❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Macron bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo luftë duhet të përfundojë tani

✇Albeu
By: M C

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje të hënën për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Rripin e Gazës, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm për të ndaluar gjakderdhjen. Duke folur për rrjetin televiziv francez BFMTV, Macron dënoi njoftimin e kabinetit izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Qytetin e Gazës dhe kampet Mawashi, si dhe për të ripushtuar këto territore nga Izraeli.

“Njoftimi i kabinetit izraelit pĂ«r tĂ« zgjeruar operacionet e tij nĂ« Qytetin e GazĂ«s dhe kampet Mawashi dhe pĂ«r t’i ripushtuar ato paralajmĂ«ron njĂ« katastrofĂ« me pĂ«rmasa tĂ« papara, e cila do tĂ« jetĂ« njĂ« lĂ«vizje drejt njĂ« lufte tĂ« pafundme”, tha ai.

Siç nënvizoi ai, vazhdimi i kësaj strategjie do të rezultojë që pengjet izraelite dhe banorët e Gazës të vazhdojnë të jenë viktimat kryesore. Për të arritur një armëpushim, Macron propozon një mision stabilizimi nën kujdesin e OKB-së, i cili do të sigurojë sigurinë e Rripit të Gazës, do të mbrojë popullsinë civile dhe do të mbështesë qeverinë palestineze.

“Franca dĂ«shiron tĂ« veprojĂ« pĂ«r sigurinĂ« e Izraelit, lirimin e pengjeve, rifillimin e veprimeve humanitare dhe mbĂ«shtetjen pĂ«r popullin palestinez”, tha Macron.

The post Macron bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza: Kjo luftë duhet të përfundojë tani appeared first on Albeu.com.

Alarmante situata në Sarandë/ Flakët i afrohen Syrit të Kaltër, evakuohen me urgjencë turistët

✇Albeu
By: M C

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« “mbĂ«rthyer” sĂ«rish nga zjarret, kjo dhe pĂ«r shkak tĂ« rritjes sĂ« frikshme tĂ« temperaturave.

Situata më problematike paraqitet në jug të vendit, ku zjarri ka kaluar rrugën Sarandë-Muzinë dhe po përhapet me shpejtësi drejt Parkut të Syrit të Kaltër, por ende nuk ka hyrë në par.

Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet kanë bërë të mundur evakuimin e turistëve.

Në terren aktualisht ndodhen dy helikopterë, 20 forca të ushtrisë dhe 4 mjete zjarrfikëse ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i rrugës Sarandë-Muzinë.

The post Alarmante situata në Sarandë/ Flakët i afrohen Syrit të Kaltër, evakuohen me urgjencë turistët appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« ndodh tani pas udhĂ«zimeve tĂ« Kushtetueses pĂ«r krijimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s?

✇Albeu
By: M C

Gjykata Kushtetuese ka urdhĂ«ruar pĂ«rsĂ«ri deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s ta konstituojnĂ« pĂ«rbĂ«rjen e re parlamentare – e dalĂ« nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por kĂ«tĂ« herĂ« me udhĂ«zime mĂ« tĂ« qarta.

Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Por, kur mund të thirret seanca konstituive?

Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja.

Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë.

Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten një deri në dy javë më së shumti për ta publikuar të plotë aktgjykimin.

“Ta zĂ«mĂ« nĂ«se aktgjykimi publikohet tĂ« mĂ«rkurĂ«n, atĂ«herĂ« seanca mund tĂ« thirret menjĂ«herĂ« tĂ« enjten dhe pastaj tĂ« vazhdojĂ« cikli 48-orĂ«sh”, tha Cakolli nĂ« KTV mĂ« 8 gusht.

Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.

Kushtetuesja tha se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar nĂ« bazĂ« tĂ« aktgjykimit tĂ« mĂ«hershĂ«m tĂ« kĂ«saj gjykate tĂ« 26 qershorit, duke shtuar se tĂ« gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri mĂ« 26 korrik “tĂ« shpallen tĂ« pavlefshme”.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi i seancës konstituive dhe Dehari pritet ta thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.

Si është pritur vendimi?

Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.

Sipas LVV-sĂ«, njoftimi i Kushtetueses “pĂ«rbĂ«n devijim tĂ« rrezikshĂ«m nga roli kushtetues” dhe se Ă«shtĂ« “nĂ« kundĂ«rshtim me parimet themelore tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe ndarjes sĂ« pushteteve”.

Deputetja e LVV-sĂ« dhe ministrja nĂ« detyrĂ« e DrejtĂ«sisĂ«, Albulena Haxhiu, thanĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media mĂ« 10 gusht se “njoftimi i GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«rbĂ«n shqetĂ«sim serioz, sepse Ă«shtĂ« tejkalim flagrant i kompetencave qĂ« ka Gjykata Kushtetuese”.

E pyetur nĂ«se partia e saj do ta respektojĂ« vendimin, Haxhiu tha: “Se cili do tĂ« jetĂ« veprimi jonĂ« pas kĂ«tij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur tĂ« vijĂ« koha”.

Kreu i PDK-sĂ«, Memli Krasniqi, tha se me kĂ«tĂ« vendim tĂ« Kushtetueses, u vĂ«rtetuan qĂ«ndrimet e partisĂ« sĂ« tij, qĂ« LVV-ja “e ka mbajtur peng Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, duke e bllokuar qĂ«llimisht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« planifikuar funksionalizimin e tij pĂ«r interesa tĂ« ngushta pushteti, me veprime tĂ«rĂ«sisht jashtĂ« KushtetutĂ«s”.

Kryetari i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, e mirĂ«priti vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese duke e cilĂ«suar si “fitore tĂ« madhe pĂ«r demokracinĂ«â€.

Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, “fitoi demokracia, u rrĂ«zua diktati”.

ÇfarĂ« pritet nga aktgjykimi i plotĂ«?

Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.

Ajo ka mundĂ«si t’i pĂ«rgjigjet edhe njĂ« kĂ«rkese tashmĂ« tĂ« tĂ«rhequr tĂ« presidentes sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, se çfarĂ« do tĂ« ndodhte nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk do tĂ« konstituohej deri mĂ« 26 korrik – afati i pĂ«rcaktuar mĂ« herĂ«t nga gjykata pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi.

Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

“NdonĂ«se presidentja e ka tĂ«rhequr kĂ«rkesĂ«n, Kushtetuesja ka tĂ« drejtĂ« ligjore ta shqyrtojĂ« atĂ«, sepse duhet qartazi se kjo Ă«shtĂ« çështje me interes publik dhe kushtetues”, tha Cakolli.

Cakolli tha se afate tĂ« tilla do tĂ« jenĂ« tĂ« destinuara pĂ«r tĂ« mos u respektuar nga aktorĂ«t politikĂ«, pasi atyre “u mungon vullneti politik pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje, jo sepse nuk i dinĂ« procedurat”.

“PartitĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« t’i shkelin afatet pĂ«r sa kohĂ« qĂ« gjykata nuk e shkruan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« se cilat do tĂ« jenĂ« pasojat qĂ« deputetĂ«t dhe Kuvendi do t’i bartin, nĂ« rast tĂ« dĂ«shtimeve tĂ« mĂ«tejme”, tha ai.

Kush sa vota i ka?

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.

Derisa LVV-ja ngul kĂ«mbĂ« se Albulena Haxhiu Ă«shtĂ« kandidate meritore, disa prej partive mĂ« tĂ« mĂ«dha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e pĂ«rjashtojnĂ« atĂ« si “pĂ«rçarĂ«se”.

PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla. Edhe 11 ulĂ«se tjera janĂ« tĂ« pakicave./ REL

The post ÇfarĂ« ndodh tani pas udhĂ«zimeve tĂ« Kushtetueses pĂ«r krijimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s? appeared first on Albeu.com.

Krijuar pĂ«r jetesĂ« moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin mĂ« tĂ« ri banesor!

Në zemër të një prej lagjeve më të kërkuara të Prishtinës në Emshir po merr jetë një histori e re, e ndërtuar mbi përkushtim, vizion dhe vlera të qëndrueshme.

Mercom Invest prezanton me krenari kompleksin më të ri shumëbanesor: një projekt modern që sjell një standard të ri të jetesës urbane.

Me fokus tĂ« veçantĂ« nĂ« cilĂ«si tĂ« lartĂ«, funksionalitet dhe estetikĂ« bashkĂ«kohore, ky kompleks Ă«shtĂ« projektuar pĂ«r tĂ« ofruar njĂ« pĂ«rvojĂ« jetese tĂ« ngrohtĂ«, tĂ« rehatshme dhe afatgjatĂ«. Çdo detaj – nga organizimi inteligjent i hapĂ«sirĂ«s deri te zgjidhjet moderne arkitektonike dhe tĂ« sigurisĂ« Ă«shtĂ« menduar pĂ«r ta pĂ«rmirĂ«suar jetĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« banorĂ«ve.

Ky nuk është thjesht një ndërtim tjetër është një vend ku krijohen kujtime, ndërtohen ëndrra dhe jetohen përditshmëritë më të bukura.


 

Nga efikasiteti energjetik te përfundimet elegante, kompleksi pasqyron përkushtimin e Mercom Invest për profesionalizëm dhe respekt ndaj çdo individi që e quan shtëpi.

Teksa Emshir po zhvillohet me hapa tĂ« shpejtĂ« dhe po tĂ«rheq vĂ«mendjen e blerĂ«sve mĂ« kĂ«rkues, ky projekt pĂ«rfaqĂ«son njĂ« mundĂ«si tĂ« rrallĂ« pĂ«r tĂ« investuar nĂ« njĂ« banesĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« – tĂ« ndĂ«rtuar me kujdes, integritet dhe vizion tĂ« qartĂ«.

SHITJA KA FILLUAR – pĂ«r mĂ« shumĂ« informata, na kontaktoni nĂ«:

045 507 506; 046 500 070 apo na shkruani në shitja@mercominvest.com, info@mercominvest.com.

Adresa: Rr. Shefqet Shkupi, Emshir, Prishtinë

Mercom Invest – Building your future home!

The post Krijuar pĂ«r jetesĂ« moderne – MERCOM INVEST prezanton projektin mĂ« tĂ« ri banesor! appeared first on Telegrafi.

Horoskopi 11 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te kuptueshëm dhe me tolerante. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ia arrijnë qëllimit. Me financat duhet shume kujdes sepse ne çdo moment situata mund te dale jashtë kontrollit.

Demi

Dielli do jete planeti qe do e mbroje gjithĂ« kohĂ«s jetĂ«n tuaj ne çift sot. Qe ne pret e para te mĂ«ngjesit do mendoni ta suprimoni partnerin ne mĂ«nyrĂ« qe ai ta ketĂ« vĂ«mendjen vetĂ«m tek ju. Beqareve do iu rrahe zemra fort pĂ«r njĂ« person qe pĂ«r fatin e tyre te keq Ă«shtĂ« ne njĂ« lidhje. Financat duhet t’i mbani ne gjendjen qe janĂ«. Po e tejkaluat me shpenzimet do keni vĂ«shtirĂ«si.

Binjaket

Jeta juaj ne çift do kaloje ne plan te pare gjate kësaj dite. Do bëni çfarë te mundni qe ta stabilizoni sa me pare situatën. Beqaret do jene me shume fat dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Gjithçka do ndryshoje ne jetën e tyre. financat do jene te qëndrueshme ne përgjithësi, megjithatë nuk duhet abuzuar me shpenzimet sepse situata edhe mund te tronditet serish.

Gaforrja

Dita e sotme do jete goxha e animuar dhe e mbushur me momente fantastike për ta a qe janë ne një lidhje. Emocionet do jene te njëpasnjëshme kështu qe shfrytëzojeni çdo moment. Nëse jeni ende beqare duhet te përfitoni nga ftesat qe do iu bëhen sepse koha ikën shpejt. Neptuni do ndikoje mjaft ne planin financiar. Do jeni te qarte sa shpenzime te kryeni.

Luani

Do i zgjidhni një pjese te problemeve qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Edhe beqaret do jene me te kujdesshëm me hapat qe do hedhin. Vërtet e vuajnë vetminë, por nuk duhen bere sakrifica te rrezikshme vetëm për te pasur dike ne krah. Me financat bëni kujdes sepse mund edhe te përballeni me surpriza te këqija.

Virgjeresha

AsgjĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nuk ka pĂ«r te ndodhur sot ne jetĂ«n tuaj ne çift, pĂ«rkundrazi pĂ«r disa do mbizotĂ«rojĂ« rutina. Nga ana tjetĂ«r beqaret do kenĂ« njĂ« dite shume energjike dhe te mbushur me takime te njĂ«pasnjĂ«shme. Gjithçka mund te ndryshoje pĂ«r ta nĂ«se vĂ«rtet e dĂ«shirojnĂ«. PĂ«r sa iu pĂ«rket financave do ketĂ« disa vĂ«shtirĂ«si, por me kujdes edhe mund t’ia dilni.

Peshorja

Ne orët e para te mëngjesit jeta juaj ne çift do ketë disa tronditje, por me kalimin e orëve situata do stabilizohet. Do ndiheni disi me te qete. Beqaret duhet te tregohen realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Ne këtë mënyrë nuk do e lëndojnë veten. Ne planin financiar duhet te shpenzoni me shume maturi sepse situata nuk do jete aspak e favorshme.

Akrepi

Jupiteri do sjelle fat ne jetën tuaj ne çift sot. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur dhe do ndiheni me te qete. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend princin e kaltër, pa e ditur se ai është shume me afër sesa ata e mendojnë. Financat do jene goxha te stabilizuara. Përfitoni për te kryer ndonjë investim te rëndësishëm.

Shigjetari

Kujdes mos e prekni partnerin ne pikat e tij te dobëta sot sepse ai nuk do jene ne humorin duhur dhe mund te keni debate te zjarrta. Beqaret nuk do arrijnë dot ta gjejnë as sot personin e ëndrrave dhe here pas here do e vuajnë vetminë. Ne planin financiar duhet ti merrni gjerat me seriozisht dhe te mos prisni përkeqësimin e situatës për te marre masa.

Bricjapi

Mos krijoni iluzione te kota sot ne jetën tuaj ne çift dhe qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen dhe jo te mbyllen ne vetvete. Vetëm ne këtë mënyrë jeta e tyre mund te ndryshoje. Financat do fillojnë qe sot te kenë disa përmirësime. Shume shpejt gjendja do behet edhe me e favorshme.

Ujori

Lidhja me partnerin do jete me e mire se kohet e fundit, megjithatë serish disa çështje do mbeten te pazgjidhura. Beqareve do iu shfaqet papritur një person interesant ne pamje dhe qe vlen me te vërtetë shume ne çdo ane. Mos e humbni për asnjë lloj arsyeje. Financat do kenë disa tronditje, megjithatë gjendja nuk do jete aq e keqe sa disa kohe me pare.

Peshqit

AsgjĂ« e veçante nuk ka pĂ«r te ndodhur sot ne jetĂ«n tuaj ne çift. Do kaloni njĂ« dite te zakonshme, por fatmirĂ«sisht pa debate apo probleme. Beqaret do kenĂ« njohje te reja me persona qe vĂ«rtet ja vlejnĂ« pĂ«r t’u pasur ne krah. Merrni kohen e duhur para se te kaloni ne njĂ« tjetĂ«r stad. Financat do kenĂ« pĂ«rmirĂ«sime fale njĂ« shume parash qe do merrni nga familjaret.

The post Horoskopi 11 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Evropa presion SHBA-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë para takimit Trump-Putin në Alaksë/ Merz: Presioni ushtarak nuk është i mjaftueshëm

✇Albeu
By: M C

Udhëheqësit evropianë po i bëjnë presion Uashingtonit që të shtrëngojë sanksionet ndaj Moskës përpara një takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska, i cili mund të jetë vendimtar për të ardhmen e Ukrainës dhe si rrjedhojë për të ardhmen e sigurisë së BE-së. Në një samit të organizuar nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lamy dhe Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance, këshilltarët e sigurisë evropiane dhe ukrainase argumentuan se Uashingtoni duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë përmes kërcënimeve me sanksione. Ky qëndrim mbështetet edhe nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili në deklaratat e tij sot të cituara nga Financial Times, argumentoi se Putini po vepron vetëm nën presion.

“ËshtĂ« e qartĂ« se presioni ushtarak nuk Ă«shtĂ« mjaftueshĂ«m i fortĂ« dhe se sanksionet e SHBA-sĂ« nuk janĂ« zbatuar ende. NĂ«se ato zbatohen, ndikimi nĂ« ekonominĂ« ruse do tĂ« jetĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m. I kam kĂ«rkuar presidentit tĂ« SHBA-sĂ« ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«. Ose nĂ« drejtim tĂ« rritjes sĂ« presionit ndaj RusisĂ«, ose nĂ« drejtim tĂ« bĂ«rjes sĂ« RusisĂ« tĂ« kuptojĂ« se kjo luftĂ« nuk mund tĂ« vazhdojĂ«â€, tha kancelari gjerman, i cili kishte planifikuar njĂ« bisedĂ« telefonike me presidentin e SHBA-sĂ« sot.

Në të njëjtën kohë, evropianët po ushtrojnë presion mbi Presidentin Volodymyr Zelensky që të marrë pjesë në takimin në Alaska, tha Merz për Financial Times. Zyrtarët evropianë kanë argumentuar gjithashtu se çdo marrëveshje e ardhshme armëpushimi duhet të zbatohet me sanksione të ashpra për çdo shkelje, për të siguruar që Rusia të mos mund të përfitojë ekonomikisht nga paqja përpara se të ndalojë sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Vance e quajti takimin e planifikuar një përparim të madh për diplomacinë amerikane, duke i thënë Fox News se qëllimi është të gjendet një zgjidhje e negociuar për territorin ku ndalen vrasjet. Zëvendëspresidenti i SHBA-së paralajmëroi gjithashtu Evropën se SHBA-të nuk do ta financojnë më Ukrainën siç ka bërë deri më tani.

“NĂ«se ju intereson kaq shumĂ« ky konflikt, duhet tĂ« jeni tĂ« gatshĂ«m tĂ« luani njĂ« rol mĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe thelbĂ«sor nĂ« financimin e kĂ«saj lufte”, tha ai.

Nga ana e saj, megjithatë, Evropa po i sheh asetet shtetërore të ngrira të Rusisë si një mjet presioni, me Brukselin që propozon idenë e përdorimit të aseteve për të financuar Ukrainën, sipas dy zyrtarëve të BE-së. Një propozim që po diskutohet do të përfshinte huazimin e parave të grumbulluara në shtëpinë belge të kliringut Euroclear nga asetet ruse me vlerë 190 miliardë euro dhe huazimin e tyre për Ukrainën, thanë ata.

“NĂ« njĂ« moment mund tĂ« ketĂ« njĂ« diskutim rreth asaj se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me kĂ«to asete nĂ«se Rusia nuk e kompenson UkrainĂ«n pĂ«r dĂ«min qĂ« ka shkaktuar”, tha njĂ« zyrtar i lartĂ« i BE-sĂ« pĂ«r Financial Times.

Ndërsa Trump kërkon të diskutojë lëshime të mundshme territoriale me Putinin, evropianët kanë kërkuar garanci të forta sigurie për Ukrainën si pjesë të çdo marrëveshjeje.

“GarancitĂ« e sigurisĂ« janĂ« me rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe pĂ«r UkrainĂ«n. Garancia mĂ« e fortĂ« do tĂ« ishte qĂ« tĂ« mos ketĂ« kufizime pĂ«r forcat e armatosura tĂ« UkrainĂ«s dhe pĂ«r mbĂ«shtetjen e vendeve tĂ« treta pĂ«r UkrainĂ«n”, tha njĂ« zyrtar i BE-sĂ«.

Evropa mbetet kundër çdo kufizimi ndaj ushtrisë ukrainase dhe mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën nga Perëndimi. Evropianët kanë paralajmëruar gjithashtu kundër një shkëmbimi territoresh, një ide që Trump e hodhi në pah javën e kaluar, duke pasur frikë se kjo do të përbënte një lëshim të Ukrainës ndaj Rusisë.

“PĂ«r çështjet territoriale, qĂ«ndrimi rus Ă«shtĂ« shprehur nĂ« terma tĂ« njĂ« shkĂ«mbimi territoresh, por duket mĂ« e mundshme qĂ« njĂ« shkĂ«mbim i tillĂ« do t’i sillte vetĂ«m dobi RusisĂ«â€, tha zyrtari i BE-sĂ«.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i tha ABC të dielën se bisedimet do të trajtonin gjithashtu nevojën absolute për të njohur që Ukraina vendos vetë për të ardhmen e saj pa kufizime në madhësinë e trupave të saj, zyrtarë të lartë në Kiev kanë shprehur shqetësim se Trump mund të përpiqet të bëjë presion mbi Zelenskyn që të pranojë çdo marrëveshje të arritur për Alaskën. Zyrtarë të lartë ukrainas dhe evropianë thanë se prisnin që Putini të akuzonte presidentin ukrainas si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Ne nuk mund ta pranojmĂ« qĂ« Rusia tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kĂ«rcĂ«nojĂ« tĂ« gjithĂ« sistemin evropian tĂ« sigurisĂ«. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse nuk mund tĂ« ketĂ« njĂ« paqe qĂ« do tĂ« shpĂ«rblente veprimin agresiv tĂ« RusisĂ« dhe potencialisht do tĂ« inkurajonte veprime tĂ« mĂ«tejshme”, pĂ«rfundoi Merz.

The post Evropa presion SHBA-së për më shumë sanksione ndaj Rusisë para takimit Trump-Putin në Alaksë/ Merz: Presioni ushtarak nuk është i mjaftueshëm appeared first on Albeu.com.

Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale

✇Albeu
By: M C

Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së dielës rrethi i qytetit Balikeshir është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter. Në njoftimin e lëshuar nga kjo ambasadë është bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura të tregojnë kujdes maksimal, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes kanaleve të komunikimit.

“Sot, mĂ« datĂ« 10 gusht 2025, nĂ« orĂ«n 19:53 sipas kohĂ«s lokale, nĂ« rrethin Sindırgı tĂ« qytetit Balıkesir ka ndodhur njĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 6.1 tĂ« shkallĂ«s Rihter. LĂ«kundjet janĂ« ndjerĂ« gjithashtu nĂ« qytetet Manisa, Izmir, Ußak dhe Bursa. Aktualisht, autoritetet kompetente po vazhdojnĂ« inspektimet dhe vlerĂ«simet nĂ« terren. U bĂ«jmĂ« thirrje qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s qĂ« ndodhen nĂ« zonat e prekura tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal, tĂ« ndjekin udhĂ«zimet e autoriteteve lokale dhe, nĂ« rast nevoje, tĂ« kontaktojnĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«rmes kanaleve tĂ« komunikimit”, thuhet nĂ« njoftim.

The post Tërmeti i fuqishëm në Turqi/ Ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Tregoni kujdes maksimal dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale appeared first on Albeu.com.

Moska kundër Evropës: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë përpjekjet amerikane

✇Albeu
By: M C

Rusia po sulmon ashpër vendet evropiane, duke i akuzuar ato për bojkotimin e përpjekjeve të Donald Trump për të arritur paqe në Ukrainë, pesë ditë para samitit të tij me Vladimir Putin në Alaska.

“Euro-idiotĂ«t po pĂ«rpiqen tĂ« pengojnĂ« pĂ«rpjekjet amerikane pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« zgjidhjen e konfliktit ukrainas”, tha ish-presidenti Dmitry Medvedev, pasi udhĂ«heqĂ«sit e FrancĂ«s, ItalisĂ«, GjermanisĂ«, PolonisĂ«, FinlandĂ«s dhe BE-sĂ«, riafirmuan angazhimin e tyre tĂ« palĂ«kundur ndaj integritetit territorial tĂ« UkrainĂ«s, nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Një deklaratë që zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e hodhi poshtë si një fletëpalosje naziste. Në tekst, theksoi Zakharova, grupi i vendeve evropiane bën thirrje për një armëpushim, por jo të llojit që do të arrihej, duke ndërprerë furnizimet me armë për terroristët e Kievit.

“PĂ«rkundrazi, njĂ« tjetĂ«r fletĂ«palosje naziste thotĂ« se suksesi nĂ« arritjen e paqes nĂ« UkrainĂ« mund tĂ« arrihet, vetĂ«m duke ushtruar presion mbi RusinĂ« dhe duke mbĂ«shtetur Kievin”, shtoi zĂ«dhĂ«nĂ«sja nĂ« njĂ« koment nĂ« kanalin e saj Telegram.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të hënën, tha se të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht (nga Rusia) i përkasin Ukrainës. Ndërkohë, në orët e fundit, zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance këmbënguli në nevojën për kompromis në një intervistë me Fox News, duke vënë në dukje se marrëveshja në fund të fundit nuk do ta bëjë as Rusinë dhe as Ukrainën të lumtur.

Prandaj, pamja duket shumĂ« e qartĂ«. Vendet evropiane, sĂ« bashku me Kievin, pohojnĂ« se nuk mund tĂ« gjendet asnjĂ« zgjidhje pa pjesĂ«marrjen e UkrainĂ«s. Por deri mĂ« tani, nuk ka shenja qĂ« Presidenti Volodymyr Zelensky ta ftojĂ« atĂ« nĂ« samitin e mesit tĂ« gushtit. NjĂ« takim trepalĂ«sh Ă«shtĂ« i mundur, tha ambasadori i SHBA-sĂ« nĂ« NATO, MattheĂ« Ëhitaker, nĂ« njĂ« intervistĂ« me CNN.

“Nuk mendoj se njĂ« takim midis Putinit dhe Zelensky do tĂ« ishte produktiv para takimit me Trump”, deklaroi Vance.

Disa vĂ«zhgues theksojnĂ« gjithashtu se nĂ« takimin e tyre tĂ« parĂ«, qĂ« nga kthimi i manjatit nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« – dhe i pari midis njĂ« presidenti rus dhe njĂ« amerikan, nĂ« mĂ« shumĂ« se katĂ«r vjet Ukraina do tĂ« jetĂ« vetĂ«m njĂ« nga temat e diskutuara. TĂ« dy udhĂ«heqĂ«sit pritet gjithashtu tĂ« diskutojnĂ« çështje urgjente nĂ« marrĂ«dhĂ«niet dypalĂ«she, duke filluar me ekuilibrin strategjik. Shkurtin e ardhshĂ«m, skadon traktati i fundit bĂ«rthamor nĂ« fuqi midis dy vendeve, ‘New START’, i cili kufizon numrin e raketave balistike ndĂ«rkontinentale.

DitĂ«t e fundit, Moska ka paralajmĂ«ruar se nuk ndihet mĂ« e detyruar tĂ« respektojĂ« njĂ« moratorium mbi vendosjen e raketave me rreze tĂ« mesme dhe tĂ« shkurtĂ«r veprimi, pas vendimit tĂ« Trump pĂ«r t’u tĂ«rhequr nga Traktati i INF nĂ« vitin 2019, gjatĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« parĂ«. Sipas zĂ«vendĂ«sministrit tĂ« jashtĂ«m rus Sergei Ryabkov, kjo situatĂ« paraqet rrezikun e njĂ« konflikti bĂ«rthamor global. Por edhe mĂ« shqetĂ«suese pĂ«r Kievin dhe kryeqytetet evropiane Ă«shtĂ« pĂ«rsĂ«ritja nga Vance e dĂ«shirĂ«s sĂ« administratĂ«s Trump, pĂ«r tĂ« mos financuar mĂ« mbrojtjen e UkrainĂ«s.

“Mendoj se amerikanĂ«t janĂ« tĂ« lodhur duke vazhduar tĂ« dĂ«rgojnĂ« dollarĂ«t e taksave tĂ« tyre nĂ« kĂ«tĂ« konflikt”, tha zĂ«vendĂ«spresidenti Vance.

NĂ«se evropianĂ«t duan tĂ« paguajnĂ« qĂ« armĂ«t amerikane tĂ« dĂ«rgohen nĂ« Kiev, “kjo Ă«shtĂ« nĂ« rregull pĂ«r ne”, shtoi Vance. Ky Ă«shtĂ« i njĂ«jti qĂ«ndrim i shprehur muajin e kaluar nga Trump, i cili pranoi se pĂ«r SHBA-nĂ«, ky Ă«shtĂ« njĂ« biznes. NdĂ«rkohĂ«, nĂ« terren, autoritetet lokale thanĂ« se pesĂ« persona u vranĂ« nga sulmet ajrore ruse nĂ« UkrainĂ« dhe dy nga bastisjet e forcave tĂ« Kievit nĂ« Rusi. Ushtria ukrainase tha se kishte sulmuar me dronĂ« njĂ« rafineri nafte nĂ« rajonin e Saratovit tĂ« RusisĂ«, rreth njĂ« mijĂ« kilometra larg vijĂ«s sĂ« frontit./ANSA

The post Moska kundër Evropës: Euro-idiotët po përpiqen të pengojnë përpjekjet amerikane appeared first on Albeu.com.

Gjendet një makinë e djegur pa targa në rrugën e Kuçit pranë urës së Laskut në Vlorë

✇Albeu
By: M C

Një automjet është gjetur i djegur në rrugën e Kuçit, pranë urës së Laskut. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pranë automjetit nuk është konstatuar asnjë person.

Automjeti tip Ford, nuk kishte targa dhe nuk mund të konfirmohet ende nëse zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike apo është djegur qëllimisht. Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

The post Gjendet një makinë e djegur pa targa në rrugën e Kuçit pranë urës së Laskut në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Milani në shenjën e shqiptarëve

✇Albeu
By: M C

Milani ka gjetur heronjtë e rinj, që japin shpresë për të ardhmen. Nga manovrat e Igli Tares në merkato, te paraqitja e Ardon Jasharit, shqiptarët po lënë shenjë te kuqezinjtë. Mesfushori i blerë nga Brugge ishte titullar në debutimin me ekipin e ri dhe luajti 60 minuta në miqësoren e barazuar 1-1 përballë Leeds në Dublin. Me paraqitjen e tij në fushë, 23-vjeçari meritoi elozhet nga trajneri Massimiliano Allegri.

“MĂ« mrekulloi mĂ«nyra si luajti, sepse gjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve ishte stĂ«rvitur gjithmonĂ« veçmas dhe nuk e kishte prekur asnjĂ«herĂ« topin. Ashtu si pĂ«r tĂ« gjithĂ«, tashmĂ« duhet tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« gjendjen fizike dhe psikologjike.”

Shqiptari tjetër që ka mahnitur, por me manovrat në merkato, është Igli Tare. Opinioni publik dhe tifozët e cilësojnë si drejtorin sportiv që Milanit i mungonte. Përpos afrimeve të Jasharit dhe Modric, vlerësime ka edhe për largimet.

Lëvizja më e fundit ishte shitja e Malick Thiaws te Newcastle për 40 milionë euro, edhe pse bëhej fjalë për një rezervë. Më parë, Tare vendosi rekordin me transferimin e Reijnders te Manchester City për 70 milionë euro, por edhe me shitjet e Theo Hernandez, Emerson Royal dhe Pellegrino. Tashmë synohet edhe shitja e Yunus Musah për 30 milionë euro te Napoli ose Nottingham Forest.

The post Milani në shenjën e shqiptarëve appeared first on Albeu.com.

Konflikti me një të plagosur për parkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori, nën hetim edhe djali i tij

✇Albeu
By: M C

Me marrjen e njoftimit, menjëherë eshte organizuar puna për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Rreth orës 15.30, Salla operative e DVP Lezhe, ka marre njoftim për një konflikt ne rrugën e Kunes, Shëngjin si pasoje e te cilit ka mbetur i dëmtuar shtetasi F. P., 50 vjeç, lindur dhe banues ne Lezhe.

Fale reagimit te shpejte tĂ« shĂ«rbimeve operacionale tĂ« DVP LezhĂ«, Komisariatit tĂ« PolicisĂ« LezhĂ«, ForcĂ«s sĂ« Posaçme “Shqiponja” dhe ato tĂ« PolicisĂ« Rrugore, rreth 1 ore pas ngjarjes, ne fushe Milot u bĂ« e mundur ndalimi i automjetit me te cilin udhĂ«tonin dy autoret e dyshuar, pĂ«rkatĂ«sisht shtetasit F. D, 67 vjeç dhe E. D, alias E.D, 40 vjeç (babĂ« e bir).

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P, duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.

NĂ« pĂ«rfundim te veprimeve tĂ« para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen veprĂ«s penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkĂ«punim.

Materialet hetimore do t’i referohen ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s se Shkalles se Pare te Juridiksionit te PĂ«rgjithshĂ«m Lezhe, pĂ«r hetime te mĂ«tejshme.

The post Konflikti me një të plagosur për parkimin në Shëngjin/ Arrestohet autori, nën hetim edhe djali i tij appeared first on Albeu.com.

Kaos në akset rrugore/ Rrugët pushtohen nga trafiku, mijëra turistë mbeten të bllokuar

✇Albeu
By: M C

Mijëra turistë që i drejtohen bregdetit të Shëngjinit, Tales dhe Velipojës janë përballur me pritje disa orëshe. Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar, mbi 24 kilometra të gjatë, nga Shëngjini deri në Milot.

Pavarësisht punës së policisë rrugore, rrugët në Lezhë vijojnë të mbingarkohen, kryesisht për shkak të fluksit të lartë të pushuesve, por edhe mungesës së infrastrukturës rrugore.

Situata është përkeqësuar më tej nga mbyllja e urës së vjetër të Milotit, e cila shërbente si rrugë dytësore për të shmangur bllokimet.

The post Kaos në akset rrugore/ Rrugët pushtohen nga trafiku, mijëra turistë mbeten të bllokuar appeared first on Albeu.com.

Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës

✇Albeu
By: M C

Vatra zjarri kanë përfshirë edhe Tiranën, konkretisht në zonën e Bërzhitës. Siç raportohet vatrat e zjarrit rrezikojnë të djegin kodrat me pyje e shkurre, duke përbërë rrezik edhe për zonat e banuara.

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra zjarri, ndërsa 14 janë aktive.

Situata dramatike paraqitet edhe në dia vende të tjera. Situata alarmante është në Poliçan, pasi zjarri po përparon drejt qytetit dhe deri tani janë evakuuar të moshuarit në azilin e pleqve, si dhe po evakuohen banorët e Plirezës.

The post Vatra zjarri edhe në Tiranë, flakët përfshijnë zonën e Bërzhitës appeared first on Albeu.com.

Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë

✇Albeu
By: M C

Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmje ne sotme në Shëngjin. Burime për mediat bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur në zonën e Kunes, ku disa persona fillimisht kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka përshkallëzuar në dhunë fizike.

Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është goditur me sende të forta në kokë dhe për shkak të gjendjes së rënduar është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Deri më tani dyshohet se shkak i këtij konflikti mes këtyre personave të jetë bërë një vend parkimi.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe vënien para drejtësisë të personave të përfshirë në këtë konflikt.

The post Plas grushti në Shengjin! Disa persona konfliktohen për një vend parkimi, njëri prej tyre përfundon te Trauma në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë

✇Albeu
By: M C

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e sotme Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD. AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.

Gjithashtu tërmeti u ndje në ishujt e Egjeut Lindor, si Samos dhe Mytilene. Po ashtu raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Disa minuta më vonë, pati një lëkundje pasuese me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter dhe një tjetër me magnitudë 4.1.

Ministri i BrendshĂ«m turk, Ali Yerlikaya, nĂ« njĂ« postim nĂ« X, tha: “NjĂ« tĂ«rmet me magnitudĂ« 6.1 ndodhi nĂ« Sidirgi, Balikesir. TĂ« gjitha ekipet e AFAD dhe agjencive pĂ«rkatĂ«se filluan menjĂ«herĂ« hetimet nĂ« vend nĂ« lidhje me tĂ«rmetin, i cili u ndje nĂ« Stamboll dhe provincat pĂ«rreth. Aktualisht nuk ka incidente tĂ« pafavorshme. Ne po e monitorojmĂ« situatĂ«n.”

The post Tërmeti me magnitudë 6.1 godet Turqinë, njerëzit të panikosur dalin në rrugë appeared first on Albeu.com.

Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë, emocionon me postimin e tij

✇Albeu
By: M C

Agon Amiga, reperi i njohur dhe ish-anëtari i grupit Babastars, ka ndarë së fundmi një moment shumë të veçantë nga jeta e tij personale me ndjekësit në rrjetet sociale. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë të ditur se ka përjetuar një ndryshim të rëndësishëm në familjen e tij.

“MirĂ« se erdhe Emma, çika ime e vogĂ«l”, ka shkruar ai, duke njoftuar ardhjen nĂ« jetĂ« tĂ« vajzĂ«s sĂ« tij tĂ« dytĂ«. Agon Ă«shtĂ« baba edhe i njĂ« djali pesĂ«vjeçar dhe prej kohĂ«sh Ă«shtĂ« larguar nga skena muzikore, duke nisur njĂ« jetĂ« krejtĂ«sisht tĂ« re nĂ« Gjermani.

The post Ish-anëtari i Babastars bëhet baba për herë të dytë, emocionon me postimin e tij appeared first on Albeu.com.

Shtetet evropiane deklaratë të përbashkët: Izraeli duhet të tërheqë menjëherë vendimin e tij për të pushtuar plotësisht Gazën

✇Albeu
By: M C

Përfaqësuesit e Mbretërisë së Bashkuar , Danimarkës , Francës , Greqisë dhe Sllovenisë , në një deklaratë të përbashkët para Sesionit të Posaçëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Gazën, dënuan vendimin e Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza.

Ata theksuan se ky veprim rrezikon të shkelë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Ata i bënë thirrje Izraelit të anulojë këtë vendim dhe përsëritën se çdo përpjekje për të aneksuar ose zgjeruar vendbanimet shkel të drejtën ndërkombëtare. Zgjerimi i operacioneve ushtarake, thanë ata, rrezikon të rrisë vuajtjet e civilëve, përfshirë pengjet dhe të intensifikojë situatën tashmë katastrofike humanitare në Gaza.

Ata theksuan situatën dramatike të fëmijëve që vdesin nga uria dhe civilëve që rrezikojnë jetën e tyre për të siguruar ushqim. Në deklaratën e tyre, shtetet anëtare evropiane përsëritën nevojën për të hequr kufizimet në shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe për të nisur menjëherë përpjekjet diplomatike për një armëpushim të përhershëm. Ata theksuan gjithashtu se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Autoriteti Palestinez duhet të marrë një rol qendror në qeverisjen e Gazës. Ata gjithashtu bënë thirrje për negociata për një zgjidhje me dy shtete.

Deklarata e plotë e shteteve anëtare evropiane të KS të OKB-së:

Ne, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Franca, Greqia dhe Sllovenia, kemi kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit mbi situatën në Gaza. Ne dënojmë vendimin e Qeverisë së Izraelit për të zgjeruar më tej operacionet ushtarake në Gaza. Ky plan rrezikon të shkelë ligjin ndërkombëtar humanitar. Ne i bëjmë thirrje Izraelit që ta anulojë menjëherë këtë vendim dhe të mos e zbatojë atë.

Ne përsërisim se çdo përpjekje për të aneksuar ose zgjeruar vendbanimet shkel ligjin ndërkombëtar. Zgjerimi i operacioneve ushtarake do të rrezikojë jetën e të gjithë civilëve në Gaza, përfshirë pengjet e mbetura, dhe do të çojë në vuajtje të mëtejshme të panevojshme.

Këtë javë, Këshilli i Sigurimit dëgjoi një dëshmi tronditëse nga Eli David, vëllai i Eviathar David, i cili u rrëmbye brutalisht nga Hamasi më 7 tetor dhe është mbajtur në kushte çnjerëzore në Gaza për më shumë se 21 muaj.

Prezantimi i tij ishte një kujtesë e fortë se vuajtjet e pengjeve të mbetura dhe familjeve të tyre duhet të marrin fund. Këshilli i Sigurimit ka bërë thirrje të përsëritura për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve. Dhe ne jemi të qartë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe të mos ketë pjesëmarrje të ardhshme në qeverisjen e Gazës, ku Autoriteti Palestinez duhet të luajë një rol qendror.

Por ky vendim nga Qeveria Izraelite nuk do tĂ« sigurojĂ« kthimin e pengjeve dhe
” rrezikon mĂ« tej jetĂ«n e tyre. Kjo gjithashtu do tĂ« pĂ«rkeqĂ«sojĂ« situatĂ«n tashmĂ« katastrofike humanitare nĂ« Gaza dhe rrezikon vdekje tĂ« mĂ«tejshme dhe zhvendosje masive tĂ« civilĂ«ve palestinezĂ«.

IPC ka paralajmëruar se zia e bukës po përhapet në Gaza. Fëmijët po vdesin nga uria. Uria është aq e rëndë sa civilët e dëshpëruar po rrezikojnë jetën e tyre në pikat e shpërndarjes së ndihmës humanitare për të ushqyer familjet e tyre.

Kjo është një krizë e shkaktuar nga njeriu dhe për këtë arsye nevojiten veprime urgjente për të ndaluar zinë e bukës dhe për të rritur ndihmën për Gazën.

Ne kemi një mesazh të qartë për Izraelin: hiqni kufizimet në shpërndarjen e ndihmës në mënyrë që OKB-ja dhe partnerët e vendosur humanitarë të mund të operojnë në mënyrë të sigurt dhe në shkallë të gjerë, në përputhje me parimet e humanizmit, paanshmërisë, neutralitetit dhe pavarësisë.

ËshtĂ« gjithashtu jetike qĂ« OJQ-tĂ« ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« mund tĂ« operojnĂ« nĂ« Gaza. KĂ«rkesat e pajustifikuara tĂ« Izraelit pĂ«r viza dhe regjistrim duhet tĂ« hiqen dhe tĂ« gjitha rrugĂ«t tokĂ«sore duhet tĂ« hapen pĂ«r furnizimet thelbĂ«sore, duke pĂ«rfshirĂ« ushqimin, qumĂ«shtin e foshnjave, ilaçet, karburantin dhe ujin e pastĂ«r.

Pas 22 muajsh vuajtjesh në Gaza, tani është koha për diplomaci, jo për më shumë luftë.

Armëpushimi në fillim të këtij viti tregoi se çfarë mund të arrihet kur ka vullnet politik. Ai i dha fund masakrës. Pengjet u ribashkuan me të dashurit e tyre. Ndihma efektive humanitare arriti tek ata që kishin nevojë urgjente.

Konferenca ndërkombëtare mbi zgjidhjen me dy shtete muajin e kaluar, e bashkëkryesuar nga Franca dhe Arabia Saudite, ishte një demonstrim i fuqishëm i forcës së vendosmërisë ndërkombëtare për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe për të ofruar paqe afatgjatë për izraelitët, palestinezët dhe rajonin.

Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të sigurojnë një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe të ecin përpara urgjentisht përpjekjet për të arritur një zgjidhje me dy shtete.

The post Shtetet evropiane deklaratë të përbashkët: Izraeli duhet të tërheqë menjëherë vendimin e tij për të pushtuar plotësisht Gazën appeared first on Albeu.com.

Alarm në Poliçan, kryebashkiaku kërkon përforcime, zjarri po shkon drejt Uzinës së Armëve

✇Albeu
By: M C

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e dytë kjo brenda pak ditësh.

Burime për mediat bëjnë me dije se situata paraqitet alarmante, ndërkohë që flakët janë duke u përhapur me shpejtësi, kjo falë erës dhe temperaturave të larta.

Në vendin e ngjarjes prej orësh ndodhen zjarrfikësit e Poliçanit, ndërkohë që në ndihmë të tyre kanë shkuar edhe tre mjete dhe 15 zjarrfikës nga Berati, me qëllim për të neutralizuar sa më shpejt flakët të cilat po përhapen me shpejtësi drejt Uzinës, në afërsi të zonës B.

Mësohet se autoritetet kanë evakuuar të moshuarit në azil si dhe banorët e fshatit Plirezës.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryebashkiaku Adriatik Zotkaj i cili i alarmuar dhe i shqetësuar ka kërkuar ndihmë dhe forca të tjera zjarrfikëse për të shuar zjarrin i cili prej orësh po tregohet i pamëshirshëm dhe po djeg çfarë po i del para.

Sakaq, shkaku i zjarrit është ende i paqartë dhe po hetohet nga autoritetet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për shkëndija aksidentale apo zjarrvënie të qëllimshme.

The post Alarm në Poliçan, kryebashkiaku kërkon përforcime, zjarri po shkon drejt Uzinës së Armëve appeared first on Albeu.com.

Vrau sot me tĂ« bijtĂ« tre persona, kush Ă«shtĂ« Mefali Shkodra, kosovari qĂ« reklamonte jetĂ«n e luksit dhe “miku” i politikanĂ«ve

✇Albeu
By: M C

Policia e Kosovës ka reaguar sërish lidhur me ngjarje ne regjistruar mesditën e kësaj të diele në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë të plagosur.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia ka bërë me dije se lidhur me tragjedinë ku mbetën viktima shtetasit: Selami Hasani, Abedin Hoxha dhe Edmond Hasani si dhe të plagosur, Naim dhe Bujar Hoxha, janë shpallur në kërkim tre shtetasit e familjes Shkodra.

Konkretisht Mefail Shkodra dhe dy djemtĂ« e tij, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra tĂ« cilĂ«t akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “vrasje e rĂ«ndĂ«â€.

“Policia e KosovĂ«s, Drejtoria Rajonale e PolicisĂ« nĂ« Gjilan, bazuar nĂ« autorizimin e ProkurorisĂ« Themelore nĂ« Gjilan, me qĂ«llim lokalizimin dhe arrestimin e tĂ« dyshuarve, lĂ«shon kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r bashkĂ«punim me qytetarĂ«t dhe mediat.

Policia e KosovĂ«s, Drejtoria Rajonale nĂ« Gjilan, kĂ«rkon nga qytetarĂ«t dhe mediat qĂ« kushdo qĂ« ka informacion pĂ«r vendndodhjen e personave nĂ« fotot e bashkĂ«ngjitura, tĂ« lajmĂ«rojĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s nĂ« stacionin mĂ« tĂ« afĂ«rt policor apo pĂ«rmes aplikacionit digjital “LajmĂ«ro PolicinĂ«â€, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarĂ« 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. TĂ« dhĂ«nat tuaja do tĂ« ruhen nĂ« konfidencialitet tĂ« plotĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Mefail Shkodra, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ishte një emër i njohur për drejtësinë kosovare pasi më herët ka qenë i dënuar për fajde.

Në rrjetet e tij sociale, ku shtetas nuk ngurronte të tregonte jetën e tij luksoze si dhe takimet me politikanë të ndryshëm të Kosovës. Përpos fotove të cilat tregojnë jetën e tij luksoze dhe makinat e luksit, ai shfaqet edhe krah politikanëve të lartë në Kosovë, përfshirë Albin Kurtin, Vjosa Osmanin, ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën, kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama apo dhe me Ramush Haradinajn.

Madje, nĂ« albumin e fotove ai mban dhe njĂ« status i cili shkruan:” “nĂ«se ndalesh sa herĂ« qĂ« njĂ« qen leh, nuk ke pĂ«r ta mbaruar kurrĂ« rrugĂ«n tĂ«nde”.

Sakaq kujtojmë se Shkodra, së bashku me të birin, u arrestuan në qershor të vitit të kaluar pasi akuzoheshin se jepnin para me fajde dhe më pas i kërcënonin dhe i shantazhonin personat të cilëve u jepnin shumën momentare.

“Personat e arrestuar dyshohet se nĂ« kĂ«tĂ« rast kanĂ« ushtruar presion dhe kĂ«rcĂ«nime ndaj viktimĂ«s me qellim tĂ« marrjes sĂ« interesit nga veprimtaria e fajdes dhe si rezultat i veprimeve tĂ« kundĂ«rligjshme personat e dyshuar i kanĂ« shkaktuar dĂ«me materiale viktimĂ«s nĂ« vlerĂ«n mbi 600.000 euro“, thuhej nĂ« njoftimin e 21.06.2024 tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

Zija “pllakos” dy familjet, rĂ«ndohet bilanci i viktimave nĂ« Gjilan! BabĂ« e bir humbin jetĂ«n, nĂ« luftĂ« me vdekjen edhe i dhĂ«ndri; Autori fotografohej krah Kurtit dhe Vjosa Osmanit

Ata u liruan nĂ« tetor tĂ« 2024, por mesa duket nga informacionet e deritanishme ai nuk e ka lĂ«nĂ« “huqin” e vjetĂ«r dhe dyshohet se shkak i tragjedisĂ« kĂ«tĂ« 10 gusht tĂ« jenĂ« bĂ«rĂ« paratĂ« me fajde.

The post Vrau sot me tĂ« bijtĂ« tre persona, kush Ă«shtĂ« Mefali Shkodra, kosovari qĂ« reklamonte jetĂ«n e luksit dhe “miku” i politikanĂ«ve appeared first on Albeu.com.

Kaja Kallas: Çdo marrĂ«veshje midis SHBA-sĂ« dhe RusisĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« UkrainĂ«n dhe BE-nĂ«

✇Albeu
By: M C

PĂ«rfaqĂ«suesja e LartĂ« e Bashkimit Evropian pĂ«r PunĂ«t e Jashtme dhe PolitikĂ«n e SigurisĂ«, Kaja Kallas tha sot se çdo marrĂ«veshje midis Uashingtonit dhe MoskĂ«s pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« UkrainĂ«n dhe Bashkimin Evropian.

Kallas gjithashtu theksoi se ajo do të thërrasë një takim të ministrave të jashtëm evropianë të hënën për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

“SHBA-tĂ« kanĂ« fuqinĂ« ta detyrojnĂ« RusinĂ« tĂ« negociojĂ« seriozisht. Çdo marrĂ«veshje midis SHBA-sĂ« dhe RusisĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« UkrainĂ«n dhe BE-nĂ«, pasi Ă«shtĂ« njĂ« çështje pĂ«r sigurinĂ« e UkrainĂ«s, por edhe pĂ«r sigurinĂ« e tĂ« gjithĂ« EvropĂ«s”, tha Kalas nĂ« komentet e dĂ«rguara me email.

The post Kaja Kallas: Çdo marrĂ«veshje midis SHBA-sĂ« dhe RusisĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« UkrainĂ«n dhe BE-nĂ« appeared first on Albeu.com.

❌