❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

DĂ«shtoi edhe pĂ«rpjekja e fundit pĂ«r konstituimin e Kuvendit – çfarĂ« u tha pas pĂ«rmbylljes sĂ« seancĂ«s

Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të 54-në herë dështuan të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, ndërkaq nga e diela, më 27 korrik ndalohet çdo vendim i deputetëve, pasi hyn në fuqi masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Kjo ishte edhe tentativa e fundit para se të përfundojë afati 30 ditor, që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur masë të përkohshme ndaj veprimeve dhe vendimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, duke ndaluar çdo aktivitet parlamentar nga data 27 korrik 2025 deri në një vendim tjetër.

NĂ« njoftimin zyrtar, Gjykata thekson se masa Ă«shtĂ« vendosur ex officio, me arsyetimin se çdo veprim pas kĂ«saj date mund tĂ« shkaktojĂ« “dĂ«me tĂ« pariparueshme pĂ«r rendin kushtetues tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe funksionimin e institucioneve kyçe”.

Pas dështimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është mbajtur asnjë seancë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Ai fajësoi partitë tjera për këtë bllokadë, duke theksuar se VV-ja ka propozuar që të arrihet një dakordim mes kryetares dhe nënkryetares së Kuvendit, por sipas tij, kjo është refuzuar nga opozita.

Murati theksoi se po tentohet të ndryshohet rezultati zgjedhor përmes manovrave.

”Me keqardhje, deri nĂ« orĂ«t e fundit, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve, shtysĂ«s tonĂ« tĂ« krijohen institucionet, s’patĂ«m sukses. E pamĂ« qĂ« deputetĂ«t e opozitĂ«s sĂ«rish refuzuan tĂ« kryejnĂ« obligimin e tyre kushtetues, qĂ« tĂ« votojnĂ«. Nuk u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« shansi deputetĂ«ve pĂ«rmes votimit tĂ« fshehtĂ« tĂ« krijoheshin institucionet e vendit”, u shpreh Murati.

Ndërkaq, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, tha se ata nuk janë bllokues dhe se i vjen keq për atë që ka ndodhur.

Krasniqi tha se nuk bëhen pjesë e shkeljeve të Kushtetutës.

“Nuk bĂ«hemi pjesĂ« e shkeljeve tĂ« KushtetutĂ«s. Ne do ta mbrojmĂ« qytetarin, pĂ«r KosovĂ«n Ă«shtĂ« derdhur gjak”, tha ai nĂ« Kuvendin e KosovĂ«s.

Sipas tij, kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund. /Telegrafi/

The post DĂ«shtoi edhe pĂ«rpjekja e fundit pĂ«r konstituimin e Kuvendit – çfarĂ« u tha pas pĂ«rmbylljes sĂ« seancĂ«s appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund

Pas dështimit të seancës konstituive, deputetë nga partitë tjera, PDK, LDK e të tjerë kanë vazhduar të mbajnë fjalim në Kuvend.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të respektojë ligjin.

Abdixhiku theksoi se gjuha e përplasjes dhe imponimit duhet të marrë fund.

Sipas tij, në politikë të gjithë janë kalimtarë, por disa lënë gjurmë.

Ai shtoi se mund të jenë edhe vetë politikat e tyre të gabuara që kanë kontribuar në rritjen e populizmit.

The post Abdixhiku: Gjuha e imponimit duhet të marr fund appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë qendrore ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, veçanërisht për krizën institucionale që ka paralizuar funksionimin e organeve shtetërore.

Gjatë takimit, Abdixhiku ka theksuar domosdoshmërinë për formimin e institucioneve funksionale që i shërbejnë qytetarëve, duke kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe kushtetuese të ngërçit aktual politik.

Ai ka vlerĂ«suar se “mungesa e vullnetit politik dhe papĂ«rgjegjshmĂ«ria e partisĂ« sĂ« parĂ«â€ po e mbajnĂ« peng funksionalizimin e institucioneve, duke cenuar rendin kushtetues dhe besimin qytetar nĂ« demokraci.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, sidomos në proceset e zhvillimit dhe konsolidimit të institucioneve demokratike.

Takimi vjen në një moment kur vendi po përballet me paqartësi të theksuara institucionale dhe thirrje të shumta nga faktorë të brendshëm e ndërkombëtarë për zgjidhje politike./Telegrafi/

The post Abdixhiku pret ambasadorin gjerman, kërkon zgjidhje urgjente për ngërçin institucional appeared first on Telegrafi.

“Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbĂ«shtet Paris Gurin pas pĂ«rplasjes me deputetĂ«t e LVV-sĂ«

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dalë në mbështetje deputetit të kësaj partie, Paris Guri i cili gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës u përball me deputetët e LVV-së.

Abdixhiku u shpreh se prezenca e parë e Gurit në foltoren e Kuvendit u bë më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme.

“Siç e thotĂ« Rick, nĂ« ‘Rick and Morty’:“KundĂ«rshtimet e juaja s’mĂ« lĂ«nĂ« pĂ«rshtypje. Kam parĂ« çfarĂ« duartrokitni.”  Prezenca e njĂ« djali tĂ« ri nĂ« foltore, e para e tij, u bĂ« sot mĂ« e fuqishme se britmat e pakontrolluara tĂ« njĂ« turme. Turma ra. Parisi nisi”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së u shpreh krenar me deputetin e ri Guri.

“Paris Guri, krenar me ty. E ardhmja Ă«shtĂ« e bukur”, shkroi Abdixhiku nĂ« njĂ« reagim nĂ« Facebook.

Ndryshe deputeti Paris Guri sot u përplas me deputetët e LVV-së, konkretisht deputeten Fitore Pacolli.

“Fitore qa po kesh ti a i ke kthy 200 mijĂ« euro, mos kesh Fitore se marre. Oj Fitore mos bĂ«rtit moj”, tha Guri, mirĂ«po fjala iu ndĂ«rpre nga kryesuesi i seancĂ«s, Avni Dehari duke i thĂ«nĂ« se nuk bĂ«nĂ« tĂ« mbash debat.

“Dy herĂ« tu ka dhĂ«nĂ« mundĂ«sia”, i tha Dehari deputetit Guri, ndĂ«rkaq ky iu pĂ«rgjigj se “si tĂ« flas kur kĂ«ta qeshin si cirk, si tĂ« flas para cirkut”.

Dehari ia mundĂ«soi edhe njĂ«herĂ« fjalĂ«n deputetit Guri.  Guri sĂ«rish iu drejtua deputetes Pacolli “sje tu mĂ« lan me fol Fitore, 200 mijĂ« euro kthej”. /Telegrafi/

 

 

 

The post “Turma ra, Parisi nisi”, Abdixhiku mbĂ«shtet Paris Gurin pas pĂ«rplasjes me deputetĂ«t e LVV-sĂ« appeared first on Telegrafi.

“PDK-ja i jep 24 vota pĂ«r 40 emra tĂ« LVV-sĂ«â€ – Abdixhiku thotĂ« se ka parti me tĂ« cilat Kurti mund tĂ« bĂ«jĂ« kompromis

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka hedhur akuza ndaj kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, Albin Kurti.

Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk po e kupton pragmatizmin politik se nuk është tragjedi të bësh kompromis, por është vlerë normale demokratike.

I pari i LDK-së tha se ka parti që po ia japin atë kompromis, duke thënë se PDK-ja i ka 24 vota për 40 emra të LVV-së për kryeparlamentar.

“Ka parti qĂ« po ja japin atĂ« kompromis, e kam thĂ«nĂ« edhe herĂ«n e kaluar LDK-ja i ka 20 vota kundĂ«r pĂ«r secilin emĂ«r, NISMA i ka 3 vota pĂ«r njĂ« emĂ«r, PDK-ja i ka 24 vota pĂ«r 40 emra, AAK-ja i ka 5 vota pĂ«r tre emra. Pra kompromisi Ă«shtĂ« i mundshĂ«m, zgjedh e merr”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se nëse Kurti insiston në kushtet paraprake dhe thotë që ky është kompromisi i tij, atëherë ti e ngatërron kompromisin me imponimin.

“E kĂ«tu besoj se ka shkarje tĂ« rĂ«ndĂ« logjike e besa edhe tĂ« inteligjencĂ«s”, tha Abdixhiku. /Telegrafi/

The post “PDK-ja i jep 24 vota pĂ«r 40 emra tĂ« LVV-sĂ«â€ – Abdixhiku thotĂ« se ka parti me tĂ« cilat Kurti mund tĂ« bĂ«jĂ« kompromis appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të 40-të me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, është pyetur nëse do të marrë pjesë në takim nëse ftohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Abdixhiku u përgjigj shkurt duke thënë se sapo të marr ftesë do të shkoj, dhe se presidentja bënë mirë të ketë qëndrim për situatën e krijuar.

“Jo ende nuk kam marrĂ« ftesĂ«, dhe shkojmĂ« kurdo qĂ« marrim ftesĂ«. Dhe bĂ«nĂ« mirĂ« qĂ« na mbledh presidentja dhe bĂ«nĂ« mirĂ« edhe qĂ« tĂ« ketĂ« qĂ«ndrim pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”, tha Abdixhiku.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pritet t’i ftojĂ« liderĂ«t e partive politike nĂ« takime nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim.

Kështu bëri të ditur një ditë më parë këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Sipas tij, Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar gjykata.

“Presidentja Osmani do t’i ftojĂ« liderĂ«t e partive politike nĂ« takime nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim. Presidentja pret qĂ« partitĂ« e pĂ«rfaqĂ«suara nĂ« Kuvend ta zbatojnĂ« Aktgjykimin e GjykatĂ«s Kushtetuese dhe ta pĂ«rfundojnĂ« seancĂ«n konstituive brenda 30 ditĂ«sh, siç ka kĂ«rkuar Gjykata. NĂ«se paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«r sqarime shtesĂ«â€, tha Kupina. /Telegrafi/

The post Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën appeared first on Telegrafi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës zbardh prapaskenat e takimit me Kryeministrin Kurti

Ai pas takimit të liderëve të partive politike dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka thënë se LDK ka shprehur gatishmëri për konsensus, por Lëvizja Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë, madje edhe propozon votimin dhe rrëzimin e komisionit për votim të fshehtë vetëm që të zgjidhet kryetare Albulena Haxhiu.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka akuzuar kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurti se nuk ka ndryshuar nga qëndrimet e mëparshme të Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar votim të fshehtë dhe se Kosova vazhdon të mbetet në krizë politike, raporton KosovaPress.

Për më tepër kreu i LDK-së tha se ka mundësi për gjetjen e zgjidhjes, por nuk ka vullnet politik. Gjykata Kushtetuese ka vendosur të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë jo më larg se tridhjetë ditë.

The post Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës zbardh prapaskenat e takimit me Kryeministrin Kurti appeared first on Sot News | Lajme.

“E paedukatĂ« dhe me mungesĂ« inteligjence”, deklarata e Abdixhikut pĂ«r GĂ«rvallen nxit reagimin e ashpĂ«r tĂ« Pecit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ditën e enjte ka kritikuar ministren Donika Gërvalla, duke e cilësuar si të paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës.

Peci e ka quajtur irituese deklaratën e Abdixhikut ndaj Gërvalles, transmeton Telegrafi.

“ËshtĂ« jo vetĂ«m e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme tĂ« dĂ«gjojmĂ« Lumir Abdixhikun duke e cilĂ«suar Donika GĂ«rvallĂ«n si “e paedukatë’. Lumir, pĂ«rgjegjĂ«se primare dhe absolute pĂ«r edukimin e njĂ« personi Ă«shtĂ« familja. E, nĂ«se i thua DonikĂ«s “e paedukatĂ«â€, ti e ke fyer heroin e KosovĂ«s e frymĂ«zimin patriotik e shpirtĂ«ror tĂ« gjeneratave, Jusuf GĂ«rvallĂ«n, e ke fyer heroinĂ«n e KosovĂ«s, SuzanĂ«n, atĂ« qĂ« rriti e edukoi tre fĂ«mijĂ«t shembullorĂ« tĂ« heroit dhe e ke fyer NanĂ«n Ajshe, qĂ« jo vetĂ«m qĂ« Ă«shtĂ« gjyshja e shtylla e kĂ«saj familjeje, po Ă«shtĂ« institucion i qenies shqiptare”, ka pohuar ai.

Ai po ashtu ka kritikuar Abdixhikun për fyerjet ndaj tij.

“A je n’vete se çka po fyen, Lumir?! Edhe diçka, Lumir gojĂ«lĂ«shuari: NĂ« mbijetesĂ«n e shqiptarit tĂ« gjysmĂ«s sĂ« dytĂ« tĂ« shekullit 20 dhe nĂ« frymĂ«zimin e tij pĂ«r liri e pavarĂ«si, rolin kryesor dhe burimin e kthesĂ«s historike e kanĂ«: – familja e fortĂ« e shqiptarit,  ⁠rĂ«nia frymĂ«zuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, lĂ«vizja historike e Ibrahim RugovĂ«s, dhe  ⁠flijimi i familjes Jashari. NĂ« t’gjitha, Donika jonĂ« Ă«shtĂ« e lidhur pashkĂ«putshĂ«m: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me kĂ«to shtylla, o Lumir pishpiriku”, ka pohuar ai.

Ndryshe, të enjten, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni qĂ« tĂ« jem shumĂ« i kujdesshĂ«m, pĂ«r tĂ« mos rĂ«nduar politikisht askĂ«nd. Por, besoj qĂ« figura tĂ« tilla, pĂ«rveç qĂ« janĂ« paedukatĂ« nĂ« shumicĂ«n e rasteve, kanĂ« edhe mungesĂ« shumĂ« tĂ« theksuar tĂ« inteligjencĂ«s, sepse s’kanĂ« kuptim çka flasin. Se po tĂ« donte tĂ« bĂ«nĂ« LDK-ja koalicion me PDK-nĂ« e ListĂ«n Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundĂ«si e kemi, sot i kemi 60 vota. Me ListĂ«n Serbe i bĂ«jmĂ« 69 vota”, tha ai nĂ« Debat Plus.

The post “E paedukatĂ« dhe me mungesĂ« inteligjence”, deklarata e Abdixhikut pĂ«r GĂ«rvallen nxit reagimin e ashpĂ«r tĂ« Pecit appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: NĂ«se Kushtetuesja merr vendim pĂ«r votimin e fshehtĂ«, ne do tĂ« tregojmĂ« votĂ«n KUNDËR nĂ« kamera

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka komentuar iniciativën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila më 12 maj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së formimit të Komisionit për Votim të Fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

Duke folur në emisionin Debat Plus, Abdixhiku theksoi se LDK-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetueses, pavarësisht se cili do të jetë ai.

“Ne dĂ«shirojmĂ« ta respektojmĂ« vendimin dhe e respektojmĂ«. Por deputetĂ«t tanĂ« do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« palĂ«kundur nĂ« qĂ«ndrimin e tyre kundĂ«r”, tha ai.

Sipas Abdixhikut, edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos që votimi i fshehtë është i lejuar, deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në proces për ta shprehur kundërshtimin e tyre hapur.

“Ata do tĂ« dalin, do tĂ« marrin letrĂ«n aty tĂ« tavolinat ku bĂ«het ai komisioni, do ta plotĂ«sojnĂ« kundĂ«r, do ta tregojnĂ« te kamera lartĂ« dhe do ta vendosin nĂ« kuti tĂ« votimit – 20 vota kundĂ«r. S’ndryshon asgjĂ«â€Šâ€, deklaroi Abdixhiku.

AAK e ka kontestuar vendimin e Kuvendit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë, duke kërkuar nga Kushtetuesja interpretim nëse një vendim i mëhershëm i Kuvendit për votim të hapur mund të ndryshohet.

The post Abdixhiku: NĂ«se Kushtetuesja merr vendim pĂ«r votimin e fshehtĂ«, ne do tĂ« tregojmĂ« votĂ«n KUNDËR nĂ« kamera appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes që akuzojnë LDK-në për bashkëpunim të mundshëm me PDK-në dhe Listën Serbe, duke kritikuar në veçanti kryediplomaten në detyrë, Donika Gërvalla.

Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim.

“Me lejoni qĂ« tĂ« jem shumĂ« i kujdesshĂ«m, pĂ«r tĂ« mos rĂ«nduar politikisht askĂ«nd. Por, besoj qĂ« figura tĂ« tilla, pĂ«rveç qĂ« janĂ« paedukatĂ« nĂ« shumicĂ«n e rasteve, kanĂ« edhe mungesĂ« shumĂ« tĂ« theksuar tĂ« inteligjencĂ«s, sepse s’kanĂ« kuptim çka flasin. Se po tĂ« donte tĂ« bĂ«nĂ« LDK-ja koalicion me PDK-nĂ« e ListĂ«n Serbe, siç na thuhet deri tani, ne çdo mundĂ«si e kemi, sot i kemi 60 vota. Me ListĂ«n Serbe i bĂ«jmĂ« 69 vota”, nĂ« Debat Plus.

“A kanĂ« thĂ«nĂ« gjatĂ« gjithĂ« fushatĂ«s po kĂ«to figura, arsyeje se s’duhet ta votojmĂ« LDK-nĂ«, Ă«shtĂ« sepse “e rikthen ListĂ«n Serbe nĂ« Qeveri”. A do tĂ« mundim sot matematikisht, pa e rĂ«nduar shumĂ« logjikĂ«n qĂ« LDK, PDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe t’i bĂ«nim 69 vota. Do tĂ« mundim ta kishim njĂ« qeveri me 69 vota”, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

The post Abdixhiku kritikon Gërvallen: E paedukatë dhe me mungesë të theksuar të inteligjencës appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku e quan shumë miqësor takimin me Limajn, nuk jep më shumë detaje

Në vazhdën e ngërcit politik, liderët e partive politike po vazhdojnë të takohen ndonëse këto takime nuk po sjellin rezultate.

Të mërkurën një takim i tillë është zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Abdixhiku pas dështimit të 34-të të seancës për konstituimin e Kuvendit, u shpreh shkurt për media se takimi me Limajn ishte miqësor.

“Takim shumĂ« miqĂ«sor me z.Limajn, asgjĂ« mĂ« shumĂ« se kaq”, tha Abdixhiku.

Për këtë takim foli edhe vetë kreu i Nismës, Fatmir Limaj i cili tha se ishte një takim jashtëzakonisht i mirë.

“Kemi pasur njĂ« takim shumĂ« tĂ« mirĂ«, i kemi biseduar tĂ« gjitha tema, kemi pasur njĂ« bisedĂ« shteruese dhe mund tĂ« them qĂ« ka qenĂ« njĂ« takim jashtĂ«zakonisht i mirĂ«.Kemi biseduar pĂ«r tĂ« gjitha temat qĂ« e preokupojnĂ« KosovĂ«n, qĂ« i kemi pĂ«rgjegjĂ«s si zhvillimet politike, ekonomike, rajonale
angazhimet tona, obligimet qĂ« duhet me i kry. Ka qenĂ« njĂ« bisedĂ« jashtĂ«zakonisht e mirĂ«â€Šâ€, tha ai. /Telegrafi/

 

 

 

The post Abdixhiku e quan shumë miqësor takimin me Limajn, nuk jep më shumë detaje appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s, Lumir Abdixhiku, e ka shpalosur tĂ« enjten njĂ« agjendĂ« 15-pikĂ«she, nĂ« bazĂ« tĂ« sĂ« cilĂ«s do tĂ« punonte njĂ« qeveri e unitetit e propozuar nga ai, dhe e cila do t’i pĂ«rfshinte tĂ« gjitha partitĂ« e tjera parlamentare. Duke e propozuar agjendĂ«n me 15 pika si mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« [
]

The post Abdixhiku i LDK-së shpalos agjendë 15-pikëshe për një qeveri të unitetit appeared first on BoldNews.al.

“NgĂ«rçi” politik nĂ« KosovĂ«, Abdixhiku prezanton planin: Duhet tĂ« formohet qeveri tranzitore

Kosova është në krizë institucionale dhe politike dhe kjo është një e vërtetë që duhet pranuar.

Ky është qëndrimi i Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa në një konferencë për media ka mbrojtur idenë se në Kosovë duhet të formohet qeveri tranzitore pasi, siç thotë ai, as partia që ka qenë në pushtet e as partitë e ish-opozitës nuk e kanë shumicën.

Abdixhiku ka shpalosur 15 pikat pĂ«r “QeverinĂ« e Unitetit KombĂ«tar”, duke thĂ«nĂ« se plani argumentohet me tri tĂ« vĂ«rteta bazike.

 “E vĂ«rteta e parĂ« Ă«shtĂ« se duhet ta pranojmĂ« se jemi nĂ« krizĂ« politike. Jemi nĂ« krizĂ« politike ta pranojmĂ«, krizĂ« institucionale dhe krizĂ« legjitimiteti.
E vĂ«rteta e dyte: Nuk kemi shumicĂ« – asnjĂ«ra palĂ«, asnjĂ« grupim politik sipas preferencave politike nuk ka numra pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« shumicĂ«n. Kam dĂ«gjuar kryetarĂ« tĂ« partive tĂ« tjera duke thĂ«nĂ« se disi partitĂ« e ish-opozitĂ«s kanĂ« shumicĂ«, nuk Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«. AsnjĂ«ra palĂ« nuk ka shumicĂ«. Votat e deputetĂ«ve joserbĂ« gjithashtu janĂ« tĂ« qartĂ« me deklarimet e tyre politike. Dhe si tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« tretĂ«, vendi Ă«shtĂ« nĂ« urgjencĂ« prandaj edhe i duhet qeveri e unitetit”, ka thĂ«nĂ« kreu i LDK Lumir Abdixhiku.

Ne agjendën 15 pikeshe te LDK propozohet:

  1. Funksionalizimi i institucioneve kushtetuese
  2. Qeveria e unitetit do të merret me ndërtimin e institucioneve (Pjesë do të jetë edhe riformatimi i plotë i bordeve të ndërmarrjeve publike)
  3. Dakordimi i plotë për rritjen e pagave dhe zbatimin e ligjit
  4. Pakoja emergjente për menaxhimin e krizës energjetike
  5. Nisja e projektit kombëtar për gazifikimin e Kosovës
  6. Rindërtimi i raportit me BE-në dhe SHBA-në
  7. Dialogu me Serbinë
  8. Fillimi i projekteve me rëndësi jetike për Kosovën.
  9. Reforme Kushtetuese
  10. Hartimi i strategjisë kombëtare për reformë të thellë në arsim.
  11. Përgatitja për lojërat mesdhetare
  12. Reforma strategjike e sigurisë dhe mbrojtjes.
  13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave.
  14. Përgatitja për zgjedhje brenda 10 muajve.
  15. Mekanizmi i transparencës për periudhën kalimtare.

Sipas Abdixhikut kjo qeveri do të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit, pasi mandati i Osmanit përfundon në fillim të vitit 2026.

Përtej këtij propozimi, asnjë nga subjektet kryesore politike në vend nuk është deklaruar seriozisht për një bashkëpunim të tillë.

Qeveri e tranzicionit, Abdixhiku prezanton planin 15 pikëshe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka shpalosur programin për Qeverinë e Unitetit, duke deklaruar se Kosova është në krizë politike.

Para mediave ai paraqiti 15 pika të agjendës së tyre për qeveri të tranzicionit, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e unitetit nuk Ă«shtĂ« zgjidhje e pĂ«rhershme, Ă«shtĂ« pĂ«r ta nxjerrĂ« vendin nga kriza”, tha ai, duke shtuar se nuk kemi Qeveria legjitime dhe asnjĂ«ra palĂ« nuk e ka shumicĂ«n.

Më poshtë gjeni pikat shkurtimisht të prezantuara nga Abdixhiku.

1.Funskionalizimi i institucioneve kushtetuese; 

2.Rritja e pagave për mësimdhënësit, profesionistët shëndetësorë, administratën shtetërore;

3. Pakoja emergjente për krizën energjetike;

4. Nisjen e projektit kombëtar për ndërtimin e centralit me gaz;

5. Rindërtimi i partneritetit me BE-në, SHBA-në, rikthimi i politikës së jashtme aktive;

6. Do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, që janë në rrezik të falimentimit;

7. Fillimi i procesit të Vettingut në sistemin e drejtësisë;

8. Fillimi i projekteve me rëndësi të veçantë për Kosovën (Si unaza e jashtme e kryeqytetit, ndërtimi i Spitalit të ri të Kosovës);

9. Reforma kushtetuese në funksion të stabilitetit social;

10. Hartimi i strategjisë për reforma në sistemin e arsimit;

11. Përgatitje për lojërat mesdhetare olimpike;

12. Reforma strategjike në mbrojtje dhe siguri;

13. Rishikimi i formulës për buxhetin e komunave;

14.Pergatitja për zgjedhje të lira brenda 10 muajve;

15.Mekanizëm për transparencë dhe llogaridhënie për fazën kalimtare.

Ndryshe, pas zgjedhjeve të shkurtit, vendi ka mbetur pa formimin e institucioneve të reja. Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar 30 herë konstituimi i legjislaturës së re. LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, ndërsa, PDK, LDK, AAK ka theksuar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare./Telegrafi/

The post Qeveri e tranzicionit, Abdixhiku prezanton planin 15 pikëshe appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: As nesĂ«r s’do tĂ« ketĂ« konstituim tĂ« Kuvendit, Ă«shtĂ« koha pĂ«r njĂ« Qeveri tĂ« unitetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se tentativa e nesërme për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, e 28-ta me radhë do të përfundojë pa rezultat.

Ai tha se kjo pĂ«rpjekje do tĂ« shĂ«rbejĂ« veç si “prolog i tjetrĂ«s”.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, Abdixhiku ka pĂ«rsĂ«ritur thirrjen drejtuar liderĂ«ve tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje, PartisĂ« Demokratike tĂ« KosovĂ«s, AleancĂ«s pĂ«r ArdhmĂ«rinĂ« e KosovĂ«s dhe NismĂ«s Socialdemokrate pĂ«r t’iu kthyer propozimit tĂ« tij pĂ«r krijimin e njĂ« Qeverie tĂ« unitetit.

“Vazhdoj tĂ« besoj se mund tĂ« ulemi, tĂ« flasim dhe tĂ« pajtohemi pĂ«r njĂ« zgjidhje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Kjo krizĂ« mund tĂ« na shĂ«rbejĂ« si mundĂ«si, nĂ«se e trajtojmĂ« me guxim dhe pĂ«rgjegjĂ«si”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar se situata kĂ«rkon pĂ«rgjegjĂ«si e jo izolim mes subjekteve politike.

Ai bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të prezantojë një agjendë me 15 pika, të cilën e cilësoi si një platformë konkrete për bashkëpunim dhe formimin e një Qeverie të Unitetit.

Kjo agjendĂ« do t’i ofrohet tĂ« gjitha partive politike, pa pĂ«rjashtim.

“Uniteti sot nuk Ă«shtĂ« luks – Ă«shtĂ« domosdoshmĂ«ri. Po, KosovĂ«s i duhet opozitĂ«. Po, i duhet balanc demokratik. Por, para tĂ« dyjave, KosovĂ«s i duhet pozitĂ« – njĂ« qeveri legjitime, njĂ« Kuvend funksional, njĂ« shtet qĂ« punon”, theksoi ai.

Abdixhiku ftoi sërish që të mbështesin propozimin e tij, duke e vlerësuar si një mundësi për të dalë nga kriza institucionale që ka bllokuar vendin për muaj të tërë./Telegrafi/

The post Abdixhiku: As nesĂ«r s’do tĂ« ketĂ« konstituim tĂ« Kuvendit, Ă«shtĂ« koha pĂ«r njĂ« Qeveri tĂ« unitetit appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Prishtina nuk dorëzohet, bllokuesit kanë kohë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se projektet në Prishtinë do të vazhdojnë dhe do të përfundojnë me intensitet të shtuar, pavarësisht pengesave që sipas tij po i bëhen nga pushteti aktual.

Gjatë një vizite në punishtet kryesore të kryeqytetit bashkë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Abdixhiku është zotuar për përfundimin e projekteve madhore infrastrukturore.

NĂ« njĂ« postim nĂ« Facebook, ai ka pĂ«rmendur projektin e “RrugĂ«s A”, pĂ«r tĂ« cilin ka thĂ«nĂ« se do tĂ« pĂ«rfundojĂ« para fundit tĂ« muajit shtator. Sipas tij, kjo rrugĂ«, qĂ« lidh Veternikun me Bregun e Diellit pĂ«rmes RrugĂ«s B, do tĂ« sjellĂ« njĂ« ndryshim tĂ« madh nĂ« kryeqytet.

Po ashtu, Abdixhiku ka përmendur edhe rrugën e Arbërisë dhe kyçjen në rrethin e madh afër stacionit, që pritet të përfundohet në të njëjtën periudhë kohore. Ai ka theksuar se po punohet me ritëm të ri për ta shkarkuar trafikun në qytet.

NjĂ« tjetĂ«r projekt qĂ« u pĂ«rmend Ă«shtĂ« “Ishulli Urban” nĂ« lagjen ArbĂ«ria, pĂ«r tĂ« cilin Abdixhiku tha se po dinamizohet me ekipe shtesĂ« me qĂ«llim qĂ« banorĂ«t tĂ« kenĂ« qasje mĂ« tĂ« shpejtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit.

Abdixhiku ka kritikuar edhe ata që, sipas tij, po tentojnë të pengojnë punën në kryeqytet, duke aluduar në vendime të institucioneve që, siç tha ai, ndalojnë edhe pastrimin e pluhurit në hapësira si Teatri Dodona.

“Kur perdja e pushtetit joligjor bie, krimet mbesin”, ka shkruar ai, duke paralajmĂ«ruar se ata qĂ« sot e pengojnĂ« punĂ«n, mund tĂ« pĂ«rballen me pasojat nesĂ«r.

“KohĂ« pĂ«r tĂ« humbur nuk kemi. PunĂ«t do tĂ« bĂ«hen. Prishtina po sheh.”

The post Abdixhiku: Prishtina nuk dorëzohet, bllokuesit kanë kohë appeared first on Telegrafi.

“Le ta provojnĂ« fatin pastaj me fondet”/ Kryetari i LDK, Abdixhiku: Duhet tĂ« ngremĂ« SPAK nĂ« KosovĂ«

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook, Abdixhiku theksoi se shpĂ«rndarja e burimeve publike nĂ« KosovĂ« po ndikohet nga lidhjet familjare dhe klienteliste tĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« pushtetit aktual. “Le ta provojnĂ« fatin. Se nĂ« KosovĂ«, fatin nuk e provojnĂ« mĂ« qytetarĂ«t, por familjarĂ«t e pushtetarĂ«ve. Edhe nĂ« subvencione, edhe nĂ« grante, edhe nĂ« shitblerje tĂ« megavatĂ«ve. Fat familjarĂ«ve. KosovĂ«s ndĂ«rsa i duhet njĂ« ‘SPAK’. Le ta ‘provojnĂ« fatin’ aty mĂ« pas. Do ta bĂ«jmĂ«!”, ka shkruar Abdixhiku.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ngritur sërish alarmin për nivelin e korrupsionit në vend, duke propozuar krijimin e një institucioni të specializuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të ngjashëm me SPAK-un në Shqipëri.

Sipas Abdixhikut, një strukturë e tillë do të ishte mekanizmi i duhur për të adresuar abuzimin me fondet publike dhe për të garantuar llogaridhënie për të gjithë.

Propozimi i Abdixhikut u prit me ironi nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet. Deputetja Fitore Pacolli e quajti idenë të pavend, duke e krahasuar me propozime të mëhershme të LDK-së.

“Pas termocentralit me gaz, LDK tani po na ‘befason’ me SPAK-un. PikĂ«risht ata qĂ« tentuan tĂ« bllokojnĂ« ByrosĂ« pĂ«r Konfiskimin e PasurisĂ«, tani po flasin pĂ«r drejtĂ«si”, shkroi ajo. MegjithatĂ«, Ă«shtĂ« fakt se LDK-ja e kishte pĂ«rkrahur themelimin e ByrosĂ« pĂ«r Konfiskimin e PasurisĂ« nĂ« votimin e parĂ« parlamentar.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri u themelua në vitin 2019 si pjesë e reformës në drejtësi, me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare nga BE-ja dhe SHBA-ja. Në pak vite, SPAK ka ndërmarrë hetime ndaj figurave të larta politike, përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra dhe zyrtarë të nivelit të lartë.

The post “Le ta provojnĂ« fatin pastaj me fondet”/ Kryetari i LDK, Abdixhiku: Duhet tĂ« ngremĂ« SPAK nĂ« KosovĂ« appeared first on Sot News | Lajme.

Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrjes në pyetje të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, si i pandehur nga Prokuroria, nën dyshimet për keqpërdorim në projektin e fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shteti ku drejtësia nuk njeh emra të mëdhenj dhe ku çdo akt korruptiv ndëshkohet, veçanërisht kur ai vjen nga njerëz të pushtetit.

“Edhe nĂ« KosovĂ«, sikurse nĂ« secilin vend tjetĂ«r nĂ« EvropĂ«, do tĂ« dalĂ« njĂ« ditĂ« njĂ« prokuror a dy, djem e vajza tĂ« reja e tĂ« rinj, qĂ« kanĂ« guxim e integritet tĂ« trajtojnĂ« secilin akt korruptiv; secilĂ«n hajni. Edhe atĂ« tĂ« pushtetarĂ«ve. Sidomos atĂ« tĂ« pushtetarĂ«ve,” ka shkruar ai.

Abdixhiku shprehu shpresën se kjo ditë mund të ketë ardhur tashmë, duke e quajtur këtë si fillimin e një epoke të re për popullin e Kosovës, në të cilën drejtësia triumfon dhe pasuria e vjedhur i kthehet vendit.

“AtĂ« ditĂ« do tĂ« mburremi tĂ« gjithĂ« – me shtetin tonĂ«, me arritjet tona; me integritetin e njerĂ«zve qĂ« i shĂ«rbejnĂ« popullit tĂ« tyre pa frikĂ«. Le tĂ« shpresojmĂ« e besojmĂ«, se pas aq shumĂ« vitesh pritjeje, njĂ« guxim i tillĂ« tashmĂ« ka lindur. Dhe me tĂ«, ka lindur dhe njĂ« epokĂ« e re e popullit tonĂ«,” shkroi ai mĂ« tej.

NĂ« fund, kreu i LDK-sĂ« potencoi se nĂ« kĂ«tĂ« epokĂ« tĂ« re, “paratĂ« e vjedhura nga ata qĂ« e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do tĂ« kthehen cent mĂ« cent. Nga tĂ« gjithĂ«!”

Ministri nĂ« detyrĂ« i BujqĂ«sisĂ«, Faton Peci, Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« pyetje nga autoritetet pĂ«r çështje qĂ« ndĂ«rlidhen me projektin pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« fabrike pĂ«r pĂ«rpunimin e mbetjeve shtazore – njĂ« projekt i kritikuar pĂ«r mungesĂ« transparence dhe dyshime pĂ«r shkelje ligjore.

The post Abdixhiku: Paratë e vjedhura nga ata që e shohin veten mbi shtet, ligj e vend, do të kthehen cent më cent appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku: Fushata në Prishtinë paska nisur me mbeturina, nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për situatën e krijuar me grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet, duke e cilësuar këtë si një sabotazh të organizuar në kuadër të një fushate politike të ulët.

NĂ« njĂ« postim publik, Abdixhiku shkruan se “fushata nĂ« PrishtinĂ« paska nisur, me mbeturina”, duke e quajtur kĂ«tĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« lodhur dhe tĂ« pavlerĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«mtuar imazhin e KomunĂ«s.

“Me sabotazhĂ« nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« e me mendimtarĂ« parapolitik gishtvĂ«nĂ«s nĂ« anĂ«n tjetĂ«r – krejt nĂ« sinkron. NjĂ« pĂ«rpjekje e thatĂ«, e ulĂ«t, qĂ« ngjall vetĂ«m keqardhje”, tha ai.

Sipas tij, sabotimi ka ardhur nga vetĂ« ata qĂ« kontrollojnĂ« NdĂ«rmarrjen “Pastrimi”, duke e lĂ«nĂ« me qĂ«llim qytetin tĂ« mbuluar nga mbeturinat. Ai akuzon se kjo ndĂ«rmarrje, ndonĂ«se formalisht komunale, nuk Ă«shtĂ« nĂ«n menaxhimin e KomunĂ«s, por po pĂ«rdoret politikisht pĂ«r tĂ« krijuar krizĂ« artificiale.

“BĂ«rllog plot, por ndĂ«rmarrja refuzon tĂ« punojĂ«. E sa pĂ«r tĂ« mos mjaftuar, mblidhen sĂ«rish nĂ« asamble, sĂ«rish bllok, pĂ«r tĂ« ndaluar – besoni ose jo – angazhimin e dikujt tjetĂ«r pĂ«r pastrim”, shkruan Abdixhiku.

Megjithatë, ai njofton se Komuna ka ndërmarrë veprime të menjëhershme dhe ka angazhuar kompani të tjera për pastrimin e qytetit. Ai garanton se për një javë Prishtina do të pastrohet tërësisht.

“Nuk e ndaloni LDK-nĂ« e PĂ«rparimin kĂ«shtu. Prishtina ecĂ«. Sabotazhi juaj zgjat vetĂ«m pak ditĂ«â€, ka deklaruar kryetari i LDK-sĂ«, duke shtuar se qytetarĂ«t janĂ« tĂ« vetĂ«dijshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« “politikĂ« tĂ« vjetĂ«r e primitive”.

“Prishtina sheh. KĂ«tu sabotazhi kriminal moti ka vdekĂ«â€, pĂ«rfundon reagimin e tij Lumir Abdixhiku./Telegrafi/

The post Abdixhiku: Fushata në Prishtinë paska nisur me mbeturina, nuk e ndaloni LDK-në e Përparimin kështu appeared first on Telegrafi.

Abdixhiku pĂ«r Samitin nĂ« TiranĂ«: Kosova pa institucione, po vazhdojmĂ« rĂ«nien – tĂ« tjerĂ«t po vazhdojnĂ« ecjen

Tirana sot mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka shkruar në Facebook se sot Evropa po zbarkon në Tiranë, me plotë 47 liderët e saj, transmeton Telegrafi.

“Evropa sot po zbarkon nĂ« TiranĂ«. E gjitha. Me plot 47 liderĂ«t e saj. NĂ« TiranĂ«n qĂ« tashmĂ«, si epiqendĂ«r e re rajonale, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« shtĂ«pi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. NĂ« kĂ«tĂ« tĂ« ardhme, pa dyshim, po i bĂ«het vendi dhe vendit tĂ« shqipeve”, shkroi Abdixhiku.

Kreu i LDK-së shton tutje se Kosova vazhdon  të mbetet nën masa e sanksione.

“Vazhdon tĂ« mbetet dhe pa institucione. Mbi tĂ« gjitha, vazhdon tĂ« mbetet pa ndjenjĂ«n e urgjencĂ«s pĂ«r kohĂ«n. Nuk ka urgjencĂ« mu tha! TĂ« tjerat, si zhvillimi, mirĂ«qenia, si progresi shoqĂ«ror janĂ« tĂ« pakapshme pĂ«r ata qĂ« kanĂ« kapur tĂ« ardhmen e vendit tash e sa kohĂ«. Sepse pĂ«r ta shijimi i jetĂ«s sĂ« pushtetit, Ă«shtĂ« vet qĂ«llimi. TĂ« tjerat presin. Sepse kemi rĂ«nĂ«. Po vazhdojmĂ« rĂ«nien. TĂ« tjerĂ«t po vazhdojnĂ« ecjen. TĂ« tjerĂ«t po ndĂ«rtojnĂ«. TĂ« tjerĂ«t po bĂ«hen pjesĂ« e sĂ« ardhmes sĂ« bukur evropiane qĂ« tani u shfaqet vetĂ«m pak vite larg”, theksoi ai.

Tutje, ai ka pohuar se “Rizgjimi kombĂ«tar ndonjĂ«herĂ« kĂ«rkon kohĂ«â€.

“Por sot, ky rizgjim Kosove, kĂ«rkon urgjencĂ«. Kjo urgjencĂ« nuk vjen nga ata qĂ« nuk e njohin nevojĂ«n. Vjen nga populli i KosovĂ«s qĂ« rizgjohet! ShqipĂ«risĂ«, vetĂ«m pĂ«rgĂ«zime”./Telegrafi/

The post Abdixhiku pĂ«r Samitin nĂ« TiranĂ«: Kosova pa institucione, po vazhdojmĂ« rĂ«nien – tĂ« tjerĂ«t po vazhdojnĂ« ecjen appeared first on Telegrafi.

❌