Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zyrtare: Liverpooli prezanton Giovanni Leonin

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të talentuar italian, Giovanni Leoni, nga Parma.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar ka firmosur një kontratë gjashtëvjeçare me klubin nga Merseyside, duke u bërë një nga blerjet më premtuese të verës.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ndjesi e mrekullueshme dhe një nder i madh për mua”, deklaroi Leoni për faqen zyrtare të Liverpoolit.

 

We have completed the signing of defender Giovanni Leoni from Parma, subject to international clearance and a successful work permit application ✍😄

— Liverpool FC (@LFC) August 15, 2025

“Isha shumë i emocionuar kur mësova për interesimin e klubit. Kur e pashë këtë, thashë: ‘Uau, kjo është çmenduri’. Jam shumë i lumtur”.

Sipas raportimeve, Liverpooli ka rënë dakord të paguajë një tarifë fillestare prej 30 milionë eurosh për Leonin, i cili pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën e Arne Slot. /Telegrafi/

“I want to improve a lot with my new teammates in training and after on the pitch, in the Premier League and the Champions League.”

Watch Giovanni Leoni’s first interview as a Liverpool player on All Red video 💻

— Liverpool FC (@LFC) August 15, 2025

The post Zyrtare: Liverpooli prezanton Giovanni Leonin appeared first on Telegrafi.

Giovanni Leoni mbërrin sot në Liverpool për testet mjekësore

Mbrojtësi italian Giovanni Leoni nga Parma pritet të mbërrijë sot në Liverpool për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të firmosur kontratën me klubin anglez.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, lojtari udhëton me agjentin e tij dhe marrëveshja me Liverpoolin është arritur plotësisht. Lajmi për përfundimin e transferimit u bë i ditur dje.

Tarifa e transferimit raportohet të jetë 35 milionë euro, me Parmën që do të marrë 10% nga çdo shitje e ardhshme e lojtarit.

Sezonin e kaluar, Leoni luajti 17 ndeshje dhe shënoi një gol për Parmën.

🚨🔴 BREAKING: Giovanni Leoni to Liverpool, here we go! Deal agreed with Parma for Italian 18yo centre back.

No loan, never discussed… Leoni joins #LFC now as part of Arne Slot plans.

Fee around €35m with sell-on clause.

No convincing ever needed as Leoni wanted Liverpool. pic.twitter.com/27rb2DXbw3

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2025

Ky transferim pritet të forcojë mbrojtjen e Liverpoolit dhe të shtojë konkurrencë në repartin defensivë të skuadrës.

Për Leonin interesim kishin shfaqur edhe Roma, Inter, Milan dhe Juventus, megjithatë Liverpooli ishte më i shpejtë për ta kompletuar transferimin e Leonit. /Telegrafi/ 

The post Giovanni Leoni mbërrin sot në Liverpool për testet mjekësore appeared first on Telegrafi.

Milani dhe Interi ‘përplasin shpatat’ për transferimin e top yllit italian

Giovanni Leoni, mbrojtësi i talentuar italian 18-vjeçar nga Parma, është bërë qendra e një beteje të fortë transferimesh këtë verë mes Milanit dhe Interit, sipas raportimeve të Corriere dello Sport

Të dy klubet milaneze e shohin qëndërmbrojtësin premtues roman si një përforcim kyç përpara sezonit të ri në Serie A. 

E ardhmja e Leoni-t varet nga një tjetër lëvizje: shitja e mundshme e Malick Thiaw nga Milani te Newcastle. Klubi anglez ka ofruar tashmë 30 milionë euro, ofertë e refuzuar nga Milani, por pritet një ofertë e dytë prej 40 milionë eurosh. 

Në rast se Thiaw largohet, Milani do ta ketë Leonin si objektivin e parë për mbrojtje, ndërsa Pietro Comuzzo i Fiorentinës shihet si plani rezervë. 

Ndërkohë, Interi ka kohë që po ndjek Leonin, por ende nuk ka bërë një ofertë zyrtare, pasi është i përqendruar në largimin e disa lojtarëve si Kristjan Asllani dhe Mehdi Taremi për të përmbushur kërkesat financiare. Kjo vonesë mund t’i japë avantazh Milanit për të vepruar. 

Parma mbetet e vendosur për çmimin, kërkon të paktën 35 milionë euro për mbrojtësin dhe shpreson ta mbajë edhe për një sezon tjetër. 

Megjithatë, Leoni raportohet se është i gatshëm të shtyjë për një transferim drejt një klubi të madh të Serie A, në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin e tij dhe të sigurojë një vend të ardhshëm në Kombëtaren e Italisë. 

Ai zhvilloi 17 paraqitje për Parmën sezonin e kaluar dhe ka lënë përshtypje të forta tek ekspertët, të cilët e shohin si një nga talentet më premtuese të mbrojtjes italiane. 

Vetë Leoni e ka përmendur trajnerin aktual të Interit, Christian Chivu, si njeriun që i dha shanset e para dhe mbështetjen në fillimet e karrierës së tij./Telegrafi/

The post Milani dhe Interi ‘përplasin shpatat’ për transferimin e top yllit italian appeared first on Telegrafi.

Liverpooli po kërkon një qendërmbrojtës, dy emra shihen si favoritë

Liverpooli thuhet se po ndjek në mënyrë aktive një numër të mbrojtësve të rinj qendrorë më premtues në të gjithë Evropën.

Sipas gazetarit të njohur Paul Joyce, Reds kanë një sy të veçantë te Giovanni Leoni i Parmës dhe interes të vazhdueshëm për Marc Guehi të Crystal Palace.

Midis lojtarëve që po merren në konsideratë është Leoni, qendërmbrojtësi 18-vjeçar italian i cili u transferua te Parma nga Sampdoria në qershor të vitit 2024 për pak më shumë se 10 milionë euro.

Leoni tani kuptohet të jetë një objektiv serioz për Liverpoolin, të cilët rivalizohen nga Newcastle dhe Tottenhamin, megjithëse Parma është e etur ta mbajë atë edhe për një kohë.

Liverpooli po monitoron gjithashtu Marc Guehin, i cili po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij me Crystal Palace.

Çmimi i kërkuar nga Palace do të jetë një faktor kyç nëse ata vendosin të vazhdojnë, por interesi mbetet i qartë.

Aktualisht, duke u përballur me sfida në thellësinë e mbrojtjes pas largimeve të Jarell Quansah dhe të ardhmes së pasigurt të Joe Gomez, ndjekja e Reds për mbrojtës të nivelit të lartë pasqyron planifikimin e tyre strategjik nën drejtimin e trajnerit Arne Slot. /Telegrafi/

The post Liverpooli po kërkon një qendërmbrojtës, dy emra shihen si favoritë appeared first on Telegrafi.

Asllani drejt skuadrës së njohur italiane, Interi bën propozimin që kënaq të dy klubet

“Telenovela” Asllani vijon të jetë një nga lajmet kryesore në mediat sportive italiane. Interi ka vendosur të largojë përfundimisht yllin e kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, por ky i fundit ka vendosur si kusht që të shitet vetëm te skuadrat italiane. Pasi refuzoi Betisin, marrdhënia mes Interit dhe Allanit u duk sikur u ngri në një […]

The post Asllani drejt skuadrës së njohur italiane, Interi bën propozimin që kënaq të dy klubet appeared first on BoldNews.al.

Interi takon agjentin e Leonit, synon ta fitojë garën me tre gjigantët evropianë

Drejtuesit e Interit thuhet se janë takuar me agjentin e Giovanni Leonit, Edoardo Crnjar, të hënën, por Nerazzurrët duhet të përballen me konkurrencën e Juventusit, Milanit dhe Liverpoolit.

Sipas Corriere dello Sport, Interi diskutoi një transferim të mundshëm për mbrojtësin e Parmës, Leoni, të hënën, gjatë një takimi me agjentin e mbrojtësit në Milano.

Leoni u bë titullar i rregullt në Ennio Tardini në pjesën e dytë të sezonit 2024/25 nën drejtimin e Cristian Chivu, i cili tani është emëruar trajner i Interit.

Mbrojtësi ka tërhequr interes nga disa klube, përfshirë Milanin, Juventusin dhe Liverpoolin, sipas disa burimeve.

Mediat italiane raportojnë se çmimi i kërkuar nga Parma për Leonin është 40 milionë euro, por sipas burimeve të Football Italia, një ofertë rreth 25 milionë euro do të ishte e mjaftueshme për të siguruar nënshkrimin e qendërmbrojtësit premtues italian.

Prioriteti i Interit është aktualisht nënshkrimi i Ademola Lookman nga Atalanta, ndërsa Koni De Winter i Genoas shihet si një alternativë e vlefshme dhe më e lirë ndaj Leonit. /Telegrafi/

The post Interi takon agjentin e Leonit, synon ta fitojë garën me tre gjigantët evropianë appeared first on Telegrafi.

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

“Prandaj e thashë që kërkoj mirëkuptimin tuaj, sepse jemi në fazat e para të veprimeve hetimore. Është e vërtetë që shtetasi Nuredin Dumani, është person në hetim, ka qenë person në kërkim, sot i kapur, në lidhje me procedimin penal për vrasjen e shtetasit Bujar Çela. Natyrisht edhe për procedime të tjera jemi duke zhvilluar […]

The post Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë appeared first on BoldNews.al.

Armando Broja lidhet me një transferim te klubi i njohur italian

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja, mund të përfundoj në Serie A në afatin kalimtar të verës.

Broja pritet të largohet nga klubi londinez këtë afat kalimtar dhe nuk mungojnë ofertat e ndryshme nga Liga Premier dhe Bundesliga.

Megjithatë, Broja tani po lidhet me një destinacion të ri dhe mund të përfundoj në kampionatin elitar italian, Serie A.

Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, 23-vjeçar shqiptar, i diplomuar në akademinë e Chelseat, thuhet se është një objektiv i Parmës.

 

#Parma have shown interest in #Chelsea’s striker Armando #Broja, who will leave #Chelsea this summer. #transfers #CFC

— Nicolò Schira (@NicoSchira) July 18, 2025

Broja e kaloi sezonin e fundit në huazim te Evertoni, ku bëri 11 paraqitje, por nuk arriti të shënonte ose të asistonte.

Me ndikim të kufizuar sezonin e kaluar, Broja duket se do të kërkojë më shumë kohë loje dhe mundësi diku tjetër, ndërsa Chelsea përgatitet për ndryshime në skuadër. /Telegrafi/

The post Armando Broja lidhet me një transferim te klubi i njohur italian appeared first on Telegrafi.

Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës

✇Albeu
By: M C

Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnë t’i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.


Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve. /kapitali.al

The post Plas mega skandali me rimbursimin e ilaçeve, Nadir Çausholli dhe Gazmend Aliaj autorët e skemës: Si i shitën në mënyre fiktive CFO Pharma dhe BioPlus barna njëra-tjetrës appeared first on Albeu.com.

Shkëlqeu sezonin e fundit, Parma kërkon sulmuesin e Kombëtares Shqiptare

Sulmuesi Cristian Shpendi (22 vjeç) po shkëlqen në Serie B me fanellën e Cesenas, ku ka shënuar 11 gola në sezonin e fundit. Performancat e tij pozitive nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa së fundmi interes për shërbimet e tij ka shfaqur edhe klubi i Parmës. Sipas raportimeve nga “Parma Gazette”, skuadra e […]

The post Shkëlqeu sezonin e fundit, Parma kërkon sulmuesin e Kombëtares Shqiptare appeared first on BoldNews.al.

25 milionë euro në arkat e Parmas, Interi firmos me sulmuesin 21-vjeçar

Ange-Yoan Bonny është tashmë lojtar i Interit. Sulmuesi është larguar nga selia e zikaltërve sot pasi ka firmosur. Kontrata e tij raportohet të jetë e vlefshme deri në vitin 2029. Paga për të ndërkohë do të jetë 2 milionë euro në sezon. Vetë Parma fiton rreth 25 milionë euro për shitjen e kartonit të sulmuesit […]

The post 25 milionë euro në arkat e Parmas, Interi firmos me sulmuesin 21-vjeçar appeared first on BoldNews.al.

Inter bëhet me sulmues të ri, arrihet marrëveshja për transferimin e Ange-Yoan Bonny

Interi ka siguruar tashmë shërbimet e sulmuesit të Parmës, Ange-Yoan Bonny, dhe ka mundësinë ta marrë me vete për fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. 

Marrëveshja për transferimin e francezit është praktikisht e përfunduar, me një vlerë totale prej 25 milionë eurosh, që ndahet mes pagesës fikse dhe bonuseve të ndryshme. 

Pavarësisht spekulimeve dhe interesimit të përfolur nga klube të ndryshme, Bonny ka qenë gjithmonë i destinuar për t’u bashkuar me zikaltërit. 

Inter ka qenë në ‘pole-position’ që nga fillimi dhe kurrë nuk e ka lëshuar kontrollin, pavarësisht zërave që qarkulluan në ditët e fundit. 

Tani mbetet në dorë të trajnerit Cristian Chivu të vendosë nëse do ta marrë Bonny në SHBA për fazën me eliminim direkt të turneut, apo do ta lërë të përgatitet në qetësi për sezonin e ri dhe të përshtatet me ambientin e ri. 

Për Interin, më e rëndësishmja është që marrëveshja është drejt përmbylljes dhe në asnjë moment nuk ka pasur dyshime për këtë. 

Bonny iu bashkua Parmës në vitin 2021 si lojtar i lirë nga skuadra e të rinjve të Chateauroux dhe luajti një rol kyç në ngjitjen e klubit në Serie A.  

Në sezonin që lamë pas, ai regjistroi 6 gola dhe 4 asistime në 37 ndeshje të kampionatit elitar italian./Telegrafi/

The post Inter bëhet me sulmues të ri, arrihet marrëveshja për transferimin e Ange-Yoan Bonny appeared first on Telegrafi.

Zëvendësuesi i Marcus Thuram gati: Ange-Yoan Bonny drejt Interit, marrëveshja afër

Interi është pranë përfundimit të një marrëveshjeje me Parmën për sulmuesin e ri Ange-Yoan Bonny, me një ofertë që pritet të mbyllet në vlerën prej 24 milionë eurosh, sipas Fabrizio Romanos.

Bonny ka qenë një objektiv i Interit për disa muaj dhe interesimi është rritur ndjeshëm që kur ish-trajneri i Parmës, Cristian Chivu, iu bashkua zikaltërve si zëvendësues i Simone Inzaghit.

Fillimisht, Interi kishte paraqitur një ofertë prej 22 milionë eurosh plus bonuse që kapnin vlerën e 23 milionëve të tjerë, por u detyrua të rrisë ofertën për shkak të konkurrencës nga Stuttgart në Bundesligë.

Tani, Interi synon ta mbyllë marrëveshjen për një shumë fikse prej 24 milionë eurosh, shumë afër kërkesës së Parmës prej 25 milionësh.

Bonny, 21-vjeçar, u transferua te Parma në vitin 2021 nga Chateauroux dhe këtë sezon ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngjitjen dhe mbijetesën e ekipit në Serie A, me 6 gola dhe 4 asistime në 37 paraqitje.

Ai shihet si zëvendësuesi ideal për Marcus Thuram në vijën e sulmit, ndërsa Interi pritet të largojë emra si Marko Arnautovic, Joaquin Correa dhe Mehdi Taremit në fund të sezonit. /Telegrafi/ 

The post Zëvendësuesi i Marcus Thuram gati: Ange-Yoan Bonny drejt Interit, marrëveshja afër appeared first on Telegrafi.

Një 29-vjeçar do të drejtojë Parmën, klubi zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi i Parmës ka bërë një lëvizje të pazakontë, duke i besuar pankinën një trajneri të ri me kuptimin e plotë të fjalës. Spanjolli Carlos Cuesta është zyrtarizuar si tekniku i ri i emilianëve. Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare, me të drejtë rinovimi për një tjetër edicion. Carlos Cuesta është 29-vjeçar dhe përtej faktit […]

The post Një 29-vjeçar do të drejtojë Parmën, klubi zyrtarizon trajnerin e ri appeared first on BoldNews.al.

Arma speciale amerikane, e vetmja që depërton në impiantet nëntokësore iraniane

Sulmet izraelite i kanë shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës bërthamore të Iranit, por nuk u ka dhënë atyre goditjen fatale pasi zemra e programit të pasurimit të uraniumit të regjimit ndodhet nën tokë, sidomos në impiantin e Fordos.

Dhe e vetmja armë në gjendje të depërtojë në thellësi të tilla është në dispozicion të Donald Trump. Bëhet fjalë për “GBU-57”, një bombë anti-bunker që mund të hidhet vetëm nga avionët bombardues amerikanë “B-2”.

Arma “GBU-57” MOP, që do të thotë Depërtues Masiv i Municioneve, është prodhuar për forcat e armatosura amerikane kur u bë e qartë se Teherani donte t’i bënte të pacënueshëm impiantet e pasurimit të uraniumit, duke i mbrojtur ato në brendësi të maleve.

Versioni MOP është në gjendje ta çajë materialin shkëmbor deri në 60 metra përpara se të shpërthejë dhe të shkatërrojë shtresa të shumta çimentoje dhe çeliku.

Përmasat e saj janë të tilla që mund të hidhet vetëm nga avionët më të avancuar luftarakë të Shteteve të Bashkuara, “B-2”, i pakapshëm nga radarët.

Forcat ajrore amerikane numërojnë 19 avionë të tillë dhe bëhet fjalë për një mjet fluturues që konsiderohet jetik për sigurinë kombëtare.

Marsin e kaluar, Uashingtoni dërgoi gjashtë “B-2” për një mision afatgjatë në bazën anglo-amerikane në ishullin Diego Garsia, në oqeanin Indian, në të njëjtën kohë kur kishte nisur fushata kundër bazave të rebelëve huthi në Jemen, por edhe për t’i dërguar një mesazh sponsorit të tyre, Iranit.

Një muaj më pas, shefi i Pentagonit, Pete Hegseth iu drejtua regjimit të ajatollahëve duke i kërkuar që ta merrte seriozisht dërgimin e avionëve, një thirrje kjo për ta bindur që ta mbyllte në mënyrë paqësore dosjen bërthamore, duke pranuar propozimet amerikane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arma speciale amerikane, e vetmja që depërton në impiantet nëntokësore iraniane appeared first on Euronews Albania.

“GBU-57”, arma sekrete amerikane që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit

Cilat janë bombarduesit amerikanë B-2: ata mbajnë “superbombën” e përdorur për të shkatërruar bunkerët në thellësi të mëdha Pajisja u zhvillua në gjysmën e parë të viteve 2000 me qëllim përdorimin kundër vendeve armiqësore. Më pas u modifikua për të rritur fuqinë e saj shkatërruese me anë të inovacioneve. Në ditët e fundit të marsit, […]

The post “GBU-57”, arma sekrete amerikane që mund të shkatërrojë bunkerët “bërthamorë” të Iranit appeared first on BoldNews.al.

Plagosi çiftin e bashkëshortëve pas sherrit për qenin, Policia gjen pistoletën e autorit

Pak orë pas krimit të ndodhur në Gosë të Rrogozhinës, Policia e Kavajës ka gjetur armën e krimit të përdorur nga autori i dyshuar, i cili gjithashtu u arrestua. Sherri mes fqinjëve këtë të premte përfundoi me veprimin e Shpëtim Osma, i cili ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark. Pak poas arrestimit të tij…

Source

Pse Chivu ishte hequr nga skenari për Inter U23 e tani zgjidhet për ekipin e parë

Christian Chivu do të bëhet praktikisht trajneri i ri i Inter. Largimi i Simone Inzaghi, i cili përfundimisht ka marrë drejtimin e Al Hilal në Arabinë Saudite, i ka zënë të papërgatitur zikaltërit, të cilët po tregohen të pasigurt përsa i përket zgjedhjes së trajnerit të ri. Fillimisht “jo”-ja e Comos për Fabregas, më pas refuzimi i Viera për respekt të fjalës së dhënë për Genoan dhe tani opsioni i tretë që çon te emri i ish-mbrojtësit zikaltër. Inter nuk është aspak një e shkuar për Chivu, i cili më parë kishte drejtuar skuadrën Primavera.

Këtu në vitin 2022 ai fitoi titullin kampion Primavera si trajner, duke u vënë në pah si nga ambienti zikaltër ashtu edhe nga skuadra të tjera. Marotta dhe klubi ishin gati t’i besonin skuadrën U23 në nisje të sezonit të ardhshëm në Serie C, por telefonata e Parmës disa muaj më parë bëri që Inter të hiqte dorë nga kjo hipotezë. Chivu pranoi të drejtonte në Serie A dhe mori vendin e Fabio Pecchia, duke treguar gjithashtu një lojë të mirë dhe duke arritur rezultate të shkëlqyera përveç shpëtimit nga rënia. Ndoshta pikërisht për këtë ndikim pozitiv, Inter është kthyer pas dhe ka menduar t’i besojë ekipin e parë.

Lexo më tej: Chivu trajneri i ri i Inter pas refuzimit të Fabregas: çfarë mungon për ta mbyllur

Pak a shumë në vija të përgjithshme siç ndodhi me Andrea Pirlo te Juventus, i cili u promovua në trajner të ekipit të parë në vitin 2020 pasi ishte shpallur trajner i ri i skuadrës U23. Në këtë rast për Chivu nuk pati asnjë shpallje, por vetëm një “promovim” normal në rrugëtimin e tij si trajner, që do ta kalonte nga Primavera te U23, përpara se Marotta të vendoste tia hiqte këtë mundësi. Skuadra zikaltër që do të luajë vitin tjetër në kampionatin e Serie C, do t’i besohet pothuajse me siguri Stefano Vecchias, që ka qenë tashmë trajner i të rinjve nga viti 2014 deri në 2018.

Chivu do të niste një revolucion taktik që shkëputet nga e kaluara

“Unë i mendoj të gjitha gjërat, nuk do të mund të thosha kurrë jo sepse projekti U23 është i rëndësishëm” kishte thënë në një intervistë jo edhe aq të largët Chivu në lidhje me mundësinë që Inter t’i besonte atij detyrën te U23. Tani presidenti i Interit, Marotta, ka telefonuar Parmën duke kërkuar të ndalojë trajnerin rumun, i cili ka një opsion për rinovim me emilianët, pas tij ishte hequr vetëm disa javë më parë për të drejtuar U23 në Serie C.

Marotta ka kërkuar të mos ushtrohet klauzola në mënyrë që të shkohet drejt e te ai. Chivu i ka bindur të gjithë me Parmën e tij shpërthyese dhe ndikimi në Serie A ka qenë pra mëse bindës për Interin. Ajo e rumunit Chivu do të ishte gjithashtu edhe nisja e një projekti të ri taktik, që do të shihte Inter të braktiste skemën 3-5-2 për të kaluar te 4-3-3, markë e regjistruar e trajnerit rumun pikërisht te Parma.

The post Pse Chivu ishte hequr nga skenari për Inter U23 e tani zgjidhet për ekipin e parë appeared first on Lapsi.al.

Chivu trajneri i ri i Inter pas refuzimit të Fabregas: çfarë mungon për ta mbyllur

Inter nuk ka humbur kohë dhe, pasi mori “jo”-në nga Como dhe Fabregas, ka zgjedhur pasuesin e Simone Inzaghi, i cili ka firmosur për Al Hilal. Klubi zikaltër ka vendosur të besojë te Cristian Chivu, i cili prej shkurtit ka qenë trajner i Parmës. Por rumuni ka qenë për shtatë sezone mbrojtës i Inter, ka fituar tripletën dhe ka drejtuar për tre sezone skuadrën Primavera.

Lajmi është raportuar nga Sky. Chivu kishte arritur një marrëveshje për rinovim me Parmën deri në vitin 2027, një marrëveshje verbale, pasi firmat ende nuk ishin hedhur. Tani ka mbërritur oferta e parefuzueshme nga Inter. Ish-mbrojtësi, në këto orë, po përpiqet të lirohet plotësisht nga marrëveshja me klubin verdheblu, i cili ndërkohë ka nisur të shikojë përreth.

Refuzimi nga Fabregas dhe Como

Simone Inzaghi vendosi të pranonte ofertën e Al Hilal. “Demoni” është prezantuar zyrtarisht dhe do të jetë në krye të klubit për Botërorin e Klubeve. Inzaghi u largua tre ditë pas finales së Champions. Inter nuk u gjend i papërgatitur dhe vëzhgoi disa trajnerë. De Zerbi rinovoi me Marseille dhe tha “jo”. Fabregas ishte i përzgjedhuri, por si ai ashtu edhe, mbi të gjitha, Como, i bënë bllok. Më pas u provua Vieira, i cili preferoi të mbante fjalën e dhënë ndaj Genoas.

Chivu largohet nga Parma dhe i thotë po Inter

Dhe kështu favoriti u bë Chivu, i cili ishte mes katër kandidaturave të mundshme. Operacioni për trajnerin rumun duhej mbyllur shpejt. Sepse, pas shpëtimit të arritur në javën e fundit, Chivu kishte gjetur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në 2027 me Parmën – një marrëveshje verbale, me firmat që dukeshin se do të vendoseshin në mbrëmjen e 5 qershorit. Por firmat, ose më mirë ato firma, nuk do të hidhen. Sepse ndërkohë mbërriti oferta e Inter, një tren për t’u kapur me shpejtësi në ecje për ish-mbrojtësin, i cili në vitin 2010 fitoi tripletën me skuadrën e drejtuar nga Mourinho.

Karriera e Chivu si lojtar dhe trajner

Chivu ka qenë futbollist i nivelit të lartë, ka luajtur deri në vitin 2014: trembëdhjetë trofe të fituar në karrierë, mes Ajax, Romës dhe Inter. Sigurisht, Champions League e vitit 2010 është trofeu që shkëlqen më shumë. Si trajner, për tre vite ka drejtuar skuadrën Primavera të Inter, duke fituar kampionatin në vitin 2022. Që prej shkurtit ka qenë trajner i Parmës, të cilën e ka çuar drejt shpëtimit, duke e drejtuar në 13 ndeshje: 3 fitore, 7 barazime dhe 3 humbje.

The post Chivu trajneri i ri i Inter pas refuzimit të Fabregas: çfarë mungon për ta mbyllur appeared first on Lapsi.al.

Fabregas i paarritshëm, Interi do ta emërojë një legjendë të klubit në postin e trajnerit

Sipas Gianluca Di Marzio, Interi ka vendosur të marrë Christian Chivun si trajnerin e tyre të ardhshëm, pasi Cesc Fabregas refuzoi ofertën e klubit.

Pas këtij zhvillimi, Interi ka informuar zyrtarisht Parmën për synimin e tyre për ta emëruar Chivun në postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Ky njoftim u bë të enjten pasdite, pasi Como refuzoi kërkesën e Interit për Fabregasin, duke e detyruar klubin të kërkojë alternativa të reja.

Drejtuesit e klubit, përfshirë drejtorin sportiv Giuseppe Marotta, tani janë të përqendruar te Chivu, i cili aktualisht është në krye të Parmës.

Chivu, një ish-lojtar i Interit dhe fitues i tripletës nën drejtimin e Jose Mourinhos, shihet si kandidati ideal për të udhëhequr skuadrën.

Ai ka lënë përshtypje të mira këtë sezon, duke e udhëhequr Parmën drejt mbijetesës në Serie A pas vetëm një gjysmë sezoni në krye të ekipit.

Interi pritet të finalizojë marrëveshjen së shpejti, me Chivun që tashmë shihet si favorit për të zëvendësuar Simone Inzaghin në pankinën e “Nerazzurrëve”. /Telegrafi/

The post Fabregas i paarritshëm, Interi do ta emërojë një legjendë të klubit në postin e trajnerit appeared first on Telegrafi.

❌