Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

Nga Genc Gjokutaj Shqipëria sot është përballë një sfide serioze: a do të kemi një drejtësi vërtet të pavarur, apo do të vazhdojmë të jetojmë në një shtet ku institucionet janë thjesht kukulla të politikës? Në teori, reforma në drejtësi u krijua për të ndarë politikën nga gjykatat dhe prokuroritë. Në praktikë, kontrolli politik mbi […]

The post “KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor appeared first on BoldNews.al.

Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme

Kërkesa e kryetares së trupit gjykues të çështjes penale për korrupsion në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortit të vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, u rrëzua nga ana e kryetarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Erjon Bani. Megjithatë, trupi gjykues u përball të hënën më 21 korrik me një kërkesë për […]

The post Sali Berisha, kërkon të mos gjykohet në Strukturën e Posaçme appeared first on Reporter.al.

Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca

Në GJKKO u zhvillua këtë të hënë seanca për “Dosjen Partizani”, ku ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit fizikisht në sallë. Përmes një shkrese drejtuar gjykatës, Berisha bëri të ditur se do të përfaqësohet nga avokatët e tij mbrojtës. Në nisje të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, paraqiti një kërkesë paraprake për përjashtimin e […]

The post Dosja “Partizani”/ Debate mes avokatit të Berishës dhe prokurorit, shtyhet seanca appeared first on BoldNews.al.

“Gjykata veproi drejt”, Gjokutaj: Hetimi për Malltezin po bie si domino, s’ka prova vetëm fabul politike

I ftuar në një emision televiziv, avokati Genc Gjokutaj foli në lidhje me vendimin e Gjykatës për Jamarbër Malltezin.

Gjokutaj theksoi se rreziku i arratisjes nuk është provuar për asnjë nga të përfshirët në këtë proces, përfshirë Malltezin dhe Sali Berishën.

Gjokutaj gjithashtu vlerësoi se gjykata ka vepruar drejt në lidhje me respektimin e lirisë personale dhe sqaroi se garancia pasurore prej 3 milionë lekësh, e vendosur si masë sigurie, do të mbetet e ngrirë deri në përfundim të çështjes. Ai shtoi se mosplotësimi i kësaj kërkese do të sjellë rikthimin e arrestit shtëpiak, ndërsa vuri në dukje se hetimi i SPAK-ut është kthyer në një “boomerang”, pasi sipas tij, provat e paraqitura janë duke u rrëzuar.

“Rreziku i ikjes as për Jamarbërin, as për zotin Berisha, por për asnjë pjesëmarrësi në atë proces, jo vetëm që nuk është provuar, por s’ka asnjë indicie. Ajo që desha sot të tregoj në vëmendje të publikut është fakti që kjo gjykatë ka vepruar mirë në drejtim të lirisë personale të personit. Edhe detyrimi paraqitje është një lloj kufizimi lirie, e ka vendosur atë të garancisë pasurore, sigurisht është një shumë e konsiderueshme. Procedura dhe vendimi i gjykatës është ky: caktohet garancia pasurore si masë sigurimi.

Në shumën 3 mln lekë të vjetra, vihet në llogarinë e gjykatës apo të prokurorisë dhe kjo ngelet e ngurtësuar deri në përfundim të çështjes si garanci, e cila në rast largimi të subjektit/personit kalon në favor të shtetit. Nuk ka asnjëlloj kufizimi dhe gjykata ka dhënë një afat 48 orësh që vendimi i saj të hyjë në fuqi. Pra ky vendim hyn në fuqi në momentin që derdhet shuma në numrin përkatës të llogarisë në bankë.

Mandatar-ktimi i shkon SPAK-ut dhe gjykatës për të vërtetuar faktin e depozitimit dhe ekzekutimit të kësaj mase që ka vendosur gjykata; në të kundërtën, në rast që nuk bëhet kjo pagesë, vijon masa e arrestit shtëpiak. Fakti që Jamarbër Malltezi, kujt do t’ia kërkojë 21 muaj arrest, sepse ky është burgu i Irena Gjokës. Arrest me burg që vijoi me arrest shtëpie, atëherë për ironi të fatit dhe për fatkeqësinë e asaj gjyqtareje dhe të SPAK-ut, provat që ata pretendonin se ishin prova, kanë ardhur duke rënë. Hetimi i atyre është kthyer në boomerang. Jamarbër Malltezi nuk është gjobitur asnjëherë nga pikëpamja fiskale. Ky SPAK e ka pasur 3 vjet në dorë dosjen dhe në këto 3 vjet, ata i kanë kryer këto veprime dhe i kanë mbajtur për në ditën e arrestimit për të krijuar fabulën.” – tha Gjokutaj.

 

 

The post “Gjykata veproi drejt”, Gjokutaj: Hetimi për Malltezin po bie si domino, s’ka prova vetëm fabul politike appeared first on Sot News | Lajme.

“Shkruaj çfarë të them unë”, Kara tregon prapaskenat e sherrit Meta-Gjokutaj: Të bërtiturat dëgjoheshin deri jashtë

Juristi Romeo Kara ka zbuluar për herë të parë arsyet se përse Genci Gjokutaj nuk është më avokati i Ilir Metës.

Pak javë më parë, në seancën për ish-presidentin u pa në sallë Kujtim Cakrani dhe jo Gjokutaj, i cili ka pasur miqësi të hershme me Metën. Askush nuk tregoi arsyet e vërteta të këtij ndryshimi, por Kara shprehet se ka pasur sherr të madh mes tyre. Në një intervistë ai ka rrëfyer se gjatë një takimi mes Metës dhe Gjokutjat në ambientet e burgut 313, ka pasur të bërtitura.

“Një nga ulërimat e Metës sepse ulërimat e tij dëgjoheshin edhe jashtë ka qenë: ‘Shkruaj çfarë të them unë, jo çfarë thua ti!’”, rrëfeu Kara për një emision televiziv.

Ai theksoi se Meta nuk e lë askënd të bëjë punën e vet, madje as avokatin që e ka për të shpëtuar nga burgu. Kara shtoi se Meta po trajton procesin gjyqësor si betejë politike dhe personale, jo si një përballje serioze me drejtësinë.

Sipas tij, largimi i Gjokutajt është vetëm një simptomë e mënyrës se si Meta e trajton të gjithë sistemin, si pronë private. Në vend të një mbrojtjeje ligjore të qetë dhe profesionale, Meta kërkon nënshtrim total.

The post “Shkruaj çfarë të them unë”, Kara tregon prapaskenat e sherrit Meta-Gjokutaj: Të bërtiturat dëgjoheshin deri jashtë appeared first on Sot News | Lajme.

“Gjykimet si volejboll, pa limit kohe”, Gjokutaj shpjegon zvarritjen e procesit ndaj Berishës: Nuk besoj se gjyqtarja..

Avokati i kryetarit të PD-së Sali Berisha, Genc Gjokutaj, foli sot në  një emision televiziv nën moderimin e Endri Xhafos për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani ndaj Berishës.

Gjokutaj tha se seanca u shty sot për shkak të mos njoftimit të Berishës.

Avokati u ndal te kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje nga çështja penale ndaj të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe të tjerë në dosjen Partizani.

Ai tha se vendimi nëse do pranohet ose jo dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, i përket kryetarit të gjykatës.

Gjithashtu ai tha se nuk mendon se gjyqtarja për deri sa mban ende postin, do të ndikohet nga kushërira e saj, deputetja demokratë, Andia Ulliri.

“Nuk mendoj se ajo do ndikohet nga Andia dhe Andia do të bëhet theror për zotin Berisha që ti thotë ti ske për të dënuar liderin tim”, tha avokati i Berishës.

Genc Gjokutaj: Gjykimet janë si ndeshjet e volejbollit, nuk ka limit në kohë. Sot u shty për arsye se një nga shkaqet ishte mos njoftimi i Berishës, por nuk është ky shqetësimi.

Nesër Gjykatat e Apelit nuk do të gjykojë që është takuar Jamarbër me zotin Berisha apo jo dhe kanë folur për këtë. Këtë lojë këta me komunikimet e bëjnë. Gjyqtarja ka dhënë dorëheqjen 3 javë më parë.

Këtë vendim nëse do pranohet ose jo dorëheqja e gjyqtares Elsa Ulliri, e vendos kryetari i gjykatës në përjashtim nga rasti kur e kërkojmë ne përjashtimin e një gjyqtari, ose prokurori.

Ky problem është i tillë që këtë e shqyrton kryetari i gjykatës.
Gjykata nuk po shprehet se çfarë do bëjë me atë gjyqtare.

Nuk mendoj se ajo do ndikohet nga Andia dhe Andia do të bëhet theror për zotin Berisha që ti thotë ti s’ke për të dënuar liderin tim.

 

 

 

The post “Gjykimet si volejboll, pa limit kohe”, Gjokutaj shpjegon zvarritjen e procesit ndaj Berishës: Nuk besoj se gjyqtarja.. appeared first on Sot News | Lajme.

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

Avokati  Sali Berishës, Genc Gjokutaj, foli sot në emisionin “Log.” për shtyrjen e seancës për dosjen Partizani, ku i pandehur është marrë edhe lideri demokrat. Gjokutaj tha se seanca u shty sot për shkak të mos njoftimit të Berishës, duke shtuar se gjykimet nuk kanë limit kohor dhe mund të shtyhen. Avokati u ndal te […]

The post Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia appeared first on BoldNews.al.

Berisha në gjyq, avokati: Procesi pa bazë penale, fabula e kallëzimit është e rreme

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha thotë se çështja gjyqësore për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” nuk ka bazë penale dhe se procesi po zvarritet për arsye procedurale. ”Sot seanca u shty sepse Berisha nuk ishte njoftuar, por problemi real është se gjykata nuk ka marrë ende vendim për gjyqtaren që dha dorëheqjen nga çështja”,- tha Gjokutaj.

Source

Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka publikuar një shkresë me të cilën pretendon se drejtësia në Shqipëri funksionon me regji të Ramës. Gjatë postimit në rrjetin social facebook, Gjokutaj ka paraqitur një dokument ku tregon se shkresa e SPAK është konceptuar një ditë para se sa të merrej vendimi i Gjykatës për të lejuar […]

The post Gjokutaj nxjerr dokumentin: Drejtësi me regji politike kundër Sali Berishës appeared first on BoldNews.al.

Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një gjendje virale

Avokati, Genc Gjokutaj ka shkaktuar shkak për mosparaqitjen e Sali Berishës në SPAK ditën e sotme, është bërë një problem problematik. Gjokutaj tha se Berisha po kalon një gjendje virale, që ka të qëndrojë i qëndrueshëm në lidhje me publikun ditën e sotme. “Në gjënë e avokatit mbrojtës ju bëj me dije se sot me […]

The post Dosja “Partizani”, Gjokutaj: Berisha nuk u paraqit në SPAK për shkak të një gjendje virale appeared first on BoldNews.al.

“SPAK nuk guxon ta thërrasë”/ Gjokutaj: Rama përmendet 14 herë në aktakuzën ndaj McGonigal

Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar hetimet nw SHBA ndaj dosjes “McGonigal” ku është i përfshirë edhe kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama. Gjatë intervistës në Syri TV, Gjokutaj nuk kurseu kritikat ndaj SPAK-ut për të cilin tha se nuk guxon që ta marrë në pyetje Edi Ramën pavarësisht se emri i kryeministrit përmendet 14 herë në […]

The post “SPAK nuk guxon ta thërrasë”/ Gjokutaj: Rama përmendet 14 herë në aktakuzën ndaj McGonigal appeared first on BoldNews.al.

“Presim spektakël”, Gjokutaj zbulon detaje nga gjyqi i Berishës: Do të jetë me dyer të hapura, do shikoni…

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, i ftuar në  një studio televzive deklaroi se gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura dhe sipas tij, aty do të shikohet “gallatë”.

“Do të caktohet një datë, gjyqi do të jetë me dyer të hapura. Do të shikoni gallatë të madhe me dëshmitarë që do të thonë se i ofruan një favor, por që nuk e mbajnë mend se kush. Këto janë të gjitha të pavlefshme sepse po nuk vure gishtin, ajo dëshmi nuk merret fare në konsideratë”, tha Gjokutaj.

“Gjyqtarët nuk janë përfolur për integritet dhe në vendimet që janë kolegjiale, ata janë më të mbrojtur. Ajo çështje është çuar me dhunë në gjyq. Kjo ka kalendar politik dhe po të shikoni, kur Sali Berisha kishte paraqitjen, sillnin edhe një të PS-së këtej nga SPAK-u, për të krijuar perceptimin e barazisë”, shtoi Gjokutaj.

 

 

 

The post “Presim spektakël”, Gjokutaj zbulon detaje nga gjyqi i Berishës: Do të jetë me dyer të hapura, do shikoni… appeared first on Sot News | Lajme.

“Berisha s’i trembet presioneve, çdo denoncim i tij ka dalë i vërtetë”, Gjokutaj: Gjoka e ndjeu ‘fyerjen’ pas 4 muajsh

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në SPAK, për të dëshmuar mbi hetimin e hapur për denoncimet mbi gjyqtaren Irena Gjjoka. Edhe pse ekzistonin provat për falsifikimet dhe dënimet e gjyqtares, Institucionet nuk vepruan dhe KLGJ e mori në mbrojtje, në vend të shkrkimit të menjëhershëm.

I ftuar në një studio televizive avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se gjyqtares me tre mbiemra iu caktua dosja “Partizani” me detyrim dhe jo me short. Avokati tha se padia e Irena Gjokës për fyerje është tentativë për ti bërë presion liderit të PD-së por koha ka vërtetuar se Berishës nuk mund ti bësh presion dhe se çdo denoncim që ka bërë është vërtetuar i vërtetë.

Berisha nuk është autori i lajmit, është përcjellësi i saj. Ka detyrimin si lider i opozitës të informojë qytetarët

Këtu kanë adoptuar standardit e opozitës me leje. Irena ka bërë kallëzim ndaj zotit Berisha e së bijës, Malltezi për fyerje të gjyqtarit

U bë mbi një vit që kemi kërkuar zyrës së prokurorit të përgjithshëm të bënte verifikimin e dënimit të Irenës, administrativ dhe penal dhe ende nuk e kemi ndërsa për Fredi Belerin u mor për 10 ditë.

Pse ndodh kjo?
Sepse ke KLGJ, ILD.. Çështja Berisha hoqi jorganin e drejtësisë e i nxori lakuriq. Këta janë të githë në bashkëpunim.

Këta janë ca kokëfortë që akoma nuk e kanë kuptuar që Berishës nuk mund ti bësh presion me këtë lloj çështjeje. Duan të merren me një fyerje. Po çfarë do të nxjerrësh për këtë? Pasi fakti për të cilën Berisha ka folur është i vërtetë, dhe do të djegë duart e atij që ka dosjen. Berisha nuk gënjen.

Në gusht ka ndodhur akti i fyerjes por Irena e ka ndjerë në nëntor. 4 muaj nuk ka qenë e fyer.

Pse?

Sepse në fund të tetorit janë mbyllur hetimet, dhe kjo pa pasur detyrë të mos e dorëzonte dosjen. Në momentin që në gusht do të bënte kallëzim ndaj Berishës, kallëzuesja nuk do të vazhdonte më gjyqin ndaj të kallëzuarit. Ky është dokumentimi më i qartë i faktit se dosja nuk është marrë me short, por është marrë me caktim, deri në material shtrëngues që ka pasur për këtë. Këto janë veprime antiligjore dhe krijojnë dyshime për gjendjen psikoemocionale.

The post “Berisha s’i trembet presioneve, çdo denoncim i tij ka dalë i vërtetë”, Gjokutaj: Gjoka e ndjeu ‘fyerjen’ pas 4 muajsh appeared first on Sot News | Lajme.

SPAK thërret nesër Sali Berishën lidhur me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka/ Dokumenti

Sali Berisha është thirrur nga SPAK të paraqitet më 10 qershor (nesër), ora 10:00, për të dhënë shpjegime në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, i cili zbulon se arsyeja e thirrjes është një kallëzim i depozituar nga gjyqtarja Irena Gjoka, të […]

The post SPAK thërret nesër Sali Berishën lidhur me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka/ Dokumenti appeared first on BoldNews.al.

Apartamentet po rëndojnë xhepin e qytetarëve/ Gjokutaj: Të hartohet një strategji për banesat

Është kufizuar dhënia e kredive për blerje banese. Vendimi i Bankës së Shqipërisë u publikua në fletoren zyrtare dhe parashikon që bankat të mos japin kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85% e vlerës së saj ndërsa në valutë 75 për qind.

Ndërsa ata që kërkojnë kredi për të blerë një shtëpi të dytë vlera e kredisë që do mund të marrin kur është në monedhën lekë do të jetë 80% e vlerës së pronës.

Në një intervistë në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Eduart Gjokutaj, analist i tregut të banesave, tha se është shumë e rëndësishme që të hartohet një strategji për banesat. Sipas Gjokutaj vendimi i Bankës së Shqipërisë synon rritjen e cilësisë së kredisë.

Ai u shpreh më tej se në këtë rast oferta vjen në forma të ndryshme dhe mënyrat se si regjistrohet kontratat e shitjes lë për të dëshiruar. Ndërsa tha se ajo që ndodh në tregun e ndërtimit, duhet të ketë një raport të qartë dhe qytetarët duhet të sqarohen se sa ndikojnë faktorët e jashtëm apo të brendshëm. Unë do të thoja që BSH duhet të jetë me elastike në reflektimin e normës së interesit. BSH pavarësisht se ndjek një kujdes të caktuar, duhet të shoqërohet me një reformë të tregut që ka nevojë për shumë elemente, në tërësi një rregullator. Duhet të ketë një strategji kombëtare për banesat, si do të zgjidhet problemi me banesa ekonomike, për të rinj, apo për banesa me çmime më të larta.

Nga ana e tij Klodion Sheu  nga Departamenti i Stabilitetit Financiar Banka e Shqipërisë, u shpreh se vendimi do të rishihet brenda dy viteve

“Unë mendoj që 100 % banka shkon tek ato familje që kanë të ardhura më të larta apo janë më të konsoliduara. Nëse do kemi stabilitet në çmime këto familje do të përfitojnë”, tha ai.

/abcnews.al/

“Rama s’ka meritë, bilanci i tij është dështim total”, shpërthen Genc Gjokutaj: Është kokë e këmbë i lidhur me krimin

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në  një emision televiziv, ka deklaruar se problemet kryesore në vend lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama, të cilin e akuzon për kapje të shtetit dhe lidhje me krimin.

“Ne problemin e kemi me Ramën, sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin. Policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë,” u shpreh Gjokutaj.

Sipas tij, Rama nuk ka asnjë meritë në drejtimin e shtetit dhe çdo bilanc është negativ. Ai vlerësoi se institucionet vendase nuk merren me problemet reale, siç është vjedhja e votës, por fokusohen në çështje dytësore.

Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës. Është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës,” shtoi ai.

Gjokutaj e cilësoi këtë si një shqetësim kombëtar dhe i bëri thirrje opinionit publik të reflektojë për gjendjen në të cilën ndodhet vendi. “Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…”, përfundoi avokati.

Gjokutaj: 

Ne problemin e kemi me Ramën sepse ky drejton një shtet i cili është kokëkëmbë i lidhur me krimin, policia është në lojë me krimin, drejtësia është e kapur, media pjesën më të madhe është e kapur, ky ka vrarë demokracinë, nuk ka një meritë ky në drejtimin e këtij shteti, sepse bëhet një bilanc, bilanci është negativ.

Shikoni sot, shikoni rezolutat e tjera, se këtu trumpetohet.
Merren me mua se kam bërë një status, dhe nuk merren me vjedhjen e votës, që Evropa do sjellë një komision faktmbledhës, dhe është marrë vendimi menjëherë pas kërkesës së Berishës.

Ky është shqetësimi ynë kombëtar, ky është problemi. Rama, harroje…

 

The post “Rama s’ka meritë, bilanci i tij është dështim total”, shpërthen Genc Gjokutaj: Është kokë e këmbë i lidhur me krimin appeared first on Sot News | Lajme.

Gjokutaj: Deputetë të PD-së po përgatiten të riasgjesojnë Berishën, lufta do të jetë fizike

Avokati i kryetarit të PD-së, Genc Gjokutaj shkruan se disa deputetë të PD-së, të cilët u rikthyen si të penduar, po tentojnë ta riasgjësojnë Berishën. Në një status në faqen e tij në Facebook, Gjokutaj paralajmëron se përballja me ta tani do të jetë fizike dhe jo online si deri dje. Statusi i Gjokutajt: “Doktor […]

The post Gjokutaj: Deputetë të PD-së po përgatiten të riasgjesojnë Berishën, lufta do të jetë fizike appeared first on BoldNews.al.

“Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ ‘Plas’ ashpër avokati Gjokutaj: Lufta është e shpallur, bujrum…

Gjokutaj deklaron se “lufta me ta sot është më e ashpra”, duke shtuar se “do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje”, një paralajmërim i qartë për përshkallëzim të konfliktit politik në linjën e përplasjeve brenda PD-së.

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj në një postim në Facebook, paralajmëron luftë brenda Partisë Demokratike. Gjokutaj shkruan se armiqtë e dikurshëm të PD-së, që sot janë “penduar” po përgatiten të asgjësojnë Berishën dhe madje sipas tij disa janë ende deputetë.

“Doktor Berisha e solli PD në jetë pas një koma artificiale të shkaktuar nga armiqtë e saj! Sot armiqtë e dikurshëm të PD të “penduar” por të paguar dje dhe sot nga Rama & Co po përgatiten të riasgjësojnë PD dhe Berishën!

Disa prej tyre edhe deputetë të PD nesër te klonuar nga Rama. Janë të shfaqur me emër dhe mbiemër ndaj beteja me ta sot është më e ashpra pse do të luftohet fizikisht dhe jo online si dje! Nuk mund te largojmë shpëtimtarin tonë por atentatorët ndaj tij! Qofshin burra, gra, gay apo lesbike! Lufta është e shpallur! Bujrum”, shkruan Gjokutaj.

The post “Po përgatiten të riasgjësojnë Berishën”/ ‘Plas’ ashpër avokati Gjokutaj: Lufta është e shpallur, bujrum… appeared first on Sot News | Lajme.

Nga Genc Gjokutaj tek Kujtim Cakrani, pse e ndryshoi avokatin Ilir Meta?

Shtatë muaj pas arrestimit, Ilir Meta është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK, ku duhet të përballet me drejtësinë për të hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij për disa vepra penale. Por, tani që është marrë zyrtarisht i pandehur, Meta ka bërë një lëvizje në mbrojtjen e tij. Ndryshe nga sa ka ndodhur në […]

The post Nga Genc Gjokutaj tek Kujtim Cakrani, pse e ndryshoi avokatin Ilir Meta? appeared first on BoldNews.al.

Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta

Avokati Genc Gjokutaj një një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook shprehet se ish-kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale Artan Lame nuk ka ndërruar jetë.

Sipas tij, ai ndodhet në koma cerebrale, në gjendje shumë të rëndë për jetën në Gjermani.

“Lajmi i rremë i vdekjes së z. Artan Lame është një nga gjestet më antihumane dhe antietike i mediave të cilat e kanë shpërndarë sot gjithë ditën!

Pavarësisht se koma cerebrale e konfirmuar është një gjendje shumë e rëndë ajo kurrsesi nuk mund të barazohet me vdekjen!

Vdekja si akt mund të konfirmohet vetëm nga stafi mjekësor përgjegjës për pacientin që ka në ndjekje dhe kujdes!

Ky është një akt i dënueshëm, i papërgjegjshëm, joprofesional dhe një fyerje për vetë z. Lame, familjarët dhe opinionin publik!

Media e vërtetë do të thotë raport i drejtë me të vërtetën!

Zotit Artan Lame i urojmë rikuperimin e shpejtë dhe të plotë shëndetësor me ndihmën e mjekëve dhe Zotit! G”, ka shkruar ai.

 

The post Lajmi për vdekjen e Lames trondit opinionin, Gjokutaj sqaron si qëndron e vërteta appeared first on Sot News | Lajme.

❌