Gjykata Kushtetuese ka urdhĂ«ruar pĂ«rsĂ«ri deputetĂ«t e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s ta konstituojnĂ« pĂ«rbĂ«rjen e re parlamentare â e dalĂ« nga zgjedhjet e 9 shkurtit â por kĂ«tĂ« herĂ« me udhĂ«zime mĂ« tĂ« qarta.
Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Por, kur mund të thirret seanca konstituive?
Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja.
Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë.
Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës, bazuar në praktikat e mëparshme, Kushtetueses i nevojiten një deri në dy javë më së shumti për ta publikuar të plotë aktgjykimin.
âTa zĂ«mĂ« nĂ«se aktgjykimi publikohet tĂ« mĂ«rkurĂ«n, atĂ«herĂ« seanca mund tĂ« thirret menjĂ«herĂ« tĂ« enjten dhe pastaj tĂ« vazhdojĂ« cikli 48-orĂ«shâ, tha Cakolli nĂ« KTV mĂ« 8 gusht.
Seanca konstituive e Kuvendit u thirr për herë të parë më 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Që atëherë, deputetët kanë mbajtur 54 vazhdime të kësaj seance, të cilat janë udhëhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i vjetër i legjislaturës së re.
Kushtetuesja tha se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar nĂ« bazĂ« tĂ« aktgjykimit tĂ« mĂ«hershĂ«m tĂ« kĂ«saj gjykate tĂ« 26 qershorit, duke shtuar se tĂ« gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri mĂ« 26 korrik âtĂ« shpallen tĂ« pavlefshmeâ.
Sipas Rregullores së Kuvendit, për mbarëvajtjen e seancës kujdeset kryesuesi i seancës konstituive dhe Dehari pritet ta thërrasë seancën sapo Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë në Gazetën Zyrtare.
Si është pritur vendimi?
Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar ishin në opozitë, por është kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV).
LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cilësuan fitore kushtetuese e demokratike, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) foli për rrëzimin e diktatit.
Sipas LVV-sĂ«, njoftimi i Kushtetueses âpĂ«rbĂ«n devijim tĂ« rrezikshĂ«m nga roli kushtetuesâ dhe se Ă«shtĂ« ânĂ« kundĂ«rshtim me parimet themelore tĂ« shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe ndarjes sĂ« pushteteveâ.
Deputetja e LVV-sĂ« dhe ministrja nĂ« detyrĂ« e DrejtĂ«sisĂ«, Albulena Haxhiu, thanĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r media mĂ« 10 gusht se ânjoftimi i GjykatĂ«s Kushtetuese pĂ«rbĂ«n shqetĂ«sim serioz, sepse Ă«shtĂ« tejkalim flagrant i kompetencave qĂ« ka Gjykata Kushtetueseâ.
E pyetur nĂ«se partia e saj do ta respektojĂ« vendimin, Haxhiu tha: âSe cili do tĂ« jetĂ« veprimi jonĂ« pas kĂ«tij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur tĂ« vijĂ« kohaâ.
Kreu i PDK-sĂ«, Memli Krasniqi, tha se me kĂ«tĂ« vendim tĂ« Kushtetueses, u vĂ«rtetuan qĂ«ndrimet e partisĂ« sĂ« tij, qĂ« LVV-ja âe ka mbajtur peng Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, duke e bllokuar qĂ«llimisht dhe nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« planifikuar funksionalizimin e tij pĂ«r interesa tĂ« ngushta pushteti, me veprime tĂ«rĂ«sisht jashtĂ« KushtetutĂ«sâ.
Kryetari i LDK-sĂ«, Lumir Abdixhiku, e mirĂ«priti vendimin e GjykatĂ«s Kushtetuese duke e cilĂ«suar si âfitore tĂ« madhe pĂ«r demokracinĂ«â.
Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, âfitoi demokracia, u rrĂ«zua diktatiâ.
ĂfarĂ« pritet nga aktgjykimi i plotĂ«?
Aktgjykimi i plotë i Kushtetueses, përveç se hap rrugën për mbajtjen e seancës konstituive në ditën pasuese, pritet të sqarojë më shumë gjëra.
Ajo ka mundĂ«si tâi pĂ«rgjigjet edhe njĂ« kĂ«rkese tashmĂ« tĂ« tĂ«rhequr tĂ« presidentes sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani, se çfarĂ« do tĂ« ndodhte nĂ«se Kuvendi i KosovĂ«s nuk do tĂ« konstituohej deri mĂ« 26 korrik â afati i pĂ«rcaktuar mĂ« herĂ«t nga gjykata pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi.
Në aktgjykimin e saj të mëparshëm, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të një shpërfilljeje të tillë.
Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.
âNdonĂ«se presidentja e ka tĂ«rhequr kĂ«rkesĂ«n, Kushtetuesja ka tĂ« drejtĂ« ligjore ta shqyrtojĂ« atĂ«, sepse duhet qartazi se kjo Ă«shtĂ« çështje me interes publik dhe kushtetuesâ, tha Cakolli.
Cakolli tha se afate tĂ« tilla do tĂ« jenĂ« tĂ« destinuara pĂ«r tĂ« mos u respektuar nga aktorĂ«t politikĂ«, pasi atyre âu mungon vullneti politik pĂ«r tĂ« gjetur zgjidhje, jo sepse nuk i dinĂ« proceduratâ.
âPartitĂ« do tĂ« vazhdojnĂ« tâi shkelin afatet pĂ«r sa kohĂ« qĂ« gjykata nuk e shkruan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qartĂ« se cilat do tĂ« jenĂ« pasojat qĂ« deputetĂ«t dhe Kuvendi do tâi bartin, nĂ« rast tĂ« dĂ«shtimeve tĂ« mĂ«tejmeâ, tha ai.
Kush sa vota i ka?
E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.
LVV-ja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i fitoi 48 ulëse dhe partitë e tjera parlamentare nuk kanë pranuar ta votojnë kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, për emërimin e së cilës nevojiten të paktën 61 vota.
Derisa LVV-ja ngul kĂ«mbĂ« se Albulena Haxhiu Ă«shtĂ« kandidate meritore, disa prej partive mĂ« tĂ« mĂ«dha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e pĂ«rjashtojnĂ« atĂ« si âpĂ«rçarĂ«seâ.
PDK-ja doli e dyta me 24 ulĂ«se, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe â partia mĂ« e madhe e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ« me 9, dhe koalicioni mes AAK-sĂ« dhe NismĂ«s Socialdemokrate, me 8 tĂ« tilla. Edhe 11 ulĂ«se tjera janĂ« tĂ« pakicave./ REL
The post ĂfarĂ« ndodh tani pas udhĂ«zimeve tĂ« Kushtetueses pĂ«r krijimin e Kuvendit tĂ« KosovĂ«s? appeared first on Albeu.com.