Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

By: Re Nato
16 August 2025 at 19:46

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur.

Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor.

Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet.

Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të dendur deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona fatkeqësie, shkruan BBC.

Në Buner, një i mbijetuar tha se përmbytjet mbërritën si “dita e fundit të botës”.

“Dëgjova një zhurmë të fortë sikur mali po rrëshqiste. Vrapova jashtë dhe pashë të gjithë zonën duke u dridhur, sikur të ishte fundi i botës”, tha Azizullah.

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

By: armand
16 August 2025 at 18:57

Të paktën 307 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani, me shumicën e viktimave në provincën malore Khyber Pakhtunkhua. Në këtë rajon janë dëmtuar të paktën 74 shtëpi, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit. Në Kashmirin e administruar […]

The post Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Pakistan/ Të paktën 120 të vdekur në 24 orët e fundit nga shirat e rrëmbyeshëm

By: gaze tare
15 August 2025 at 16:09

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur Pakistanin verior kanë vrarë të paktën 194 persona në 24 orë, sipas bilancit të fundit të përkohshëm të njoftuar nga autoritetet sot, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i sezonit të musoneve në fund të qershorit në më shumë se 500.

Të paktën 180 vdekje janë regjistruar vetëm në provincën malore Khyber-Pakhtunkhwa, e cila kufizohet me Afganistanin, sipas Autoritetit provincial të Menaxhimit të Fatkeqësive.

Nëntë persona të tjerë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë vdiqën në rajonin turistik të Gilgit-Baltistan.

The post Pakistan/ Të paktën 120 të vdekur në 24 orët e fundit nga shirat e rrëmbyeshëm appeared first on iconstyle.al.

PAKISTAN – Shtatë të vdekur nga përmbytjet në veri të vendit

11 August 2025 at 16:03

ISLAMABAD, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën shtatë persona humbën sot jetën nga përmbytjet e rrëmbyeshme në Pakistanin verior, tha një zyrtar, në një tjetër fatkeqësi që goditi rajonin e Himalajeve mes ndikimeve në rritje të ndryshimeve klimatike.

Viktimat ishin vullnetarë që punonin për të restauruar një kanal uji në një luginë malore në rajonin Gilgit-Baltistan kur pati përmbytje uji pas shpërthimit të një liqeni akullnajor, tha zyrtari lokal i shpëtimit Tahir Shah.

“Të paktën gjashtë të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim në spital”, shtoi ai.

Përmbytjet bllokuan një autostradë që lidh Pakistanin me Kinën fqinje dhe i prenë disa fshatra malore nga rrugët e furnizimit, sipas një zyrtari tjetër, Islam Uddin.

Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë mijëra njerëz të bllokuar në fshatra të largëta ku bashkohen vargmalet Karakoram dhe Himalaje, tha Haroon Gull nga agjencia e fatkeqësive. /Ad.Ab./

The post PAKISTAN – Shtatë të vdekur nga përmbytjet në veri të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshje të dendura në Pakistan, mbi 60 viktima

By: Rovena
17 July 2025 at 13:38

Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 290 të tjerë janë plagosur brenda 24 orëve të fundit për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme në provincën Punjab të Pakistanit, që nisën të mërkurën në mëngjes.

Sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Katastrofave, shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e shembjes së ndërtesave, ndërsa të tjerët u mbytën ose u goditën nga rryma elektrike.

Në qytetin Rawalpindi, pranë kryeqytetit Islamabad, autoritetet shpallën ditë pushimi publike të enjten për të mbajtur njerëzit në shtëpi. Banorët që jetojnë pranë lumit që përshkon qytetin janë paralajmëruar të evakuohen për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

Këto humbje e çojnë në afro 180 numrin e përgjithshëm të viktimave në gjithë vendin që prej fillimit të sezonit të shirave musonike në fund të qershorit, ku më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë. Përmbytjet kanë mbyllur disa autostrada në Punjab dhe kanë shkaktuar anulimin apo vonesën e dhjetëra fluturimeve.

Kryeministrja e provincës Punjab, Maryam Nawaz, deklaroi të enjten gjendjen e jashtëzakonshme në disa zona. “Institucionet shtetërore po punojnë me përkushtim maksimal,” shkroi ajo në rrjetin social X, duke u bërë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

Në qytetin Chakwal, i cili ka marrë 400 mm reshje brenda 24 orëve, pamjet tregojnë varka shpëtimi që kërkojnë persona të bllokuar nga përmbytjet. Helikopterë ushtarakë janë angazhuar gjithashtu për të ndihmuar në zonat më të goditura.

Autoritetet paralajmërojnë se shirat dhe përmbytjet e befasishme pritet të vijojnë edhe gjatë fundjavës. Mijëra punonjës të shërbimeve të emergjencës janë në gatishmëri në të gjithë provincën.

Me një popullsi prej gati 250 milionë banorësh, Pakistani është një nga vendet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike. Ai ndikohet nga dy sisteme të mëdha atmosferike – një që sjell temperatura ekstreme dhe thatësira, dhe tjetri që shkakton reshje të dendura musonike.

Në territorin e Pakistanit ndodhen më shumë se 13,000 akullnaja, të cilat po shkrihen me ritme të përshpejtuara. Në vitin 2022, përmbytjet e musonit përmbytën një të tretën e vendit dhe shkaktuan mbi 1,700 viktima, si dhe dëme ekonomike që tejkaluan 30 miliardë dollarë.

Në vitin 2023, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare ndaj Pakistanit, duke theksuar se vendi është “dyfish viktimë” e ndryshimeve klimatike dhe një sistemi financiar global të “moralshëm të falimentuar”./abcnews.al

Shembet një ndërtesë në Pakistan, të paktën shtatë viktima

4 July 2025 at 18:09

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një ndërtesë pesëkatëshe është shembur në Pakistan.

Në ndërtesë jetonin rreth 100 persona. Autoritetet, ekipet e emergjencës janë angazhuar për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve. Ndërsa dyshohet se 10 persona mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

 

Shembet ndërtesa, shtatë persona të vdekur dhe tetë të plagosur në Pakistan

By: user 5
4 July 2025 at 18:58

Të paktën shtatë persona u vranë dhe tetë u plagosën kur një ndërtesë pesëkatëshe u shemb në qytetin më të madh të Pakistanit. Sipas mediav të huaja reth 100 persona jetonin në ndërtesë dhe reth 8 ose 10 persona mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Gjithashtu banorët e qytetit kanë shkuar në vendngjarje duke u përpjekur t’i të shpëtojnë personat nën rrënoja.

“Gruaja ime më telefonoi dhe tha që ndërtesa po çahej dhe unë i thashë të dilte menjëherë”, tha një person, duke qëndruar para rrënojave të ndërtesës së apartamenteve.

Po ashtu ekipet e shpëtimit nxorën shtatë trupa nga rrënojat.

“E gjithë familja ime u varros nën rrënoja dhe e vetmja gjë që mund të bëj është të lutem që të gjenden gjallë”,tha një person tjetër.

Në qershor të vitit 2020, të paktën 18 persona humbën jetën kur një ndërtesë me 40 apartamente u shemb në të njëjtën zonë. Shembjet e çatisë dhe të ndërtesave janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të rregulloreve të dobëta të sigurisë dhe materialeve të ndërtimit me cilësi të dobët të përdorura në vendin e Azisë Jugore me më shumë se 240 milionë banorë.

The post Shembet ndërtesa, shtatë persona të vdekur dhe tetë të plagosur në Pakistan appeared first on Lapsi.al.

Shpërthim tronditës në Pakistan, vritet zyrtari i lartë qeveritar dhe 4 të tjerë

2 July 2025 at 22:01

Të paktën 5 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në një automjet që transportonte një administrator qeveritar në një ish-bastion të talebanëve pakistanezë.

Shpërthimi me bombë ndodhi të mërkurën në Bajaur, Paksitan, një distrikt në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa.

Midis të vdekurve ishte edhe Ndihmës Komisioneri Faisal Sultan. Autoritetet thonë se të plagosurit u transportuan në spital, ku disa prej tyre janë në gjendje kritike.

Asnjë grup apo individ nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë për sulmin, por autoritetet fajësojnë talebanët e Pakistanit.

The post Shpërthim tronditës në Pakistan, vritet zyrtari i lartë qeveritar dhe 4 të tjerë appeared first on Sot News | Lajme.

Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë

30 June 2025 at 22:19

Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për kthimin në shtëpi të 1.4 milion refugjatëve afganë që jetojnë ligjërisht në vend, thanë zyrtarët të hënën.

Çdo zgjatje e miratuar nga qeveria do të ishte një lehtësim për ata që më parë ishin urdhëruar të ktheheshin në Afganistan deri më 30 qershor, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe të sigurisë.

Një vendim mund të merret të martën, kur pritet të mblidhet kabineti.

Në vitin 2023, Pakistani nisi një goditje të diskutueshme ndaj të huajve që tha se ishin në vend ilegalisht, kryesisht shtetas afganë. 

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar për të diskutuar çështjen, thanë se zgjatja e propozuar ishte për t’u dhënë refugjatëve më shumë kohë për të zgjidhur çështjet e tyre personale në Pakistan, të tilla si shitja e pronës ose përfundimi i aktiviteteve të biznesit, përpara se të ktheheshin në Afganistan në një mënyrë të rregullt dhe dinjitoze.

Një zyrtar i lartë i ministrisë tha se vendimi për të paraqitur propozimin për zgjatje u mor javën e kaluar. Një përmbledhje në lidhje me fatin e refugjatëve afganë është paraqitur për përfshirje në axhendën e kabinetit.

Ministria e Brendshme, e cila ka mbikëqyrur goditjen gjithëpërfshirëse ndaj afganëve, nuk bëri komente menjëherë.

Nuk pati asnjë koment as nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila më parë tha se priste që autoritetet afgane të krijonin “kushte të favorshme” në mënyrë që ata që ktheheshin të integroheshin plotësisht në shoqërinë afgane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Pakistani do të shqyrtojë zgjatjen e afatit për largimin e refugjatëve afganë appeared first on Euronews Albania.

Tragjike/ 24 të vdekur nga përmbytjet dhe reshjet e dendura

28 June 2025 at 15:28

Reshjet e rrëmbyeshme që kanë përfshirë Pakistanin që nga e mërkura, kur nisi zyrtarisht sezoni i musoneve, kanë shkaktuar të paktën 24 viktima, gjysma prej të cilëve fëmijë. Viktimat kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të menjëhershme dhe shembjes së banesave.

Sipas autoriteteve lokale, në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa, që kufizohet me Afganistanin, 11 persona kanë humbur jetën, mes tyre katër fëmijë dhe tre gra. Gjashtë të tjerë janë plagosur, ndërsa 56 shtëpi janë dëmtuar, nga të cilat gjashtë janë shkatërruar plotësisht. Në luginën Swat, 10 persona u morën nga rrjedha e fuqishme e një lumi të fryrë nga reshjet.

Ndërkohë, në provincën më të populluar të vendit, Punjab, me mbi 130 milionë banorë, raportohen 13 viktima që nga e mërkura. Tetë prej tyre janë fëmijë, të cilët humbën jetën pas shembjes së çative apo mureve të shtëpive.

Shërbimi Meteorologjik i Pakistanit ka paralajmëruar për reshje të vazhdueshme dhe rrezik të lartë për përmbytje të reja deri të paktën ditën e martë.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave të rrezikuara të ndjekin me kujdes udhëzimet e emergjencës dhe të evakuohen në kohë nga zonat që mund të preken nga përmbytjet.

The post Tragjike/ 24 të vdekur nga përmbytjet dhe reshjet e dendura appeared first on Sot News | Lajme.

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

28 June 2025 at 13:05

Të paktën 13 ushtarë pakistanezë u vranë dhe 10 u plagosën, së bashku me 19 civilë, kur një sulmues vetëvrasës drejtoi një automjet të mbushur me eksplozivë drejt një konvoji ushtarak në distriktin e Vaziristanit Verior të provincës Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit, thanë zyrtarët lokalë.

“Shpërthimi shkaktoi gjithashtu shembjen e çative të dy shtëpive, duke plagosur gjashtë fëmijë”, tha një oficer policie në Khyber Pakhtunkhwa.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulmet nga militantët e Tehrik-i-Taliban Pakistan (TTP) janë të shpeshta në rajon , raporton Hindustan Times.

Në mars, ushtria e Pakistanit tha se kishte vrarë 10 militantë të dyshuar për lidhje me TTP-në, pasi një sulmues vetëvrasës thuhet se kishte në shënjestër një kamp të Korpusit Kufitar pranë pikës së kontrollit Jandola në Vaziristanin Jugor.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

FOKUS – Pakistani nominon presidentin Trump për Nobelin e Paqes

ISLAMABAD, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Pakistani ka rekomanduar presidentin e SHBA-së Donald Trump për çmimin Nobel për Paqen 2026 në njohje të “ndërhyrjes së tij diplomatike” gjatë krizës së fundit Indi-Pakistan, e cila i çoi dy fuqitë bërthamore në prag të një lufte.

“Qeveria e Pakistanit ka vendosur të rekomandojë zyrtarisht presidentin Donald J. Trump për çmimin Nobel për Paqen 2026, në njohje të ndërhyrjes së tij vendimtare diplomatike dhe udhëheqjes së tij të rëndësishme gjatë krizës së fundit Indi-Pakistan”, tha Islamabadi në një deklaratë të postuar në X.

Qeveria tha se Trump demonstroi largpamësi të madhe strategjike dhe aftësi të shkëlqyera shtetërore në një moment të trazirave të shtuara rajonale përmes një angazhimi të fuqishëm diplomatik.

”Kjo parandaloi një konflikt më të gjerë midis dy shteteve të armatosura me armë bërthamore që do të kishte pasur pasoja katastrofike për miliona njerëz në rajon dhe më gjerë”, tha Islamabadi.

“Kjo ndërhyrje qëndron si një dëshmi e rolit të tij si një paqebërës i vërtetë dhe angazhimit të tij për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut”, tha deklarata.

Njoftimi vjen disa ditë pasi shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, pati një drekë të paprecedentë në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se ishte “i nderuar” që takoi Munirin.

Tensionet u rritën ndjeshëm në Azinë Jugore pas një sulmi vdekjeprurës më 22 prill në Kashmirin e administruar nga India.

Pas sulmeve me raketa të Indisë më 7 maj dhe rrëzimit të gjashtë avionëve luftarakë indianë nga Pakistani, të dyja palët shkëmbyen raketa, dronë dhe zjarr të rëndë.

Kriza u qetësua pasi Trump ndërhyri dhe njoftoi një armëpushim më 10 maj.

Më parë, Pakistani gjithashtu mirëpriti ofertën e Trump për të luajtur një rol në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Kashmirit – një çështje e gjatë midis Indisë dhe Pakistanit./ a.jor.

The post FOKUS – Pakistani nominon presidentin Trump për Nobelin e Paqes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pakistania paralajmëron: Do të hedhim bombën bërthamore mbi Izrael, nëse Izraeli sulmon Iranin

16 June 2025 at 13:00

Pakistani ka kërcënuar të hedhë një kokë bërthamore mbi Izrael nëse Benjamin Netanyahu përdor armë bërthamore kundër Iranit, sipas një oficeri të lartë iranian.

Gjenerali Mohsen Rezaee, një oficer i lartë në Gardën Revolucionare Islamike dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha në një intervistë: “Pakistani na ka siguruar se nëse Izraeli përdor një bombë bërthamore mbi Iranin, ata do të sulmojnë Izraelin me një bombë bërthamore.”

Pakistani dhe Izraeli janë dy nga nëntë vendet që aktualisht zotërojnë armë bërthamore, sipas ekspertëve. Rezaee pretendoi se Pakistani është zotuar të “qëndrojë pas Iranit”, dhe bëri thirrje që bota islame të bashkohet kundër Izraelit. Daily Mail ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Pakistanit për koment.

Pas dekadash armiqësie dhe luftërash përmes ndërmjetësve, sulmi i Izraelit ndaj Iranit javën e kaluar ka shkaktuar luftimet më të ashpra deri tani dhe ka ngjallur frikë për një konflikt të gjatë që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme. Izraeli thotë se sulmet e tij kanë goditur objekte ushtarake dhe bërthamore dhe kanë vrarë shumë komandantë të lartë dhe shkencëtarë atomikë.

Por një zyrtar i lartë amerikan tha të dielën se Presidenti i SHBA Donald Trump i ka kërkuar Izraelit të tërhiqet nga një plan për të vrarë udhëheqësin suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Trump u ka bërë thirrje palëve që të “arrijnë një marrëveshje”, por u tha gazetarëve të dielën se “nganjëherë ata duhet ta luftojnë njëri-tjetrin më parë”.

The post Pakistania paralajmëron: Do të hedhim bombën bërthamore mbi Izrael, nëse Izraeli sulmon Iranin appeared first on Sot News | Lajme.

Trump: Ndala luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan, së shpejti paqe Iran-Izrael

By: user 8
15 June 2025 at 17:01

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është shprehur vetëm pak momente më parë se Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe sipas tij “do të bëjnë një marrëveshje”, në të njëjtën mënyrë si India dhe Pakistani pak kohë më parë, duke ndaluar konfliktin e drejtpërdrejtë ushtarak.

Trump rikujtoi se si në mandatin e tij të parë Serbia dhe Kosova, sipas tij “po shkonin drejt një lufte”, por ajo u ndalua nga administrata e tij.

Ai theksoi se ish-presidenti Joe Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime, por nënvizoi se ai do ta “rregullojë sërish”. 

Reagimi i Donald Trump: 

Irani dhe Izraeli duhet të bëjnë një marrëveshje, dhe do të bëjnë një marrëveshje, ashtu siç i bëra të bënin India dhe Pakistani, në atë rast duke përdorur TREGTINË me Shtetet e Bashkuara për të sjellë arsye, kohezion dhe mendje të shëndoshë në bisedime me dy udhëheqës të shkëlqyer të cilët ishin në gjendje të merrnin shpejt një vendim dhe të NDALOJNË!

Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!).

Një rast tjetër është Egjipti dhe Etiopia, dhe lufta e tyre për një digë masive që po ndikon në lumin madhështor Nil. Ka paqe, të paktën për momentin, për shkak të ndërhyrjes sime, dhe do të mbetet kështu! Po kështu, do të kemi PAQE, së shpejti, midis Izraelit dhe Iranit! Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë, dhe nuk marr kurrë merita për asgjë, por kjo është në rregull, POPULLI e kupton. BËJENI LINDJEN E MESME TË MADHE PËRSËRI!

The post Trump: Ndala luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan, së shpejti paqe Iran-Izrael appeared first on Lapsi.al.

Tërmeti në Pakistan sjell kaos, më shumë se 200 të burgosur arratisen nga qelitë

3 June 2025 at 16:42

Një tërmet i fuqishëm që goditi Pakistanin në orët e para të mëngjesit të së martës shkaktoi kaos dhe panik, veçanërisht në një burg në qytetin më të madh të vendit, Karachi, ku më shumë se 200 të burgosur arritën të arratisen.

Të ndikuar nga frika e shembjes së ndërtesës, të burgosurit në burgun e Malirit – i dyti më i madh në provincën Sindh – thyen dyert, bravat dhe dritaret e qelive dhe dolën jashtë kontrollit. 216 prej tyre përfituan nga situata për t’u arratisur nga objekti tashmë i mbingarkuar, i cili strehon rreth 5,000 të burgosur, megjithëse është projektuar për 2,200.

Policia raportoi se deri tani 80 të burgosur janë kapur sërish, ndërsa rreth 130 të tjerë mbeten ende në arrati. Një i burgosur u vra gjatë operacioneve për kapjen e tyre, ndërsa dy oficerë burgu mbetën të plagosur.

Një drejtor i burgut, duke folur për mediat ndërkombëtare, tha se të burgosurit kishin filluar të bërtisnin dhe të kërkonin ndihmë gjatë lëkundjeve sizmike, të frikësuar se godina mund të shembej mbi ta. Të shtënat paralajmëruese në ajër nga ana e autoriteteve nuk mjaftuan për të qetësuar situatën.

Panikut dhe shpërthimit të dhunës i parapriu një skenë e rrallë: ndërsa disa të burgosur u kthyen në qeli, qindra të tjerë sulmuan portën kryesore dhe arritën të dalin jashtë kompleksit.

Policia ka nisur një aksion derë më derë, duke kërkuar të arratisurit në adresat e tyre të mëparshme.

Burgjet e tejmbushura mbeten një problematikë kronike në Pakistan, ndërsa autoritetet përballen tani me një krizë sigurie dhe menaxhimi emergjent pas kësaj arratisjeje masive.

The post Tërmeti në Pakistan sjell kaos, më shumë se 200 të burgosur arratisen nga qelitë appeared first on Sot News | Lajme.

Tërmeti në Pakistan/ Të burgosurit shfrytëzojnë kaosin, arratisen nga qelitë

By: Rovena
3 June 2025 at 15:55

Më shumë se 200 të burgosur u arratisën nga një burg në qytetin më të madh të Pakistanit, duke përfituar nga kaosi dhe situata emergjente e tërmetit në që tronditi vendin në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Mijëra të burgosur thyen dyert, bravat e qelive të tyre dhe dritaret pasi ndien dridhjet e tërmetit. Kaq u desh një lëkundje, dhe ata morën në duar vetë “frerët” e jetës së lirë!

Nga ata që ikën nga burgu, policia tha se 80 të burgosur ishin rikapur dhe kërkimet ishin duke vazhduar për më shumë se 130 që janë ende në arrati. Një i burgosur u vra në operacion dhe dy oficerë burgu u plagosën.

Një drejtor burgu tha për mediat e huaja se të burgosurit filluan të bërtisnin nga qelitë dhe kazermat e tyre rreth mesnatës, pasi ishin të tmerruar se ndërtesa do të shembej mbi ta.

Pasi tërbimi u shndërrua në të dhunshëm, policia tha se u përgjigj me të shtëna paralajmëruese, duke qëlluar me armë në ajër.

Ndërsa shumë u kthyen në qelitë e tyre, të tjerë sulmuan portën kryesore në panik – me 216 të burgosur që shfrytëzuan rastin për t’u arratisur krejtësisht nga burgu.

Policia tani po shkon derë më derë, duke vizituar banesat e kaluara për të arrestuar ata që janë ende në arrati.

Objekti në distriktin Malir është burgu i dytë më i madh në provincën Sindh dhe është mbi kapacitet. Ndërsa mund të akomodojë deri në 2,200 të burgosur, aktualisht atje ka të paktën 5,000 të burgosur./abcnews.al

Alpinistja pakistaneze ngjitet në 12 nga 14 majat më të larta në botë

23 May 2025 at 17:07

Alpinistja pakistaneze, Naila Kiani arriti majën e malit Kanchenjunga në Nepal, duke u bërë gruaja e parë pakistaneze që ngjitet në 12 nga 14 majat më të larta në botë.

Sipas agjencisë zyrtare pakistaneze të lajmeve Associated Press of Pakistan (APP), alpinistja Kiani arriti në majën e Kanchenjunga-s, duke përfunduar ngjitjen e saj, të cilën e kishte filluar në mbrëmje, në temperatura nën zero dhe reshje të dendura bore.

Kiani përveç Kanchenjunga, me lartësi prej 8.586 metrash ka arritur 12 nga 14 majat më të larta në botë duke u ngjitur në malin Everest, K2, Broad Peak, Nanga Parbat, Gasherbrum I dhe II, Annapurna, Lhotse, Manaslu, Makalu dhe Cho Oyu.

Duke folur pas zbritjes së saj, Kiani tha: “Kjo ngjitje nuk është vetëm moment historik personal, por edhe mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë në Pakistan dhe në mbarë botën. Ju jeni më të forta nga sa mendoni”.

Ajo dëshiron ta përfundojë qëllimin e saj për t’u ngjitur në 14 majat më të larta në botë duke arritur edhe majat e maleve Shishapangma dhe Dhaulagiri.

Sfida më e vështirë e alpinizmit: 14 maja

Në botë ka 14 maja që janë 8 mijë metra mbi nivelin e detit. Këto ndodhen në Himalaje midis Kinës dhe Nepalit dhe në Malet Karakoram midis Kinës dhe Pakistanit.

Përveç majës më të lartë në botë, mali Everest (8.848 metra), malet tjera si K2 (8.611 metra), Kangchenjunga (8.586 metra), Lhotse (8.516 metra), Makalu (8.485 metra), Cho Oyu (8.188 metra), Dhaulas (8.167 metra), Nanga Parbat (8.126 metra), Annapurna (8.091 metra), Gasherbrum 1 (8.800 metra), Broad Peak (8.510 metra), Gasherbrum 2 (8.350 metra) dhe Shishapangma (8.270 metra) njihen si majat “8 mijëshet”.

Janë të paktë alpinistët e lartësive të mëdha që mund të ngjiten në të gjitha majat, gjë që konsiderohet si sfida më e vështirë në alpinizëm.

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës në Pakistan, 5 të vrarë

By: Ardit
21 May 2025 at 16:49

Një sulm me bombë ndaj një autobusi shkollor në rajonin Balochistan të Pakistanit ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Autobusi mbante rreth 40 nxënës shkolle kur shpërtheu rreth orës 07:40 sipas orës lokale, pak jashtë qytetit të largët të Khuzdari. Tre nga pesë personat e vrarë janë fëmijë, tha […]

The post Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës në Pakistan, 5 të vrarë appeared first on BoldNews.al.

ISLAMABAD – Pakistani dhe India bien dakord të tërheqin trupat në pozicionet në kohë paqeje

ISLAMABAD, 20 maj /ATSH-DPA/ – Pakistani dhe India kanë rënë dakord të tërheqin trupat e vendosura gjatë përplasjes së tyre të fundit në pozicione në kohë paqeje, në një hap drejt shpërshkallëzimit të situatës, pas një marrëveshjeje armëpushimi, thanë burime të shërbimeve sekrete pakistaneze.

Tërheqja u ra dakord gjatë raundit të fundit të komunikimit me anë të një linje të veçantë midis zyrtarëve të lartë ushtarakë nga të dyja palët.

Sipas burimeve, të dy vendet do të kthehen në pozicionet e vendosjes në kohë paqeje përgjatë kufirit të tyre dhe Vijës së Kontrollit – kufiri ”de facto” që ndan Kashmirin – deri në fund të majit.

Më 10 maj, rivalët e armatosur me armë bërthamore ranë dakord për armëpushimin pas ditësh të tëra sulmesh ajrore me dronë, raketa dhe dronë, duke synuar instalimet ushtarake dhe bazat ajrore të njëri-tjetrit.

Shkaku për tensionet e fundit ishte sulmi militant më 22 prill në Kashmirin e administruar nga India, i cili vrau 26 persona, kryesisht turistë indianë.

Nju Delhi e drejtoi gishtin nga Islamabadi, duke e akuzuar atë për mbështetje të militantëve, dhe më pas nisi sulme si ndaj Pakistanit ashtu edhe ndaj Kashmirit të administruar nga Pakistani në orët e para të 7 majit, duke vrarë dhjetëra njerëz dhe duke ndezur frikën se rajoni ishte në prag të një lufte të përgjithshme.

Pakistani mohoi të kishte ndonjë rol në sulmin ndaj pushuesve dhe kërkoi hetime të pavarura./  a.jor.

The post ISLAMABAD – Pakistani dhe India bien dakord të tërheqin trupat në pozicionet në kohë paqeje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

India shqyrton planin për të shkurtuar furnizimin me ujë të Pakistanit

By: Re Nato
16 May 2025 at 18:30

India po shqyrton planet për të rritur ndjeshëm ujin që nxjerr nga një lumë i madh që ushqen fermat pakistaneze në rrjedhën e poshtme, si pjesë e veprimeve hakmarrëse për një sulm vdekjeprurës ndaj turistëve në prill për të cilin New Delhi fajëson Islamabadin, sipas katër personave të njohur me çështjen.

Delhi “e la pezull” pjesëmarrjen e tij në Traktatin e Ujërave të Indusit të vitit 1960, i cili rregullon përdorimin e sistemit të lumit Indus, menjëherë pasi 26 civilë në Kashmirin Indian u vranë në atë që India e quajti një akt terrori. Pakistani ka mohuar përfshirjen në incident, por marrëveshja nuk është ringjallur pavarësisht se dy fqinjët e armatosur me armë bërthamore ranë dakord për një armëpushim javën e kaluar pas luftimeve më të ashpra midis tyre në dekada.

Pasi pezulloi pjesëmarrjen e Indisë në traktat, kryeministri indian Narendra Modi urdhëroi zyrtarët të përshpejtojnë planifikimin dhe ekzekutimin e projekteve në lumenjtë Chenab, Jhelum dhe Indus, tre trupa ujorë në sistemin e Indusit që janë caktuar kryesisht për përdorim nga Pakistani, thanë gjashtë persona për Reuters.

Një nga planet kryesore që po diskutohet përfshin dyfishimin në 120 km të gjatësisë së kanalit Ranbir në lumin Chenab, i cili kalon nëpër Indi deri në fuqinë bujqësore të Pakistanit, Punjab, thanë dy nga personat. Kanali u ndërtua në shekullin e 19-të, shumë kohë para se të nënshkruhej traktati.

Indisë i lejohet të nxjerrë një sasi të kufizuar uji nga Chenab për ujitje, por një kanal i zgjeruar – ndërtimi i të cilit sipas ekspertëve mund të zgjasë me vite – do ta lejonte atë të devijonte 150 metra kub ujë në sekondë, nga rreth 40 metra kub që është aktualisht, thanë katër personat, duke cituar diskutime zyrtare dhe dokumente që kishin parë.

❌
❌