Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Hulk Hogan ishte duke xhiruar një dokumentar për Netflix në kohën e vdekjes së tij

Hulk Hogan, ylli i madh i mundjes, ndërroi jetë tragjikisht në moshën 71-vjeçare në fillim të kësaj jave, ndërsa po punonte në një dokumentar që do të transmetohet në Netflix.

Sipas CNN, dokumentari, i prodhuar në bashkëpunim me WWE, synon të tregojë jetën dhe karrierën e Hogan, brenda dhe jashtë ringut. Projekti, i nisur në vitin 2024, përfshin mbi 20 orë intervista me vetë Hogan dhe më shumë se 30 orë skena të tjera filmike.

Pas vdekjes së tij nga një arrest kardiak në Clearwater, Florida, produksioni po rishikon disa pjesë të dokumentarit, ndërsa WWE do të organizojë një homazh special gjatë eventit Smackdown të premten në nder të tij.

I lindur si Terry Bollea, Hogan ishte një figurë kyçe që ndryshoi botën e mundjes në një spektakël global, duke hapur rrugën për emra të mëdhenj si The Rock dhe John Cena.

Dokumentari po realizohet nga regjisori Bryan Storkel dhe prodhohet nga studioja Words + Pictures në bashkëpunim me WWE, ndërsa Netflix ende nuk ka njoftuar datën e publikimit.

The post Hulk Hogan ishte duke xhiruar një dokumentar për Netflix në kohën e vdekjes së tij appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi javor: Këto janë 4 shenjat më me fat të javës!

Kjo javë nis me energji pozitive për disa shenja të zodiakut, të cilat do të përjetojnë rritje në fusha të rëndësishme si financa, dashuria dhe vetëbesimi. Planetët krijojnë një kombinim të favorshëm që sjell fat dhe mundësi të reja, sidomos për ata që janë të hapur ndaj ndryshimeve.

Ja cilat janë 4 shenjat më me fat këtë javë:

Binjakët 
Fati është në anën tuaj në aspektin financiar dhe profesional. Do të ndiheni më të sigurt në vete dhe më të vendosur për të ndjekur projektet tuaja. Komunikimi do jetë çelësi i suksesit!

Luani 
Kjo javë ju vendos në qendër të vëmendjes. Mund të keni lajme të mira në lidhje me punën ose projekte personale. Dashuria gjithashtu ju buzëqesh, sidomos nëse jeni të hapur për të treguar ndjenjat tuaja.

Shigjetari 
Rritje në lidhjet personale dhe hapësirë për kreativitet. Do të ndiheni të lirë për të shprehur veten dhe për të bërë zgjedhje që ju afrojnë më shumë me qëllimet tuaja.

Peshqit
Emocione pozitive në jetën familjare dhe në ambientin e shtëpisë. Është një kohë e mirë për të ndërtuar stabilitet emocional dhe për të forcuar marrëdhëniet me të dashurit.

Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, kjo është java për të vepruar! Për shenjat e tjera, qëndrueshmëria dhe reflektimi janë fjalët kyçe për të kaluar me sukses çdo sfidë.

The post Horoskopi javor: Këto janë 4 shenjat më me fat të javës! appeared first on iconstyle.al.

Ikona e modës Heidi Klum rrëfen: karrierë, nënë dhe rikthim në ekran

Supermodelja e njohur Heidi Klum është rikthyer në kopertinën e revistës PEOPLE, ku ka folur hapur për karrierën e saj të gjatë, jetën personale dhe qëndrimin ndaj vetes ndër vite.

Në moshën 52-vjeçare, Klum vazhdon të shkëlqejë në pasarela, në ekran dhe si nënë e katër fëmijëve. “Nuk kam pasur kurrë problem të jem vetvetja. Edhe me të brendshme, unë nuk fshihem në ndonjë cep,” thotë Klum.

Heidi kujtoi fillimet e saj si modele në Gjermani, rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar dhe momentin që i ndryshoi jetën, kopertina e Sports Illustrated në 1998, që e bëri një ikonë të vërtetë të modës dhe një prej “Engjëjve” të Victoria’s Secret.

Përtej modës, ajo është bërë e njohur edhe si prezantuese dhe producente e shfaqjeve si Project Runway, Germany’s Next Top Model dhe America’s Got Talent, duke dëshmuar se është më shumë sesa një fytyrë e bukur.

Në intervistë, Heidi flet edhe për përkushtimin si nënë. Ajo kujton ditët kur balanconte punën me mëmësinë, shpesh duke xhiruar ndërsa ishte me fëmijë të vegjël, një rol që e ka përqafuar me dashuri.

Tashmë ajo rikthehet në Project Runway, duke sjellë pasionin për modën dhe respektin për talentin e ri.

“Jam ende e mahnitur nga njerëzit dhe ajo që mund të krijojnë,” thotë Klum, duke dëshmuar se pavarësisht viteve në industri, ajo nuk ka humbur as ndjenjën e pasionit, as origjinalitetin.

The post Ikona e modës Heidi Klum rrëfen: karrierë, nënë dhe rikthim në ekran appeared first on iconstyle.al.

“E gjetëm të vdekur”! Deklarata kontradiktore nga të dyshuarit për vrasjen e 55-vjeçarit në Fier

Autorët e dyshuar të vrasjes së 55-vjeçarit në Fier kanë dhënë deklarata të ndryshme në gjykatë.

Sipas avokatit Kastriot Dyrmishi, deklaratat e tyre të mëparshme para hetuesve janë në kundërshtim të plotë me ato të dhëna para trupit gjykues.

“Deklaratat e bëra prej tyre këto ditë ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor para gjykatës. Sot mohuan plotësisht përfshirjen në vrasje. Ata thonë ‘nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne e gjetëm të vdekur”, shprehet për mediat avokati Kastriot Dyrmishi.

Në burg janë lënë:

Emanilda Rama, vajza e viktimës
Valbona Rama, bashkëshortja
Çlirim Dogani, i dyshuari për lidhje intime me vajzën dhe bashkëpunim në krim

Sipas hetimeve:

Vajza dyshohet se ka goditur babanë në zonën intime
Më pas, Dogani e ka mbajtur, ndërsa ajo e ka mbytur me tel
Nëna e saj ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e trupit

Ngjarja u zbardh nga përgjimet telefonike, ku pas krimit, Emanilda dhe Dogani komunikonin për inskenimin e ngjarjes si vdekje natyrale. Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, rezulton të ketë pasur lidhje të fshehtë me vajzën e viktimës.

The post “E gjetëm të vdekur”! Deklarata kontradiktore nga të dyshuarit për vrasjen e 55-vjeçarit në Fier appeared first on iconstyle.al.

Të shtëna masive në një treg ushqimor në Bangkok, katër të vdekur dhe disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bangkok-un këtë të hënë, ku një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në tregun ushqimor Or Tor Kor, duke shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Incidenti ndodhi rreth orës 12:38 pasdite, më 28 korrik, në rrugën Phahon Yothin, në distriktin Chatuchak të kryeqytetit tajlandez. Sipas raportimeve të mediave vendase si Bangkok Post, The Nation dhe Thairath, viktimat përfshijnë tre roje sigurie dhe një shitëse, ndërsa dy gra të tjera u dërguan me urgjencë në Spitalin Phyathai Phahol me plagë të marra nga armë zjarri.

Autoritetet konfirmuan se i dyshuari për sulmin u gjet i vdekur në një stol, ku mendohet se ka kryer vetëvrasje pas aktit. Ai ishte veshur me një bluzë të zezë dhe pantallona të shkurtra kamuflazh, duke mbajtur me vete një çantë shpine.

Policia tajlandeze dyshon se ngjarja ka pasur motive personale, ndonëse ndodhi pranë një zone ku ishin ngritur pika ndihme për personat e prekur nga konflikti kufitar Tajlandë–Kamboxhia. Sipas burimeve, autori kishte punuar më parë si roje sigurie në treg dhe kishte pasur mospajtime të mëhershme me kolegë, si dhe një lidhje romantike të tensionuar me një nga shitëset.

The post Të shtëna masive në një treg ushqimor në Bangkok, katër të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on iconstyle.al.

E dije? Akullorja mund të ulë rrezikun për probleme të zemrës!

Një studim i fundit nga Universiteti Harvard ka zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht sasi të vogla akulloreje kanë një rrezik më të ulët për të zhvilluar probleme me metabolizmin e sheqerit në gjak dhe sëmundje kardiovaskulare.

Hulumtimi ka ngritur pikëpyetje mbi perceptimin tradicional për yndyrnat e qumështit dhe rolin e tyre në shëndetin e zemrës.

Megjithëse shkencëtarët nuk rekomandojnë zëvendësimin e ushqimeve të shëndetshme me ëmbëlsira, rezultatet sugjerojnë se konsumi i moderuar i produkteve të qumështit, si akullorja, mund të ketë efekte pozitive në metabolizëm.

The post E dije? Akullorja mund të ulë rrezikun për probleme të zemrës! appeared first on iconstyle.al.

Gusht 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut

Nëse jeni Peshore, Dash, Gaforre, Bricjap, Virgjëreshë, Peshq, Binjak apo Shigjetar, ose keni Ascendentin në njërën prej tyre, përgatituni për një muaj me tensione dhe paqëndrueshmëri, sidomos në marrëdhënie, punë dhe çështje familjare.

Marsin në Peshore (nga 7 gushti) dhe përplasjet e tij me planetët e mëdhenj do t’i bëjnë ditët 8–10 gusht veçanërisht të vështira: mund të ndiheni të acaruar, të mbingarkuar emocionalisht apo në konflikte me të tjerët.

Hëna e Re më 23 gusht në Virgjëreshë sjell ndryshime të papritura në rutinën tuaj, në komunikim, udhëtime ose në jetën profesionale dhe mund të prekë edhe shëndetin tuaj apo të një të afërmi.

Këshilla: Ruani qetësinë, mos u nxitoni me vendime të mëdha dhe mos e shtyni veten drejt përplasjes. Durimi do të jetë aleati juaj më i mirë këtë gusht.

The post Gusht 2025: Muaj i vështirë për këto shenja të zodiakut appeared first on iconstyle.al.

‘Pagesë e dyshimtë prej 11 milionë dollarësh në mitingun e Harris’, Trump kërkon ndjekje penale për Beyonce

Presidenti Donald Trump ka pretenduar pa prova se Beyoncé mori 11 milionë dollarë nga fushata e Kamala Harris për ta mbështetur në një event në Hjuston në tetor 2024. Në të vërtetë, të dhënat zyrtare tregojnë vetëm një pagesë prej 165,000 dollarësh për shpenzime teknike të eventit, jo për mbështetje personale.

Fushata e Harris dhe përfaqësuesit e Beyoncé e kanë mohuar prerazi pretendimin. Edhe faqet e verifikimit të fakteve si PolitiFact e kanë hedhur poshtë këtë informacion si të pavërtetë. Nëna e Beyoncé e quajti pretendimin “gënjeshtër të pastër”.

Ligji nuk ndalon pagesat për evente, për aq kohë sa ato janë të deklaruara ligjërisht. Deri tani, nuk ka asnjë provë për ndonjë shkelje ligji.

The post ‘Pagesë e dyshimtë prej 11 milionë dollarësh në mitingun e Harris’, Trump kërkon ndjekje penale për Beyonce appeared first on iconstyle.al.

Messi shfaqet në ‘Kiss Cam’ në koncertin e Coldplay me gruan, fansat: S’ka asgjë për të fshehur

Lionel Messi dhe bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo, janë bërë sërish viral në rrjet pas një paraqitjeje të papritur në koncertin e Coldplay në “Hard Rock Stadium”, Miami.

Teksa turma po shijonte koncertin, një moment i veçantë ndezi atmosferën: Messi u shfaq papritur në ekranin gjigant të stadiumit. Publiku shpërtheu menjëherë me brohorima dhe thirrje “Messi! Messi!”, ndërsa futbollisti legjendar buzëqeshte me modesti.

Antonela dukej në formë të shkëlqyer përkrah tij, duke kërcyer dhe shijuar muzikën, ndërsa Chris Martin ndaloi gjithçka për t’u drejtuar vetë Messit nga skena:
“Lio, vëllai im i bukur. Ti dhe gruaja jote dukeni fantastik. Faleminderit që erdhët sonte. Je sportisti më i madh i të gjitha kohërave,” tha ai, mes duartrokitjeve.

Coldplay x Leo Messi x Antonela ❤ pic.twitter.com/iKQiuMDByQ

— Fan Club | Leo Messi 🔟 (@WeAreMessi) July 28, 2025

Përshëndetja e thjeshtë e Messit i çmendi tifozët, duke e krahasuar momentin me një spektakël të Kupës së Botës FIFA. Tifozët vlerësuan elegancën e lehtë të çiftit, me disa që bënë shaka se ai “nuk ka asgjë për të fshehur”.

The post Messi shfaqet në ‘Kiss Cam’ në koncertin e Coldplay me gruan, fansat: S’ka asgjë për të fshehur appeared first on iconstyle.al.

Vrasja makabre në Frashër të Fierit: Sot mbahet seanca e parë gjyqësore për familjarët e akuzuar

Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për ngjarjen tronditëse në Frashër të Fierit, ku 55-vjeçari Anesti Rama u vra në mënyrë makabre brenda banesës së tij.

Të akuzuar për krimin janë vajza e viktimës, 26-vjeçare, bashkëshortja e tij dhe i dashuri i vajzës, Çlirim Dogani. Në seancë pritet të komunikohet masa e sigurisë për tre të pandehurit.

Sipas hetimeve paraprake, e reja dyshohet se ka goditur fillimisht të atin në organet gjenitale, më pas e ka mbytur me tel, ndërsa Dogani e ka mbajtur nga duart për ta neutralizuar. Dyshohet gjithashtu për përdorimin e mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse gjatë aktit të dhunshëm.

Nëna e 26-vjeçares, bashkëshortja e viktimës, akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve të krimit dhe pastrimin e trupit të pajetë nga gjaku.

Krimi u zbulua pas përgjimeve telefonike, ku pas ngjarjes, vajza komunikonte me të dashurin e saj, Dogani, një burrë i martuar dhe baba i dy fëmijëve, me të cilin dyshohet se kishte një marrëdhënie intime.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit.

The post Vrasja makabre në Frashër të Fierit: Sot mbahet seanca e parë gjyqësore për familjarët e akuzuar appeared first on iconstyle.al.

Studim i ri: Muzika house ndihmon në shërimin e zemrës së thyer

Një studim i fundit nga terapistë të njohur sugjeron se muzika house mund të ndihmojë në përballimin më të shpejtë të ndarjeve dhe dhimbjeve emocionale.

Sipas të dhënave klinike, personat që dëgjuan ose kërkuan nën ritme pozitive si house music, rikuperuan 32% më shpejt nga stresi emocional krahasuar me metodat tradicionale të terapisë.

Ekspertët shpjegojnë se beats-i konstant, meloditë emocionale dhe lëvizja fizike gjatë kërkimit ndihmojnë në:
•rregullimin e sistemit nervor,
•uljen e nivelit të kortizolit (hormonit të stresit),
•dhe lirimin e oksitocinës – hormoni i lidhjes që tronditet gjatë zemërthyerjes.

Terapistët tani rekomandojnë terapi me lëvizje dhe muzikë si një mjet jo-verbal për të përpunuar emocionet pas një ndarjeje.

Duket se “ta kërcesh dhimbjen” nuk është thjesht një shprehje… por një mënyrë reale për të ecur përpara.

The post Studim i ri: Muzika house ndihmon në shërimin e zemrës së thyer appeared first on iconstyle.al.

Lele Pons sjell në jetë një vajzë, çifti ndan momentin emocionues

Lele Pons dhe bashkëshorti i saj, Guaynaa, janë bërë prindër për herë të parë! Influencuesja e njohur dhe këngëtarja me origjinë venezueliane, 29 vjeçe, solli në jetë një vajzë të shtunën, më 26 korrik. Emri i së porsalindurës është Eloísa.

Lajmin emocionues e ndanë me ndjekësit në Instagram një ditë më vonë, me një postim të përbashkët ku shfaqen duke mbajtur këmbën e vogëlushes dhe në një tjetër foto të ëmbël si familje, duke u kapur dorë për dore.

Pons dhe reperi portorikan Guaynaa (emri i vërtetë Jean Carlos Santiago Pérez), 32 vjeç, e kishin zbuluar për herë të parë pritjen e ëmbël në mars, përmes një postimi plot dashuri në Instagram.

The post Lele Pons sjell në jetë një vajzë, çifti ndan momentin emocionues appeared first on iconstyle.al.

Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon problemet me zërin

Pas zhurmës që shkaktuan performancat e saj të fundit me këngë patriotike, Egli Tako është rikthyer sërish në skenë, këtë herë në një koncert të mbajtur në Drenicë, ku interpretoi këngën “A vritet pafajësia”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ndau edhe një mesazh personal, duke sqaruar se prej tre muajsh është nën trajtim të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale, i cili ka ndikuar ndjeshëm në zërin e saj dhe në performancat e fundit.

The post Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon problemet me zërin appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Nigeri: Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin Niger, në pjesën veri-qendrore të Nigerisë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ndërsa shumica e pasagjerëve ishin nisur drejt një tregu lokal.

Sipas autoriteteve, 26 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë shpëtuar. Ndër të mbijetuarit është edhe kapiteni i tragetit, i cili nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e saktë të pasagjerëve.

Zyrtarët dyshojnë se mbingarkesa ishte shkaku kryesor i aksidentit, pasi trageti ishte prej druri dhe nuk ishte i pajisur për një ngarkesë kaq të madhe. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, kërkimet për të zhdukurit vijojnë.

The post Tragjedi në Nigeri: Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

Florida përjeton temperaturën më të lartë ndonjëherë – 37.7°C për herë të parë!

Tampa, Florida, ka shënuar një rekord historik këtë fundjavë, duke arritur 37.7°C, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë që prej fillimit të matjeve zyrtare në vitin 1890.

Rekordi i mëparshëm prej 37.2°C ishte vendosur më 26 qershor 2020.
Sipas meteorologëve, nxehtësia ekstreme po shkaktohet nga presioni i lartë atmosferik dhe kushtet e thata.

Temperaturat përvëluese pritet të zgjasin edhe disa ditë, ndërsa qyteti mbetet nën alarm për valë të nxehti deri të martën.

The post Florida përjeton temperaturën më të lartë ndonjëherë – 37.7°C për herë të parë! appeared first on iconstyle.al.

Argjira Spanca largohet nga televizioni pas shtatë vitesh

Pas shtatë vitesh qëndrese, sfidash dhe emocione, Argjira Spanca ka njoftuar largimin e saj nga emisioni “E Diell” në Top Channel.

Në një postim prekës në rrjetet sociale, moderatorja ndau me ndjekësit reflektime mbi rrugëtimin e saj televiziv, një udhëtim që, siç thotë ajo vetë, e ka rritur, formuar dhe i ka dhuruar kujtime të paçmueshme.

“Shpresoj që shumë shpejt të shihemi me projekte të reja, ndoshta ndryshe por gjithmonë me të njëjtën dashuri”, shprehet Argjira, duke lënë të kuptohet se ky largim nuk është i përhershëm. Ajo la të hapur derën për projekte të reja në të ardhmen, pa zbuluar ende detaje.

The post Argjira Spanca largohet nga televizioni pas shtatë vitesh appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e hënë 28 korrik 2025

Dashi

Dite here pas here problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni aspak mire kur te debatoni me partnerin, megjithatë çdo gjë do kaloje pas disa orësh. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ai do jete rreth e rrotull tyre. Ne planin financiar kërkoni edhe këshillat e miqve sot nëse përballeni me vështirësi.

Demi

Ne përgjithësi jeta juaj ne çift do jete e bukur dhe e mbushur me emocione te forta sot. Shfrytëzojeni çdo minute kur te jeni pranë atij qe dashuroni. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare dhe do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar nuk do arrini dot ta shtrëngoni rripin dhe kjo mund te sjelle probleme me vone. Kujdes!

Binjaket

Duke qene se Marsi do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift, asgjë nuk do shkoje si me pare. Mundohuni te paktën te mos tregoheni kokëfortë dhe te toleroni me tepër. Beqaret duhet te tregohen te matur dhe jo te pranojnë çdo lloj ftese qe do iu behet. Ne planin financiar do mbizotërojë gjate gjithë kohës ekuilibri. Nuk pritet as problemi me i vogël.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin do jete e paqëndrueshme sot. Here do dashuroheni ne mënyrë pasionante dhe here do keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do e kenë mendjen për te filluar histori dashurie dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do iu bëhen. Sektori i financave do jete ne një gjendje shume me te mire se kohet e fundit. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Sot do i shihni gjerat me një sy tjetër ne planin sentimental. Nuk do kërkoni me nga partneri gjera te pamundura, përkundrazi do i merrni gjerat si t’iu vijnë. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri kështu qe përsëri do mbeten vetëm. Ne planin financiar planetë do iu ndihmojnë t’i zgjidhni problemet qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.

Virgjeresha

Perspektivat për jetën ne çift janë shume te mira sot. Do bëni gjithçka qe ndjeni dhe do merrni shume dashuri nga ai qe keni ne krah. Beqaret do e kenë gjithmonë e me te vështirë te bëjnë për vete dike qe pëlqejnë. Financat për pjesën me te madhe do jene te mira. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe situata do mbetet e njëjtë.

Peshorja
Çiftet do kenë një dite te vështirë. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ata e kishin menduar dhe here pas here do vuajnë ne qetësi. Takimet e beqareve do jene shume vendimtare sot. E ardhmja do ndryshoje ne pa momente. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarre shume rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire te mundshme.

Akrepi

Dite e zymte edhe për ju kjo e sotmja. Nuk do kuptoheni si duhet me partnerin tuaj dhe debatet do jene te njëpasnjëshme. Kujdes edhe me xhelozinë. Ata qe deri me sot kane qene vetëm do marrin disa propozime interesante te cilat nuk duhen humbur për asnjë moment. Ne planin financiar nuk do keni probleme, por as fushe me lule nuk do e keni situatën.

Shigjetari

Do e dyfishoni maturinë ne jetën tuaj ne çift dhe do mundoheni ne çdo moment t’ia bëni qejfin njeri-tjetrit. Do i sqaroni sa hap e mbyll sytë edhe problemet e vogla. Beqaret do tregohen shume kërkues dhe nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë. Ne planin financiar situata do jete e qete për pjesën me te madhe. Nuk priten probleme dhe vështirësi.

Bricjapi

Te dashuruarit do ndihen te qete dhe do dashurohen ashtu si ta ndiejnë. Dita do jete pozitive. Ka shume mundësi qe beqaret te bien ne dashuri me një peron qe e kane njohur prej kohesh, por qe nuk mendonin se mund ta kishin ndonjëherë me shume sesa mik. Ne planin financiar mos kërkoni te pasuroheni shpejt sepse mund te bëni gabime.

Ujori

Do jeni sensuale dhe te dashur me partnerin tuaj sot. Gjerat do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar gjithmonë. Shfrytëzojeni çdo minute apo sekonde. Beqaret nuk duhet te nxitohen dhe te zgjedhin menjëherë një person për ta pasur ne krah sepse mund te bëjnë gabime te cilat do i lëndojnë me vone. Buxhetin duhet ta menaxhoni me sa me shume kujdes dhe maturi.

Peshqit

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft pasionante. Emocionet do jene te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, por ende nuk do e gjejnë personin e duhur. Financat do arrini t’i mbani te stabilizuara edhe pse dëshira për shpenzime do jete e papërmbajtshme. Disa miq do iu gjenden pranë dhe do iu këshillojnë ne çdo moment.

The post Horoskopi ditor, e hënë 28 korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

2 deri në 6 vite burg për zbardhjen e informacionit: Çfarë pritet të ndryshojë për gazetarët

Parlamenti pritet të nisë sesionin e shtatorit me shqyrtimin e draftit të ri të Kodit Penal dhe disa nene të tij kanë ndezur polemika të forta, veçanërisht në lidhje me lirinë e medias.

Neni 516 parashikon 2 deri në 6 vite burg për zbardhjen apo publikimin e të dhënave sekrete që lidhen me dëshmitarët apo bashkëpunëtorët e drejtësisë edhe nëse bëhen nga gazetarë apo media.

Ndërsa neni 536 ndëshkon me deri në 3 vite burg komentet publike që mund të ndikojnë në pavarësinë e gjykatës, përpara dhënies së vendimit.

Organizatat e gazetarëve janë të shqetësuara dhe e cilësojnë këtë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë dhe rolit të medias si kontrollues i pushtetit.

The post 2 deri në 6 vite burg për zbardhjen e informacionit: Çfarë pritet të ndryshojë për gazetarët appeared first on iconstyle.al.

Studimi: Dashuritë që dinë të festojnë, zgjasin më shumë!

Sipas një analize të marrëdhënieve afatgjata, çiftet që ndajnë eksperienca si clubbing apo festivale, lidhen më fort sepse përjetojnë emocione intensive bashkë.

Bëhen gati si ekip
Kërcejnë e qeshin në një hapësirë të përbashkët, por të lirë
Ndihen të afërt pa pasur nevojë për fjalë të mëdha

Jo çdo lidhje forcohet nga bisedat serioze. Ndonjëherë, është muzika, ritmi dhe një natë ku gjeni veten… në sytë e tjetrit.

The post Studimi: Dashuritë që dinë të festojnë, zgjasin më shumë! appeared first on iconstyle.al.

Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Eduart Kuqi, ka komentuar së fundmi konfliktin mes Jozit dhe Gjestit, që shpërtheu në javët e fundit të formatit dhe vazhdon të përflitet edhe jashtë.

I ftuar në emisionin “Koment për Koment”, Eduarti lexoi një nga komentet që e përmendte mbështetjen e tij ndaj Gjestit në kohën e sherrit me Jozin. Dhe këtë herë, ai vendosi të japë një reflektim ndryshe.

“Ky koment është shumë i vërtetë dhe shumë i saktë se kemi folur fjalë të mëdha për Jozin, por në fakt unë mund të them një gjë: unë Jozin tani neve si Dukagjinit na ka penguar pak, kur ta shikon hollë e hollë, nuk ka faj. Jozi nuk ka pasur faj”, u shpreh ai.

Eduarti ka qenë banor vetëm për dy javë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, por kjo kohë ka mjaftuar për t’i formuar një mendim të qartë për Gjestin.

“Unë dy javë sa kam qëndruar brenda nuk kam mundur ta duroj, e leje më që ka dalur sa ditë para finales. E kish paralajmëruar demek: ‘Mos më provoko më’, por ai e ka shfrytëzuar atë mundësi, nuk i ka nervat e veta. Secili njeri reagon ndryshe në ato momente.”

Madje, ai theksoi se nëse do të ishte në vend të Jozit, ndoshta reagimi i tij do të ishte edhe më i ashpër:

“Po të isha në vend të Jozit ndoshta kisha reaguar edhe më keq”, përfundoi Eduarti, duke shtuar se nuk ka më kontakte me asnjërin prej tyre.

The post Eduart Kuqi komenton sherrin Jozi–Gjesti: Kur e sheh hollë, Jozi kishte të drejtë appeared first on iconstyle.al.

❌