Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

Manchester City e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 0-4 në transfertë ndaj Wolves. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të. Reijnders tregon klasin e tij në mesfushë dhe nxjerr të lirë Rico Lewis, i cili asiston për Haaland. Norvegjezi e kishte fare të lehtë të shtynte […]

The post Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të shtunën se homologu i saj izraelit Benjamin Netanyahu është bërë një “problem”, duke shtuar se ajo do të përpiqet të ushtrojë presion mbi Izraelin për luftën në Gaza, ndërsa vendi i saj aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian. Komentet vijnë në mes të presionit në rritje ndërkombëtar mbi Izraelin […]

The post Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

Gjilani ka prezantuar afrimin më të ri në merkato, mesfushorin Ennur Totre. Futbollisti 28-vjeçar, i cili në vitin 2022 fitoi titullin kampion me Tiranën, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën kosovare. Totre, i cili luan në rolin e mesfushorit qendror dhe ofensiv, vjen nga ekipi turk Sakaryaspor. Karriera e tij është e pasur me […]

The post Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi appeared first on BoldNews.al.

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

Barcelona nis sot sezonin e ri në La Liga, me synimin kryesor mbrojtjen e titullit. Katalanasit po luajnë në transfertë ndaj Mallorca-s dhe kanë kaluar në avantazh vetëm pas 7 minutash lojë. Një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar […]

The post Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

Nedim Bajrami ka shënuar një gol mjaft të bukur për Rangers. Fubollisti i Kombëtares zhbllokoi sfidën për skocezët, që po përballen me Alloa Athletic. Sfida është e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës. Goli i Bajramit erdhi në minutën e 13-të. Bajrami mori iniciativën për të gjuajtur nga jashtë zone ndërsa portieri nuk mund […]

The post VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

Të paktën 307 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, me shumicën e viktimave në provincën malore Khyber Pakhtunkhua. Në këtë rajon janë dëmtuar të paktën 74 shtëpi, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit. Në Kashmirin e administruar […]

The post Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës

Sunderland fitoi 3-0 përballë West Ham, për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri. Në fushë nga minuta e parë ishte Granit Xhaka, që rikthehet me fitore në Premier League. Tottenham fitoi me të njëjtin rezultat kundër Burnleyt. Armando Broja nuk ishte as në stol për këtë ndeshje, pasi fillimisht duhet të jetë […]

The post Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

Situata me zjarret në Gramsh vijon të mbetet problematike. Sipas autoriteteve, rezulton se në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, janë riaktivizuar vatra zjarri. Në Kullollas, në vendin e quajtur Mulliri, po ndërhyjnë punonjës bashkiakë dhe vullnetarë, ndërsa në fshatin Bletëz po operon 1 mjet zjarrfikës i MZSH Gramsh me 3 efektivë. E […]

The post Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda

Premier League ka hyrë në një epokë të re me rregulla të forta kundër humbjes së kohës, dhe portieri sllovak i Burnley Martin Dubravka u bë lojtari i parë që e pësoi nga zbatimi i tyre. Në ndeshjen mes Burnley dhe Tottenham, vetëm katër minuta pas fillimit, arbitri kryesor Michael Oliver ndëshkoi Dubravkën për mbajtjen […]

The post Premier League nis me rregulla të reja, portieri e pëson pas mbajtjes së topit mbi 8 sekonda appeared first on BoldNews.al.

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij

Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që sot po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje. Sfida që po luhet prej orës 16:00 është e vlefshme për javën e parë […]

The post Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham, zbulohet arsyeja e mungesës së tij appeared first on BoldNews.al.

Superkupa e Gjermanisë, luhet sonte finalja Stuttgart-Bayern Munich

Mbrëmja e sotme e futbollit europian do të sjellë finalen e madhe të Superkupës së Gjermanisë. Në fushë sonte do të zbresi fituesi i sezonit të kaluar të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë. Stuttgarti dhe Bayern Munich do të “përplasin brirët” sonte në orën 20:30, takim i cili do të mbahet në stadiumin “MHP Arena” […]

The post Superkupa e Gjermanisë, luhet sonte finalja Stuttgart-Bayern Munich appeared first on BoldNews.al.

Nga Bayern te Al Nassr, Kingsley Coman prezantohet te klubi arab

Kingsley Coman është zyrtarisht lojtar i Al Nassr. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sulmuesi francez do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën për 3 vite. Coman largohet kështu nga Bayern, pas disa sezonesh te ekipi gjerman, ndërsa tani është gati për aventurën e re në Arabi. Coman […]

The post Nga Bayern te Al Nassr, Kingsley Coman prezantohet te klubi arab appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Laçi emëron trajnerin e ri të skuadrës

Ditën e djeshme, Laçi njoftoi për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Rui Amorim. Në prag të nisjes së Kategorisë së Parë, tekniku portugez ndërpreu kontratën me kurbinasin për disa arsye familjare. Nuk ka vonuar shumë dhe Laçi ditën e sotme ka emëruar trajnerin e ri në pankinë. Bëhet fjalë për Stefano Senigagliesin i cili ka […]

The post Zyrtare/ Laçi emëron trajnerin e ri të skuadrës appeared first on BoldNews.al.

U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia

Aventura e Arsid Krujës me fanellën e Vllaznisë nuk ka zgjatur as dy muaj. Mbrojtësi i cili bëri paraqitje tepër të mira në Superiore, është larguar nga ekipi shkodran ditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi 32-vjeçar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në Instagram. “Nga sot nuk jam më pjesë e Vllaznisë. […]

The post U afrua me bujë dy muaj më parë, Arsid Kruja njofton largimin nga Vllaznia appeared first on BoldNews.al.

6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video)

Liverpooli ka arritur të nisë me këmbë të mbarë edicionin e ri të Premier League duke mposhtur Bournemouth me shifrat 4-2. Një pjesë e parë e nisur mirë nga vendasit që shënuan me Hugo Ekitike. Në pjesën e dytë, Liverpool dyfishoi shifrat me Cody Gakpo, por Bournemouth gjeti fuqinë të barazonte rezultatin në “Anfield”. Falë […]

The post 6 gola në ndeshjen hapëse të Premier League, Liverpool ia del përballë Bournemouth (Video) appeared first on BoldNews.al.

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

Një mbrëmje me emocione ka shoqëruar festën e 105-vjetorit të themelimit të KF Tiranës. Bardheblutë e kryeqytetit, klubi më i titulluar në historinë e futbollit shqiptar, kanë shënuar këtë përvjetor me një surprizë për tifozët e tyre. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, qielli u ndez nga një spektakël i veçantë dronash, të cilët formuan mesazhe simbolike […]

The post Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin” appeared first on BoldNews.al.

💾

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

Leipzig mbushi arkat e klubit falë shitjes së Benjamin Seskos tek Manchester United pak ditë më parë. Tashmë, klubi gjerman ka përforcuar qendrën e sulmit me zëvendësuesin e yllit slloven. Romulo është transferimi më i ri i Leipzig në merkaton e verës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjermane nëpërmjet një postimi ku […]

The post Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti Presidentin rus Vladimir Putin në bazën e Elmendorf-Richardson në Anchorage të Alaskës. Të dy udhëheqësit shtrënguan duart. Ata gjithashtu shkëmbyen fjalë të mira dhe buzëqeshje ndërsa pozuan për foto për shtypin botëror. Më tej, të dy presidentët kanë hipur në një makinë për t’u nisur drejt takimit. Sytë e […]

The post VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit appeared first on BoldNews.al.

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique

Pasi fitoi Superkupën e Europës dhe siguroi transferimin e portierit Lucas Chevalier, për 55 milionë euro në total (duke përfshirë bonuset), dhe mbrojtësit Illia Zabarnyi, për 67 milionë euro, PSG planifikon të bëjë edhe dy goditje të tjera para se të mbyllet merkato më 1 shtator. Kërkesat e Luis Enrique janë shumë të qarta, për […]

The post PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha, zbulohen kërkesat e Luis Enrique appeared first on BoldNews.al.

Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë

Klubi i Shkupit po përballet me një krizë të thellë, ku vendimet e fundit të Federatës Maqedonase të Futbollit po e shtyjnë drejt një situate alarmante që mund të kërcënojë edhe ekzistencën e tij. Federata ka shpallur të papërshtatshëm stadiumin e Çairit për zhvillimin e ndeshjeve, për shkak të pamundësisë së aplikimit të teknologjisë VAR. […]

The post Problemet me stadiumin, Shkupi humb ndeshjen e kampionatit në tavolinë appeared first on BoldNews.al.

❌