UASHINGTON – Rubio: Armëpushimi Ukrainë-Rusi nuk është jashtë loje
UASHINGTON, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se armëpushimi mes Ukrainës dhe Rusisë nuk është jashtë loje.
Ai foli për kanalin “NBC News” dy ditë pas një takimi në Alaskë mes presidentit Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Pas takimit, Trump hoqi dorë nga thirrja e tij e mëparshme për një armëpushim të menjëhershëm, duke mbështetur në vend të kësaj qasjen e preferuar të Putinit për negocimin e një marrëveshjeje të plotë paqeje për t’i dhënë fund luftës.
I pyetur në intervistë nëse armëpushimi është hequr nga tryeza, Rubio u përgjigj “jo, nuk është jashtë loje”.
“U ra dakord nga të gjithë se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund këtij konflikti është përmes një marrëveshjeje të plotë paqeje”, vazhdoi Rubio.
“Nuk ka dyshim për këtë… Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës”, theksoi Rubio.
Ai vuri në dyshim nëse një armëpushim do të ishte i nevojshëm gjatë rrugës, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur një të tillë, por Rusia ende nuk ka rënë dakord.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i shoqëruar nga disa liderë evropianë, do të udhëtojë nesër për në Uashington për t’u takuar me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë./ /Ad.Ab./
The post UASHINGTON – Rubio: Armëpushimi Ukrainë-Rusi nuk është jashtë loje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.