❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Berisha flet pas daljes nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar, krerët e karteleve u arratisën pasi u informuan

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, pas daljes nga SPAK, kreu i PD, Sali Berisha, dha një deklaratë për mediat, ku akuzoi institucionin për bashkëpunim të nivelit të lartë me krimin e organizuar.

Sipas tij, 250 urdhër-arreste nuk janë ekzekutuar dhe krerët e karteleve janë informuar paraprakisht. Berisha theksoi se asnjë prej drejtuesve të karteleve të drogës nuk ndodhet në burg.$

Berisha: Sot unë lashë këtë shënim: Altin Troplini, se çfarë gjeta unë aty, aty ishte Elvis Doçi. Elvis Doçi, po i varte në qafë një pllakatë Altin Troplinit, në të cilën e shpallte president i nderit i kartelit Troplini për shkallën më të lartë të bashkëpunimit dhe mbështetjes që ai i dha këtij karteli.
Por shqiptarĂ«t duhet ta dinĂ« se ky institucion, nĂ« tĂ« cilin pa diskutim ka njerĂ«z tĂ« ndershĂ«m, ka burra, gra, vajza dhe djem tĂ« ndershĂ«m, por ka kriminelĂ« mĂ« tĂ« poshtĂ«r, mĂ« tĂ« rrezikshĂ«m se TroplinĂ«t, se ÇelĂ«t dhe se shumĂ« tĂ« tjerĂ«.

Nga bilanci i një gazetari kurajoz, investigativ, del se bashkëpunëtorët e krimit në këtë institucion, si dëshmi e këtij bashkëpunimi, 250 urdhër arreste ndërkombëtare dhe kombëtare nuk janë ekzekutuar sepse si në rastin e Elvis Doçit, janë mbajtur, janë informuar krerët e karteleve dhe de facto asnjë prej tyre nuk është në burg në Shqipëri.

ËshtĂ« njĂ« bashkĂ«punim i shkallĂ«s mĂ« tĂ« lartĂ« me krimin. NĂ« qoftĂ« se prokuroria e krimeve tĂ« rĂ«nda kishte njĂ« ekzekutim tĂ« mandateve tĂ« arrestit sipas statistikĂ«s sĂ« saktĂ«, qĂ« shkonte nĂ« 85-90 pĂ«rqind, Altin Troplini dhe pasardhĂ«si i tij, ish-xhelati i policisĂ« sekrete tĂ« Enver HoxhĂ«s, kanĂ« njĂ« ekzekutim qĂ« pĂ«r bosĂ«t nuk shkon as nĂ« 10 pĂ«rqind.

Dhe unë u bëj thirrje gazetarëve, që unë kam respekt për ta, që merren me informacionet e këtij institucioni, të mos bien viktimë e mashtrimeve dhe trillimeve të tyre. Informuan se janë kapur 17 tonelata drogë.

Tani dĂ«gjoni, dy javĂ«t e fundit, lajmet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« vĂ«rtetuara janĂ« se nĂ« duart e karteleve shqiptare tĂ« Çelajt dhe Ndreut apo atij Hoxhosmanit, kanĂ« qarkulluar 34 tonĂ« kokainĂ«, e barabartĂ« me 6.5 miliardĂ« euro.

Asnjë gram nuk është kapur në Shqipëri dhe dezinformojnë, mashtrojnë se u kapën 17 tonelata.
Pra, pse e theksova këtë moment, e theksova se në qoftë se Altin Troplinin e dekoroi sot, aty po e dekoronte Elvis Doçi, e shpalli president nderi të kartelit Troplini pikërisht për këtë bashjëpunim kriminal të ngushtë që është vendosur mes personave të ngushtë këtu.

Nuk pĂ«rjashtohet, njĂ« pjesĂ« Ă«shtĂ« edhe policia pa diskutim, por rastet janĂ« flagrante, qĂ« akuzohen vetĂ« kĂ«ta prokurorĂ« dhe kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« problem madhor pĂ«r rendin dhe sigurinĂ«, pasi unĂ« u them ju qĂ« sot padrinot janĂ« tĂ« lirĂ«, janĂ« nĂ« Xhafzotaj, jetojnĂ« nĂ« njĂ« territor ku nuk futet policia dhe askush dhe vazhdojnĂ« tĂ« qetĂ« njĂ«soj si Suel Çela, i cili nĂ« njĂ« kohĂ« kur bĂ«nte terror nĂ« Elbasan pĂ«r zgjedhjet, Altin Troplini dizinformonte tĂ« huajt se ai Ă«shtĂ« nĂ« Dubai apo nĂ« dhera tĂ« tjera.

The post Berisha flet pas daljes nga SPAK: 250 urdhër-arreste nuk janë ekzektuar, krerët e karteleve u arratisën pasi u informuan appeared first on Albeu.com.

Sponsorizoi AjolĂ«n me vilĂ« pa qira, Gentian Sula i “Intersig” fitoi 530 mijĂ« euro pa garĂ« nga Veliaj

✇Albeu
By: V K

Dosja hetimore e “çiftit tĂ« parĂ« tĂ« TiranĂ«s”, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, pĂ«r njĂ« rastĂ«si interesante, ka brenda saj dy personazhe tĂ« tjerĂ«, me tĂ« njĂ«jtin emĂ«r-Gentian Sula.

NjĂ«ri prej tyre, biznesmeni i ndĂ«rtimit, i njohur edhe pĂ«r ngritjen e kompleksit rezidencial “Kodra e Diellit” nĂ« TiranĂ«, Ă«shtĂ« marrĂ« i pandehur nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve qĂ« zhvilloi Prokuroria e Posaçme pĂ«r veprat penale tĂ« “korrupsionit” e “pastrimit tĂ« parave”.

NdĂ«rsa Gentian Sula tjetĂ«r, Drejtor Ekzekutiv dhe aksioner i shoqĂ«risĂ« sĂ« sigurimeve “Intersig-Viela Insurance Group” dhe i disa shoqĂ«rive tĂ« tjera, megjithĂ«se thuajse nĂ« tĂ« njĂ«jtat situata me adashin e tij tĂ« ndĂ«rtimit, Ă«shtĂ« “mirĂ«kuptuar” nga Prokuroria e Posaçme dhe duket se nuk do tĂ« jetĂ« nĂ« listĂ«n e tĂ« pandehurve nĂ« çështjen “Veliaj-Xoxa”.

TĂ« dhĂ«nat e siguruara nga Prokuroria e Posaçme tregojnĂ« se Gent Sula i “Intersig” i ka dhĂ«nĂ« Ajola Xoxas, bashkĂ«shortes sĂ« kryebashkiakut tĂ« arrestuar tĂ« TiranĂ«s, Ajola Xoxa, njĂ« vilĂ« pa qira dhe pa kontratĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« zonĂ«s mĂ« tĂ« shtrenjtĂ« tĂ« ish-Bllokut, nĂ« kryeqytet, pĂ«r ushtrimin e aktivitetit tĂ« organizatĂ«s kulturore e artistike, “Nan Gallery”. Ky raport “pa qira” ndĂ«rmjet Gent SulĂ«s dhe Ajola Xoxas Ă«shtĂ« konsideruar “fiktiv” nga Prokuroria e Posaçme.

 


NĂ« foto: Biznesmeni Gentian Sula, pronar i “Noa Holding” dhe CEO e aksioner i “Intersig”

Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme zbuloi njĂ« tjetĂ«r marrĂ«dhĂ«nie fiktive financiare mes kĂ«tyre dy personazheve, ku Gentian Sula i “Intersig” tentoi tĂ« mbulonte njĂ« shumĂ« prej 110 mijĂ« euro, tĂ« cilat iu gjetĂ«n Ajola Xoxas nĂ« gjendje cash nĂ« kasafortĂ«n e zyrĂ«s sĂ« saj ligjore, “Partner’s Law”.

Gentian Sula, fillimisht deklaroi para prokurorĂ«ve tĂ« posaçëm se, shuma qĂ« u gjet nĂ« zyrĂ«n e AjolĂ«s ishte njĂ« kapar qĂ« ai kishte lĂ«nĂ« pĂ«r blerjen e njĂ« apartamenti nĂ« pronĂ«si tĂ« familjes Xoxa. Por, disa muaj mĂ« vonĂ«, Sula i “Intersig” u detyrua tĂ« pranojĂ« nĂ« ProkurorinĂ« e Posaçme se, as nuk kishte ndĂ«rmend ta blinte atĂ« apartament, as edhe nuk i kishte dhĂ«nĂ« shuma monetare bashkĂ«shortes sĂ« Erion Veliajt.

SipĂ«rmarrĂ«si i Sigurimeve, Sula, kĂ«rkoi “mirĂ«kuptimin” e prokurorĂ«ve tĂ« SPAK-ut pĂ«r deklarimet e tij tĂ« mĂ«parshme tĂ« rreme, pasi, siç deklaroi vetĂ«, “isha i turbullt nĂ« atĂ« kohĂ« dhe nuk e kuptova mirĂ« situatĂ«n”.

TĂ« dhĂ«nat e renditura nĂ« dosjen hetimore, krijojnĂ« njĂ« panoramĂ«, nĂ« tĂ« cilĂ«n Gent Sula i “Intersig-ut” ka qenĂ« nĂ« dispozicion tĂ« kĂ«rkesave tĂ« Ajola Xoxas, nĂ«n argumentin se ata “e njihnin njĂ«ri-tjetrin dhe kishin shoqĂ«ri qĂ« niste, tĂ« paktĂ«n, prej vitit 2010”.

Tenderi 530 mijë euro pa garë

Megjithatë, informacionet zyrtare tregojnë se Gentian Sula ka pasur edhe raporte të tjera financiare me Bashkinë e Tiranës, të drejtuar nga Erion Veliaj.

“Boldnews.al” ka siguruar njĂ« njoftim tĂ« publikuar nĂ« AgjencinĂ« e Prokurimit Publik, ku njĂ« prej kompanive nĂ« pronĂ«si tĂ« Gentian SulĂ«s sĂ« ‘Intersig-ut” ka fituar nĂ« vitin 2022, njĂ« tender me vlerĂ« 530 mijĂ« euro nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s. Dokumentat tregojnĂ« se ky tender ka qenĂ« pa garĂ«, pasi nĂ« procedurĂ« ka marrĂ« pjesĂ« vetĂ«m njĂ« konkurent, i cili ishte njĂ« bashkim operatorĂ«sh, pjesĂ« e tĂ« cilĂ«ve ishte edhe njĂ« prej shoqĂ«rive tĂ« Gentian SulĂ«s, “Noa Control”, pjesĂ« e “Noa Holding”.

ShoqĂ«ria “Noa Holding” Ă«shtĂ« njĂ« shoqĂ«ri e krijuar nĂ« vitin 2023, me pronar 100 pĂ«rqind tĂ« aksioneve Gentian SulĂ«n. Kjo shoqĂ«ri, me krijimin e saj, pĂ«rthithi disa kompani tĂ« tjera tĂ« mĂ«parshme, tĂ« kontrolluara po nga Sula dhe familja e tij. Mes kompanive tĂ« pĂ«rthithura ishte edhe “Noa Control” e cila ishte nĂ« treg prej vitit 2015.

NĂ« Tetor tĂ« vitit 2022, pra pak kohĂ« para se Gentian Sula t’i jepte nĂ« huapĂ«rdorje dhe pa pagesĂ« vilĂ«n nĂ« zonĂ«n e ish-Bllokut, Ajola Xoxas, pĂ«r aktivitetin e “Nan Gallery”, Bashkia e TiranĂ«s, nĂ«n drejtimin e Erion Veliajt, shpalli tenderin me objekt: “Rioptimizimi dhe Standartizimi i Proceseve tĂ« punĂ«s tĂ« strukturĂ«s sĂ« institucionit tĂ« BashkisĂ« TiranĂ«â€.

 


NĂ« foto: Tenderi i BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, fituar nga “Noa Control”

 

Tenderi kishte fond limit 62.500.000 lekë të reja ose rreth 530 mijë euro, sipas kursit të kohës. Bashkia e Tiranës njoftoi se priste oferta për këtë procedurë deri në fund të nëntorit 2022.

NĂ« pĂ«rfundim tĂ« afatit, rezultoi se nĂ« garĂ« kishte marrĂ« pjesĂ« vetĂ«m njĂ« operator ekonomik: bashkimi i shoqĂ«rive “Noa Control” i Gentian SulĂ«s, i njohur edhe si CEO i “Intersig” dhe njĂ« kompani kroate.

Garuesi i vetëm në këtë tender paraqiti ofertën ekonomike me vlerë 60.500.000 lekë të reja ose vetëm 2 milionë lekë (15 mijë euro më pak se fondi limit, sipas kursi të këmbimit të kohës).

Pasi shqyrtoi kĂ«tĂ« ofertĂ«, Bashkia e TiranĂ«s, e drejtuar nga Erion Veliaj, shpalli fitues konkurentin e vetĂ«m nĂ« garĂ«, pjesĂ« e sĂ« cilĂ«s ishte “Noa Control”./ Boldnews.al

The post Sponsorizoi AjolĂ«n me vilĂ« pa qira, Gentian Sula i “Intersig” fitoi 530 mijĂ« euro pa garĂ« nga Veliaj appeared first on Albeu.com.

NĂ« zbatim tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet nĂ« SPAK

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, ish-kryeministri dhe kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, u paraqit nĂ« ambientet e SPAK, nĂ« zbatim tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “detyrim paraqitje”, tĂ« caktuar nga gjykata.

Ai akuzohet se gjatë kohës që mbante postin e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportiv Partizani.

Edhe vetë Malltezi përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 5.4 milionë euro përmes një projekti ndërtimi, përfitime që lidhen me vendime të marra nga qeveria e drejtuar në atë kohë nga vjehrri i tij.

The post NĂ« zbatim tĂ« masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet nĂ« SPAK appeared first on Albeu.com.

Klani Çela-Çopja, rĂ«nia e shpejtĂ« e bandĂ«s mĂ« tĂ« frikshme nĂ« ShqipĂ«ri

✇Albeu
By: V K

Nga; Max Stephens dhe Besar Likmeta

Klani Çela-Çopja, ishte njĂ« nga sindikatat mĂ« tĂ« fuqishme tĂ« krimit nĂ« EuropĂ«, vendimet e tĂ« cilit diktonin çmimin e kokainĂ«s nĂ« mbarĂ« kontinentin.

I drejtuar nga liderĂ«t e tij, Franc Çopja, 33-vjeç, dhe Ervis Çela, 41-vjeç, ky grup shqiptar kontrabandonte kokainĂ« me vlerĂ« miliarda paundĂ«sh nga Amerika Latine drejt porteve tĂ« Bashkimit Europian.

Pasuritë i pastronin përmes një perandorie të gjerë komerciale që përfshinte prona të shumta, një resort turistik me pesë yje, vila dhe apartamente.

BosĂ«t e drogĂ«s kishin grumbulluar aq shumĂ« para, saqĂ« grindeshin mes tyre nĂ«se ishte mĂ« mirĂ« t’i fshihnin kartĂ«monedhat nĂ«n rrĂ«njĂ«t e ullinjve apo t’i shndĂ«rronin nĂ« shufra ari.

Por brenda vetĂ«m pak ditĂ«sh, karteli u gjunjĂ«zua: Çopja dhe Çela u arrestuan sĂ« bashku me njerĂ«zit e tyre mĂ« tĂ« afĂ«rt, ndĂ«rsa pasuritĂ« iu sekuestruan nga SPAK – task-forca shqiptare kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar.

Në mars të vitit 2021, hetuesit arritën të depërtonin në Sky ECC, një shërbim i mesazheve të enkriptuara, duke zbuluar veprat e tyre të dyshuara penale.

Çela, i kĂ«rkuar nĂ« Itali pĂ«r torturimin dhe vrasjen e njĂ« konkurrenti shqiptar nĂ« trafikun e grave, u arrestua sĂ« bashku me dy vĂ«llezĂ«rit e tij dhe tetĂ« bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« tjerĂ« nĂ« njĂ« seri bastisjesh tĂ« befasishme nĂ« qershor dhe gusht.

Çopja ishte arrestuar nĂ« BelgjikĂ« nĂ« dhjetor 2023 dhe ndodhet nĂ« gjyq pĂ«r vrasje, pasi u ekstradua nga vila e tij nĂ« Dubai.

Ai konsiderohet si mendja logjistike e operacionit, duke siguruar kalimin e kokainës përmes porteve të Europës veriore.

“Kjo organizatĂ« kriminale mund tĂ« konsiderohet si njĂ« nga mĂ« tĂ« fuqishmet shqiptare nĂ« trafikun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« kokainĂ«s”, deklaruan prokurorĂ«t Altin Dumani dhe Vladimir Mara nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

“Ajo kishte kapacitetin tĂ« ndikonte drejtpĂ«rdrejt nĂ« çmimin e kokainĂ«s nĂ« tregjet evropiane dhe tĂ« menaxhonte sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« kĂ«saj substance narkotike nĂ« periudha tĂ« shkurtra kohore”, shtuan ata.

Karteli thuhet se kontrollonte tĂ« gjithĂ« zinxhirin e trafikut tĂ« kokainĂ«s – nga prodhimi dhe pĂ«rpunimi nĂ« laboratorĂ«t e Paraguait, deri te transporti ndĂ«rkombĂ«tar dhe shpĂ«rndarja nĂ« tregjet evropiane, e nĂ« fund te pastrimi dhe qarkullimi i fitimeve tĂ« paligjshme nĂ« ShqipĂ«ri dhe vende tĂ« tjera.

NjĂ« pjesĂ« e kokainĂ«s sĂ« grupit dyshohet se Ă«shtĂ« trafikuar pĂ«rtej Kanalit tĂ« La Manshit drejt MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar, ku – sipas AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Krimit – bandat kriminale qĂ« flasin shqip kontrollojnĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« konsiderueshme tĂ« tregut fitimprurĂ«s.

Një kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të kushtojë rreth 40,000 paund, krahasuar me 20,000 paund në Evropë.

Sipas Europol-it, agjencisë policore të Bashkimit Evropian, Sky ECC ishte përdorur gjerësisht për qëllime kriminale, përfshirë trafik droge, pastrim parash dhe shpërndarje të materialeve abuzive ndaj fëmijëve.

Edhe pse Sky ECC është mbyllur, qindra miliona mesazhe të enkriptuara mbeten të aksesueshme dhe janë analizuar nga autoritetet ligjzbatuese në gjithë Evropën dhe më tej për vite me radhë.

Një aktakuzë prej 282 faqesh, e lëshuar më 8 gusht nga SPAK dhe e parë nga gazeta The Telegraph, zbulon se si banda dyshohet se përpiqej të transportonte 28 tonë kokainë të fshehur në kuti sapuni, kanaçe boje ose ngjitës industrial nga Paraguai drejt porteve të Hamburgut dhe Anversës gjatë viteve 2020-2021.

MĂ« 12 shkurt 2021, 16.4 ton kokainĂ« me pastĂ«rti tĂ« lartĂ«, e fshehur nĂ« 1,700 kanaçe me llaç muri dhe me njĂ« vlerĂ« nĂ« treg prej rreth 3 miliardĂ« paund, u sekuestrua nĂ« porte — njĂ«kohĂ«sisht kapja mĂ« e madhe e kokainĂ«s nĂ« historinĂ« e EvropĂ«s nĂ« atĂ« kohĂ«.

Një tjetër ngarkesë që kaloi me sukses përmes portit të Anversës në vitin 2020, kishte një vlerë prej 1.3 miliardë paund.

Grupi kishte zhvilluar njĂ« sistem tĂ« sofistikuar pĂ«r transferimin e fitimeve nga trafiku i drogĂ«s nga Evropa drejt ShqipĂ«risĂ«, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e korrierĂ«ve pĂ«r transferimin fizik tĂ« parave dhe njĂ« rrjet tĂ« ashtuquajtur “hawala”, i cili mundĂ«sonte qarkullimin e qindra milionĂ« eurove nĂ« para cash.

Çela thuhet se e drejtonte operacionin ndĂ«rsa ishte nĂ« arrati nĂ« Paraguai.

NĂ« njĂ« komunikim mĂ« 12 dhjetor 2020, Çela i tha ÇopjĂ«s se planifikonte t’i groposte eurot nĂ« rrĂ«njĂ«t e pemĂ«ve tĂ« tij tĂ« ullinjve nĂ« ShqipĂ«ri, ku kishte njĂ« plantacion me 200 rrĂ«njĂ«.

MegjithatĂ«, Çopja e paralajmĂ«roi se kartĂ«monedhat do tĂ« kalbeshin nĂ«n tokĂ« dhe e nxiti tĂ« kĂ«mbehej nĂ« shufra ari.

Cela u pĂ«rgjigj: “S’ka ar
 Duhet tĂ« grabis njĂ« bankë  Duhet ta porosis nga Afrika”.

Çopja i tha: “Njoh dikĂ« qĂ« mund tĂ« na e sigurojĂ« [arin]”.

Çela u pĂ«rgjigj: “Pyete, çfarĂ«do qĂ« ka, 100/200 kilogramĂ«â€.

Biseda më pas kaloi tek orët luksoze dhe tokat bujqësore.

Pasdite nga fundi i së njëjtës ditë, Cela paraqiti planet për të blerë dy ferma në Paraguai për 10 milionë paund, një investim që sipas tij do të sillte 1.8 milionë paund në vit.

NĂ« njĂ« bisedĂ« tĂ« ndarĂ« me vĂ«llain e tij nĂ« Sky ECC nĂ« nĂ«ntor 2020, Cela shkroi se 800,000 paund qĂ« i duhej nga njĂ« nga trafikantĂ«t e tyre po vonoheshin “pĂ«r shkak tĂ« njĂ« rĂ«nieje nĂ« tregun e BritanisĂ« sĂ« Madhe”.

Cela kishte qenë në arrati për 11 vjet para arrestimit të tij në fshatin bregdetar të Qeparoit në jug të Shqipërisë më 29 qershor.

Së bashku me vëllain Ardian dhe bashkëpunëtorin Hiseni Fatos, ai ishte dënuar në Itali për vrasjen e Petrit Kecit në shtator 2008, i cili kishte tentuar të përfshihej në rrjetin e prostitucionit të grupit në San Benedetto del Tronto.

Të tre u dënuan për rrahjen e Kecit dhe qëllimin e tij me gjashtë plumba në kokë, përpara se të digjnin trupin e tij për të fshehur krimin.

Çela u dĂ«nua me 30 vjet burg, ndĂ«rsa vĂ«llai i tij me 18 vjet.

Megjithatë, çifti arriti të apelojë dënimin dhe u mbajtën në paraburgim para gjyqit, por afati i qëndrimit në paraburgim përfundoi para se të rigjykoheshin dhe u liruan në maj 2014, duke iu dhënë mundësinë të iknin jashtë vendit dhe të humbnin në botën kriminale.

Tani, Çela do tĂ« duhet tĂ« vuajĂ« njĂ« dĂ«nim prej 21 vjetĂ«sh burg pĂ«r vrasje, rrĂ«mbim, pĂ«rpjekje pĂ«r fshehje tĂ« trupit, kĂ«rcĂ«nime, mbajtje tĂ« paligjshme tĂ« eksplozivĂ«ve dhe municioneve, si dhe pengim tĂ« drejtĂ«sisĂ«, pĂ«rveç ndonjĂ« dĂ«nimi tjetĂ«r qĂ« mund tĂ« marrĂ« pĂ«r trafikimin e drogĂ«s dhe shkelje tĂ« tjera lidhur me tĂ«.

NjĂ« nga asetet mĂ« tĂ« spikatura tĂ« sekuestruara nga SPAK ishte kompleksi luksoz “Ajman Park” nĂ« Shijak, njĂ« qytet 27 kilometra nĂ« perĂ«ndim tĂ« kryeqytetit, TiranĂ«s.

Faqja e internetit e kĂ«tij kompleksi Ă«shtĂ« ende aktive dhe ofron “siguri 24-orĂ«she” pĂ«r ata qĂ« dĂ«shirojnĂ« tĂ« marrin me qira pallatin nĂ« stilin greko-romak “Marvel Palace” pĂ«r dasma, apo tĂ« shijojnĂ« darkĂ«n nĂ« restorantin Sushi dhe Steakhouse.

Sekuestrimet shënuan një ndërhyrje të rrallë nga autoritetet shqiptare, të cilat thuajse kurrë nuk kishin nisur hetime mbi origjinën e kapitalit në shkallë të gjerë që investohej në sektorët e turizmit dhe ndërtimit në vend./ The Telegraph

The post Klani Çela-Çopja, rĂ«nia e shpejtĂ« e bandĂ«s mĂ« tĂ« frikshme nĂ« ShqipĂ«ri appeared first on Albeu.com.

Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës për SHBA-të, bashkë me evropianët mund ta detyrojmë Rusinë për një paqe të drejtë

✇Albeu
By: V K

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi ka mbërritur në Uashington për takimin me Donald Trump, shkroi në rrjete sociale duke shprehur mbështetjen për SHBA-të dhe partnerëve evropianë.

Rusia duhet ta përfundojë luftën që nisi, shton Zelensky, duke shprehur bindjen që së bashku me SHBA dhe evropianët do ta detyrojnë atë që të bëjë një paqe të drejtë.

“Jam mirĂ«njohĂ«s. Ne tĂ« gjithĂ« ndajmĂ« njĂ« dĂ«shirĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r ta pĂ«rfunduar kĂ«tĂ« luftĂ« shpejt dhe me besueshmĂ«ri. Paqja duhet tĂ« jetĂ« e qĂ«ndrueshme. Jam i bindur se ne do ta mbrojmĂ« UkrainĂ«n, do tĂ« sigurojmĂ« sigurinĂ« e saj dhe populli ynĂ« do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« mirĂ«njohĂ«s ndaj Trump, AmerikĂ«s dhe çdo partneri pĂ«r mbĂ«shtetjen dhe ndihmĂ«n e tyre tĂ« paçmuar.

Rusia duhet ta pĂ«rfundojĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«, tĂ« cilĂ«n e filloi vetĂ«. Dhe shpresoj qĂ« forca jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t me AmerikĂ«n dhe miqtĂ« tanĂ« evropianĂ« mund ta detyrojĂ« RusinĂ« tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« paqe tĂ« vĂ«rtetĂ«â€, shkroi ai.

The post Zelensky pas mbërritjes në Uashington: Mirënjohës për SHBA-të, bashkë me evropianët mund ta detyrojmë Rusinë për një paqe të drejtë appeared first on Albeu.com.

Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

✇Albeu
By: V K

Publikimi së fundmi i draftit të Kodit të ri Penal nga Ministria e Drejtësisë, ka shkaktuar debate në radhët e ekspertëve të drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile, për shkak të shtimit të ashpërsisë së propozuar në dhënien e dënimeve për veprat dhe kundërvajtjet penale.

Kodi i ri Penal përmban 952 nene. Prej fundit të muajit korrik, drafti është publikuar në faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ka hyrë në fazën e konsultimeve.

Në këtë fazë të parë konsultimesh Profesionistët e Aleancës të Profesionistëve të Lirë (APL) nëpërmjet një letre dërguar ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, kanë kërkuar rishikim të kujdesshëm të dispozitave problematike, duke theksuar nevojën për respektim të parimit të proporcionalitetit dhe mbrojtje të lirive ekonomike dhe lirisë së fjalës.

Duke ngritur shqetësimin për zgjerimin e panevojshëm të ndërhyrjes penale në fusha që tradicionalisht janë trajtuar nga e drejta civile apo administrative, APL sjell në vëmendje disa nene që sipas tyre mund të sjellin pasoja negative në marrëdhëniet mes bizneseve.

Neni 537, qĂ« penalizon “tarifat e papĂ«rshtatshme tĂ« shĂ«rbimit”, duhet tĂ« rishikohet me prioritet, pasi nĂ« njĂ« ekonomi tregu, çmimet pĂ«rcaktohen nga marrĂ«dhĂ«nia kĂ«rkesë–ofertĂ« dhe natyra e shĂ«rbimit, jo nga sanksione penale.

Nocioni është i paqartë dhe rrezikon të penalizojë ofruesit e shërbimeve, duke ndërhyrë në mënyrë të panevojshme në marrëdhënie kontraktuale që tradicionalisht trajtohen nga e drejta civile ose administrative.

Neni 604 që parashikon se mospagimi, brenda afatit ligjor, i detyrimeve tatimore të vetëdeklaruara përbën kundërvajtje penale, e dënueshme me gjobë ose burgim deri në një vit, por pa dalluar ndërmjet vonesave të paqëllimshme dhe shmangies së qëllimshme;

Neni 625, mund të penalizojë konkurrencën e ligjshme në marrëdhënie tregtare, duke e penalizuar ofertën në prani të një marrëveshjeje paraprake.

Gjithashtu, ata ngrenë shqetësimin edhe për nene të tjera për shpifjen, ndikimin në pavarësinë e gjykatësve etj.) rrezikojnë se do të dobësojnë rolin mbikëqyrës të medias dhe do të rrezikojnë transparencën në një shtet ligjor funksional.

Aleanca kërkon që procesi i miratimit të Kodit të mos nxitohet, por të shoqërohet me konsultime të gjera dhe gjithëpërfshirëse, ku të përfshihen profesionistë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile.

Profesionistët e APL shprehen të gatshëm të kontribuojnë me ekspertizë dhe propozime konkrete, duke theksuar se kjo reformë duhet të sërbejë për të ndërtuar një sistem më të drejtë, efikas dhe në përputhje me standardet europiane.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E DREJTËSISË, KRYEMINISTRIA, MEDIA

Drejtuar: Ministrit të Drejtësisë

Për Dijeni: Zyra e Kryemi

nistrit, Media

Nga: Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL)

Lënda: Propozime dhe gatishmëri për bashkëpunim mbi projekt-Kodin Penal

Po ndjekim me vĂ«mendje procesin e hartimit dhe konsultimit publik pĂ«r projekt-Kodin e ri Penal. EkspertĂ«t tanĂ« janĂ« angazhuar tashmĂ« nĂ« analizimin e dispozitave tĂ« propozuara dhe kemi nisur identifikimin e fushave ku nevojiten qartĂ«sime, harmonizim me legjislacionin ekzistues dhe pĂ«rafrim me standardet ndĂ«rkombĂ«tare, e sidomos tĂ« Bashkimit Europian, ku ne po bĂ«jmĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ«.

Ne mbetemi të gatshëm të kontribuojmë drejtpërdrejt në këtë proces, duke vënë në dispozicion ekspertizën tonë ligjore dhe burimet njerëzore të nevojshme, me synimin për të ndihmuar në përgatitjen e një Kodi Penal të balancuar, të zbatueshëm dhe të harmonizuar me parimet kushtetuese e detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Nga shqyrtimi fillestar, nënvizojmë disa çështje që kërkojnë vlerësim të kujdesshëm gjatë fazës së diskutimit:

Shtrirja e përgjegjësisë penale në fushat civile dhe tregtare
Projekt-Kodi përfshin dispozita që zgjerohen përtej fushës tradicionale të së drejtës penale, duke penalizuar sjellje që deri më tani janë trajtuar përmes instrumenteve civile ose administrative. Një qasje e tillë kërkon vlerësim të kujdesshëm për të ruajtur parimin e proporcionalitetit dhe për të shmangur mbivendosjen e panevojshme të mekanizmave ndëshkues. Disa shembuj për ilustrim:

Neni 537 i projekt-ndryshimeve nĂ« Kodin Penal, qĂ« parashikon ndĂ«shkime pĂ«r “tarifa tĂ« papĂ«rshtatshme tĂ« shĂ«rbimit”, duhet tĂ« rishikohet me prioritet. NĂ« njĂ« ekonomi tregu, çmimet pĂ«rcaktohen nga marrĂ«dhĂ«nia kĂ«rkesë–ofertĂ« dhe natyra e shĂ«rbimit, jo nga sanksione penale. VetĂ« nocioni “tarifĂ« e papĂ«rshtatshme” Ă«shtĂ« juridikisht i paqartĂ« dhe nuk mund tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« objekt tĂ« sĂ« drejtĂ«s penale, pĂ«rveç rasteve tĂ« provuara tĂ« mashtrimit ose fiktivitetit. PĂ«rfshirja e tij nĂ« Kodin Penal rrezikon tĂ« penalizojĂ« padrejtĂ«sisht ofrues shĂ«rbimesh, duke ndĂ«rhyrĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« panevojshme nĂ« marrĂ«dhĂ«nie kontraktuale qĂ« tradicionalisht trajtohen nga e drejta civile ose administrative.

Neni 604 i projektit parashikon se mospagimi, brenda afatit ligjor, i detyrimeve tatimore të vetëdeklaruara përbën kundërvajtje penale, e dënueshme me gjobë ose burgim deri në një vit. Ky është një zgjerim i konsiderueshëm i ndërhyrjes penale në marrëdhënie fiskale, pasi situata të tilla kanë qenë më parë objekt i procedurave administrative ose civile. Penalizimi penal i mospagimit, pavarësisht nëse buron nga pamundësia objektive (p.sh., pagesa të vonuara nga klientët apo institucionet publike) apo nga harresa, nuk dallon mes qëllimit për shmangie dhe vështirësive reale të tregut. Një qasje e tillë cenon parimin e proporcionalitetit dhe mund të dëmtojë bashkëpunimin ndërmjet tatimpaguesve dhe administratës.

Neni 625 tĂ«rheq vĂ«mendjen pĂ«r shkak se parashikon ndĂ«shkime penale pĂ«r ofertat alternative tĂ« mallrave apo shĂ«rbimeve nĂ« marrĂ«dhĂ«nie tregtare, kur ekziston njĂ« marrĂ«veshje paraprake me njĂ« palĂ« tĂ« tretĂ«. Kjo do tĂ« thotĂ« se penalizohet tentativa pĂ«r tĂ« konkurruar njĂ« marrĂ«veshje ende tĂ« pafinalizuar, edhe nĂ« mungesĂ« tĂ« mashtrimit apo fiktivitetit. NjĂ« parashikim i tillĂ« kufizon lirinĂ« e konkurrencĂ«s dhe sjell ndĂ«rhyrje penale nĂ« marrĂ«dhĂ«nie qĂ« natyrshĂ«m i pĂ«rkasin sĂ« drejtĂ«s civile dhe tregtare. Formulimet e paqarta si “ofertĂ« e bĂ«rĂ« me dijeni tĂ« njĂ« marrĂ«veshjeje paraprake” krijojnĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r interpretim subjektiv dhe rrezik penalizimi tĂ« padrejtĂ«. NĂ« çdo sistem modern, zgjidhja e kĂ«tyre çështjeve duhet tĂ« bazohet nĂ« nevojĂ« tĂ« qartĂ«, qĂ«llim tĂ« ligjshĂ«m dhe proporcionalitet tĂ« saktĂ«.

Ndikimi mbi liritë politike dhe ekonomike
Disa parashikime mund tĂ« krijojnĂ« kufizime mbi tĂ« drejtat dhe liritĂ« themelore, tĂ« mbrojtura nga Kushtetuta dhe marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare ku ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« palĂ«. ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« kĂ«to dispozita tĂ« rishikohen nĂ« dritĂ«n e standardeve tĂ« BE-sĂ« dhe jurisprudencĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r tĂ« garantuar pĂ«rputhshmĂ«ri tĂ« plotĂ«.

Si pĂ«r shembull, draft‑Kodi i ri parashikon deri nĂ« 3 vjet burg pĂ«r “profanim” tĂ« RepublikĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« simbolet shtetĂ«rore, institucionet ose individĂ«t me statusin e “Martirit tĂ« Atdheut”. PĂ«rkufizimi pĂ«rfshin shprehje tĂ« paqarta si “fyerje”, “tallje” apo “pĂ«rbuzje” ndaj kĂ«tyre subjekteve. Ky nen cenon lirinĂ« e shprehjes, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« element themelor i çdo demokracie. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, pĂ«rkufizimet e gjerĂ« dhe subjektive rrisin rrezikun e interpretimeve tĂ« gabuara dhe tĂ« shtrĂ«ngimit tĂ« hapĂ«sirĂ«s pĂ«r kritikĂ« ndaj institucioneve shtetĂ«rore.

Organizatat si “Safe Journalists” dhe ato tĂ« shoqĂ«risĂ« civile kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje se ndryshimet e propozuara (pĂ«rfshirĂ« nenet pĂ«r shpifjen, ndikimin nĂ« pavarĂ«sinĂ« e gjykatĂ«sve etj.) do tĂ« dobĂ«sojnĂ« rolin mbikĂ«qyrĂ«s tĂ« medias dhe do tĂ« rrezikojnĂ« transparencĂ«n nĂ« njĂ« shtet ligjor funksional. Kriminalizimi i gazetarĂ«ve apo kufizimi i fjalĂ«s sĂ« lirĂ« pĂ«rmes Kodit penal jo vetĂ«m krijon frymĂ« frike, por kĂ«rcĂ«non edhe funksionin kyç tĂ« medias si kontrollues i pushtetit dhe garantues i transparencĂ«s.

Nevoja për kohë të mjaftueshme konsultimi dhe gjithëpërfshirje
Duke qenë se Kodi Penal është një nga aktet më themelore të rendit juridik, procesi i konsultimit duhet të jetë i zgjeruar në kohë dhe përmbajtje, duke përfshirë të gjithë aktorët relevantë, organet e drejtësisë, profesionistët e ligjit, biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile. Kohëzgjatja aktuale e konsultimit është e kufizuar për një analizë të plotë të të gjitha aspekteve ligjore dhe praktike.

Të tjera çështje të identifikuara nga ne të ngritura si shqetësim nga palët e tretë, kolegët dhe organizatat partnere. Ekspertët e drejtësisë kritikojnë Kodin e Ri Penal për formulime të paqarta në disa nene, që lënë hapësira për interpretime arbitrare nga gjykatat dhe prokuroria. Kjo rrezikon të cenojë drejtësinë dhe të rrisë korrupsionin. Shumë vëzhgues dhe organizata të shoqërisë civile ngrenë shqetësime për rritjen e kompetencave të prokurorisë dhe policisë në kod, pa mekanizma efektivë kontrolli, duke rrezikuar lirinë dhe privatësinë e qytetarëve. Media dhe ekspertët kritikojnë përfshirjen e disa shkeljeve të vogla ose mesatare me masa penale, duke i bërë kodin më të ashpër se sa duhet dhe duke mbingarkuar sistemin gjyqësor.

Ne e shohim këtë reformë si një mundësi të çmuar për të forcuar kuadrin penal në vendin tonë, duke e bërë atë më efektiv, më të drejtë dhe në harmoni me parimet e shtetit të së drejtës. Jemi të bindur se, përmes bashkëpunimit të hapur dhe angazhimit të përbashkët, mund të arrijmë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.

Si Aleancë e Profesionistëve të Lirë, shprehim gatishmërinë tonë për të qenë pjesë aktive e këtij procesi, duke ofruar ekspertizën, përvojën dhe idetë tona në çdo fazë nga diskutimi deri te finalizimi. Ne besojmë se dialogu konstruktiv, shkëmbimi i lirë i ideve dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë çelësi për të krijuar një sistem më të drejtë dhe funksional.

The post Profesionistët e Lirë letër ministrit Manja: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike appeared first on Albeu.com.

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë

✇Albeu
By: V K

Çmimet e kafesĂ«, qirave dhe shtresave tĂ« dyshemesĂ« janĂ« rritur 5.4 deri nĂ« 7 pĂ«r qind, gati dy dhe herĂ« dhe mĂ« shumĂ« nĂ« krahasim me nivelin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« çmimeve, sipas tabelĂ«s sĂ« detajuar mbi inflacionin nga INSTAT.

Qiratë për banesat janë rritur ndjeshëm që prej vitit 2021 dhe kanë vijuar me këtë trend deri në mesin e vitit 2025, sidomos në periudhën midis muajve janar 2023 dhe korrik 2025, rritja ka qenë e qëndrueshme, me norma mujore që shpesh arrijnë nga 3% deri në 5% në bazë vjetore.

Në muajin korrik 2025, ndryshimi vjetor i çmimit të qirasë ishte 5.4%, nga 0.9 për qind që ishte ky ndryshim në shkurt 2025.

Ky ritëm rritjeje ka reflektuar presionin që po përballin familjet shqiptare, veçanërisht në zonat urbane, ku kërkesa për banesa me qira mbetet e lartë për shkak të urbanizimit dhe fluksit të lartë të turistëve, sidomos në Tiranë ku ka edhe lëvizje migratore te brendshme.

Një faktor kryesor që ka ndikuar në shtrenjtimin e qirave afatgjata lidhet me zhvillimet turistike, ku shumë ndërtesa janë dhënë me qira afatshkurtra, duke i hequr ato nga tregu i qirave afatgjata, që kanë si klientë kryesisht familjet vendase.

Nëse jep shtëpinë me qira mujore, sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të paluajtshme, në kryeqytet, një apartament 1+1, më i liri është në zonën e Freskut, që varion nga 330-400 euro, më i shtrenjti te zona e ish-Bllokut dhe e Stadiumit Air Albania, deri në 800 euro/muaj. Për apartamente 2+1, qiraja fillon nga 550 euro 2+1 dhe arrin në 1300 euro në zonën e Stadiumit Air Albania dhe ish-Blloku.

Të gjithë drejt qirave ditore, por u rritën ato mujore, duke dëmtuar klientët vendas

Një tjetër kategori që ka njohur rritje të ndjeshme çmimesh mbi mesataren e përgjithshme janë pijet joalkoolike dhe shërbimet e kafeneve. Në korrik 2025 çmimet mesatare të kafesë u rritën me 6% në krahasim me korrikun 2024.

Çmimet e kafesĂ«, çajit dhe ujit tĂ« ofruara nĂ« ambiente publike janĂ« rritur nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme, sidomos pas vitit 2022, duke reflektuar kostot nĂ« rritje pĂ«r pagat e stafit dhe çmimet e importit tĂ« kafesĂ«.

Kjo duket se nuk ka ndikuar shumë në kërkesën për konsum, pasi kafeneja mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës shqiptare.

MegjithatĂ«, pĂ«r konsumatorĂ«t me tĂ« ardhura tĂ« kufizuara, frekuentimi i pĂ«rditshĂ«m i kafeneve Ă«shtĂ« kthyer gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« luks tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballuar.

Ndërkohë që qiratë dhe pijet në kafene mbeten ndër sektorët me rritje më të lartë, edhe disa kategori të tjera kanë shënuar luhatje.

Gjithashtu, mbulesat e dyshemesë ndonëse janë një produkt që nuk kanë shumë peshë në shpenzimet e buxheteve të familjeve janë në rritje të vazhdueshme.

Në korrik 2024 çmimet e këtij grupi u rriten mesatarisht 6.7%. Një vit më parë në korrik ky ndryshim ishte 2.9%.

Edhe pse normat e përgjithshme të inflacionit kanë filluar të bien krahasuar me kulmin në vitin 2022, çmimet nuk po kthehen në nivelet e mëparshme, duke u shndërruar në barrë të përhershme mbi konsumatorët./ Monitor.al

 

The post Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtĂ« nĂ« Gjilan/ Ish-hetuesit: TĂ« dyshuarit mund tĂ« kenĂ« kaluar nĂ« Serbi, t’i kĂ«rkohet ndihmĂ« EULEX-it

✇Albeu
By: V K

Të dyshuarit për vrasjen e tre personave në Gjilan, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, ende nuk janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjersa hetimet kanë hyrë në javën e dytë të tyre, njohës të këtyre çështjeve thonë se Shkodra i takon kategorisë së personave të përgatitur dhe mund të ketë gjetur një strehim në Serbi.

Ata udhëzojnë që Policia e Kosovës të bashkëpunojë me EULEX-in.

Para një jave në Gjilan, ndodhi një vrasje e trefishtë pas të shtënave me armë që dyshohet se erdhën si shkak i fajdeve.

Të dyshuarit kryesorë për këtë rast, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Engjulli dhe Edonisi nuk kanë arritur të lokalizohen ende nga Policia e Kosovës edhe pse janë në kërkim prej 7 ditësh.

Të dielën, Drejtoria e Policisë në Gjilan ka deklaruar se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Por, pĂ«r njohĂ«s tĂ« çështjeve ku tĂ« pĂ«rfshirĂ« janĂ« persona tĂ« kĂ«saj natyre, lokalizimi i tyre s’ështĂ« i lehtĂ«.

“S’ështĂ« e lehtĂ« tĂ« gjendet persona tĂ« tillĂ« sepse pas kryerjes sĂ« aktit, ata pĂ«rgatitin terrenin dhe i shmangen komunikimit, jetojnĂ« nĂ« situata tejet sekrete dhe pĂ«r kĂ«tĂ« paraqet vĂ«shtirĂ«si edhe tek organet e rendit. Me punĂ« operative, me persona tĂ« caktuar zyrtar qĂ« nuk janĂ« nĂ« uniformĂ« punojnĂ« nĂ« terren, komunikojnĂ« pĂ«r tĂ« ardhur deri te mundĂ«sia e gjetjes nĂ«se janĂ« brenda territorit”, ka thĂ«nĂ« pĂ«r Tv Dukagjinin Emrush Kastrati, ish-gjyqtar.

Me hetimet qĂ« po hyjnĂ« nĂ« javĂ«n e dytĂ«, Kastrati thotĂ« se nuk duhet pĂ«rjashtuar mundĂ«sia qĂ« ata tĂ« kenĂ« kaluar nĂ« Serbi, pĂ«r ç’ka, Policia e KosovĂ«s, sipas tij, duhet tĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprime shtesĂ«.

“Realisht dhe nĂ« formĂ« potenciale ekziston mundĂ«sia qĂ« pĂ«r shkak tĂ« pozitĂ«s gjeografike tĂ« Gjilanit dhe pjesĂ«s sĂ« SerbisĂ« ku jeton komuniteti shqiptar, tĂ« njĂ«jtit tĂ« kenĂ« kaluar andej mirĂ«po, nĂ« rast se gjinden atje, mundĂ«sitĂ« e bashkĂ«punimit me SerbinĂ« janĂ« tĂ« pamundshme sepse Serbia nuk bashkĂ«punon juridikisht me organet e KosovĂ«s por mund tĂ« kryhet pĂ«rmes EULEX pĂ«r aq kohĂ« sa ka vullnet edhe Serbia”, shprehet Emrush Kastrati.

Për ish-hetues policorë, kërkimi i ndihmës nga EULEX-i mbetet mundësia e vetme.

“MeqenĂ«se Policia e KosovĂ«s dhe e SerbisĂ« nuk kanĂ« njĂ« bashkĂ«punim direkt dhe ky bashkĂ«punim bĂ«het pĂ«rmes disa strukturave tĂ« PolicisĂ« sĂ« UMNIKU-t apo edhe PolicisĂ« sĂ« EULEX qĂ« tĂ« bahet njĂ« trysni pĂ«rmes EULEX ose BE SerbisĂ«, qĂ« t’i arrestojĂ« dhe t’i ekstradojĂ« nĂ« KosovĂ«. PĂ«rndryshe, mundĂ«sitĂ« janĂ« tĂ« kufizuara”, ka thĂ«nĂ« Hilmi Canolli, ish-hetues nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s.

Mefail Shkodra, ishte i dënuar nga Gjykata e Gjilanit për armëmbajtje pa leje, vjedhje të shërbimeve komunale e për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Së bashku me djalin e tij, i kërkuar gjithashtu, ishin arrestuar e më pas liruar gjatë vitit të kaluar për veprën penale të fajdes e detyrimit, për shkak se kishin paguar dorëzani.

The post Vrasja e trefishtĂ« nĂ« Gjilan/ Ish-hetuesit: TĂ« dyshuarit mund tĂ« kenĂ« kaluar nĂ« Serbi, t’i kĂ«rkohet ndihmĂ« EULEX-it appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Sot, më 18 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.5 lekë.

Euro, blihet me 96.4 lekë dhe shitet 97.4 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 101.5 lekë, ndërsa në shitje me 102.9 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111 lekë dhe shitet me 112.9 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa në shitje me 61 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë vendi ynë, do të vijojë të jetë nën ndikimin e motittë qëndrueshëm, duke sjellë në vijën bregdetare dhe në ultësirën Perëndimore intervale të gjata me diell.

Ndërsa në zonat malore, pritet të ketë kalime të vranësirave.

Por pasditja dhe mbrëmja do të shpeshtojnë vranësirat në të gjithë vendin tonë, po ashtu do të ketë rritje të lagështirës në ajër duke bërë që në gjysmën Lindore të Shqipërisë vranësirat e shumta të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu.

Reshjet më të theksuara do të jenë në Verilindje dhe Juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 12°C temperatura më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e lehtë, duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Parashikimi i motit 18 Gusht 2025, vranësira dhe reshje shiu appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

✇Albeu
By: V K

DASHI

Do kaloni një ditë mjaft të vecantë. Njerëzit e afërrm po bëjnë gjithçka dhe më të mirën për tju kënaqur .Bëni kujdes që ti respektoni sa më shumë. E nëse ata e teljakojnë kufirin, do jetë mundësia juaj më e mirë për të kuptuar vërtet se sa ju vlerësojnë e sa të tjerë jo.

DEMI

Shqetësimet tuaja sot duhet ti lini mënjanë përndryshe ju nuk do të mundeni të jeni të qetë dhe nuk do të jeni në gjendje të merrni vendimin e duhur në lidhje me atë që është më e rëndësishme. Mos u ndikoni nga paragjykimet dhe mentaliteti në mënyrën e të bërit mjafton vetëm vullneti për ti bërë gjërat sa më shpejt.

BINJAKËT

Do ju jepet shansi për të prezantuar veten sa me mirë, duke thyer rregullat që janë nji për të gjithë. Shfrytëzoni mundësinë për të mos I shgënjyer. Do keni mjaft konkurrencë e përballja nuk është e lehtë. Nga kjo varet nëse do keni mundesinë për menaxhimin e një biznesi ose jo.

GAFORJA

TĂ« gjitha mundĂ«sitĂ« tuaja nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« mund tĂ« fshihen nĂ« qoftĂ« se ju nuk do beni asnjĂ« lĂ«vizje pĂ«r t`u angazhuar t“i kapni ato. NĂ« fakt ju nuk mund tĂ« justifikikoheni , nĂ«se ju nuk jeni tĂ« pĂ«rgatitur. Keni pas mjaft kohĂ« por e keni keqpĂ«rdorur. VlerĂ«sojini mundĂ«sitĂ« nĂ« kohĂ«n e duhur.

LUANI

Nëse keni një punë të caktuar për këtë ditë, përfundojeni atë në mënyrë të saktë, përndryshe ju do të dëgjoni ankesat e zakonshme dhe sharjet zakonshme. Ju nuk keni shumë për të diskutuar në qoftë se ju do të përpiqeni të gjeni një temë. Paragjykimet kundër teje nuk do të fshihen menjëherë , kështu që ju duhet të jeni të gatshëm për të marrë të gjithë peshën e tyre nëse nuk vëreni me zgjuarsi për të shmangur atë.

VIRGJËRESHA

Objektivat tuaja për të ardhmen me siguri nuk janë të lehta për u arritur, por me pak sukses mund ti arrini dhe sidomos sot ju mund të mbështeteni në ata që ju kanë mbështetur gjithmonë. Ju do të gjeni edhe më shumë kuptim të atyre që nuk janë gjithmonë në dispozicion.

PESHORJA

Ndoshta ju jeni mjaft i zĂ«nĂ« ngushtĂ« nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« pĂ«r shkak tĂ« njĂ« personi i cili ju a ka bĂ«rĂ« jetĂ«n tĂ« pamundur, por kjo periudhĂ« Ă«shtĂ« gati pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund dhe kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ju duhet tĂ« ruani qetĂ«sinĂ«. Mundohuni tĂ« jeni sa mĂ« bindĂ«s e tia shpjegoni se nuk ka alternativĂ« tjetĂ«r.

AKREPI

Nuk ka asgjë më të mirë se të filloni nga e para me të gjitha ose çdo gjë. Një sërë gabimesh do ju pasojnë nëse ju vazhdoni të ecni me paragjykimet që keni. Besimi duhet fituar është e vërtetë, por shumë herë kjo nuk është ajo që ju pengon, sidomos në marrëdhëniet me njerzit e afërm.

SHIGJETARI

Mundohuni të keni më shumë respekt për ata të cilët kanë treguar veten tashmë sepse nuk jeni superiore ndaj tyre, jeni të barabartë, kështu që në qoftë se tregojnë respekt, ju duhet të paktën të bëni të njëjtën gjë. Nesër mund të vijë dita të cilët do ju shërbejnë juve. Hakmarrja nuk ju takon juve.

BRICJAPI

Objektivat tuaja do të jenë të ndryshme gjatë ditës, por sigurisht një ide do të duhet për të përfunduar pa menduar, apo një plan që ndikon në familjen tuaj. Ju nuk mund ta shtyni

Një premtim është një premtim, veçanërisht në qoftë se bëhet për fëmijët tuaj apo nipat dhe mbesat. Me pak fjalë, ju nuk mund të zgjidhni për të qënë egoist sot do të jetë dita më e keqe, ndonjëherë në mesin e të gjithë atyre që ju mund të zgjidhni.

UJORI

Në këtë ditë ju duhet të mendoni pak për të ardhmen tuaj, pasi ka ardhur momenti. Ju nuk mund të neglizhoni e për më tepër duhet ti kushtoni rëndësinë e duhur. Keni pasur mjaft kohë për tu konsultuar me njerzit përreth , por vendimin jeni ju që do e merrni. Të tjerët mund të jenë të bindur për diçka të gabuar.

PESHQIT

Bëni kujdes sot për gjërat që jeni duke bërë në mënyrë që mos pendoheni me të vërtetë .

Nga dita në ditë do përjetoni gjëra të reja. Mundohuni të mos humbisni mëndjen dhe të përpiqeni të mos jeni të varrur nga disa situata që nuk do keni përfitime. Do të ishte qesharake të mos kuptoni se çfarë ka më shumë rëndësi për ju tani.

The post Horoskopi 18 Gusht 2025/ Njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme appeared first on Albeu.com.

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

✇Albeu
By: V K

Tre të rinj janë arrestuar në Shëngjin pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç dhe F. G., 24 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë. Motomjetet e tyre u sekuestruan.

‘NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tyre kontrolleve, 3 drejtues motomjetesh, konkretisht shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç, dhe F. G., 24 vjeç, u arrestuan nĂ« flagrancĂ«, pasi u kapĂ«n duke drejtuar motomjetet nĂ« gjendje tĂ« dehur. Gjithashtu, motomjetet e tyre u sekuestruan, nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale’, njoftoi policia.

The post Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin appeared first on Albeu.com.

Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Nga; Arben Llangozi

Toka e Xanun” e Edi RamĂ«s/Vila pa leje nĂ« Ksamil, korrupsion i mbrojtur nga policia dhe IMT

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar me bujĂ« programin e tij tĂ« quajtur “Toka e Xanun”, duke paralajmĂ«ruar masa tĂ« rrepta ndaj drejtuesve tĂ« Inspektoratit tĂ« Mbrojtjes sĂ« Territorit (IMT) qĂ« kanĂ« lejuar ndĂ«rtime pa leje.

Por rasti që po ju paraqesim tregon se ky program mbetet vetëm retorikë, pasi realiteti në terren dëshmon një tjetër histori, ndërtime të paligjshme në bregdetin e Ksamilit, të mbrojtura dhe të favorizuara nga vetë strukturat shtetërore por edhe nga vet kryeministri.

Në zonën e njohur si Kep Merli, aty ku është ngritur edhe vila e shumëpërfolur pa leje që i atribuohet familjes së këngëtares Dua Lipa, janë ndërtuar disa vila të tjera pa leje. Ndertuesi i tyre është Agim Shëndiela, i cili akuzohet se ka zaptuar pasuri publike dhe e ka kthyer në biznes privat në shkelje flagrante të ligjit me tokën publike.

Video që po ju prezantojmë është realizuar në vitin 2023 dhe tregon objektin gjatë fazës së ndërtimit, i cili ka përfunduar në vitin 2024, pra akoma kishte kohë për ndërhyrje dhe ndëshkim të paligjshmërisë. Pra ne vitin 2023 dhe 2024 jane ndertuar vila te tera pa leje, policia dhe imt e kane bekuar.

Ndërkohë, në fotot e shfaqura me rreth të kuq duken qartë parcela të tjera ndërtimore ku aktualisht janë bërë gërrmime për ndërtim pa leje, duke treguar se shkeljet vazhdojnë edhe pas ndërtimeve të para.

Këto vila janë ngritur hapur dhe në sy të të gjithëve, në një zonë turistike me interes të lartë, por çuditërisht pa asnjë ndërhyrje të institucioneve që duhej të mbronin territorin. Në këtë kompleks pushon edhe vet Edi Rama.

Përgjegjësit kryesorë të lejes faktike për këto ndërtime janë drejtues të njohur të institucioneve vendore. Nasip Hoxha, ish-drejtues i IMT-së, është përfshirë në disa afera korruptive të denoncuara ndër vite dhe konsiderohet si njeriu që ka mbyllur sytë për ndërtimet pa leje në Ksamil dhe ka lejuar ditën me diell ndërtimin.

Nga ana tjetër, Policia e Sarandës, në kohën kur shef komisariati ishte Geraldo Toska dhe shef krimesh Sentiliano Ndreu, jo vetëm që nuk ndërhyri për të ndalur ndërtimet, por dyshohet se ka qenë pjesë e marrëveshjes së korruptuar që i lejoi ato.

Burime lokale flasin për një pakt korruptiv mes ndërtuesit Shëndiela dhe drejtuesve të policisë, ku nëpërmjet ryshfeteve dhe ndikimit politik, ndërtimet pa leje u bënë realitet pa asnjë pengesë.

Megjithëse për këta tre emra, Nasip Hoxha, Geraldo Toska dhe Sentiliano Ndreu, është hapur procedim penal në Prokurorinë e Sarandës, dosjet e tyre kanë mbetur në sirtar. Denoncuesit thonë se kjo ndodhi për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të partisë në pushtet, e cila ka mbrojtur funksionarët e vet dhe klientët e tyre të ndërtimit.

Kjo tregon edhe një herë se sistemi i drejtësisë nuk vepron mbi bazën e ligjit, por në bazë të lidhjeve politike dhe interesave ekonomike.

Edi Rama flet pĂ«r “Toka e Xanun” dhe premton ndĂ«shkime ndaj atyre qĂ« kanĂ« lejuar ndĂ«rtimet pa leje. Por faktet nĂ« Ksamil e SarandĂ« tregojnĂ« se ndĂ«rtime tĂ« paligjshme janĂ« bĂ«rĂ« me bekimin e administratĂ«s shtetĂ«rore, me mbrojtjen e policisĂ« dhe me heshtjen e drejtĂ«sisĂ«.

Nëse kryeministri kërkon vërtet të tregojë se nuk toleron shkatërrimin e bregdetit dhe zaptimin e pronës publike, ai duhet të nisë nga këto raste konkrete, vilat e Kep Merlit, ndërtimet e Agim Shëndielës dhe përgjegjësia penale e Nasip Hoxhës, Geraldo Toskës dhe Sentiliano Ndreut.

Pa hetim të këtyre aferave, çdo program i qeverisë mbetet thjesht propagandë, ndërsa realiteti i bregdetit shqiptar do të jetë gjithmonë një histori korrupsioni, zaptimesh dhe pasurimi të paligjshëm në kurriz të interesit publik.

Ndërtuesi Agim Shëndiela, i cili ka ngritur vila pa leje në Kep Merli duke zaptuar pasuri publike, nuk është hetuar asnjëherë nga organet e drejtësisë, pasi ka qenë i mbrojtur nga policia e Sarandës dhe drejtuesit e përfshirë në aferë, duke treguar se ligji vepron vetëm ndaj qytetarëve të thjeshtë, ndërsa klientela e pushtetit mbetet e paprekur.

Shpresojmë që strukturat e reja të IMT-së dhe policia aktuale të mos ndjekin gjurmët e korrupsionit të paraardhësve të tyre, por të veprojnë me integritet dhe të marrin masat e duhura ndaj ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të pasurisë publike.

Me këtë veprim, Agim Shëndiela padyshim duhet të arrestohet, pasi ka kryer vepra të përsëritura dhe të rënda kundër mjedisit, duke zaptuar tokë publike dhe duke ndërtuar vila pa leje në zonë turistike.

The post Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike

✇Albeu
By: V K

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që ofrohet në bregdet që nga kafja, darkat në restorante apo çadrat e shezlongët.

Për këtë arsye edhe plazhet publike po bëhen gjithnjë e më te frekuentuara. Por kjo rritje çmimesh, duket se nuk shkon në proporcion me cilësinë, për të cilët qytetarët kanë jo pak ankesa.

Ata e vendosin theksin tek papastërtia e bregdetit apo menaxhimi i hapësirës publike në plazhe.

Ndërsa për emigrantët situata është krejt ndryshe. Me pagat apo pensionet që ata kanë në vendet e tyre të punës pushimet në Shqipëri dhe sidomos në Vlorë janë të përballueshme.

Në Vlorë duke nisur nga muaj maji, çdo produkt jetësor, duke filluar nga ata bazë të shportës ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Edhe produktet e servirura në bare dhe restorante vijnë sot me një çmim 30-40% më lartë se një vit më parë./ A2CNN

The post Rritja e çmimeve në Vlorë, qytetarët ankohen për cilësinë e plazheve publike appeared first on Albeu.com.

Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit, ka njoftuar se gjatë kësaj jave që po mbyllim janë bllokuar 35 mjete lundruese.

Aksioni për sigurinë bregdetare është shtrirë nga Komani deri në Ksamil, duke monitoruar dhe kontrolluar 525 mjete gjithsej.

Sipas të dhënave janë bllokuar 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone si dhe 2 varka metalike me motor uji.

Disa nga mjetet lundruese janë bllokuar pasi janë konstatuar brenda perimetrit të sigurisë, ndërkohë drejtuesit janë gjobitur me 100 mijë lekë secili.

Policia njofton gjithashtu, se bashkë me homologët e saj në Greqi kanë bllokuar një gomone të vjedhur në Lefkada të Greqisë, e cila është konstatuar në plazhin e Ksamilit.

Kontrollet janë fokusuar edhe te dokumentacioni dhe leja e mjeteve lundruese.

The post Aksioni për sigurinë detare nga Komani në Ksamil, policia bllokon 35 mjete lundruese appeared first on Albeu.com.

Zelensky mbĂ«rrin nĂ« Bruksel pĂ«r t’u takuar me Ursula von der Leyen

✇Albeu
By: V K

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka mbërritur në Bruksel për të zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi zëdhënësi i tij.

Ky takim vjen pak pasi von der Leyen bëri të ditur se nesër do të marrë pjesë në takimin me Donald Trump në Uashington, së bashku me disa liderë europianë, përfshirë edhe Sir Keir Starmer.

Zelenskyy dhe von der Leyen, pritet të mbajnë më pas një konferencë të përbashkët për media gjatë ditës.

The post Zelensky mbĂ«rrin nĂ« Bruksel pĂ«r t’u takuar me Ursula von der Leyen appeared first on Albeu.com.

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, pritet caktimi i masës së sigurisë

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, në gjykatën e Korçës, pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14-vjeçarit.

Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë, ndërsa jashtë gjykatës ka prani të shtuar të familjarëve dhe forcave policore.

Kujtojmë se Enedio Guri, akuzohet për vrasjen me thike të një bashkemoshatari të tij në Maliq.

The post Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, pritet caktimi i masës së sigurisë appeared first on Albeu.com.

Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua në lagjen nr. 14 të Durrësit, ku një 25-vjeçar plagosi rëndë një person gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia identifikoi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin Kristo Domi, 25 vjeç, banues në Durrës.

Viktima, Gëzim Muka, pësoi dëmtime serioze në kokë dhe pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal Durrës, u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi si pasojë e një konflikti të papritur mes dy shtetasve në rrugë.

SpecialistĂ«t pĂ«r Hetimin e Krimit nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« DurrĂ«s kryen veprimet e para hetimore dhe materialet i referuan ProkurorisĂ«, ku po ndiqet procedimi penal pĂ«r veprĂ«n “plagosje e rĂ«ndĂ« me dashje”.

Policia apelon tek qytetarët për shmangien e konflikteve dhe respektimin e ligjit, duke theksuar se çdo akt dhune do të ndiqet penalisht.

The post Plagosi me sende të forta një shtetas gjatë një konflikti, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati

✇Albeu
By: V K

Një javë pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë në qendër të Gjilanit, krimi mbetet ende i pazbuluar ndërsa qytetarët dhe familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Në këtë incident, babë e bir Selami dhe Edmond Hasani të njohur në qytet si argjendarë, humbën jetën në një kafene pranë objektit të komunës, ndërsa Abedin Hoxha që kishte mbetur i plagosur vdiq më vonë në spital si pasojë e plagëve.

Autorët e dyshuar, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull, ndodhen ende në arrati dhe të njëjtit janë shpallur në kërkim nga policia menjëherë pas rastit.

Lidhur me vendndodhjen e tyre policia, ka thënë se ende nuk kanë diçka të re dhe se po punohet intensivisht për lokalizimin e tyre.

“Po punohet intensivishta lidhur me rastin qĂ« keni pyet. NĂ« momentin qĂ« ka zhvillime tĂ« reja qĂ« lidhen me kĂ«tĂ« rast menjĂ«herĂ« do tĂ« ju njoftojmĂ«â€, ka deklaruar pĂ«r Telegrafin, togeri Ismet Hashani nga Policia rajonale e Gjilanit.

Lidhur me rastin e fundit qindra qytetarë protestuan të premten para objektit të gjykatës me pankarta që kërkonin drejtësi dhe zbardhje të rastit. Ndërkohë, zyrtarë të lartë politikë reaguan me shqetësim.

Inspektorati Policor i Kosovës, ka rekomanduar pezullimin e katër zyrtarëve policorë në Gjilan, për të hetuar nëse ka pasur ndonjë neglizhencë ose shkelje të procedurës para apo pas ngjarjes.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autorët mbeten ende të lirë.

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan, autorët ende në arrati appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Në orët e para të mëngjesit rreth orës 04:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në Moravë të Beratit .

Rreth orës 04:30, në fshatin Moravë, shtetasi O. C., 29-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. C. dhe është dëmtuar lehtë pasagjerja.

The post Aksident i rëndë në Berat, humb jetën 29-vjeçari appeared first on Albeu.com.

❌