Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

UKRAINË – Klingbeil në Kiev për të diskutuar garancitë e sigurisë

KIEV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Zëvendëskancelari gjerman, Lars Klingbeil mbërriti sot në Kiev për bisedime me qeverinë ukrainase.

“Jam duke u koordinuar ngushtë me kancelarin Friedrich Merz për mënyrën se si Gjermania mund të mbështesë më së miri Ukrainën në një proces të mundshëm paqeje”, tha Klingbeil pas mbërritjes së tij në kryeqytetin ukrainas.

“Bëhet fjalë për sigurinë e Ukrainës, por edhe për atë evropiane”, shtoi ai.

Klingbeil theksoi nevojën për “garanci të besueshme sigurie që të sigurojnë paqe të qëndrueshme për Ukrainën”.

“Ne po konsultohemi ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Gjermania do të përmbushë përgjegjësitë e saj”, tha ai.

Bëhet fjalë për sigurinë ukrainase, por edhe evropiane”, shtoi ai.

Klingbeil theksoi nevojën për “garanci të besueshme sigurie që sigurojnë paqe të qëndrueshme për Ukrainën”.

Gjatë vizitës së tij, Klingbeil planifikon të takohet me përfaqësues të qeverisë, parlamentit dhe shoqërisë civile të Ukrainës./  /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Klingbeil në Kiev për të diskutuar garancitë e sigurisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Zbulohet dëmi afatgjatë i Covid-19 në shëndetin e zemrës së grave

BRUKSEL, 25 gusht /ATSH/ – Një studim i ri ka zbuluar se Covid-19 mund të lërë pas një problem të fshehur që qëndron në trupat e grave për vite me radhë, sipas news.com.au.

Hulumtimi zbuloi se virusi mund të plakë para kohe enët e gjakut të grave me rreth pesë vjet, duke rritur rrezikun e tyre për atak në zemër dhe goditje në tru më vonë në jetë.

Studimi, i botuar në ’’European Heart Journal’’, ndoqi gati 2 400 të rritur në 16 vende.

Hulumtuesit gjurmuan ndryshimet në ngurtësinë e arterieve gjashtë dhe 12 muaj pas infeksionit, dhe ajo që gjetën ishte e habitshme.

Gratë që kishin Covid-19 treguan ngurtësim të konsiderueshëm të arterieve të tyre, edhe kur sëmundja e tyre fillestare ishte e lehtë.

Sa më i rëndë infeksioni, aq më i keq ishte dëmtimi.
Gratë e shtruara në kujdes intensiv kishin rritjen më të lartë, por efekti u pa ende tek ato që qëndruan në shtëpi.

Ngurtësimi arterial ka rëndësi sepse është i lidhur fort me sëmundjet kardiovaskulare.
Ekspertët vlerësojnë se plakja e enëve të gjakut mund të rrisë rrezikun e problemeve me zemrën me rreth 3% për një 60-vjeçare.

Në krahasim, efekti tek burrat nuk ishte statistikisht i rëndësishëm.
Profesoresha Rosa Maria Bruno e Universitetit ’’Paris Cité’’ tha se gjetjet ishin një flamur i kuq për shëndetin e grave pas Covid-19.

“Ne e dimë që Covid mund të ndikojë drejtpërdrejt në enët e gjakut. Gjetjet tona nxjerrin në pah se mund të ketë pasoja afatgjata, veçanërisht për gratë, dhe se duhet të identifikojmë se kush është në rrezik në një fazë të hershme për të parandaluar sulmet në zemër dhe goditjet në tru”, tha ajo.

Megjithatë, ka edhe disa lajme të mira. Njerëzit e vaksinuar treguan më pak ngurtësim arterial sesa ata që nuk kishin marrë kurrë një vaksinë, duke sugjeruar se vaksinat ofrojnë mbrojtje përtej parandalimit të sëmundjeve të rënda.

Kardiologët thonë se hulumtimi nënvizon rëndësinë e kujdesit pasues.

Kontrollet e rregullta, një stil jetese i shëndetshëm dhe menaxhimi i presionit të gjakut dhe kolesterolit mund të ndihmojnë në kompensimin e rrezikut.
Studimi është një nga hetimet më të mëdha ndërkombëtare mbi ndikimin afatgjatë vaskular të Covid-19 dhe shton provat në rritje se virusi nuk është vetëm një sëmundje e frymëmarrjes, por edhe një vaskulare me pasoja afatgjata./ /Ad.Ab./

The post FOKUS – Zbulohet dëmi afatgjatë i Covid-19 në shëndetin e zemrës së grave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

JEMEN – Katër viktima pas sulmeve izraelite

TEL AVIV, 25 gusht /ATSH-DPA/ – Izraeli ka nisur sulme të rënda ndaj objektivave të lidhura me Huthit në Jemen, njoftoi ushtria, me të paktën katër persona të vrarë nga sulmet ajrore sipas grupit rebel të mbështetur nga Irani.

“Forcat Ajrore Izraelite goditën një strukturë ushtarake pranë pallatit presidencial në Sana’”, shkroi ushtria në Telegram.

”Objektiva të tjerë përfshinin dy termocentrale dhe një depo karburanti të përdorur nga Houthit”, tha ajo.

Ushtria tha se vala e sulmeve ishte në përgjigje të sulmeve të Houthit ndaj Izraelit, më i fundit prej të cilave u nis të premten në mbrëmje.

Ajo tha se mbrojtja e saj ajrore kishte kapur predhat.

Më shumë se 10 aeroplanë luftarakë izraelitë ishin të përfshirë në sulme, thanë burimet ushtarake izraelite.

Avionët duhej të furnizoheshin disa herë me karburant në mes të fluturimit, me objektivat e vendosur deri në 2 000 kilometra nga kufiri izraelit – një distancë që zgjat rreth pesë orë e gjysmë me aeroplan.

Një luftë civile ka shpërthyer në Jemen për 10 vjet, duke e ndarë në mënyrë efektive vendin.

Houthët kontrollojnë zona të mëdha në veri, përfshirë Sanaan, ndërsa qeveria e njohur ndërkombëtarisht kontrollon jugun./  /Ad.Ab./

The post JEMEN – Katër viktima pas sulmeve izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SOFT NEWS – Neozelandezja paguan 1 506 euro një taksi për… 1 500 metra rrugë!

BERLIN, 24 gusht /ATSH– DPA/ – Një turiste nga Zelanda e Re u përball me një faturë prej  1 506 eurosh për një udhëtim me taksi prej vetëm 1,5 kilometrash gjatë vizitës sa saj turistike në kryeqytetin kroat, Zagreb.

Gruaja e kuptoi vetëm pasi ishte kthyer në shtëpi se shuma i ishte tërhequr nga llogaria.

”Ajo më pas mori një pjesë të parave mbrapsht”, raportoi gazeta kroate “Jutarnji List”.

Shoferi tani është nën hetim për “evazion fiskal”, pasi dyshohet se nuk ka lëshuar faturë.

Prej kohësh ka paralajmërime për mashtrime me udhëtimet me taksi në Kroaci.

Turistja kishte marrë taksinë në maj nga stacioni kryesor i trenit në Zagreb drejt një destinacioni të afërt në qendër të qytetit.

Taksimetri tregoi në ekran pagesën prej 185 euro  dhe kur turistja protestoi, shoferi thuhet se i ofroi një “zbritje” me çmimin 150 euro,  të cilën ajo e pagoi me ngurrim e nën presion.

Më pas shoferi thirri një koleg që kishte lexues karte, por shuma e tërhequr doli shumë më e lartë.

Pasi u kthye në Zelandën e Re, gruaja zbuloi mashtrimin dhe e raportoi shoferin në polici përmes ambasadës kroate.

Pas publikimit të lajmit nga gazeta, shoferi i ktheu 1 350 euro, duke pretenduar se pagesa kishte qenë një “gabim i pafajshëm”. /Ad.Ab./

The post SOFT NEWS – Neozelandezja paguan 1 506 euro një taksi për… 1 500 metra rrugë! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PORTUGALI – Sërish një viktimë nga zjarret, ndërsa Spanja merr frymë e lehtësuar nga vala e të nxehtit  

LISBONË, 23 gusht  /ATSH-DPA/ – Një person i katërt ka vdekur në Portugali duke u përpjekur të shuajë zjarret masive pyjore që kanë përfshirë pjesë të vendit, raportoi sot kanali shtetëror televiziv RTP.

”Zjarrfikësi pësoi djegie të rënda pranë qytetit të vogël Sabugal, në Portugalinë lindore dhe vdiq sot në një spital në Porto”, tha RTP.

Sipas shifrave zyrtare, rreth 1 400 zjarrfikës  po përpiqen të shuajnë zjarret  në Portugali.

Përpjekjet po vazhdojnë të marrin nën kontroll zjarret në qytetin Arganil.

Ndërkohë, autoritetet në Spanjën fqinje ndihen më të lehtësuar pasi vala e të nxehtit është ulur dhe reshje të shumta shiu ranë në disa zona në vend.

“Situata në vend është normale”, tha drejtoresha e përgjithshme e Mbrojtjes Civile, Virginia Barcones, në kanalin shtetëror të televizionit spanjoll RTVE.

Vlerësimet paraprake të Sistemit Evropian për Informacionin mbi zjarret pyjore (EFFIS) thane sot se më shumë se 4 000 kilometra katrorë tokë pyjore është djegur në Spanjë që nga fillimi i vitit, më shumë se sa është regjistruar ndonjëherë në një vit të tërë.

Në Portugali, një sipërfaqe prej pothuajse 2 800 kilometra katrorë është djegur, sipas EFFIS-it./   /Ad.Ab./

The post PORTUGALI – Sërish një viktimë nga zjarret, ndërsa Spanja merr frymë e lehtësuar nga vala e të nxehtit   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Riafirmohet bashkëpunimi Tokio-Seul, përpara takimit Lee-Trump

TOKIO, 23 gusht /ATSH/ – Kryeministri japonez Shigeru Ishiba dhe presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung riafirmuan sot bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis dy fqinjëve të Azisë Lindore, para një takimi që Lee do të zhvillojë të hënën me presidentin amerikan Donald Trump, sipas Reuters.

Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Japoni që nga marrja e detyrës në qershor, Lee u takua me Ishiba në rezidencën e kryeministrit në Tokio për të diskutuar marrëdhëniet bilaterale, përfshirë bashkëpunimin më të ngushtë në fushën e sigurisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të një marrëveshjeje tripalëshe, të nënshkruar nga paraardhësit e tyre.

“Marrëdhëniet e qëndrueshme sjellin përfitime për të dy vendet tona dhe për rajonin tonë”, tha Ishiba gjatë raundit të zgjeruar të bisedimeve të samitit.

“Është gjithashtu thelbësore të forcojmë aleancën me SHBA-në”, theksoi ai.

Fitorja e menjëhershme në zgjedhje e Lee-së, pas shkarkimit të presidentit konservator Yoon Suk Yeol për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ngjalli shqetësime në Tokio se marrëdhëniet me Seulin mund të përkeqësoheshin.

Lee ka kritikuar përpjekjet e kaluara për të përmirësuar marrëdhëniet, të cilat janë tensionuar nga pakënaqësitë për sundimin kolonial të Japonisë mbi gadishullin korean gjatë periudhës 1910–1945.

Qeveria e Koresë së Jugut shprehu javën e kaluar “zhgënjim dhe keqardhje të thellë” pasi zyrtarë japonezë vizituan një faltore në Tokio për të rënët e luftës së Japonisë, të cilën shumë koreanë e shohin si simbol të agresionit ushtarak japonez.

Megjithatë, Lee ka thënë se mbështet marrëdhënie më të afërta me Japoni, duke përfshirë takimin e tij të parë me Ishiba në kuadër të një samiti të G7-s në Kanada në qershor.

Pavarësisht dallimeve, të dy aleatët e SHBA-së mbështeten fort te Uashingtoni për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

Së bashku, ata presin rreth 80 000 trupa amerikane, dhjetëra anije lufte dhe qindra avionë ushtarakë amerikanë.

“Duke qenë se rendi ndërkombëtar ka pësuar luhatje kohët e fundit mbi çështje tregtare dhe sigurie, mendoj se Koreja e Jugut dhe Japonia, të cilat kanë qëndrime të ngjashme në vlera, sisteme dhe ideologji, duhet të forcojnë bashkëpunimin më shumë se kurrë”, tha Lee gjatë takimit me Ishiba.

Japonia dhe Koreja e Jugut gjithashtu ndajnë interes të përbashkët për tregtinë, duke rënë dakord për tarifa 15% mbi importet amerikane të mallrave të tyre pasi Trump kishte kërcënuar me tarifa më të larta./  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Riafirmohet bashkëpunimi Tokio-Seul, përpara takimit Lee-Trump appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEDIS – Ngadalësohet përkohësisht shkrirja e akullit në Arktik

LONDËR, 23 gusht /ATSH/ – Shkrirja e akullit në Arktik është ngadalësuar ndjeshëm gjatë 20 viteve të fundit, raportojnë shkencëtarët, pa pasur një rënie statistikisht të rëndësishme të shtrirjes së tij që nga viti 2005, sipas “The Independent”.

”Ky zbulim është befasues”, thonë ata, ”duke qenë se emetimet e karbonit nga djegia e karburanteve fosile kanë vazhduar të rriten dhe të bllokojnë gjithnjë e më shumë nxehtësi gjatë kësaj kohe”.

Ata mendojnë se ndryshimet natyrore në rrymat oqeanike, të cilat kufizojnë shkrirjen e akullit, kanë balancuar rritjen e vazhdueshme të temperaturave globale.

Megjithatë, kjo është vetëm një shtyrje e përkohshme, dhe shkrirja ka shumë gjasa të rifillojë me një ritëm rreth dyfish më të shpejtë brenda 5-10 vitet e ardhshme.

Këto gjetje nuk do të thonë se akulli i Arktikut po rikuperohet.

Sipërfaqja e akullit në shtator – kur arrin minimumin vjetor – është përgjysmuar që nga viti 1979, kur nisën matjet satelitore.

Kriza klimatike mbetet “pa asnjë dyshim reale”, theksuan shkencëtarët, dhe nevoja për veprime urgjente për të shmangur pasojat më të rënda nuk ka ndryshuar.

Variacioni natyror që ka shkaktuar këtë ngadalësim lidhet ndoshta me luhatjet shumë-dekadëshe të rrymave në Oqeanin Atlantik dhe Paqësor, të cilat ndikojnë në sasinë e ujit të ngrohtë që hyn në Arktik.

Megjithatë, Arktiku pritet që gjatë këtij shekulli të përballet me periudha pa akull, duke dëmtuar njerëzit dhe jetën e egër në rajon dhe duke përshpejtuar ngrohjen globale, pasi oqeani i errët thith më shumë nxehtësi.

“Është befasuese, kur sot diskutohet nëse ngrohja globale po përshpejtohet, që ne po flasim për një ngadalësim. Lajmi i mirë është se 10-15 vite më parë, kur humbja e akullit po përshpejtohej, disa flisnin për një Arktik pa akull para vitit 2020. Por tani variabiliteti natyror ka kaluar në fazën e balancimit të humbjes së akullit. Kjo na ka dhënë pak më shumë kohë, por është një shtyrje e përkohshme – kur të mbarojë, lajmet nuk do të jenë të mira”, tha Mark England nga Universiteti i Exeter, i cili udhëhoqi studimin.

Studimi, i botuar në revistën “Geophysical Research Letters”, përdori dy grupe të dhënash për nivelet e akullit detar në Arktik nga viti 1979 deri më sot.

Shkencëtarët analizuan sipërfaqen e akullit për çdo muaj të vitit dhe ngadalësimi u pa në të gjitha rastet. /Ad.Ab./

The post MJEDIS – Ngadalësohet përkohësisht shkrirja e akullit në Arktik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Shkencëtarët zbulojnë jetëgjatësinë maksimale të njeriut

AMSTERDAM, 23 gusht /ATSH/ – Kërkimet e kryera në Holandë kanë treguar se kufiri maksimal i jetëgjatësisë për femrat është 115,7 vjet, ndërsa për meshkujt është pak më i ulët, 114,1 vjet, por sidoqoftë, është një kohë shumë e gjatë, sipas “The Newsweek”.

Ky përfundim u arrit nga disa statistika në në Universitetin e Tilburgut dhe në Universitetin Erasmus të Roterdamit, të cilët studiuan të dhënat e 75 000 personave që kanë ndërruar jetë në Holandë gjatë 30 viteve të fundit.

Njëri prej tre shkencëtarëve që realizuan studimin, profesori John Einmahl, i cituar nga ”Medical Express”, cili se “mesatarisht, njerëzit po jetojnë më gjatë, por më të moshuarit ndër ne nuk janë bërë më të moshuar gjatë 30 viteve të fundit. Ka padyshim një mur këtu. Sigurisht, jetëgjatësia mesatare është rritur. Megjithatë, tavani maksimal nuk ka ndryshuar”.

Për ta bërë të qartë, kjo nuk ka të bëjë me jetëgjatësinë mesatare, por me “jetëgjatësinë maksimale”, e cila përcakton sa gjatë mund të jetojë një individ i vetëm nëse kujdeset për veten.

Këto zbulime përputhen me një studim të kryer në SHBA, ku u zbulua një kufi i ngjashëm, duke treguar se jetëgjatësia maksimale e njeriut “ndalet në të 90-at” dhe është e pamundur të kalojë 115 vjetët.

Këto shifra bien ndesh me rastin e gruas franceze Jeanne Louise Calmen, e cila jetoi për një kohë të pabesueshme, 122 vjet.

Ajo është ende mbajtësja e rekordit botëror si njeriu më jetëgjatë i njohur ndonjëherë, e lindur më 1875 dhe e ndarë nga jeta më 1997.

Nuk dihet nëse arritja e saj do të tejkalohet ndonjëherë, por Einmahl synon ta publikojë studimin e tij muajin e ardhshëm, i cili mund të zbulojë çelësin e një jete më të gjatë.

Gjithsesi, është mirë të dimë që grupi muzikor “Oasis“ ka gënjyer kur tha “You and I are gonna live forever”,  (”Ti dhe unë do të jetojmë përjetësisht”)./  /Ad.Ab./

 

The post FOKUS – Shkencëtarët zbulojnë jetëgjatësinë maksimale të njeriut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Dobrindt mbron politikën e rreptë për pranimin e afganëve

BERLIN, 23 gusht / ATSH- DPA/ –  Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, hodhi sot poshtë thirrjet për të përshpejtuar aplikimet për azil nga afganët, pavarësisht kritikave nga komisioneri i qeverisë për të drejtat e njeriut.

“Nuk jam i gatshëm të heq dorë nga procedurat standarde të pranimit apo kontrollet e sigurisë”, tha Dobrindt.

Ai shtoi se qeveria, e cila mori detyrën në fillim të majit, nuk mund të pritej të zgjidhte probleme që ishin grumbulluar për vite, duke akuzuar qeverinë e mëparshme se ia kishte lënë atij këtë “barrë”.

Dobrindt u zotua të shqyrtonte aplikimet në mënyrë që të sigurohej saktësia maksimale mbi atë se kush po hynte në vend, nga vjen, për çfarë arsye dhe nëse kishte të drejtë për azil.

“Dhe nëse pranimi nuk është i justifikuar, nuk do ta mbështes këtë. Po e bëj me kujdes dhe kjo do të marrë kohë”, shtoi ai duke sinjalizuar se procesi do të zgjasë me muaj.

Ndërkohë, komisioneri për të drejtat e njeriut, Lars Castellucci, u bëri thirrje ministrive të Brendshme dhe asaj të Jashtme të përshpejtojnë aplikimet e afganëve në Pakistan, të cilët shihen si veçanërisht të rrezikuar nga persekutimi i talebanëve.

Castellucci theksoi se koalicioni i kancelarit Friedrich Merz kishte rënë dakord për një politikë migrimi të rregullt dhe humanitare, por kontrollet lidhur me Afganistanin nuk po e plotësonin asnjërin nga këto kritere.  /Ad.Ab./

The post GJERMANI – Dobrindt mbron politikën e rreptë për pranimin e afganëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Shkarkohet shefi i Shërbimit Sekret Ushtarak

UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-AFP/ – Një zyrtar i lartë amerikan njoftoi shkarkimin e kreut të Shërbimit Sekret Ushtarak (DIA), pas shkarkimit të disa oficerëve të lartë në muajt e fundit.
Shkarkimi i gjenerallejtnant Jeffrey Kruse, i cili kishte mbajtur këtë pozicion që nga fillimi i vitit 2024, vjen menjëherë pasi departamenti i tij vlerësoi se sulmet amerikane ndaj Iranit në qershor e kishin kthyer programin bërthamor të Teheranit disa vite prapa.

Ky raport, i cili është raportuar gjerësisht në shtyp, ndryshon ndjeshëm nga pohimet e presidentit Donald Trump se sulmet në fjalë shkatërruan plotësisht vendet bërthamore të synuara.

Kjo mospërputhje thuhet se e zemëroi udhëheqësin republikan.

“Jeffrey Kruse nuk do të shërbejë më si drejtor i DIA-s”, tha zyrtari i lartë ushtarak, duke folur në kushte anonimiteti.
Ai nuk dha një arsye për shkarkimin.

Që kur u kthye në pushtet, udhëheqësi republikan ka kryesuar shkarkimin e shumë zyrtarëve të lartë të Pentagonit.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, një besnik i Donald Trump, mbron të drejtën e presidentit për të zgjedhur udhëheqjen e ushtrisë sipas gjykimit të tij, por ligjvënësit demokratë kanë shprehur shqetësim për politizimin e mundshëm të saj. / /Ad.Ab./

The post SHBA – Shkarkohet shefi i Shërbimit Sekret Ushtarak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKRAINË – Një pilot vdes, pas rrëzimit të një avioni ushtarak ”MiG-29”

KIEV, 23 gusht  /ATSH-DPA/ – Një avion luftarak ukrainas tip “MiG-29” u rrëzua gjatë uljes pas një fluturimi, duke shkaktuar vdekjen e pilotit, njoftoi sot  Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Shkaku i aksidentit ende po hetohet.

“MiG-29”, i cili daton që nga koha sovjetike, përbën bazën e forcës ajrore të vogël të Ukrainës, e cila ka marrë avionë të së njëjtit lloj nga Polonia dhe Sllovakia që prej fillimit të pushtimit të plotë rus në shkurt 2022.

Forca ajrore raportoi gjithashtu për sulme me 49 dronë rusë gjatë natës, prej të cilëve 36 u rrëzuan. U raportuan goditje në shtatë zona, ndërsa në mëngjes ranë sirenat e alarmit në Kiev.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha se mbrojtja ajrore ishte në veprim dhe se një dron kishte rënë mbi një rrugë. /Ad.Ab./

The post UKRAINË – Një pilot vdes, pas rrëzimit të një avioni ushtarak ”MiG-29” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VARSHAVË – Polakët kundër pjesëmarrjes në forcat paqeruajtëse në Ukrainë

VARSHAVË, 23 gusht /ATSH–DPA/ – Shumica  e polakëve janë kundër pjesëmarrjes në një forcë shumëkombëshe paqeruajtëse në Ukrainë, sipas një sondazhi të kryer nga agjencia e sondazheve “SW Research”, i publikuar sot.

Sondazhi, i porositur nga gazeta “Rzeczpospolita”, tregoi se 61,1% ishin kundër, 17,3% pro dhe 21,6% të pasigurt për një vendosje të mundshme trupash.

Anketimi  u zhvillua me 800 të anketuar të martën dhe të mërkurën.

Në Evropë ka muaj që zhvillohet një debat për një mundësi vendosjeje të forcave paqeruajtëse në rast të një armëpushimi në Ukrainë.

Në shkurt, kryeministri polak Donald Tusk përjashtoi përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake, por ofroi mbështetje logjistike dhe politike.

Polonia ndan një kufi mbi 500 kilometra me Ukrainën.

Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), në korrik Polonia po strehonte rreth një milion refugjatë ukrainas, duke u renditur e dyta pas Gjermanisë me 1,2 milionë./  /Ad.Ab./

The post VARSHAVË – Polakët kundër pjesëmarrjes në forcat paqeruajtëse në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Shorti i Botërorit 2026 më 5 dhjetor në Uashington

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH – DPA/ – Shorti i grupeve të “Kupës së Botës 2026” në futboll do të hidhet më 5 dhjetor në Uashington, njoftoi të sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Trump tha në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, se ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet në “Qendrën Kennedy” në kryeqytet.

“Kupa e Botës 2026” do të zhvillohet nga 11 qershor deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Turneu është zgjeruar nga 32 në 48 skuadra, të cilat do të ndahen në 12 grupe.

Fillimisht besohej se shorti do të mbahej në Las Vegas, siç ndodhi për botërorin e parë në SHBA në vitin 1994.

Infantino dhe Trump kanë marrëdhënie të afërta, dhe ata mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp në fund të “Kupës së Botës për klube”, e cila u zhvillua në SHBA në qershor dhe korrik, në “Trump Tower” në Nju Jork.

Trump ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të trofeut pas finales në Nju Xhersi.

Trump e quajti Kupën e Botës si “ngjarjen  më të madhe në sport” dhe, në lidhje me shortin, shtoi se “ishte një nder i jashtëzakonshëm të sjellim këtë ngjarje globale dhe këtë grup të jashtëzakonshëm njerëzish dhe këta sportistëtë pabesueshëm – më të mirët në botë – në qendrën kulturore të kryeqytetit tonë.”

Deri në kohën e shortit do të dihen 42 nga 48 skuadra pjesëmarrëse, ndërsa gjashtë të tjera do të përcaktohen në ndeshjet play-off në mars. Për këto ekipe do të vendosen përkohësisht vende në short.

Tre vendet organizatore kualifikohen automatikisht, ndërsa 10 skuadra tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen: kampionia në  fuqi Argjentina,  por dhe Australia, Brazili, Ekuadori, Irani, Japonia, Jordania, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Uzbekistani. /Ad. Ab./

 

 

The post SHBA – Trump: Shorti i Botërorit 2026 më 5 dhjetor në Uashington appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Disa të vdekur në një aksident automobilistik në Nju Jork

NJU JORK, 22 gusht  /ATSH-DPA/ – Disa persona, mes tyre edhe një fëmijë, vdiqën sot në një aksident automolistik në Nju Jork.

“Autobusi me turistë po kthehej  nga Ujëvarat e Niagarës”, tha një zëdhënës i policisë

Ai  gjithashtu tha se disa persona ishin bllokuar në autobus dhe se kishte shumë të plagosur. Autobusi raportohet se po vinte nga atraksioni i famshëm turistik dhe me shumë gjasë ishte rrugës për në Nju jork City.

“Në bord ndodheshin mbi 50 pasagjerë, përfshirë gra dhe fëmijë”, tha zëdhënësi.

Mjeti doli nga rruga në autostradë pranë qytetit të Buffalos. Për arsye ende të panjohura, shoferi humbi kontrollin, kaloi në korsinë e mesme dhe më pas autobusi përfundoi në një kanal.

Në vendngjarje janë angazhuar një numër i madh njësish policie, zjarrfikësish dhe shërbimesh emergjente. Helikopterë kanë transportuar të plagosurit drejt spitaleve më të afërta. /Ad.Ab./

The post SHBA – Disa të vdekur në një aksident automobilistik në Nju Jork appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump: Çikago dhe Nju Jorku qytetet e ardhshme që do të përballen me goditje ndaj krimit

UASHINGTON, 22 gusht /ATSH AFP/ – Javën e kaluar presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vendosjen e 800 trupave të Gardës Kombëtare në kryeqytetin amerikan, Uashington, për të ndihmuar personelin policor në zbatimin e ligjit.
Presidenti Trump tha sot se Çikago dhe Nju Jorku do të jenë qytetet e ardhshme kryesore amerikane që do të jenë objekt i një ”goditjeje federale ndaj krimit”.

“Ne do të bëjmë që qytetet tona të jenë shumë, shumë të sigurta”, i tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Mendoj se Chicago do të jetë qyteti i radhës  dhe më pas do të ndihmojmë Nju Jorkun”.

Trump njoftoi dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare  në Uashington  më 11 gusht, duke u shprehur   që “të rimarrim kryeqytetin tonë”.

Kryeqyteti amerikan, kryesisht i përbërë nga elektorat demokrat, përballet me akuza nga politikanët republikanë se është i mbipopulluar nga krimi, i prekur nga paqëndrueshmëria e të pastrehëve dhe i menaxhuar financiarisht keq.

Megjithatë, të dhënat e policisë së Uashingtonit tregojnë rënie të ndjeshme të krimeve të dhunshme midis  viteve 2023 dhe 2024,  kjo  ndodhta dhe si pasojë e situates  pas pandemike. /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump: Çikago dhe Nju Jorku qytetet e ardhshme që do të përballen me goditje ndaj krimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KANADA – Qeveria heq disa tarifa ndaj produkteve amerikane, ndërsa vazhdojnë bisedimet

NJU JORK, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Përmes negociatave të vështira mbi një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qeveria kanadeze po heq disa tarifa.

Duke filluar nga 1 shtatori, vendi do të rregullojë tarifat mbi produktet bujqësore, mallrat e konsumit dhe makineritë, tha sot kryeministri Mark Carney në një konferencë shtypi në Otava.

Me lehtësimin e tarifave, qeveria e Carney shpreson t’u japë një impuls të ri bisedimeve të bllokuara mbi një marrëveshje strategjike me administratën Trump.

Carney theksoi se aksesi i Kanadasë në tregun amerikan aktualisht është relativisht i mirë, me 85% të tregtisë bilaterale tashmë pa tarifa.

“Ndërsa punojmë për të menaxhuar çështjet e pazgjidhura tregtare me Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, është e rëndësishme të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur këtë avantazh unik për punonjësit kanadezë dhe familjet e tyre”, tha Carney.

“Të jemi të qartë, Kanada aktualisht ka marrëveshjen më të mirë tregtare me Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai. Megjithatë, ai theksoi se tarifat ndëshkuese mbi makinat amerikane, si dhe mbi çelikun dhe aluminin, do të mbeten në fuqi. /Ad.Ab./

 

The post KANADA – Qeveria heq disa tarifa ndaj produkteve amerikane, ndërsa vazhdojnë bisedimet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJENEVË  – Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash

GJENEVË, 22 gusht /ATSH – DPA/  Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën. Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për përfshirjen e saj në një rast ndërkombëtar korrupsioni.

Banka nuk bëri sa duhej për të parandaluar pastrimin e parave midis viteve 2011 dhe 2014, gjë që rezultoi me dhënien e një dënimi me kusht prej gjashtë muajsh për një ish-menaxher pasurish.

Zyra e prokurorit të Përgjithshëm e vlerësoi vlerën e krimit në 71 milion franga.

Hetimi mbi atë që njihet si “Affari Lava Jato” nisi në vitin 2018, sipas zyrës së prokurorit shtetëror.

Llogaritë në bankë janë përdorur për të marrë dhe transferuar ryshfete nga kompanitë e industrisë së naftës dhe ndërtimit. Fondet dyshohet se janë paguar për drejtues të kompanisë shtetërore braziliane të naftës, “Petrobras”.

“Petrobras” gjithashtu kishte llogari në ish-bankën private zvicerane “Sarasin”, e cila ka qenë pjesë e  “Brazilian Safra” për më shumë se 10 vjet. “Këto shkelje kanë minuar integritetin e qendrës financiare zvicerane,” tha  sot zyra e prokurorit të Përgjithshëm. /Ad.Ab.

The post GJENEVË  – Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Lavrov: Ende nuk ka plane për një takim Putin-Zelensky

MOSKË,  22 gusht /ATSH-DPA/ – Në kundërshtim me pritshmëritë e presidentit amerikan Donald Trump, Moska aktualisht nuk sheh asnjë bazë për një takim të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin.

“Putin është i gatshëm të takohet me Zelenskyn kur agjenda për një samit të jetë e gatshme, dhe kjo agjendë nuk është ende gati”, tha sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov për rrjetin amerikan të televizionit NBC.

“Ndër pikat që duhet të sqarohen paraprakisht janë heqja dorë nga Ukraina për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore NATO dhe koncesionet territoriale”. Zelensky tha jo për gjithçka”, vazhdoi Lavrov. /Ad.Ab./

The post RUSI – Lavrov: Ende nuk ka plane për një takim Putin-Zelensky appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOLUMBI – Të paktën 19 të vdekur gjatë dy sulmeve

BOGOTA, 21 gusht /ATSH- DPA/ – Të paktën 19 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në dy sulme në Kolumbi, ndërsa autoritetet i cilësuan ato si “narko-terrorizëm”.

Të paktën 12 policë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën pasi një helikopter policie u qëllua pranë qytetit Amalfi në departamentin verior të Antioquia, tha guvernatori Andrés Julián.

Pak më vonë, dy pajisje shpërthyese shpërthyen pranë një baze ajrore në qytetin Cali, në jugperëndim të vendit. Shërbimi ajror tha se u vranë gjashtë persona, ndërsa administrata e qytetit raportoi mbi 50 të plagosur.

Kryetari i qytetit të Cali, Alejandro Eder, e quajti këtë një “sulm narko-terrorist” dhe njoftoi se ushtria do të merrte kontrollin e qytetit.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, gjithashtu e përshkroi situatën si akte terrorizmi dhe krime kundër njerëzimit nga grupe të armatosura, duke njoftuar se qeveria do të ndërmarrë veprime ligjore për të ndjekur këto grupe si terroristë. /Ad.Ab./

 

The post KOLUMBI – Të paktën 19 të vdekur gjatë dy sulmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZË – Banorët në radhë për një copë buke

KAJRO, 22 gusht /ATSH-DPA/ – Mariam al-Sheikh, një nënë 34-vjeçare nga qyteti i Gazës, dëgjon fëmijën e saj më të vogël duke qarë nga uria natën – por nuk ka çfarë të bëjë.

Sigurimi i ushqimit për tre fëmijët e saj është një betejë e përditshme, rrëfen ajo për agjencinë gjermane të lajmeve DPA . Shpesh kalon orë të tëra duke kërkuar bukë ose ushqim të konservuar.

“Ka ditë kur mund të gjej vetëm një copë të vogël buke dhe një domate për t’ua dhënë fëmijëve”, thotë ajo.

Situata në Rripin e Gazës, i cili është nën rrethim që nga fillimi i luftës, është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Organizatat humanitare paralajmërojnë për një krizë të madhe urie. Sipas Kombeve të Bashkuara, qindra mijëra njerëz përballen çdo ditë me mungesë të thellë ushqimi.

Për shumëmf amilje, buka dhe uji janë të vetmet gjëra që arrijnë të sigurojnë pas radhëve të gjata dhe pritjes së pafundme /Ad.Ab./

 

The post GAZË – Banorët në radhë për një copë buke appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌