Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran

By: Ardit
30 June 2025 at 19:49

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke e ndryshuar shpejt qëndrimin e javës së kaluar kur kishte pohuar se bisedimet me Teheranin do të zhvilloheshin shumë shpejt, pavarësisht se Irani kishte hedhur poshtë këtë. Në një postim në platformën e tij Truth Social, […]

The post Qëndrimit i lëkundshëm i Trumpit për bisedime me Iranin shkakton hutim në Teheran appeared first on BoldNews.al.

Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI)

By: V K
30 June 2025 at 13:43

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike, raporton The Telegraph.

Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme.

Ai nuk i ka deklaruar këto dënime kur ka hyrë në Britani, sipas Ministrisë së Brendshme britanike, e cila argumentoi se ai paraqet një “kërcënim real, aktual dhe të mjaftueshëm” për sigurinë publike dhe duhet të deportohet.

Megjithatë, gjyqtarja Leonie Hirst e Gjykatës së Lartë të Imigracionit refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme, duke vendosur se krimet e Beshit nuk ishin “jashtëzakonisht të rënda” sa të shkaktonin “neveri të thellë publike”.

Për këtë arsye, ajo lejoj që ai të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo vendim shkaktoi reagime të forta politike. Chris Philp, sekretar i opozitës për çështjet e brendshme, e kritikoi gjyqtaren duke e quajtur “të larguar nga realiteti” dhe theksoi se Beshi është “qartë një rrezik për publikun britanik”.

“Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të mbrojnë qytetarët ligjorë britanikë dhe jo kriminelët e huaj”, tha Philp.

“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime në Britani ose jashtë duhet të depërtohen, pa kushte. Duhet që të drejtat tona njerëzore për sigurinë të respektohen, e jo të drejtat e kriminelëve të jenë më të rëndësishme. Nëse unë bëhem sekretar i brendshëm, kjo do të ndryshojë”.

The post Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani (EMRI) appeared first on Albeu.com.

STAMBOLL – Araghchi: Ndërhyrja amerikane në konflikt perspektivë shumë e rrezikshme

STAMBOLL, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi ka paralajmëruar se ndërhyrja e SHBA-së në konfliktin me Izraelin do të ishte “shumë e rrezikshme” për të gjitha palët e përfshira.

”Do të ishte shumë keq dhe shumë e rrezikshme për të gjithë, nëse forcat amerikane do të bashkoheshin me agresionin kundër Iranit”, u tha sot Araghchi gazetarëve në kuadër të një takimi të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll.

”Fatkeqësisht Teherani ka arritur në përfundimin se SHBA-ja ishte e përfshirë në sulmet në shkallë të gjerë izraelite të nisura javën e kaluar që nga fillimi”, tha diplomati më i lartë i Iranit.

Ndërsa Araghchi vuri në dukje se qeveria amerikane i hodhi poshtë akuzat, ai pretendoi se Irani kishte shumë indikacione se Uashingtoni ishte i përfshirë që nga dita e parë.

Ushtria amerikane e ka mbështetur Izraelin në përpjekjet e tij për të sprapsur sulmet hakmarrëse iraniane, por Uashingtoni deri më tani nuk është bashkuar me sulmet ndaj Iranit.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se do të vendosë brenda dy javëve të ardhshme nëse do të ndërhyjë, në mënyrë që të lejojë bisedimet.

Araghchi përsëriti në Stamboll se negociatat për t’i dhënë fund konfliktit janë në tryezë vetëm nëse Izraeli ndalon sulmet e tij.

Ai ishte në metropolin turk për të marrë pjesë në një seancë të këshillit të ministrave të Jashtëm të OBI-t, një shoqatë prej 57 shtetesh me shumicë kryesisht myslimane.

”Me sugjerimin e Iranit, takimi ishte caktuar të përqendrohej në veçanti në sulmet izraelite”, tha Araghchi sipas portalit të lajmeve Iran Nuances, i cili është afër qeverisë iraniane.

Sipas agjencisë turke të lajmeve, Anadolu Agency (AA), qindra pjesëmarrës pritet të marrin pjesë në samitin dyditor.

Midis tyre janë 43 ministra dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara dhe Lidhja Arabe.

Takimi vjen një ditë pasi Araghchi zhvilloi negociata në Gjenevë mbi zgjidhjet diplomatike të konfliktit me homologët e tij gjerman, francez dhe britanik./ a.jor.

The post STAMBOLL – Araghchi: Ndërhyrja amerikane në konflikt perspektivë shumë e rrezikshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendet më të këqija për të vendosur telefonat, ja 5 vende ku nuk duhet ti lini kurrë dhe arsyeja

21 June 2025 at 12:31

Sot është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më vetëm rolin e një telefoni, por edhe të një kalendari, axhende dhe një radioje, apo një loje elektronike dhe lista mund të mos mbarojë kurrë. Nuk shkojmë askund pa celularin, madje edhe në tualet.

Megjithatë, vendosja e celularëve në vende të caktuara mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë studime e kanë lidhur rrezatimin e celularëve me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese. Pavarësisht të gjithave këtyre, do të jetë e vështirë për ne t’i lëmë mënjanë. Megjithatë, mund të ndalojmë së lëni ato në vende të caktuara në mënyrë që të mbrohemi sa më shumë që të jetë e mundur.

Çfarë janë këto?

Në shtrat ose nën jastëk

Të flesh me telefonin është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalen natën. Drita nga ekrani mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme afatgjata me gjumin.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu nga ekrani ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj, ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të krijuara nga telefonat celularë mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërsa ka shumë raste shpërthimesh që kanë ndodhur në të gjithë botën për shkak të temperaturave të rritura që zhvillohen kur pajisjet mbulohen nën pëlhura për një kohë të gjatë.

Në xhep

Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë, e fusim celularin në xhepin e pantallonave. Mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh.

Megjithatë, sado logjike që mund të tingëllojë, ky veprim bën më shumë dëm sesa dobi. Rrezatimi i emetuar nga një telefon celular kur është në xhepin e pantallonave rritet ndjeshëm krahasuar me kur është në një çantë.

Sipas ekspertëve, rrezatimi i telefonit celular mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme me fertilitetin ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. Gjithashtu, sipas hulumtimeve, mbajtja e telefonit celular pranë kofshëve dobëson kockat e legenit.

Në banjo

Nëse jeni mësuar ta merrni celularin me vete në banjo ose të dëgjoni muzikë ndërsa jeni në dush, më mirë ta harroni. Bakteret në sipërfaqe, pavarësisht sa mirë i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje dhe më pas transferohen në duart, fytyrën dhe rrobat tona.

Ekspertët theksojnë se bakteret dhe mikrobet që rriten në banjo pas përdorimit qëndrojnë në hapësirë ​​për një kohë mjaft të gjatë, aq sa ngjiten lehtësisht në sipërfaqe të tjera.

Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta

Nëse temperaturat e ambientit janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni telefonin celular me vete ose ta mbani në çantë ose kuti.

Luhatjet e temperaturës janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar mund të çojë në probleme me funksionet e telefonit celular.

Në prizë

Ta lësh telefonin në prizë për orë të tëra nuk do të dëmtojë shëndetin tënd, por do të dëmtojë xhepin, telefonin dhe mjedisin. Është më mirë të mos e lësh telefonin duke u karikuar gjatë natës ose për shumë orë.

Kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë dhe performancën e baterisë së telefonit. Gjithashtu kontribuon në rritjen e konsumit të energjisë dhe, rrjedhimisht, në faturën e energjisë elektrike

The post Vendet më të këqija për të vendosur telefonat, ja 5 vende ku nuk duhet ti lini kurrë dhe arsyeja appeared first on Sot News | Lajme.

Rritet me 23% numri i netqëndrimeve të turistëve të huaj

TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Turizmi në Shqipëri njeh rritje jo vetëm në shifrat e turistëve që e vizitojnë nga viti në vit, por edhe se ata po qëndrojnë më gjatë.

Të dhënat e strukturave akomoduese të publikuara nga INSTAT tregojnë se në muajin prill 2025, u shënua rritje e ndjeshme e vizitorëve dhe netëqëndrimeve, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, netqëndrimet gjithsej për turistët e huaj që vizituan Shqipërinë gjatë muajit prill rezultojnë se u rritën me 23%.

Referuar statistikave, në prill 2025, shumica e vizitorëve që u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri erdhën nga Italia 16%, Kosova 14%, dhe Gjermania 8%. Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar kontribuan përkatësisht me 7% dhe 6% të vizitorëve, ndërsa 49% e tyre ishin nga vende të tjera.

Të dhënat reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

Gjatë kësaj periudhe thekson INSTAT, fluksi turistik duket se ka qenë i shpërndarë kryesisht në rajonin qendror. Sipas INSTAT, rritja më e madhe e vizitorëve jorezidentë u shënua në zonat jobregdetare, me 8,5%, pasi kjo periudhë korrespondon me periudhën e dimrit dhe të pranverës.

/j.p/r.e/

The post Rritet me 23% numri i netqëndrimeve të turistëve të huaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit

By: Ardit
21 May 2025 at 22:50

Qëndrimi i trupit ndikohet negativisht nga aktiviteti që bëni çdo ditë. Fatkeqësisht në ditët e sotme shumica e njerëzve qëndrojnë ulur duke punuar në kompjuter për një kohë të gjatë. Jo vetëm kaq, por njerëzit tani qëndrojnë vazhdimisht të përkulur duke lundruar në telefonat celularë. Periudhat e gjata të qëndrimit në pozicione jo të përshtatshme […]

The post Ushtrimet më të mira për të përmirësuar qëndrimin e trupit appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ndodh me trupin tonë kur qëndrojmë ulur për orë të gjata?

By: Ardit
30 March 2025 at 14:47

Kur qëndrojmë ulur për orë të gjata, trupi ynë mezi pret të lëvizë përsëri. Kjo mund të tingëllojë absurde, pasi, teorikisht, trupi ynë kërkon relaksim dhe pushim, por ky është realiteti. Pushimi i shkurtër është sigurisht i nevojshëm për të rikuperuar nga lodhja. Por sot ulemi më shumë seç duhet. Shikoni më poshtë se çfarë […]

The post Çfarë ndodh me trupin tonë kur qëndrojmë ulur për orë të gjata? appeared first on BoldNews.al.

Ndikimi i muzikës në përqendrimin gjatë të mësuarit

By: gaze tare
27 February 2025 at 18:45

Muzika shpesh përdoret si një mjet për të përmirësuar përqendrimin dhe produktivitetin gjatë të mësuarit. Studimet kanë treguar se ndikimi i saj varet nga disa faktorë kryesorë:

•Muzika klasike dhe ambientale ndihmon në rritjen e përqendrimit dhe zvogëlimin e stresit, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe të favorshme për të mësuar.

•Muzika me ritëm të lartë ose me tekste mund të shpërqendrojë, veçanërisht gjatë leximit ose shkrimit, pasi kërkon më shumë vëmendje kognitive.

•Muzika e njohur ka një efekt të dyfishtë: për disa njerëz mund të jetë e dobishme për të ruajtur motivimin, ndërsa për të tjerët mund të ndikojë negativisht në fokus.

•Muzika lo-fi dhe natyrore (si tingujt e shiut ose zhurma e oqeanit) janë gjithnjë e më të preferuara nga studentët, pasi krijojnë një sfond të këndshëm pa e mbingarkuar trurin me stimuj të panevojshëm.

Pra, ndikimi i muzikës gjatë të mësuarit është subjektiv dhe varet nga preferencat individuale. Disa përfitojnë nga një sfond muzikor i qetë, ndërsa të tjerë kanë nevojë për heshtje të plotë për të arritur përqendrim maksimal.

The post Ndikimi i muzikës në përqendrimin gjatë të mësuarit appeared first on iconstyle.al.

❌
❌