Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

By: armand
16 August 2025 at 19:37

Nedim Bajrami ka shënuar një gol mjaft të bukur për Rangers. Fubollisti i Kombëtares zhbllokoi sfidën për skocezët, që po përballen me Alloa Athletic. Sfida është e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës. Goli i Bajramit erdhi në minutën e 13-të. Bajrami mori iniciativën për të gjuajtur nga jashtë zone ndërsa portieri nuk mund […]

The post VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë appeared first on BoldNews.al.

Nedim Bajrami realizon një gol për “vitrinë” në ndeshjen e Kupës

By: redi
16 August 2025 at 19:33

Nedim Bajrami është bërë protagonist në ndeshjen e Kupës së Ligës, ku Rangers ndeshet me skuadrën e Alloas në ndeshjen e parë. I aktivizuar si titullar, ylli i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 13 minutave lojë. Pas një topi të marrë në krah, Bajrami lëvizi bukur dhe me të djathtën dërgoi topin në një kënd që ishte e pamundur të ndalej nga portieri kundërshtar.

Source

FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara

By: S SH
24 June 2025 at 13:53

Kombëtarja shqiptare u ndal në dy barazime në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë barazuan në fillim me Serbinë pa gola, pas pak ditësh ndaj Letonisë me shifrat 1-1.

Ajo që ishte e çuditshme ishte minutazhi i kufizuar për Nedim Bajramin. Mesfushori i Rangers zhvilloi në të dyja ndeshjet vvetëm 50 minuta, duke mos arritur të bëhej protagonist.

Së fundmi, Bajrami ka ndarë në “Instagram Story” një fotografi ku ndodhet në Emiratet e Bashkuara, në Dubai. Mesfushori kuqezi shihet duke shijuar pushimet në një gradaçelë shumëkatëshe.

The post FOTO/ Iu kufizua minutazhi me kombëtaren, lojtari përfundon në Emiratet e Bashkuara appeared first on Albeu.com.

Sylvinho e la në stol, Nedim Bajrami nis punën në kalçetot e Tetovës

By: S SH
20 June 2025 at 16:58

Nedim Bajrami po i kalon këto ditë pushimi në vendin e tij të lindjes, Tetovë. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është shfaqur në një nga fushat sportive/kalçetot e qytetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke u munduar të qëndrojë në formë.

Pavarësisht se luan në nivele të larta, si me Kombëtaren kuqezi apo me Rangers në Skoci, duket se 26-vjeçari nuk e harron të shkuarën. Kjo kalçeto vjen menjëherë pas ndeshjeve me Kombëtaren, përballë Serbisë dhe Letonisë.

Kujtojmë se në të dyja këto sfida, Bajrami u la në stol nga Sylvinho, me këtë të fundit që nuk e preferoi mesfushorin fantazist titullar. Tetovari luajti 28 minuta kundër Serbisë dhe 22 të tjerë përballë Letonisë.

The post Sylvinho e la në stol, Nedim Bajrami nis punën në kalçetot e Tetovës appeared first on Albeu.com.

Transferimi te kampionët shqiptarë? Nedim Bajrami jep përgjigjen e PAPRITUR: Nuk i dihet…

By: S SH
14 June 2025 at 18:36

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka qenë së fundmi duke vizituar vendlindjen e tij, Tetovën.

Gjatë vizitës së tij nuk kanë munguar edhe gazetarët, të cilët e pyetën nëse do të vishte ndonjëherë fanellën e Shkëndijës së Tetovës.

Futbollisti që momentalisht aktivizohet te Rangers në Skoci, u përgjigj me mjaft sportivitet, por edhe disi me fjalë të papritura.

Bajrami tha se karriera është shumë e gjatë dhe kurrë nuk i dihet, duke i lënë derën hapur kampionë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Karriera është e gjatë shumë, por si dihet kurrë futbollit. Unë jam për momentin në Rangers, fokusi është aty. Shkëndijës së Tetovës i uroj shumë suksese”, është shprehur Bajrami.

The post Transferimi te kampionët shqiptarë? Nedim Bajrami jep përgjigjen e PAPRITUR: Nuk i dihet… appeared first on Albeu.com.

Përurohet muralja për Nedim Bajramin në Tetovë

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Në Tetovë, në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile, u përurua muralja e futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit Nedim Bajrami me një ceremoni speciale.

Të pranishëm ishin përfaqësues të Komunës së Tetovës, nxënës, qytetarë dhe vetë lojtari kuqezi.

Eventi është pjesë e një nisme për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar të rinjtë përmes shembujve të suksesit.

Bajrami tregoi emocionet për këtë murale në qytetin e tij të origjinës. Ai nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen, të luajë për ekipin e qytetit, Shkëndijën.

Nisma për muralen e Bajramit përfaqëson një përpjekje për të sjellë më afër të rinjtë me sportin, duke udhëtuar në rrugën e suksesit përmes përkushtimit dhe pasionit.

/gj.m/

The post Përurohet muralja për Nedim Bajramin në Tetovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Murale për Nedim Bajramin/ Futbollisti i kombëtares nderohet në qytetin e Tetovës

14 June 2025 at 14:43

Ishte ky momenti që frymëzoi. Ka kaluar gati një vit që kur Nedim Bajrami realizoi golin e tij rekordmen ndaj Italisë, më të shpejtin ndonjëherë në fazat finale të Kampionatit Europian, dhe qyteti i lindjes vendosi ta respektonte fort.

Në Tetovë u përurua një murale gjigande për nder të futbollistit të kombëtares shqiptare, në një ceremoni ku morën pjesë një numër i madh qytetarës, vetë Bajrami si dhe kryetari I Bashkisë, Bilal Kasami.

Lojtari I talentuar I Shqipërisë ishte një nga më të mirët në Europian, dhe po ashtu ndër kryesorët në kualifikimin e ekipit përfaqësues në turneun që u mbajt verën e kaluar në Gjermani.

Shënoi gola të bukur, të cilët u shpallën ndër më të mirët e eliminatoreve nga ana e UEFA-s.

Bajrami luajti për disa sezone në Itali, fillimisht me Empolin dhe pastaj me Sasuolon, ndërsa edicionin e kaluar kaloi në Skoci te klubi më I madh në vend, Glazgou Rejnxhërs.

Ai realizoi dy gola dhe shërbeu një asist në Premier Ligën skoceze, ndërsa gjithsej pati 5 rrjeta e 5 pasime për gol në të gjitha konkurrimet në vend dhe në Europë.

 

Zbulohet murali i Nedim Bajramit në Tetovë

By: S SH
13 June 2025 at 17:02

Në oborrin e Shkollës së Mesme Tekstile në Tetovë, sot u përurua murali i futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Nedim Bajrami, njofton Telegrafi.

Ky projekt është pjesë e një nisme për të promovuar figura pozitive dhe për të frymëzuar të rinjtë përmes shembujve të suksesit.

Ceremonia e zbulimit u ndoq nga përfaqësues të Komunës së Tetovës, nxënës, qytetarë dhe vetë protagonisti i murales. I emocionuar, Bajrami u shpreh i nderuar për këtë gjest që lidhet ngushtë me qytetin e tij të origjinës.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem sot këtu në Tetovë, jo vetëm unë, por edhe e gjithë familja ime. Më gëzon fakti që shoh kaq shumë njerëz të buzëqeshur dhe të lidhur me sportin. Ju uroj të gjithëve shumë suksese,” tha futbollisti i Kombëtares Shqiptare Bajrami.

I pyetur nëse e sheh veten ndonjëherë me fanellën e KF Shkëndijës, Bajrami nuk e përjashtoi një mundësi të tillë në të ardhmen: “Karriera është e gjatë dhe nuk i dihet futbollit. Për momentin jam i përqendruar te Rangers, por Shkëndijës i uroj shumë suksese.”

Iniciativa për muralin e Bajramit përfaqëson një përpjekje për të sjellë më afër të rinjtë me sportin dhe vlerat që ai përçon, duke ndriçuar rrugën e suksesit përmes përkushtimit dhe pasionit.

The post Zbulohet murali i Nedim Bajramit në Tetovë appeared first on Albeu.com.

Dy opsione për Nedim Bajramin. Ku pritet të vazhdojë karrierën mesfushori i Kombëtares

By: admin
21 May 2025 at 11:07

Nedim Bajrami ka përfunduar sezonin e tij të parë me Rejnxhërsin në mënyrën më të vështirë të mundshme.

Pas një kalimi me shpresa të mëdha në skuadrën e madhe të Skocisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka kaluar një vit të komplikuar, i cili e ka lënë me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij.

“Panorama Sport” mëson se Bajrami do të largohet nga Skocia në merkaton e verës, edhe pse është në kontratë me Rejnxhërsin.

Në këtë situatë të pasigurt, ndoshta një largim nga Rejnxhërsi mund të jetë një mundësi për Bajramin për të rifituar besimin dhe për të gjetur një vend ku ai mund të shfaqë më mirë aftësitë e tij.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Bajrami ka mundësi të largohet nga Skocia në merkaton e ardhshme të janarit, dhe ka dy mundësi që duken më të mundshme për të ardhmen e tij: një rikthim në Serinë A, kampionatin italian që ai e njeh mirë, dhe një mundësi e mundshme për të kaluar në Bundesliga.

The post Dy opsione për Nedim Bajramin. Ku pritet të vazhdojë karrierën mesfushori i Kombëtares appeared first on Albeu.com.

Futbollisti i Kombëtares në një lidhje dashurie me moderatoren nga Kosova

By: gaze tare
10 April 2025 at 18:01

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, duket se nuk është më beqar. Prej disa muajsh, ai po shijon një romancë me moderatoren sportive nga Kosova, Lorina Dula.

Burime për “Panorama Plus” bëjnë me dije se lidhja mes tyre është mbajtur larg vëmendjes së publikut, me çiftin që ka preferuar diskrecionin. Megjithatë, disa detaje nuk kanë kaluar pa u vënë re.

Lorina jeton në Prishtinë dhe është figurë e njohur në median sportive, pasi drejton një emision në “Klan Kosova”. Prej nëntorit të vitit të kaluar, ajo është parë të ndjekë ndeshjet e Kombëtares shqiptare nga afër, duke treguar mbështetje të hapur për kuqezinjtë – shpesh edhe me pozime në rrjete sociale ku mban veshur fanellën e ekipit.

The post Futbollisti i Kombëtares në një lidhje dashurie me moderatoren nga Kosova appeared first on iconstyle.al.

Nedim Bajrami rikthehet te goli, vulos përmbysjen e Rangers kundër Kilmarnokut

26 February 2025 at 23:41

Rangersi fitoi me rezultat 4-2 në udhëtim te Kilmarnoku në kuadër të xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Skocisë.  

Ndeshja solli një përmbysje spektakolare, ku Nedim Bajrami luajti një rol kyç duke shënuar golin e katërt të skuadrës së tij, pesë minuta para fundit. 

Bajrami hyri në fushë në minutën e 78-të dhe vetëm shtatë minuta më vonë la gjurmë në ndeshje.  

Me një goditje të shpejtë në zonë, ai siguroi që Rangersi të largohej me tre pikë të rëndësishme.  

 

⚽ GOAL: Bajrami 🥳

🏴󠁧󠁢󠁳󠁣󠁴󠁿 Kilmarnock 2-4 Rangers

pic.twitter.com/Bkv96nVNhs

— Footballnus (@footballnus) February 26, 2025

Ky gol është i dyti i tij në këtë sezon në elitën skoceze, ku ai ka regjistruar gjithashtu një asistim. 

Me këtë fitore, Rangersi mbetet i vendosur në vendin e dytë të tabelës me 59 pikë, duke ndjekur Celticun, i cili drejton klasifikimin me 72 pikë. /Telegrafi/  

The post Nedim Bajrami rikthehet te goli, vulos përmbysjen e Rangers kundër Kilmarnokut appeared first on Telegrafi.

Futet nga stoli dhe shënon, Bajrami realizon golin e dytë në kampionatin skocez

By: armand
26 February 2025 at 23:01

Vetëm 7 minuta në fushë i mjaftuan Nedim Bajramit për të gjetur rrugën e rrjetës në kampionatin skocez ndaj Kilmarnok. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 78-të, ndërkohë që tundi rrjetën në minutën e 85-të, duke thelluar shifrat në 2-4 për Rangers. Ky ishte goli i dytë në kampionat për […]

The post Futet nga stoli dhe shënon, Bajrami realizon golin e dytë në kampionatin skocez appeared first on BoldNews.al.

Humbja e fundit nuk falet nga Rangers, klubi skocez shkarkon trajnerin

By: armand
24 February 2025 at 17:14

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka mbetur pa trajner te Rangers. Drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Philippe Clement pas humbjes në shtëpi ndaj St Mirren. Skuadra nuk arriti të përfitojë nga hapi i gabuar i Celtic dhe mbetet shtatë pikë prapa rivalëve të tyre të qytetit. “Klubi dëshiron të shpreh falënderimet […]

The post Humbja e fundit nuk falet nga Rangers, klubi skocez shkarkon trajnerin appeared first on BoldNews.al.

Rikthehet Liga e Europës/ Nedim Bajrami sfidon Mançester Junajtidin, sa shumë shqiptarë zbresin sot në fushë

23 January 2025 at 09:04
Sot do të luhet raundi i 7-të në Ligën e Europës. Mançester Junajtid do të presë Rejnxhërsin e futbollistit të Kombëtares Nedim Bajrami. Lacio e Elseid Hysaj do të përballet me Real Sociedadin. Slavia Pragë e Qazim Laçit dhe Indrit Tucit do të sfidojë Paokun. Në fushë do të zbresin Roma, Totenhem dhe Fenerbahçe. NDESHJET E

Kryeshefi Ekzekutiv i Rejnxhërs vlerëson maksimalisht Nedim Bajramin

By: admin
12 January 2025 at 12:18

Sezoni i parë në Skoci ka qenë një sukses i vërtetë për Nedim Bajramin. 25-vjeçari në 17 ndeshje të zhvilluara me Gllasgou Rejnxhërs ka shënuar një gol dhe ka dhënë edhe një asist.

Kaq ka mjaftuar për të fituar zemrat e tifozëve dhe vlerësimin e Kryeshefit të Ekzekutiv të klubit, i cili e ka renditur shqiptarin mes tre lojtarëve prej të cilëve pret që të përmirësohen edhe më shumë në pjesën e dytë të sezonit.

“Kemi lojtarë, të cilët po kthehen nga dëmtimi ndërsa të tjerë po japin më shumë se ç’prisnim. Tre prej tyre janë Hamza, Jefte dhe Bajrami, të cilët na kanë bërë që të besojmë se në pjesën e dytë të sezonit do të vazhdojnë që të rriten edhe më shumë”, tha Patrik Stjuart.

The post Kryeshefi Ekzekutiv i Rejnxhërs vlerëson maksimalisht Nedim Bajramin appeared first on Albeu.com.

ChatGPT përpilon formacionin më të mirë të 2024 me futbollistë nga Kosova dhe Shqipëria – befason me zgjedhjet

1 January 2025 at 21:23

Inteligjenca Artificiale apo më saktë ChatGPT ka përpiluar një formacion me futbollistët më të mirë të vitit 2024 që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria, teksa zgjedhjet e tij në disa pozita kanë qenë paksa befasuese duke lënë shumë vend për debat dhe komente të ndryshme.

Viti 2024 ishte vit pozitiv për futbollistët nga Kosova dhe Shqipëria, ku shumë nga ta patën suksese të mëdha me ekipet e tyre, por edhe me kombëtaren kuqezi e cila arriti të ishte pjesë e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.

Ka disa nga ta që ishin më të dalluar si në aspektin individual, ashtu edhe në atë ekipor, duke fituar trofe, çmime dhe lënë gjurmë të mëdha këtë vit që lamë pas.

Megjithatë, në pyetjen e Telegrafi drejtuar ChatGPT: Më bëjë formacionin më të mirë të vitit 2024 të lojtarëve nga Kosova dhe Shqipëria?, inteligjenca artificiale pati disa zgjedhje befasuese.

“Formacioni më i mirë i vitit 2024 me lojtarë nga Kosova dhe Shqipëria mund të duket kështu (bazuar në lojtarët që kanë performuar më mirë kohët e fundit në nivele të larta)”, ishte përgjigja e ChatGPT.

Formacioni: 4-3-3

Portieri:

Arijanet Muric (Kosovë, Ipswich Town)Portier i qëndrueshëm dhe i rëndësishëm për ekipin e tij.

Mbrojtësit:

Elseid Hysaj (Shqipëri, Lazio)Lider në mbrojtje me përvojë ndërkombëtare.

Amir Rrahmani (Kosovë, Napoli)Një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A, shtyllë e mbrojtjes.

Marash Kumbulla (Shqipëri, Roma/Sassuolo) Qendërmbrojtës i ri dhe premtues, pavarësisht disa lëndimeve.

Fidan Aliti (Kosovë, Alanyaspor)Një lojtar i qëndrueshëm në krahun e majtë.

Mesfusha:

Granit Xhaka (Kosovë/Shqipëri, Bayer Leverkusen) – Kapiten dhe lider në mesfushë me përvojë të jashtëzakonshme.

Ylber Ramadani (Shqipëri, Lecce) – Mesfushor punëtor, i aftë në mbrojtje dhe sulm.

Nedim Bajrami (Shqipëri, Sassuolo/Rangers)Mesfushor kreativ dhe teknik me një sy të mprehtë për pasime.

Sulmi:

Milot Rashica (Kosovë, Besiktas)Lojtar i shpejtë dhe teknik, i rrezikshëm nga krahët.

Vedat Muriqi (Kosovë, Mallorca)Golashënues i klasit të lartë, një nga qendërsulmuesit më të mirë në La Liga.

Myrto Uzuni (Shqipëri, Granada)Sulmues i formës së shkëlqyer në La Liga, golashënues i rregullt.

Trajner:

Sylvinho (Shqipëri)Për suksesin e tij me kombëtaren shqiptare në 2024.


ChatGPT në fund shtoi se “ky formacion kombinon përvojën, talentin dhe formën aktuale të lojtarëve nga të dy vendet”, teksa pyeti se a do të sugjeronit ndonjë ndryshim?

Natyrshëm pyetja e Telegrafit ishte: “Pse Zhegrova nuk është në këtë formacion?”.

“Edon Zhegrova është padyshim një talent i madh dhe një nga lojtarët më teknikë nga Kosova, veçanërisht për performancat e tij me Lille në Ligue 1. Arsyeja pse nuk e përfshiva fillimisht është për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, veçanërisht nga lojtarë si Milot Rashica dhe Myrto Uzuni, të cilët kanë pasur një ndikim shumë të madh në ekipet e tyre këtë vit”

“Megjithatë, Zhegrova është një opsion i shkëlqyer dhe mund të futet në formacion për shkak të shpejtësisë, driblimeve dhe aftësisë për të krijuar raste goli”, ishte përgjigja e ChatGPT.

ChatGPT shtoi duke dhënë një variant të mundshëm me një ndryshim në formacion duke larguar Rashicës dhe duke vendosur Zhegrovën.

“Zhegrova në vend të Milot Rashicës në krahun e djathtë të sulmit. Rashica mund të përdoret si lojtar i dytë nga stoli për të sjellë energji dhe shpejtësi. Kjo do ta bëjë formacionin më dinamik në sulm dhe do t’i japë hapësirë Zhegrovës të shkëlqejë”, u përgjigj ChatGPT.

Në fund ChatGPT dha arsyet e tij pse pjesë e formacionit nuk janë emra të mëdhenj futbollistësh si Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Mërgim Vojvoda dhe Armando Broja.

“Përfshirja e disa lojtarëve të tjerë si Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Mërgim Vojvoda, dhe Armando Broja mund të ishte e mundur, dhe ata janë padyshim lojtarë shumë të rëndësishëm për ekipet e tyre dhe për kombëtaret përkatëse”.

Ja disa arsye pse ata mund të mos ishin përfshirë në formacionin fillestar që përmenda më parë:

Berat Gjimshiti (Shqipëri, Atalanta) Një nga mbrojtësit më të qëndrueshëm në Serie A dhe gjithashtu një nga lojtarët kryesorë të Shqipërisë. Ai mund të zë një vend në formacion në vend të një prej mbrojtësve të tjerë, si Kumbulla, duke qenë se është një lider i mbrojtjes me përvojë të madhe ndërkombëtare.

Kristjan Asllani (Shqipëri, Inter)Një mesfushor i talentuar, por ende në një fazë të zhvillimit. Ai ka një të ardhme të shkëlqyer, por për momentin mund të konkurronte për një vend në mesfushë me Xhakën dhe Bajramin, të cilët janë lojtarë me më shumë përvojë dhe ndikim në nivelin e lartë.

Mërgim Vojvoda (Kosovë, Torino)Një lojtar i shpejtë dhe shumë dinamik, Vojvoda ka performuar mirë me Torinon dhe ka një stil që mund të pasurojë çdo sulm. 

Armando Broja (Shqipëri, Chelsea/Everton)Sulmues me potencial të jashtëzakonshëm, por për shkak të lëndimeve që ka pësuar në vitet e fundit, ai mund të jetë në proces rikuperimi dhe mund të ketë konkurrencë të fortë për një vend në formacion.

“Në një formacion të mundshëm 4-3-3, mund të bëhen disa ndryshime që përfshijnë këta lojtarë, dhe çdo opsion mund të jetë i vlefshëm, duke varur nga forma dhe gjendja fizike e tyre. Sigurisht që ky formacion është fleksibël dhe mund të ndryshojë bazuar në performancat e tyre të fundit dhe nevojat taktike”, mbylli përgjigjet ChatGPT.

Po ju lexues të nderuar, si mendoni se duhet të jetë formacioni më i mirë i vitit 2024 nga futbollistët që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria? Na tregoni në hapësirën për komente.

 /Telegrafi/

The post ChatGPT përpilon formacionin më të mirë të 2024 me futbollistë nga Kosova dhe Shqipëria – befason me zgjedhjet appeared first on Telegrafi.

Djali i Haxhit ul në stol Nedim Bajramin

By: admin
20 December 2024 at 23:51

Ndeshja e radhës për Rejnxhërs në shtëpi pritet të jetë njëra prej atyre që luhen vetëm në një zonë dhe për këtë motiv trajneri vendas do të bëjë një ndryshim në formacion.

Sipas shtypit skocez Nedim Bajrami pritet ta nisi këtë ndeshje nga pankina pasi trajneri Filip Klemo do të aktivizojë nga minuta e para Ianis Haxhin.

Rumuni vlerësohet shumë nga trajneri belg për lojën që bën në zona të ngushta dhe për këtë motiv pritet që nesër Bajrami të ulet në stol.

Siç dihet Rejnxhërs luajnë takimin e radhës në “Ibrox Stadium” ku do të presin ekipin e Dandi Junajtidit.

The post Djali i Haxhit ul në stol Nedim Bajramin appeared first on Albeu.com.

Kuqezinjtë, Bajrami realizon në finalen e Kupës së Ligës, Laçi shpallet “lojtari i ndeshjes”

16 December 2024 at 20:06

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të shkëlqejnë me klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste.

Nedim Bajrami shënoi gol në finalen e Kupës së Ligës, Celtic – Rangers. Futbollisti kuqezi zhbllokoi takimin në minutën e 41-të për skuadrën e Rangers. Koha e rregullt e takimit u mbyll 3-3 dhe nga 11-metërshat triumfoi Celtic.

Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi shënoi në fitoren e Bodrumspor 2-0 ndaj Sivasspor. Ky ishte goli i tretë i Seferit në këtë kampionat.

Qazim Laçi ishte protagonist absolut në fitoren e Sparta Prague 2-1 ndaj Jablonec. Mesfushori kuqezi dha dy asiste vendimtarë dhe në fund të sfidës u shpall lojtari i ndeshjes me notën 7.9 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore.

Medon Berisha u aktivizua si titullar në takimin e Lecce ndaj Monza-s. Mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe në minutën e 3-të të takimit dha një asist spektakolar për Morente, që shënoi golin e parë të takimit. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Lecce 2-1.

Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Alen Sherri, Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Feta Fetai, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Armando Broja.

The post Kuqezinjtë, Bajrami realizon në finalen e Kupës së Ligës, Laçi shpallet “lojtari i ndeshjes” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Festë me shqiponjë në Glasgow, Nedim Bajrami realizon gol në finalen e Kupës ndaj Celtic

By: A M
15 December 2024 at 19:34

Nedim Bajrami është njeriu i momentit te Rangers. Mesfushori kuqezi ia doli që të shënojë gol në finalen e Kupës së Skocisë, në ndeshjen ndaj Celtic, që mbahet në Hampden Park (Glasgow).

Pas një topi të pritur nga portieri Kasper Schmeichel, Bajrami tregohet i vëmendshëm dhe me një goditje tokazi, dërgon topin në rrjetë.

Festa e tij e zakonshme, 25-vjeçari bëri edhe shqiponjën. Lojtari i Kombëtares po luan sezonin e tij të parë me Rangers, teksa më herët është aktivizuar te Empoli dhe Sassuolo./a.m.

VIDEO/ Nedim Bajrami “shpërthen” në finale, lojtari i Kombëtares shqiptare shënon në derbi

By: Oldi
15 December 2024 at 18:30

Nedim Bajrami ka shënuar në Skoci për Rejnxhërs. Lojtari i Kombëtares shqiptare e ka bërë kundër Sëlltik në finalen e Kupës së Ligës, ndërsa festa me shqiponjë nuk mungoi. Ishte minuta e 41-të e pjesës së parë, kur Bajrami nisi përfitoi nga një gabim në mesfushën e Sëlltik. Në kundërsulmin e rrezikshëm të krijuar pikërisht […]

The post VIDEO/ Nedim Bajrami “shpërthen” në finale, lojtari i Kombëtares shqiptare shënon në derbi appeared first on BoldNews.al.

❌
❌