Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Lajme Shqiperi

Shpërndante doza droge të forta/ Pranga 26-vjeçarit në Kamëz

By: Rovena
15 July 2025 at 09:51

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza droge të forta. Policia ka sekuestruar dozat me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat celular dhe 1 automjet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin qarkullonte 26-vjer 135ari dhe kontrollit fizik, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 1 aparat celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material sëbashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 26-vjeçari i shpërndante dozat në zona të ndryshme të Valiasit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

VIDEO/ Reshjet ekstreme përmbytin sistemin e metrosë në New York

By: Rovena
15 July 2025 at 09:43

Pjesë të sistemit të metrosë së New York-ut u kthyen në lumenj të vegjël mbrëmjen e së dielës, pasi reshjet e dendura të shiut përmbytën tunelet dhe stacionet, duke i lënë mijëra udhëtarë përballë kaosit dhe vonesave.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë sesi uji vërshon me shpejtësi përmes paneleve dhe shkallëve të metrosë, duke depërtuar deri në zonat ku qëndrojnë pasagjerët. Në disa stacione, niveli i ujit arriti aq lart sa rrjedha përfshiu edhe platformat.

Autoritetet lokale kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje të menjëhershme, duke përfshirë të gjithë zonën metropolitane të qytetit, ndërsa shërbimi i metrosë është ndërprerë pjesërisht dhe në shumë linja ka vonesa të gjata.

Ndërprerja e transportit publik është goditje e rëndë për një qytet që varet nga metroja për jetën e përditshme të banorëve të tij. Për shumë prej tyre, udhëtimi drejt punës ose kthimi në shtëpi u kthye në një odise me pritje të zgjatura dhe rrugë alternative të mbingarkuara.

Ky incident është vetëm një tjetër shenjë alarmi për sistemin e vjetëruar të metrosë, i cili tashmë përballet me sfida serioze nga ndryshimet klimatike. Ngjarje të tilla, që dikur cilësoheshin të rralla, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke nxjerrë në pah nevojën urgjente për modernizimin e infrastrukturës dhe përgatitjen ndaj ekstremeve të motit./abcnews.al

Zjarri në Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv/ Zjarrfikësve u bashkohen edhe 30 forca të ushtrisë

By: Rovena
15 July 2025 at 09:26

30 forca të ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë mëngjesin e kësaj të marte operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës.

Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është shtrirë në një sipërfaqe të madhe në brendësi të pyllit me pisha.

Aktualisht po punohet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët./abcnews.al

Tjetërsoi tokë në Livadh/ SPAK jep pretencën për Jorgo Goron, 2 vite burg për ish kryebashkiakun

By: Re Nato
15 July 2025 at 09:25

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite burg për Goron, por me gjykim të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj. Ndërkaq, për Vasillaq Strakoshën kërkohet 1 vit e 6 muaj burg, dhe me gjykim të shkurtuar shkon 1 vit burg.

Goro akuzohet për tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Livadh./abcnews.al

Meta planifikon investime prej qindra miliarda dollarësh për ndërtimin e qendrave gjigante të AI në SHBA

By: Rovena
15 July 2025 at 09:22

Themeluesi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se kompania e tij do të investojë qindra miliarda dollarë për ndërtimin e qendrave të mëdha të të dhënave të dedikuara për inteligjencën artificiale në Shtetet e Bashkuara.

Zuckerberg bëri të ditur se qendra e parë me kapacitet shumë-gigavat, e quajtur Prometheus, pritet të vihet në funksion në vitin 2026 dhe do të ndërtohet në New Albany, Ohio. Një tjetër qendër, Hyperion, do të ngrihet në Louisiana dhe sipas planit do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2030.

Sipas Zuckerberg, disa nga këto qendra do të jenë aq të mëdha sa do të mbulojnë sipërfaqe të krahasueshme me ishullin Manhattan në New York, që ka një sipërfaqe prej 59.1 kilometrash katrorë. “Po ndërtojmë disa klasterë titanikë. Vetëm një prej tyre zë një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së Manhattanit,” shkroi Zuckerberg në platformën e tij sociale, Threads.

Meta po përgatitet të fuqizojë zhvillimin e asaj që e quan “superinteligjencë”, teknologji që, sipas kompanisë, mund të tejkalojë aftësitë mendore të njeriut më të zgjuar.

Zuckerberg deklaroi se Meta do të ndërtojë disa klasterë shumë-gigavatësh, përfshirë Hyperion, i cili pritet të arrijë deri në pesë gigavat kapacitet gjatë viteve të ardhshme.

“Do të investojmë qindra miliarda dollarë për të ndërtuar superinteligjencën,” tha ai, duke shtuar se qendrat po marrin “emra që përfaqësojnë përmasat dhe ndikimin e tyre”.

Efekti në treg dhe reagimi i ekspertëve

Sipas analistit Karl Freund nga Cambrian AI Research, kjo strategji tregon se Zuckerberg është i vendosur të arrijë majat e teknologjisë përmes investimeve masive: “Talenti që po punëson do të ketë në dispozicion një nga pajisjet më të fuqishme të inteligjencës artificiale në botë,” tha ai për BBC.

Pas njoftimit, aksionet e kompanisë Meta u rritën me 1%, sipas Reuters. Që nga fillimi i vitit, vlera e aksioneve është rritur me më shumë se 20%.

Në vitin 2024, Meta gjeneroi mbi 160 miliardë dollarë të ardhura, kryesisht nga reklamat online.

Kosto të mëdha për mjedisin

Sot ekzistojnë mbi 10,000 qendra të të dhënave në mbarë botën që mbështesin funksionimin e cloud-it (serverëve të largët që ruajnë informacion digjital), shumica prej të cilave ndodhen në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.

Qendrat e të dhënave që mbështesin inteligjencën artificiale kanë kërkesa shumë të larta për energji dhe ujë. Një studim vlerëson se deri në vitin 2027, ato mund të konsumojnë deri në 1.7 trilionë gallonë ujë në nivel global. Vetëm një kërkesë e vetme e bazuar në AI, si një pyetje për ChatGPT mund të konsumojë sasi të ngjashme me një shishe të vogël uji./abcnews.al

E mitura tentoi vetëvrasjen/ Vlorë, në pranga i ati, procedohet gjyshi i saj

By: Re Nato
15 July 2025 at 09:07

Policia e Vlorës ka arrestuar Saimir Hysaj, babanë e 17-vjeçares, e cila tentoi vetëvrasjen, ngjarje e ndodhur të hënën në lagjen “Kushtrimi”.

Në gjendje të lirë, është proceduar gjyshi i saj.

Babai i së miturës akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ndërsa gjyshi i të miturës, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se posedonte në mënyrë të paligjshme armën e zjarrit me të cilën ka tentuar të vetëvritet mbesa e tij.

Shtetasja e mitur ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

“Më kanë shkatërruar jetën”, Saviano shpërthen në lot pas dënimit të bos-it të Camorrës që e kërcënoi me vdekje

By: Rovena
15 July 2025 at 08:55

Ishte një nga momentet më emocionalë të jetës së tij. Roberto Saviano, shkrimtari i njohur italian dhe autori i romanit “Gomorra”, nuk mbajti dot lotët në sallën e Gjykatës së Apelit në Romë, ku u konfirmua dënimi ndaj Francesco Bidognetti, bos i klanit të Casalesit, i njohur me nofkën “Cicciotto ’e Mezzanotte”.

Saviano shpërtheu në të qara të dëshpëruara, të krahasueshme vetëm me dhimbjen që kishte ndier në funeralin e shkrimtares Michela Murgia, më 13 gusht të dy viteve më parë. “Po, është e vërtetë. Nuk kam qarë kështu prej asaj dite,” pranoi ai, ndërsa largohej nga godina nën shoqërimin e makinave të blinduara të mbrojtjes.

I përqafuar me avokatin e tij Antonio Nobile, Saviano përsëriste: “Më kanë vjedhur jetën. Më kanë shkatërruar.” Rreth tij, ndjekës të ardhur nga qytete të ndryshme si Torino, Bolonja e Pésaro, e përshëndetën mes duartrokitjesh vendimin e gjykatës.

Bidognetti, një emër që i ngjall tmerr

Për Savianon, rikthimi i figurës së Bidognetti-t përmes lidhjes me videokonferencë nga burgu i Operas, ku ai vuan dënimin me regjim të ashpër (41-bis), ishte një përballje me ankthin që e ndjek prej vitit 2008.

Atë vit, gjatë procesit gjyqësor “Spartacus”, avokati i Bidognetti-t lexoi në sallën e gjyqit një “proklamatë” që, sipas gjykatës, përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e Savianos dhe gazetares së gazetës Il Mattino, Rosaria Capacchione.

“Nuk është rastësi që ai nuk ka munguar në asnjë seancë. Prej më shumë se 30 vitesh është në 41-bis dhe këto seanca janë si ‘ore ajrimi’ për të,” komentoi Saviano duke treguar nga ekrani.

Dy dekada nën mbrojtje, një çmim i rëndë

Prej vitit 2006, kur publikoi Gomorra, që u shit në mbi 10 milionë kopje, Saviano jeton nën mbrojtje të rreptë. “Më kanë shkatërruar jetën dhe unë nuk kam ditur si ta përballoj. Tani, trupi im duhet të ruhet çdo ditë. Për vite më thanë që mbrojtja ishte luks, por unë ëndërroj vetëm një shëtitje, një udhëtim me motor…”, rrëfeu ai i lodhur emocionalisht. Një vajzë nga publiku, Claudia, i tha: “Ta blej unë motorin, Roberto”.

Ai kujtoi edhe momentin kur u detyrua të largohej fshehurazi nga Campania: “Ishte 18 marsi i vitit 2008, katër ditë pas kërcënimit. Kisha tashmë dy truproja, kur papritur shoferi ndryshoi itinerarin dhe më çuan në një ishull, pa bagazh, sepse prokuroria vlerësoi rrezikun si të menjëhershëm. Po më kërkonte Giuseppe Setola, ‘o Cecato, një vrasës i njohur, autor i masakrës së emigrantëve ganezë”.

“Asnjë politikan në sallë”

Saviano e quajti vendimin e djeshëm “më të rëndësishmin e jetës”, pasi për herë të parë drejtësia pranoi se kërcënimet ndaj tij ishin një përpjekje për të goditur gazetarinë, jo politikën. Ai shprehu keqardhje për mungesën e reagimit institucional:

“E patë ndonjë politikan sot në sallë? Unë nuk pashë asnjë…”/abcnews.al

Tentoi të vriste një person/ Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Greqi, pritet ekstradimi

By: Re Nato
15 July 2025 at 08:47

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në Greqi, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:

Deni Mecolli alias Denis Mecolli, 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, me vendimin e datës 09.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në qytetin e Korçës, ka tentuar të vrasë shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me mjet prerës (thikë).

Interpol Tirana dhe Interpol Athina do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Gjykata e Lartë i hap rrugë planit të Trump për shkarkime masive në Departamentin e Arsimit

By: Rovena
15 July 2025 at 08:43

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të hënën që presidenti Donald Trump mund të vazhdojë me planin e tij për të shkarkuar në masë punonjësit e Departamentit të Arsimit, duke i dhënë një tjetër fitore administratës së tij në një gjykatë me shumicë konservatore.

Me një urdhër të panënshkruar, Gjykata pezulloi përkohësisht vendimin e një gjykate më të ulët, e cila e kishte bllokuar për një kohë të pacaktuar këtë plan. Kjo do të thotë se masa e mëparshme është ngrirë, derisa të përfundojë beteja ligjore. Tre nga gjykatësit liberalë votuan kundër kësaj vendimi.

Në një kundërshtim të fortë, gjykatësja Sonia Sotomayor më e vjetra ndër anëtarët liberalë të Gjykatës, e cilësoi vendimin si “të pambrojtshëm”, duke argumentuar se lejimi i Trump për të çmontuar një agjenci qeveritare që mund të shfuqizohet vetëm nga Kongresi, përbën një kërcënim serioz ndaj ndarjes së pushteteve.

“Shumica ose mbyll sytë me vetëdije ndaj pasojave të këtij vendimi, ose është naive. Në të dy rastet, rreziku për ndarjen e pushteteve, siç përcaktohet në Kushtetutën tonë, është i rëndë. Nuk mund të pranoj këtë abuzim me rolin tonë si trupë gjyqësore në raste urgjente, ndaj jam në mosmarrëveshje me respekt”, shkroi ajo.

Trump kishte urdhëruar shkarkimet në fillim të vitit, duke reduktuar me më shumë se gjysmën fuqinë punëtore të Departamentit të Arsimit. Megjithatë, gjykatat më të ulëta e kishin bllokuar këtë veprim, duke theksuar se departamenti ishte krijuar me ligj nga Kongresi dhe nuk mund të shfuqizohej me urdhër ekzekutiv.

Gjykatësi federal Myong Joun, i emëruar nga presidenti Joe Biden, kishte ndaluar përfundimisht zbatimin e planit, duke urdhëruar rikthimin në punë të rreth 1.400 punonjësve të larguar. Vendimi i tij pasonte një padi të ngritur nga një sindikatë mësuesish, distrikte shkollore, shtete dhe organizata të arsimit. Në vendim, Joun shkruante se “departamenti nuk mund të mbyllet pa miratimin e Kongresit” dhe se shkarkimet e propozuara “do ta paralizonin atë në mënyrë efektive”. Ai shtonte se “dokumentet tregojnë qartë se qëllimi i vërtetë është çmontimi i departamentit pa një bazë ligjore”.

Gjykata e Apelit e Qarkut të Parë, me seli në Boston, kishte refuzuar në mënyrë unanime kërkesën e Trump për të rrëzuar këtë vendim në fillim të qershorit, duke e shtyrë çështjen drejt Gjykatës së Lartë.

Në apelimin e tij, ekipi ligjor i Trump argumentoi se ndërhyrja në Departamentin e Arsimit ka të bëjë me “vendime të brendshme menaxheriale” dhe me “eliminimin e funksioneve diskrecionale që, sipas administratës, është më mirë t’u kalojnë shteteve”.

Edhe pse Trump ka premtuar publikisht në fushatën elektorale se do ta mbyllë plotësisht këtë departament, avokatët e tij sqaruan në dokumentet zyrtare se ky nuk është rasti. Sipas tyre, departamenti do të vijojë të ushtrojë funksionet ligjore, por me një staf shumë më të reduktuar.

Departamenti i Arsimit u krijua gjatë administratës së presidentit Jimmy Carter dhe është përgjegjës për shpërndarjen e fondeve federale për shkollat, për menaxhimin e ndihmës studentore dhe për zbatimin e ligjeve të të drejtave civile, përfshirë mbështetjen për studentët me aftësi të kufizuara. Megjithatë, pjesa më e madhe e politikave të arsimit publik në SHBA është kompetencë e shteteve./abcnews.al

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

By: lindita
15 July 2025 at 09:34

SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. SPAK kërkon dy vite burg, me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj ndaj Goros për shpërdorim detyre më shumë se njëherë lidhur me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës me përfitues Arqile Bollanon. Për Vasillaq Strakoshën, ish-drejtor i menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, ka kërkuar 1 vit e 6…

Source

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen. Ushtruan dhunë ndaj adoleshentes, arrestohet babai, procedohet edhe gjyshi

By: lindita
15 July 2025 at 09:23

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen “Kushtrimi”, ku u vetëplagos rëndë me armë zjarri një 17-vjeçare. Vihet në pranga babai i 17-vjeçares dhe procedohet në gjendje të lirë gjyshi i saj. Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”…

Source

Ja si duket Gjirokastra në 20-vjetorin e saj si pasuri botërore në UNESCO (VIDEO)

By: lindita
15 July 2025 at 09:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje nga Gjirokastra, e cila sot shënon 20-vjetorin e përfshirjes në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. “Dhe nga Gjirokastra që kremton 20-vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Source

Bitcoin arrin çmim historik. Ja me sa dollarë këmbehet kriptomonedha

By: nilda
15 July 2025 at 09:02

Bitcoin ka kaluar për herë të parë nivelin historik prej 120 mijë dollarësh, duke shënuar një moment kyç për kriptomonedhën më të madhe në botë. Çmimi arriti një rekord prej 122.571 dollarësh. Bitcoini po përjeton kohëra të arta që kur erdhi Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Rritja vjen në një javë vendimtare për industrinë, ndërsa në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve pritet të shqyrtojë…

Source

Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

By: lindita
15 July 2025 at 08:59

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98 lekë. Franga zvicerane do të blihet me 103.9 lekë dhe do të shitet me 105 lekë. Ndërsa paundi britanik do të blihet me 111.5 lekë dhe do të shitet me 113 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 60.4 lekë në blerje dhe me 61.9…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

By: lindita
15 July 2025 at 08:50

Dashi Mos e lejo shpirtin tënd sipërmarrës të humbasë vrullin. Është e mundur që çështjet më të mëdha të errësojnë planet e tua, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga qëllimet e tua. Mbaji ëndrrat e tua gjallë, edhe nëse kjo do të thotë t’i lësh ato në plan të dytë në këtë kohë. Demi Bota më në fund është gati ta dëgjojë mesazhin tënd. Ndjeni se njerëzit janë në pozicionin për të…

Source

Vlorë, 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pas dhunës në familje, arrestohet babai. Nën hetim edhe gjyshi

15 July 2025 at 09:55

Nga Gazeta Si- Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të një dite më parë në lagjen Kushtrimi, ku 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen me armë zjarri, duke mbetur e plagosur rëndë me plagë në kokë.

Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar babain e vajzës, 43-vjeçarin S.S., i cili akuzohet se ka dhunuar të bijën. Sipas bluve, e mitura tentoi vetëvrasjen pas dhunës së ushtruar nga i ati.

Në hetim është vënë edhe gjyshi i vajzës, për armëmbajtje pa leje, i cili po hetohet në gjendje të lirë. Kjo pasi tentativa e vetëvrasjes ndodhi në shtëpinë e gjyshërve, me armën që gjyshi mbante pa leje.

Arma e krimit, tip pistoletë, është fshehur nga familjarët dhe nuk është gjetur ende nga policia.

17-vjeçarja e vetëplagosur në kokë mori fillimisht mjekim në Spitalin e Vlorës dhe më pas u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

The post Vlorë, 17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen pas dhunës në familje, arrestohet babai. Nën hetim edhe gjyshi appeared first on Gazeta Si.

Në zonat malore priten reshje të izoluara shiu

15 July 2025 at 09:34

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Nga mesdita e në vijim priten shtime graduale të vranësirave në zonat malore, të cilat herë pas here do të jenë të dendura, veçanërisht në lindje.

Në këto zona parashikohen reshje shiu lokale.

The post Në zonat malore priten reshje të izoluara shiu appeared first on Gazeta Si.

Kërcënimet nga mafia/ Gazetari Roberto Saviano merr drejtësi 17 vjet më vonë: Jeta ime është vjedhur

By: gaze tare
15 July 2025 at 09:38

Gjykata e Apelit e Romës ka konfirmuar dënimet e njërit prej bosëve të Kamorrës – mafias napolitane – Francesco Bidognetti dhe avokatit të tij, Michele Santonastaso, për kërcënimet e bëra në vitin 2008 kundër shkrimtarit Roberto Saviano dhe kundër Rosaria Capacchione, një gazetare për gazetën The Morning of Napoli. Këto kërcënime ndryshuan jetën e autorit të Gomorrës, i cili që atëherë jeton me një truproje.

Bidognetti, drejtues i klanit të fuqishëm Casalesi, u dënua me një vit e gjysmë burg, ndërsa Santonastaso mori një dënim prej një viti e dy muajsh burg. Të dy u akuzuan për kërcënime të rënduara nga metodat mafioze, të cilat ndodhën gjatë njërit prej gjyqeve më të profilit të lartë të Kamorrës, i njohur si Spartakusi. Kërcënimet kundër Savianos dhe Capacchiones përmbaheshin në një dokument të nënshkruar nga Bidognetti dhe Antonio Iovine – një tjetër drejtues i mafias që më vonë vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë – të cilin avokati, tani i dënuar, e lexoi gjatë një seance dëgjimore të çështjes.

Vendimi u prit me duartrokitje në sallën e gjyqit dhe lot emocionesh nga Saviano, i cili përqafoi me zemër të thyer avokatin e tij. “Fitorja është në procedurat (e gjyqit), por jeta ime është shkatërruar”, u tha ai gazetarëve pasi doli nga salla e gjyqit. “Jeta ime është vjedhur”, u ankua ai.

Pothuajse 17 vjet pritje

Kanë kaluar gati 17 vjet që nga ajo ngjarje, të cilën sistemi italian i drejtësisë e pranoi të hënën. Është gjithashtu një fitore morale, pasi në këto gati dy dekada, Roberto Saviano është përballur me ata që e kritikojnë shkrimtarin për pasurimin e tij përmes librave dhe artikujve të tij falë krimit të organizuar. Kjo kritikë është shprehur nga e djathta ekstreme, veçanërisht kryeministri Giorgia Meloni dhe kreu i Lidhjes, Matteo Salvini. Ky i fundit madje kërcënoi të tërhiqte truprojën e shkrimtarit kur ai ishte Ministër i Brendshëm, pasi konsideronte se jeta e tij nuk ishte në rrezik. Dënimi i së hënës konfirmon pikërisht të kundërtën.

“Un abbraccio liberatorio atteso dal 2008. La Corte d’Appello di Roma ha confermato le condanne ad 1 anno e mezzo di carcere per il capoclan Francesco Bidognetti e 1 anno e due mesi per l’avvocato Michele Santonastaso”.

@robertosaviano 🫂 pic.twitter.com/l1L3AN1bwZ

— Che Tempo Che Fa (@chetempochefa) July 14, 2025

“16 vjet procedura ligjore nuk janë një fitore për askënd”, deklaroi Saviano pasi mësoi për dënimin. “Tani kemi prova zyrtare se shefat e tyre , së bashku me avokatët e tyre, nënshkruan një shpallje në të cilën ata shënjestruan ata që rrëfyen pushtetin e tyre kriminal. Dhe ata nuk sulmuan politikën, por gazetarinë, duke lënë të kuptohet se i kishin mbajtur gazetarët përgjegjës për dënimet e tyre. Dhe ata përmendën emrin tim dhe atë të Rosaria Capacchione. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në një gjykatë, askund në botë“, deklaroi ai.

The post Kërcënimet nga mafia/ Gazetari Roberto Saviano merr drejtësi 17 vjet më vonë: Jeta ime është vjedhur appeared first on iconstyle.al.

“E lirë”/ Dafina Zeqiri lë pas të shkuarën, fillon një kapitull të ri

By: gaze tare
15 July 2025 at 09:16

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të fuqishëm në rrjete sociale, duke dhënë sinjale të qarta se ka mbyllur një periudhë jo të lehtë të jetës së saj.

Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllun ke qenë”, shkruan ajo, duke shtuar se tani ndjehet e lirë, e lumtur dhe e shëndetshme. Me një zemër të bardhë në fund, Dafina duket se ka vendosur të fokusohet në vetveten dhe në një rrugëtim të ri profesional dhe personal.

Ajo la të kuptohet se është në fazë ndryshimesh të mëdha, duke shkruar: “Ekip i ri. Synime t’rreja. Kapitull i ri.” Ndërsa mesazhin e saj e shoqëroi me hashtagë si #BigTeam, #BiggerGoals dhe #NewEra, duke theksuar fillimin e një epoke të re në karrierë dhe ndoshta edhe në jetën private.

The post “E lirë”/ Dafina Zeqiri lë pas të shkuarën, fillon një kapitull të ri appeared first on iconstyle.al.

❌
❌