Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2026Abc News

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

By: Rovena
24 July 2026 at 22:27

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka nisur një riorganizim të kabinetit qeveritar, duke emëruar sekretarin e përgjithshëm të Unionit Kristian Demokrat (CDU), Carsten Linnemann, në postin e ministrit të Shëndetësisë.

Linnemann do të marrë vendin e Nina Warken, e cila do të transferohet në detyrën e ministres për Çështje të Posaçme dhe drejtuese e Kancelarisë Federale.

Gjatë një deklarate në kopshtin e Kancelarisë, Merz bëri të ditur se ky është vetëm hapi i parë i ndryshimeve në qeveri, ndërsa njoftoi se pas përfundimit të pushimeve verore priten edhe lëvizje të tjera në kabinet.

“Do të ketë ndryshime të tjera në qeverinë federale. Do t’ju informoj në kohën e duhur”, u shpreh kreu i CDU-së, duke shtuar se vendimet e ardhshme do të merren me kujdes dhe pas konsultimeve të nevojshme.

Mediet gjermane raportojnë se një nga postet që mund të preket nga ndryshimet është edhe ai i ministrit të Transportit, Patrick Schnieder. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merz kishte planifikuar zëvendësimin e tij, por kandidati i propozuar, deputeti i CDU-së Fritz Guntzler, u tërhoq në momentet e fundit.

Kancelari nuk dha detaje nëse riformatimi i ardhshëm përfshin edhe ministrinë e Transportit, ndërsa as ai dhe as zyra e tij nuk komentuan raportimet e mediave.

Pas njoftimit për ndryshimet, Merz nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Sipas dpa-së, edhe Schnieder dhe Guntzler nuk ishin të arritshëm menjëherë për të dhënë një koment.

Burime të tjera bëjnë të ditur se ndryshime të mundshme mund të prekin edhe strukturat e Kancelarisë, përfshirë postin e ministres së Shtetit për Sportin, Christiane Schenderlein.

Zjarret dalin jashtë kontrollit pranë Madridit, mbi 65 mijë persona evakuohen në Spanjë dhe Francë

By: Rovena
24 July 2026 at 21:45

Zjarret masive që po përfshijnë Spanjën dhe Francën kanë detyruar evakuimin e mbi 65 mijë personave, ndërsa autoritetet spanjolle pranojnë se vatra më e madhe pranë Madridit është bërë e pamundur të kontrollohet.

Shefi i menaxhimit të emergjencave në qeverinë rajonale të Madridit, Carlos Novillo, ka thënë se zjarri është “në kulmin e tij” dhe se shuarja e tij aktualisht është “përtej kapaciteteve” të ekipeve të zjarrfikësve.

Sipas tij, flakët po përhapen drejt komunave Robledo de Chavela dhe Fresnedillas de la Oliva, që ndodhen disa dhjetëra kilometra në perëndim të Madridit. Banorët e këtyre zonave janë urdhëruar të largohen menjëherë.

“Nuk është e mundur të luftohet zjarri në atë zonë, ndaj po ndërmerren masa mbrojtëse”, deklaroi Novillo.

Sipas autoriteteve, rreth 25 mijë persona janë evakuuar në Spanjë, ndërsa mbi 20 mijë të tjerë janë urdhëruar të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga flakët dhe tymi.

Ndërkohë, në jugperëndim të Francës, më shumë se 44 mijë persona janë evakuuar gjatë dy ditëve të fundit për shkak të një zjarri të madh në rajonin Gironde.

BE sanksionon një platformë të madhe kriptovalutash, ndihmoi Rusinë

By: Rovena
24 July 2026 at 21:13

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj platformës së madhe të kriptovalutave HTX (ish-Huobi), duke e akuzuar se ka ndihmuar qytetarët dhe subjektet ruse t’u shmangen sanksioneve të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

HTX është një nga 18 kompanitë e shërbimeve kripto të përfshira në paketën e re të sanksioneve të BE-së, shkruan reuters.

HTX, e themeluar në Kinë dhe e kontrolluar që nga viti 2022 nga sipërmarrësi me bazë në Hong Kong, Justin Sun, konsiderohet një nga platformat më të mëdha të tregtimit të kriptovalutave në botë. Sipas BE-së, kompania ka ofruar shërbime që kanë lehtësuar anashkalimin e kufizimeve financiare ndaj Rusisë.

Ky është një tjetër hap i Bashkimit Evropian për të forcuar presionin mbi sistemin financiar rus dhe për të kufizuar përdorimin e kriptovalutave si mjet për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Paketa e re e sanksioneve synon gjithashtu banka, rrjete financiare, tregtarë të naftës dhe kompani të lidhura me industrinë ushtarake ruse.

HTX nuk ka komentuar menjëherë vendimin e BE-së. Më herët, pas sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar në muajin maj, kompania kishte deklaruar se përputhshmëria me rregulloret mbetet prioriteti i saj kryesor dhe se respekton ligjet në të gjitha juridiksionet ku operon.

Sanksionet e reja tregojnë se autoritetet perëndimore po intensifikojnë përpjekjet për të penguar përdorimin e kriptovalutave si kanal për transferimin e fondeve jashtë sistemit tradicional financiar dhe për financimin e aktiviteteve që lidhen me ekonominë e luftës së Rusisë.

“Miliona euro në dispozicion të bujqësisë”/ Rrapaj: Banka e Zhvillimit do t’u japë përparësi fermerëve

By: Rovena
24 July 2026 at 20:41

Në një intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit”, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, deklaroi se bujqësia disponon burime të rëndësishme financimi si fondet IPARD, skemën kombëtare prej 52 milionë eurosh dhe linja kredie me mbrojtje garancie.

Megjithatë, ai vuri në dukje se sfida kryesore mbetet procesi i ngadaltë i disbursimit nga sistemi bankar tradicional. Për të kapërcyer këtë pengesë dhe për të përpejtuar mbështetjen ndaj fermerëve, Rrapaj theksoi nevojën marrjes së masave të shpejta administrative.

Në këtë kuadër, ai pret që deri në fund të vitit të japë rezultatet e para Banka Kombëtare e Zhvillimit. Kjo instuticion jofitimprurës shihet si një mundësi kyçe për t’i dhënë përparësi sektorit bujqësor pa i rënduar më tej fermerët.

“Burimet e financimit është IPARD-i, burimi i dytë është skema kombëtare 52 milionë euro. Burim tjetër financimi ku ka kredi dhe interesa të tjera të është kredia e Bankës së Shqipërisë me 250 milionë euro me garanci 30 milionë euro.

Po njëkohësisht janë 250 milionë euro të tjera me tendencë për t’u rritur, për projektin dyfisho sipërmarrjen tënde. Këtu tashmë ndryshon edhe shumë e parave. Në sektorë të veçantë ne kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi programe që japin një impakt shumë të madh për garancinë ushqimore dhe për cilësinë. Të gjitha këto kanë një problematikë disburisimi.

Pritshmëritë janë të mëdha, por për  të realizuar këto pritshmëri duhen masa shumë të shpejta për të cilat sistemi bankar nuk shquhet për masa të tilla. Prandaj është e domosdoshme që ne ta përqendrojmë vëmendjen pikërisht te ato aspekte që janë të lidhura ngushtë me disbursimin.

Banka Kombëtare e Zhvillimit është një bankë të cilën ne e presim dhe besoj që fundit i viti do të jetë ai i cili do të japë rezultatet e para nga aktiviteti. Është një bankë jofitimprurëse, nuk do të futë veprimet që do të rëndojnë fermerët. Shpresojmë që prioritet të ketë bujqësinë”, tha Rrapaj.

“Bujqësia po përballet me vështirësi”/ Rrapaj: I domosdoshëm ligji për sigurimet, dëmet nuk mbulohen dot nga buxheti i shtetit

By: Rovena
24 July 2026 at 20:20

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj, është shprehur se bujqësia shqiptare po vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha, duke mos arritur të performojë sipas pritshmërive.

Sipas tij, vetëm sektori i perimeve ka shënuar njëfarë rritjeje, ndërsa kushtet e pafavorshme klimatike, si ngricat, përmbytjet dhe zjarret, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Rrapaj ka theksuar gjithashtu se mungesa e skemave efektive të sigurimit në bujqësi e bën të domosdoshëm miratimin e një ligji të ri brenda muajit shtator.

“Ka disa sektorë që nuk po dalin nga ato vështirësitë, që kanë bërë që bujqësia në periudhën që ka kaluar të mos ketë mundësi të dalë mbi vlerën zero dhe të ketë mundësi të performojë më mirë. Ka edhe disa sektorë pastaj që kanë performuar në një farë mënyre dhe kanë tejkaluar pritshmëritë tona. Po të shikosh bujqësinë, në të gjitha produktet vetëm perimet kanë pësuar një rritje krahasuar me vitet e kaluara, por jo me objektivat që ne kemi vendosur.

Kjo ka ardhur për disa arsye. Arsyeja e parë është objektive dhe lidhet me kushtet klimatike që ne kemi kaluar. Në këtë periudhë që sapo kemi kaluar nuk ka qenë në favor të këtij sektori, kemi pasur ngrica, breshër, përmbytje dhe po vijon që të kemi edhe zjarre. Duhet marrë parasysh që nuk është vepruar me shpejtësi sa u takon sigurimeve në bujqësi, që të mbulojnë dëmet.

Është një draft, një ide për ta bërë të ngjashëm me modelin turk. Shpresoj që ky ligj brenda shtatorit të dalë për konsultim publik. Është i domosdoshëm që të bëhet një ligj i tillë, sepse dëmet e shkaktuara nuk mund të mbulohen nga buxheti i shtetit”, tha Rrapaj.

“Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë ish-gruas 565 milionë euro

By: Rovena
24 July 2026 at 19:34

Chey Tae-won, presidenti i kompanisë së dytë më të madhe në Korenë e Jugut, SK Group, është urdhëruar nga një gjykatë koreane t’i paguajë ish-gruas 565 milionë euro në një çështje që mediat lokale e kanë quajtur “divorci i shekullit”. 

Shpërblimi, i cili ende duhet të finalizohet, është nën shumën fillestare prej 830 milionë eurove që Chey Tae-wonit iu tha t’ia paguante Roh Soh-yeongut në vitin 2024.

Vendimi ndodh më shumë se një dekadë pasi martesa e tij me Roh – vajzën e një ish-presidenti – u prish pas zbulimit se ai kishte pasur një fëmijë me një grua tjetër.

SK Group drejton SK Hynix, gjigantin e gjysmëpërçuesve që furnizon me çipa Nvidian dhe së fundmi bëri debutim rekord në tregun e aksioneve të SHBA-së.

C556.562,79.673 558.743,79.167 560.652,78.425 C562.623,77.658 564.297,76.634 565.965,74.965 C567.633,73.296 568.659,71.625 569.425,69.651 C570.167,67.743 570.674,65.562 570.82,62.369 C570.966,59.17 571,58.147 571,50 C571,41.851 570.966,40.831 570.82,37.631″>

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

“Chey Tae-wonit i vjen shumë keq që procedurat [e divorcit] deri më tani kanë shkaktuar shqetësim te shumë njerëz. Ne do të japin përgjigje specifike ndaj vendimit pasi ta shqyrtojmë nga afër”, kanë thënë avokatët e tij. 

SK Group është një nga konglomeratet e mëdha familjare (‘chaebol’) të Koresë së Jugut, të cilat dominojnë ekonominë e vendit. Renditet si kompania e dytë më e fuqishme pas Samsungut. 

Chey dhe Roh kishin qenë të martuar për 35 vjet.

Gjatë gjyqit të vitit 2024, avokat e ish-gruas kishin argumentuar me sukses se Chey kishte marrë ndihmë të konsiderueshme nga asokohe vjehrri i tij, i cili kishte shërbyer si president i vendit midis viteve 1988 dhe 1993.

Të hënën grevë në doganën greke të Mavromatit/ Sarandë, bllokohet kalimi i automjeteve për 4 orë

By: Rovena
24 July 2026 at 19:04

Policia Kufitare e Sarandës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Mavromatit do të zhvillojë një grevë ditën e hënë, më 27 korrik 2026.

Sipas njoftimit zyrtar, greva do të nisë në orën 05:00 dhe do të zgjasë deri në 09:00 të mëngjesit. Gjatë kësaj periudhe, nuk do të lejohet kalimi i asnjë automjeti nëpër pikën kufitare.

Autoritetet bëjnë me dije se vetëm këmbësorët do të lejohen të kalojnë kufirin, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë kufizim, për të shmangur pritjet dhe vonesat.

Trump paralajmëron: Kina dhe Rusia do të përballen me pasoja nëse ndihmojnë Iranin

By: Rovena
24 July 2026 at 18:51

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Kina dhe Rusia nuk po furnizojnë me armë Republikën Islamike të Iranit, duke thënë se këtë ia kanë konfirmuar personalisht liderët e të dyja vendeve.

Trump tha se gjatë takimit të fundit në Pekin, presidenti kinez Xi Jinping i ka premtuar se Kina, përfshirë edhe kompanitë kineze, nuk do t’i japë apo shesë armë Iranit “në asnjë rrethanë”.

“Duke marrë parasysh marrëdhënien tonë, unë i besoj fjalës së tij”, u shpreh Trump, duke shtuar se SHBA-ja po i bën Kinës “favore të mëdha”.

Ai gjithashtu deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë se Moska nuk do t’i shesë armë Teheranit, pavarësisht tensioneve ndërkombëtare dhe luftës në Ukrainë.

Trump theksoi se Rusia e kupton se SHBA-ja nuk po furnizon drejtpërdrejt Ukrainën me armë, por po shet armë vendeve të NATO-s, të cilat më pas vendosin për përdorimin dhe shpërndarjen e tyre.

Sipas Trumpit, dy fuqitë e mëdha që shpesh përmenden në lidhje me Iranin – Kina dhe Rusia – nuk janë të përfshira në furnizimin ushtarak të Teheranit. Ai paralajmëroi se një përfshirje e tillë do të ishte “shumë e keqe për ta” dhe nuk do të ishte në interesin e tyre.

Ndryshe, Irani ka bërë të ditur se po konsultohet në baza ditore me Kinën dhe Rusinë për luftën me SHBA-në dhe Izraelin.

Kapriçot e motit, dëme në disa qarqe/ Stuhi në Korçë, Elbasan e Gramsh, rrufeja godet bagëti

By: Rovena
24 July 2026 at 18:27

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë këtë të premte disa qarqe të vendit, ku dëmet më të mëdha janë regjistruar në qarkun e Korçës.

Në fshatin Derdush, në Bashkinë Pogradec, një tufë bagëtish u godit nga rrufeja gjatë shtegtimit drejt kullotave malore.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imta, ndërsa 17 të tjera janë lënduar.

Në zonë janë angazhuar shërbimet veterinare, të cilat po kryejnë vlerësimin e bagëtive të mbijetuara dhe po marrin masat e nevojshme.

Problematika janë raportuar edhe në qytetin e Korçës, ku si pasojë e motit të keq një pemë u rrëzua mbi trotuar, duke bllokuar kalimin e këmbësorëve dhe duke krijuar rrezik për qytetarët. Shërbimet bashkiake pritet të ndërhyjnë për largimin e saj.

Edhe qyteti i Elbasanit u përfshi nga reshje të dendura shiu. Reshjet intensive shkaktuan bllokimin e disa segmenteve rrugore, ndërsa uji ka mbuluar edhe bulevardin kryesor.

Probleme janë raportuar edhe në Bashkinë e Gramshit, ku era e fortë dhe reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullim.

Autoritetet lokale po monitorojnë situatën, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në zonat e prekura nga moti i keq.

Dhunimi i efektivit, konflikte të vjetra/ Një pistë te Bajrat, hetuesit verifikojnë sherrin pas bllokimit të një automjeti

By: Rovena
24 July 2026 at 18:18

Efektivi Nikolin Përndoj, i cili u dhunua dy ditë më parë në Shkodër, rezulton të jetë polici i cili, më 27 maj të këtij viti, bllokoi dhe gjobiti makinën e Sabian Troshanit, vëllait të Samuel Troshanit, pjesë e grupit të Bajrave.

Por, pavarësisht shkeljes së qartë të qarkullimit rrugor, makina e përdorur nga Troshani është zhbllokuar në të njëjtën ditë me firmën e drejtorit të Shkodrës asokohe, Gentian Berberi, me argumentin se nuk bllokohen automjetet në ditë Bajrami.

Makina tip Audi përdorej nga Sabian Troshani, një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai është vëllai i Samuel Troshanit, i akuzuar për përplasjen me armë zjarri me grupin e Aleksandër Prendit.

Sipas burimeve, mësohet se kjo është një nga pistat që po heton policia lidhur me dhunimin e efektivit Nikolin Përndoj. Ngjarja ndodhi në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku dy persona me një makinë pa targa e kanë goditur këtë të fundit me përforcues grushti.

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

By: Rovena
24 July 2026 at 18:12

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe 6 të bashkëakuzuarit e tjerë dolën sot përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë për fjalët përfundimtare, në rastin ku akuzohen për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”.

Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Lushtaku madje ka deklaruar nga salla e gjyqit se EULEX-i e ka përndjekur prej vitesh.

“As s’po du me akuzu, as me e sha, as me e fy zonjën prokurore e as trupin gjykues. Unë qe 13 vjet persekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi im ka ndodhur për krime lufte, për çka kam marrë një dënim prej 12 vjetësh dhe i kam mbajtur 4 vjet burg dhe jam shpallur i pafajshëm. E di që kjo aktakuzë ju ka vesh kësaj gjykate si një këmishë e hekurt nga EULEX-i, i cili ka pasur qëllim e ka ditur fort mirë që këtu nuk ka bazë juridike që unë të akuzohem për diçka me të cilën nuk kam lidhje”, tha ai.

Prokurorja Florije Shamolli tha se çështja gjyqësore ka qenë e stërzgjatur dhe, sipas saj, e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e disa gabimeve teknike procedurale, ndërsa mbrojtësi i Sami Lushtakut, avokati Artan Qerkini, tha se Prokuroria po kërkon që trupi gjykues t’i besojë një dëshmitari, i cili, sipas tij, ka ndryshuar disa herë deklarimin e tij.

Ky është një nga proceset më të njohura gjyqësore për pretendime për krime lufte në Kosovë, i zhvilluar fillimisht nga prokurorët e EULEX-it.

Në këtë rast u akuzuan disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Lushtakun, se në një qendër paraburgimi të UÇK-së në rajonin e Drenicës, gjatë luftës së viteve 1998–1999, disa të ndaluar ishin keqtrajtuar dhe, në disa raste, ishin vrarë.

Procesi kaloi në disa faza:

Në vitin 2015 u dhanë vendime në shkallën e parë.

Në vitin 2016, Gjykata e Apelit ndryshoi pjesërisht disa prej vendimeve, ndërsa në vitin 2018, Gjykata Supreme e Kosovës e ktheu çështjen “Drenica 1” për rigjykim për disa nga të akuzuarit, duke konstatuar mangësi procedurale në gjykimin e mëparshëm.

Gjykimi përfundimtar për të akuzuarit do të jepet në seancën e 28 korrikut.

Dënohet ish-kryetari i Prishtinës/ Dy vite burg për mosdeklarimin e pasurisë

By: Rovena
24 July 2026 at 17:49

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për mos-deklarim të pasurisë.

Gjykata e ka gjetur Ahmetin fajtor për mos-deklarimin e 172 mijë e 600 eurove, për të cilat ky i fundit thoshte se i ka dhuratë nga familja dhe se nuk i kishte deklaruar vetëm për shkak të një “gabimi teknik”, teksa Prokuroria kërkonte konfiskimin e kësaj shume.

Më 23 dhjetor 2025, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë kundër Ahmeti. Aktakuza ishte për mos-deklarim të pasurisë në vlerë prej 172 mijë eurosh. Në bazë të aktakuzës, nga viti 2018, deri më 2022, ai me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Shpend Ahmeti ishte zgjedhur Kryetar i Prishtinës në zgjedhjet lokale të vitit 2013 si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai shërbeu si i pari i kryeqytetit për dy mandate.

 

Zelensky konfirmon sulmin ndaj fabrikës ushtarake të Kirovit dhe objektit të naftës ruse

By: Rovena
24 July 2026 at 16:33

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën një kompani në qytetin rus të Kirovit, e cila furnizon komponentë për kompleksin ushtarako-industrial të Rusisë, dhe një strukturë nafte të vendosur gati 1,350 km nga kufiri ukrainas.

“Sot, forcat mbrojtëse të Ukrainës goditën një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake në Kirov të Rusisë. Ajo furnizon komponentë për sistemet e avionëve dhe raketave të pushtuesit, të cilat përdoren, në veçanti, në sulmet masive kundër qyteteve dhe komuniteteve tona. Falënderoj luftëtarët tanë për precizitetin e tyre. Përgjigja jonë është plotësisht e justifikuar”, shtoi ai.

Zelensky tha se forcat ukrainase kanë goditur gjithashtu një strukturë nafte pothuajse 1,350 km nga kufiri shtetëror i Ukrainës.

Ai shtoi se një operacion që synon logjistikën ruse është duke vazhduar për të ndërprerë furnizimet me komponentë të dronëve, pajisje navigimi dhe pajisje të tjera ushtarake të përdorura nga forcat e armatosura ruse.

Presidenti falënderoi njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës, inteligjencën ushtarake dhe Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës për kontributet e tyre në operacione.

Denys Shtilerman, bashkëthemelues i kompanisë ukrainase të mbrojtjes Fire Point, tha më parë se kompania ruse e mbrojtjes Avitek në Kirov ishte goditur nga një raketë ukrainase FP-5 Flamingo.

Ai postoi foto dhe video të publikuara nga kanali Exilenova+, i cili citoi burime midis personelit ushtarak rus. Numri i municioneve të përdorura në sulm nuk u specifikua.

NYT: Trump i ofroi Iranit armëpushim, Teherani e refuzoi

By: Rovena
24 July 2026 at 16:09

Irani ka refuzuar një propozim për armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili u përcoll në Teheran përmes kryeministrit të Irakut, Ali al-Zaidi.

Sipas raportimit të The New York Times, autoritetet iraniane nuk pranuan një marrëveshje të përkohshme pasi ajo nuk adresonte çështjen kyçe të kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit.

Burime iraniane dhe irakiane thanë se delegacioni irakian zhvilloi takime me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar ofertën amerikane.

Sipas burimeve, udhëheqja iraniane e cilësoi propozimin si të papranueshëm, duke argumentuar se një armëpushim i përkohshëm nuk ka kuptim pa një marrëveshje për statusin dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Refuzimi vjen në një kohë kur Trump ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi shumë më të madh ndaj Iranit nëse nuk arrihet një zgjidhje diplomatike, ndërsa operacionet ushtarake amerikane kundër objektivave iraniane vazhdojnë.

Ngushtica e Hormuzit mbetet pika kryesore e mosmarrëveshjes midis palëve, pasi Irani e konsideron kontrollin mbi këtë korridor detar si element thelbësor të sigurisë dhe interesave të tij strategjike, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë garantimin e lirisë së lundrimit për transportin ndërkombëtar.

Before yesterdayAbc News

Dubai ofron shpërblime për banorët që joshin miqtë për ta vizituar, ndërsa numri i turistëve bie ndjeshëm

By: Rovena
23 July 2026 at 22:30

Dubai po ofron të paguajë banorët që tërheqin familjen dhe miqtë për të vizituar emiratin, në një përpjekje për të ringjallur numrin e turistëve që ka rënë ndjeshëm që kur qyteti u përfshi në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

Skema Dubai Invite, një iniciativë e departamentit të ekonomisë dhe turizmit, u lejon banorëve të Emirateve të Bashkuara Arabe të nominojnë miq dhe të afërm dhe më pas të marrin përfitime me vlerë më shumë se 3,000 dirham të Emirateve të Bashkuara Arabe (rreth 715 euro) nëse e vizitojnë.

Faqja e internetit e Visit Dubai thotë se banorët do të marrin një “paketë përfitimesh” duke përfshirë qëndrime në hotel, oferta për darkë dhe bileta për atraksione, transmeton Telegrafi.

Kushtet e kualifikimit përcaktojnë se çdo banor është i kualifikuar për një maksimum prej tre paketash përfitimesh për vizitorët që mbërrijnë para 31 tetorit, por përfitimet mund të shfrytëzohen deri në dhjetor.

Vizitorët duhet të jenë banorë jo të Emirateve të Bashkuara Arabe, të mbërrijnë me një vizë turistike të vlefshme dhe mund të nominohen vetëm një herë.

Skema vjen ndërsa sektori i turizmit i Emirateve të Bashkuara Arabe përjeton një rënie të ndjeshme, me numrin e pasagjerëve ndërkombëtarë që bie ndjeshëm pasi shtetet e Gjirit u përfshinë në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit.

Në shkurt, Irani u hakmor duke qëlluar raketa dhe dronë që goditën hotelin e famshëm botëror Fairmont dhe aeroportin ndërkombëtar të Dubait, duke shkatërruar imazhin që qyteti u kishte shitur influencuesve dhe ultra të pasurve për një shesh lojërash të praruar, të sigurt nga paqëndrueshmëria e rajonit më të gjerë.

Në vitin 2025, Dubai priti gati 20 milionë turistë, një rekord. Megjithatë, që nga konflikti, numri i linjave ajrore që operojnë në aeroportet e Dubait është përgjysmuar pasi shumë aeroplanë u kthyen mbrapsht për shkak të raketave dhe turistët shmangën rrugët mbi Lindjen e Mesme.

Ka raportime për vende të lira në hotele dhe biznese që pësojnë rënie të të ardhurave prej më shumë se 50%.

Disa nga hotelet më të famshme të Dubait janë mbyllur plotësisht, shumë prej të cilave kanë sjellë plane për rinovime dhe rikonstruksione të tilla si Burj Al Arab në formë vele, i cili do të mbyllet për 18 muaj për një restaurim të madh.

Hotele dhe biznese të tjera po mbështeten në skemën e re të qeverisë, duke ofruar zbritje prej 45% dhe netë falas.

Media lokale raportoi të enjten se brenda 48 orëve të para, skema kishte tërhequr më shumë se 10,000 aplikime.

Takimi Rubio-Lavrov në Filipine/ Kamberi: Zgjidhja e konfliktit është e largët. Shala: Nuk u dha një dritë jeshile

By: Rovena
23 July 2026 at 21:30

Në kuadër të samitit në Filipine, Sekretari i Shtetit amerikan Rubio dhe Ministri i Jashtëm rus Lavrov zhvilluan një takim diplomatik i cili shërbeu si platformë për të rihapur diskutimet mbi luftën në Ukrainë.

Gjatë këtij shkëmbimi, Rubio e cilësoi luftën si një “konflikt të pakuptimtë”, ndërsa Lavrov nënvizoi se armatimi i Ukrainës mbetet i papranueshëm për Moskën, e cila kërkon zgjidhje diplomatike vetëm sipas kushteve të saj.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi vlerësoi se zgjidhja e konfliktit mbetet ende e largët për sa kohë mungon një tryezë e mirëfilltë negociatash gjithëpërfshirëse.

Nga ana tjetër, eksperti Xhavit Shala theksoi se, ndonëse takimi shërbeu për të mbajtur hapur kanalet e komunikimit për të ardhmen, ai nuk solli asnjë dritë jeshile apo zhvillim të ri konkret. Prania e qëndrimeve të tilla të prera tregon se atmosfera diplomatike rreth kësaj çështjeje vazhdon të mbetet tepër e paqëndrueshme.

Geron Kamberi: Takimi i sotëm në kuadër të samiti të vendeve Filipine, u përdor një platformë tjetër për të ringjallur diskutimin, por edhe një atmosferë që herë ngrohet dhe herë ftohet lidhur me luftën në Ukrainë. Nga deklaratat e tyre dukej që zgjidhja është e largët. Rubio e quajti një konflikt të pakuptimtë dhe nga ana tjetër kundërpërgjigjja e ministrit të jashtëm rus, Lavrov, ishte se për Rusinë ishte e papranueshme armatimi i Ukrainës. Për aq kohë sa konfliktit Rusi-Ukrainë nuk ka një tavolinë me katër këmbë unë e shikoj shumë të largët zgjidhjen e konfliktit.

Xhavit Shala: Lavrov e tha edhe në takim që ne jemi për zgjidhje diplomatike dhe politike, por sipas kushteve tona, të Rusisë. Takimi ishte një vazhdimësi, është mirë kur takimet diplomatike mbahen të hapura. Synimi këtu është tashmë që për ndonjë takim për të ardhmen. Por nuk ka ndonjë dritë jeshile, apo për diçka të re.

Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i bashkohet me Marrëveshjes së Abrahamit!

By: Rovena
23 July 2026 at 21:07

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mirëpritur mundësinë që Arabia Saudite të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit, duke e quajtur atë “një hap historik përpara për paqen në Lindjen e Mesme”.

Më herët të enjten, Donald Trump deklaroi në një postim në Truth Social se një marrëveshje e rëndësishme me Arabinë Saudite, që do t’i lejonte Riadit të zhvillojë një program bërthamor civil, është e kushtëzuar me bashkimin e mbretërisë së Gjirit në Marrëveshjet e Abrahamit.

Riyadi ende nuk ka dhënë një përgjigje publike ndaj komenteve të Trumpit. Megjithatë, Arabia Saudite ka theksuar vazhdimisht se nuk do ta njohë Izraelin derisa të krijohet një rrugë e qartë drejt një shteti të pavarur palestinez.

Trump nuk e kishte përmendur këtë kusht kur njoftoi marrëveshjen të mërkurën. Aktualisht, firmëtarë të Marrëveshjeve të Abrahamit janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Sudani, Maroku dhe Kazakistani.

Përkeqësohet moti, Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

By: Rovena
23 July 2026 at 20:48

Policia e Shtetit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, pas parashikimeve për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike gjatë ditëve në vijim.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga mesdita e datës 24 korrik 2026 deri në paraditen e 25 korrikut 2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, këshillohen të mos dalin në det për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Policia u bën apel drejtuesve të këtyre mjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të marrin në konsideratë përkeqësimin e motit dhe të shmangin çdo lundrim që mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të personave që ndodhen në bord.

Njëkohësisht, për shkak të motit të keq që pritet edhe në rrugë, Policia e Shtetit u kërkon drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, kufijtë e shpejtësisë dhe distancën e sigurisë, si dhe të shmangin manovrat e rrezikshme.

Apeli shtrihet edhe për këmbësorët, të cilët këshillohen të lëvizin me kujdes të shtuar, veçanërisht në kushtet e reshjeve dhe lagështirës në rrugë.

Policia e Shtetit thekson se zbatimi i këtyre masave është i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së jetës, duke u bërë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës dhe të mjeteve lundruese të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes maksimal.

❌
❌