Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 August 2025Main stream

Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji

By: Ela
25 August 2025 at 13:16

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve. Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës. Familjarë, miq e kolegë vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë […]

The post Përcillet për në banesën e fundit gazetari Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit

By: V K
25 August 2025 at 13:49

Eshtë mbyllur ceremonia e homazheve në nder të Artur Zhejit, mbajtur sot në Universitetin e Arteve.

Pak pas orës 12:10, trupi i tij është nisur drejt banesës së fundit ku gazetari dhe publicist i njohur do të prehet, në varrezat e Tufinës.

Familjarë, miq e kolegë, vendosën kurora me lule pranë arkmortit, duke i dhënë lamtumirën.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Me një karrierë të gjatë në media, Artur Zheji, ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

 

The post Gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

By: Ela
25 August 2025 at 12:09

Homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, kanë nisur këtë të hënë në orën 10:00 në ambientet e Universitetit të Arteve. Zheji, 64 vjeç, u nda nga jeta para dy ditësh në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen. Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues […]

The post I jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji appeared first on BoldNews.al.

U nda papritur nga jeta, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji

By: V K
25 August 2025 at 12:23

Ditën e sotme në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

 

 

Në një deklaratë për mediat ne homazhet e mbajtura ndaj tij, kreu i PD-së Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të gazetarit.

Berisha vlerësoi figurën e Zhejit, si një personalitet të spikatur në fushën e gazetarisë dhe analizës politike.

Gjithashtu, ai shprehet se ndan dhimbjen me familjen dhe të afërmit e Zhejit në këtë moment të vështirë, duke i uruar që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve.

Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar”, tha Berisha.

 

 

Regjisori Kiço Londo, ndau një mesazh të ndjerë, duke kujtuar figurën e mikut të tij: “Vijmë nga i njëjti ajër, nga e njëjta krahinë, nga një gjak e nga i njëjti kurs në këtë shkollë të mrekullueshme. Sot është një ditë zie e thellë. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për mendimin e thellë që nuk do ta kemi më, për Arturin që jo vetëm trashëgonte një gjen gjeniu, por mbante edhe një damar të fortë gjeniu brenda vetes. Dritë e madhe që humbëm, por shpresa është që dita që Arturi po lë pas të na ndihmojë të bëhemi më të mirë”.

The post U nda papritur nga jeta, i jepet lamtumira e fundit gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji

By: V K
25 August 2025 at 11:14

Këtë të hënë në orën 10:00, kanë nisur homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji, në ambientet e Universitetit të Arteve.

Artur Zheji, u nda nga jeta më 23 gusht në moshën 64-vjeçare në Sarandë, ku ndodhej për pushime me familjen.

Ai njihej si një nga figurat më të spikatura të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji ka shërbyer si drejtues në Radio Televizionin Shqiptar, Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe media të tjera, duke u bërë një nga zërat më të rëndësishëm të debatit publik në vend.

Përveç rolit si gazetar dhe drejtues emisioni, ai ishte edhe editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë të thella në mendimin mediatik shqiptar.

The post U nda papritur nga jeta, nisin homazhet në nderim të gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

I jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, gazetari e publicisti që themeloi elegancën në analizën politike e Kosovën çështje të parë

25 August 2025 at 14:39

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Personalitete të jetës publike, politikës, miq, kolegë dhe qytetarë i dhanë sot lamtumirën e fundit gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji ndërsa zhvilluan homazhe në nderim të tij në Universitetin e Arteve të Bukura në Tiranë.

Në këtë universitet, Zheji ka përfunduar studimet për regjisurë, por gjithashtu ka kaluar edhe një pjesë të mirë të jetës së tij.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u shpreh se pas ekranit, Zheji ka qenë akoma më artist e krijues dhe do të ishte shumë më tepër në vitet që do vinin. “Humbje e rëndë, e parakohshme. Një personazh me shumë ngjyra, me shumë botë, me shumë përfshirje në jetën publike dhe në jetën e vendit. Nuk e kam arritur në akademi, por natyrisht që e njoh Zhejin si të gjithë ju, si gazetar e publicist. Pas Zhejit në ekrane, me siguri ka qenë një Zheji tjetër akoma më artist e krijues e do ishte shumë më tepër në vitet që do vinin, por fatkeqësisht jeta është ndonjëherë shumë e ashpër në këto ngjarje që janë kaq të papritura. Nuk dimë si të ngushëllojmë familjen e botën që ai la. Ikje shumë e parakohshme”, u shpreh Gonxhja, pas homazheve në Akademinë e Arteve.

Aktorët e mirënjohur Rajmonda Bulku dhe Timo Flloko vlerësuan Zhejin si një analist të jashtëzakonshëm, por edhe një artist i madh në shpirt.

“Lindi i lirë, i mençur i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë. Elokuenca e Turit është e pakrahasueshme. Do na mungojë shumë, jo vetëm ne që e kishim afër dhe e donim shumë dhe  e vlerësonim, por të gjithë atyre që donin ta dëgjonin zërin e Turit, një zë të lirë, një fjalë të drejtë, të mençur dhe besoj se do ta mbajnë në mendje ashtu siç ishte Turi, i drejtë dhe i mençur”, tha për gazetarët aktorja Bulku, pas homazheve.

Aktori Timo Flloku u shpreh se “Tur Zheji ishte një personalitet i dimensioneve të jashtëzakonshme, nuk flas në prerjen politike apo si një analist i jashtëzakonshëm, por do të thoja atë që Arturi ishte një artist i madh në shpirt, me një sensibilitet të thellë. Kam patur miqësi të afërt me të. Zoti e rrëmbeu nga ne, iku shumë shpejt”.

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo vlerësoi kontributin e Zhejit, jo vetëm në media, por edhe në çështje të rëndësishme si ajo e Kosovës. “Me Artur Zhejin kam rreth 28 vjet që jam njohur. Më ka marrë intervistën e parë si gazetar në Romë, kur unë isha në pozitën e Ministrit të Jashtëm dhe që aty vendosëm një bashkëpunim shumë miqësor që vazhdoi edhe më tej. Arriti në majën e publicistikës shqiptare, me një stil të veçantë, një fjalor tejet të përpunuar që ndërthurej mes një gazetarie ekspresive, por dhe mendimi të thellë filozofik. Ajo kulturë e madhe që ky njeri rrezatonte, jo vetëm kur ishte në mediumet publike, por edhe jetën personale, kishe çfarë të bisedoje me të. Artur Zheji është një nga gazetarët më të shquar që është marrë me çështjen kombëtare në tërësi, por veçanërisht Kosovën. Arturi e bëri çështje të parë të profesionit të tij dhe madje temat e tij, diskutimet dhe programet e tij kanë patur në qendër çështjen kombëtare. Për këtë spikaste në mënyrë të veçantë”, tha Milo.

Regjisori Kiço Londo u shpreh se “e sotmja është një ditë e thellë zie për dritën që iku. Vijmë nga një ajër, nga një krahinë, nga një fshat, nga një gjak. Vijmë nga i njëjti kurs, në këtë shkollë të mrekullueshme edhe sot është një ditë e thellë zie. Është një ditë ku të gjithë duhet të qajmë për dritën që humbëm, për thellësinë e mendimit që humbëm, për Artur Zhejin që jo vetëm që vinte nga një gjen gjeniu, por kishte edhe një damar të fortë gjeniu në vetvete. Dritë e trishtë që humbëm, por drita që Arturi po lë pas shpresoj të na ndihmojë të bëhemi më të mirë”.

Shkrimtari dhe publicisti Preç Zogaj ka kujtuar dhe lartësuar figurën e Zhejit, me të cilin ka punuar në disa medie, por jo vetëm, ka pasur dhe një miqësi të afërt me të.

“Është një ditë e trishtuar për gazetarinë publicistike, për të gjithë miqtë, një ndër të cilët jam dhe unë. Kam pasur fatin ta njoh herët dhe të punoj me të, të shkëmbejmë mendime, ishte një intelektual me interesa të gjera. Mendoj se ai themeloi elegancën në analizën politike në Shqipëri. Kishte një bazament kulturor që pak e kanë, gjë që e ndihmoi të krijonte stilin e vet autentik. Gjërat i thoshte me qëllimin të ishin ndikuese, por jo vrastare”, tha Zogaj pas homazheve.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi kreu homazhe dhe vendosi kurora me lule në nderim të Artur Zhejit, u shpreh se ai ishte një zë më vete në analizat e tij.

“Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve. Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër”, u shpreh Berisha.

Artur Zheji u nda papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare të shtunën e 23 gushtit.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa medie, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zheji dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imami.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

Gazetari Zheji do të prehet në varrezat e Tufinës.

Homazhe për gazetarin dhe publicistin Artur Zheji, foto: Florian Abazaj
1 nga 15

/m.m/

The post I jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit, gazetari e publicisti që themeloi elegancën në analizën politike e Kosovën çështje të parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit/ Homazhet për gazetarin, këtë të hënë në Universitetin e Arteve

25 August 2025 at 09:22

Gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur si pasojë e një arresti kardiak. Zheji u nda nga jeta të shtunën në moshën 64-vjeçare, ndërsa ishte në Sarandë me pushime me familjen.

Analisti i njohur në median shqiptare, Artur Zheji do të përcillet në banesën e fundit këtë të hënë.

Homazhet do të mbahen në Akademinë e Arteve nga ora 10 deri në orën 12 dhe më pas do të përcillet në banesën e fundit pranë varrezave të Tufinës.

Artur Zheji ka një kontribut të çmuar në mediat shqiptare si gazetar, analist dhe gjithashtu drejtues i emisionit “360 Gradë” në ABC News.

Prej shkurtit 2024 dhe deri në fund të muajit korrik të këtij viti, kur pati programin e fundit, ai drejtoi emisionin “360 gradë” në televizionin ABC News, një tryezë debati dhe analize për çështjet e ditës, zhvillime të rëndësishme të politikës dhe aktualitetit shqiptar si dhe për ngjarje të arenës ndërkombëtare.

Më herët Artur Zheji ka drejtuar emisione edhe në televizione të tjera shqiptare apo ka qenë pjesë e paneleve të analistëve në studio televizive. Po ashtu Zheji për shume vite ka shkruar si gazetar e publicist në gazeta dhe media online si dhe ka mbajtur poste drejtuese në media.

Artur Zheji ishte djali i përkthyesit dhe shkrimtarit të njohur Petro Zheji dhe aktores Besa Imami.

/abcnews.al/

Before yesterdayMain stream

Ahmeti: Humbja e Artur Zhejit lë boshllëk të madh në jetën publike shqiptare

24 August 2025 at 16:57

TIRANË, 24 gusht/ATSH/ Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti shprehu sot ngushëllime për ndarjen e papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

“Arturi ishte një zë i guximshëm dhe i pavarur në hapësirën mediatike shqiptare. Ndonëse ndonjëherë në debate dhe diskutime publike kemi ndarë mendime të ndryshme, mirëpo gjithmonë me respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, gjë që përbën dëshmi e integritetit dhe kulturës së tij të lartë intelektuale”, shkroi Ahmeti në rrjetet sociale.

Ahmeti vuri në dukje se humbja e tij lë një boshllëk të madh në gazetari dhe në jetën publike shqiptare.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe dhe i qoftë e lehtë toka shqiptare”, përfundoi Ahmeti.

The post Ahmeti: Humbja e Artur Zhejit lë boshllëk të madh në jetën publike shqiptare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, ish-ambasadori Arvizu: Ti me të vërtetë dëgjoje

24 August 2025 at 16:50

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, reagoi sot me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Në një postim në rrjetet sociale, Arvizu shpreh dhimbjen për humbjen e një figure që, sipas tij, kishte aftësinë e rrallë për të dëgjuar me vëmendje dhe për të kuptuar thellë zhvillimet në shoqëri.

“‘Zheji i Madh’, ti dije të dëgjoje. U prehsh në paqe,” u shpreh Arvizu në postim.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Mesazhi i plotë:

I dashur Artur,

Së pari, i jam mirënjohës mikut tonë të përbashkët që më dha një zë në këtë moment të ndjeshëm, pasi nuk mund të jem në Shqipëri për t’u ndarë me ty personalisht.

Gjatë këtyre dy ditëve ditëve të fundit kam parë qindra—madje mijëra—lamtumira të përzemërta nga njerëz që të kanë njohur dhe dashur. Atyre me siguri do t’u mungosh. Ka pasur kaq shumë mesazhe prekëse, shpesh të përmbledhura në një fjalë të vetme: Ngushëllime. RIP. Lamtumirë.

Edhe unë ndiej trishtim. Kanë kaluar disa vite që kur u takuam për herë të fundit, bashkë me disa miq të dashur shqiptarë. Të tre ju ishit/jeni gazetarë profesionistë. Njerëz të mirë.

Më mungon Gazeta Mapo. E di që ti arrite shumë gjëra të tjera në jetën dhe karrierën tënde, por ajo ishte një gazetë e mirë—që ia vlen të kujtohet.

Gjatë katër viteve kur isha mysafir në vendin tuaj, takova kaq shumë shqiptarë të jashtëzakonshëm. Me disa prej tyre vazhdoj të jem ende në kontakt, edhe pas më shumë se dhjetë vitesh që u largova. Miqësitë që fitova dhe kujtimet që mora me vete do të zgjasin gjithë jetën.

Gjatë atyre viteve njoha shumë gazetarë dhe politikanë. Disa ishin miq të vërtetë, si ti. Shumë të tjerë ishin “të ashtuquajtur miq”, secili me agjendën e vet. Kjo është diçka që ndodh shpesh.

Në politikë, ashtu si në diplomaci, shpesh është e vështirë të shmangësh cinizmin. Ti gjete kohë për të më ndihmuar të kuptoja disa të vërteta të ftohta e të ashpra mbi jetën dhe politikën shqiptare—se si luhet loja. Sigurisht që bëra disa gabime, por ti u përpoqe të më bëje të kuptoja gjërat që më duheshin për ta kryer punën time më mirë.

Ajo që vlerësova më shumë ishte se ti me të vërtetë dëgjoje. Bëje përpjekje të sinqerta për të kuptuar pse unë po përpiqesha të thosha ose të bëja diçka, dhe e bëje këtë pa gjykim. Për këtë, jam thellësisht mirënjohës.

Nuk do ta harroj kurrë atë takim të fundit, kur të përshëndeta duke të thënë: “Zheji i Madh!” Qeshëm të dy—dhe ti e kuptove menjëherë se çfarë kisha parasysh.

Herën tjetër kur të vizitoj vendin e takimit tonë të fundit, do të mendoj për ty.

Deri atëherë, paqe dhe bekime për të gjithë ne.

Alex Arvizu

/e.i/j.p/

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, ish-ambasadori Arvizu: Ti me të vërtetë dëgjoje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

24 August 2025 at 14:57

TIRANË, 24 gusht /ATSH/ Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi.

/e.i/j.p/

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ndër zërat më të spikatur të mendimit të lirë

24 August 2025 at 14:56

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përcolli sot mesazh ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit, analistit dhe intelektualit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Presidentja Osmani shpreh dhimbjen e saj për këtë humbje të madhe dhe e cilëson Zhejin si një nga zërat më të guximshëm dhe më të spikatur të mendimit të lirë në hapësirën shqiptare.

 

Ajo thekson se Zheji la pas një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, si dhe një trashëgimi të vyer profesionale dhe morale.

Në veçanti, Presidentja vlerëson kontributin e tij në dokumentimin dhe pasqyrimin e pasojave të regjimit gjenocidal serb në Kosovë, duke e cilësuar si një zë të vërtetës dhe një mbrojtës të dinjitetit njerëzor.

Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zheji, miqtë, kolegët dhe komunitetin mediatik, duke nënvizuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i paharruar dhe frymëzues për brezat që vijnë.

Gazetari dhe publicisti Artur Zheji u ndaj dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

The post Osmani mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ndër zërat më të spikatur të mendimit të lirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mesazh ngushëllimi nga Vjosa Osmani për Artur Zhejin: Humbje për jetën intelektuale

By: danieli
24 August 2025 at 15:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta një ditë më parë. Në mesazhin e saj, Osmani e cilëson Zhejin si një figurë të pazëvendësueshme të jetës publike, mediatike dhe intelektuale në Shqipëri, duke e përshkruar si “një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të…

Source

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

By: Kult Plus
24 August 2025 at 15:04

Ditën e nesërme, në 25 gusht do të mbahen homazhet në nder të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

Homazhet do mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura.

Gazetari, analisti dhe ish-drejtori i përgjithshëm i ATSH-së, Artur Zheji u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai ndërroi jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Zheji njihej si një nga figurat e spikatura në gazetari dhe publicistikë.

Me një karrierë të gjatë në media, Zheji u bë një nga zërat dhe penat më të spikatur të gazetarisë dhe debatit publik në Shqipëri. Ai ka shërbyer në funksione drejtuese në disa media, në Radio Televizionin Shqiptar dhe Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Për vite me radhë, Zheji do të jepte kontributin e tij si analist, drejtues emisioni, por edhe si editorialist dhe komentues politik, duke lënë gjurmë në mendimin mediatik shqiptar.

I lindur më 29 gusht 1961, Artur Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Zheji u diplomua për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, ku spikati dhe la gjurmën e tij në dramaturgjinë shqiptare. Në skenën e Teatrit Kombëtar, u vendos në skenë drama e tij “Raimonda”, përgjatë kohës së diplomimit.

Pas diplomimit, Zheji u zhvendos në Itali ku qëndroi për rreth 10 vite. Aty, ai punoi në “Radio Radicale” si specialist i çështjeve të Evropës dhe Ballkanit, përgjatë kohës së luftës së Kosovës, duke u bërë kështu dhe një zë i rëndësishëm i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare.

Që prej vitit 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë.

Humbja e tij e papritur ka tronditur jo vetëm familjen, por edhe kolegët dhe opinionin publik, të cilët e shihnin si një figurë me integritet dhe profesionalizëm të lartë. Vdekja e tij është një humbje e madhe për gazetarinë, analizën politike dhe median shqiptare në përgjithësi./atsh/KultPlus.com

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Kurti: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen

24 August 2025 at 10:23

PRISHTINË, 24 gusht/ATSH/ Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përcolli sot vlerësimin e tij për sigurën e gazetarit dhe publicistit Artur Zheji i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Kurti e cilësoi Artur Zhejin, personalitet të medias së shkruar e asaj televizive.

“I kujtoj bashkëbisedimet me të, para apo pas kamerave, sepse të rrallë kanë qenë dhe janë gazetarët që, përtej lajmit të ditës, angazhohen e thellohen me seriozitet intelektual te çështjet e subjektet me të cilat ballafaqohen. I tillë ishte Artur Zheji, fjala e të cilit nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen”, shkroi Kurti në rrjetet sociale.

Kurti solli në kujtesë se “i ati i lindur në Gjirokastër, intelektuali erudit dhe përkthyesi eklektik Petro Zheji. E ëma e lindur në Gjakovë, aktorja e shquar e Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe e Kinostudios “Shqipëria e Re”, Besa Imami”.

“Duke ardhur prej një familje të tillë, është e kuptueshme pse Artur Zheji nuk mund t’ishte i përciptë në trajtimin e Kosovës dhe më gjerësisht shqiptarëve në rajon. Ai ishte jo thjesht një reporter i luftës, por një gazetar aktivist, një patriot i emancipuar, një dokumentues i angazhuar, që ndihmoi të ndërkombëtarizohej çështja jonë e të rritej jehona e kërkesës sonë të drejtë për liri”, përfundoi Kurti duke përcjellë i ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut për këtë humbje të madhe.

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, Kurti: Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

By: Ela
24 August 2025 at 10:13

Nesër, më 25 gusht 2025, do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke […]

The post Ndërroi jetë papritur, homazhet për gazetarin Artur Zheji mbahen nesër në Universitetin e Arteve të Bukura appeared first on BoldNews.al.

Ndarja e papritur e Artur Zhejit, homazhet nesër në Universitetin e Arteve të Bukura

By: danieli
24 August 2025 at 10:15

Gazetari dhe publicisti i njohur, Artur Zheji, u nda papritur nga jeta më 23 gusht 2025 në Sarandë, si pasojë e një arresti kardiak. Nesër, më 25 gusht, nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura do të zhvillohen homazhe për të, duke ofruar mundësinë që miqtë, kolegët dhe qytetarët ta nderojnë kujtimin e tij. Zheji ka pasur një karrierë të gjatë në gazetari…

Source

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, nesër homazhet në Universitetin e Arteve

By: gaze tare
24 August 2025 at 11:51

E hëna, 26 gusht, do të jetë një ditë në nder të Artur Zhejit, një nga figurat më të rëndësishme të publicistikës moderne shqiptare. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në mesditë në Universitetin e Arteve, ndërsa ceremonia private do të mbahet më pas tek ‘Alba 2000’. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të njohur Petro Zheji.

I lindur në Tiranë nga një familje me prirje kulturore, Zheji ishte gazetar, analist dhe intelektual me karrierë të pasur, i njohur për mendimet kritike dhe stilin e mprehtë. Pas diplomimit për regjisor në Institutin e Lartë të Arteve, filloi karrierën si dramaturg në Teatrin Kombëtar, më pas punoi në median italiane gjatë viteve 90, për t’u rikthyer në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë, duke kontribuar me emisionin “Luftë apo paqe në Kosovë”.

Zheji dha kontribut të rëndësishëm si drejtues në RTSH, agjencinë telegrafike shqiptare dhe gazetën Mapo, ndërsa viteve të fundit u identifikua me emisionin “360 gradë”. Për penën e tij të mençur dhe intelektin e shquar, bashkëpunoi edhe me Top Channel.

Artur Zheji u nda nga jeta befas në moshën 63-vjeçare, duke lënë një boshllëk të madh në gazetari dhe jetën publike shqiptare. Homazhet e së hënës do të jenë një rast për të kujtuar dhe nderuar kontributin e tij të çmuar.

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, nesër homazhet në Universitetin e Arteve appeared first on iconstyle.al.

Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagime edhe nga politika shqiptare në RMV, Ziadin Sela: Ngriti zërin për shqiptarët e çdo treve

By: M C
23 August 2025 at 22:24

Mesazhe ngushëllimi vijnë edhe nga Maqedonia e Veriut për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji.

Kryetar i Aleancës për Shqiptarët Deputet në Kuvendin e RMV-së, Ziadin Sela, shprehet se Zheji nuk ishte thjeshtë një gazetar, por ngriti zërin në Tiranë për shqiptarët në Strugë, Çamëri e Preshevë.

Reagimi i plotë:

Artur Zheji, një figurë emblematike mungesa e të cilit do të ndjehet gjatë!

Nuk ishte thjeshtë një gazetar, por një zë i shqiptarëve të çdo treve. Ngriste zërin në Tiranë për shqiptarin në Strugë e Likovë, në Çamëri e Guci, në Preshevë e Prishtinë.

Mjeshtër i pendës dhe fjalës publike, aktivist i angazhuar në çdo kauzë e proces të rëndësishëm për kombin. Ikja e tij në këtë moshë e papritmas, do të lë një zbrastirë të thellë në opinionin mbarëkombëtar.

Pusho në paqë, Artur!
Ngushllime të përzemërta për familjen, kolegët dhe mbarë popullin!

The post Ndarja nga jeta e Artur Zhejit, reagime edhe nga politika shqiptare në RMV, Ziadin Sela: Ngriti zërin për shqiptarët e çdo treve appeared first on Albeu.com.

Spiropali: Artur Zheji, një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë publikut

TIRANË, 23 gusht/ ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas ndarjes së parakohshne nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur, Artur Zheji.

“Trishtues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit e analistit të mirënjohur Artur Zheji. Një zë i veçantë dhe penë e talentuar do t’i mungojë prej sot publikut shqiptar. Pusho në paqe, Artur”, shprehet Spiropali.

Zheji ndërroi jetë pasditen e së shtunës në moshën 64-vjeçare.
.
Për dekada, Zheji ishte i angazhuar në fushën e gazetarisë dhe publicistikës.
Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si RTSH dhe ATSH, por edhe në media të shkruara. Që nga viti 2017, Zheji  drejtonte emisionin politik dhe analitik 360 Gradë.
Artur Zheji ishte një figurë e spikatur në media dhe analizën politike, vdekja e tij përbën një humbje të madhe për opinionin publik dhe botën e medias në Shqipëri.

The post Spiropali: Artur Zheji, një zë i veçantë dhe penë e talentuar që do t’i mungojë publikut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj: Artur Zheji, një prej zërave më aktiv e kontribues në debatin publik në Shqipëri

TIRANË, 23 gusht/ ATSH/ Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji.

:Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe komunitetit të medias për ndarjen e papritur nga jeta të Artur Zhejit, një prej zërave më aktiv, më të angazhuar dhe më moderatorë e kontribues në debatin publik në Shqipëri”, shprehet Kreu i Shtetit në rrjetet sociale.

Artur Zheji ishte gazetar, publicist dhe drejtues emisioni, pjesë e ekranit dhe medias shqiptare prej shumë vitesh.

Djali i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare, Besa Imamit, Artur Zheji  është  i njohur jo vetëm për kontributin e tij në media, por edhe për trashëgiminë e pasur kulturore.

The post Begaj: Artur Zheji, një prej zërave më aktiv e kontribues në debatin publik në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌