ynë ishte nën objektivin e aleances, pasi shpenzonte pak më shume se 10% për investime në logjistikën ushtarake, ndërsa objektivi minimal i NATO-s është 20%. Pra Shqipëria ka përmirësuar ndjeshëm në dekadën e fundit investimet në pajisje dhe armatim modern, si një nga kushtet themelore të aleancës.

Por vitin e kaluar, Shqipëria ka shtuar investimet për armatimet, duke shpenzuar mbi 40% nga totali i buxhetit të mbrojtjes, ndërsa renditet në mesin e vendeve me përqindjen më të lartë të shpenzimeve në këtë drejtim, në një trend të ngjashëm me Poloninë dhe Hungarinë, ku rreziku lindor është shumë pranë tyre.

NATO kërkon që të paktën 20% e buxhetit të mbrojtjes të shkojë për pajisje ushtarake, një prag që thuajse të gjithë anëtarët e kanë arritur. Por siç tregon rasti i Greqisë, që shpenzoi 36% të buxhetit të saj për pajisje vitin e kaluar, rëndësi ka edhe destinacioni i investimeve: në këtë rast, shumica e tyre ishin të orientuara ndaj rivalitetit me Turqinë, një tjetër anëtare e NATO-s, dhe jo ndaj kërcënimit të përbashkët nga Rusia.

Procesi i Planifikimit të Mbrojtjes i NATO-s ka për qëllim të sigurojë që pajisjet e blera të përmbushin nevojat operacionale të aleancës.

Sipas The Economist, NATO duhet të gjejë kurajo edhe në fushën e angazhimit operativ. Edhe vendet që shpenzojnë më pak kontribuojnë në mënyrë konkrete.

Në analizë përmendet e roli i vendeve të vogëla anëtare. Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia që kanë dislokuar trupa në krahun lindor të aleancës. Në këtë pikë Shqipëria rezulton aleat që që jep kontribut në operacionet e përbashkëta të NATO-s, ku ka nevojë për prezencë ushtarake.

Sipas prestigjozes pyetja më e rëndësishme është nëse këto angazhime të kufizuara do të shtohen. Në rast të një lufte të madhe në lindje, NATO dëshiron të mund të dislokojë rreth 100 mijë trupa brenda dhjetë ditësh, një rritje e madhe nga 40 mijë që ka në dispozicion sot.

Pa trupat amerikane, evropianët do ta kenë shumë të vështirë të arrijnë këto objektiva, përveç nëse shpenzojnë ndjeshëm më shumë për rekrutime. The Economist e mbyll artikullin e saj edhe pse një aleat duhet të tregojë angazhim, në fund të fundit “paratë mund të jenë mbreti”./abcnews.al

“Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht”/ Reagon Rutte: Shpenzoni për mbrojtjen

8 June 2025 at 17:52

Në samitin e mbajtur ditët e fundit në Bruksel, ministrat pranuan që 3.5 për qind e GDP-së të përdoret për “shpenzimet bazë të mbrojtjes” si: armatime të rënda, tanke dhe avionë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ranë dakord të rrisin ndjeshëm kapacitetet ushtarake për çdo vend anëtar, si dhe për shpenzimin e 5 për qind të GDP-së për mbrojtjen.

Ndërsa 1.5 për qind e GDP-së do të shkojë çdo vit për infrastrukturën ushtarake, mbikëqyrjen dhe fuqinë kibernetike.

“Këto objektiva tregojnë se cilat janë fushat ku aleatët duhet të investojnë në vitet e ardhshme”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Shtetet e Bashkuara ishin ato që nxitën vendet anëtare të rrisin dramatikisht shpenzimet dhe pikërisht ato presin të shohin shumë shpejt një “progres të besueshëm”.

“Kërcënimet me të cilat përballet NATO po rriten dhe kundërshtarët tanë nuk po presin që ne të riarmatosemi, apo që të jemi gati nëse ata bëjnë lëvizjen e parë”, tha Rutte.

Në një prononcim për mediat, shefi i Aleancës tha se rritja e shpenzimeve në 5 për qind është një nevojë urgjente, pasi Rusia mund të sulmojë shtetet anëtare në vitet e ardhshme.

“E kam seriozisht kur e them, pasi në të kundërt bëni mirë të filloni kurset e gjuhës ruse, ose të largoheni në Zelandën e Re”, u shpreh Rutte.

The post “Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht”/ Reagon Rutte: Shpenzoni për mbrojtjen appeared first on Sot News | Lajme.

Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta

31 May 2025 at 13:36

“Mbrojtja publike’ që Rama i ofron SPAK-ut shihet si deklarative dhe kontradiktore nga profesorët e shkencave politike, ndërsa mazhoranca e madhe qeverisëse shihet si rreziku i vetëm ndaj pavarësisë dhe punës së drejtësisë. Duke kremtuar fitoren e zgjedhjeve te 11 majit që i dhanë atij mandatin e katërt qeverisës, kryeministri Edi Rama e veçoi mbrojtjen […]

The post Kërcënim apo mbrojtje? Qëndrimet e Ramës ndaj SPAK ngjallin kontradikta appeared first on BoldNews.al.

“Gjithë traktati ra kur Trump tha po pagove do të mbrohesh”/ Flet ish-ambasadori: Mbrojtja më e mirë është aleanca

28 May 2025 at 22:11

Ish-ambasadori Roland Bimo i ftuar në një intervistë televizive dha përshtypjet e tij për stërvitjen e NATO-s në Ballkan, Defender 25 si edhe ndryshimin në politikat ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes.

Sipas ish-ambasadorit me këtë qasje rrëzohet neni 5 i NATO-s dhe i gjithë traktati. Ish-ambasadori tha se me ardhjen e presidentit Donald Tump në pushtet, shumë aspekte të mbrojtjes dhe parime kanë ndryshuar, për deri sa Trump bëri thirrjen se “kush paguan do të mbrohet”.

Sakaq për ish-ambasadorin mbrojtja më e mirë është ,mbrojtja e aleancave.

Roland Bimo: Ne jemi një vend që jetojmë nga turizmi, nuk kemi burime tjera të ardhurash për të mbijetuar. Natyrisht në një atmosferë lufte frike natyrisht që numri i njerëzve që mund të vijnë në Shqipëri mund të jetë i reduktuar.

Kur ne i kemi hyrë reformës në ushtri që nga viti 1992 dhe deri sa përfundoi ideja themelore ka qenë se ne nuk kemi asnjë kërcënim rreth e qarkë. Tani ka ndryshuar e gjithë qasja. Flitet tani kaq shumë për sistem mbrojtje, sepse ka ardhur në pushtet një person i quajtur Donald Trump që ka një qasje tjetër ndaj gjësë që quhet mbrojtje. I thotë evropianëve që nga 20 janari bëni ç’të doni dhe unë nuk ju mbroj më. Nëse ne ende vazhdojmë mendojmë se NATO do na mbrojë kam përshtypjen se ka një deficit të madh në mënyrën e realizimit se si do realizohet ajo mbrojtje.

Unë kam përshtypjen se neni 5 dhe gjithë traktati ka rënë në kohën kur Donald Trump tha po pagove do mbrohesh, po nuk pagove nuk do mbrohesh. Pra ana e aleatit për vlerat e njëjta që na kanë bashkuar ne nuk kanë të bëjnë me parimet bazë siç është demokracia etj etj..tani nuk kanë të bëjnë më. Tani ka të bëjë vetëm kush paguan.

As Franca nuk e garanton mbrojtjen e vetë duke u mbështetur vetëm te mbrojtja e vetë, as Rusia. Mbrojtja më e mirë është aleanca sepse me këtë buxhet që kemi ne po të mendosh se çfarë të bësh me këto para është jashtëzakonisht minimale

The post “Gjithë traktati ra kur Trump tha po pagove do të mbrohesh”/ Flet ish-ambasadori: Mbrojtja më e mirë është aleanca appeared first on Sot News | Lajme.

“Bazë industriale europiane”, Macron: 3.5% e PBB për mbrojtjen? Nuk është një përqindje absolute

By: xhir jeta
17 May 2025 at 10:03

Macron: Franca ka ushtrinë më efikase të Europës. Kemi një ushtri konkrete, kemi kapacitetin e zhbindjes bërthamore, përvojë operacionale në Lindjen e Mesme, Afrikë etj. Vijojmë ta shtojmë këtë buxhet për vitin në vijim. Duhen analizuar sfidat që kemi dhe të kemi një nivel tëmirë angazhimi.

Kemi nevojë për të përforcuar këtë shtyllë të NATO Jemi të kënaqur të kemi mbështetjen e Amerikës. Aleatët tanë amerikanë na kërkojnë të marrim në ngarkim mbrojtjen tonë, është legjitime.

Duhet që të investojme më shumë për tu formuar, për tu pajisur më shumë të ndërtojmë një bazë industriale që përforcon autonominë tonë. 3.5% e PBB është e mirë në vijim, por nuk mund të bëhet në 6 muaj.

Është një përqindje në funksion të cdo shteti, jo absolute. Angazhimi i një ushtrie nuk varet nga kjo. Kjo vlen edhe më shumë se paratë./abcnews.al

Rama: Buxheti për mbrojtjen u 10-fishua, në 2030 paga e ushtarakëve në mesataren e vendeve të NATO-s

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Kryeministri, njëherazi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezantoi sot në Gjirokastër arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE.

Në fjalën e tij, Rama theksoi buxheti për mbrojtjen është 10-fishuar.

“E kemi 10 fishuar buxhetin për mbrojtjen dhe po të shikoni pagën mesatare për ushtarakët është 1550 euro. Kemi pasur ushtrinë më të keqadministruar, më të keqpajisur, më të keqpaguar në Europë dhe në rajon, sot kemi ushtrinë më të mirëpaguar të rajonit dhe ambicia jonë është që deri në 2030 paga e ushtarakëve të shkojë në mesataren e ushtrive të NATO-s. Kjo ka sjellë që të ketë shumë më tepër interes për të hyrë në akademinë ushtarake për të hyrë në forcat e armatosura dhe ne duam ta fuqizojmë shumë këtë interes. Ndërkohë që paralelisht kemi nisur të punojmë shumë fort për industrinë e re te mbrojtjes”, theksoi Rama.

/a.f/

The post Rama: Buxheti për mbrojtjen u 10-fishua, në 2030 paga e ushtarakëve në mesataren e vendeve të NATO-s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbrojtja e Tiranës në sezonin 2024-2025, ndër më të këqijat në historinë e klubit

By: armand
12 April 2025 at 21:36

Edhe Tirana e këtij sezoni ka një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluve për golat e pësuar. Skuadra e Bledi Shkëmbit në këtë kampionat gjatë 34 javëve ka pësuar 43 gola, ka shënuar një rekord negativ. Konsiderohet ekipi i pestë më i keq i historisë për golat e pësuar. Nëse Tirana e […]

The post Mbrojtja e Tiranës në sezonin 2024-2025, ndër më të këqijat në historinë e klubit appeared first on BoldNews.al.

Pentagoni anulon 5.1 mld $ shpenzime për mbrojtjen, preken universitetet elitare

By: fra nc
11 April 2025 at 14:59

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes do të shkurtojë shpenzime të cilësuara si “të panevojshme” në vlerën e 5.1 miliardë dollarëve (rreth 4.5 miliardë euro), përfshirë edhe grante kërkimore për universitetet prestigjioze Cornell dhe Northwestern.

Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social X (ish-Twitter), ku theksoi se vendimi është pjesë e një programi më të gjerë për uljen e shpenzimeve federale.

“Që nga ky moment, kemi nënshkruar një memorandum që urdhëron anulimin e kontratave në vlerë prej 5.1 miliardë dollarësh nga buxheti i Departamentit të Mbrojtjes,” deklaroi Hegseth.

Ky hap vjen në kuadër të Komisionit për Efiçencën e Qeverisë (DOGE), i krijuar nga Presidenti Donald Trump dhe drejtuar nga sipërmarrësi Elon Musk. Qëllimi i tij është reduktimi i shpenzimeve publike në sektorë të konsideruar si “jo thelbësorë”.

Ndër shpenzimet që do të preken përfshihen grante në vlerë prej 500 milionë dollarësh për universitetet Cornell dhe Northëestern. Sipas autoriteteve, këto institucione janë kritikuar për “tolerim të antisemitizmit” dhe mbështetje të programeve të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes (DEI), të cilat Pentagoni i konsideron se “nxisin ndasi shoqërore”.

Universiteti Cornell reagoi menjëherë pas njoftimit, duke bërë të ditur se ka marrë 75 urdhra pezullimi për projekte kërkimore që përfshijnë fusha strategjike si mbrojtja kombëtare, siguria kibernetike dhe shëndeti publik. Një prej granteve të pezulluara, sipas deklaratës, është i lidhur me kërkime për luftën kundër kancerit.

Përveç universiteteve, sipas Hegseth, do të anulohen edhe njëmbëdhjetë kontrata të tjera që lidhen me çështje klimatike, menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe projekte të ndryshme të lidhura me DEI-në.

“Na duhen këto fonde për të përmirësuar shërbimet mjekësore për trupat tona dhe familjet e tyre, jo për të paguar konsulentë që marrin 500 dollarë për orë,” u shpreh Sekretari i Mbrojtjes.

Buxheti i Departamentit të Mbrojtjes për vitin 2025 kap vlerën e rreth 850 miliardë dollarëve. Që në muajin shkurt, Hegseth kishte nënshkruar një memorandum që urdhëronte hartimin e një plani për uljen e buxhetit të mbrojtjes me 8% çdo vit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pentagoni anulon 5.1 mld $ shpenzime për mbrojtjen, preken universitetet elitare appeared first on Euronews Albania.

Ushtarakët amerikanë alarmojnë për dobësitë e mbrojtjes ajrore në NATO

By: user7
10 April 2025 at 08:39

Dy ish-komandantët e lartë të ushtrisë amerikane sesa amerikanët e ajrit të Evropës nuk janë ato që përballen me nivelet e tyre të raportuara nga Rusia, detyra e kreut amerikan të raketave për ajrore ajrore dhe kreu në Marinën amerikane i tha Radios Evropa e Lirë se pengimi i sulmeve “është gjithmonë si mes maces me miun”.

Deklarata e tillë në një kohë kur vendi evropiane po nisin një program masiv riarmatimi, i miratuar muajt e kaluar, ku mbrojtja ajrore është në krye të listave të prioriteteve.

“Shikoni çfarë ndodhi në qytetet e mëdha të qyteteve. Kjo gjë mund të ndodhë edhe në disa nga qytetet e mëdha të Evropës”, ​​tha për Radion Evropa e Lirë Philip Breedlove, ish-komandant suprem i NATO-s në Evropë.

“Nëse jeni ulur diku dhe mendoni se jeni nën mburojë magjike si në programet e faqeve, nuk është vend i mirë për të qenë”, shtoi ai.

Bombardimet e përditshme të Rusisë ndaj tyre kanë ilustruar më shumë rëndësinë e mbrojtjes ajrore. Sipas një analize të realizuar në shkurt nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington, Rusia ka lëshuar mesatarisht 24.3 raketa dhe droni në ditët e drejta që nga fillimi i nisjes së pushtimit të shteteve fqinje më 2022 – mbi 25. 000 në total.

Pasojat kanë qenë të ndërprerë, të cilat janë të mbrojtura dhe viktima të civile. Rusia ka një sërë raketash raketash, nga droni, bomba rrëshqitëse të epokës sovjetike, por që i ka modifikuar, e deri te raketat lundruese. Po ashtu, ka edhe të ndryshme të mbrojtjes ajrore.

Udhëheqësi i Task-Forcës 64 të Marinës amerikane, komandanti Mike Dwan, i tha Radios Evropa e Lirë se “fushat e mbivendosjes së zjarrit” të NATO-s kanë një lojë të plotë të mbrojtjes.

Dwan është i vendosur me Flotën e Gjashtë në Napoli të Italisë, por foli nga baza amerikane për mbrojtjen kundër raketave balistike në Redzikovo, në Poloni. Komanda e tij e bashkon këtë bazë, me një të ngjashme në Deveselu të Rumanisë dhe një flotë të bombarduesve amerikanë që operojnë nga Spanja.

Ata përdorin një sistem të quajtur Aegis për të shënjestruar raketat balistike.

“Ne e bëjmë këtë në atmosferën e sipërme, mbi 100 kilometra… Të gjitha këto pengime… po ndodhin në hapësirë”, tha Dwan.

Ky sistem u përdor me sukses dy herë vitin e kaluar kundër raketave balistike me rreze të mesme veprimi të Iranit, që kishin për shënjestër Izraelin. “Ne përdorim një teknikë, një zinxhir të konsideruar, shumë për mua që kemi këtu për një që vjen drejt NATO-s shtoi ai.

Sistemi mbështetet në një rrjet sensorësh, por kjo, sipas Breedlove, është edhe pika e tij e dobët.

“Për një kohë kishte këtë ndjesi të rreme se, në rregull, kemi Deveselun, kemi Poloninë, kemi këto dy kapacitete të mrekullueshme amerikane, por u dini ato filmat ku sheh qendra komanduese dhe çdo raketë që hidhet rrëzohet, ato janë trillime”, deklaroi ai.

Në një fushë të plotë me zhargon teknik, Breedlove iu referua me shkurtesën në anglisht (probaliteti i goditjes fatale). Ky varion nga 95 për qind në zonat me dendësi të lartë sensorësh, deri në vetëm 30 për qind në zona të tjera. Evropa, sipas tij, duhet të “forcojë rrjetin”.

Ai nuk pranoi të specifikojë se ku mund të bëhet kjo.

“Kombet e dinë këto pika se ku janë boshllëqet. Ne kemi sjellë në qendrat e simulimit të raketave dhe të kemi treguar si funksionon”, deklaroi ai.

Në Redzikovo ka tre raketahedhës, secili me nga tetë raketa. A mund të mbingarkohet kapaciteti i tij?

“Kjo mund të ndodhë”, tha Dwan.

“Këtu në Poloni, kemi përgjigje të plotësojmë paraprakisht për mbulim të prioritarizuar. Njësoj është edhe në rumanisht si dhe në sistemet tona në vend…. Një gjë e tillë është sikurse mac me miun: sa raketa po lëshohen dhe sa jemi në gjendje të rrëzuar”.

Por, Dwan theksoi rëndësinë e parandalimit. Nëse sistemi Aegis nuk arrin të ketë një raketë, atëherë do të aktivizohej një tjetër, si për shembull një bateri Patriot, për ta rrëzuar raketën.

“Mbrojtja me kompjuter se të gjithë” që “çdo armik i mundshëm duhet të mendojë dy herë, mund edhe tri apo katër herë” para sulmojë.

Breedlove tha se një tjetër dobësi kyç e NATO-s është mbrojtja kundër dronëve, një fushë ku Rusia tani ka më shumë aktivitete.

“Po përballemi me një sasi shkatërruese kapacitetesh me dronë që sulmojnë, dhe mbrojtja ajrore e Amerikës – e lërë më të Evropës – është e gjithë kjo për këtë lloj lufte, për këto përmasa”, tha ai.

Ben Hodge, ish-udhëheqësi i Ushtrisë amerikane në Evropë, ka pasur një studim të shkurtër për muajin e kaluar.

“E ne kurrë, kurrë nuk mjaftueshëm mbrojtje ajrore për të pasur pasur çdo gjë… Ne kemi prioritarizuar atë që duhet dini, deklaroi ai. “Nuk ekziston një mburojë totale”.

Hodges tha se planifikuesit ushtarakë të NATO-s do të marrin të dhëna për “ditën tipike” të sulmeve ruse në ruse, “dhe do t’i përdorë ato për të vlerësuar portet e Bremerhavenit, Gdanskut ose Klaipedas në Lituani, për shembull, dhe do të analizojnë një pajisje mjaft të mirë të ajrit dhe raketore? Nuk jam i sigurt se kemi”.

Gjermania udhëhoqi Iniciativën e Mbrojtjes Ajrore Evropiane (ESSI) në vitin 2022, pas fillimit të shtytjes së Rusisë. Duke bashkë 24 shtetet evropiane, kjo nismë ka për qëllimin e blerjes së përbashkët të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe raketore të ndërveprueshmërisë.

Por, disa shtete si Franca, Spanja dhe Italia, nuk u janë bashkuar nismës. Franca e ka kritikuar iniciativën për përfshirjen e sistemeve (si sistemet amerikane Patriot) dhe komponentëve joevropianë.

Hodges tha se avionët luftarakë të NATO-s kompensojnë disa nga dobësitë e Evropës.

“Forcat tona ajrore janë një pjesë e kësaj. Mendoj se mund të jetë në rritje e fuqisë ajrore që kemi, fokus me Finlandën dhe Suedinë… do të na ofrojë kapacitetet që ukrainasit të fluturojnë nuk i kanë për t’iu kundërvënë sulmeve ajrore dhe raketore ruse”.

Hodges shtoi se fuqia ajrore është gjithashtu një kontribut kyç i SHBA-së për mbrojtjen ajrore. Por, për sigurinë e Evropës për të cuar mbrojtjen e saj në një kohë të pasigurt lidhur me atë që do të ketë në SHBA-së për sigurinë e saj. Pra, si do të mbrohej Evropa pa rolin e SHBA-së?

“Boshllëku më i madh do të ishte Forca Ajrore e SHBA-së, paralajmërimi i saj, inteligjenca… dhe më pas kontributi i SHBA-së në komandën e ajrit të NATO-s në Ramshtajn”.

Komanda e Dwanit është një kapacitet i madh.

Iniciativ ESSI parashikon sistemeve të Arrow-3, të cilat mund të pengojnë raketa balistike. Por, kjo do të jetë kohë dhe kjo sistem nuk prodhon në Evropë, pasi janë krijuar nga Izraeli dhe SHBA-ja./REL

The post Ushtarakët amerikanë alarmojnë për dobësitë e mbrojtjes ajrore në NATO appeared first on Lapsi.al.

Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij

By: Mirgen
4 April 2025 at 19:26

Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra është shprehur e bindur se ish-zëdhënësi i UÇK-së do të dalë i pafajshëm nga procesi gjyqësor në Hagë. Jakup Krasniqi po gjykohet për krime të pretenduara të luftës, bashkë me ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Mbrojtja e Krasniqit, në një […]

The post Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Gjykimi përfundimtar do ta konfirmojë pafajësinë e tij appeared first on BoldNews.al.

Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 rriten me 15.4% ankesat

4 April 2025 at 13:46

Të paktën 455 individë e subjekte u ankuan në vitin 2024 pranë Komsionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në raport me një vit më parë numri i ankesave u rrit me 15.4 për qind dhe kanë në objekt një sërë çështjesh. Konkretisht sipas raportit të Komsionerit arsyeja e parë lidhet me cenimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale (akses/korrigjim dhe fshirje).

Së dyti përhapja e të dhënave personale pa pëlqimin e subjektit të të dhënave personale. Së treti përpunimi i të dhënave në mënyrë jo të drejtë dhe të ligjshme. Së katërti përhapja të dhënave personale në media dhe portale online. Po kështu një tjetër kategori ankesash përfshin rastet e vendosjes së kamerave në ambiente publike dhe private.

Një ankesë që vijon prej vitesh është ajo lidhur me marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara, nëpërmjet telefonit ose postës elektronike. Një kategori e fundit është ajo e tejkalimit të afatit të mbledhjes së të dhënave personale për një qëllim të caktuar.

Përpos ankesave që kanë ardhur pranë Komisionerit, ky institucion ka zhvilluar edhe një sërë hetimesh pranë subjekteve të ndryshme për të parë përputhshmërinë e veprimtarisë përpunuese të mbrojtës së të dhënave.

“Gjatë vitit 2024, janë ushtruar hetime administrative në kontrollues publikë dhe privatë, me qëllim verifikimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së tyre përpunuese në raport me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Në total, u zhvilluan 77 hetime administrative, prej të cilave 10 mbi bazë ankese dhe 67 me iniciativën e Zyrës së Komisionerit (ex-officio). Sa i përket sferave të veprimtarisë, 44 procese hetimi administrativ u ndërmorën në kontrollues publik dhe 33 në kontrollues privat” thuhet në raportin e Komsionerit.

Po kështu zyra e Komisionerit ka trajtuar 12 raste kërkesash për transferim ndërkombëtar të të dhënave personale, drejt vendeve që nuk kanë një nivel adekuat të mbrojtjes së të dhënave.

“Në çdo rast, kontrolluesit janë udhëzuar për zbatimin e plotë të kuadrit rregullator për të garantuar përpunimin e drejtë dhe të ligjshëm të të dhënave personale të individëve, kur kërkohet kryerja e këtij procesi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Pas vlerësimit, është dalë me 1 vendim për lejimin e transferimit ndërkombëtar në sektorin bankar” nënvizon dokumenti./ Monitor

The post Mbrojtja e të dhënave personale, në 2024 rriten me 15.4% ankesat appeared first on Sot News | Lajme.

Osmani: Mbretëria e Bashkuar pranon propozimin për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë

2 April 2025 at 09:54

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se gjatë takimit me sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy, i propozoi lidhjen e marrëveshjes për thellimin e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes dhe ekonomisë. 

Osmani pas takimit në një konferencë për media ka thënë se kjo marrëveshje do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë.

“Sot kam bërë propozimin për lidhjen e marrëveshjes për thellimin strategjikë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar që në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu tha se: “Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur. Konsideroj se ka hapësirë të jashtëzakonshme për fuqizim të mëtutjeshëm të aleancës sonë dhe prezencë akoma më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe anasjelltas”.

Osmani po ashtu theksoi se kjo vizitë është një dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, një aleancë e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, të lirisë dhe të paqes.

“Përkushtimi i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë i jashtëzakonshëm por edhe i pandërprerë gjatë të gjitha fazave të shtet-ndërtimit tonë. Nga mbështetja jonë për çlirimin, pastaj me shpalljen e pavarësisë e deri të forcimi i institucioneve tona demokratike. Roli juaj ka qenë kyç dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës. Gjatë ditës kemi pas nderin të ju takojmë në shumë raste dhe ngjarje të ndryshme prandaj vazhdimi i diskutimeve tona sot në një format më të avancuar dëshmon rëndësinë që të dyja vendet tona i kushtojnë forcimit të marrëdhënieve bilaterale”, tha Osmani. /Telegrafi/

The post Osmani: Mbretëria e Bashkuar pranon propozimin për bashkëpunim strategjik në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë appeared first on Telegrafi.

Rritet buxheti për mbrojtjen/ Shqipëria me tre luftëanije, përforcohet flota detare, marrim një korvete italiane

By: xhir jeta
1 April 2025 at 15:10

Si shumë vende të NATOs- edhe Shqipëria po rrit buxhetin për mbrojtjen. Për vitin 2025, 52,7 miliard lekë nga buxheti i shtetit i takojnë mbrojtjes së vendit, më i madhi i miratuar në dekadat e fundit.

Në fokus të investimeve është modernizimi i Forcave të Armatosura.  Vendi synon të armatoset, nisur nga situata e sigurisë e rendit boteror që ka ndryshuar, teksa paqja nuk është më e sigurtë.

Abc Neës mëson se brenda vitit 2027 do të prodhohen municionet e para, si objektiv i ministries se Mbrojtjes për rijetezimin e industrisë ushtarake në ish unizat e dikurshme, që prej vitesh janë jashtë funksionit.

Janë disa kompani që kanë shfaqur interes për të bashkëpunuar për prodhimin, fillimisht vetëm të municioneve, ndërsa është shoqëria tregtare “KAJO. sh.a” që do të udhëheqë këtë proces.

Flota Detare do të ketë së shpjejti tre luftënaije.  Në 8 prill në Shqipëri mbërrin nga Italia një korvetë, nga klasi Cassiopea e dhuruar nga marina italiane për forcën tonë detare. Pas një servisi dhe remonti të përgjithshëm, kjo anije do të jetë aktive për shërbim deri në 15 vitet e ardhshme.

Në fokusin e mbrojtjes së Shqipërisë është edhe Forca Ajrore. Abc Neës ka mësuar se brenda pesë viteve synohet të përgatiten 32 pilotë. Buxheti për mbrojtjen parashikon investime edhe për modernizimin e Bazës ajrore të Farkës. Gjithashtu përforcimi i flotës me të tjerë helikopterë, pas blerjes së black haëk, që aktualisht janë “krenaria” e forcës ajrore. Ministria e Mbrojtjes nuk përjashton edhe mundësinë e blerjes së avionëve ushtarakë në të ardhmen, por kjo shihet si një plan afatgjatë.

Prej marsit te vitit 2024, baza ajrore e Kuçovës është baza taktike e NATO-s.  ndërsa modernizimi i Forcës Ajrore, përfshirë edhe flotën e dronëve luftarakë, teksa më herët qeveria turke i ka dhuruar shqipërisë dronë bajraktarë.

Strategji e mbrojtjes mbetet gjithashtu edhe rritja e pagaës për ushtarakët. Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm nuk shihet ende si alternativë për ministrinë e Mbrojtjes, që do të thotë se nuk ka hapa konkretë.

Por Shqipëria ka një ligj të votuar në Kuvend për rezervistët. Pra Forca Rezerviste të përbëjë 20% të forcës aktive në ushtri, ose të arrijë një personel prej rreth 2.100 vetash në 5-6 vjetët e ardhshëm./abcnews.al

DW: Strategjia e re e BE-së për mbrojtjen, çfarë parashikohet?

By: Ardit
21 March 2025 at 08:47

Komisioni i BE-së prezantoi në një dokument strategjik se si BE-ja mund të mbrohet më mirë. Mbi të gjitha bëhet fjalë për mbrojtjen nga Rusia. “Sa e rëndësishme është mbrojtja për ne, tregohet nga ajo se sa shumë investojmë pör mbrojtjen. Dhe gjatë dhjetë viteve të fundit, ajo nuk ka qenë shumë e rëndësishme për […]

The post DW: Strategjia e re e BE-së për mbrojtjen, çfarë parashikohet? appeared first on BoldNews.al.

E bashkuar, Evropa s’do të mposhtet kurrë!

18 March 2025 at 09:31

Regjimi armiqësor i presidentit të SHBA-së Donald Trump më në fund e ka detyruar Evropën të zgjohet. Me zyrtarët amerikanë që vënë në pikëpyetje aleancën transatlantike, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, kohët e fundit i bindi ligjvënësit që të rishikojnë “frenimin e borxhit” të vendit në mënyrë që shpenzimet e mbrojtjes të rriten. […]

The post E bashkuar, Evropa s’do të mposhtet kurrë! appeared first on Reporter.al.

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci – Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

18 March 2025 at 10:46

Marrëveshje trialetarle në fushën e mbrojtjes është nënshkruar sot në Tiranë në mes të tri shteteve: Shqipërisë, Kroacisë e Kosovës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka thënë se synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin.

“Synimi i këtij bashkëpunimi nuk është rast kërcënimi për askënd, është mesazh për ata që synojnë të kërcënojnë rajonin, ne u tregojmë qe jemi së bashku dhe nuk do te lejojmë qe askush të destabilizoi rajonin. Rëndësia e këtij bashkëpunimi shtrihet edhe në rrafshin tjetër, veçanërisht në aspektin e industrisë së mbrojtjes dhe shkëmbimit të personelit në aspektin e trajnimit e po ashtu mbështetjen e pa rezervë të dy vendeve për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha Maqedonci.

Ai shtoi se ky angazhim i përbashkët mundëson edhe hap rrugë që edhe vendet tjera t’i bashkëngjiten kësaj përpjekje tonë të përbashkët për paqe, stabilitet e më shumë siguri.

“Falënderoj ministrin e Shqipërisë dhe Kroacisë për ketë nisme, vlerësoj se kjo marrëveshje është e para trilaterale ne rajon. Edhe njëherë, kjo marrëveshje është mesazh për çdo vend i cili ka qellim destabilizimin, ne jemi bashkë dhe presim që të bashkohen edhe vende të tjera”, ka theksuar Maqedonci.

Kjo marrëveshje do të jetë e shtrirë në katër pika: Promovimi i bashkëpunimit në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe industrisë së mbrojtjes; Rritja e ndërveprueshmërisë përmes edukimit, trajnimit dhe ushtrimeve; Kundërveprimi ndaj kërcënimeve hibride dhe forcimi i qëndrueshmërisë strategjike dhe Ofrimi i mbështetjes së plotë për integrimin Euro-Atlantik dhe atë të mbrojtjes rajonale./Telegrafi/

The post Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci – Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin appeared first on Telegrafi.

❌
❌