Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 10 August 2025Telegrafi

“Duhet të bëjmë më mirë”, Arne Slot zbulon pikën e dobët të Liverpoolit

10 August 2025 at 20:59

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka pranuar se skuadra e tij duhet të përmirësojë lojën pas humbjes ndaj Crystal Palace në finalen e Community Shield. 

Liverpool barazoi 2-2 me Palace gjatë kohës së rregullt, por gabimet nga pika e bardhë të Mohamed Salah dhe Alexis Mac Allister bënë që ‘Të Kuqtë’ të humbnin 3-2 në penallti dhe të mbeteshin pa trofe. 

Kampioni i Anglisë kaloi në epërsi dy herë përmes Hugo Ekitike dhe Jeremie Frimpong, ndërsa Jean-Philippe Mateta barazoi me penallti dhe më pas Ismaila Sarr realizoi për 2-2 pas një depërtimi në hapësirë në zonën e Liverpoolit. 

Slot u shpreh i kënaqur që skuadra e tij arriti të shënojë dy gola, por ishte i shqetësuar me mënyrën se si mbrojtja u ça lehtësisht. 

“Është një ndjenjë e përzier. Nëse shikoni lojën tonë sulmuese kundër një skuadre kaq kompakte, ndoshta ishte më mirë se sezonin e kaluar. Mendoj se krijuam më shumë raste”. 

“Sezonin e kaluar arritëm të shënonim vetëm një gol kundër Palace, tani shënuam dy. Por nga ana tjetër, përsëri pësuam dy gola, njësoj si kundër Bilbaos dhe disa të tjerë kundër Milanit. Është diçka që duhet ta përmirësojmë”. 

“Në përgjithësi nuk kishte shumë raste sepse ata u tërhoqën në një bllok të ulët dhe ne patëm shumë zotërim të topit”. 

“Por pas barazimit 2-2 ata krijuan disa mundësi, kështu që ndoshta kemi nevojë për disa rregullime në aspektin defensiv”.  

“Nuk po lejojmë shumë raste, por po pësojmë gola, dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë Slot./Telegrafi/

The post “Duhet të bëjmë më mirë”, Arne Slot zbulon pikën e dobët të Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Haxhiu dhe Sveçla me akuza të rënda për sistemin e drejtësisë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan

10 August 2025 at 20:57

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail dhe Edonis Shkodra, kishin qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim – nga 21 qershori deri më 8 tetor 2024 – me ndërprerje të paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, dy nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, kanë qëndruar vetëm pak muaj në paraburgim, nga data 21 qershor 2024 deri më 8 tetor 2024, me ndërprerje paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë”.

Sipas saj, kjo periudhë shumë e shkurtër paraburgimi për vepra të rënda tregon një problem serioz në trajtimin e rasteve nga organet e drejtësisë.

“Një qëndrim kaq i shkurtër dhe ndërprerja e paraburgimit, mund të çojë në pasoja tragjike siç pamë sot me vrasjen e trefishtë. Sistemi i drejtësisë duhet të tregojë përgjegjësi maksimale për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve”.

Edhe Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, u shpreh i tronditur nga ngjarja dhe përcolli ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa kritikoi ashpër Prokurorinë dhe Gjyqësorin për, siç tha, tolerim ndaj krimeve të rënda.

Ai theksoi se i dyshuari kryesor ishte arrestuar vitin e kaluar për fajde, por ishte lënë i lirë, duke kërkuar që institucionet të reflektojnë dhe të mos ketë më asnjë tolerim ndaj kriminelëve.

“Në këtë ngjarje të rëndë nuk mund të mos jem jashtëzakonisht i indinjuar me trajtimin që institucionet e drejtësisë, si Prokuroria e Gjyqësori, janë duke i bërë rasteve të tilla duke i lënë në liri”.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 12:30 në rrugën “Ibrahim Rugova” të Gjilanit, ku tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën.

Sipas Policisë, njëri prej viktimave vdiq në vend, ndërsa dy të tjerë pas transportimit në emergjencë. Një i plagosur po trajtohet për plagë nga arma e zjarrit, ndërsa një tjetër ka marrë plagë jo nga arma e zjarrit.

Drejtori rajonal i Policisë, Agron Rukiqi, tha se i dyshuari kryesor ka të kaluar kriminale me disa raste për sulm, prishje të rendit publik, mashtrim, fajde, kërcënim, shantazh dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Policia ka shpallur në kërkim tre të dyshuarit – Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra – dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë për kapjen e tyre./Telegrafi/

The post Haxhiu dhe Sveçla me akuza të rënda për sistemin e drejtësisë pas vrasjes së trefishtë në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Maqedoni, rritet mesatarja e maturës shtetërore

10 August 2025 at 20:46

Rezultatet e publikuara të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të dukshme të nivelit të suksesit të maturantëve në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas zëvendësdrejtorit të Qendrës Shtetërore të Provimeve, Ali Abdullai, nota mesatare e përgjithshme në të gjitha lëndët qofshin ato të detyrueshme apo zgjedhore ka arritur në 3.69, nga 3.26 që ishte vitin e kaluar, duke shënuar përmirësim pothuajse në çdo lëndë.

“Këtë vit për dhënien e provimit të maturës janë paraqitur 15 mijë maturant, 3 përqind prej tyre nuk u paraqitën në ditën e provimit. 5966 maturantë ishin nga shkollat e mesme të gjimnazit, 8816 ishin nga shkollat e mesme profesionale dhe 222 nga shkollat e mesme të artit. Nota mesatare që arritën maturantët te të gjitha lëndët qofshin ato të dëtyrueshme apo zgjedhore është 3.69 që në krahasim me vitin e kaluar i cili ishte 3,26 ka një përmirësim të dukshëm gati se në të gjitha lëndët”. – tha Zv.Drejtori i QSHP, Ali Abdullai.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë tha zv.drejtori Abdullai. Sipas tij një numër i nxënësve u përjashtuan për shkelje të rregullores gjatë nënshkrimit të testit.

“172 nxënësve u është anuluar testi për arsye të mosrespektimit të rregullores gjatë nënshkrimit të testit. Pas publikimit të notave, 507 maturantë ose 1.77% e totalit paraqitën ankesa për rezultatet e tyre, të cilat tashmë po shqyrtohen nga autoritetet arsimore”. – u shpreh Abdullai.

Të gjithë nxënësit të cilët nuk e kanë kaluar provimin e maturës shtetërore në afatin e parë kanë mundësi që ti nënshtrohen provimit në afatin e dytë më 12 gusht në lëndët e gjuhës amtare, ndërsa më 14 gusht në lëndët zgjedhore.

The post Maqedoni, rritet mesatarja e maturës shtetërore appeared first on Telegrafi.

Kosova në muajin e gjashtë pa institucione të reja, analistët: Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë asnjë partie

10 August 2025 at 20:37

Kosova po hyn në muajin e gjashtë pa institucione të reja. Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj. Njohës të fushës, vënë në pah se ngërçi i krijuar është rezultat i mungesës së një konsensusi politik.

Konsensus për krijimin e institucioneve po kërkojnë njohës të politikës, në mënyrë që vendi të dalë nga ngërçi politik dhe pasojat të jenë sa më të vogla.

Njohës të fushës vlerësojnë se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje duhet të dalë me oferta konkrete për Nismën e Fatmir Limajt, si dhe për pakicat joserbe, në mënyrë që të sigurojë shumicën absolute për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Jeton Halimaj, njohës i drejtësisë dhe politikës, tha për RTK-në se tash është koha e fundit të mblidhen të diskutojnë dhe Albin Kurti të shkoj me oferta konkrete edhe për Limajn edhe për Baljen, të themelojnë Institucionet e Kosovës dhe të lënë inatet politike.

Gjykata nuk mund t’i zgjidhë çështjet politike, theksojnë njohësit e drejtësisë, duke vënë në pah se një konsensus mes subjekteve politike është i nevojshëm për të ecur përpara.

“Kushtetuta ka lënë hapësirë të mjaftueshme që aktorët politik kur vije koha e konstituimit të institucioneve të ulen dhe të gjejnë një konsensus “, tha Zahir Çerkini, profesor i së Drejtës Kushtetuese.

Analisti Halimaj thotë se zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë asnjë partie politike.

Sipas tij, ky ngërç politik do t’i varfërojë qytetarët dhe do ta pengojë rrugën euroatlantike të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të saj, ta zgjedhin kryeparlamentarin dhe nënkryetarët e rinj.

The post Kosova në muajin e gjashtë pa institucione të reja, analistët: Zgjedhjet e parakohshme nuk i konvenojnë asnjë partie appeared first on Telegrafi.

Katy Perry ndau një fotografi me lëndimet që pësoi gjatë një prej performancave

10 August 2025 at 20:34

Këngëtarja amerikane, Katy Perry, ndau së fundmi një fotografi në Instagram ku tregon lëndimet që pësoi gjatë turneut “Lifetime”.

Konkretisht, ylli 40-vjeçar ndau një sërë fotosh në një postim të vetëm, dhe gjunjët e saj të gërvishtur tërhoqën vëmendjen e fansave.

“Vazhdojmë me turne”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Mes një koleksioni të gjatë fotosh që kujtojnë muajt e fundit në udhëtime, Perry ndau një foto të këmbëve të saj me një sërë mavijosjesh dhe gërvishtjesh, ndërsa relaksohet në vaskë.

Në imazhin tjetër, shpjegoi se si arriti t’i përballonte lëndimet.

Ky dëmtim nuk është pengesa e parë me të cilën përballet këngëtarja në turneun e saj botëror.

Perry përjetoi një moment dramatik në skenë muajin e kaluar gjatë një performance në San Francisko.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)

Rekuizita në formë fluture mbi të cilën ishte ulur u thye në Qendrën Chase, duke e lënë atë të fluturonte lart mbi publikun.

Gjithashtu, në fund të qershorit, gjatë një koncerti në Australi, një situatë e ngjashme ndodhi kur topi metalik që duhej ta ngrinte mbi publikun anoi papritur, duke e rrëzuar pothuajse tërësisht atë. /Telegrafi/

The post Katy Perry ndau një fotografi me lëndimet që pësoi gjatë një prej performancave appeared first on Telegrafi.

Chelsea me një ofertë të parezistueshme drejt Leizpigut për Xavi Simons

10 August 2025 at 20:33

Chelsea është në bisedime me RB Leipzig për një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Xavi Simons dhe mund të sjellë rikthimin e Christopher Nkunkut te klubi gjerman. 

Leipzig dëshiron rikthimin e sulmuesit francez, i cili u bashkua me Chelsean në një kontratë gjashtëvjeçare në vitin 2023 për 52 milionë euro, por nuk u integrua mirë në Londër. 

 Ai mund të zëvendësojë Benjamin Seskon, që sapo u transferua te Manchester United. 

Chelsea janë duke negociuar me klubin gjerman për transferimin e Xavi Simons, me të cilin janë pajtuar tashmë për kushtet personale, edhe pse kishte interes nga Bayern Munich. 

 Leipzig e vlerëson Simonsin rreth 70 milionë, ndërsa Chelsea po synon ta përfshijë Nkunkun si pjesë të marrëveshjes, duke e vlerësuar atë 40 milionë, sipas The Guardian. 

‘Blutë e Londrës’ pritet të paguajnë një shumë shtesë për yllin holandez, i cili mund të luajë në pozicione të ndryshme në sulm. 

 Leipzig gjithashtu ka interes të nënshkruajë me Harvey Elliott nga Liverpooli. 

Chelsea në ndërkohë është ende në bisedime me Manchester Unitedin për Alejandro Garnacho dhe shpresojnë të shesin Nicolas Jackson për të përmbushur kriteret financiare./Telegrafi/

The post Chelsea me një ofertë të parezistueshme drejt Leizpigut për Xavi Simons appeared first on Telegrafi.

Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera, pamjet e para tregojnë dëme dhe ndërtesa të shembura

10 August 2025 at 20:23

Një tërmet më i fortë goditi jugun e Turqisë dhe dy të tjerë më të dobët pasuan shpejt, ndërsa raportet e para treguan gjithashtu për të lënduar dhe ndërtesa të shembura në rrethin Sındırgı në Balikesir.

Tërmeti i parë kishte një magnitudë prej 6.1 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa pasuan dy të tjerë më të dobët prej 4.1 dhe 4 ballë sipas shkallës Rihter.

🔴 #UPDATE — Footage shows collapsed structures in Golcuk village, Sindirgi district of Balikesir, following 6.1-magnitude quake pic.twitter.com/qNaVNOvgM7

— Türkiye Today (@turkiyetodaycom) August 10, 2025

Tërmeti u ndje në të gjithë Balikesirin qendror dhe në provincat përreth, duke përfshirë Izmirin, Kutahyan, Yalovën, Stambollin, Manisan, Usakun, Ajdinin, Eskisehirin, Sakaryan dhe Tekirdagun.

Kryetari i bashkisë së Balıkesir, Sındırgı Sak, deklaroi se 10 ndërtesa në këtë zonë janë shembur dhe se për momentin nuk mund të merren informacione nga disa zona.

Ai deklaroi gjithashtu se katër persona janë shpëtuar, ndërsa kërkimi për dy të tjerë vazhdon. /Telegrafi/

Balıkesir Sındırgı Hükümet Binası yanında enkazdan yaralı kurtarma anı#deprem #hissettik #balikesir #sındırgı

pic.twitter.com/UtdmKQy3J8

— Musa Kayrak (@musakayrak) August 10, 2025

The post Turqia goditet edhe nga dy tërmete tjera, pamjet e para tregojnë dëme dhe ndërtesa të shembura appeared first on Telegrafi.

Sondazh: Shumica e gjermanëve mbështesin njohjen e shtetit palestinez

10 August 2025 at 20:08

Ndryshe nga qeveria e tyre, shumica e gjermanëve mbështesin njohjen e një shteti palestinez, tregoi një sondazh i publikuar sot nga “Internationale Politik” me seli në Berlin.

Rreth 54% e të anketuarve kanë thënë se janë në favor të njohjes së Palestinës si shtet i pavarur, ndërsa 31% kanë kundërshtuar idenë.

Një segment i madh i të rinjve gjermanë dhe mbështetësve të partisë opozitare radikale të majtë, Partia e Majtë, e kanë mbështetur këtë hap.

Midis mbështetësve të Partisë së Majtë, rreth 85% e të anketuarve e kanë mbështetur njohjen e Palestinës.

Midis mbështetësve të Partisë së Gjelbër të opozitës, shifra ishte 66%, dhe midis mbështetësve të Partisë Social Demokratike (SPD) që bashkëqeverisë, përqindja ishte 52.

Mbështetja ishte veçanërisht e ulët midis Unionit Kristian Demokrat/Bashkimit Kristian Social (48%) dhe Alternativës për Gjermaninë të ekstremit të djathtë (AfD) (45%).

Një sondazh i mëhershëm ka treguar që shumica e gjermanëve duan që qeveria e tyre të ushtrojë më shumë presion mbi Izraelin në lidhje me veprimet e tij në Rripin e Gazës.

Sondazhi “DeutschlandTrend”, i porositur nga transmetuesi publik ARD, zbuloi se 66% e pjesëmarrësve janë pajtuar me deklaratën se “qeveria gjermane duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj qeverisë izraelite për ta ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Rripit të Gazës”.

Presioni në rritje i opinionit publik ndaj qeverisë gjermane – i nxitur nga raportimet për fëmijë që po vdesin nga uria në Gaza – e shtyu kancelarin Friedrich Merz që të premten të njoftojë pezullimin e pjesshëm të eksporteve të armëve drejt Izraelit. /AA/

The post Sondazh: Shumica e gjermanëve mbështesin njohjen e shtetit palestinez appeared first on Telegrafi.

Izet Mexhiti prezanton projektin për parkun e ri në Çair

10 August 2025 at 20:08

Zëvendëskryeministri i parë shqiptarë, tani më kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot projektin për ndërtimin e një parku të ri modern në këtë komunë, të cilin e ka cilësuar si një nga projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme për të ardhmen e zonës.

Sipas Mexhitit, projekti është përzgjedhur pas përfundimit të Thirrjes Publike dhe do të realizohet menjëherë pas marrjes së detyrës nga kryesia e re e Qytetit të Shkupit, në kompetencë të të cilit është ky park.

“Parku i Ri do t’i japë frymëmarrje të re jo vetëm Çairit, por edhe gjithë Shkupit. Ai do të jetë më shumë se thjesht një park — një hapësirë moderne, ekologjike dhe funksionale, për një Çair më të gjelbër, më të shëndetshëm dhe më të bukur për familjet tona dhe gjeneratat që vijnë,” tha Mexhiti.

Projekti përfshin sipërfaqe të gjelbra moderne, zona të dedikuara për fëmijë dhe të moshuar, pista për ecje dhe çiklizëm, hapësira kulturore dhe rekreative, si dhe ndriçim, çezma, tualete publike, siguri dhe mirëmbajtje sipas standardeve më të larta.

Mexhiti e mbylli prezantimin me mesazhin: “Me zemër për Çairin tonë!”

The post Izet Mexhiti prezanton projektin për parkun e ri në Çair appeared first on Telegrafi.

Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin

10 August 2025 at 20:05

Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Superligën e Rusisë me fanellën e Rubin Kazanit.

Në pesë ndeshjet e para mes kampionatit dhe Kupës së Rusisë, Daku ka qenë i papërmbajtshëm, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar një asistim.

Përkundër faktit se sapo ka vazhduar kontratën me Rubin Kazanin deri në vitin 2029, sulmuesi kosovar mund të largohet gjatë kësaj vere nga klubi rus për të bërë një hap gjigant në karrierë, duke u transferuar në Serie A.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se skuadra e madhe italiane, Fiorentina, ka nisur kontaktet me Rubin Kazanin për transferimin e Dakut.

Moise Kean është pranë largimit për t’u transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa klubi “Vjollcë” e sheh Dakun si zëvendësuesin ideal të italianit.

Tashmë janë zhvilluar kontaktet e para mes klubeve, ndërkohë që drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Pradè, ka kontaktuar edhe me agjentin e Dakut, Shkumbin Qorrmemeti.

Përkundër që Daku është lojtari kryesor i Rubin Kazanit, besohet se një ofertë rreth 20 milionë euro mund ta bindë klubin rus të heqë dorë nga ylli i tyre, pasi gjithnjë sipas asaj që ka mësuar Telegrafi, klubi rus do të lejonte largimin e reprezentuesit shqiptar vetëm për një shumë të tillë.

Nga ana tjetër, Daku ka shprehur interesim për një transferim të mundshëm në Serie A, megjithëse është shumë i lumtur në Rubin, ku me kontratën e re fiton dy milionë euro në sezon dhe është lojtari më i paguar në klub.

Tri javët e fundit të afatit kalimtar pritet të vendosin të ardhmen e tij, ndërsa pista Fiorentina mbetet shumë e hapur.

Kujtojmë se Dakun e kërkoi edhe gjiganti rus Zenit St. Petersburg, por në fund transferimi dështoi. Ai kishte gjithashtu oferta të shumta nga Turqia, megjithatë vendosi t’i japë përparësi Rubinit. /Telegrafi/ 

The post Ekskluzive: Mirlind Daku drejt transferimit në Serie A, skuadra e madhe italiane në bisedime me Rubin Kazanin appeared first on Telegrafi.

Policia e Prokuroria japin detaje për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Shkodra ka raste për fajde, shantazh, e organizim të grupit kriminal

10 August 2025 at 18:55

I dyshuari për vrasjen trefishtë në Gjilan me mbi 30 vepra penale në të kaluarën

Gjilani është tronditur sot nga një vrasje e trefishtë që ka ndodhur në një kafiteri të qytetit. Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim tre persona të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë – Mefail Shkodra dhe djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra.

Drejtori rajonal i Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, tha në një konferencë për media se një person tjetër është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për ndërlidhje me rastin.

Ndërkohë, për tre të kërkuarit është bërë kërkesë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar të gjitha pikat kufitare.

“Tre persona janë shpallur në kërkim policor, dhe është bërë kërkesa për bashkëpunim ndërkombëtar dhe janë njoftuar pikat kufitare. Personi i katërt është arrestuar në vend të ngjarjes pasi janë duke u hetuar të gjitha veprimet nëse i njëjti mund të ketë ndërlidhje me këtë rast”.

Derisa, prokurori i rastit, Isuf Sadiku, bëri të ditur se Mefail Shkodra ka një precedent penal prej mbi 30 veprash penale, përfshirë sulm, prishje të rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim dhe pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal.

“Personi i dyshuar që ka kryer veprën penale ka precedent penal. Ka raste për sulm, prishje e rendit, fajde, mashtrim, kërcënim, shantazh, detyrim. Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal”, ka treguar Prokurori i rastit.

Megjithatë prokurori tha se ende herët për të dalë me qëndrim rreth motiveve

“Është ende herët të dilet me qëndrim për motivet”.

Institucionet hetimore po vazhdojnë operacionet për kapjen e të dyshuarve./Telegrafi/

The post Policia e Prokuroria japin detaje për vrasjen e trefishtë në Gjilan: Shkodra ka raste për fajde, shantazh, e organizim të grupit kriminal appeared first on Telegrafi.

Gjiganti italian po e përcjell më vemendje situatën e Donnarummës

10 August 2025 at 18:53

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma, duket se po afrohet drejt largimit pas vendimit të klubit për të nënshkruar me Lucas Chevalier nga Lyon për 40 milionë euro, duke e zëvendësuar në praktikë italianin si portierin e parë. 

Pas dështimit për të arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës, Donnarumma ka dy opsione –  të pranojë një transferim veror në vlerë prej 20-25 milionë eurosh ose të qëndrojë në PSG dhe të luftojë për rikthimin e vendit titullar, përpara se të largohet si lojtar pa pagesë në vitin 2026. 

Interi po ndjek me vëmendje këtë situatë. Klubi i Serie A e sheh Donnarumman si kandidat kryesor për të zëvendësuar Yann Sommerin, i cili pritet të përfundojë kontratën në vitin 2026. 

Burime raportojnë se Enzo Raiola, agjenti i Donnarummës, ka vizituar disa herë zyrat e Interit gjatë këtij viti për të diskutuar planet e ardhshme. 

Ndërkohë që negociatat mbi pagën mbeten delikate, Donnarumma ka refuzuar më parë ofertën e PSG-së prej 8 milionë eurosh plus 4 milionë euro në bonus. 

Interi ka shprehur qartë interesin për portierin dhe është gati të veprojë nëse ai do të jetë i lirë për transferim verën e ardhshme, sipas FCInterNews. 

Klubi thuhet se i ka kërkuar Raiolës që ta mbajë të informuar për hapat e ardhshëm të Donnarummas, duke sinjalizuar dëshirën për të ndjekur portierin me përvojë në rast të një mundësie./Telegrafi/

The post Gjiganti italian po e përcjell më vemendje situatën e Donnarummës appeared first on Telegrafi.

Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare

10 August 2025 at 18:42

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, në një konferencë për media ka shpalosur Pikën 5 të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, ekologjinë dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në komunat shqiptare.

Taravari theksoi se kjo pikë synon pastrimin e deponive ilegale, krijimin e sistemeve të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe përdorimin e energjive të ripërtëritshme.

Në planin e infrastrukturës, ai paralajmëroi investime në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë, si dhe përmirësim të qasjes në zonat rurale. Taravari gjithashtu përmendi ndërtimin e tregjeve moderne me përparësi për bizneset familjare dhe lehtësira për prodhuesit e produkteve BIO, si dhe ruajtjen e arkitekturës tradicionale shqiptare.

“Motoja e kësaj pike është e qartë: Mjedis i pastër – Komunitet i shëndetshëm; Infrastrukturë moderne – Zhvillim i qëndrueshëm,” tha Taravari.

The post Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare appeared first on Telegrafi.

Inigo Martinez shpjegon arsyen pse u largua nga Barcelona për t’u transferuar tek Al-Nassr

10 August 2025 at 18:39

Inigo Martinez është bërë zyrtarisht pjesë e klubit arab Al-Nassr dhe  tani ai ka shprehur entuziazmin e tij për fillimin e këtij kapitulli të ri në karrierë. 

“Është kënaqësi të jem këtu, me shumë entuziazëm dhe dëshirë për të filluar punën me shokët e skuadrës. Sinqerisht, kjo përvojë është shumë emocionuese dhe e përballoj me motivim të madh. Tani është koha të bashkohem me shokët e skuadrës dhe të kaloj kohë me ta”. 

“Është një ekip i madh që aspiron për gjithçka, vij për të kontribuar, për të shijuar, për të mësuar dhe për të dhënë gjithçka për të fituar”. 

Kur më erdhi mundësia për t’u bashkuar, bisedova me disa shokë skuadre që folën shumë mirë për klubin dhe atmosferën në dhomën e zhveshjes, që është fantastike, prandaj vendosa të bëj këtë hap”. 

Iñigo Martínez is Nassrawi 🤩#MartínezIsYellow 💛 pic.twitter.com/2BviVr0rwR

— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) August 9, 2025

 

Duke parë përpara, Martinez është i sigurt se do të përshtatet me jetën në Riad dhe do ta përballojë me sukses këtë sfidë. 

“Kam qenë në Arabinë Saudite tre herë për Superkupën dhe në ato raste që pata mundësi ta njoh vendin, ndihesha shumë rehat”. 

“Kjo është një eksperiencë e re për mua dhe familjen time, dhe jam i etur të njoh qytetin dhe të përshtatem me jetën e re”. 

“Shpresoj të jem në nivelin e duhur, angazhimi nuk do të mungojë. Shihemi së shpejti”, ka thënë Martinez, 

Mbrojtësi nënshkroi kontratë deri në vitin 2026 dhe bashkohet me një skuadër yjesh në Al-Nassr, që përfshin Cristiano Ronaldon dhe Joao Felix./Telegrafi/

The post Inigo Martinez shpjegon arsyen pse u largua nga Barcelona për t’u transferuar tek Al-Nassr appeared first on Telegrafi.

Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna

10 August 2025 at 18:38

Luana Vjollca, një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram.

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur ka publikuar një fotografi ku shfaqet në bikini, duke vënë në pah format e saj perfekte dhe elegancën që e karakterizon.

Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve jo vetëm për pamjen e saj të kuruar deri në detaj, por edhe për mënyrën se si ka zgjedhur ta shoqërojë këtë imazh.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Në përshkrimin e postimit, ajo ka shkruar: “Një Luanë ka bërë nëna”, një fjali e shkurtër, por me kuptim.

Postimi ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për pamjen e saj.

Shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe mënyrën e zgjuar të përdorimit të fjalëve në përshkrim, duke e konsideruar si një shprehje që e përfaqëson plotësisht personalitetin e saj.

Ky postim vjen në një periudhë ku Luana po shijon disa ditë pushimi, ndërkohë që vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

The post Luana Vjollca mahnit me bikini: Një e ka bërë nëna appeared first on Telegrafi.

Bota reagon ndaj marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

10 August 2025 at 18:38

Vendet fqinje të Armenisë dhe Azerbajxhanit, si dhe institucionet ndërkombëtare, kanë reaguar ndaj marrëveshjes së re të paqes të ndërmjetësuar nga SHBA midis Bakusë dhe Jerevanit, të nënshkruar të premten – me entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, marrëveshja, e cila synon t’i japë fund dekadave të konfliktit, përfshin një korridor të planifikuar në Kaukaz, të cilin Irani ka thënë se do ta bllokojë.

Ministria e jashtme e Iranit përmendi shqetësime për pasojat e mundshme negative të çdo ndërhyrjeje të huaj pranë kufijve të saj.

Rusia, opozita e Gjeorgjisë dhe kryeministri gjeorgjian Irakli Kobakhidze e kanë mirëpritur të gjithë marrëveshjen, me Kobakhidze që e përshkruan atë si fillimin e një epoke të re stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik.

BE-ja dhe OKB-ja e kanë përshëndetur gjithashtu marrëveshjen si të dobishme për arritjen e paqes së qëndrueshme, shkruan euronews.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme postoi në rrjetet sociale, duke përfshirë një link për deklaratën zyrtare.

Në të, rruga e fundit drejt kësaj marrëveshjeje historike është përmbledhur shkurtimisht:

“Pas finalizimit të negociatave dypalëshe Armeni-Azerbajxhan mbi tekstin e marrëveshjes së paqes marsin e kaluar, kjo përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe vendimtar drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, bazuar në njohjen reciproke të sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve të njëri-tjetrit në përputhje me Deklaratën Alma-Ata të vitit 1991.”

Ndryshe, udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikol Pashinyan dhe Ilham Aliyev, nënshkruan marrëveshjen të premten në prani të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington, pas pothuajse katër dekadash të një konflikti të përgjakshëm, të përqendruar rreth rajonit të diskutueshëm të Karabakut.

Në shtator 2023, Azerbajxhani kishte rimarrë kontrollin e plotë të rajonit pas një fushate të suksesshme ushtarake. /Telegrafi/

The post Bota reagon ndaj marrëveshjes së paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit appeared first on Telegrafi.

Digjen tri shtëpi banimi në Kçiq të Mitrovicës

10 August 2025 at 18:23

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në lagjen “Ibrahimi” në Kçiq të Mitrovicës, duke përfshirë tre shtëpi banimi.

Zjarri është raportuar të ketë nisur në orët e mesditës dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të kushteve atmosferike.

Lidhur me zjarret, banorët e zonës kanë shprehur shqetësim të madh për situatën e krijuar.

The post Digjen tri shtëpi banimi në Kçiq të Mitrovicës appeared first on Telegrafi.

Fund dramatik në ‘Wembley’: Crystal Palace mposht Liverpoolin dhe shpallet fitues i Community Shield

10 August 2025 at 18:17

Crystal Palace është shpallur kampion i Community Shield pasi mposhti Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht ‘Të Kuqtë’, të cilët realizuan për 1-0 në minutën e katërt përmes Hugo Ekitike.  

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Palace ia doli që të fitojë një penallti në minutën e 17-të si rezultat i një ndërhyrje të palejueshme nga Virgil Van Dijk.  

I saktë nga pika e bardhë u tregua Jean-Philippe Mateta i cili realizoi për 1-1 duke e mposhtur Alissonin.  

Sidoqoftë, gëzimi i Palace nuk zgjati edhe aq shumë, pasi Liverpooli realizoi sërish për ta rikthyer epërsinë.  

Në tentim për të dërguar një krosim në zonë, Jeremie Frimpong (21’) të shënojë për rezultatin 2-1. 

The winning penalty 🔥 pic.twitter.com/3UYYvFwAru

— Crystal Palace F.C. (@CPFC) August 10, 2025

Në minutën e 52-të Ekitike shpërdoroi një mundësi ideale për të realizuar golin e tretë për Liverpoolin, pasi dështoi përballë Henderson. 

Palace ia doli që të barazojë rezultatin në minutën e 77-të përmes Ismaila Sarr i cili pranoi një top brenda zonës për të realizuar për 2-2. 

Kështu koha e rregullt përfundoi baras dhe u desh ekzekutimi i penalltive, aty ku më të saktë ishin skuadra e Crystal Palace  që fituan me rezultat 3-2./Telegrafi/

CRYSTAL PALACE ARE THE 2025 COMMUNITY SHIELD WINNERS ❤💙 pic.twitter.com/dXhwOVGbSZ

— Crystal Palace F.C. (@CPFC) August 10, 2025

The post Fund dramatik në ‘Wembley’: Crystal Palace mposht Liverpoolin dhe shpallet fitues i Community Shield appeared first on Telegrafi.

Dy orë pritje në Qafë Thanë në të nxehtin përvëlues

10 August 2025 at 18:08

Dy orë pritje në Qafë Thanë. kolona e gjatë në kufirin Maqedoni-Shqipëri në temperatura përvëluese

Qindra qytetarë po përballen me pritje të gjata deri në dy orë në pikën kufitare të Qafë Thanës, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kolona të gjata mjetesh janë krijuar në kufirin Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa temperaturat e larta mbi 35°C po e rëndojnë edhe më shumë situatën për udhëtarët.

Qytetarët kërkojnë nga autoritetet zgjidhje sa më të shpejtë të problemit të madh, të pritjeve të gjata.

The post Dy orë pritje në Qafë Thanë në të nxehtin përvëlues appeared first on Telegrafi.

Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e Mefail Shkodrës

10 August 2025 at 18:08

Policia e Kosovës, ka përditësuar njoftimin për rastin e rëndë duke shpallur në kërkim Mefail Shkodrën dhe dy djemtë e tij, Edonis e Engjull Shkodra si persona të dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin.

Këta të tre banues në Gjilan,  dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarve, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka publikuar fotografitë e të dyshuarve dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë i së dielës rezultoi me tre viktima të konfirmuara, ndërsa të dyshuarit janë ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij krimi. /Telegrafi/

The post Vrasja e trefishtë në Gjilan, Policia shpall në kërkim edhe dy djemtë e Mefail Shkodrës appeared first on Telegrafi.

❌
❌