Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Lajme Shqiperi

“Një tjetër ditë në luftë”, Vengu: 3 helikopterë për zjarrin në Fushë Arrëz

By: b b
16 August 2025 at 20:44

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka njoftuar se situata e zjarreve në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu ka falenderuar trupat e zjarrfikësve, por edhe të FA, që me ndihmën e 3 helikopterëve kanë bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër”, shkruan Vengu.

Trump reagon pas takimit me Putin: Mund të ketë një takim mes tij e Zelenkyt

By: b b
16 August 2025 at 20:21

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ps takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin në Alaskë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump thotë se pas një takimi “shumë të suksesshëm” me Putin në Alaskë, ekziston mundësia për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ai theksoi se të gjitha palët janë dakord që lufta duhet të përfundojë me një zgjidhje paqësore, jo vetëm me një armëpushim të përkohshëm.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë!

Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe me disa udhëheqës evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, shumë të respektuar.

U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt drejt një marrëveshje paqeje, e cila do të përfundojë luftën, dhe jo vetëm një marrëveshje për armëpushim, e cila shpeshherë nuk mbahet.

Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pastaj do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, do të shpëtohen miliona jetë njerëzish.

Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, tha Trump.

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, mbi 117 mijë udhëtarë në 15 ditë

By: b b
16 August 2025 at 19:46

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat me fluksin më të lartë të udhëtarëve për këtë sezon veror.

Që nga orët e para të mëngjesit dhe deri në mbrëmje, terminali i pasagjerëve është i mbushur me qytetarë që hyjnë dhe dalin nga vendi, duke e bërë këtë nyje kryesore detare një nga pikat më të frekuentuara të qarkullimit ndërkombëtar.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në dy javët e para të muajit gusht, përmes Portit të Durrësit kanë lëvizur gjithsej 117 006 udhëtarë dhe 31 602 automjete, shifra që konfirmojnë intensitetin e qarkullimit dhe rolin kyç të këtij porti në lëvizjen sezonale të qytetarëve, sidomos atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe.

Për të përballuar këtë volum të lartë, Administrata Doganore Shqiptare ka angazhuar kapacitete të plota dhe mbetet në gatishmëri, duke punuar me turne të zgjeruara për të menaxhuar fluksin në mënyrë të organizuar, efikase dhe të sigurt./ATSH

Vladimir Putin thyen heshtjen pas samitit në Alaskë

By: b b
16 August 2025 at 19:28

Presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Alaskë ishte “në kohë dhe shumë i dobishëm”.

Këto janë fjalët e tij të para pas konferencës krah Trump të premten.

“Do të doja të theksoja menjëherë se vizita ishte në kohë dhe shumë e dobishme. Ne diskutuam praktikisht të gjitha zonat e bashkëpunimit tonë, por së pari dhe mbi të gjitha, sigurisht, folëm për një zgjidhje të mundshme të krizës ukrainase në terma të drejtë”, tha Putin, sipas Kremlinit.

Duke nënvizuar se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë”, udhëheqësi rus tha se Rusia respekton pozitën e administratës Trump sa i përket luftës në Ukrainë.

Ne natyrisht respektojmë pozitën e administratës amerikane që sheh nevojën e një fundi të menjëhershëm për përplasjet dhe ne gjithashtu do të donim ta shihnim këtë. Neve do të na pëlqente të ecnim përpara duke zgjidhur të gjitha problemet me mjete paqësore”, u shpreh Putin.

Biseda ishte shumë e drejtpërdrejtë dhe esenciale dhe në këndvështrimin tim, na afron me vendimet e nevojshme”, shtoi ai./tvklan

FOKUS – NYT: Cilat ishin dy kërkesat specifike të Putinit në takimin me Trump?

16 August 2025 at 18:49

BRUKSEL, 16 gusht, /ATSH-ANSA/ – Në taminin e Alaskës presidenti rus Vladimir Putin i  ka kërkuar atij amerikan , Donald Trump që rusishtja të jetë gjuha zyrtare e Ukrainës, raporton New York Times, duke cituar disa burime.

Presidenti rus Vladimir Putin i ka kërkuar Donald Trumpit garanci se rusishtja do të kthehet të jetë gjuha zyrtare në Ukrainë dhe garanci sigurie për kishat ortodokse ruse.

Putin i kërkoi Trumpit edhe tërheqjen e Kievit nga rajoni i Donetskut

Disa nga kërkesat e tjera të presidenti Putin ishte që Ukraina të tërhiqet nga rajoni lindor i Donetskut si kusht për t’i dhënë fund luftës.

Pesidenti rus i tha gjithashtu Donald Trumpit se Rusia mund të ngrijë pjesën tjetër të vijës së frontit nëse plotësohen kërkesat kryesore. Raporton Financial Times, duke cituar disa burime. /os/

The post FOKUS – NYT: Cilat ishin dy kërkesat specifike të Putinit në takimin me Trump? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

By: Elva
16 August 2025 at 20:47

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke rrezikuar zonën e njohur për vlerat e saj natyrore dhe turistike. Ende nuk raportohet për banesa të rrezikuara, por terreni i […]

The post Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër” appeared first on BoldNews.al.

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

By: armand
16 August 2025 at 20:46

Manchester City e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 0-4 në transfertë ndaj Wolves. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 34-të. Reijnders tregon klasin e tij në mesfushë dhe nxjerr të lirë Rico Lewis, i cili asiston për Haaland. Norvegjezi e kishte fare të lehtë të shtynte […]

The post Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë appeared first on BoldNews.al.

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

By: Elva
16 August 2025 at 20:32

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, duke e cilësuar si një ditë “shumë të suksesshme”. Ai ka deklaruar se ekziston mundësia për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, duke theksuar se zgjidhja duhet të jetë përfundimtare dhe jo një armëpushim i përkohshëm. Trump bëri të […]

The post Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë appeared first on BoldNews.al.

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

By: armand
16 August 2025 at 20:28

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të shtunën se homologu i saj izraelit Benjamin Netanyahu është bërë një “problem”, duke shtuar se ajo do të përpiqet të ushtrojë presion mbi Izraelin për luftën në Gaza, ndërsa vendi i saj aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian. Komentet vijnë në mes të presionit në rritje ndërkombëtar mbi Izraelin […]

The post Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

By: armand
16 August 2025 at 20:12

Gjilani ka prezantuar afrimin më të ri në merkato, mesfushorin Ennur Totre. Futbollisti 28-vjeçar, i cili në vitin 2022 fitoi titullin kampion me Tiranën, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me skuadrën kosovare. Totre, i cili luan në rolin e mesfushorit qendror dhe ofensiv, vjen nga ekipi turk Sakaryaspor. Karriera e tij është e pasur me […]

The post Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë

By: Elva
16 August 2025 at 20:12

Një fenomen natyror i pazakontë ka ndodhur pak para shpërthimit të zjarrit të madh që ka përfshirë zonën e Delvinës. Pamjet e publikuara tregojnë një erë të fortë që mori formën e një tornadoje, duke rrëzuar dhe shkatërruar një pjesë të madhe të kosherave të bletëve. Ky fenomen ndodhi disa ditë përpara shpërthimit të zjarrit, […]

The post VIDEO/ Tornado shkatërron kosheret e bletëve pak para zjarrit të madh në Delvinë appeared first on BoldNews.al.

Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës

By: armand
16 August 2025 at 19:57

Barcelona nis sot sezonin e ri në La Liga, me synimin kryesor mbrojtjen e titullit. Katalanasit po luajnë në transfertë ndaj Mallorca-s dhe kanë kaluar në avantazh vetëm pas 7 minutash lojë. Një kombinim i bukur mes Lamine Yamal dhe Raphinha-s, i ka dhënë Barcelonës golin e avantazhit. Yamal kroson në krah, Raphinha i harruar […]

The post Mallorca reziston vetëm 7 minuta, kombinimi Yamal-Raphinha i jep avantazhin Barcelonës appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

By: armand
16 August 2025 at 19:37

Nedim Bajrami ka shënuar një gol mjaft të bukur për Rangers. Fubollisti i Kombëtares zhbllokoi sfidën për skocezët, që po përballen me Alloa Athletic. Sfida është e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës. Goli i Bajramit erdhi në minutën e 13-të. Bajrami mori iniciativën për të gjuajtur nga jashtë zone ndërsa portieri nuk mund […]

The post VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë appeared first on BoldNews.al.

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

By: Elva
16 August 2025 at 19:34

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik, në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës. Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në një kanal me ujë pranë rrugës. Përplasja ka qenë e fortë dhe nga aksidenti janë plagosur dy persona, të cilët u dërguan menjëherë në […]

The post Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

By: Elva
16 August 2025 at 19:23

Një 20-vjeçare palestineze, Marah Abu Zuhri, e cila vuante nga kequshqyerja e rëndë, ka ndërruar jetë disa ditë pas mbërritjes në Itali për trajtim mjekësor. Lajmin e konfirmoi spitali Universitar i Pizës. Zuhri ishte evakuuar nga Gaza së bashku me nënën e saj dhe 31 pacientë të tjerë që vuanin nga sëmundje të rënda, plagë […]

The post Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza appeared first on BoldNews.al.

Njoftim punësimi në Laboratorin Mjekësor INTERMEDICA në Sarandë

16 August 2025 at 18:33

Intermedica Center Laborator në Sarandë kërkon staf:    – Infermier/e me diplomë Bachelor/Master  – Laborant / Biolog Molekular / Bio-teknolog me diplomë Bachelor/Master   👉 Punesim i përhershëm, kushte shumë të mira pune.   Kontakt: 069 691 4776 ose  Dorëzoni CV pranë ambienteve të Intermedica Center në Sarandë      Ky është një postim informues […]

The post Njoftim punësimi në Laboratorin Mjekësor INTERMEDICA në Sarandë appeared first on Saranda Web.

“Luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz”/ Vengu: Helikopterët e Forcës Ajrore dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan në operacion

By: Re Nato
16 August 2025 at 20:18

Ministri i Mbrojjtes, Pirro Vengu thotë se dita e sotme ka qenë një luftë më nga ajri në Fushë Arrëz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

“Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Helikopterët e Forcës Ajrore dhe ata nga Emiratet e Bashkuara Arabe dominuan qiellin dhe ndihmuan forcat në tokë për të vendosur nën kontroll flakët.

Heronjtë e qiellit ulën ndjeshëm intensitetin e zjarreve, duke u ardhur në ndihmë banorëve dhe natyrës në zonën e veshur me kurorën e gjelbër.”, shkruan Vengu./abcnews.al

Trump: Mund të ketë një takim Putin-Zelenky dhe të arrijmë marrëveshje për paqe

By: Re Nato
16 August 2025 at 20:14

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar një të shkëlqyer dhe të suksesshëm takimin me homologun rus, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump shprehet që nëse gjithçka shkon sipas plani, mund të ketë takim midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky dhe të arrihet marrëveshje për paqe.

“Një ditë e shkëlqyer dhe shumë e suksesshme në Alaskë! Takimi me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë shkoi shumë mirë, po ashtu edhe një telefonatë vonë në mbrëmje me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës, dhe me disa udhëheqës evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, shumë të respektuar. U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për të përfunduar luftën e tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt drejt një marrëveshje paqeje, e cila do të përfundojë luftën, dhe jo vetëm një marrëveshje për armëpushim, e cila shpeshherë nuk mbahet. Presidenti Zelenskyy do të vijë në Uashington, në Zyrën Ovale, të hënën pasdite. Nëse gjithçka shkon sipas planit, pastaj do të caktojmë një takim me Presidentin Putin. Potencialisht, do të shpëtohen miliona jetë njerëzish. Faleminderit për vëmendjen ndaj këtij çështjeje!”, shkruan Trump./abcnews.al

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

By: Re Nato
16 August 2025 at 19:46

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me shpejtësi, me të paktën 307 persona të konfirmuar të vdekur.

Shumica e vdekjeve u regjistruan nga autoritetet e fatkeqësive në provincën malore Khyber Pakhtunkhwa në Pakistanin veriperëndimor.

Të paktën 74 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa një helikopter shpëtimi u rrëzua gjatë operacioneve, duke vrarë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Nëntë u vranë në Kashmirin e administruar nga Pakistani, ndërsa pesë të tjerë vdiqën në rajonin verior Gilgit-Baltistan, thanë autoritetet.

Parashikuesit e motit thanë se pritej të shira të dendur deri më 21 gusht në veriperëndim të vendit, ku disa zona janë shpallur zona fatkeqësie, shkruan BBC.

Në Buner, një i mbijetuar tha se përmbytjet mbërritën si “dita e fundit të botës”.

“Dëgjova një zhurmë të fortë sikur mali po rrëshqiste. Vrapova jashtë dhe pashë të gjithë zonën duke u dridhur, sikur të ishte fundi i botës”, tha Azizullah.

❌
❌