Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Lajme Shqiperi

Zjarret në vend/ 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:55

Situata e zjarreve në rang vendi

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim.

Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë.

Aktualisht mbeten aktive këto vatra:

Qarku Dibër

– Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, ka vijuar puna për shuarjen e një zjarri në sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh.

* Është riaktivizuar vatra në “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, që po përhapet drejt “Majës së Vlashës”. Zjarri, i favorizuar nga temperaturat e larta dhe era, është zhvilluar në dy vatra. Në terren ndodhet Shërbimi Vendor i MZSH i bashkisë Bulqizë me 8 efektivë, por pavarësisht përpjekjeve, situata ende nuk është vënë nën kontroll. Nuk ka rrezik për banesa.

* Në fshatin Sinë e Sipërme, njësia administrative Arras, bashkia Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll dushku. Në vendngjarje ndodhen 5 efektivë të MZSH Dibër dhe 6 forca bashkiake, të cilët po punojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore në një terren të vështirë. Deri tani janë djegur rreth 4 ha pyll dhe puna për shuarjen e zjarrit po vazhdon edhe sot.

* Qarku Tiranë

Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit të rënë më 10.07.2025 në fshatin Zambishë, i cili u përhap në fshatrat Okshtun, Levonje, Himenrajë, Memollaj, Thertor, Koçaj, Sheshaj, Brendaj (njësia administrative Lekaj dhe Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë).

Mbrëmë, zjarri mori përmasa të mëdha, veçanërisht në fshatrat Thartor, Sheshaj, Prendaj dhe Dakaj, duke kërkuar ndërhyrje nga ajri me dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në fikjen e disa vatrave që rrezikonin banesa, ullishte dhe pyje me pisha.

Në terren punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Rrogozhinë me 6 automjete, 30 efektivë, 20 punonjës të shërbimeve bashkiake, 20 banorë të zonës dhe dy helikopterë të FA-së. Deri tani janë djegur rreth 80-90 ha shkurre dhe ferra si dhe mbi 70 rrënjë ullinj të rinj dhe shekullorë.

* Qarku Fier

Në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Si pasojë janë djegur rreth 2.5 ha dhe rreth 250 rrënjë ullinj. Sot është riaktivizuar një vatër, ku po operojnë me pompa shpine dhe mjete rrethanore forcat e MZSH dhe strukturat bashkiake.

Në monitorim:

* Qarku Elbasan

Në “Mal Plak”, njësia administrative Polis, bashkia Librazhd, zjarri në një sipërfaqe pyjore ka intensitet të ulët dhe është nën monitorimin e strukturave vendore.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, duke shkaktuar djegien e mbi 107 hektarëve dhe rreth 100 rrënjë ullinj. Në fshatin Dragovoje, bashkia Malësi e Madhe, janë djegur edhe 3 objekte që shërbenin për mbajtjen e bagëtive të imta.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 25 automjete zjarrfikëse dhe 305 forca operacionale. Gjithashtu, Forcat e Armatosura kontribuan me 30 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të lokalizuara në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Për zjarret në pyje, sot pritet rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, dhe rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjera.

Në disa qarqe pritet rrezik i lartë vetëm në zona të lokalizuara: Shkodër (jug), Durrës (verilindje) dhe Vlorë (veri). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Strukturat e mbrojtjes civile mbeten të angazhuara pa ndërprerje për koordinimin dhe ndërhyrjen në kohë për shuarjen e çdo vatre zjarri. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet në rast se konstatojnë zjarre në terren.

Kroçeri ‘Nautica’ zbarkon në portin e Durrësit/ Rama: 676 turistë nga mbarë bota përjetojnë mikpritjen e pashoqë shqiptare

14 July 2025 at 11:53

676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare

Sarandë/ Automjeti nxori tym në ecje, ndërhyrja e zjarrfikësve parandaloi djegien

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:50

Një automjet në Sarandë, falë ndihmës së kalimtarëve dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimit zjarrfikës i ka shpëtuar mrekullisht djegies.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 në afërsi të spitalit. Mjeti tip “Peugeot” me pronar Thoma Bello, në ecje nisi të nxjerrë tym.

Duke qenë se në ato momente kishte shumë trafik u ndërhy në kohë nga kalimtarë të momentit, u menaxhua mirë situata.

Sipas shërbimeve të qarkullimit rrugor ishte një difekt në motorr ajo që shkaktoi këtë situatë. Nga ngjarja pati vetëm dëme materiale./abcnews.al

(EMRI) Transportonte ilegalisht emigrantët nga Bangladeshi/ Gjirokastër, pranga 40 vjeçarit

14 July 2025 at 11:47

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër trafikimit të paligjshëm të emigrantëve, duke çuar në pranga një shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës persona nga vende të treta me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Attempt 1”, gjatë të cilit u arrestua:

Edvin Mustafa, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, Mustafa u ndalua në aksin rrugor Tepelenë–Krahës, në dalje të qytetit të Memaliajt, teksa po transportonte me një automjet tip Volkswagen 7 emigrantë nga Bangladeshi, të cilët kishte pranuar t’i ndihmonte për kalimin e paligjshëm drejt Kosovës, në këmbim të një pagese.

Manovra të rrezikshme me ‘Jet Ski’/ Tale, gjobë drejtuesit 24 vjeçar, sekuestrohet mjeti lundrues

14 July 2025 at 11:41

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kufitare në Shëngjin, gjatë monitorimit të vijës bregdetare, kanë konstatuar në plazhin e Tales, një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lëvizte në mënyrë të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar pushuesit.

Shërbimet e Policisë ndaluan menjëherë mjetin lundrues dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin, drejtuesin i tij, shtetasin D. L., 24 vjeç.

Në përfundim të veprimeve, drejtuesi i mjetit lundrues u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë, si dhe u sekuestrua mjeti lundrues.

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit/ Radhimë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:28

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe rrezikoi pushuesit, duke lundruar me gomone brenda perimetrit të sigurisë, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë, drejtuesi i mjetit lundrues.

Bllokohet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, mjeti lundrues gomone.

Shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, krahas patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e 📍Radhimës, pas denoncimit në rrjetet sociale, me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për pushuesit, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e publikuara, kanë ndëshkuar drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin G. B., me masën administrative 100 000 lekë, për shkelje të nenit 24/1/c “Zhvillimi i aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara”, të ligjit nr. 43/2020.

Apeli në Hagë shpall sot vendimin për Pjetër Shalën

14 July 2025 at 11:04

Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpall sot aktgjykimin në rastin e Pjetër Shalës, i dënuar për krime lufte, të kryera në vitin 1999.

Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë.

Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së morën pjesë në ndalimin dhe keqtrajtimin e të dyshuarve për bashkëpunim me Serbinë dhe të atyre që nuk merrnin pjesë aktive në luftime.

Viktimat, sipas aktakuzës, ishin subjekt i dhunës fizike dhe psikologjike, përfshirë kërcënimet me vdekje, poshtërimet dhe ngacmimet.

Gjykata e urdhëroi Shalën të paguante edhe 208 mijë euro si kompensim për tetë viktima, ndërsa e shpalli të pafajshëm për veprën penale të trajtimit çnjerëzor.

Mbrojtja e tij e apeloi si aktgjykimin, ashtu edhe urdhrin për zhdëmtimin e viktimave. Megjithatë, vendimi për këtë të fundit nuk do të përfshihet në aktgjykimin që do të jepet sot. Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale, punojnë me ligjet e Kosovës, por prokurorët dhe gjyqtarët e tyre janë ndërkombëtarë.

Gjykata u themelua në vitin 2015 për të hetuar ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Selia e Speciales u vendos në Hagë të Holandës, për shkak të shqetësimeve se sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk është mjaftueshëm i pavarur për të hetuar krimet e luftës, si dhe për shkak të dyshimeve për kërcënimin e dëshmitarëve.

Deri më tani, Gjykata Speciale shpalli dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Aktualisht, është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-deputetit Rexhep Selimi dhe dy ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi – që të gjithë ish-pjesëtarë të UÇK-së – të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Hamasi nuk do të sundojë”/ Presidenti i Autoritetit Palestinez i bën thirrje grupit terrorist të dorëzojë armët

By: Re Nato
14 July 2025 at 11:02

Presidenti i Autoritetit Palestinez (AP), Mahmoud Abbas, i kërkoi Hamasit të lirojë pengjet që mban dhe t’ia dorëzojë armët AP-së, duke theksuar se grupi terrorist “nuk do ta sundojë Rripin e Gazës” pasi të mbarojë lufta atje.

Në një takim në Amman të dielën me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, Abbas bëri thirrje gjithashtu për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite, një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe hyrje të ndihmës humanitare në Rrip.

Abbas bëri thirrje gjithashtu që AP-së t’i jepet kontrolli i enklavës, një ide e refuzuar prej kohësh nga Izraeli.

Ai theksoi më tej nevojën për të zbatuar një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez bazuar në Iniciativën Arabe për Paqe dhe bëri thirrje për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për paqe në New York.

Ministrja e Arsimit: Mbi 16 mijë prindër të informuar përmes sistemit SMIP për prirjet e fëmijëve të tyre

By: lindita
14 July 2025 at 11:46

Një vit pas vendosjes së rolit të ri të mësuesit koordinator të orientimit të karrierës në shkollat e arsimit parauniversitar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me mësuesit koordinatorë, ku u ndanë përvoja, u vlerësuan arritjet dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për fuqizimin e këtij funksioni kyç. Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e…

Source

Elisa Spiropali: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës

By: lindita
14 July 2025 at 11:23

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Në nisje të fjalës së saj, Spiropali tha se Shqipëria ndodhet sot në një moment të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin në familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar.

Source

Kryetarja e GJK: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese s’janë këshilluese dhe as opsionale, duhen zbatuar!

By: lindita
14 July 2025 at 11:12

Kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj, Zaçaj foli për vendimet e Gjykatës Kushtetuese teksa u shpreh se nuk janë këshilluese dhe as opsionale për t’u zbatuar, por të detyrueshme. Kryetarja e Kushtetueses theksoi se ekzekutimi i tyre është një detyrim kushtetues për të gjitha…

Source

Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!

By: lindita
14 July 2025 at 11:03

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri publike planet e tij për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, teksa paralajmëroi se liria e Europës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim para forcave të armatosura në Paris, shefi i Elizesë u shpreh se “po jetojmë në një moment kyc” për shkak të gjeopolitikës…

Source

GJKKO liron nga qelia ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka

By: lindita
14 July 2025 at 10:56

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme. Zeka do të qëndrojë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë u ndryshua për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-shefit të Rrugores së Tiranës dhe pas mbërritjes së përgjigjes nga ekspertiza mjekësore. Roven Zeka kërkoi lirimin nga qelia për shkak se ka dëmtuar legenin gjatë rrëzimit në paraburgim.

Source

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte

By: lindita
14 July 2025 at 10:43

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është lënë afat deri në orën 18:00 që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët. Ky aksion, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme…

Source

Dogji 10 ha bimë si dhe rrezikoi banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

By: lindita
14 July 2025 at 10:09

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Source

Kthesa pro-ukrainase e Trump, pas Patriotëve, ai jep edhe armë “sulmuese”

By: lindita
14 July 2025 at 10:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të njoftojë një plan të ri për të furnizuar Ukrainën me armë “ofensive” më vonë sot, duke ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e tij ndaj luftës me Rusinë, raportoi të dielën faqja e internetit e lajmeve Axios, duke cituar dy burime të njohura me çështjen. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Reuters. Ndërkohë…

Source

Raporti: Mbyllja e TikTok nuk e uli dhunën tek të rinjtë

14 July 2025 at 11:51

Nga Gazeta Si- Mbyllja e përkohshme e TikTok nuk solli efekt në uljen e dhunës apo përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve. Në këtë përfundim del Qëndresa Qytetare në raportin e fundit.

Sipas autores Ritvana Hajdari, të dhënat tregojnë se përdorimi i TikTok vazhdoi edhe gjatë periudhës së mbylljes.

Nga 304 pjesmarrës në pyetësorin e Organizatës, 56.6% e të anketuarve thanë se e kanë përdorur platformën njësoj si më parë, duke përdorur VPN. Të anketuarit, të cilit ishin të moshave nga 14 deri në 30 vjec, gjithashtu e cilësuan mbylljen e TikTok si një hap jo efektiv.

“Të dhënat tregojnë se për më shumë se gjysmën e të anketuarve (52.6%), mbyllja e TikTok nuk solli asnjë ndryshim në përditshmërinë apo gjendjen e tyre. Nga ana tjetër, një përqindje jo e vogël ka raportuar ndikime emocionale ose sociale, 24% thonë se kanë kaluar më shumë kohë në platforma të tjera, gjë që tregon zhvendosje të aktivitetit online, jo reduktim”, thuhet në raport.

Gjithashtu, shumica e të rinjve nuk e perceptojnë mbylljen e TikTok si një masë efektive për reduktimin e dhunës.

59.2% e të anketuarve mendojnë se mbyllja nuk ka pasur ndikim, ndërsa vetëm 10.9% besojnë se ka ndikuar pozitivisht në uljen e dhunës. Ndërkohë, një pjesë më e vogël (6.3%) shprehen se mbyllja e ka përkeqësuar situatën.

Një ndër treguesit më alarmantë është rritja e dhunës me dashje. Nga 940 raste në 2023, kjo shifër u rrit në 1,023 në 2024 dhe në vetëm katër muaj të vitit 2025 janë regjistruar 445 raste, me një projeksion vjetor rreth 1,335 raste, një rritje drastike me mbi 41% krahasuar me vitin 2023.

Në pyetësor, 78.9% e të rinjve raportojnë se kanë qenë të ekspozuar ndaj përmbajtjes së dhunshme në TikTok, ndërsa 68.8% identifikojnë bullizmin dhe fyerjet si përmbajtjen më të zakonshme.

“Megjithatë, mbyllja e platformës nuk e ka ndalur këtë ekspozim kur 56% e të rinjve deklarojnë se e përdorin ende TikTok-un, përmes VPN apo mënyrave të tjera, duke treguar se ndërhyrja institucionale nuk ka qenë as funksionale, as e qëndrueshme”, thuhet në raport.

The post Raporti: Mbyllja e TikTok nuk e uli dhunën tek të rinjtë appeared first on Gazeta Si.

❌
❌