Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 August 2025Abc News

Vrau 14-vjeçarin/ Maliq, autori i mitur lë spitalin dhe dërgohet në komisariat

By: Re Nato
14 August 2025 at 20:57

Enedio Guri, autori i vrasjes së Erald Xhejo në Maliq, ka lënë spitalin dhe është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Në ambientet e policisë, Guri do të merret në pyetje nga prokurori.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën Erald Xhejo, teksa mbeti i plagosur Eneido Guri.

Mësohet se ata ishin konfliktuar një ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

 

Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Dhanë dhe po vazhdojnë të japin gjithçka

By: Re Nato
14 August 2025 at 20:48

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka vizituar ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçin, i cili po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Çitaku tha se Thaçin e pyeti për shokët dhe si gjithmonë, sipas saj, e njëjta histori “kokën lart, shpirtin e pathyer, sytë që nuk i shmangen askujt dhe asgjëje”.

“Për mua, kjo nuk është as habi e as surprizë. Sepse ata nuk janë të rëndomtë. Të rëndomtit nuk e kalojnë kufirin në këmbë me vetëm një çantë mbi supe dhe një ideal në zemër. Të rëndomtit nuk e nisin luftën kur e dinë se përballë kanë një makineri lufte shumëfish më të madhe. Të rëndomtit nuk ndërtojnë shtet nga hiçi, duke i dhënë popullit të vet lirinë dhe një të ardhme të sigurt”.

“Dhe jo, kjo nuk është punë fati. Fatin e tyre nuk ua dhuroi askush, ata e shkruan vetë, me zgjedhje të guximshme, të rënda si plumbi, por të drejta e të bardha si drita”.

“Edhe këtu, në Hagë, asnjëri prej tyre nuk sillet me mentalitetin e viktimës. Përkundrazi, qëndrojnë si burrat që janë: me vetëdije të pastër dhe krenarë, duke u përballur me sfidën e fundit po aq dinjitetshëm sa me betejat e para”, shkroi Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo shkroi se për ish-krerët e UÇK-së, liria nuk ishte fjalë, por gjak, nuk ishte privilegj, por detyrë dhe për të, sipas saj, ata dhanë gjithçka.

“Po vazhdojnë të japin, duke mos mundur t’u hedhin as një grusht dhe mbi varret e prindërve që i patën mallë gjithë jetën”.

“Ata sot janë në paraburgim, por nuk janë të robëruar. Sepse muret nuk e ndalin dot frymën e lirë. Sepse e vërteta ecën më shpejt se çdo vendim gjykate. Dhe sepse liria, si dielli, nuk ndalet nga retë, ajo gjithmonë gjen çarjen për të shpërthyer në dritë. Andaj PO, Dielli do të lind përsëri”, shkroi ajo.

Raportohet për të paktën 17 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

By: Re Nato
14 August 2025 at 20:44

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se të paktën 17 persona u vranë të enjten nga sulmet ajrore izraelite, teksa ushtria ka intensifikuar bombardimet në Qytetin e Gazës.

Në mesin e viktimave ishin gjashtë civilë që po prisnin të merrnin ndihma humanitare, tha zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal.

“Forcat izraelite po intensifikojnë sulmet në zonën Zeitun” në Qytetin e Gazës, tha ai.

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për këto pretendime.

“Për të katërtën ditë me radhë, zona është goditur nga ushtria, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Shumë njerëz nuk mund të largohen nga zona për shkak të luftimeve”, theksoi Bassal.

Një ditë më parë, kreu i ushtrisë izraelite miratoi planin e ri për operacione në Rripin e Gazës, që synojnë lirimin e të gjitha pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Trump: Udhëheqësit evropianë të marrin pjesë në takimin e mundshëm Putin-Zelensky

By: Re Nato
14 August 2025 at 20:19

Donald Trump është pyetur në lidhje me takimin e tij me Vladimir Putin nesër dhe nëse është i përgatitur t’i ofrojë Putinit qasje në minerale të rralla për ta nxitur atë që t’i japë fund luftës në Ukrainë.

“Do të shohim çfarë do të ndodhë, do të kemi një takim të madh”, thotë ai, shkruan Sky News.

“Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për Rusinë dhe do të jetë shumë e rëndësishme për ne që do të shpëtojmë shumë jetë.”, shtoi presidenti.

Trump përsërit se do të takohet me Putinin “për të shpëtuar mijëra ushtarë në javë”.

Duke iu referuar takimit të nesërm, ai thotë: “Mendoj se do të jetë mirë”.

“Por takimi më i rëndësishëm do të jetë takimi i dytë që do të zhvillojmë, do të zhvillojmë një takim me Presidentin Putin, Presidentin Zelenskyy, mua dhe ndoshta do të sjellim disa nga udhëheqësit evropianë, ndoshta jo.”

Trump u tha gazetarëve se mendon që Putini dhe Zelensky “do të bëjnë paqe”./abcnews.al

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë, u takuan në lokal për t’u sqaruar

By: Re Nato
14 August 2025 at 19:41

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre.

Dy 14-vjeçaret u takuan në një lokal në Maliq, teksa pas përleshjes me thika, humbi jetën Erald Xhejo, teksa mbeti i plagosur Eneido Guri.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg.

Guri është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Vrasja me thikë, pas një konflikti/ Maliq, identifikohen viktima dhe i plagosuri (EMRAT)

By: Re Nato
14 August 2025 at 19:08

Erald Xhejo është 14-vjeçari i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Maliq.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari.

Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër, Enedio Guri, autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Vjen shiu, ikën dielli dhe i nxehti/ Zbutet egërsia e të nxehtit, thyhet vala afrikane

By: Re Nato
14 August 2025 at 19:06

Në rrugët e kryeqytetit reshjet e pakta kanë sjellë freskinë e munguar.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve reshjet të pakta shiu do të regjistrohen në zonat e qarkut të Korçës dhe Gjirokastrës.

Po ashtu edhe ditën e premte priten reshje të pakëta shiu. Por ndonëse jo me intensitet, shiu mund të sjellë përmirësim të situatës me vatrat aktive të zjarrit, që në dy ditët e fundit shkaktuan gjendje të jahstëzakonshme në Gramsh dhe Delvinë.

Sipas parashikimeve edhe temperatura maksimale nuk do t’i kalojë 33 gradë në vendet e ulëta, ndërsa era do të jetë e fortë në zonat malore./abcnews.al

 

 

 

Vritet me thikë i mituri në Maliq

By: Re Nato
14 August 2025 at 18:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, teksa një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me thikë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, pati një konflikt me thikë midis tij dhe një tjetër 14-vjeçari.

Si pasojë e plagëve të marra, i mituri ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Kremlini: Nuk do të nënshkruhet dokument pas takimit midis Putin dhe Trump

By: Re Nato
14 August 2025 at 18:45

Kremlini ka lëshuar një deklaratë në prag të takimit të Vladimir Putinit me Donald Trumpin në Alaska.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax citon Kremlinin të ketë thënë se nuk ka plane për të nënshkruar ndonjë dokument në samitin e së premtes, shkruan Sky News.

Sipas Kremlinit, do të ishte një gabim i madh të parashikohej rezultati i negociatave të nivelit të lartë midis Rusisë dhe SHBA-së.

Më parë, Kremlini tha se programi për samitin ishte rënë dakord, me një takim kokë më kokë midis dy udhëheqësve.

“Plagët” e zjarrit/ Delvinë, hiri që lanë pas flakët e gushtit

By: Re Nato
14 August 2025 at 18:10

Nëse flakët që përfshinë  Syrin e Kaltër do të mund të izoloheshin në këtë majë mali, Delvina dhe fshati Kakodhiq do t’i kishin  shpëtuar zjarrit.

Kështu mendon Lulëzim Callari, i cili dy ditë më parë ishte bashkë me  zjarrfikësit  kur këta po mundoheshin për të vënë në kontroll flakët.

“Nëse zjarri do të ndërpritej te ky vend këtu atëherë Delvina do të shpëtonte, zjarrfikëset e Delvinës që zoti i ruajtë janë futur aty poshtë mes flakëve, janë asfiksuar dhe prapë kanë dalë. Forcat e Armatosura që ishin aty na thanë që largohuni se e mbajm ne zjarrin. Unë ika për në Kardhikaq kur u ktheva pastaj gjithçka ishte djegur.”

Flakët u përhapën më shpejtësi duke shkrumbuar gjithçka kishin para.

“Vet pamja flet, situata ishte tepër e vështirë, zjarri erdhi në menyrë të papritur ditën e fundit, se ditën e pare ishte në Delvinë, në mëngjes u zgjuam dhe ishte kjo situatë, pjesa e ullishtes tonë u dogj për disa minuta. Erdhën zjarrfikëset bënë pjesën e tyre, por fatkeqësisht nuk ia arritën qëllimit.”

Në Kakodhiq, 10 shtëpi  janë djegur plotësisht ndërsa pemët frutore dhe ullinjtë nuk llogariten.

“Nga këtej pastaj zjarri dogji pjesën më të madhe të Nishanit, pothuajse njëri kishte rreth 3000 pemë frutore, një shok tjetër kishte rreth 2000 rrënjë ullinj. Dhe pjesa më e madhe e Nishanit u dogj! Dëmi llogaritet pa fund, pa fund, vetëm një shokut tim i janë djegur 15 mijë rrënjë, një tjetri 2000 rrenjë, mua 400, dikujt 200….”

“Janë rreth 10 shtëpi të banuara ose të braktisura që janë të djegura, dëmi nuk mund të llogaritet, por fshati jonë Kakodhiqi ka rreth 1800 rrënjë ullinj, sot mund të jenë djegur rreth 1000”.

Tek banorët, frika për atë që përjetuan  vijon të jetë e pranishme…

“Erdhëm nga Greqia të rrimë disa ditë pushimi, për festën e fshatit të mbledhin fëmijët të gëzojmë të gjithë. Gjetëm flakën nga Delvina deri këtu, as gjermani nuk na dogji kështu.”

Në vatrën e zjarrit, më lehtë numërohet çfarë ka mbetur pas, se ajo çfarë ka humbur.

Tymi po largohet dhe dëmet kanë nisur të llogariten, por jeta e banorëve të  qytetit jugor dhe fshatrave të tij  pas dy ditëve të fundit në luftë me flakët do të marrë një tjetër rrjedhë./abcnews.al

Takimi me Putin në Alaskë/ Trump: Ka 25 përqind mundësi që të mos jetë i suksesshëm

By: Re Nato
14 August 2025 at 17:56

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka “25 përqind shanse” që takimi i tij me Vladimir Putin të dështojë.

“Ky takim përgatit takimin e dytë”, i tha ai Fox News Radio.

“Takimi i dytë do të jetë shumë, shumë i rëndësishëm, sepse do të jetë një takim ku ata do të arrijnë një marrëveshje.”, shtoi ai.

Trump tha se një takim i dytë – përfshirë Volodymyr Zelenskyy – do të përfshinte “dhënie e marrje” për kufijtë dhe tokën, megjithëse nuk dha hollësi.

Ai i përshkroi bisedimet e nesërme me Putinin si “si një lojë shahu”.

“Ka një shans prej 25% që ky takim të mos jetë një takim i suksesshëm”, tha ai.

Nëse nuk përfundon mirë, Trump shtoi se është i hapur për të goditur Rusinë me sanksione të mëtejshme.

“Do ta bëja, po… nëse nuk zgjidhet,” deklaroi presidenti./abcnews.al

Protestat në Serbi/ Dashevci: Po përshkallëzohen, mbizotëron dhuna dhe tensionet në rritje

By: Re Nato
14 August 2025 at 17:33

Eksperti i sigurisë, Arben Dashevci thotë se protesta në Serbi kundër presidentit Aleksandër Vuçiç po përshkallëzohen.

Në një intervistë për “Ballkan Update” në ABC News, Dashevci u shpreh se në këto protesta mbizotëron dhuna dhe shtoi se tensionet janë në rritje.

“Po afrohet edhe shtatori e tetori, që është përvjetori i protestave. Ka filluar të përshkallëzohet, të jetë edhe e dhunshme. Po shihet se njerëzit me maska janë të dhunshëm kundër qytetarit të vet në atë shtet. Mendoj se në tetor, nuk ka rrugëdalje tjetër, nëse nuk ndërrohet establishmenti. Po arrestohen edhe qytetarë të Republikës së Kosovës. Po bëjnë hakmarrje politike. Paadyshim që nuk është e lejueshme të përdorësh armën e zjarrit kundër qytetarit tënd. Atje po përshkallëzohet, po e kërkon populli i atij shtet. Do kemi qasje të BE. Mendoj që do ketë reagime të niveleve më të larta tashmë. Rrugë tjetër nuk ka, kthim mbrapa nuk ka. “, theksoi ai./abcnews.al

Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim Ramadan Morinës

14 August 2025 at 17:32

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për Ramadan Morinës, të akuzuarit për pjesëmarrje në masakrën në Burim të Malishevës.

“Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 29-31 mars 1999, në bashkëpunim me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, deklaroj Prokuroria, ndërsa theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve okularë dhe të mbijetuarve.

Ramadan Morina u arrestua ditë më parë në Prishtinë nga Policia e Kosovës, ndërsa seanca për te u mbajt me dyer te mbyllura për mediat.

Edhe Autoritetet serbe kanë raportuar se kanë arrestuar dy shqiptarë në pikën kufitare të Horgoshit me dyshimin për krime lufte të kryera në Kosovë në vitin 1999.

Kjo u bë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç. Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit

Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dosjet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

/abcnews.al/

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra janë aktive

By: Re Nato
14 August 2025 at 17:25

Në vend janë raportuar 23 vatra zjarri aktive në orët e fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.

Përmes një njoftimi, ministria ka treguar se në shumë zona problematike, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar.

Situata nga zjarret në vend

Pas angazhimit të forcave të emergjencave, situata nga zjarret paraqitet e stabilizuar në shumë zona problematike. Aktualisht janë raportuar 23 vatra zjarri aktive.

Po punohet në këto zona:

* Syri i Kaltër (Delvinë) – Vazhdon puna për shuarjen e zjarrit në lartësitë e Malit të Sopotit. Në terren janë 67 forca zjarrfikëse me 11 automjete, 30 forca bashkiake, 80 efektivë të FA me 10 automjete, 6 autoambulanca dhe 30 forca mbështetëse. Në mbështetje edhe avioni italian “Canadair”.

* Pecë, Sirikat, Kardhikaq (Finiq) – Vatra në sipërfaqe me shkurre dhe pyje, po mbahet në vëzhgim nga strukturat vendore.

* Kuç (Himarë) – Zjarr në sipërfaqe pyjore, në operim forcat zjarrfikëse.

* Brataj (Selenicë) – Zjarr në shkurre dhe pyje, forcat zjarrfikëse në terren.

* Mali me Gropa, Val (Bulqizë) – Dy vatra në zonë të mbrojtur, terren i thyer; po monitorohet nga punonjës të AdZM dhe forca vullnetare.

* Tërnovë (Bulqizë) – Zjarr në pyje të dendura, në operacion 8 zjarrfikës, forca pyjore, bashkiake dhe FA, me mbështetje nga një helikopter.

* Zhapokikë, Plashnik, Rezervati Balloll (Poliçan) – Zjarr me përhapje të shpejtë, dje u evakuuan 20 banorë. Në terren po operojnë zjarrfikës, punonjës të AdZM, forca ushtarake dhe 3 helikopterë (2 nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe 1 nga Çekia).

* Velçan (Berat) – Pas angazhimit që në mesditë, me ndërhyrje nga toka dhe nga ajri, është arritur të *shmanget rreziku për banesat në Velçan, Bashkia Berat. Situata po monitorohet nga pranë nga AKMC, teksa 20 efektivë shtesë të  Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore do vazhdojnë të operojnë deri në neutralizimin e plotë të vatrës.*

* Orizaj (Skrapar) – Zjarr në shkurre, pa rrezik për banesat, nën monitorim.

* Vokopolë (Poliçan) – Vatra me intensitet të ulët, nën monitorim.

* Mbrakull (Poliçan) – Situatë e qetë dhe nën kontroll.

* Ibë (Tiranë) – Zjarr i vënë nën kontroll, u shmang rreziku për banesat.

* Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj (Tiranë) – Vatra e vënë nën kontroll, pa rrezik për banesat.

* Ferraj dhe Zall-Herr (Tiranë) – Vatra është vënë nën kontroll, pas një pune mjaft të vështirë për shkak të terrenit.

* Spanesh, Kazie (Rrogozhinë) – Zjarr i izoluar, nën vëzhgim.

* Dhuvjan, Lugar, Frashtan (Dropull) – Zjarr i vënë nën kontroll, situata e qetë.

* Hormovë (Tepelenë) – Zjarr në lartësitë e Majës së Golikut; një vatër tjetër pranë antenave të RTSH, po mbahet nën monitorim.

* Kullollas, Kodovjat, Ermenj (Gramsh) – Është ndërprerë përhapja drejt fshatit Nartë, pas punës së forcave. Në terren zjarrfikës, forca bashkiake, FA dhe vullnetarë.

* Mukaj, Sojnik (Gramsh) – Zjarr në shkurre e ferra, nuk rrezikohen banesat; në terren forca zjarrfikëse, FA dhe vullnetarë.

* Kunorë Dardhë – Laku Klyz, Rrafshi i Sakatit (Fushë Arrëz) – Situata e rënduar, zjarri po përparon në terren të vështirë drejt zonave malore. Në operacion janë mbi 150 forca bashkiake, pyjore, vullnetare dhe efektivë të FA.

* Gërmenj (Kolonjë) – Zjarr në pyje pishe, në operim nga forcat zjarrfikëse.

* Velës (Mirditë) – Zjarri në pyll pishe, në terren forca zjarrfikëse, bashkiake, pyjore dhe vullnetare, me vështirësi për shkak të dendësisë së bimësisë.

“Dhuna në protesta, e patolerueshme”/ Kos: Serbët duhet të shprehin bindjet e tyre pa u frikësuar

By: Re Nato
14 August 2025 at 17:14

Komisionerja për zgjerimin në BE, Marta Kos ka reaguar në lidhje me protestat në Serbi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kos u shpreh se dhuna në protesta është e patolerueshme.

Kos shtoi se serbët duhet të shprehin bindjet e tyre pa u frikësuar.

“Raportet për dhunë gjatë protestave të fundit në Serbi janë thellësisht shqetësuese. Përparimi në këtë rrugën europiane kërkon që qytetarët të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre dhe gazetarët të mund të raportojnë pa kërcënime apo sulme.”, shkruan Kos në X./abcnews.al

Reports of violence during recent protests in 🇷🇸 are deeply concerning. Advancing on the 🇪🇺 path requires citizens can express their views freely and journalists can report without intimidation or attacks.

— Marta Kos (@MartaKosEU) August 14, 2025

SHBA dhe Gjermania mbështetje Ukrainës 2 miliardë dollarë pajisje ushtarake

14 August 2025 at 16:19

Gjermania do të financojë një paketë pajisjesh ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën në kuadër të nismës së re të NATO-s për Listën e Kërkesave me Prioritet për Ukrainën.

Ministria e jashtme e vendit ka thënë se së bashku me aleatë të tjerë, është e përgatitur të financojë “një nga paketat e para gjithëpërfshirëse të mbështetjes” për të treguar angazhimin e saj të qëndrueshëm ndaj mbrojtjes së Ukrainës, shkruan skynews.

“Paketat e mbështetjes do të përfshijnë pajisje ushtarake që ose nuk prodhohen nga industria evropiane e mbrojtjes ose që mund të dorëzohen në shkallën e synuar më shpejt nga Shtetet e Bashkuara sesa nga partnerët evropianë ose Kanadaja”, tha ministria e jashtme gjermane në një deklaratë.

Më herët Donald Trump njoftoi se SHBA-të do të furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake dhe municione në formën e disa paketave të mbështetjes përmes NATO-s.

❌
❌