Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ibrahimovici shqiptar nënshkruan në Gjermani: Klubi i duhur

By: redi
25 June 2025 at 18:34

Arijon Ibrahimovic firmos me Heidenheim. Lojtari shqiptar është bashkuar me këtë skuadër në formë huazimi, nga skuadra e Bayern. ‘‘Ditët e fundit kanë qenë bisedime shumë pozitive me Holger Sanëald dhe Frank Schmidt, të cilët më kanë bindur se Heidenhemi mund të jetë pikërisht klubi i duhur për mua në këtë moment. Jam edhe më i emocionuar që do të luaj për Heidenheimin në Bundesligë sezonin e…

Source

Zyrtare/ Ibrahimovici shqiptar nis aventurën e re!

By: gaze tare
13 January 2025 at 23:06

Arijon Ibrahimovic, sulmuesi 19-vjeçar shqiptar, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike, duke u huazuar te Lazio për pjesën e mbetur të sezonit. Lojtari nën pronësi të Bayern Munich ka bërë këtë hap pas një sezoni të suksesshëm te Frosinone, dhe tani do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij te një skuadër më e madhe si Lazio.

Marrëveshja e huazimit përfshin një të drejtë blerjeje prej 8 milionë eurosh, ndërsa Bayern ka vendosur një klauzolë rikthimi të ulur në 20 milionë euro. Ky është transferimi i dytë i Ibrahimovic në Itali, pasi sezoni i kaluar luajti me Frosinonen, ku zhvilloi disa paraqitje të mira.

Arijon Ibrahimovic është lojtari i radhës shqiptar që bashkohet me Lazio, një ekip që ka një histori të pasur me lojtarë shqiptarë, si Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj. Deri më tani, Ibrahimovic ka luajtur dy ndeshje me ekipin U20 të Gjermanisë, por ende nuk ka bërë zgjedhjen finale për kombëtaren që do të përfaqësojë.

The post Zyrtare/ Ibrahimovici shqiptar nis aventurën e re! appeared first on iconstyle.al.

Zyrtare, Ibrahimoviçi shqiptar prezantohet nga Lazio

By: Besnik
13 January 2025 at 11:46

Arijon Ibrahimovic, mesfushori i talentuar i Bayern Munichut, mbërriti në aeroportin Fiumicino të Romës, ku u prit nga një grup tifozësh entuziastë të Lazio.

Lajmi vjen ndërkohë që Ibrahimovic është gati për të përfunduar një huazim te Lazio, pasi ka pasur një sezon të suksesshëm me Frosinone në Serie A.

Vetëm një muaj më parë, Ibrahimovic mbushi 19 vjeç dhe tashmë është një emër i njohur në futbollin italian. Ai do të kalojë në Lazio për të vazhduar karrierën e tij dhe për të shtuar më shumë përvojë në një kampionat të njohur, pas një sezoni si i huazuar në Frosinone.

Transferimi i tij pritet të jetë një marrëveshje huazimi me opsion për blerjen për 8 milionë euro, ndërkohë që Bayern Munich mund të ruajë një klauzolë rikthimi të caktuar në 20 milionë euro.

Në momentin që Ibrahimovic arriti në aeroport, ai mori një shall të Lazio dhe pozoi për disa foto me tifozët dhe mediat, përpara se të largohej për t’u përgatitur për testet mjekësore.

Kjo lëvizje e Ibrahimovic tregon besimin e Lazios në mundësitë e tij dhe ambiciet e klubit për të përforcuar mesfushën e tij me një nga talentet më premtues të futbollit europian.

Futbollisti me origjinë nga Kosova, Arijon Ibrahimoviç u bë në vitin 2023 lojtari i parë i lindur në vitin 2005 (11 dhjetor) që realizon gol në Serinë A italiane, njofton gazetari sportiv italian, Giuseppe Pastore.

Me golin e shënuar në fitoren 2-1 ndaj Empolit, futbollisti i Frosinones theu rekordin si futbollisti më i ri që ka shënuar në elitën e futbollit italian, pas futbollistëve, si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët kishin shënuar, mirëpo si futbollistë të lindur në vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zyrtare, Ibrahimoviçi shqiptar prezantohet nga Lazio appeared first on Euronews Albania.

Gati firma me Lacion, sulmuesi shqiptar mbërrin në Romë

12 January 2025 at 23:56
Sulmuesi me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic është gati të nisë aventurën e re me fanellën e Lacios, teksa zbarkoi pasditen e sotme në kryeqytetin italian.   Lojtari u prit sot në aeroportin Fiumicino me një fluturim nga Mynihu. Operacioni përfaqëson një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje të vendosur në 8 milionë euro , ndërsa Bajern vendosi një klauzolë rikthimi të ulur në

Vjen firma, Lacio zyrtarizon afrimin e lojtarit me origjinë shqiptare

By: armand
12 January 2025 at 22:21

Arijon Ibrahimoviç është bashkuar me Lazion. Klubi e ka prezantuar sulmuesin me origjinë shqiptare, që ndodhej në Romë prej pasdites së sotme. 19-vjeçari i bashkohet kështu Hysajt te klubi i Lacios. Marrëveshja u arrit me Bajernin e Mynihut si huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milionë eurove. Ky nuk është sezoni i […]

The post Vjen firma, Lacio zyrtarizon afrimin e lojtarit me origjinë shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Gjiganti italian në bisedime të avancuara për transferimin e Arijon Ibrahimovicit

11 January 2025 at 13:16

Lazio thuhet se është në negociata të avancuara me Bayern Munich për një marrëveshje të mundshme për sulmuesin adoleshent shqiptar Arijon Ibrahimovic.

Sipas Calciomercato.com, klubi Biancocelesti shpreson të sigurojë një marrëveshje me gjigantët bavarez për sulmuesin e gjithanshëm, i cili kaloi sezonin 2023/24 në huazim në Serie A me Frosinone.

Edhe pse kanë një mbiemër, nuk ka asnjë lidhje familjare me ish-sulmuesin e Milanit, Interit dhe Juventusit, Zlatan Ibrahimovic, pasi Arijoni është me prejardhje nga Kosova.

Sipas raporteve të së shtunës, Lazio shpreson ta sjellë Ibrahimovicin në Stadio Olimpico në formë huazimi me një opsion blerjeje të detyrueshme.

 

Lazio are reportedly in advanced negotiations with Bayern Munich over a possible deal for 19-year-old former Frosinone loanee Arijon Ibrahimovic. #Ibrahimovic #Lazio #FCBayern #Transfers #SerieA #Calcio pic.twitter.com/LAof66wDxo

— Football Italia (@footballitalia) January 11, 2025

Calciomercato pretendon se klubet aktualisht po diskutojnë një çmim prej 10 milionë eurosh.

Ende vetëm 19 vjeç, Ibrahimovic nuk ka arritur ende të depërtojë për të fituar vend në ekipin e parë te Bayern, pasi u shfaq për vetëm një minutë në një paraqitje zëvendësuese kundër Heidenheim në Bundesligë këtë sezon.

Edhe pse ai e ka kaluar të gjithë karrierën e tij rinore në Gjermani, adoleshenti është më me përvojë në Itali kur bëhet fjalë për futbollin e ekipit të parë, për shkak të 18 paraqitjeve të tij ndërsa ishte i huazuar me Frosinone sezonin e kaluar. /Telegrafi/

The post Gjiganti italian në bisedime të avancuara për transferimin e Arijon Ibrahimovicit appeared first on Telegrafi.

E kërkon edhe Gjermania, 18-vjeçari i Bayernit nis procedurat për të përfaqësuar Shqipërinë

By: armand
3 November 2024 at 11:27

Arijon Ibrahimovic me shumë gjasa do të jetë risia e radhës e kombëtares shqiptare. “Ylli” shqiptar i Bayern Munich bëhet me dije se është shumë afër të përfaqësojë Shqipërinë në garat ndërkombëtare. Anësori bëhet me dije nga “Markaj News” se pëlqen projektin e Sylvinhos dhe tashmë ka nisur punën për të përfaqësuar Kombëtaren kuqezi. Lojtari […]

The post E kërkon edhe Gjermania, 18-vjeçari i Bayernit nis procedurat për të përfaqësuar Shqipërinë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌