Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ukraina shënjestron Moskën/ 142 dronë rrëzohen gjatë natës, dëme në disa zona të kryeqytetit rus

By: Rovena
20 July 2025 at 13:39

Kryeqyteti rus u zgjua nga sulmet ukrainase me dronë në orët e para të së dielës. Disa ndërtesa në Moskë dhe periferitë e saj u dëmtuan si pasojë e shpërthimeve.

Si rezultat i sulmit, të gjitha aeroportet e Moskës pezulluan përkohësisht operacionet

Banorët në qytetin periferik të Zelenograd raportuan se dëgjuan shpërthime. Në fshatin Golube, vendasit thanë se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa muret dhe dritaret u drodhën në shtëpitë e tyre.

Në rajonin e Kalugës, banorët raportuan gjithashtu se kishin dëgjuar fluturime të zhurmshme të dronëve dhe pretenduan se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergey Sobyanin, pretendoi se mbrojtja ajrore ruse se rrëzoi të paktën 16 dronë që po shkonin drejt qytetit.

Më vonë, Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se forcat ruse rrëzuan 142 mjete ajrore pa pilot gjatë natës, përfshirë 27 mbi rajonin e Moskës.

Megjithatë siç ndodh zakonisht, autoritetet ruse nuk e publikuan shkallën e dëmit të shkaktuar.

Sulmet ukrainase vijnë pak kohë pasi në mediat ndërkombëtare u raportua se presidenti amerikan Donald Trump, kishte pyetur homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky nëse mund të sulmonte Moskën. Diçka e tillë u mohua nga presidenti amerikan, megjithatë Perëndimi po lëviz me shpejtësi për të furnizuar Ukrainën me sisteme armatimi me rreze të gjatë, që mund të godasin edhe brenda Rusisë./abcnews.al

 

 

Eksperti i kriminalistikës tregon si u futën dronët në brendësi të territorit rus

By: Besnik
4 June 2025 at 21:19

I ftuar në “NOW me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli në lidhje me sulmin me dron të Ukrainës ndaj avionëve rusë ku shpjegoi se si hynë në territorin rus dhe mënyrën si u kamufluan.

Sipas tij, ato u futën në çatitë e disa strukturave prej druri, duke u fshehur në pjesët e sipërme të tyre ndërsa tha se shërbimi sekret ukrainas ka pasur rolin kryesor në këtë operacion.

Ai tha se këto shtëpi druri me dronët në çati janë afruar pranë bazave ajrore, duke sulmuar pesë prej tyre, por vetëm në njërën arritën të shkaktonin dëme.

“Dronët janë futur në Rusi ng disa çati druri të kabinave portative. Duke qenë se atje ka transport tregtar nga zonat e pushtuara nga rusët – importe dhe eksporte – është infiltruar SBU, shërbimi sekret ukrainas. Janë futur në çati dronët, në këto vila të vogla, brenda kamionëve, në pjesët e sipërme të tyre është bërë një hapësirë e modifikuar ku janë stivosur. Janë sulmuar pesë baza njëkohësisht, me një urdhër të koordinuar, por vetëm në njërën prej tyre kanë shkaktuar dëme. Efekti i tyre është shumë i madh, sepse të futesh në brendësi të tokës ruse është tipik operacion sabotazhi i shërbimeve sekrete. Këto priten dhe mund të ndodhin edhe në vazhdim, siç ndodhi dhe me urën e Krimesë”, tha Karamuço.

Ai tha gjithashtu se ndoshta në këtë operacion ka pasur edhe asistencë nga vënde të NATO-s, ndërsa shtoi se përgjigja ruse ndaj Ukrainës pritet të jetë me bombardime, pasi, sipas tij, “vetëm këtë opsion përdor më shumë” Rusia.

“Mbase në këtë operacion ka pasur dhe asistencë nga vende të NATO-s, të cilat janë të interesuara për t’i dhënë një mesazh Putinit, për t’i thënë se ‘ne vijmë edhe në thellësi të territorit tënd’. E mbani mend dronin që shpërtheu mbi Kremlin? Janë si promemorie – që të tregojnë se do të kesh problem. Është e pashpjegueshme si e thyen sistemin e mbrojtjes ruse, por ata gjithmonë bëjnë plane në kuadrin e sabotazhit. Mendoj se do të fillojë një breshëri e madhe ushtarake me bombardime, si kundërpërgjigje e rusëve, sepse vetëm këtë dinë të bëjnë në Ukrainë”, tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Eksperti i kriminalistikës tregon si u futën dronët në brendësi të territorit rus appeared first on Euronews Albania.

Sulm me dronë në Rusi, raportohet për të plagosur

11 January 2025 at 11:00

Dy ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha mëngjesin e së shtunës guvernatori i rajonit, Evgeny Pervyshov.

Pervyshov tha në Telegram se disa njerëz pësuan lëndime nga copëzat e xhamit dhe se po mjekohen. Ai shtoi se ndërtesat e goditura nuk u përfshinë nga zjarri dhe se pësuan vetëm dëme të vogla.

Video dhe fotografi nga incidenti, të cilat nuk janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë (REL), u postuan online nga banorët vendës, të cilët thanë se nuk u dëgjuan sirenat për sulme para se dronët të godisnin.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, tha se dronët u lëshuan nga Ukraina, por Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase nuk ka raportuar ndonjë sulm me dron në rajonet ruse.

TASS shtoi se autoritetet në pjesë të tjera të Rusisë dhe në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjithashtu raportuan sulme me dronë ukrainas natën mes 10 dhe 11 janarit, përfshirë në rajonin Krasnodar Krai, në lindje të Krimesë.

Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet Kursk dhe Voronezh të Rusisë.

Guvernatori i Voronezhit, Aleksandër Gusev, tha se më shumë se 15 dronë u rrëzuan gjatë natës mes 10 dhe 11 janarit. Ai tha se nuk pati viktima apo dëme.

Dëshmitarët e ngjarjes raportuan gjithashtu se panë një zjarr në zonën e portit të Novorosiskut në Detin e Zi, dhe ura që lidh Rusinë me Krimenë u mbyll për më shumë se tri orë.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se disa dronë u shkatërruan në rajonin Kursk. Ai tha në Telegram se nuk pati viktima, por tri shtëpi private u dëmtuan.

Guvernatorët e rajoneve të tjera që u sulmuan me dronë nuk kanë komentuar për dëmet ose viktimat.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu nuk ka raportuar ende për rrëzimin e dronëve.

Rusia më 10 janar e akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës me raketë ndaj një supermarketi në qytetin e Donjeckut, i kontrolluar nga Moska. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, tha se hetuesit po hetojnë sulmin ndaj supermarketit, duke pretenduar se një raketë HIMARS, e furnizuar nga SHBA-ja, goditi supermarketin, duke vrarë dy njerëz.

Një video në rrjetet sociale, e cila është verifikuar nga REL-i, tregon një shpërthim masiv në një zonë ku ndodhet një treg i vogël.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar për akuzën ruse.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulm me dronë në Rusi, raportohet për të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të fuqishme me dronë, mbyllen aeroportet në Moskë

By: sara fuga
10 November 2024 at 10:14

Ukraina lëshoi të paktën 32 dronë që synonin Moskën dhe rrethinat e saj herët në mëngjesin e së dielës, duke detyruar autoritetet ruse të mbyllin përkohësisht dy nga aeroportet e kryeqytetit, thanë zyrtarët rusë. Ky ishte sulmi më i madh me dron ukrainas kundër kryeqytetit rus deri më sot.
Kryebashkiaku Sergei Sobyanin raportoi se 12 dronë u shkatërruan në rrethet Ramenskoye dhe Kolomensky të rajonit të Moskës, si dhe në qytetin Domodedovo, në jugperëndim të Moskës.

Shikoni pamjen e përgjimit të një droni
Guvernatori i Moskës, Andrei Vorobyov, tha se një person është plagosur nga sulmi i dronëve ukrainas, ndërsa videot që qarkullojnë tregojnë shtëpi dhe makina të përfshira nga flakët.
Distrikti Ramenskoye, rreth 45 kilometra në juglindje të Kremlinit, u shënjestrua për herë të fundit në shtator në ofensivën më të madhe të Ukrainës në kryeqytetin rus. Njësitë ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan 20 dronë.

Rosaviatsia, shërbimi federal i transportit ajror të Rusisë, thotë në Telegram se “për të garantuar sigurinë e fluturimeve të avionëve civilë, janë vendosur kufizime të përkohshme në funksionimin e aeroporteve Domodedovo dhe Zhukovo” duke filluar nga ora 4:30 e mëngjesit, por nuk thuhet se sa kohë do të jenë në fuqi kufizimet.

Më herët gjatë natës, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 62 nga 145 dronët rusë të lëshuar nga Moska, njoftuan sot forcat e armatosura ukrainase. Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se humbën gjurmët e 67 dronëve, ndërsa 10 të tjerë po fluturonin jashtë hapësirës ajrore të Ukrainës në drejtim të Rusisë, Moldavisë dhe Bjellorusisë.

The post Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sulme të fuqishme me dronë, mbyllen aeroportet në Moskë appeared first on Sot News | Lajme.

Rusia sulmon me dronë ndërtesën shumëkatëshe në Kiev, plagosen 9 persona

By: Fia Nelaj
30 October 2024 at 13:39

Të paktën nëntë njerëz janë plagosur në Kiev nga një sulm rus me dronë mëngjesin e së mërkurës, njoftoi administrata ushtarake e qytetit.

Qarku Solomianki ishte në shënjestër të sulmit, ku shpërthime kanë ndodhur në disa banesa të një ndërtese shumëkatëshe.

Autoritetet raportuan se 18 njerëz u evakuuan nga ndërtesa dhe se midis të plagosurve ndodhej edhe një fëmijë.

Forcat kundërajrore ukrainase arritën të rrëzojnë 33 nga 62 dronët që Rusia lëshoi në drejtim të 10 rajoneve të tjera, përfshirë Çerkasinë, Hmelnitskin, Harkivin, Zaporizhjën, Donjeckun, Dnipropetrovskin, Sumin, Çernihivin dhe Poltavën.

Një ditë më parë, bombardimet ruse kishin shkaktuar vdekjen e katër personave në Harkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia sulmon me dronë ndërtesën shumëkatëshe në Kiev, plagosen 9 persona appeared first on Euronews Albania.

Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime

By: Fia Nelaj
7 October 2024 at 09:28

Një depo nafte është përfshirë nga flakët mëngjesin e së hënës në Feodosia, në Krime, si pasojë e një sulmi ukrainas me dronë.

Banorët e zonës dëgjuan shpërthime të fuqishme rreth orës 4:30, pas të cilave shpërtheu zjarri.

Zyra e vendosur nga Rusia në Krime konfirmoi ngjarjen, por nuk e përmendi sulmin me dronë.

Oleg Kryuchkov, këshilltar i kryetarit të vendosur nga Rusia, tha se nuk ka viktima nga incidenti.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se kundërajrorët e saj kishin rrëzuar 21 dronë mëngjesin e së hënës, përfshirë 12 mbi Krime dhe të tjerë mbi rajonet Kursk, Belgorod, Briansk dhe Voronezh.

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014, ndërsa Ukraina ka shprehur dëshirën për ta rimarrë atë.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022, dhe presidenti rus Vladimir Putin e quan këtë situatë si “operacion special ushtarak”.

Lufta ka sjellë mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime appeared first on Euronews Albania.

❌
❌