Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Noizy dhe Don Xhoni ndezin rrjetin me postime të koduara

By: gaze tare
1 August 2025 at 11:33

Don Xhoni dhe Noizy kanë ndezur sërish rrjetet sociale, këtë herë përmes një përplasjeje të heshtur. Edhe pse nuk e përmendin njëri-tjetrin me emër, postimet e tyre të fundit janë interpretuar si sulme të koduara, duke shtuar tensionin mes dy prej emrave më të përfolur të skenës shqiptare të hip-hop-it.

Gjithçka mori hov kur Don Xhoni publikoi një Instastory ku shihej brenda një veture luksoze, shoqëruar me mbishkrimin:

“Allo 2shi, 1shi ktu”

Një frazë që u përkthye gjerësisht nga fansat si një sfidë e hapur ndaj Noizy-t, i cili shpesh është vetëquajtur “i pari” i lojës. Por nuk kaloi shumë dhe Noizy dha përgjigjen e tij. Ai publikoi një foto pranë një Lamborghini me tufa parash mbi kapakun e makinës dhe përshkrimin sfidues:

“1’shi 2’shi 3’shi, pastaj vazhdojnë të tjerët.”

The post Noizy dhe Don Xhoni ndezin rrjetin me postime të koduara appeared first on iconstyle.al.

FOTOT/ Pas zërave për lidhje dashurie, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen bashkë. Këngëtari nuk i’a ndan sytë teksa kërcejnë

By: D Marku
29 July 2025 at 16:59

Prej disa ditësh, ndjekësit kanë vënë re një afrim virtual mes Don Xhonit dhe Loredanës, ku nuk kanë munguar as komentet me nota lozonjare nga ana e reperit në postimet e saj.

Por sot, Don Xhoni ka shtuar dhe më shumë “benzinë në zjarr”, duke postuar një video ku shfaqet së bashku me Loredanën.

Shikimi i tij ndaj saj është gjithçka për të cilën po flasin rrjetet…

The post FOTOT/ Pas zërave për lidhje dashurie, Don Xhoni dhe Loredana shfaqen bashkë. Këngëtari nuk i’a ndan sytë teksa kërcejnë appeared first on Albeu.com.

Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën?

By: D Marku
24 July 2025 at 16:33

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në Instagram me një frazë të shkurtër, por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të BBVIP 4, Joz Marku.

Pak më parë, Jozi ishte shprehur në një intervistë:
“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,” – deklaratë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.

The post Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën? appeared first on Albeu.com.

Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën?

By: gaze tare
24 July 2025 at 14:36

Reperi Don Xhoni ka reaguar së fundmi në Instagram me një frazë të shkurtër, por domethënëse: “Na ishte se ç’na ishte…”, duke ndezur spekulime për një përgjigje ndaj ish-banorit të BBVIP 4, Joz Marku.

Pak më parë, Jozi ishte shprehur në një intervistë:
“Po shoqërohesh me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme,” – deklaratë që shumë ndjekës e interpretuan si një mesazh i koduar ndaj Don Xhonit, në kuadër të aludimeve për një lidhje mes këtij të fundit dhe Loredanës.

The post Don Xhoni thumbon Jozin pas deklaratës për Loredanën? appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Don Xhoni hedh një thumb dhe e ka për Jozin: Na ishte se ç’na ishte

By: redi
24 July 2025 at 13:34

Don Xhoni përpos projekteve muzikore, po përflitet për një romancë. Ajo ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, duke ndezur polemika pas një deklarate të bërë nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku. Ky i fundit në një intervistë është shprehur se ”Po shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm, bën gjeste aspak të hijshme”, një gjë që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një thumb të…

Source

“Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

By: M C
23 July 2025 at 19:25

Jozefin Marku, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, ka ndarë detaje rreth projekteve të tij të reja muzikore dhe jetës personale, por ajo që mori vëmendje të veçantë ishte marrëdhënia e tij me Loredanën. Historia e dashurisë mes tyre, e cila nisi gjatë kohës që qëndronin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, vazhdon të ngjallë interes edhe pas përfundimit të spektaklit. Por a është mbyllur përfundimisht kjo histori?

Në intervistë, Jozi u shpreh se nuk është takuar me Loredanën prej disa muajsh, ndërsa komentet e saj në emision i cilësoi si të ftohta dhe zhgënjyese.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo: Ke diçka për t’i thënë sot?

Jozi: Asgjë, thjesht ka marrë një rrugë jo të mirë mendoj unë. Po shoqërohet me njerëz…

Ronaldo: Në ç’kuptim rrugë jo të mirë?

Jozi: Jo të mirë pra. Për ato kemi arritur këtu ku kemi arritur. Shoqërohet me njerëz të padëshirueshëm. Bën gjeste, aspak të mira dhe të hijshme.

Ronaldo: Çfarë gjestesh? E ke fjalën për këto komentet me Don Xhonin?

Jozi: Të gjitha në përgjithësi…

Ronaldo: I ke parë?

Jozi: Të them të drejtën nuk i marr seriozisht këto gjëra.

Ronaldo: Dy herë i ka kometuar Don Xhoni, një herë një zemër të kuqe dhe dje i kishte shkruar në një video në TikTok ‘zemër je’ e shoqëruar me një zemër të kuqe. Loredana i bën ‘like’.

Jozi: Mirë nuk është për t’u përzierë aty tek punët e Jozit, por…

Ronaldo: Nëse kjo histori është e mbyllur?

Jozi: Le të bëjnë çfarë të duan fundja. Secili ka jetën e vet thjesht janë disa gjëra që më duken shumë të vogla. Ata mendojnë sikur çfarë po bëjnë, por ne i lëmë të bëjnë çfarë të duan.

The post “Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar appeared first on Albeu.com.

Nuk e lë me kaq! Ja lëvizja e radhës e Don Xhonit ndaj Loredana Bratit

By: D Marku
23 July 2025 at 11:39

Duket se Don Xhoni nuk ka ndërmend të ndalet kur vjen puna te Loredana Brati.

Reperi i njohur ka lënë sërish një koment në postimin e saj të fundit në “TikTok”, duke ndezur edhe një herë dyshimet për një afrim mes tyre.

Pasi komenti i tij i mëparshëm mori vëmendje të madhe në rrjet, kjo lëvizje e radhës po interpretohet nga fansat si një përpjekje e hapur për të rifituar vëmendjen, apo ndoshta zemrën e bukuroshes me të cilën është përfolur prej kohësh për një flirt të mundshëm.

The post Nuk e lë me kaq! Ja lëvizja e radhës e Don Xhonit ndaj Loredana Bratit appeared first on Albeu.com.

Don Xhon sjell këngën e re “Ça tha”

16 July 2025 at 18:39

Reperi i njohur nga Drenica, Don Xhon, ka lansuar sot (e mërkurë) projektin më të ri muzikor të titulluar “Ça tha”.

Kjo këngë vjen në kulmin e sezonit veror dhe sjell një kombinim të energjisë, stilit urban dhe pamjeve vizuale të kuruara, duke u pozicionuar menjëherë si një hit potencial për muajt në vijim.

“Ça tha” vjen e kompletuar me një videoklip dinamik dhe veror, ku dominon atmosfera e relaksuar dhe skenat me një numër të madh femrash, element ky i pranishëm shpesh në projektet e Don Xhon.

Foto: Screenshot/YouTube

Klipi është realizuar nga Sekuence, të cilët kanë sjellë një produksion profesional dhe estetikisht tërheqës.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artisti, duke reflektuar vazhdimësinë e tij si një artist i angazhuar edhe në aspektin krijues.

Ai mbetet besnik stilit të vet të drejtpërdrejtë, me linja që përziejnë jetën personale, suksesin dhe karizmën e tij në raport me publikun.

Foto: Screenshot/YouTube

Producenti BigBang është kujdesur për bazën muzikore, duke sjellë një beat modern dhe ritmik që e bën këngën të dëgjohet lehtë dhe të mbetet në mendje.

Pas suksesit të projekteve të mëparshme, “Ça tha” vjen si një vazhdimësi e natyrshme e rrugëtimit të Don Xhon, i cili po vazhdon të konsolidojë pozicionin e tij si një nga emrat më të përfolur dhe më ndikues në skenën e muzikës hip-hop dhe rap në trojet shqiptare. /Telegrafi/

The post Don Xhon sjell këngën e re “Ça tha” appeared first on Telegrafi.

Nisin aludimet – një veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin

16 July 2025 at 16:58

Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni, ka ndezur rrjetet sociale pas një veprimi të vogël, por duket se ka domethënie.

Ai i ka lënë një emoji zemër në një nga postimet më të fundit të Loredana Bratit, ish-banore e Big Brother VIP Albania.

Komenti ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka shkaktuar një valë reagimesh, ku shumë fansa kanë filluar të aludojnë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Brati, e cila pas daljes nga shtëpia e Big Brother u komentua për marrëdhënien me Joz Markun, është aktualisht beqare dhe ka lënë të kuptohet se është e hapur ndaj njohjeve të reja.

Ndërkohë, Don Xhoni, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe provokues në rrjete sociale, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky ndërveprim i vogël mes tyre ka mjaftuar që fansat të hedhin hipoteza për një afrim më personal.

Në mungesë të një deklarate zyrtare, gjithçka mbetet në kuadër të thashethemeve virtuale.

Foto: Screenshot/Instagram

Por një gjë është e sigurt, çdo lëvizje publike e figurave si Don Xhoni dhe Loredana Brati nuk kalon pa u vënë re dhe pa u bërë temë diskutimi.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të ketë diçka më shumë mes tyre. /Telegrafi/

The post Nisin aludimet – një veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin appeared first on Telegrafi.

Don Xhoni blen veturë luksoze ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e së cilës shkon në mbi gjysmë milioni euro

31 May 2025 at 09:45

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka shtuar një tjetër supermakinë në koleksionin e tij të pasur: Lamborghini Revuelto, modeli më i ri dhe më i fuqishëm i prodhuesit italian të veturave luksoze.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku ka komentuar në fotogorafitë e tij me komentin “kushdo qe fol keq veq prej shpirtit t’plast e ki”.

Lamborghini Revuelto është një supermakinë hibride që kombinon një motor V12 me tre motorë elektrikë, duke prodhuar një fuqi totale prej 1,001 kuajfuqi. Ajo përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.5 sekonda dhe arrin një shpejtësi maksimale mbi 350 km/h.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Çmimi bazë i Lamborghini Revuelto fillon nga rreth 608,000 dollarë amerikanë (525 mijë euro). Megjithatë, për shkak të opsioneve të shumta të personalizimit dhe kërkesës së lartë, çmimi mund të arrijë ose të tejkalojë një milion dollarë në tregun sekondar.

Don Xhoni është i njohur për pasionin e tij për veturat luksoze. Me këtë blerje, ai forcon pozicionin e tij si një nga koleksionistët më të spikatur të veturave në rajon.

Foto: Don Xhoni/Instagram

Ky investim i fundit tregon jo vetëm suksesin e tij në industrinë muzikore, por edhe përkushtimin ndaj stilit dhe performancës në çdo aspekt të jetës së tij. /Telegrafi/

Foto: Don Xhoni/Instagram

 

Foto: Don Xhoni/Instagram

 

Foto: Don Xhoni/Instagram

The post Don Xhoni blen veturë luksoze ‘Lamborghini Revuelto’, vlera e së cilës shkon në mbi gjysmë milioni euro appeared first on Telegrafi.

Ish e dashura e Don Xhoni bëhet nënë për herë të parë

By: gaze tare
21 April 2025 at 18:50

Modelja ruse Ariana Lirey, ish e dashura e reperit shqiptar, Don Xhoni është bërë nënë para disa ditësh.

Lajmin e ka bërë të ditur vete modelja, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një fotografi të këmbëve të foshnjës, si dhe një shkrim të gjatë në rusisht.

Shumë urime!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arina Kim (@arianalirey)

The post Ish e dashura e Don Xhoni bëhet nënë për herë të parë appeared first on iconstyle.al.

Ish e dashura e Don Xhoni bëhet nënë për herë të parë

By: D Marku
21 April 2025 at 19:08

Modelja ruse Ariana Lirey, ish e dashura e reperit shqiptar, Don Xhoni është bërë nënë para disa ditësh.

Lajmin e ka bërë të ditur vete modelja, përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një fotografi të këmbëve të foshnjës, si dhe një shkrim të gjatë në rusisht.

The post Ish e dashura e Don Xhoni bëhet nënë për herë të parë appeared first on Albeu.com.

U pajtua me Don Xhonin, Stresi: Do pajtojmë Adelinën me Leonorën

By: gaze tare
23 January 2025 at 18:34

Stresi dhe Don Xhoni kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet me njëri-tjetrin. Ata janë pajtuar së fundmi dhe ndërmjetësues i tyre ka qenë ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.

Por, me pas reperi ka bërë një reagim me një postim të ndarë në InstaStory.

“Jemi në bisedime e sipër tash me pajtu Adelina Ismailin dhe Leonora Jakupin”, ka shkruar ai me ironi.

The post U pajtua me Don Xhonin, Stresi: Do pajtojmë Adelinën me Leonorën appeared first on iconstyle.al.

Kaq ishte! Stresi dhe Don Xhoni pajtohen pas përplasjeve

By: D Marku
23 January 2025 at 11:41

Pas tensioneve dhe përplasjeve virtuale që kanë përfshirë dy reperët e njohur Stresin dhe Don Xhonin, duket se paqja është rikthyer mes tyre. Ish-deputeti Gani Geci ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë pajtim, duke i mbledhur të dy artistët në kullën e tij në Llaushë.

Geci ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi përkrah Stresit dhe Don Xhonit, duke konfirmuar arritjen e pajtimit mes tyre. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e unitetit mes shqiptarëve dhe nevojën për të tejkaluar përplasje dhe konflikte të pastritura.
“Të dashur miq, sonte në kullën tonë në Llaushë ishin mysafirë dy artistë të mëdhenj të muzikës rep: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: ‘Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë, jemi pak për t’u sharë me njëri-tjetrin.’ Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, shkroi ai.

The post Kaq ishte! Stresi dhe Don Xhoni pajtohen pas përplasjeve appeared first on Albeu.com.

Kaq ishte! Stresi dhe Don Xhoni pajtohen pas përplasjeve

By: gaze tare
23 January 2025 at 09:50

Pas tensioneve dhe përplasjeve virtuale që kanë përfshirë dy reperët e njohur Stresin dhe Don Xhonin, duket se paqja është rikthyer mes tyre. Ish-deputeti Gani Geci ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë pajtim, duke i mbledhur të dy artistët në kullën e tij në Llaushë.

Geci ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e tij në Facebook, ku ka publikuar një fotografi përkrah Stresit dhe Don Xhonit, duke konfirmuar arritjen e pajtimit mes tyre. Në mesazhin e tij, ai ka theksuar rëndësinë e unitetit mes shqiptarëve dhe nevojën për të tejkaluar përplasje dhe konflikte të pastritura.

“Të dashur miq, sonte në kullën tonë në Llaushë ishin mysafirë dy artistë të mëdhenj të muzikës rep: Stresi – Arkimed Lushaj nga Shqipëria dhe Don Xhoni nga Kosova. Motoja e të djathtëve shqiptarë është: ‘Jemi pak për t’u ndarë, jemi pak për t’u përçarë, jemi pak për t’u sharë me njëri-tjetrin.’ Shqipëri dhe Kosovë jemi një dhe gjithmonë do të jemi një. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Kosovën!”, shkroi ai.

The post Kaq ishte! Stresi dhe Don Xhoni pajtohen pas përplasjeve appeared first on iconstyle.al.

E përmendi në Big Brother, Don Xhoni i përgjigjet Stresit (Video)

By: gaze tare
21 January 2025 at 17:37

Stresi e ka ‘thumbuar‘ ditën e sotme, Don Xhonin,pas këngës që u lëshua nga Vëllai i Madh në ‘Big Brother VIP Kosova’.

Në momentin që dëgjoi këngën e tij, Stresi tha: “O Drenica o për luftë o bablok, jo për muzikë”.

E kjo nuk i ka shpëtuar reperit, pasi menjëherë i është përgjigjur me anë të një videoje. Don Xhoni në video shihet duke e dëgjuar një këngë, ku me anë të dorës i thotë eja dhe shhh (mbylle gojën), po ashtu shihet se ka vendosur emojin e luanit.

Shikoni videon:

The post E përmendi në Big Brother, Don Xhoni i përgjigjet Stresit (Video) appeared first on iconstyle.al.

E përmendi në Big Brother, Don Xhoni i përgjigjet Stresit

By: D Marku
21 January 2025 at 18:06

Stresi e ka ‘thumbuar‘ ditën e sotme, Don Xhonin,pas këngës që u lëshua nga Vëllai i Madh në ‘Big Brother VIP Kosova’.

Në momentin që dëgjoi këngën e tij, Stresi tha: “O Drenica o për luftë o bablok, jo për muzikë”.
E kjo nuk i ka shpëtuar reperit, pasi menjëherë i është përgjigjur me anë të një videoje. Don Xhoni në video shihet duke e dëgjuar një këngë, ku me anë të dorës i thotë eja dhe shhh (mbylle gojën), po ashtu shihet se ka vendosur emojin e luanit.

The post E përmendi në Big Brother, Don Xhoni i përgjigjet Stresit appeared first on Albeu.com.

Upss! Stresi thumbon Don Xhonin në BBVK

By: D Marku
21 January 2025 at 15:57

Komentet e Stresit në Big Brother VIP Kosova, gjatë kohës që po kalonte në oborrin e shtëpisë, kanë tërhequr vëmendjen për shkak të mesazhit të fortë që ai përcolli. Gjatë një momenti, kur po luhej kënga e Don Xhonit “Yakuza”, Stresi u shpreh në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Drenica është për luftë, jo për muzikë, o bablok”, një frazë që mund të interpretohet si një thumb për Don Xhonin, i cili është nga Drenica dhe njihet për lidhjet e tij me historinë e luftës.

Kjo shprehje e Stresit, e ndjekur nga komenti tjetër gjatë vargut të këngës “Kur repovati, nuk m’dridhet buza”, duke thënë “Të dridhet që s’e ke idenë”, ka ngjallur spekulime për një mundësisht tension të heshtur mes dy artistëve. Ky lloj komenti i Stresit, i cili shpesh ka qenë i njohur për natyrën e tij provokuese, duket se është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj rivalitetit në industrinë e muzikës.

The post Upss! Stresi thumbon Don Xhonin në BBVK appeared first on Albeu.com.

“Drenica është për luftë, jo për muzikë, o babëlok”, Stresi thumbon Don Xhonin në BBVK

21 January 2025 at 13:04

Stresi, i ftuar në Big Brother VIP Kosova, ka lënë një koment të fortë ndërsa po kalonte kohën në oborrin e shtëpisë.

Gjatë një momenti kur po pinte duhan, kënga e Don Xhonit “Yakuza” u luajt në sfond.

Fillimisht, Stresi nuk reagoi, por më pas shprehu një koment që duket si një thumb për Don Xhonin.

Foto: Screenshot/YouTube

“Drenica është për luftë, jo për muzikë, o babëlok”, u shpreh ai.

Ky koment u mor si një goditje indirekte ndaj Don Xhonit, pasi këngëtari është nga Drenica, një rajon i njohur për lidhjet e tij me historinë e luftës në Kosovë.

Më pas, ndërsa kënga vazhdonte me vargun “Kur repovati, nuk m’dridhet buza”, Stresi tha: “Te dridhet që s’e ke idenë”.

Ky moment i Stresit ka shkaktuar reagime nga fansat, të cilët e panë si një provokim dhe goditje ndaj Don Xhonit. /Telegrafi/

The post “Drenica është për luftë, jo për muzikë, o babëlok”, Stresi thumbon Don Xhonin në BBVK appeared first on Telegrafi.

Don Xhoni mbështet Drilonin për fitore në BBVK: Drenica nuk e lëshon kurrë Drenicën

19 January 2025 at 10:00

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, duket se ka një të preferuar në Big Brother VIP Kosova 3.

Në një postim në InstaStory, ai tregon se po e mbështet Drilon Ramën për fitoren e madhe në këtë reality shou.

Ai thotë se e meriton dhe se është një shembull për të gjithë të tjerët, marrë parasysh kulturën që ka treguar.

Foto: Screenshot/Instagram

“Po gjithë me të ndihmu Drilon kampioni edhe gjithkujt që është një djalë si ti, shembull i mirë për krejt. Edhe e din ti që Drenica se lëshon Drenicën kurrë”, u shpreh ai.

Ndër të tjerash Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) shtoi: “Urime fitorja”.

Kanë ngelur edhe pak ditë deri në finale e madhe të Big Brother që do të mbahet më 24 janar (e premte).

Në finale janë gjithsej pesë konkurrentë: Driloni, Sara, Xheneta, Xuxi dhe Vullneti. /Telegrafi/

The post Don Xhoni mbështet Drilonin për fitore në BBVK: Drenica nuk e lëshon kurrë Drenicën appeared first on Telegrafi.

❌
❌