Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”. Janë këto fjalët e Katerina Nakolecit, vajzës së madhe të çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka shprehur dhimbjen e pafund pas ndarjes tragjike nga jeta të nënës së saj.

36-vjeçarja Mariola Nakoleci u vra mëngjesin e djeshëm në Volos nga bashkëshorti i saj, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të katër fëmijëve të çiftit.

Autoritetet greke janë duke kërkuar intensivisht 40-vjeçarin Pandeli Nakoleci, i cili ende nuk është lokalizuar. Mediat greke raportojnë se ekziston mundësia që autori i vrasjes së gruas së tij të ketë kryer vetëvrasje pas aktit të tmerrshëm.

Policia gjithashtu njofton se autori kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai kishte tentuar vetëvrasjen, duke çuar në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike. Ndërkohë, familjarët dhe komuniteti në Volos mbeten të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

The post “Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Kinë, shembet ura: 12 viktima, 4 të zhdukur

Një urë hekurudhore në ndërtim në provincën Qinghai, Kinë, është shembur duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Katër persona të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje.

Sipas People’s Daily, aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur një kabllo u këput gjatë punimeve. Në atë moment, në kantier ndodheshin 15 punëtorë dhe një mbikëqyrës.

Pamjet e publikuara nga mediat kineze tregojnë urën e papërfunduar mbi lumin e Verdhë, të rrethuar nga vinça gjigantë dhe skela ndërtimi. Struktura e re pritej të shërbente për transportin hekurudhor, duke kombinuar arkitekturë harkore dhe shtylla mbajtëse të rrjetëzuara.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes së urës, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë në zonë.

The post Tragjedi në Kinë, shembet ura: 12 viktima, 4 të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

Fotot që ndezën thashetheme: çfarë e lidh Christine Baranskin me King Princess?

Aktorja e mirënjohur amerikane Christine Baranski, 73 vjeçe, dhe këngëtarja King Princess, 26 vjeçe, janë kthyer së fundmi në qendër të vëmendjes pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore. Një postim i përbashkët i këngëtares, ku mbi fotot e tyre shkruante “Love is love”, i shtoi zërat se mes tyre mund të kishte lindur një romancë.

Megjithatë, menaxheri i Baranskit i mohoi këto zëra, duke theksuar se ato janë vetëm mike dhe asnjëherë nuk kanë qenë në një lidhje romantike.

Dyshja u njohën gjatë xhirimeve të filmit Nine Perfect Strangers vitin e kaluar dhe, sipas tyre, u afruan shumë shpejt. Baranski ka treguar më herët për revistën Interview se momenti i parë i lidhjes së tyre të veçantë ishte gjatë një bisede të gjatë për gjyshet e tyre, ndërsa e ka përshkruar marrëdhënien me King Princess si “dhuratën më të madhe”, duke e cilësuar atë një artiste të talentuar dhe plot humor.

Pavarësisht thashethemeve, për momentin të dyja flasin për një miqësi të fortë që i bashkon më shumë sesa çdo romancë.

The post Fotot që ndezën thashetheme: çfarë e lidh Christine Baranskin me King Princess? appeared first on iconstyle.al.

Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtari?

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston sot 37-vjetorin e lindjes së tij. Ermali vjen nga një familje me traditë muzikore, babai i tij, Sabri Fejzullahu, një ndër këngëtarët më të njohur në Shqipëri ndikoi që në fëmijëri tek Ermali dhe pasioni për muzikën.

Fillimet e tij artistike datojnë që në moshë të hershme, ndërsa karriera e tij sot e ka vendosur mes emrave më të spikatur të showbizit shqiptar. Ermali ka ndërtuar jo vetëm një karrierë të suksesshme, por edhe një familje të lumtur. Ai është baba i katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djali dhe është i martuar me influenceren Ariana Fejzullahu, me të cilën ndan momente të veçanta familjare dhe personale.

Fansat kanë uruar këngëtarin përmes rrjeteve sociale, duke e bërë këtë ditë edhe më të veçantë dhe të paharrueshme. Përtej muzikës, Ermali njihet për qetësinë, modestinë dhe përkushtimin ndaj familjes, duke e bërë figurën e tij jo vetëm të dashur për publikun, por edhe një model për jetën familjare në showbiz.

The post Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtari? appeared first on iconstyle.al.

Filmi mbi karrierën e Kobe Bryant-it, në duart e Warner Bros

Warner Bros. Pictures ka blerë skenarin e një filmi bazuar në historinë reale të NBA-legjendës Kobe Bryant dhe rrugëtimin e tij drejt Los Angeles Lakers. Projekti, i titulluar përkohësisht “With the 8th Pick?”, vjen nga skenaristët Alex Sohn dhe Gavin Johannsen.

Bryant u zgjodh nga Charlotte Hornets me pickun e 13-të në draftin e vitit 1996 dhe më pas u shkëmbye tek Lakers për Vlade Divac.

Filmi përshkruhet si një miks “Moneyball” dhe “Air”, duke treguar sfidat dhe vendimet që formësuan karrierën e tij të hershme.

Kobe Bryant luajti 20 sezone me Lakers, fitoi pesë kampionate, u emërua 18 herë All-Star dhe MVP i sezonit 2007-2008. Ai vdiq tragjikisht në një aksident helikopteri në janar 2020, duke lënë pas edhe vajzën e tij, Gianna.

The post Filmi mbi karrierën e Kobe Bryant-it, në duart e Warner Bros appeared first on iconstyle.al.

U kap me kokainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e ndaluar më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë.

39-vjeçarja, e njohur gjithashtu si Marina Fara, u kap me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, Kapurani deklaroi mes lotësh se substanca narkotike ishte për përdorim vetjak. Megjithatë, gjykata vendosi që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Ky nuk është rasti i parë ku emri i saj lidhet me drejtësinë. Më parë, Marina Fara ishte përfshirë në përgjimet e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona, ndërsa dyshimet përfshinin ndihmën e mundshme për arratisjen e dy të dyshuarve për trafik narkotikësh.

Aktualisht, hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i fundit lidhet me episodet e mëparshme apo nëse kemi të bëjmë vetëm me përdorim personal, siç pretendoi ajo para gjykatës.

The post U kap me kokainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës appeared first on iconstyle.al.

Dembel për t’u larë? Japonia prezanton “lavatriçen njerëzore” që të lajë dhe të thajë trupin në 15 minuta

Japonia prezanton një kapsulë futuristike të larjes me inteligjencë artificiale që të pastron, të thanë dhe të relakson trupin në vetëm 15 minuta.

E quajtur Mirai Ningen Sentakuki, kjo kapsulë elegante, përdor rryma uji të ngrohta të kombinuara me mikrobulëza ajri për të pastruar butësisht lëkurën, ndërsa sensorët inteligjentë monitorojnë rrahjet e zemrës dhe nivelet e stresit për të rregulluar temperaturën dhe presionin, duke ofruar komoditet maksimal.

Gjatë gjithë ciklit, brenda kapsulës projektohen imazhe relaksuese, duke kthyer një larje të thjeshtë në një përvojë të automatizuar si spa që freskon trupin dhe mendjen.

The post Dembel për t’u larë? Japonia prezanton “lavatriçen njerëzore” që të lajë dhe të thajë trupin në 15 minuta appeared first on iconstyle.al.

Lojërat online forcojnë marrëdhëniet në distancë? Ja ç’thotë studimi

Të luash lojëra online është bërë një mënyrë efektive për të forcuar marrëdhëniet në distancë, duke u ofruar çifteve një mënyrë argëtuese dhe interaktive për të qëndruar të lidhur.

Duke luajtur së bashku, partnerët ndajnë përvoja, komunikojnë rregullisht dhe reduktojnë ndjenjat e vetmisë, edhe pse ndodhen larg njëri-tjetrit. Lojërat bashkëpunuese nxisin bashkëpunimin, besimin dhe afërsinë emocionale, ndërsa konkurrenca e lehtë sjell emocion dhe argëtim.

Studimet e fundit tregojnë se çiftet që angazhohen në aktivitete interaktive online raportojnë nivele më të larta të kënaqësisë në marrëdhënie dhe lidhje më të forta emocionale. Për më tepër, lojërat mund të shërbejnë si një “ritual virtual”, një kohë e rregullt gjatë ditës ku çiftet lidhen dhe bashkëpunojnë, duke krijuar kujtime të përbashkëta.

Përtej argëtimit, kjo mënyrë komunikimi mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive të zgjidhjes së konflikteve dhe mirëkuptimit, pasi lojërat shpesh kërkojnë koordinim, strategji dhe diskutim të vendimeve. Çiftet mund të zgjedhin lojëra që promovojnë bashkëpunimin, sfidat e përbashkëta ose kreativitetin, duke përshtatur përvojën sipas stilit dhe dinamikës së marrëdhënies së tyre.

Këshilla praktike:
•Zgjidhni lojëra që të dy ju pëlqejnë për të ruajtur argëtimin.
•Vendosni orare të rregullta “takimesh” virtuale për të krijuar një rutinë.
•Shfrytëzoni momentet e lojës për të diskutuar jo vetëm strategji, por edhe për t’u ndjerë më afër emocionalisht.

The post Lojërat online forcojnë marrëdhëniet në distancë? Ja ç’thotë studimi appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin Paksos pasditen e së premtes, kur një vajzë 4-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën tragjikisht. E mitura po luante në oborrin e shtëpisë rreth orës 15:00, kur për pak çaste i shpëtoi vëmendjes së nënës.

Pas kërkimeve të menjëhershme, vajza u gjet pa shenja jete në një pishinë rreth 150 metra larg, nga kuzhinieri i një vile turistike aty pranë. Ajo u dërgua menjëherë në qendrën shëndetësore të ishullit, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Ndërkohë, nëna e vajzës është shoqëruar në komisariat dhe pritet të merret në pyetje nga prokuroria për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Komuniteti vendas është i shokuar nga kjo tragjedi që ka tronditur të gjithë ishullin.

The post Tragjedi në Paksos: Vajza 4-vjeçare me origjinë shqiptare humb jetën pas rënies në pishinë appeared first on iconstyle.al.

“Pa mesazhin në telefon”: Zbardhen detaje tronditëse të vrasjes së shqiptares nga i shoqi

Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ka tronditur komunitetin në Greqi, ku një 40-vjeçar shqiptar, Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, para fëmijëve të tyre. Sipas mediave greke, shkak i krimit dyshohet të ketë qenë një mesazh në celularin e gruas, që nxiti xhelozinë e sëmurë të autorit, i cili dyshonte për një lidhje jashtëmartesore të saj.

Pas krimit, 40-vjeçari u arratis dhe mori me vete edhe thikën e përdorur për vrasjen. Policia nisi menjëherë kërkimin, duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë për të hartëzuar rrugën e ndjekur nga autori dhe duke kontrolluar qytetin dhe strehimet e mundshme ku ai mund të fshihej. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë vrarë edhe veten, pasi ka një historik të problemeve psikike dhe tentativash për vetëvrasje.

Sipas raportimeve, më 28 qershor 2025, ai ishte transferuar në klinikën psikiatrike të Volosit pasi kishte tentuar të vriste veten në verandën e shtëpisë, përpara fëmijëve, dhe thuhet se ndodhej nën ndikimin e drogës. Në vitin 2019, ai ishte arrestuar tre herë për posedim dhe trafik droge, duke qëndruar në burg vetëm për dy muaj dhe duke pasur më pas probleme financiare.

Dëshmitarët okularë tregojnë skena tronditëse. Njëri prej tyre tha: “Dëgjova fëmijët duke vrapuar poshtë shkallëve. E pashë në verandë duke vrapuar. Pastaj dëgjova zëra, fëmijët po bërtisnin. Ai mbante diçka në duar.” Një fqinj shtoi: “Pashë një dritare të thyer dhe një grua me gjak. Pashë një zotëri që po vraponte me një mjet të mprehtë në duar, duke bërtitur ‘po më ndjekin’, zbathur.”

Ngjarja ndodhi brenda shtëpisë, ku pas një debati, 40-vjeçari sulmoi gruan me thikë. Ajo tentoi të arratisej, por u ndoq poshtë shkallëve dhe në hyrje të pallatit e goditi përsëri, duke rënë mbi një vetratë xhami dhe duke marrë plagë që sipas spitaleve nuk dukeshin fatale, por që dyshohet se çuan në vdekjen e saj.

Fëmijët e familjes, të moshës 5 deri 18 vjeç, janë të tronditur nga tmerri që panë. Njëri prej tyre i pëshpëriti policisë: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”. Komuniteti vendas është i shokuar, pasi nuk kishte pasur histori dhune në familje dhe askush nuk e priste një tragjedi të tillë.

The post “Pa mesazhin në telefon”: Zbardhen detaje tronditëse të vrasjes së shqiptares nga i shoqi appeared first on iconstyle.al.

Kirsten Dunst: Të gjithë e shqiptojnë emrin tim gabim, kam hequr dorë nga korrigjimi i tij

Hollywood-i ka një tjetër sekret të zbuluar: aktorja Kirsten Dunst ka treguar së fundmi se emri i saj është shqiptuar gabimisht gjatë gjithë karrierës. Në një video të publikuar në TikTok, Dunst shpjegoi se, megjithëse përgjigjet në çdo version, shqiptimi i saktë është “Kirr-sten”.

“Mendoj se të gjithë ma shqiptojnë gabim emrin, ndaj e kam lënë pas dore. Nuk më intereson më”, tha aktorja, duke treguar se nuk shqetësohet për gabimet e të tjerëve. Ajo shtoi se njerëzit e shqiptojnë ndryshe edhe në vende të ndryshme: “Për shembull, në Angli pothuajse kurrë nuk e shqiptojnë saktë. Madje edhe kolegët në xhirime e kanë gabuar shpesh.”

Në filmin e saj të fundit, Dunst tregoi se kolegët e saj e quanin ndryshe sipas vendit të origjinës së tyre: “Ishte suedezë, ishte edhe hungarezë. Thjesht dorëzohesh.”

The post Kirsten Dunst: Të gjithë e shqiptojnë emrin tim gabim, kam hequr dorë nga korrigjimi i tij appeared first on iconstyle.al.

Eleganca e gjysheve rikthehet: Çfarë është “Nonnacore”?

Një trend i ri po pushton pasarelat dhe rrjetet sociale: nonnacore. I frymëzuar nga garderoba e gjysheve, ky stil ndërthur nostalgjinë me estetikën vintage, duke sjellë në qendër të vëmendjes shamitë e mëndafshta me printe të guximshme, çantat e vogla të dorës dhe fundet klasike që duket sikur kanë dalë nga dollapi i një gjysheje ballkanike.

Termi ka filluar të përdoret nga revista e blogerë mode ndërkombëtarë, ndërsa ikonat e pop-kulturës si Rihanna e kanë bërë pjesë të stilit të tyre, duke e kthyer në një fenomen. Në rrjete sociale, #nonnacore shoqërohet shpesh me përshkrime si “vintage, i pazakonshëm dhe plot hijeshi të ekzagjeruar.”

Ky rikthim i elegancës së harruar vjen si një kundërpeshë ndaj minimalizmit modern: është i guximshëm, emocional dhe të fton të eksplorosh një anë më nostalgjike të modës. Nga sheshi i qytetit deri në pasarela, nonnacore po provon se moda e gjysheve nuk plaket kurrë.

The post Eleganca e gjysheve rikthehet: Çfarë është “Nonnacore”? appeared first on iconstyle.al.

Kamala Harris dhe Doug Emhoff festojnë 11-vjetorin e martesës

Ish-nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, kanë festuar përvjetorin e martesës. Harris, 60 vjeç, publikoi një foto në Instagram ku shfaqet e përqafuar me Emhoff, duke i shkruar: “Gëzuar përvjetorin, Dougie im. Ti ma mbush zemrën me dashuri e me të qeshura, faleminderit që je partneri më i mirë në këtë aventurë të quajtur jetë.”

Çifti u njoh në vitin 2013 përmes një takimi të organizuar nga një mikeshë e Harris, ndërsa u martuan një vit më vonë në Santa Barbara, Kaliforni.

Edhe Emhoff ndau një dedikim në rrjete sociale: “11 vite! Përmes gjithçkaje, dashuria ime për @kamalaharris vetëm është rritur. Jam krenar për të dhe i emocionuar për gjithçka që na pret përpara.”

The post Kamala Harris dhe Doug Emhoff festojnë 11-vjetorin e martesës appeared first on iconstyle.al.

Moti/ Kthjellime dhe vranësira të pakta këtë të shtunë, ja sa shkojnë temperaturat

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore në zonën e veriut reshjet në peridha afatshkurtra në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 15 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 2-3 ballë.

The post Moti/ Kthjellime dhe vranësira të pakta këtë të shtunë, ja sa shkojnë temperaturat appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Shtunë 23 Gusht 2025

Dashi

Nëse flisni shumë mund të ketë komplikime, sidomos në dashuri, ku fundjava do të jetë e vështirë. Parashikohet që të ketë debate. Mund të ndiheni të demotivuar nga sjelljet tuaja, kështu që mundohuni që të rigjeni entuziazmin. Po ashtu mundohuni që të rrini me miq që i keni përzemër dhe mos u pushtoni nga nervozizmi.

Demi

Ju pret një ditë pozitive, ku do të ketë shtysa të rëndësishme lidhur me çështje që i keni përzemër. Mund ta përballoni situatën me më shumë qetësi. Vetëm gjendja fizike nuk do të jetë shumë e mirë. Me afrimin e mbrëmjes dhe me kontaktet që do të keni me njerëz që i doni, situata do të përmirësohet.

Binjakët

Do të keni mundësi për të pasur kontakte të reja, edhe pse në dashuri do të ketë jo pak tensione. Jeni jo pak të lodhur, por pavarësisht kësaj ky është një moment i mirë për të bërë atë që doni. Do të jeni më të hapur me të tjerët në sferën sentimentale, veç nuk duhet ta teproni me ankesat, sidomos ndaj njerëzve të cilët tashmë i keni larg.

Gaforrja

Ju pret një e shtunë shumë interesante në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Jeni shumë të pasionuar ndaj të tjerëve dhe fati do ju prijë. Edhe sfera sentimentale do të jetë tejet e favorshme. Gjithashtu mundohuni që të gjeni stimujt e duhur brenda vetes pasi keni nevojë për emocione të vërteta.

Luani

Në dashuri do të merrni konfirmime të rëndësishme, ndonëse sfidat nuk do të mungojnë. E shtuna do të jetë mjaft e veçantë, ndaj mundohuni që të mos debatoni sidomos me të lindurit e shenjës së Dashit dhe Demit. Lëreni veten të rrëmbeheni nga ndjenjat, pa menduar për pasojat. Humbja e kontrollit ndonjëherë mund të dhurojë kënaqësi.

Virgjëresha

E shtuna do të jetë më e mirë, pasi do ju lejojë që të ktheni në plan të parë raportet me të tjerët. Në dashuri gjërat do të përkeqësohen, për shkak të keqkuptimeve me të cilat do të përballeni. Ndikimi i kundërt i Venusit, do të shkaktojë mjaft konfuzion dhe ende nuk do arrini që t’iu besoni njerëzve që keni përreth. Përmirësimi do të nisë vetëm pas tre ditëve.

Peshorja
Mundohuni që të mos humbni qetësinë. Pavarësisht ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, lodhja do të ndihet. Ndoshta jeni të zhgënjyer nga sjellja e një personi të cilin e ndjeni të largët. Nëse do ju bëhet një ftesë pranojeni dhe mundohuni që të rigjeni qetësinë.

Akrepi

Kjo fundjavë do të jetë shumë pozitive sidomos në sferën sentimentale. Ndikimi i Hënës do të ngjallë erosin dhe pasionin, duke përjetuar emocione të bukura. Me njeriun e zemrës jini vetvetja dhe mos krijoni probleme aty ku nuk ka.

Shigjetari

Lidhjet e dashurisë duhen jetuar me kujdes. Momentalisht asgjë nuk iu bën që të ndiheni mirë. Një moment reflektimi mund t’iu bëjë shumë mirë.

Bricjapi

Hëna do të ketë ndikim të kundërt në shenjën tuaj. Të lindurit e shenjës së dashit dhe gaforres, nuk do të jenë në harmoni. Do të ndiheni disi dembelë, por bëni mirë që të mos përhumbeni nga rrjedha juaj normale.

Ujori

Duhet të rikuperoni energjinë, pasi kjo fundjavë është ideale sa i takon ndjenjave. Mundohuni që të përgatiteni ndaj të papriturave. Nëse dashuria nuk shkon ashtu siç duhet, kjo ndodh edhe për fajin tuaj, shkruan noa.al. Mundohuni që të bëni diçka më shumë dhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Peshqit

Do të jeni mjaft tërheqës dhe gjithashtu edhe më sensual. Në dashuri do të keni rikuperim terreni. Fundjava është shumë interesante ku ndikimi i favorshëm i Hënës do të sjellë një sërë dobish si dhe mundësinë për të jetuar një histori të re dashurie.

The post Horoskopi ditor, e Shtunë 23 Gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Muzika që dëgjon, tregon inteligjencën? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Lidhja mes preferencave muzikore dhe nivelit të inteligjencës ka qenë prej kohësh një temë interesante për studiuesit. Sipas studimeve të fundit, të cilat përdorin edhe teknologji të avancuara si inteligjenca artificiale, ka disa lidhje të dukshme mes zhanreve muzikore që njerëzit preferojnë dhe aftësive të tyre njohëse.

Personat me nivel më të ulët inteligjence shpesh preferojnë zhanre muzikore si Reggaeton, Trap apo pop-in komercial, që karakterizohen nga struktura të thjeshta dhe tekste të përsëritura. Këto lloje muzike janë të lehta për t’u dëgjuar dhe nuk kërkojnë shumë përqëndrim apo analizë.

Nga ana tjetër, ata që zgjedhin muzikë klasike, jazz apo rock më kompleks, janë më të prirur të shfaqin aftësi më të larta njohëse, pasi këto zhanre kanë struktura muzikore më të ndërlikuara dhe kërkojnë përqendrim e analizë të detajuar.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk mund të nxirret një përfundim i prerë. Preferencat muzikore ndikohen nga shumë faktorë të ndryshëm, si sfondi social, edukimi dhe përvojat personale. Prandaj, muzika mbetet një fushë komplekse që nuk mund të përdoret si matës i drejtë i inteligjencës së një individi.

The post Muzika që dëgjon, tregon inteligjencën? Ja çfarë thonë shkencëtarët appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Australi: Foshnja e porsalindur zbulohet në kanal, nëna nën hetim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Perth të Australisë, ku trupi i një foshnjeje të porsalindur u zbulua në një kanal ujërash në zonën Alexander Heights.

Zbulimi u bë të hënën, më 18 gusht, nga dy punonjës mirëmbajtjeje të cilët po kryenin kontrolle rutinë në rrugën La Salle. Ata hasën trupin e mbështjellë në një çarçaf brenda kanaleve të kullimit, dhe menjëherë njoftuan autoritetet.

Sipas hetimeve të para të Policisë së Australisë Perëndimore (WA Police), nuk ka prova që sugjerojnë dhunë ndaj foshnjës. Besohet se trupi ka qenë në vendngjarje për një kohë të shkurtër përpara se të gjendej.

Një grua 31-vjeçare, e identifikuar si nëna biologjike e fëmijës, është vënë në pranga dhe është akuzuar për fshehjen e lindjes së një fëmije të ndjerë. Ajo është në kujdesin e autoriteteve dhe po merr mbështetje për shëndetin mendor, konfirmoi Inspektorja Detektive Jessica Securo.

The post Tragjedi në Australi: Foshnja e porsalindur zbulohet në kanal, nëna nën hetim appeared first on iconstyle.al.

E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit

Një tragjedi ka prekur botën e muzikës shqiptare. Reperi Marin, tashmë baba i tre vajzave, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram lajmin më të dhimbshëm për çdo prind: humbjen e djalit të tij të vogël.

Në një postim të ndjerë, ai tregoi se lajmi që duhej të ishte një gëzim i madh, ardhja në jetë e fëmijës, u kthye në një dhimbje të pafund.

Marin përshkroi ndjesitë e thella që po përjeton bashkë me partneren e tij, Albën, duke u shprehur se po përpiqen të ecin përpara ditë pas dite, ndonëse kjo periudhë është jashtëzakonisht e vështirë për ta.

“Ky duhet të ishte një njoftim për lindjen e bebit, por fatkeqësisht nuk është. Ne humbëm djalin tonë të çmuar të mërkurën në mëngjes; disa njerëz vetëm ëndërrojnë engjëj, por ne patëm nderin ta mbajmë një në krahët tanë.

Jemi të tmerrësisht të pikëlluar dhe me zemër të thyer, askush nuk duhet të ndiejë këtë lloj dhimbjeje. Këto ditë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe po i marrim gjërat ditë pas dite, duke u përpjekur të ecim përpara sa më mirë që mundemi.

Duam të falënderojmë të gjithë për dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë gjatë kësaj kohe të vështirë. Derisa të të shohim sërish, Engjëlli ynë, do të na mungosh çdo ditë!

Për qenien njerëzore më të fortë dhe gruan më të mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, Alba. Ne nuk ndalemi kurrë, sepse jemi të bekuar nga Zoti!”-shkruan ai.

The post E trishtë! Ndahet nga jeta djali i reperit të famshëm shqiptar, Marinit appeared first on iconstyle.al.

Robotë që lindin foshnje? Kina prezanton mitrën artificiale që imiton shtatzëninë njerëzore

Një zhvillim që sfidon kufijtë e shkencës dhe etikës po ndodh në Kinë: një robot humanoid që mund të mbajë dhe çojë deri në fund një shtatzëni njerëzore. Projekti novator është prezantuar nga kompania Kaiwa Technology në Konferencën Botërore të Robotëve 2025 në Pekin dhe synon të arrijë fazën e prototipit në vitin 2026.

Mitra artificiale është krijuar për të simuluar të gjitha fazat e një shtatzënie natyrale, nga fekondimi, deri te lindja. Embrioni do të rritet në një mjedis sintetik me lëng amniotik dhe do të furnizohet me lëndë ushqyese e oksigjen përmes një tubi që imiton kordonin kërthizor. Nëse realizohet, do të jetë hera e parë që një robot përfundon një shtatzëni njerëzore pa ndërhyrjen e një zëvendësuese biologjike.

Kjo teknologji përshkruhet si shpresë për çiftet infertile, komunitetin LGBTQ+ dhe nënat në rrezik shëndetësor. Me një kosto të parashikuar rreth 14,000 dollarë, ajo mund të bëhet alternativë më e përballueshme ndaj nënave zëvendësuese komerciale në vende të ndryshme.

Por përtej shkencës, kjo risi ka ngritur pyetje të mëdha etike dhe sociale: Çfarë ndodh me lidhjen amë-fëmijë? A sfidohet koncepti tradicional i familjes? A jemi gati si shoqëri për këtë realitet? Gjithashtu, rregulloret aktuale në Kinë e kufizojnë rritjen e embrioneve jashtë trupit përtej 14 ditëve, çka do të kërkojë ndryshime ligjore për të çuar këtë teknologji deri në lindje të plotë.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, në vitin 2026 bota mund të shohë për herë të parë një robot që sjell në jetë një foshnjë njerëzore. Një epokë e re po troket, por jo pa debat.

The post Robotë që lindin foshnje? Kina prezanton mitrën artificiale që imiton shtatzëninë njerëzore appeared first on iconstyle.al.

Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës

Një ngjarje e bujshme ka tronditur ditën e djeshme kryeqytetin. Në pranga ka përfunduar Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe, e njohur si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur shqiptare Eli Fara.

Arrestimi u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, gjatë një kontrolli fizik, ku sipas burimeve zyrtare iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë. Pas zbulimit, Marina Fara u shoqërua menjëherë për në komisariat, ndërsa materialet procedurale tashmë i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Detajet mbi rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Nuk dihet nëse ajo ishte e shoqëruar nga persona të tjerë apo nëse droga që iu gjet lidhet me konsum personal apo me qëllime të tjera.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta, për shkak se Marina Fara është një emër i njohur në rrjetet sociale. Ajo është përfolur shpesh për jetën e saj luksoze, postimet provokuese dhe marrëdhëniet me persona që kanë pasur probleme me drejtësinë. Arrestimi i saj e kthen edhe një herë në qendër të vëmendjes, kësaj radhe për një skandal që pritet të tronditë jo vetëm opinionin publik, por edhe botën e showbiz-it shqiptar.

Deri tani, policia dhe prokuroria nuk kanë dhënë informacione të tjera, ndërsa hetimet për rolin dhe përgjegjësinë e saj vijojnë.

The post Kapet me kokainë, arrestohet në mes të Tiranës vajza e Eli Farës appeared first on iconstyle.al.

❌