❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës

17 July 2025 at 08:34

Pas tri dekadash pritje, familja Onbashi ka arritur të kthejë në pronësi dhe posedim banesën e saj në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sot, mĂ« 16 korrik 2025, pas njĂ« periudhe prej 30 vitesh uzurpimi tĂ« padrejtĂ«, familjes sonĂ« i Ă«shtĂ« kthyer nĂ« pronĂ«si dhe posedim banesa nĂ« pjesĂ«n veriore tĂ« MitrovicĂ«s”, tha pronari Seid Onbashi.

Ai u shpreh se rikthimi në banesë është një ndjenjë e veçantë.

“Pas 30 viteve pritje, u rikthyem nĂ« banesĂ«n tonĂ« nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s. NjĂ« ndjenjĂ« e veçantĂ«, aty ku kaluam fĂ«mijĂ«rinĂ«, aty ku ruhen kujtimet mĂ« tĂ« çmuara. Nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« banesĂ«, Ă«shtĂ« kthimi nĂ« rrĂ«njĂ«t tona. E drejta triumfoi”, deklaroi ai.

Onbashi theksoi rolin e nënës së tij gjatë gjithë kësaj periudhe.

“NĂ«na ishte ajo qĂ« asnjĂ«herĂ« nuk u dorĂ«zua”, tha ai.

Seidi falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në këtë proces.

“FalĂ«nderoj AgjencinĂ« Kosovare pĂ«r Krahasim dhe Verifikim tĂ« PronĂ«s dhe udhĂ«heqĂ«sin e saj nĂ« MitrovicĂ«, Erblin Macula, PolicinĂ« e KosovĂ«s dhe avokatin Ubejd Gashi”, tha ai. /RTK/

The post Pas 30 vitesh uzurpim, familja Onbashi rikthen pronën në veri të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

SerbĂ« bllokojnĂ« magjistralen Rashkë–JarinĂ«, qarkullimi drejt KosovĂ«s thuajse i ndalur

1 July 2025 at 22:47

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se disa qytetarë të nacionalitetit serb kanë bllokuar magjistralen në Rashkë në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.

Sipas komunikatës zyrtare, si pasojë e këtij bllokimi, qarkullimi i automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës është tejet i vogël.

“Ju njoftojmĂ« se, sipas informatave nga disa qytetarĂ«, magjistralja nĂ« RashkĂ« nĂ« drejtim tĂ« JarinjĂ«s Ă«shtĂ« e bllokuar nga disa qytetarĂ« serbĂ«, si dhe Ă«shtĂ« vĂ«rejtur mĂ« herĂ«t se qarkullimi i automjeteve nĂ« hyrje tĂ« RKS Ă«shtĂ« shumĂ« i vogĂ«l. PĂ«r çdo risi do t’ju njoftojmĂ« me kohĂ«â€, thuhet nĂ« njoftimin e QKMK-sĂ«.

Ky nuk është bllokimi i parë i pikave kufitare. Më herët, qytetarë serbë kishin ndërprerë qarkullimin edhe në pikën kufitare të Merdarës.

Bllokadat vijnë në kohën kur në Serbi po vazhdojnë protestat që shprehin pakënaqësinë e qytetarëve ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe reagimeve institucionale, pas incidentit në qytetin e Novi Sadit.

The post SerbĂ« bllokojnĂ« magjistralen Rashkë–JarinĂ«, qarkullimi drejt KosovĂ«s thuajse i ndalur appeared first on Telegrafi.

Kurti: NdĂ«rtimi i urave mbi IbĂ«r rrit bashkĂ«punimin – janĂ« pĂ«r bashkĂ«jetesĂ«, jo pĂ«r ndarje

1 July 2025 at 17:51

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të komunikimit dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve në vend.

Gjatë ceremonisë së vendosjes së gurthemelit për këto ura, Kurti theksoi se mungesa e urave ka qenë shkak për tensione, ndërsa projekti aktual paraqet një mundësi për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme mes veriut dhe jugut të Kosovës.

“Jam gjithmonĂ« pĂ«r ura tĂ« bashkĂ«punimit. KĂ«to ura janĂ« tĂ« krijuara pĂ«r tĂ« mundĂ«suar mĂ« shumĂ« komunikim, qarkullim, bashkĂ«punim dhe shkĂ«mbime mes qytetarĂ«ve. Urat nuk janĂ« kundĂ«r askujt, por janĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t – shqiptarĂ«, serbĂ«, boshnjakĂ«, romĂ« dhe tĂ« tjerĂ«,” tha Kurti.

Ai nënvizoi se ndërtimi i këtyre urave është në përputhje të plotë me planet zhvillimore dhe ligjet e Kosovës, duke reaguar ndaj paralajmërimeve të Bashkimit Evropian që i kishte bërë thirrje autoriteteve të shmangnin veprime të njëanshme.

Sipas kryeministrit në detyrë, njëra nga urat do të ketë gjatësi prej 51 metrash dhe gjerësi prej 10 metrash, me trotuare të përbashkëta nga 1.5 metra, dhe do të jetë e dedikuar për automjete dhe këmbësorë. Ura tjetër do të jetë 41 metra e gjatë dhe 3.7 metra e gjerë, e dedikuar vetëm për këmbësorët.

Me pĂ«rfundimin e kĂ«tyre projekteve, numri i pĂ«rgjithshĂ«m i urave mbi lumin IbĂ«r nĂ« territorin e KosovĂ«s do tĂ« arrijĂ« nĂ« 37, ndĂ«rsa nĂ« tĂ« gjithĂ« rrjedhĂ«n e lumit – pĂ«rfshirĂ« KosovĂ«n, Malin e Zi dhe SerbinĂ« – do tĂ« ketĂ« gjithsej 77 ura.

Kurti falënderoi komunat përkatëse dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunimin në këtë projekt, që pritet të përfundojë në vjeshtë me një kosto prej rreth 3 milionë euro.

Në lidhje me urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila mbetet e mbyllur për automjete dhe vazhdon të monitorohet nga karabinierët italianë të KFOR-it, Kurti tha se ajo duhet të hapet sa më parë.

“Nuk heqim dorĂ« asnjĂ«herĂ« prej asnjĂ« qĂ«llimi tonĂ«. Kjo urĂ« ka nevojĂ« tĂ« hapet. Ne nuk duam tĂ« krijojmĂ« kurrfarĂ« fĂ«rkimesh me askĂ«nd, pĂ«rfshirĂ« edhe karabinierĂ«t italianĂ«, prandaj po i presim qĂ« tĂ« binden edhe ata, siç jemi bindur ne,” pĂ«rfundoi ai./Telegrafi/

The post Kurti: NdĂ«rtimi i urave mbi IbĂ«r rrit bashkĂ«punimin – janĂ« pĂ«r bashkĂ«jetesĂ«, jo pĂ«r ndarje appeared first on Telegrafi.

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

1 July 2025 at 07:46

Disa nga personat qĂ« Prokuroria Speciale e KosovĂ«s i akuzoi pĂ«r sulmin nĂ« BanjskĂ« tĂ« Zveçanit – ose sĂ« paku njĂ« prej tyre – dhe qĂ« kĂ«rkohen nga autoritetet kosovare, u panĂ« nĂ« njĂ« protestĂ« tĂ« rrethuar nga policia nĂ« qendĂ«r tĂ« Beogradit.

Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Por, nga autoritetet shtetërore të Serbisë nuk ka ende ndonjë reagim.

Duke përdorur mjete për njohjen e fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin nga Mitrovica e Veriut, i cili është një prej 45 personave të akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.

Megjithatë, bazuar në informacionet publike në Serbi, ai nuk është i akuzuar për këtë vepër penale.

Radio Evropa e LirĂ«, bazuar nĂ« pamjet nga rrjetet sociale, arriti t’i identifikonte sĂ« paku 11 persona tĂ« mbledhur nĂ« disa grupe, anĂ«tarĂ«t e tĂ« cilĂ«ve ishin tĂ« veshur me kĂ«misha tĂ« njĂ«jta ngjyrĂ« jeshile.

Sipas fotografive dhe videove të disponueshme, këto grupe qëndronin pranë ndërtesës së Presidencës së Serbisë dhe afër njësive të policisë.

Dy protesta me qëllime të kundërta

Më 28 qershor, në Beograd u mbajt një protestë e organizuar nga studentët në bllokadë.

Sipas vlerĂ«simeve tĂ« Arkivit tĂ« Tubimeve Publike, rreth 140.000 njerĂ«z u mblodhĂ«n nĂ« Sheshin Sllavija, duke kĂ«rkuar shpalljen e zgjedhjeve tĂ« jashtĂ«zakonshme dhe largimin e tĂ« ashtuquajturit “Qacillend”.

Fjala është për një kamp me tenda, që u ngrit para tre muajsh në Parkun e Pionierëve, rreth një kilometër larg Sheshit Sllavija.

Në anën tjetër të këtij parku gjendet Presidenca e Serbisë.

NĂ« kamp janĂ« vendosur disa studentĂ« qĂ« “duan tĂ« mĂ«sojnĂ«â€ dhe qĂ« kĂ«rkojnĂ« rihapjen e fakulteteve, tĂ« bllokuara tash e shtatĂ« muaj nga studentĂ«t protestues.

Bllokada e tyre nisi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku për pasojë 16 persona humbën jetën.

Grupit nĂ« Parkun e PionierĂ«ve iu bashkuan edhe disa ish-anĂ«tarĂ« tĂ« “Beretave tĂ« Kuqe” – njĂ« formacion i shpĂ«rbĂ«rĂ« pĂ«r shkak tĂ« lidhjeve me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, nĂ« vitin 2003.

Me kalimin e kohës, zona u rrethua me gardhe metalike dhe u vendos nën mbrojtjen e policisë.

NdĂ«rsa turma bllokonte Sheshin Sllavija dhe rrugĂ«t qĂ« çonin atje, mbĂ«shtetĂ«sit e pushtetit nĂ« Parkun e PionierĂ«ve organizuan njĂ« “mbrĂ«mje letrare”.

Atyre iu bashkuan edhe udhëheqësit kryesorë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Vuçiqit, përfshirë edhe vetë Vuçiqin në një moment.

Mes tyre ishte edhe Dragosllav Bokan, ish-udhĂ«heqĂ«s i grupit paramilitar “Beli orlovi”, dhe Goran Radosavleviq Guri, ish-gjeneral i policisĂ«, i cili Ă«shtĂ« i lidhur me vrasjen e vĂ«llezĂ«rve Bytyçi – dy shtetas amerikanĂ«, me prejardhje nga Kosova – nĂ« vitin 1999.

Por, ata nuk ishin të vetmit.

Të rinjtë me këmisha jeshile

Ndërsa politikani opozitar serb, Gjorgje Miketiq, ndau në rrjetin social X një fotografi me tre burra dhe pyeti nëse ishin persona nga Banjska, disa media në gjuhën shqipe raportuan se në grupet në Parkun e Pionierëve ishin edhe katër persona të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Aktakuza u ngrit pĂ«r sulmin ndaj PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, mĂ« 24 shtator tĂ« vitit 2023, nĂ« BanjskĂ« – pjesa veriore e KosovĂ«s – ku u vra oficeri i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Grupin, sipas vetë pranimit të tij, e udhëhoqi Millan Radoiçiq, i cili më parë njihej si biznesmen nga Kosova.

Radoiçiq dhe disa anëtarë të grupit që kreu sulmin, pas përleshjeve të armatosura, u tërhoqën në territorin e Serbisë.

Duke përdorur mjetet e njohjes së fytyrës, Radio Evropa e Lirë arriti të përcaktonte se grupi përfshinte Vlladimir Vuçetiqin, nga Mitrovica e Veriut, i cili është një nga 45 personat e akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Kosovës.

Ai është në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, për të cilat Radio Evropa e Lirë konstatoi se janë bërë më 28 qershor pranë Parkut të Pionierëve.

Vuçetiq, përndryshe, ka një profil të hapur në Facebook, ku shpesh poston fotografi me familjen, nga palestra apo kafeneja.

NĂ« rrjetet e tij sociale, ai shihet me tĂ« njĂ«jtĂ«n kĂ«mishĂ« jeshile. Por nĂ« vitin 2010, pĂ«r shembull, ai dukej edhe me njĂ« xhaketĂ« me simbole tĂ« Obraz-it – njĂ« organizatĂ« ultra-djathtiste qĂ« Gjykata Kushtetuese e SerbisĂ« e ndaloi nĂ« vitin 2012, pĂ«r shkak tĂ«, siç u tha, diskriminimit ndaj pakicave dhe pĂ«rhapjes sĂ« gjuhĂ«s sĂ« urrejtjes.

Shtatë vjet më herët, Ministria e Brendshme e Serbisë e etiketoi Obraz-in si organizatë klero-fashiste.

Nga 45 të akuzuarit prej autoriteteve kosovare, vetëm tre anëtarë të grupit janë aktualisht në gjyq në Kosovë.

Vuçetiq dhe numri më i madh i të akuzuarve të tjerë janë në arrati dhe për ta është lëshuar një urdhër arrestimi nga ana e Interpol-it.

Heshtje në Serbi, ndërsa Kurti akuzon

Për pretendimet se në grup gjendeshin edhe tre persona të tjerë të kërkuar, Millorad Jevtiq Miqko, Zharko Cvetkoviq dhe Vukashin Jarediq, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të gjente dëshmi të pavarura bazuar në mjetet forenzike.

REL-i pyeti MinistrinĂ« e Brendshme tĂ« SerbisĂ« nĂ«se i ka identifikuar personat qĂ« gjendeshin pranĂ« brigadĂ«s sĂ« policisĂ«, si dhe çfarĂ« masash ka marrĂ« lidhur me urdhrin ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« arrestimit pĂ«r Vuçetiqin dhe tĂ« tjerĂ«t – tĂ« lĂ«shuar nga Interpol-i nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2023, me kĂ«rkesĂ« tĂ« KosovĂ«s. Por, deri nĂ« publikimin e kĂ«tij artikulli, nuk mori pĂ«rgjigje.

Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti më 30 qershor se personat e akuzuar për sulmin në Banjskë, duhet të ekstradohen në Kosovë.

“Tani, tĂ« njĂ«jtĂ«t njerĂ«z janĂ« mĂ« afĂ«r presidentit tĂ« SerbisĂ« [Aleksandar Vuçiq] sesa sigurimi i tij. Kjo tregon se kishim tĂ« drejtĂ« kur thamĂ« se ky grup kriminal dhe terrorist udhĂ«hiqet dhe financohet nga Beogradi dhe se nuk Ă«shtĂ« njĂ« grup huliganĂ«sh. KĂ«ta janĂ« njerĂ«z qĂ« janĂ« trajnuar nĂ« Serbi, kanĂ« marrĂ« urdhra nga atje dhe kanĂ« kryer agresion ndaj KosovĂ«s”, u tha Kurti gazetarĂ«ve.

ÇfarĂ« thotĂ« aktakuza?

Nga 45 të akuzuarit, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë në paraburgim në Kosovë dhe gjykimi i tyre është duke vazhduar.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin e armatosur në Banjkë i ngarkon shumicën e tyre me terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Radoiçiq akuzohet, gjithashtu, pĂ«r lehtĂ«simin dhe financimin e kryerjes sĂ« terrorizmit dhe pastrimit tĂ« parave, ndĂ«rsa i gjithĂ« grupi akuzohet se me pĂ«rdorim tĂ« dhunĂ«s dhe armĂ«ve tĂ« rĂ«nda, ka tentuar tĂ« ndajĂ« pjesĂ«n veriore tĂ« KosovĂ«s – ku gjenden komunat me shumicĂ« serbe – dhe ta bashkojĂ« atĂ« me SerbinĂ«.

Aktakuza e pĂ«rshkruan Radoiçiqin si “udhĂ«heqĂ«s tĂ« grupit terrorist”.

Thuhet se mĂ« 24 shtator tĂ« vitit 2023, pasi bllokoi rrugĂ«n pĂ«r nĂ« urĂ«n e fshatit me dy kamionĂ«, ai dhe pjesĂ«marrĂ«sit e tjerĂ« u fshehĂ«n dhe sulmuan oficerĂ«t e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s qĂ« shkuan pĂ«r t’i larguar kamionĂ«t dhe pĂ«r tĂ« liruar rrugĂ«n.

NĂ« sulm mbeti i vrarĂ« polici Afrim Bunjaku, ndĂ«rsa u plagosĂ«n policĂ«t: Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

Sipas aktakuzĂ«s, sulmi zgjati deri nĂ« orĂ«n 15:00, “kur shumica dĂ«rrmuese e grupit iku pĂ«rmes rrugĂ«ve malore drejt RepublikĂ«s sĂ« SerbisĂ«â€.

NĂ« aktakuzĂ« thuhet se ata ishin “trajnuar profesionalisht” dhe se kishin hyrĂ« nĂ« KosovĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshme nga Serbia, pĂ«rmes rrugĂ«ve malore, me dhjetĂ«ra makina, disa prej tĂ« cilave tĂ« blinduara dhe tĂ« ngarkuara me armĂ« tĂ« rĂ«nda, municione, raketahedhĂ«s, eksplozivĂ«, uniforma ushtarake kamufluese dhe pajisje tĂ« tjera ushtarake logjistike.

Sipas aktakuzës, nga 1 janari i vitit 2017 deri më 24 shtator, 2023, kur ndodhi sulmi në Banjskë, Radoiçiq siguroi të ardhura në mënyrë indirekte, shumica e të cilave u përdorën për armë të rënda, uniforma ushtarake, mbështetje logjistike dhe pagesë të pjesëmarrësve në grup. /REL/

The post Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë? appeared first on Telegrafi.

Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës

29 June 2025 at 19:31

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka shpërndarë një fjalim të mbajtur në Bundestagun gjerman nga deputeti Peter Beyer, ku ky i fundit theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për Kosovën.

Në fjalën e tij, Beyer ka rikujtuar vizitën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në rajon në mars të këtij viti, duke theksuar se angazhimi i NATO-s në Ballkan mbetet thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin.

Sipas ambasadorit Ajeti, deputeti gjerman ka bërë thirrje për çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë.

“Lufta kundĂ«r strukturave kriminale, bandave dhe grupeve tĂ« dhunshme duhet tĂ« vazhdojĂ«. Zbulimi i fundit i njĂ« arsenali armĂ«sh nĂ« veri Ă«shtĂ« dĂ«shmi e qartĂ« e rrezikut qĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« kĂ«to struktura pĂ«r sigurinĂ« dhe stabilitetin,” citohet tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« Beyer.

Ambasadori Ajeti ka falënderuar deputetin gjerman për qëndrimin e tij të qartë dhe përkrahjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës në Bundestag./Telegrafi/

The post Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme

25 June 2025 at 20:00

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për situatën në veri të Kosovës dhe prezencën e KFOR-it turk në vend.

Erdogani tha se pjesĂ«tarĂ«t e KFOR-it turk janĂ« nĂ« rajonin e Ballkanit PerĂ«ndimor “pĂ«r paqe dhe qetĂ«si”, teksa shtoi se derisa KFOR-i turk ndodhet aty, shpreson tĂ« mos ketĂ« ndonjĂ« problem.

“Siç e dini, KFOR-i turk Ă«shtĂ« nĂ« rajon. Pse Ă«shtĂ« nĂ« rajon? PĂ«r paqe, pĂ«r qetĂ«si, dhe pĂ«rderisa ne jemi atje, dhashtĂ« Zoti tĂ« mos kemi probleme atje”, deklaroi Erdogani nĂ« konferencĂ«n me media pas samitit tĂ« NATO-s nĂ« HagĂ«, teksa u pyet pĂ«r situatĂ«n nĂ« veri tĂ« vendit nga njĂ« gazetar i KosovĂ«s.

I pari i shtetit turk mori pjesë në Samitin e NATO-s i cili u mbajt në Hagë të Holandës.

The post Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri të Kosovës, nuk do të ketë probleme appeared first on Telegrafi.

Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti

24 June 2025 at 21:47

NĂ«nkryetari i Kuvendit Komunal tĂ« MitrovicĂ«s sĂ« Veriut, Skender Sadiku, thotĂ« se mbĂ«shtet çdo ndĂ«rtim urash, pasi ato janĂ« simbol i lidhjes mes njerĂ«zve, kulturave dhe dallimeve, por shton se pĂ«r momentin, ka çështje mĂ« me prioritet pĂ«r t’u trajtuar.

“Nuk Ă«shtĂ« koha e duhur pĂ«r tĂ« filluar [me ndĂ«rtimin e urave]. TĂ« mos harrojmĂ« se po afrohen zgjedhjet lokale – kĂ«to ura u shĂ«rbejnĂ« politikanĂ«ve mĂ« shumĂ« sesa qytetarĂ«ve tĂ« zakonshĂ«m. Çdo qytetar i MitrovicĂ«s ka nevojĂ« pĂ«r ura, por ne nuk kemi qendĂ«r kulturore, shkolla jonĂ« Ă«shtĂ« nĂ« kontejner, kemi shumĂ« persona tĂ« zhvendosur, jo vetĂ«m nga komuniteti shqiptar. Ka prioritete mĂ« tĂ« mĂ«dha, urat duhen ndĂ«rtuar, por duhet tĂ« shkojmĂ« me prioritete”, thotĂ« Sadiku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai beson se autoritetet qendrore dhe lokale Ă«shtĂ« dashur tĂ« konsultohen me qytetarĂ«t para se tĂ« merrnin vendimin pĂ«r ndĂ«rtimin e dy urave mbi IbĂ«r, pasi ky Ă«shtĂ« njĂ« vendim “me rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe”.

Sipas tij, ndërtimi i urave të reja duhej planifikuar pasi ura kryesore të hapej për qarkullim.

Pjesëtarët e komunitetit serb duhet ta kuptojnë se diçka e tillë do të ishte edhe në interesin e tyre, thotë Sadiku.

The post Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti appeared first on Telegrafi.

Policia parandalon kontrabandë në veri, sekuestrohen 220 drunj dekorativ

24 June 2025 at 15:44

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit, duke sekuestruar një sasi prej 220 drunj dekorativë, të cilët po transportoheshin në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur nĂ« mbrĂ«mjen e 23 qershorit 2025, kur njĂ«sitĂ« policore kanĂ« identifikuar njĂ« traktor me rimorkio tĂ« improvizuar duke hyrĂ« ilegalisht nga fshati TĂ«rrnocĂ« – Bujanoc (Serbi) nĂ« drejtim tĂ« fshatit Hodonoc – KamenicĂ« (KosovĂ«).

Gjatë kontrollit në oborrin e një shtëpie të pabanuar në fshatin Hodonoc, në pronësi të personit N. P., është gjetur rimorkioja e dyshuar, e cila sipas të dhënave rezulton të jetë pronë e të dyshuarit L. I., banues në Hodonoc.

Në prani të tij, policia konstatoi se rimorkioja ishte e mbushur me drunj dekorativë të destinuar për shpërndarje në Kosovë, të pajisur me etiketa që sugjeronin dërgimin përmes postës vendore.

Sipas të dhënave të siguruara, vlera e mallrave arrin rreth 7,000 euro, pa përfshirë humbjet nga shmangia e detyrimeve doganore.

Në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, mjeti transportues dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ku do të vijojnë procedurat ligjore.

Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë angazhimin e saj, në bashkëpunim me institucionet kompetente, për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përfshirë kontrabandën me mallra në të gjitha pjesët e vendit. /Telegrafi/

The post Policia parandalon kontrabandë në veri, sekuestrohen 220 drunj dekorativ appeared first on Telegrafi.

Musliu: “Rojet e Lagjes”, maskim i rrezikshĂ«m i celulave terroriste

23 June 2025 at 11:35

Eksperti i sigurisĂ«, Agim Musliu qĂ« Ă«shtĂ« kryetar i bordit tĂ« institutit “Octopus”, ka thĂ«nĂ« se nisma e Aleksandar Arsinijeviq pĂ«r tĂ« krijuar tĂ« ashtuquajturat “Roje tĂ« Lagjes” u prezantua si njĂ« rezistencĂ« qytetare dhe jo e dhunshme. Por, faktet, thotĂ« ai, po flasin ndryshe.

“Zbulimi dhe konfiskimi i armĂ«ve nga institucionet e sigurisĂ« shpĂ«rfaqĂ« njĂ« realitet shqetĂ«sues: qĂ«llimi nuk ishte vetĂ«mbrojtja, por organizimi i celulave tĂ« strukturuara me potencial terrorist”, thotĂ« Musliu.

Sipas ekspertit të sigurisë, të gjitha gjasat tregojnë se pas kësaj skeme fshihen kanale mbështetëse të drejtpërdrejta nga Serbia, përmes Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Serbisë dhe rrjeteve të saj të sigurisë.

“Ky nuk Ă«shtĂ« aktivizĂ«m – Ă«shtĂ« njĂ« skenar i rrezikshĂ«m pĂ«r destabilizim dhe minim tĂ« rendit kushtetues nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s”, thotĂ« eksperti i sigurisĂ«, Agim Musliu.

Një ditë më parë në një operacion të përbashkët mes Policisë së Kosovës, Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Prokurorisë, me mbikëqyrje nga KFOR dhe EULEX, është kryer një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur një arsenal armësh të rënda, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblona, armë dhe municion i llojeve të ndryshme.

Ndryshe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se armët janë sekuestruar në një objekt që i përket politikanit serb, Aleksandar Arsenijevic, duke e cilësuar këtë arsenal si mjaftueshëm për veprime terroriste./RTK/

The post Musliu: “Rojet e Lagjes”, maskim i rrezikshĂ«m i celulave terroriste appeared first on Telegrafi.

Gjendet një tjetër arsenal armësh në veri të Kosovës

By: user 6
22 June 2025 at 19:24

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se gjatë bastisjeve të kryera në një fshat të Zveçanit, autoritetet kanë gjetur një arsenal armësh, që sipas tij, do të ishte i mjaftueshëm për një njësit terrorist.

Sveçla tha se gjatë bastisjeve në Vallaq të Zveçanit, që sipas tij u kryen nga Policia e Kosovës dhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës me monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it u gjetën raketahedhës, granata dore, tonblonë si dhe armë e municione të llojeve të ndryshme.

“Sipas informacioneve qĂ« kam pranuar, armatimi i rĂ«ndĂ« Ă«shtĂ« gjetur nĂ« njĂ« objekt qĂ« i pĂ«rket politikanit [udhĂ«heqĂ«sit tĂ« partisĂ« Demokracia Serbe] Aleksandar Arsenijeviq”, tha Sveçla, pa dhĂ«nĂ« ndonjĂ« dĂ«shmi pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kĂ«tĂ« pretendim.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve. /Radio Evropa e Lirë

The post Gjendet një tjetër arsenal armësh në veri të Kosovës appeared first on Lapsi.al.

Barrikadat/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç

By: user 5
18 June 2025 at 19:03

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar të mërkurën fletarrestime për Millan Radoiçiç dhe 10 të dyshuar të tjerë, në lidhje me ngritjen e barrikadave në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe në vitin 2022. Radoiçiç dhe 50 të dyshuar të tjerë janë duke u hetuar pasi dyshohet se kanë minuar rendin kushtetues të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në protestat dhe ngritjen e barrikadave në veri të vendit në vitin 2022.

“Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka aprovuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« Speciale, respektivisht prokurorit tĂ« rastit pĂ«r lĂ«shimin e letĂ«rrreshtimit vendor dhe atij ndĂ«rkombĂ«tar ndaj Millan Radoiçiç. UrdhĂ«rarresti Ă«shtĂ« lĂ«shuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« veprimeve hetimore qĂ« janĂ« duke u ndĂ«rmarrĂ« nĂ« rastin e vendosjes sĂ« barrikadave nĂ« katĂ«r komunat veriore nĂ« vitin 2022”, tha pĂ«r media zĂ«dhĂ«nĂ«sja e ProkurorisĂ« Speciale, Arbnora Luta.

Radoiçiç i cili veçse kërkohet në Kosovë për krime lufte dhe për sulmin në Banjskë ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale më 2022. Miratimi i kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës për lëshimin e fletarrestimeve për të dhe të tjerët vjen në ditën kur dëgjimi i kryetarit të Listës Serbe, Zllatan Ellek, para Prokurorisë Speciale në Prishtinë u shty, pasi avokati i tij ishte sëmurë.

Lista Serbe reagoi të mërkurën ndaj këtij vendimi, duke thënë se me dëbimin e policëve serbë të lindur dhe që kanë jetuar për dekada në Kosovë, me shpalljen e fletarrestimeve dhe me marrjen në pyetje të dhjetëra serbëve për protestat paqësore të mbajtura në vitin 2022, Albin Kurti po zbaton me shpejtësi dhe pa fshehje një plan për spastrimin etnik të popullit serb nga territori i Kosovës.

“BĂ«het fjalĂ« pĂ«r dhunĂ« institucionale qĂ« po ushtron presion tĂ« paparĂ« ndaj serbĂ«ve tĂ« ndershĂ«m, tĂ« cilĂ«t nuk heqin dorĂ« nga emri dhe mbiemri i tyre serb, qĂ« nuk pranojnĂ« tĂ« jenĂ« shĂ«rbĂ«torĂ« tĂ« Kurtit dhe qĂ« tani janĂ« bĂ«rĂ« shĂ«njestĂ«r vetĂ«m pse janĂ« serbĂ«â€, tha Lista Serbe.

Më 10 dhjetor të vitit 2022, në veri të Kosovës u ngritën barrikada për shkak të arrestimit të Dejan Pantiqit, një ish-zyrtar i policisë, të cilin autoritetet e Kosovës e akuzuan për pjesëmarrje në sulmin ndaj ambienteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. Ato barrikada u hoqën më 29 dhjetor, pas thirrjes së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, dhe pasi Pantiç u dërgua në arrest shtëpiak.

Barrikadat pasuan një sërë incidentesh dhe tensionesh të shtuara, pasi serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri në fillim të nëntorit, 2022, me iniciativën e Listës Serbe. Kjo e fundit kundërshtoi atëkohë vendimin e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe të makinave me targa të Republikës së Kosovës.

Çka ndodhi nĂ« barrikada nĂ« vitin 2022 dhe kush i mbĂ«shteti ato?

Zyrtarët e Listës Serbe i mbështetën publikisht barrikadat në veri të Kosovës në dhjetor të vitit 2022 dhe ishin të pranishëm fizikisht në vendet ku rrugët ishin të bllokuara me makineri të rëndë, duke u dhënë mesazhe inkurajuese qytetarëve të mbledhur.

Kryetari i atĂ«hershĂ«m i ListĂ«s Serbe, Goran Rakiq, tha se kĂ«to barrikada ishin “njĂ« reagim, jo njĂ« veprim”. NĂ« ato barrikada, ashtu si edhe nĂ« ato tĂ« ngritura nĂ« korrik tĂ« vitit 2022 apo nĂ« shtator tĂ« 2021-shit, ishin tĂ« pranishĂ«m kryesisht punonjĂ«s tĂ« institucioneve tĂ« SerbisĂ« qĂ« funksiononin nĂ« KosovĂ«.

KĂ«to institucione, pĂ«rveç atyre arsimore dhe shĂ«ndetĂ«sore, u mbyllĂ«n ndĂ«rkohĂ« nga autoritetet e KosovĂ«s, tĂ« cilat i konsideronin si tĂ« paligjshme dhe paralele. GjatĂ« kohĂ«s sĂ« barrikadave, shumica e lokaleve nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s ishin tĂ« mbyllura, ose ofronin ushqime vetĂ«m pĂ«r t’u marrĂ« me vete.

PunĂ«torĂ«t i thanĂ« asokohe Radios Evropa e LirĂ« se “nuk lejohet tĂ« ulesh brenda”, por nuk tregonin se kush e kishte ndaluar kĂ«tĂ«. NĂ« atĂ« kohĂ«, nĂ«nkryetar i ListĂ«s Serbe ishte Millan Radoiçiq, i cili dha dorĂ«heqje nga kjo pozitĂ« nĂ« shtator tĂ« vitit 2023, pasi mori pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r sulmin e armatosur nĂ« BanjskĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« sulm, serbĂ« tĂ« armatosur vranĂ« njĂ« polic tĂ« KosovĂ«s, ndĂ«rsa nĂ« pĂ«rleshjen me armĂ« qĂ« pasoi, u vranĂ« edhe tre sulmues serbĂ«.

Edhe pse autoritetet e KosovĂ«s kishin lĂ«shuar urdhĂ«r pĂ«r arrestimin e Radoiçiqit pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« korrupsion, frikĂ«sim nĂ« procese gjyqĂ«sore dhe nĂ« vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, Lista Serbe konfirmoi nĂ« vitin 2022 se nĂ«nkryetari i saj ishte i pranishĂ«m nĂ« barrikada, duke theksuar se ai “gĂ«zon mbĂ«shtetje nĂ« mesin e serbĂ«ve nĂ« KosovĂ«â€ dhe se Ă«shtĂ« “autoritet” pĂ«r ta./REL

The post Barrikadat/ Gjykata Themelore e Prishtinës lëshon urdhërarreste për Radojçiç appeared first on Lapsi.al.

Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit në veri

9 June 2025 at 22:43

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, pranë Liqenit të Ujmanit.

Kurti vlerësoi përkushtimin dhe punën e kësaj ndërmarrjeje, sidomos pas sulmit ndaj infrastrukturës kritike të saj në nëntor të vitit të kaluar.

“Puna dhe pĂ«rkushtimi i ndĂ«rmarrjes, veçanĂ«risht edhe pas sulmit nĂ« infrastrukturĂ« kritike nĂ« kanalin kryesor tĂ« saj, Ă«shtĂ« pĂ«r t’u vlerĂ«suar lart, pĂ«r reagimin e shpejtĂ« nĂ« sanimin e dĂ«mit tĂ« shkaktuar”, tha Kurti.

Ai njoftoi gjithashtu se qeveria ka rikthyer në pronësi dhe shfrytëzim të ndërmarrjes një pasuri në komunën e Zubin Potokut, e cila më parë ishte jashtë kontrollit të saj dhe e mbajtur nga strukturat paralele ilegale.

“TashmĂ« ka rend e ligj, shĂ«rbime efikase pĂ«r qytetarĂ«t dhe gjithĂ«pĂ«rfshirje”, shtoi Kurti.

Ndërmarrja Ibër-Lepenci luan rol kyç në menaxhimin e burimeve ujore për nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë në pjesën veriore të Kosovës.

The post Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit në veri appeared first on Telegrafi.

Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

9 June 2025 at 18:24

ËshtĂ« pĂ«ruruar objekti i ri i Stacionit Policor pĂ«r MbikĂ«qyrjen e Kufirit nĂ« fshatin Izvor tĂ« Zveçanit, rreth dy kilometra larg kufirit me SerbinĂ«.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, ky objekt është ndërtuar me një investim prej 753 mijë eurosh dhe ka një sipërfaqe prej 3.980 metrash katrorë.

Në të do të operojë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, me qëllim forcimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Gjatë ceremonisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ky vendkalim kufitar me Serbinë është planifikuar të jetë vendkalim i integruar, por sipas tij, kjo nuk është realizuar ende për shkak të mungesës së gatishmërisë nga pala serbe.

“Me kĂ«tĂ« stacion policor, zyrtarĂ«t tanĂ« do tĂ« kenĂ« kushte dinjitoze tĂ« punĂ«s dhe performanca do tĂ« jetĂ« nĂ« nivelin e duhur,” theksoi Kurti.

Ai gjithashtu falënderoi institucionet e përfshira në realizimin e këtij projekti, duke përfshirë Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe operatorin ekonomik që realizoi punimet.

“Kemi filluar ndĂ«rtimin mĂ« 25 nĂ«ntor tĂ« vitit tĂ« kaluar dhe sot, mĂ« 9 qershor, po e pĂ«rurojmĂ« kĂ«tĂ« objekt tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r sigurinĂ« e vendit,” shtoi Kurti.

The post Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë appeared first on Telegrafi.

Provokimet e maturantëve serbë në veri, Islami: Tubimi dirigjohej nga persona të caktuar, që merrnin instruksione përmes telefonave

31 May 2025 at 11:54

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë se provokimet e maturantëve serbë në veri kanë për qëllim të nxisin tensione.

Islami thotë se edhe tubimi i së premtes po dirigjohej nga persona të caktuar, transmeton Telegrafi.

“Politikat nacionaliste nĂ« Veriun e KosovĂ«s po vazhdojnĂ« edhe nĂ« ditĂ«t e sotme nga eksponent tĂ« Radoiqiqit, pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« ngjallur urrejten ndaj shqiptarĂ«ve nuk kanĂ« tĂ« ndalur. Dje nĂ« sheshin kryesor nĂ« MitrovicĂ«n e veriut e pamĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n skenĂ«, maturantĂ« serbĂ« duke dale nĂ« rrugĂ« me flamuj dhe kĂ«ngĂ« nacionaliste e me sllogane tĂ« vjetra ” kur tĂ« ktheheni nĂ« KosovĂ«â€ , “ Kosova Ă«shtĂ« serbi “ etj. Ajo çka vrehej nĂ« kĂ«tĂ« tubim ishte se ai dirigjohej nga persona tĂ« caktuar dhe here pas here merrin instruksione pĂ«rmes telefonave se si tĂ« veprohet”, ka pohuar ai.

Islami tutje ka shkruar se “Ajo çka ra nĂ« sy ishin edhe disa flamujĂ« tĂ« klubit nacionalist – “Cervena Zvezda ” e qĂ« ata njihen pĂ«r kĂ«ngĂ« e kore nacinaliste”.

“Pra kĂ«tu nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me manifestim tĂ« maturĂ«s por me instrumentalizim tĂ« rinisĂ« pĂ«r pĂ«rçarje dhe tendenca qĂ« tĂ« ngrihen tensione dhe destabilizim tĂ« vendit”, tha Islami. /Telegrafi/

The post Provokimet e maturantëve serbë në veri, Islami: Tubimi dirigjohej nga persona të caktuar, që merrnin instruksione përmes telefonave appeared first on Telegrafi.

Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë

29 May 2025 at 22:58

Në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që të formojnë sa më parë qeverinë e re, duke e cilësuar këtë si urgjente.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për tensionet në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, mirëpriti Gerard McGurk si Shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë, gjatë paraqitjes së raportit të tij të parë në Këshillin e Përhershëm.

Në deklaratën e tij, Ambasadori Holland falënderoi për prezantimin dhe raportin gjithëpërfshirës të Misionit dhe theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për punën e tij në një kontekst të vështirë politik dhe të sigurisë.

Ai mirëpriti mbajtjen paqësore dhe konkurruese të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë në shkurt, si dhe rolin mbështetës të OSBE-së ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Gjithashtu, nënvizoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë së re.

“MbretĂ«ria e Bashkuar mirĂ«pret zgjedhjet parlamentare paqĂ«sore dhe konkurruese tĂ« mbajtura nĂ« KosovĂ« nĂ« shkurt, dhe mbĂ«shtetjen e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« Misioni i ofroi Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve. Ne vazhdojmĂ« t’u nĂ«nvizojmĂ« bashkĂ«biseduesve nĂ« KosovĂ« urgjencĂ«n e formimit tĂ« qeverisĂ«â€, tha Holland, theksohet në njĂ« njoftim në web-faqen e QeverisĂ« sĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.

Ambasadori britanik shprehu shqetësimin për nivelin e tensioneve në katër komunat veriore dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë. Ai theksoi rëndësinë që Qeveria e Kosovës të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të këtyre komuniteteve dhe të përmbushë angazhimet si shtet multietnik dhe gjithëpërfshirës.

Mbretëria e Bashkuar kërkoi drejtësi për aktet e dhunës dhe bëri thirrje që Serbia të bashkëpunojë në hetimin e sulmeve ndaj KFOR-it dhe incidentit në Ibër-Lepenc.

“Ne vazhdojmĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« thirrje qĂ« Serbia tĂ« bashkĂ«punojĂ« plotĂ«sisht me pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« para drejtĂ«sisĂ« ata qĂ« janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r sulmet e vitit 2023 ndaj trupave tĂ« KFOR-it dhe nĂ« Banjska, dhe tĂ« pĂ«rmbushĂ« premtimin e saj pĂ«r tĂ« bashkĂ«punuar nĂ« hetimin e sulmit nĂ« Kanalin IbĂ«r-Lepenc”, tha Holland, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, u nënvizua rëndësia e përmbushjes së angazhimeve në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas Ambasadorit Holland, moszbatimi i marrëveshjeve ndikon negativisht në jetën e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.

Në fjalën e tij, Ambasadori britanik vlerësoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim për ndikimin politik në media dhe sigurinë e gazetarëve, duke mbështetur aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë.

Holland riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran dhe theksoi përkushtimin për stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë angazhimin e të Dërguarës së Posaçme Dame Karen Pierce dhe organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë.

The post Britania, Serbisë: Nxirri para drejtësisë autorët e sulmeve ndaj KFOR-it dhe në Banjskë appeared first on Telegrafi.

Dy vite nga sulmi mbi KFOR-in dhe policinë në Zveçan, Sveçla: Bandat kriminale janë shpartalluar, veriu i Kosovës frymon ndryshe

29 May 2025 at 22:20

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar sot dyvjetorin e sulmit të dhunshëm të 29 majit 2023 në komunën e Zveçanit, ku bandat serbe të mbështetura nga Beogradi sulmuan ushtarët e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Sveçla ka theksuar se dy vite më parë, grupet kriminale serbe, të organizuara dhe të udhëhequra drejtpërdrejt nga Beogradi zyrtar, tentuan të ndalojnë marrjen e detyrës nga kryetarët legjitimë të katër komunave në veri të Kosovës.

Sulmet lanë dhjetëra ushtarë të KFOR-it të plagosur dhe përshkallëzuan tensionet në rajon.

“Ngjarja mĂ« e dhunshme ndodhi mĂ« 29 maj 2023 nĂ« Zveçan, ku bandat kriminale ushtruan dhunĂ« brutale pĂ«r tĂ« minuar sovranitetin dhe funksionimin institucional tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, shkroi Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se situata sot ka ndryshuar rrënjësisht.

“Sot, bandat janĂ« shpartalluar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kryetarĂ«t e komunave punojnĂ« normalisht dhe qytetarĂ«t marrin shĂ«rbimet e nevojshme institucionale. Zveçani dhe veriu sot frymojnĂ« ndryshe”, deklaroi ministri nĂ« detyrĂ«.

Më 29 maj 2023, në Zveçan protestuesit serbë sulmuan trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Protesta ishte thirrur kundĂ«r hyrjes sĂ« kryetarit shqiptar nĂ« ndĂ«rtesĂ«n e komunĂ«s, pasi serbĂ«t i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale me thirrje të ListĂ«s Serbe– partisĂ« kryesore tĂ« serbĂ«ve tĂ« KosovĂ«s qĂ« gĂ«zon mbĂ«shtetjen e Beogradit. Si rezultat, nĂ« krye tĂ« komunave me shumicĂ« serbe nĂ« veri – MitrovicĂ« e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok –erdhĂ«n kryetarĂ« shqiptarĂ«.

Nga përplasjet në Zveçan mbetën të plagosur rëndë dhe lehtë 93 ushtarë të KFOR-it që ishin të dislokuar para ndërtesës së komunës. Ndërkohë, u lënduan edhe rreth 50 serbë, shumë prej të cilëve më pas u larguan në Serbi dhe aktualisht nuk janë të qasshëm për drejtësinë në Kosovë.

KFOR-i e cilĂ«soi sulmin ndaj pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« tij si “tĂ« paprovokuar dhe plotĂ«sisht tĂ« papranueshĂ«m”, duke kĂ«rkuar qĂ« tĂ« gjithĂ« pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« dhunĂ« tĂ« “ndiqen urgjentisht penalisht”. Ky mision ndĂ«rkombĂ«tar shprehu gjithashtu shpresĂ«n se edhe autoritetet nĂ« Serbi po hetojnĂ« personat qĂ« u kthyen atje pas trazirave. /Telegrafi/

The post Dy vite nga sulmi mbi KFOR-in dhe policinë në Zveçan, Sveçla: Bandat kriminale janë shpartalluar, veriu i Kosovës frymon ndryshe appeared first on Telegrafi.

Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë

29 May 2025 at 18:48

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka bërë të ditur se karabinierët italianë po vazhdojnë të mbështesin komunitetet në Mitrovicë, përmes pranisë së përhershme në Urën e Ibrit.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet sekarabinierët italianë nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it, pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO, po vazhdojnë me përkushtim angazhimin e tyre në komunën e Mitrovicës, duke mbështetur komunitetet lokale përmes prezencës së rregullt dhe patrullimeve të përditshme.

Me praninë fikse në urën kryesore të Ibrit, e cila historikisht ka qenë një pikë e ndjeshme ndarjeje në qytet, si dhe me patrullime në zonat përreth, karabinierët synojnë të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në veri të Kosovës.

Këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet pa dallim etnik apo përkatësie. NATO, përmes KFOR-it, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e paqes afatgjatë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë.

Përfaqësues të KFOR-it kanë theksuar se prania e tyre synon të forcojë besimin ndërmjet komuniteteve dhe të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit në një zonë me ndjeshmëri të lartë politike dhe etnike. /Telegrafi/

The post Karabinierët italianë me prezencë të përhershme mbi Urën e Ibrit në Mitrovicë appeared first on Telegrafi.

Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale

25 May 2025 at 23:39

Ndonëse me ndërtimin e tyre u krenuan në fushatë, disa nënstacione të Policisë së Kosovës në veri të vendit nuk janë funksionalizuar plotësisht sepse nuk janë pajisur me disa elemente.

Nënstacioni policor që po ndërtohet në afërsi të kufirit me Serbinë, në fshatin Izvor të Zveçanit, është afër përfundimit të punimeve.

Objekti është planifikuar të shërbejë si nënstacion i Policisë së Kosovës dhe ndërtimi i tij ka nisur më 25 nëntor 2024.

Në nëntor të vitit të kaluar, nënstacioni ishte vizituar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Televizioni Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me datën se kur pritet të funksionalizohet ky nënstacion, por si zakonisht, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, një tjetër nënstacion policor në veri të vendit ishte vizituar nga të njëjtët zyrtarë.

Televizioni ka vizituar edhe pikën policore në fshatin Leshak të komunës së Leposaviqit, ku gjithashtu po vazhdojnë punimet, megjithëse kjo pikë është më afër përfundimit. As për këtë lokacion, Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se këto nënstacione kanë mangësi vetëm në aspektin logjistik.

“NĂ« ato stacione Ă«shtĂ« duke u punuar ende, mirĂ«po policĂ«t janĂ« aty dhe pĂ«r neve janĂ« pika funksionale. Me teknikĂ«, teknologji e logjistikĂ« Ă«shtĂ« duke u punuar ende. Leshaku Ă«shtĂ« funksional, kemi dĂ«rguar policĂ« aty, ndonĂ«se ende vazhdojnĂ« punimet. NĂ« Izvor po punohet, dhe policĂ«t janĂ« aty. Me logjistikĂ«, nuk janĂ« ende funksionale – puna po vazhdon”, ka deklaruar Elshani.

Përveç këtyre dy lokacioneve, në pjesën veriore të Kosovës janë ndërtuar edhe stacione dhe nënstacione të tjera policore, përfshirë një pikë në Bistricë dhe një tjetër në Jasinovik.

The post Kurti e Sveçla i vizituan, por nënstacionet në veri akoma pjesërisht funksionale appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Policisë: Polici që ndëhyri në veri është kërcënuar me vdekje, fletarresti serb pjesë e përndjekjeve politike

25 May 2025 at 15:58

Parakalimi i maturantëve në veri të Mitrovicës të premten e 23 majit, u shndërrua në një incident ku pati ndërhyrje të pjesëtarëve të policisë.

Lidhur me këtë rast ka folur sot drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas tij, gjatĂ« kĂ«tij defilimi nĂ« zonĂ«n e kafiterive disa pjesĂ«marrĂ«s kanĂ« filluar tĂ« provokojnĂ« qytetarĂ«t me thirrjet “Kosova Ă«shtĂ« zemra e SerbisĂ«â€ dhe me gjeste simbolike me tre gishta. Kjo ka nxitur reagimin e PolicisĂ«, me qĂ«llim qĂ« tĂ« mos pĂ«rshkallĂ«zohej situata.

“NĂ« kĂ«to rrethana, me qĂ«llimin e vetĂ«m qĂ« tĂ« mos pĂ«rshkallĂ«zohet situata, kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« pjesĂ«tarĂ«t e policisĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« caktuar pĂ«r mbarĂ«vajtjen e kĂ«tij defilimi,” u shpreh Hoxha.

Hoxha bëri të ditur se pjesëtari i policisë i cili u pa në video-incizime duke ndërhyrë, është kërcënuar me jetë.

“Ka pranuar kĂ«rcĂ«nime nĂ« rrjetet sociale tĂ« cilat menaxhohen nga grupet e serbĂ«ve nĂ« veri duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r vrasjen e tij apo siç kanĂ« thĂ«nĂ« ata duke e kthyer atĂ« nĂ« njĂ« kufomĂ«. Ai Ă«shtĂ« transferuar nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut pĂ«r tĂ« shmangur ndonjĂ« incident tĂ« mundshĂ«m”, ka shtuar ai.

Drejtori i policisë tutje tha se edhe fletarresti i lëshuar nga Serbia për policin D.B është në vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës.

“Kjo propagandĂ« e vazhdueshme e fabrikuar dĂ«shmon qĂ« Policia e KosovĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« traget i sulmeve hibride qĂ« burimin e kanĂ« nĂ« Beogradin zyrtar”, tha Hoxha. /Telegrafi/

 

The post Drejtori i Policisë: Polici që ndëhyri në veri është kërcënuar me vdekje, fletarresti serb pjesë e përndjekjeve politike appeared first on Telegrafi.

Incidenti në veri, flet drejtori i policisë: Shenjat në qafën e të riut ishin ngjyrë markeri, jo gjak

25 May 2025 at 15:46

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në një konferencë për media, ka shpalosur detaje rreth incidentit që ndodhi në veri të Mitrovicës të premten më 23 maj.

Hoxha ka thënë se disa media serbe kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë incident.

Drejtori i policisë sqaroi se aktiviteti për të cilin raportuan mediat serbe nuk ishte protestë, por një defilim i maturantëve, i paralajmëruar më parë në Policinë e Kosovës.

Ai tha se policia kishte qenë e pranishme për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

“Policia e KosovĂ«s sqaron me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« se aktiviteti nĂ« fjalĂ« nuk ka qenĂ« protestĂ«, por defilim i maturantĂ«ve qĂ« ishte paralajmĂ«ruar paraprakisht nĂ« PolicinĂ« e KosovĂ«s,” tha Hoxha.

Sipas tij, gjatĂ« kĂ«tij defilimi nĂ« zonĂ«n e kafiterive disa pjesĂ«marrĂ«s kanĂ« filluar tĂ« provokojnĂ« qytetarĂ«t me thirrjet “Kosova Ă«shtĂ« zemra e SerbisĂ«â€ dhe me gjeste simbolike me tre gishta. Kjo ka nxitur reagimin e PolicisĂ«, me qĂ«llim qĂ« tĂ« mos pĂ«rshkallĂ«zohej situata.

“NĂ« kĂ«to rrethana, me qĂ«llimin e vetĂ«m qĂ« tĂ« mos pĂ«rshkallĂ«zohet situata, kanĂ« ndĂ«rhyrĂ« pjesĂ«tarĂ«t e policisĂ« qĂ« kanĂ« qenĂ« tĂ« caktuar pĂ«r mbarĂ«vajtjen e kĂ«tij defilimi,” u shpreh Hoxha.

Ai komentoi edhe rastin e një personi që u shfaq në media me shenja të kuqe në qafë, për të cilin u pretendua se policia përdori dhunë.

Hoxha tha se pretendimet janĂ« tĂ« pavĂ«rteta dhe se “shenjat me ngjyrĂ« nĂ« qafĂ« ishin vendosur nga shokĂ«t e klasĂ«s me marker, si pjesĂ« e traditĂ«s sĂ« festĂ«s sĂ« maturĂ«s”.

“Kemi ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet e nevojshme pĂ«r tĂ« sqaruar rrethanat. JanĂ« evidentuar imazhet e personit tĂ« shfaqur ku nĂ« qafĂ« pretendohej se kinse kishte gjak, ka rezultuar se ishte ngjyrĂ« e vendosur nga shokĂ«t e klasĂ«s. Shenjat me ngjyrĂ« nĂ« qafĂ« i njĂ«jti i kishte pasur edhe para ndĂ«rhyrjes sĂ« zyrtarĂ«ve tanĂ« policor. Po ashtu edhe nĂ« deklaratĂ«n e tij zyrtare qĂ« e ka dhĂ«nĂ« nĂ« stacionin policor nĂ« veri, ka thĂ«nĂ« se kĂ«to shenja janĂ« vendosur me ngjyrĂ« markeri si traditĂ« qĂ« pĂ«rdoret nĂ« festat e maturantĂ«ve tĂ« shkollave tĂ« mesme nĂ« veri tĂ« MitrovicĂ«s,” deklaroi Hoxha.

Policia e Kosovës theksoi se përkundër sulmeve të vazhdueshme në komunat veriore, zyrtarët kanë vepruar me profesionalizëm për të ruajtur rendin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

“NĂ« lidhje me veprimet e zyrtarit tonĂ« policor nĂ« rastin konkret, do tĂ« trajtohen me seriozitet tĂ« gjitha deklaratat dhe pamjet e siguruara nga kamerat,” pĂ«rfundoi Hoxha.

Hoxha ka shtuar se vlerësimi i djeshëm i Serbisë, që ka lështuar fletarrest për policin D.B është në vazhdën e përndjekjeve të policëve të Kosovës.

Ai ka shtuar se zyrtari policor në fjalë ka pranuar kërcënime me jetë në rrjete sociale.

“Ka pranuar kĂ«rcĂ«nime nĂ« rrjetet sociale tĂ« cilat menaxhohen nga grupet e serbĂ«ve nĂ« veri duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r vrasjen e tij apo siç kanĂ« thĂ«nĂ« ata duke e kthyer atĂ« nĂ« njĂ« kufomĂ«. Ai Ă«shtĂ« transferuar nĂ« MitrovicĂ«n e Jugut pĂ«r tĂ« shmangur ndonjĂ« incident tĂ« mundshĂ«m”, ka shtuar ai.

Hoxha tha se kjo propagandë e vazhdueshme e fabrikuar dëshmon që Policia e Kosovës është bërë traget i sulmeve hibride që burimin e kanë në Beogradin zyrtar. /Telegrafi/

The post Incidenti në veri, flet drejtori i policisë: Shenjat në qafën e të riut ishin ngjyrë markeri, jo gjak appeared first on Telegrafi.

❌
❌