Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

IKMT nis prishjen e 66 objekteve pa leje në Kepin e Rodonit

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) vijon prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë zonave bregdetare dhe atyre të mbrojtura.

Aktualisht IKMT ka nisur shembjen e objekteve të paligjshme në Kepin e Rodonit, njësia Administrative Ishëm, Bashkia Durrës.

Përmes një njoftimi për shtyp, IKMT bëri të ditur se “deri më tani janë evidentuar 66 ndërtime pa leje, ndërkohë që puna në terren po vazhdon”.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje përgjatë vijës bregdetare, me synim rikthimin e hapësirave publike dhe mbrojtjen e territorit.

IKMT shpreh angazhimin për të vepruar me transparencë, duke siguruar që hapësirat publike t’u rikthehen qytetarëve.

/m.m/j.p/

 

The post IKMT nis prishjen e 66 objekteve pa leje në Kepin e Rodonit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Financimi i serrave diellore, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Fermerët kanë afat deri në 30 shtator për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, për mbështetje për ndërtimin e serrave të reja diellore.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj e cila u shpreh se mbështetja do të jepet për ndërtimin e serrave të reja diellore nga 0.2 ha deri në 2 ha, për kultivimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës, duke përfshirë edhe sistemet e ujitjes.

Denaj informoi se mbështetja financiare do të jetë deri në 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve.

Ndërsa serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë do të mbështeten financiarisht deri në 8 milionë lekë/ha dhe serrat e prodhimit të luleshtrydheve deri në 4 milionë lekë/ha.

“Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, u shpreh Denaj.

/m.m/j.p/

The post Financimi i serrave diellore, Denaj: Fermerët, afat deri në 30 shtator për të aplikuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

11 Maji/ Berisha: Lubi Balluku transformoi punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, foli për sistemin e patronazhimit që PS përdori në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Berisha u ndal te qarku i Fierit, ku tha se Belinda Ballluku transformoi të gjthë punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë. Berisha ka bërë një analizë të hollësishme të të dhënave të transformimit […]

The post 11 Maji/ Berisha: Lubi Balluku transformoi punonjësit e institucioneve në operatorë elektoralë appeared first on BoldNews.al.

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën dy motrave, 23-vjeçari i arrestuar specialist në Ministrinë e Brendshme

Kevi Norra, 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në Sarandë është arrestuar, ndërsa është publikuar edhe fotoja e të riut. Pas testit të alkoolit, rezultoi se Norra, i cili punon si specialist në ministrinë e Brendshme, drejtonte automjetin tip “Audi” në gjendje të dehur. Policia e Sarandës bëri me dije se testi i […]

The post Shkaktoi aksidentin që i mori jetën dy motrave, 23-vjeçari i arrestuar specialist në Ministrinë e Brendshme appeared first on BoldNews.al.

U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska

Biznesmeni Juljan Morina ka reaguar pas përplasjes me gazetarin Almer Toksa, të cilit i dërgoi mesazhe fyese dhe kërcënuese për të cilat u procedua nga policia e Tiranës. Edhe teksa mundohet të justifikojë veprimet e tij, Morina vijon sulmet ndaj gazetarit. Sipas tij, acarimi ka ardhur për shkak se Almer Toksa të cilin e quan […]

The post U procedua nga policia, biznesmeni Juljan Morina vijon sulmet ndaj gazetarit Almer Toska appeared first on BoldNews.al.

I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

Homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, kanë nisur këtë të hënë në orën 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve. Zheji, 64 vjeç, u nda nga jeta para dy ditësh në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen. Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues […]

The post I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet

Mandati i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet do t’i mbetet Ana Dajkos. Kolegji Zgjedhor vendosi të hënën në mënyrë unanime që të lërë në fuqi vendimin e Këshillit të Ankesave dhe Sanksioneve, që ia akordonte mandatin të parës në listën e mbyllur të këtij koalicioni. Fillimisht Lapaj dhe koalicioni kishin kërkuar që mandati t’i kalonte atij, […]

The post Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet appeared first on BoldNews.al.

Kurbin/ Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari (EMRI)

Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili kishte kthyer banesën në depo armatimi. Në pranga ra Etien Zefi, banues në Laç. 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata u sekuestruan si prova materiale. “Pas informacioneve se një person mbante armë zjarri, pa leje në banesën e tij, në Laç, gjatë ndërhyrjes […]

The post Kurbin/ Kallash, granata dhe municione të fshehura në banesë, arrestohet 19-vjeçari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë

Nga Boldnews.al Të thuash që çiftin Veliaj-Xoxa i ke miq prej 10 vitesh, t’i kesh dhënë Ajolës një vilë në qendër të Bllokut “pa qira”, të tentosh të fshehësh burimin e 115 mijë eurove të gjetura në kasafortën e zyrës së bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe më pas t’i “shesësh” në momentin […]

The post Vilë “pa qira” për Ajolën/ Gentian Sula i “Intersig” fitoi 6 tendera pa garë në Bashkinë Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Hapen dyert e mortit në familjen Dhimaku, dy motrat e ndjera lanë pas vëllain me leuçemi

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”. Autori i aksidentit është identifikuar si Kevi Norra, 23 vjeç, banues në qytetin e Fierit, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, i […]

The post Hapen dyert e mortit në familjen Dhimaku, dy motrat e ndjera lanë pas vëllain me leuçemi appeared first on BoldNews.al.

GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin

Ilir Meta ka paraqitur sot (25 gusht) apelin kundër vendimit të GJKKO-së që e la në arrest me burg. Më 22 gusht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar refuzoi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj Ilir Metës, duke argumentuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për një […]

The post GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon vendimin appeared first on BoldNews.al.

I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një i mitur 15-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e dajës së tij, në fshatin Çukë. I mituri kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë të afërmve dhe po qëndronte prej disa ditësh në banesën e tyre. Trupi i pajetë u […]

The post I mituri u gjet i vetëvarur në banesën e dajës në Sarandë, policia: Kishte shkuar me pushime. Nisin hetimet appeared first on BoldNews.al.

Nga Ballkani në Portugali, Europa po digjet. The Economist: Qeveritë duhet të bëjnë më shumë!

Meteorologjikisht, Europa është një vend mesatar. Ajo nuk preket nga uraganët, musonët apo stuhitë e rërës. Por diçka tjetër ka futur kontinentin në panik.  

Që prej mesit të 1990-s temepraturat mesatare janë rritur me 0.53 gradë celsius për dekadë, që është sa dyfishi i mesatares botërore. Pasojat u ndjenë këtë verë.

Valët e të nxehtit “poqën” Europën veriore në qershor dhe atë jugore gjatë gushtit.

Sipas Sistemit Euuropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, zjarret në Bashkimin Europian kishin djegur pothuajse 10.000 kilometra katrorë deri më 19 gusht. Kjo krahasohet me një mesatare prej 2.440 km katrorë në të njëjtën periudhë që nga viti 2006. Flakët kanë përfshirë zona të Ballkanit, Qipro, Francë, Greqi, Portugali dhe Spanjë. Disa prej tyre janë afruar tmerrësisht me qytetet e mëdha, duke përfshirë Madridin, Porton, Podgoricën dhe Patras, të tretin më të madh të Greqisë. Të paktën tetë persona kanë vdekur, ndoshta edhe shumë të tjerë. Vendet që po luftojnë për të përballuar kanë kërkuar ndihmë 17 herë përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së, një sistem për koordinimin e reagimit ndaj fatkeqësive.

Në lidhje me madhësinë e saj, Portugalia është goditur më rëndë. Zjarri ka djegur 2.9% të të gjithë territorit të vendit: 2600 km2, më shumë se sa u dogj në të gjithë BE-në në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 4000 km2 të tjera janë shkatërruar në Spanjën fqinje. Rreth 30.000 spanjollë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre. Disa nga zjarret janë me intensitet shpërthyes, një trend i ri.

“Ka zona ku nuk ka asnjë mënyrë që zjarret të kontrollohen me mjete njerëzore,” tha Margarita Robles, ministrja e mbrojtjes e Spanjës. “Vetëm moti do të na lejojë të kemi atë kontroll.”

Me uljen e temperaturave dhe parashikimin e reshjeve, gjërat mund të ndryshojnë. Por shumë pyetje mbeten nëse qeveritë qendrore dhe rajonale duhet të bëjnë më shumë. Në Spanjë, investimet totale publike në parandalimin e zjarrit ranë me më shumë se gjysmën midis 2009 dhe 2022, sipas një grupi lobi të kompanive pyjore.

Ngrohja globale ka dhënë kontributin e saj në zjarre, por jo aq të madh. Ndezja vjen ose nga ngjarje natyrore, ose nga ndërhyrja njerëzore. Studimi më i fundit i shkaqeve të zjarreve në Europë përdori të dhëna nga viti 2016. Nga flakët me shkaqe të njohura (më shumë se gjysma e totalit), u zbulua se vetëm 4% kishin nisur natyrshëm. Aksidentet dhe pakujdesia shpjeguan 39%. Por arsyeja kryesore, që përbën 57% të shpërthimeve, ishte se zjarret ishin ndezur qëllimisht.

Pse? Në fillim të viteve 2000, policia pyjore e Italisë, Corpo Forestale dello Stato (CPS) tashmë e shpërbërë, kreu një studim të detajuar bazuar në të dhënat e vitit 2001. Përqindja e zjarreve që i atribuohen zjarrvënieve ishte 60%, pothuajse identike me shifrat e BE-së në sondazhin e mëvonshëm. CPS zbuloi se vetëm një në dhjetë zjarre ishin ndezur nga piromanë ose të tjerë me probleme mendore. Arsyeja më e zakonshme ishte se një përpjekje për të pastruar tokën për kullota kishte dalë jashtë kontrollit. Zjarret e tjera u ndezën me dredhi në mënyrë që zona e djegur të mund të riklasifikohej më pas për ndërtim.

Është e qartë se ekziston një rast për forcimin e dënimeve për ndezjen e zjarreve dhe për të siguruar që toka e shkatërruar nga flakët të mos përdoret më pas për kullotje ose ndërtim./TheEconomist

The post Nga Ballkani në Portugali, Europa po digjet. The Economist: Qeveritë duhet të bëjnë më shumë! appeared first on Gazeta Si.

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

 

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.

61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;

Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;

Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.

Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;

Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:
– bashkimi familjar: 24,5 %;
– arsye të tjera: 16,3 %;
– studimi: 4,0 %;
-qëllime humanitare: 0,9 %.

Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023.

The post Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika appeared first on Revista Monitor.

Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga 2007-a

Paga reale në ekonomi u rrit me ritme dyshifrore për të dytin vit radhazi në 2024, me 10%, por me ngadalësim të lehtë në raport me vitin 2023 ku ndryshimi ishte 11.7%.

Paga reale (Rritja nominale duke zbritur inflacionin) në dy vitet e fundit shënoi ritmet më të larta që nga viti 2007.

Pas qëndrimit në vendnumëro gjatë dekadës së kaluar, pagat u rimëkëmbën dy vitet e fundit, ndërkohë që në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta 16.9% në 2023  dhe 12.4% në 2024.

Dy ishin shtysat për ndryshimin e pagave.

E para lidhet me reformën e qeverisë për pagën mesatare sektorin publik 900 euro ndërmjet 2023-2025, dhe e dyta mungesa e punonjësve në sektorin privat ka ndikuar tek kompanitë që të rrisin fondet për personelin, si një mjet për mbajtjen e stafeve.

Në fillim të viteve 2000, rritja e pagave reale ishte e fortë. Në vitin 2001 arriti në 17.7%, duke reflektuar një periudhë rigjallërimi ekonomik pas krizave të tranzicionit.

Kjo rritje u shoqërua me një lëvizje të ngjashme edhe në pagat në sektorin shtetëror, që po atë vit shënuan një rritje prej 17.7%.

Në vitet që pasuan ritmet e rritjes u zbutën ndjeshëm, duke zbritur nën 10% në mesin e dekadës.

Në vitin 2007, si pagat reale në sektorin privat, ashtu edhe ato në sektorin shtetëror patën një ringritje, me rritje përkatësisht 13.8% dhe 17.1%, duke reflektuar rritjen ekonomike përpara se të fillonte krizës globale.

Vitet e krizës 2008–2010 sollën ulje të ritmeve, ku paga reale mbeti në nivele modeste prej 6.0% në 2008 dhe vetëm 3.0% në 2010, ndërkohë që në sektorin shtetëror ritmet ishin pak më të larta, por sërish në rënie krahasuar me vitet e mëparshme.

Periudha 2011–2016 përfaqëson një fazë qëndrimi në vendnumëro, ku ndryshimi i pagës reale zbriti në vlera minimale, madje edhe negative, si në vitin 2016, kur paga reale ra me 0.4%. Në të njëjtën kohë, rritja e pagës në sektorin shtetëror luhatej në nivele shumë të ulëta, shpesh midis 0–3%, duke reflektuar politikat shtrënguese buxhetore.

Një kthesë më e dukshme vërehet pas vitit 2017. Në atë vit, paga reale u rrit me 7.8%, ndërsa pagat në sektorin shtetëror me 9.8%, duke sinjalizuar një rigjallërim të të ardhurave si në sektorin privat dhe atë shtetëror.

Ndryshimi i pagës reale qëndroi pranë zeros dhe madje ra ndjeshëm në vitin 2022 me -4.3%, çka tregon se inflacioni i lartë pas pandemisë ka “ngrënë” rritjen e pagës nominale.

Përkundrazi, paga në sektorin shtetëror u rrit me ritme të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 2021 (+6.4%) dhe 2023 (+16.9%), duke reflektuar ndërhyrjet e qeverisë për të amortizuar ndikimin e krizave te punonjësit e administratës.

Burimi: INSTAT

The post Pagat reale në 2023-2024 u rritën me ritmet më të larta që nga 2007-a appeared first on Revista Monitor.

Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, kthesë e re për turizmin me lidhjen që do të krijojë me Malin e Zi

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Rruga Shirokë-Zogaj konsiderohet një nga investimet strategjike që do të krijojë një lidhje të re mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe kthimin në një pikë të rëndësishme të Shkodrës si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky kantier, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti.

Rama e konsideroi këtë një investim të rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi.

“Vijon me ritme të mira puna në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj, një investim i rëndësishëm që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por do të shërbejë si një kthesë e re për turizmin, me lidhjen që do të krijojë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke e pozicionuar Shkodrën në kryeqendër të rajonit”, u shpreh Rama.

Rruga Shirokë-Zogaj është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.

Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.

Rruga është 6,5 km e gjatë, ku 4,5 km e parë të këtij segmenti janë zgjerimi i rrugës ekzistuese që është buzë liqenit.

Shirokë-Zogaj bashkë me bajpasin në qendër të fshatit Zogaj, janë dy segmente kyçe për lehtësimin e qarkullimit, duke e kthyer fshatin Zogaj në një korridor të rëndësishëm turistik dhe ekonomik.

/m.m/j.p/

The post Rama: Rruga Shirokë-Zogaj, kthesë e re për turizmin me lidhjen që do të krijojë me Malin e Zi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja: 2,464 shkelës u riintegruan përmes Shërbimi të Provës në 6 muaj

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Nëpërmjet Shërbimit të Provës përgjatë 6 muajve të parë të vitit janë riintegruar 2,464 shkelës të ligjit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se synimi i Shërbimit të Provës është  rikthimi i tyre si individë aktivë dhe të përgjegjshëm në shoqëri.

Manja theksoi se gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, Ministria e Drejtësisë, përmes Shërbimit të Provës, ka mundësuar riintegrimin në shoqëri të 2,464 qytetarëve nën mbikëqyrje me masa alternative.

“Misioni ynë është parandalimi i recidivizmit dhe mbështetja për rikthimin e tyre si individë aktivë dhe të përgjegjshëm në shoqëri”, shtoi ai.

Për t’u ofruar më shumë siguri dhe mbrojtje shoqërisë, Shërbimi i Provës bashkëpunon me 61 bashki dhe me shumë organizata të shoqërisë civile në vend.

/m.m/j.p/

The post Manja: 2,464 shkelës u riintegruan përmes Shërbimi të Provës në 6 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Homazhe në Universitetin e Arteve për Artur Zhejin

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura zhvillohen sot homazhe në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Homazhet zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku miq, kolegë dhe qytetarë nderojnë kujtimin e tij. Pas homazheve, do të organizohet edhe ceremonia e përcjelljes në varrezat e Tufinës.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

vijon….

/m.m/

The post Homazhe në Universitetin e Arteve për Artur Zhejin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëri – Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

Federata e Futbollit njofton se nga sot të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares kanë mundësi të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen e 9 shtatorit, Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes […]

The post Shqipëri – Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on BoldNews.al.

Shiste doza kok*ine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike të ndara në doza nëpër qytet. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë. “Shërbimet e Forcës së Posaçme […]

The post Shiste doza kok*ine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

❌