Rama ndan pamje nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave në Sarandë
TIRANĂ, 16 gusht/ATSH/ Plazhi i Pasqyrave midis SarandĂ«s dhe Ksamilit, i renditur si plazhi me ujin me tĂ« kaltĂ«r nĂ« botĂ« vijon tĂ« mahnisĂ« me bukurinĂ« e tij pushuesit vendas e tĂ« huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky plazh dhe nga Shpella e Pëllumbave, destinacione mjaft të preferuara për turistët që zgjedhin bregdetin e jugut.
Shpella e Pëllumbave është po ashtu një nga atraksionet më të bukura natyrore të jugut të Shqipërisë. Ajo ndodhet afër Ksamilit, në bregun e Jonit. Një vend i shkëlqyer për ata që duan të eksplorojnë natyrën dhe të shijojnë pamje mahnitëse. Shpella ofron një atmosferë magjike, ku natyra dhe historia bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme për vizitorët.
Ndërsa Plazhi i Pasqyrave e ka marrë këtë emër, nga iluzioni që krijohet duke parë reflektimin e diellit mbi ujin e pastër të detit, duke i dhënë atij një efekt magjik, njësoj si të ishte një pasqyrë.
Ai ka një peizazh të mrekullueshëm, i formuar si një gji i izoluar nga formacione shkëmbore të rrethuara me gjelbërim. Bregu është me guralecë të bardhë, ujin bruz të pastër.
Plazhi i Pasqyrave është vendi ideal për të shijuar qetësinë dhe detin në relaks të plotë.
Ădo sezon vere ky plazh mbetet njĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« frekuentuarit, nga turistĂ« vendas e tĂ« huaj.
âNational Geographicâ e ka renditur plazhin e âPasqyraveâ ndĂ«r gjashtĂ« plazhet mĂ« tĂ« mira sekrete tĂ« EvropĂ«s pĂ«r tĂ« vizituar .
/m.m/
The post Rama ndan pamje nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave në Sarandë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.