Normal view

NJOFTIM NGA PHILIP MORRIS ALBANIA Sh.p.k.

By: GSH-al
17 January 2025 at 09:00

 PHILIP MORRIS ALBANIA Sh.p.k.

Njofton se duke filluar nga data 15.01.2025 çmimi maksimal i shitjes me pakicë për 1 paketë për produktet e mëposhtme do të jetë si vijon:

 

Emërtimi i Produktit Çmimi maksimal i shitjes pa TVSH TVSH       20% Çmimi maksimal i shitjes me TVSH për paketë
MARLBORO GOLD 325.00 65.00 390.00
MARLBORO RED 325.00 65.00 390.00
MARLBORO FLAVOR PLUS 325.00 65.00 390.00
MARLBORO TOUCH 300.00 60.00 360.00
MARLBORO FINE TOUCH 300.00 60.00 360.00
MARLBORO TOUCH XL 283.33 56.67 340.00
PHILIP MORRIS SUPREME 258.33 51.67 310.00
PHILIP MORRIS COMPAC6 233.33 46.67 280.00
PHILIP MORRIS COMPAC4 233.33 46.67 280.00
MERIT BIANCA 241.67 48.33 290.00
MERIT (ORANGE) 250.00 50.00 300.00
L&M RED LABEL 241.67 48.33 290.00
L&M LOFT BLUE 225.00 45.00 270.00
L&M LOFT SEA BLUE 225.00 45.00 270.00

Njoftimi bëhet në përputhje me Udhëzimin nr. 6, datë 30.01.2015 të Ministrisë së Financave “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën Shqipërisë”.

PHILIP MORRIS ALBANIA Shpk

Rr. Papa Gjona Pali II, Qendra e biznesit ABA, Kati 9,

1010 Tirana, Albania

 

The post NJOFTIM NGA PHILIP MORRIS ALBANIA Sh.p.k. appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

By: GSH-al
17 January 2025 at 09:00

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:

–          pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;

–          pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.

2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:

–          pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 510,048 (pesëqind e dhjetë mijë e dyzet e tetë) lekë;

–          pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 4,705,294 (katër milion e shtatëqind e pesëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.

4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 20.01.2025.

5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin e caktuar dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 20.01.2025 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.

6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor

–          “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose

–          “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose

–           “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853.

The post SHPALLJE ANKANDI I TRETË appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

NJOFTIM NGA PHILIP MORRIS ALBANIA Sh.p.k.

By: GSH-al
16 January 2025 at 09:00

 PHILIP MORRIS ALBANIA Sh.p.k.

Njofton se duke filluar nga data 15.01.2025 çmimi maksimal i shitjes me pakicë për 1 paketë për produktet e mëposhtme do të jetë si vijon:

 

Emërtimi i Produktit Çmimi maksimal i shitjes pa TVSH TVSH       20% Çmimi maksimal i shitjes me TVSH për paketë
MARLBORO GOLD 325.00 65.00 390.00
MARLBORO RED 325.00 65.00 390.00
MARLBORO FLAVOR PLUS 325.00 65.00 390.00
MARLBORO TOUCH 300.00 60.00 360.00
MARLBORO FINE TOUCH 300.00 60.00 360.00
MARLBORO TOUCH XL 283.33 56.67 340.00
PHILIP MORRIS SUPREME 258.33 51.67 310.00
PHILIP MORRIS COMPAC6 233.33 46.67 280.00
PHILIP MORRIS COMPAC4 233.33 46.67 280.00
MERIT BIANCA 241.67 48.33 290.00
MERIT (ORANGE) 250.00 50.00 300.00
L&M RED LABEL 241.67 48.33 290.00
L&M LOFT BLUE 225.00 45.00 270.00
L&M LOFT SEA BLUE 225.00 45.00 270.00

Njoftimi bëhet në përputhje me Udhëzimin nr. 6, datë 30.01.2015 të Ministrisë së Financave “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën Shqipërisë”.

PHILIP MORRIS ALBANIA Shpk

Rr. Papa Gjona Pali II, Qendra e biznesit ABA, Kati 9,

1010 Tirana, Albania

 

The post NJOFTIM NGA PHILIP MORRIS ALBANIA Sh.p.k. appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

By: GSH-al
15 January 2025 at 14:00

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:

–          pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;

–          pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.

2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:

–          pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 510,048 (pesëqind e dhjetë mijë e dyzet e tetë) lekë;

–          pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 4,705,294 (katër milion e shtatëqind e pesëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.

4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 20.01.2025.

5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin e caktuar dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 20.01.2025 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.

6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor

–          “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose

–          “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose

–           “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853.

 

The post SHPALLJE ANKANDI I TRETË appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Lëre të vdesë qenin”- Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Çfarë i thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Edi Rama në ‘97

By: GSH-al
13 January 2025 at 12:36

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar dje dhunën barbare ndaj tij, nga pushteti i Sali Berishës.

Atë natë, siç është publikuar edhe në librin “Kështjella e Medias” të Nikoll Lesit, ishin të pranishëm edhe gazetarët e Koha Jonë, Martin Leka dhe Nikoll Lesi, ku në spital luftonte mes jetës dhe vdekjes, Edi Rama.

Mjekët nuk lejoheshin nga agjentët e SHIK-ut ti jepnin tetanoz (gjoja nuk kishte në spital), por u gjet në një farmaci në mesnatë nga M.L. dhe N.L. e ku me pas mjekët u detyruan t’ia bënin gjilperën e tetanozit.

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi foli për këtë episod në spital, pasi ishte dhunuar Edi Rama në vitin 97’, për shkak se bënte shkrime kritike ndaj Sali Berishës.

Ai tregoi momentin kur agjentë të SHIK-ut i jepnin porosi doktorëve, që Ramës të mos i bëheshin mjekime dhe të vdiste.

Nikoll Lesi: Rama ka histori të bukur te “Koha Jonë”. Rama ishte në Paris dhe vinte bënte shkrime. Më vjen mua te rruga e Durrësit, kemi patur redaksinë atje, kishim bërë një si punë kafeneje për punonjësit. Menduam me Sandrin, meqenëse gazetarët punojnë nga mëngjesi deri në darkë, me makinë shkrimi, ishte torturë… Duke punuar te kafja, vjen Edi Rama, kishte vënë një vath në vesh. I them Dorit të madh, kush është ky? Ky është Edi Rama, më tha.

Filloi shkrimet e para. Kur shkruante Edi Rama dhe Dritëro Agolli, tirazhi ishte i jashtëzakonshëm. I kishte shkrimet shumë të hidhura për Saliun e parë.

Penën e kishte perlë, nuk e them se është kryeministër sot. Por, kur shkruante Rama kishte tirazh të madh.

Njëherë që e goditën me levë në 97’, ky po bënte një cikël shkrimesh, që ishin bombë. Kur na lajmërojnë që kanë goditur Edi Ramën.

Kishte Martini një benz të bardhë, që herë ecte, herë nuk merrte marshet. Shkuam te spitali, vjen edhe Ben Blushi, aty gjejmë ata të SHIK-ut.

Na thoshin doktorët në vesh, na kanë urdhëruar të mos i bëjmë gjilpërën e tetanozit.

Që të vdiste?

Nikoll Lesi: Që të vdiste po.

Nuk po bën shaka ti këtu?

Nikoll Lesi: Ke Martin Lekën gjallë dhe Ben Blushin. Kërkuam natën gjithandej. Martini njihte një farmaciste, morëm ilaçin e çuam në spital. Kur hymë brenda, ata të SHIK-ut, njëri nga ata që dogji redaksinë, nga ata tropojanët, mos i bëni tha, le të vdesë qeni! Rama ishte gjithë gjak.

Rama vijoi ciklin e shkrimeve te “Koha Jonë”. Kur erdhi ministër Kulture në 98’, ne i bëmë shkrimin e parë kritik. U nxeh Edi Rama, tmerr. Mori në telefon, tha Niko ç’është kjo punë…?

 

The post “Lëre të vdesë qenin”- Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Çfarë i thoshin agjentët e SHIK-ut mjekëve, pasi u rrah Edi Rama në ‘97 appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

BIRN: Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe! Reagon Beci: Mua më morën në Shkodër! E kishte organizuar…

By: GSH-al
13 January 2025 at 11:51

Në fillim të dhjetorit të vitit të shkuar, një helikopter i Forcave Ajrore u ngrit nga fusha e futbollit në stadiumin e “Vllaznisë” në Shkodër dhe fluturoi përmbi Alpet e veriut të Shqipërisë. Por ky nuk ishte një fluturim emergjence dhe as ndonjë mision i rëndësishëm ushtarak.

Helikopteri i ushtrisë shqiptare fluturoi drejt Alpeve me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kreun e Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli dhe zv.presidentin e Komitetit Olimpik austriak, Peter Schröcksnadel në bord.

Përmes një postimi në Facebook më 2 dhjetor, Beci e përshkroi përvojën si “një udhëtim i bukur pune me investitorë austriakë për të vlerësuar potencialin për resort skish në Alpe…”. Në videon e postuar nga Beci, tre udhëtarët dhe shoqëruesit e tyre pozojnë të buzëqeshur me pamjet magjike të Alpeve pas shpine.

Helikopteri i publikuar në video i përket flotës së vogël dhe problematike të mjeteve ajrore Cougar në dispozicion të ushtrisë shqiptare, të cilat gjatë viteve të fundit kanë vuajtur nga avaritë dhe problemet e vazhdueshme me mirëmbajtjen.

Edhe pse nuk ka një ligj që rregullon specifikisht përdorimin helikopterëve ushtarakë, rregullore të brendshme të Shtabit të Përgjithshëm normojnë përdorimin e tyre në misione ushtarake, në rastet e emergjencave civile dhe në transportin e zyrtarëve më të lartë të shtetit.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci i tha BIRN përmes telefonit se udhëtimi ishte organizuar nga Komiteti Olimpik Shqiptar dhe se ai ishte thjesht “shoqërues në udhëtim”.

“Mua më morën në Shkodër, e kishte organizuar Komiteti Olimpik Shqiptar”, the Beci.

Kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli nuk pranoi të komentonte deri në publikimin e këtij shkrimi dhe i kërkoi pyetjet me shkresë zyrtare.

Ndërkohë, Shtabi i Përgjithshëm i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se përmbushja e kërkesës së ardhur nga Komiteti Olimpik Shqiptar për vënien në dispozicion të helikopterit ishte brenda rregullave. Shtabi tha gjithashtu se ky fluturim përputhej me misionin e Forcave të Armatosura “për promovimin dhe lartësimin e emrit të vendit në arenën ndërkombëtare përmes kontributit të sportistëve të nivelit të lartë”.

Fidel, Ylli, Benet Beci dhe Peter Schröcksnadel

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të  Republikës së Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak kanë detyrimin të bashkëpunojnë me autoritetet civile dhe organizatat qeveritare e joqeveritare,” tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se aktualisht siguronte kapacitete të mjaftueshme të transportit ajror në gatishmëri të plotë.

Kjo nuk është hera e parë që helikopterët e Forcave Ajore përdoren për qëllime përtej misionit ushtarak. Në vjeshtë 2020, opozita denoncoi se atëherë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përdori helikopterin për të marrë pjesë në aktivitete të Partisë Socialiste. Më herët në vitin 2013, socialistët dhe opozita e kohës, akuzuan Arben Imamin, ish-ministrin e Mbrojtjes në qeverinë Berisha, se kishte lejuar përdorimin e helikopterëve dhe pilotëve të bazës ajrore në Farkë për videoklipin e një këngëtareje.

Rasti më i fundit i shpërdorimit të helikopterit të Forcave Ajrore për udhëtimin në Alpe kritikohet si një akt i paligjshëm dhe në dëm të kapaciteteve ushtarake shqiptare.

“Nuk mund të përdoren mjetet e Forcat Ajrore për të bërë xhiro turistike, nuk janë taksi. I bie t’i kthesh Forcat Ajrore në agjenci turistike apo agjenci taksish,” tha për BIRN Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcës Detare.

“Është plotësisht e jashtëligjshme. Sjell amortizimin e panevojshëm të kapaciteteve dhe gadishmërisë së Forcave të Armatosura, për një aktivitet që nuk është objekt i fushës së tyre të punës”, shtoi ai.

Benet Beci dhe Peter Schröcksnadel

Edhe Lindita Metaliaj, deputete e Partisë Demokratike dhe anëtare e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e cilëson flagrant rastin. Metaliaj tha gjithashtu se rasti meritonte të hetohej pasi shkelja e ligjit dhe shpërdorimi i parave publike ishte sipas saj i qartë.

“Përdorimi i këtyre mjeteve për qëllime private e bën paligjshmërinë akoma edhe më flagrante”, tha Metaliaj, ndërsa akuzoi kryeministrin për instalim të një kulture të përdorimit të mjeteve shtetërore për qëllime private.

“…nëse organet e drejtësisë do të funksiononin, ata duhet të japin llogari për paratë e shpërdoruara të taksapaguesve,” përfundoi ajo./BIRN

The post BIRN: Helikopteri i Forcave Ajrore përdoret për ‘udhëtim turistik’ në Alpe! Reagon Beci: Mua më morën në Shkodër! E kishte organizuar… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“E vrava unë”- Misteri i motivit të krimit! Kush është shqiptari që qëlloi për vdekje biznesmenin Artan Kaja (Emri)

By: GSH-al
11 January 2025 at 09:03

Është zbuluar identiteti i 50-vjeçarit shqiptar, i cili dyshohet si autor i vrasjes së biznesmenit Artan Kaja, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e së martës (7 janar) brenda fabrikës së letrës Smurfit Kappa në Lunata.

 

53-vjeçari shqiptar u qëllua për vdekje me armë nga një distancë e afërt brenda kompanisë së tij, ndërsa trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja e tij. Fillimisht u raportuar si një aksident në punë, por mbrëmjen e 9 Janarit u konfirmua se ishte vrasje.

I arrestuari si autor i dyshuar është Marian Tepa, me origjinë shqiptare, por banues në Capannori. Ai u dërgua gjatë natës në burgun “San Giorgio” në Lucca.

Ka qenë vetë 50-vjeçari që ka pranuar krimin dhe është paraqitur në polici ku tregoi se ishte ai autor i vrasjes, duke mos treguar arsyen e krimit të rëndë. Gjithashtu nuk është gjetur ende arma e përdorur për vrasjen e Artanit.

Ndërkohë, policia italiane, pasi kanë kryer kontrolle të mëtejshme në Smurfit, po hetojnë mbi arsyet e krimit, përfshirë mosmarrëveshjet e vjetra mes dy bashkatdhetarëve.

The post “E vrava unë”- Misteri i motivit të krimit! Kush është shqiptari që qëlloi për vdekje biznesmenin Artan Kaja (Emri) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pesë vjet nga rasti i parë i vdekjes me Corona! Por sa është e përgatitur bota sot për pandemitë e reja?

By: GSH-al
11 January 2025 at 08:42
Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020 u regjistrua vdekja e parë në botë nga koronavirusi SARS-CoV-2 në Kinë. Pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë së koronës, ekspertët pyesin veten se sa mirë është përgatitur bota për pandemitë e ardhshme.

Vlerësimi i OBSH-së

I pyetur nëse bota tani është më e përgatitur për pandemitë, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha në një konferencë shtypi në dhjetor: “Përgjigja është po dhe jo”. Bota ende duhet të përballet me “disa dobësi dhe tendenca dobësie”. Nga ana tjetër, komuniteti botëror ka nxjerrë shumë “mësime të dhimbshme” dhe “ka marrë masa të rëndësishme për të forcuar mbrojtjen e tij kundër epidemive dhe pandemive të ardhshme”, ka theksuar kreu i OBSH.

Sipas Maria Van Kerkhove, drejtuese e Departamentit të Përballimit të Epidemisë dhe Pandemisë së OBSH-së, është vetëm çështje kohe para se bota të kërcënohet pandemia e ardhshme. Si rezultat i përvojave nga pandemia e Coronës dhe epidemia e rëndë e gripit në vitin 2009, “shumë gjëra janë përmirësuar”, por bota mbetet e përgatitur në mënyrë të pamjaftueshme për një “shpërthim masiv” të një sëmundjeje infektive ose një pandemie të re, është e mendimit Van Kerkhove.

Edhe Paneli i Pavarur për Përgatitjen dhe Reagimin ndaj Pandemive, i mbledhur nga OBSH, vjen në një përfundim shumë të ngjashëm: Ndër të tjera, ai kritikon faktin se ka ende pabarazi në mbarë botën në aksesin ndaj vaksinave dhe ilaçeve.

Epidemiologia amerikane Meg Scheffer është gjithashtu skeptike: “Të jem e sinqertë, jo, nuk mendoj se jemi më të përgatitur sesa ishim me Covid-in”. Autoritetet shëndetësore në mbarë botën ende nuk janë në gjendje të mbledhin dhe shkëmbejnë me shpejtësi informacione rreth patogjenëve të rinj./DW

The post Pesë vjet nga rasti i parë i vdekjes me Corona! Por sa është e përgatitur bota sot për pandemitë e reja? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pse Enver Hoxha ndryshoi qëndrim ndaj Abaz Kupit! Nga arratisja tek persekutimi i familjes! Diktatori: Në Durrës luftonte kundër fashistëve që po zbarkonin

By: GSH-al
11 January 2025 at 08:36

Abaz Kupi ishte nacionalisti dhe patrioti me një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër pushtuesve nazifashistë, bashkimin e të gjithë shqiptarëve pavarësisht bindjeve politike, shmangien e luftës vëllavrasëse të nxitur dhe ushtruar nga Partia Komuniste dhe E. Hoxha, rrëzimin e komunizmit dhe rivendosjen e monarkisë.

Abaz Kupi do të ishte iniciator dhe kontributori kryesor i Konferencës e Pezës 16 shtator 1942, kontribut i gjeneral Abaz Kupit ku dominimi i figurave dhe krahut nacionalist në organet drejtues ishte dominues ndaj komunistëve. Vetë diktatori Enver Hoxha drejtuesi i Partisë Komuniste në një shkrim të botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, organ i Partisë Komuniste, në nr. 11-12 shkurt 1943, do të shprehej për Abaz Kupin me këto fjalë: “Ditët e para të prillit 1939 populli shqiptar ishte në këmbë me një zemër dhe një parullë. Në Durrës luftonte Abaz Kupi kundra mijëra e mijëra fashistëve që po zbarkonin.

Bazi i Canes dhe djemtë e Shqipërisë të frymëzuar prej një dashurie të madhe për Atdheun me të vetmen pushkë të shqiptarit e bënë armikun të kthehej në vaporë e të linte në molo qindra të vrarë. Major Bazi ishte kudo, në çdo pozicion dëgjohej zëri i tij “Djem, godisni armikun pa mëshirë se kështu e lyp ndera e Atdheut”. Patrioti i vërtetë nuk lufton vetëm me fjalë, por me vepra dhe Bazi i Canes mendimet e tij i realizonte në fushën e luftës. Bazi i Canes, i Krujës, Bazi i Pezës do të vazhdojë luftën deri në fitore”. Por jo shumë vite më vonë familja e Abaz Kupit pas emigrimit të tij përjetoi kalvarin e vuajtjes që nisi në vitin 1939, kur ata u internuan nga italianët për shkak të rezistencës së organizuar nga Abaz Kupi në Durrës. Internimi nga fashistët vijoi deri më 1944, kur më pas Abaz Kupi, i cili drejtonte mijëra forca të Legalitetit, u detyrua të largohet nga Shqipëria, duke marrë dy djem me vete, dhe njërin prej tyre do e linte të kujdesen për vajzat dhe bashkëshorten.

Këtu nis vuajtja e radhës për Familjen Kupi, të cilët deri në vitin 1991 nuk do të shohin dot asnjë ditë lirie, por vetëm burgje dhe internime të rënda nga komunistët. Më 24 tetor 1944 Abaz Kupi u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë. Familja e Abaz Kupit, bashkëshortja, vajzat dhe një prej djemve u persekutuan më shumë se kushdo.

LUFTA

Familja Kupi u dërgua në Itali. Në fillim u mbajt e burgosur në qelitë e burgut të Brindizit. Për më shumë se një muaj, ata janë mbajtur në një burg të Brindisit, të izoluar plotësisht. Më pas i dërguan në një kamp internimi në Siena, deri në vitin 1942. Më pas u lanë të lirë, banuan pranë t’afërmit, Sejfulla Merlikës. Me hyrjen e Britanisë së Madhe në Luftë po shihnin mundësinë e krijimit të rezistencës në Shqipëri. Kalon nga Turqia në Jugosllavi i pritur nga Gani Kryeziu në kryeqytet, ku takon kolonelin Stirling dhe kol. Dayrell Oakley-Hill, i fundit shef i zyrës së SOE në Beograd. Me ndihmën e të cilit kaloi në Shqipëri në krye të Rezistencës me përkrahjen e ambasadës angleze në Beograd.

Punët përgatitore për organizimin e qëndresës u drejtuan nga Julian Amery. Qeveria e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene ishte kundër por pas pushtimit të Jugosllavisë nga gjermanët, së bashku me Gani Kryeziun, Xhemal Herrin, e Mustafa Gjinishin, Kupi u fut në Shqipëri me ndihmën e Muharrem Bajraktarit për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit bashkë me të vëllanë, Ibrahimin, gjë që e bëri me shpenzimet e tij. Abaz Kupi ishte një ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit kryesorë të Konferencës së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ, si shumë figura tjera që përdoreshin nga komunistët për të tërhequr masat bashkë me emrin e bujshëm “Fronti Nacional-Çlirimtar”. Më 26 korrik 1943, ora 11 para dite, u mblodhën në shtëpinë e dr. Ihsan Toptanit në katundin Tapizë, Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe Delegacioni i organizatës “Balli Kombëtar”. Me idenë e zgjerimit dhe të forcimit të frontit të përbashkët të luftës kundër italianëve, ai u bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943 për të arritur bashkëpunimin midis Frontit Nacional Çlirimtar dhe Ballit Kombëtar.

JETA

Abaz Kupi lindi në Krujë në vitin 1892. Në 1912-ën përkrahu Esat Pashë Toptanin, ndërsa në 1920-ën u rreshtua krah Mustafa Krujës kundër Ahmet Zogut. Pavarësisht mospajtimeve mes tyre, pas ardhjes së Zogut në pushtet, Kupi u bë komandant i Krujës, e më pas major në xhandarmërinë e Durrësit në vitet 1932-1939. Më 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Abaz Kupi, i njohur edhe si Bazi i Canës, udhëhoqi qëndresën e repartit ushtarak, duke mbajtur qëndresë për 36 orë. Me pushtimin e Shqipërisë u largua drejt Stambollit. Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë. U rikthye në atdhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-it. U bë nismëtari Konferencës së Mukjes, të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943.

“MUKJA”

Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për t’u përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike. Marrëveshja themeloi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua nga Ymer Dishnica, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër.

Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës. Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë Svetozar VukmanoviçTempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

PROGRAMI

Në mbledhjen Kombëtare në Tapizë më 26 korrik 1943 u vendos: “Sot më 26 korrik 1943, ora 11 p.dite, u mblodhën në shtëpinë e Z. Dr. Ihsan Toptani në katundin Tapizë të Tiranës, Delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i përbërë prej Z. major Abaz Kupi. Myslim Peza, Dr. Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla dhe Mustafa Gjinishi dhe Delegacioni i organizatës “Balli Kombëtar”, i përbërë prej Z. Mithat Frashëri, Hasan Dosti dhe Faik Quku. Me vendim të përbashkët u zgjodh Z. Mithat Frashëri si kryetar i mbledhjes dhe Z. Mustafa Gjinishi si sekretar. U vendos të pranohen si dëgjues Z. Pater Lek Luli, Dr. Ihsan Toptani, Xhemal Herri, Gogo Nushi, Sali Vata dhe Abdullah Ymeri.

Delegatët e të dyja organizatave, duke interpretuar dëshirën dhe vullnetin e popullit shqiptar për me ndjekë një luftë të përbashkët kundër okupatorit fashist dhe atë të dy organizatave përkatëse, vendosën: Neni 1: Të formohet një komitet i përbashkët lufte me emrin “Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë”. Neni 2: Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë ka për qëllim realizimin e këtij programi: 1- Luftë imediate kundër armikut okupator për çlirimin e Shqipërisë. 2- Indipendencën e plotë të Shqipërisë në kufijtë e 1913-ës dhe realizimin e bashkimit me atdheun shqiptar të viseve të banuara prej shqiptarësh, në virtut të parimit të përgjithshëm të vetëvendosjes së popujve, të njohur universalisht dhe garantuar prej Kartës së Atlantikut. 3- Një Shqipëri të lirë independente, demokratike të vërtetë. 4- Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal. 5- Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë pushon të ekzistojë me formimin e një qeverie provizore. Komiteti i Shpëtimit të Shqipërisë do të formohet sa më shpejt që ta lejojnë rrethanat. Delegatët e Ballit Kombëtar për deri në aprovimin e organizatës së tyre e nënshkruajnë këtë rezolucion “Ad referendum”. Delegatët K. i Përgjithshëm Nacionlaçlirimtar (5 firmat) Balli Kombëtar (3 firmat)”.

PROCESVERBALET

Proces-verbal: “Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare. Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar adreferendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun.

Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë: Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike. Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore. Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore. Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë: Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direct”.

LARGIMI

Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943, Abaz Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar dhe më 21 nëntor formoi Lëvizjen e Legalitetit, që synonte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri. Megjithatë ai iu shmang luftës civile të nxitur nga komunistët deri kur komunistët nisën të sulmonin Gegninë dhe zonat e Bazit. Gjatë avancimit të komunistëve në veri gjendej në vështirësi për të manovruar mes malesh, sidomos në Mirditë.

Në pranverën e 1944, përveç oficerëve Billy McLean dhe David Smiley iu bashkua dhe Amery, të cilët qëndruan për shtatë muaj pranë trupave të Kupit. Raportet e operacioneve të shumta kundrejt gjermanëve do të ndeshnin me kundërshtitë e raporteve të oficerëve britanikë pranë komunistëve. Gabimet dhe spiunazhi komunist në Shtabin e Përgjithshëm të Operacioneve Speciale (SOE) në Bari bëri që nëpërmjet keqinformimit s’u kuptua veprimtaria e Bazit. Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu nëpërmjet një barke të siguruar nga Ihsan Toptani në Shkodër, bashkë dy bijtë Petritin, Rustemin dhe përkthyesin Gaqo Goga (SOE e Barit nuk e ndihmoi të tërhiqej bashkë me oficerët britanikë), për 6 ditë pa ushqim e pa ujë derisa u gjetën nga një anije pastruese-minash kanadeze që i çoi në Brindizi të Italisë. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, Fatbardhi, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja e tij dhe vajzat, do të internoheshin në Tepelenë e më pas nëpër kampet e internimit të Myzeqesë.

EMIGRACIONI

Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu. Familjen e la në Shkodër. Djali i vogël, u arrestua më 1945, ndërsa pjesa tjetër e familjes, bashkëshortja dhe vajzat u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë. Në emigracion merret me organizimin e mërgimtarëve për një bashkim politik, më pas u aktivizua në komitetin “Shqipëria e Lirë” me president Mit’hat bej Frashërin, që do zëvendësohej nga Hasan Dosti. Më 7 korrik 1949 u emërua president i Juntës ushtarake, nën projektin “Valuable” – organizëm kontrollues i operacioneve ushtarake sekrete për destabilizimin e regjimit komunist në Shqipëri. Më 1968 zhvendoset drejt Shteteve të Bashkuara. Vdiq më 9 janar 1976 në SHBA, New York, trupi i tij prehet në Kew Gardens Cemetery në Queens – New York

/Gazeta Panorama

The post Pse Enver Hoxha ndryshoi qëndrim ndaj Abaz Kupit! Nga arratisja tek persekutimi i familjes! Diktatori: Në Durrës luftonte kundër fashistëve që po zbarkonin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Këmbimi valutor për sot/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: GSH-al
11 January 2025 at 08:24

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 95 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.5 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.5 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 116 lekë dhe do shitet me 117.5 lekë.

km

The post Këmbimi valutor për sot/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Pavarësisht tundimit, nuk do e tradhtoni partnerin”- Parashikimi i horoskopit për sot

By: GSH-al
11 January 2025 at 08:14

DASHI

Edhe pse tundimi do jetë i madh gjatë gjithë kësaj dite, ju serish nuk do e tradhtoni partnerin tuaj. Beqarët do digjen përbrenda për dikë, por nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat.

DEMI

Ditë mjaft e turbullt kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do i çoni më tej projektet që keni nisur më herët dhe herë pas here do ndiheni të mërzitur.

BINJAKËT

Do kaloni një ditë të mrekullueshme sot ju të dashuruarit dhe do ndiheni të plotësuar.  Beqarët me shumë gjasë do realizojnë një takim me dikë, për të cilin zemra do iu rrahë fort.

GAFORRJA

Jeta në çift nuk do jetë ashtu si e keni dëshiruar. Do keni dyshime për partnerin dhe do ngurroni të hidhni hapa më tej me të. Ditë jo shumë e mirë për beqarë.

LUANI

Venusi do ua bëjë edhe më të bukur jetën tuaj në çift sot. Ai do ruajë gjithë kohës klimën e ngrohtë që ju të dashuroheni si ta ndjeni. Gjërat do të ndërlikohen për ata që janë kërkim të një lidhjeje.

VIRGJERESHA

Do keni goxha probleme sot në jetën tuaj në çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishin ëndërruar. Në fakt kokëfortësia juaj do jetë ajo që do e acarojë edhe më tepër partnerin.

PESHORJA

Ditë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ja kaloni mirë pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione tëveçanta. Beqarët duhet të mos nxitohen për të krijuar një lidhje.

AKREPI

Do i kushtoni gjithë kohën e nevojshme partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë të ndihet sa më mirë. Mbrëmja do jetë edhe më emocionuese dhe më e kënaqshme.

SHIGJETARI

Jeta juaj në çift do marrë një kthesë shumë të mirë sot. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr dhe do keni frikë të zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka në detaje dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë.

BRICJAPI

Do arrini të rivendosni komunikimin në jetën në çift gjatë kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Ai nga ana tjetër do jetë tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat.

UJORI

Komunikimi, toleranca dhe përulësia do jenë cilësitë tuaja më të mira të cilat do iu nxjerrin nga vështirësitë në çift. Shumë persona do ju adhurojnë për të gjithë këto. Beqarët ka mundësi të fillojnë lidhje afatgjata.

PESHQIT

Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha sot. Gjithçka që keni menduar për partnerin do bjerë poshtë menjëherë, sa hap dhe mbyll sytë.

The post “Pavarësisht tundimit, nuk do e tradhtoni partnerin”- Parashikimi i horoskopit për sot appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 3 January 2025 Gazeta Shqiptare

Njoftim/ British American Tobacco Albania sh.p.k.

By: GSH-al
3 January 2025 at 09:00

           British American Tobacco Albania sh.p.k.

Njofton se duke filluar nga data 30 dhjetor 2024, çmimet maksimale të shitjes me pakicë për produktet e saj të duhanit janë si vijon:

Nr Marka Çmimi maksimal i shitjes me pakicë në lekë
1 Dunhill FC 4 mg 380
2 Dunhill FC 7 mg 380
3 Dunhill Essence 4 mg 350
4 Dunhill Essence 6 mg 350
5 Dunhill Prime 400
6 Eva Slims 250
7 Kent HD Infina 350
8 Kent HD Neo 350
9 Kent Nanotek (Infina) 330
10 Kent Crystal Demislims 4 mg 310
11 Kent Crystal Demislims 6 mg 310
12 Lucky Strike NFF King Size 4 mg 280
13 Lucky Strike NFF King Size 6 mg 280
14 Lucky Strike NFF Demislims 4 mg 270
15 Lucky Strike NFF Demislims 6 mg 270
16 Lucky Strike Black (Unlimited) 300
17 Lucky Strike Sun Kissed 280
18 Lucky Strike Sea Touched 280
19 Rothmans Leggera 300
20 Rothmans of London (Blue) 270
21 Rothmans of London (Sky Blue) 270
22 Rothmans of London Demi 4 mg 260
23 Rothmans of London Demi 6 mg 260
24 Dunhill Copper 280
25 Dunhill Silver 280
26 Dunhill Green 280
27 Dunhill Obsidian 280
28 VEO Scarlet HHP 300
29 VEO Artic HHP 300
30 VEO Tropic HHP 300

        Njoftimi i mësipërm bëhet në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Financave Nr.6, datë      30.01.2015  “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.

British American Tobacco Albania sh.p.k.Tiranë, Rr. Kavajës, Ish Kombinati Ushqimor

web: www.bat.com

office phone: +355 (0) 42 255084

The post Njoftim/ British American Tobacco Albania sh.p.k. appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 1 January 2025 Gazeta Shqiptare

Viti i Ri 2025 troket në Shqipëri! Spektakli i fishekzjarreve ndriçon qiellin në qytetet e vendit! Gëzuar

By: GSH-al
1 January 2025 at 00:01

Akrepat e orës shënojnë 00:00 dhe sapo ka mbërritur në Shqipëri Viti i Ri 2025. Qielli i Tiranës dhe qyteteve të tjera është ndriçuar nga spektakli i fishekzjarrëve.

Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër deri më sot, shqiptarët u mblodhën në tryezat e familjeve të tyre për të pritur ardhjen e vitit të ri.

Qielli u ndriçua nga kryeqyteti, Tirana dhe atmosfera u përçoll në çdo qytet tjetër të vendit.

Urimit për shumë vjet Gëzuar i bashkohet edhe Gazeta Shqiptare, që së bashku me stafin e saj përcjell urimet me të mira për vitin 2025!

Fat, Mbarësi dhe Begati në çdo familje shqiptare. GËZUAR 2025!

The post Viti i Ri 2025 troket në Shqipëri! Spektakli i fishekzjarreve ndriçon qiellin në qytetet e vendit! Gëzuar appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Njoftim/ British American Tobacco Albania sh.p.k.

By: GSH-al
31 December 2024 at 09:00

           British American Tobacco Albania sh.p.k.

Njofton se duke filluar nga data 30 dhjetor 2024, çmimet maksimale të shitjes me pakicë për produktet e saj të duhanit janë si vijon:

Nr Marka Çmimi maksimal i shitjes me pakicë në lekë
1 Dunhill FC 4 mg 380
2 Dunhill FC 7 mg 380
3 Dunhill Essence 4 mg 350
4 Dunhill Essence 6 mg 350
5 Dunhill Prime 400
6 Eva Slims 250
7 Kent HD Infina 350
8 Kent HD Neo 350
9 Kent Nanotek (Infina) 330
10 Kent Crystal Demislims 4 mg 310
11 Kent Crystal Demislims 6 mg 310
12 Lucky Strike NFF King Size 4 mg 280
13 Lucky Strike NFF King Size 6 mg 280
14 Lucky Strike NFF Demislims 4 mg 270
15 Lucky Strike NFF Demislims 6 mg 270
16 Lucky Strike Black (Unlimited) 300
17 Lucky Strike Sun Kissed 280
18 Lucky Strike Sea Touched 280
19 Rothmans Leggera 300
20 Rothmans of London (Blue) 270
21 Rothmans of London (Sky Blue) 270
22 Rothmans of London Demi 4 mg 260
23 Rothmans of London Demi 6 mg 260
24 Dunhill Copper 280
25 Dunhill Silver 280
26 Dunhill Green 280
27 Dunhill Obsidian 280
28 VEO Scarlet HHP 300
29 VEO Artic HHP 300
30 VEO Tropic HHP 300

        Njoftimi i mësipërm bëhet në përputhje me Udhëzimin e Ministrit të Financave Nr.6, datë      30.01.2015  “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.

British American Tobacco Albania sh.p.k.Tiranë, Rr. Kavajës, Ish Kombinati Ushqimor

web: www.bat.com

office phone: +355 (0) 42 255084

The post Njoftim/ British American Tobacco Albania sh.p.k. appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Jemi akoma shokë me Sarën”, Ledri Vula flet për ndarjen nga partnerja e tij: Nuk jam as i pari, as i fundit që…

By: GSH-al
29 December 2024 at 19:13

Këngëtari i njohur shqiptar, Ledri Vula, foli sot për ndarjen nga partnerja e tij dhe eksperiencën e tij si baba i ndarë.

Në një intervistë për rubrikën “Galeri” në Top Channel, këngëtari tha se as vetë ai nuk e di se si përfundoi i ndarë nga partnerja, ndërsa tha se me Sarën ka raporte shumë të mirë për hir të vajzës së tyre, Poit.

Ledri tha se ka një raport miqësor me Sarën. “Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin”, u shpreh këngëtari.

Ledri Vula: Eksperincë shumë e bukur po them lindja e Poit është dita më e veçantë në jetë, vitet që po fluturojnë më shpejt. Kur e sheh të voglën tu u rrit nuk po e merr vesh se sa shpejt kalon koha. Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur…Nuk e di.. ka gjëra të pashpjegueshme, gjërat ndodhin, nuk jam as i pari as i fundit. Me rëndësi është qysh e vazhdon, ne kena një raport shumë të mirë. Ne jemi shokë akoma me Sarën dhe bëjmë gjithçka për Poin.

Kujtojmë se disa ditë më parë  Ledri Vula u kap “mat” nga paparazzi bashkë me ish-partneren e tij, Sara Hoxha, dhe të bijën. Takimi mes tyre ndodhi për një arsye të fortë. Ish-partnerët u takuan sepse Ledri do të merrte vajzën e e tij për ditëlindje.

sara 1

sara 2

sara 3

The post “Jemi akoma shokë me Sarën”, Ledri Vula flet për ndarjen nga partnerja e tij: Nuk jam as i pari, as i fundit që… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Qeveria ndan veç 120 milionë lekë për administratën, përfitojnë shoferë e sanitarë! Ja sa shpërblim do të marrin punonjësit me paga të ulëta

By: GSH-al
26 December 2024 at 09:40

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit pritet të miratohet gjithashtu edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës. Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë.

 

Burime nga Ministria e Financave thonë se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit. Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për “Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike”. Në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës.

Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti. Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë “Albcontrolit” ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.

Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë, siç janë shpërblimet apo kredinë për “Albcontrol”. Edhe ky rishikim i ka dedikuar vëmendje të madhe transportit rrugor, fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë. Referuar tabelave buxheti për transportin rrugor do të rritet nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë.

E nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për bujqësinë me 453 milionë lekë. Por nga ana tjetër janë shkurtuar ndjeshëm fondet për institucionet, ku ndikim ka dhënë padyshim mos realizimi i shpenzimeve përgjatë këtij viti. Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë. Ky akt normativ nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë.

/Gazeta Panorama

The post Qeveria ndan veç 120 milionë lekë për administratën, përfitojnë shoferë e sanitarë! Ja sa shpërblim do të marrin punonjësit me paga të ulëta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Qeveria 10 deri në 15 mijë lekë shpërblim për mbi 8000 efektivë të policisë! Ja përfituesit dhe kush përjashtohet

By: GSH-al
26 December 2024 at 09:31

BESARTA BASHA/ Forcat e rendit janë kategoria e tretë që ka menduar qeveria të shpërblejë për fundvit, pas punonjësve të administratës dhe pensionistëve. Vendimi është në proces finalizimi dhe pritet të bëhet publik të hënën, ku do të saktësohen kategoritë e forcave të rendit që shpërblehen me bonus si dhe masa e përfitimit.

Nuk do të jetë një shumë fikse, por bonusi mësohet se do të variojë nga 10 deri në 15 mijë lekë për policët e rolit bazë. Sikundër edhe në vendimet e mëparshme, qëllimi i qeverisë është të mbështesë më tepër ata që marrin më pak. Kështu që policët me grada më të ulëta do të kenë përfitimin maksimal, ndërsa ata që gëzojnë grada madhore mbi atë “inspektor” mësohet se nuk do të jenë pjesë e këtij shpërblimi.

Në total janë tetë mijë efektivë që janë pjesë e forcave të rendit, të cilët përfitojnë nga vendimi i qeverisë. Këshilli i Ministrave ka vendosur jo rastësisht shpërblimin e këtij profesioni, i cili çdo fundviti përballet me vështirësi ekstra, qoftë për orët e gjata të punës (nga data 24 dhjetor deri në 3 janar ata punojnë 12 orë në ditë) fluksit të lartë të emigrantëve dhe festimeve deri në orët e vona.

VENDIMI PER SHPERBLIM

Rreth 8700 efektivë policie pritet të përfitojnë një shpërblim për festat e fundvitit. Ministria e Brendshme ka bërë gati projektvendimin, i cili pritet të miratohet të hënën në mbledhjen e Këshillit të Ministrave Burime pranë Ministrisë së Brendshme bëjnë me dije se shpërblimi do të jetë i ndarë në dy nivele, ashtu siç u veprua me bonusin e pensionistëve.

Niveli i parë prej dhjetë mijë lekësh do të jepet për ata që kanë paga më të larta, ndërsa shpërblimi maksimal në vlerën e 15 mijë lekëve do të jepet për punonjësit me paga më të ulëta. Këta të fundit përbëjnë edhe numrin më të lartë të punonjësve, rreth 5- 6 mijë efektivë.

Në tërësi, me bonus do trajtohen vetëm punonjësit e policisë të nivelit bazë. Vlen të theksohet se nga ky vendim preken vetëm punonjësit e Rendit, Rrugores e deri tek ata, të cilët mbajnë gradën inspektor. Vendimi për të shpërblyer punonjësit e policisë vjen pas bonusit të akorduar nga qeveria për pensionistët, familjet në nevojë, personat me aftësi të kufizuar si dhe për një pjesë të administratës.

Ashtu si për uniformat blu, edhe tek administrata shpërblim për festat e fundvitit do të përfitojnë punonjësit me paga të ulëta. Në këtë kategori përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit, protokollit.

/Gazeta Panorama

The post Qeveria 10 deri në 15 mijë lekë shpërblim për mbi 8000 efektivë të policisë! Ja përfituesit dhe kush përjashtohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Parashikimi i horoskopit 26 dhjetor, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

By: GSH-al
26 December 2024 at 08:00

DASHI

Sot, do të takoheni me një mikun tuaj të vjetër, por të dashur për ju. Në ambientin e punës, nuk do të jeni me humor të mirë që në mëngjes. Në dashuri, do të keni shumë influencë tek partneri juaj.

DEMI

Sipas yjeve, familjarët tuaj, presin nga ju një të merrni një vendim të rëndësishëm. Në punë, nuk do të mund të ndikoheni nga të tjerët. Në dashuri, do të keni disa lëkundje në raportin me partnerin.

BINJAKET

Do të jeni në formë të mirë psikofizike, kështu që do të bëni shumë gjëra që nuk keni pasur dëshirë ti bënit më parë. Në aspektin afektiv, do të jeni protagonist në një mbrëmje miqsh.

GAFORRJA

Falë inteligjencës suaj, do të arrini të kapni një mundësi shumë të mirë, për anën profesionale tuajën. Në dashuri, do të jeni shumë joshes, duke bërë për vete partnerin.

LUANI

Në jetën private, është e mundur, që diçka që keni bërë për ta mbrojtur, t’ju shkëputet nga duart. Në dashuri, partneri do t’ju jap shumë këshilla, për të mirën tuaj.

VIRGJERESHA

Duhet të bëni kujdes, të mos shuani një kuriozitet tek të tjerët, në lidhje me jetën tuaj private! Në punë, do të keni të reja, mbase ka të bëjë me ndryshime në pozicionin tuaj

PESHORJA

Më në fund rezultatet pozitive po vijnë dhe humori gjithashtu po rikthehet fuqishëm. Në jetën private, do të tregoheni shumë të ëmbël me njerëzit që do të shoqëroheni.

AKREPI

Sot, do të jeni i vetëm për të marrë vendime të rëndësishme. Në punë, yjet janë në favorin tuaj, do të jetë një fazë me fat. Në dashuri, do t’ju duhet të shpjegoni diçka me qetësi.

SHIGJETARI

Në ambientin e punës, mos pranoni gjëra që nuk ju sigurojnë! Në dashuri, duhet të kaloni nervozizmin tuaj, për të qenë më të qetë në idetë tuaja.

BRICJAPI

Do të përballeni me disa vështirësi të vogla, jo shqetësuese. Në punë, do të shfrytëzoni mjaft mirë një mundësi favorizuese për ju. Në dashuri, do të gjeni harmoninë në raportin mes jush dhe partnerit tuaj.

UJORI

Në këtë ditë, do të jeni të vendosur, dhe do të përballeni me diplomaci për çdo problem. Në dashuri, do të merrni një lajmë të bukur nga personi juaj i dashur.

PESHQIT

Do të keni mbështetjen e një personi tuaj të besuar rreth një projekti të rëndësishëm. Në punë, duhet të eliminoni shprehje të vjetra që ndonjëherë ju tensionojnë me kolegët tuaj.

The post Parashikimi i horoskopit 26 dhjetor, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

SHPALLJE (Ankand i dytë)

By: GSH-al
22 December 2024 at 09:00

1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:

– pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;

– pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.

2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:

– pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 566,720 (pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet lekë);

– pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 5,228,104 lekë (pesë milion e dyqind e njëzet e tetë mijë e njëqind e katër lekë) .

3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.

4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 23.12.2024.

5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin 30 ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 23.12.2024 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.

6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor

– “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose

– “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose

– “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853

The post SHPALLJE (Ankand i dytë) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

SHPALLJE (Ankand i dytë)

By: GSH-al
21 December 2024 at 09:00

1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:

– pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;

– pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.

2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:

– pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 566,720 (pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet lekë);

– pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 5,228,104 lekë (pesë milion e dyqind e njëzet e tetë mijë e njëqind e katër lekë) .

3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.

4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 23.12.2024.

5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin 30 ditor dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 23.12.2024 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.

6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor

– “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose

– “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose

– “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853

The post SHPALLJE (Ankand i dytë) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌