Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 July 2025Reporter

Fatmir Xhafaj paralajmëron ‘reformë të re’ në drejtësi në shtator

24 July 2025 at 16:56

Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, bëri të enjten një bilanc të punës 1-vjeçare të këtij komisioni, i cili u ngrit mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama dhe funksionoi në mënyrë të njëanshme, pasi opozita refuzoi të merrte pjesë. Si bilanc […]

The post Fatmir Xhafaj paralajmëron ‘reformë të re’ në drejtësi në shtator appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane

24 July 2025 at 15:13

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 24 korrik me bisedimet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit Genci Mane. Prokurori Adnan Xholi që përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, u qëndroi shkaqeve të ankimit në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit dhe […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane appeared first on Reporter.al.

BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit

24 July 2025 at 13:56

Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e quan reformë të administratës vendore, duke urdhëruar publikisht kryetarët e bashkive që të shkarkojnë vartësit e tyre në nivele drejtuese. Argumentet me të cilat u përligj ky aksion iu faturuan problematikave që ka administrata vendore me menaxhimin e […]

The post BE i sheh me shqetësim shkarkimet në administratën vendore me urdhër të kryeministrit appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

24 July 2025 at 09:55

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 23 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Hysen Ajasllari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

24 July 2025 at 09:50

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimmarrjen për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për shkarkimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet […]

The post KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea appeared first on Reporter.al.

Katër zyrtarë nën hetim për abuzim me të ardhurat e Bashkisë Fier

24 July 2025 at 09:30
grayscale photo of hallway with lights

Katër zyrtarë të Bashkisë Fier dhe të Administratës Tatimore Rajonale janë vendosur nën masa sigurie nga autoritetet gjyqësore, pas dyshimeve për përfshirje në abuzime me të ardhurat publike dhe favorizim të bizneseve lokale. Adela Hysenaj, 34 vjeçe, ish-drejtore e Taksave dhe Urbanistikës si dhe ish-nënkryetare e Bashkisë Fier, u vendos në “arrest shtëpie” nën akuzat […]

The post Katër zyrtarë nën hetim për abuzim me të ardhurat e Bashkisë Fier appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra

24 July 2025 at 08:53

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Vlorës, Flora Çela, për cënim të besimit të publikut për shkjak të mangësive të përsëritura në hetimin e disa çështjeve, ku më kryesorja u konsiderua ajo lidhur me kapjen e 16 tonëve cannabis sativa në […]

The post Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë

24 July 2025 at 06:52

Çdo herë që Nikoll Markut i nevojitet një recetë ose një vizitë tek mjeku i familjes, ai përgatitet për një udhëtim të gjatë e të lodhshëm: 60 kilometra rrugë nga fshati i tij i thellë malor në Arrës deri në Reps, qendra më e afërt shëndetësore pas mbylljes së ambulancës në Kaçinar. Sipas tij, edhe […]

The post Banorët e Kaçinarit udhëtojnë deri në 60 kilometra për një recetë appeared first on Reporter.al.

Prokurori Kledian Llaho parashtron pretendimet e tij në KPA

23 July 2025 at 22:21

Të mërkurën më 23 korrik, prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, paraqiti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA parashtrimet lidhur me çështjen e vetingut të tij. Ligjërimin e tij për më shumë se dy orë, Llaho e ndau në tre pjesë, në qëndrimet që kishte ndaj ankimit të kryer prej Komisionerit Publik, Fklorian Ballhysa ndaj […]

The post Prokurori Kledian Llaho parashtron pretendimet e tij në KPA appeared first on Reporter.al.

Tuneli 19 milionë euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike

23 July 2025 at 22:14

Vendimi u shpall të martën nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, me anëtarë Rudina Palloj dhe Erjon Çela, të cilët vendosën shpalljen e fajësisë vetëm për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, si dhe për tre anëtarë të grupit të punës në ARRSH – Simon Prendi, Erdit Salillari dhe Elona Gogo. […]

The post Tuneli 19 milionë euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike appeared first on Reporter.al.

Before yesterdayReporter

Celibashi zgjidh ngërçin për mandatin në Tiranë, ai i kalon kushërirës së Adriatik Lapajt

23 July 2025 at 21:59

Vendimi erdhi pas një përplasjeje ligjore të zgjatur për interpretimin e mënyrës së shpërndarjes së mandatit mes kandidatëve të listës së mbyllur dhe atyre të listës së hapur. Në nisje të mbledhjes, përfaqësuesja ligjore e koalicionit, Dorina Prethi, kërkoi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të njohë dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur dhe t’ia […]

The post Celibashi zgjidh ngërçin për mandatin në Tiranë, ai i kalon kushërirës së Adriatik Lapajt appeared first on Reporter.al.

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj trafikantit shqiptar

23 July 2025 at 13:43

Qeveria britanike vendosi të martën sanksione ndaj 25 individëve dhe entiteteve të dyshuara si organizatorë, mundësues dhe përfitues të migrimit të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, përmes një skeme të re sanksionesh globale kundër trafikimit të njerëzve. Në mesin e të goditurve është edhe shtetasi shqiptar Bledar Lala, i cilësuar nga autoritetet britanike si drejtues […]

The post Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj trafikantit shqiptar appeared first on Reporter.al.

Destinacioni Ukraina? Duke rrezikuar zemërimin e Rusisë, Serbia miraton tranzitin e municioneve boshnjake

23 July 2025 at 13:04

Më 12 qershor të këtij viti, Ministria e Brendshme e Serbisë miratoi tranzitin e 132 paletave mallrash nga Bosnja dhe Hercegovina, duke u dhënë atyre leje për të hyrë përmes një pike të vogël kufitare në fshatin Sremska Raca, pranë lumit Sava. Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga BIRN, paletat do të përmbanin predha artilerie […]

The post Destinacioni Ukraina? Duke rrezikuar zemërimin e Rusisë, Serbia miraton tranzitin e municioneve boshnjake appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim rrjetin e mikrokredisë që mashtronte qytetarët në nevojë

23 July 2025 at 12:07

Sipas SPAK, grupi vepronte si një strukturë e vetme, duke përdorur të njëjtin sistem kompjuterik, duke ndarë burimet financiare dhe duke qarkulluar stafin mes subjekteve, në funksion të një skeme kriminale që synonte pasurimin e paligjshëm në kurriz të qytetarëve në vështirësi ekonomike. Të pandehurit akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh dhe […]

The post SPAK dërgon për gjykim rrjetin e mikrokredisë që mashtronte qytetarët në nevojë appeared first on Reporter.al.

Në Kukës, një lulishte betonizohet, ndërsa institucionet heshtin

23 July 2025 at 11:29

Në qendër të qytetit të Kukësit, lulishtja kryesore – një nga të paktat hapësira publike të gjelbra në qytet, po zhduket nën një shtresë betoni. Në emër të një “investimi për fëmijët”, një tapet betoni zëvendësoi brutalisht barin e gjelbër, për t’u kthyer në një kënd lojërash. Punimet janë financuar nga fondacioni turk TIKA dhe […]

The post Në Kukës, një lulishte betonizohet, ndërsa institucionet heshtin appeared first on Reporter.al.

‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

23 July 2025 at 06:11
Edi Rama

Mëngjesin e 3 korrikut, kryeministri Rama bëri një vizitë të paparalajmëruar në godinën e Bashkisë Vlorë, nga ku nisi një “aksion” për të reformuar administratën vendore në të gjithë vendin. Gjatë takimit me kryebashkiakun Ermal Dredha, ai kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve të bashkisë, me arsyetimin se duhej përmirësuar ofrimi i shërbimeve publike. Ky […]

The post ‘Partia-shtet’: Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore appeared first on Reporter.al.

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat

22 July 2025 at 17:32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 22 korrik përfundimin e hetimeve ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, mes tyre dhe akademike e dy zv.rektorët, që akuzohen për shkelje në procedurat e tenderave, si dhe ndaj dy përfaqësuesve të shoqërisë “Krijon” sh.p.k.. Zyrtarët e Universitetit […]

The post Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat appeared first on Reporter.al.

Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore

22 July 2025 at 16:27

Duke filluar nga e mërkura më 23 korrik, çdokush që do të rezultojë i përfshirë në ndihmën për kontrabandimin e njerëzve drejt Mbretërisë së Bashkuar, mund të përballet me sanksione. Ky regjim i ri ndaj fenomenit të kontrabandimit të qenieve njerëzore, ka si objektiv të ardhurat dhe materialet që mundësojnë migrimin e parregullt. Individët e […]

The post Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj bandave të trafikut të qenieve njerëzore appeared first on Reporter.al.

Dy qëndrimet e KPA për pasurinë e gjyqtares Saemira Hila

22 July 2025 at 16:15

Megjithëse disa prej shkaqeve të ankimit për pasurinë të parashtruara nga gjyqtaria Saemira Hila janë gjetur të bazuara nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, ato janë vlerësuar si të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi. Trupa e KPA u nda në vlerësimin […]

The post Dy qëndrimet e KPA për pasurinë e gjyqtares Saemira Hila appeared first on Reporter.al.

Tërheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Armida Hamiti

22 July 2025 at 15:59

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 22 korrik, vendimin për pushimin e shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Armida Hamiti (Moçka). Pushimi u aplikua prej Kolegjit pas tërheqjes së drejtuesit të SPAK, nga kërkimi për shkarkimin e prokurores Hamiti, […]

The post Tërheqja e SPAK prej ankimit, KPA konfirmon në detyrë prokuroren Armida Hamiti appeared first on Reporter.al.

❌
❌