Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Sinjali

Sulmi mbi spitalin në Gaza, OKB kërkon hetim urgjent: Duhet të ketë drejtësi

26 August 2025 at 23:45

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se “duhet të ketë drejtësi” pas sulmit të dyfishtë të Izraelit ndaj një spitali në Gaza, ku u vranë të paktën 20 persona. Një hetim fillestar i ushtrisë izraelite ka thënë se shënjestra ishte një “kamerë e vendosur nga Hamasi”.

Sulmi ka shkaktuar dënime të ashpra ndërkombëtare, pasi ndër viktimat ishin edhe pesë gazetarë dhe katër punonjës shëndetësorë. Kryeministri britanik, Keir Starmer, e përshkroi ngjarjen si “krejtësisht të pambrojtshëm”.

Më vonë të martën, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) publikuan një hetim të parë, duke pranuar disa “mangësi” që kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm.

Sipas raportimeve, mes viktimave ishin edhe gazetarë që punonin për media ndërkombëtare si Associated Press, Reuters, Al Jazeera dhe Middle East Eye.

“Kjo është një tronditje dhe është e papranueshme,” deklaroi zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Thameen al-Kheetan.

“Kjo ngre shumë, shumë pyetje për shënjestrimin e gazetarëve dhe të gjitha këto incidente duhet patjetër të hetohen dhe përgjegjësit të mbahen para drejtësisë. […] Këto hetime duhet të japin rezultate. Duhet të ketë drejtësi. Ende nuk kemi parë rezultate apo masa llogaridhënieje,” shtoi ai.

Në anën tjetër, IDF deklaroi se kishte identifikuar një kamerë të vendosur nga Hamasi pranë spitalit, “e përdorur për të vëzhguar aktivitetin e trupave izraelite”. Sipas saj, trupat “vepruan për të eliminuar kërcënimin duke goditur dhe shkatërruar kamerën”, ndërsa pretendoi se gjashtë nga të vrarët ishin “terroristë”. Një zëdhënës ushtarak më vonë sqaroi se gazetarët e Reuters dhe Associated Press nuk ishin objektiv.

Raporti i IDF përbën një ndryshim toni krahasuar me deklaratën e kryeministrit Benjamin Netanyahu të hënën mbrëma, i cili e kishte përshkruar incidentin si një “aksident tragjik”.

Izraeli ka goditur disa herë spitalet në Gaza gjatë luftës, pavarësisht mbrojtjes që ato gëzojnë sipas të drejtës ndërkombëtare, duke pretenduar se Hamasi i përdor si baza ushtarake.

Ndërkohë, brenda Izraelit protestuesit bllokuan autostrada me goma të djegura dhe organizuan demonstrata në Tel Aviv dhe qytete të tjera, duke kërkuar që qeveria të pranojë një marrëveshje armëpushimi për lirimin e pengjeve që ende mbahen nga Hamasi dhe për t’i dhënë fund luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi mbi spitalin në Gaza, OKB kërkon hetim urgjent: Duhet të ketë drejtësi appeared first on Sinjali.

Sunderlandi eliminohet nga Kupa e Ligës angleze

26 August 2025 at 23:28

Sunderlandi është eliminuar nga Kupa e Ligës angleze të martën mbrëma. Sunderlandi, që garon në Premier League të Anglisë, humbi nga Huddersfieldi i Kategorisë së Tretë angleze.

U eliminua pas ekzekutimit të penalltive. Humbi 6:5. Koha e rregullt përfundoi baras, 1:1.

Xhaka nuk ishte pjesë e ekipit. Ai u pushua për këtë ndeshje nga trajneri i Sunderlandit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sunderlandi eliminohet nga Kupa e Ligës angleze appeared first on Sinjali.

Moti për nesër: Me diell dhe i nxehtë, maksimalja arrin deri në 32°C

26 August 2025 at 23:16

Nesër parashikohet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-31 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 10 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Moti për nesër: Me diell dhe i nxehtë, maksimalja arrin deri në 32°C appeared first on Sinjali.

Bllokada e re në Kuvend, krejt çka ndodhi në seancën e sotme

26 August 2025 at 23:10

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri, Dimal Bashën, dhe katër nënkryetarë, por procesi konstituiv nuk mund të konsiderohet i plotë, pasi nuk është zgjedhur ende nënkryetari nga komuniteti serb.

Kjo përbën përpjekjen e 58-të për konstituimin e legjislaturës së re, e cila rezultoi pjesërisht e suksesshme.

Dimal Basha u zgjodh kryetar me votat e partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe të dy partive të tjera të mëdha shqiptare, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përzgjedhja e tij nuk është pritur mirë nga PDK dhe AAK, të cilat si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë kritikuar Bashën duke mos e konsideruar të denjë për këtë pozitë.

Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala u zgjodhën nënkryetarë në një votim në pako. Nënkryetari i komunitetit joserb, Emilja Rexhepi, do të ndajë pozicionin me rotacion më vonë me Fidan Jilltan dhe Artan Asllanin. Megjithatë, votimi për nënkryetarin serb mbeti i bllokuar. Sllavko Simiq, kandidati i Listës Serbe, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes, Dimal Basha theksoi rëndësinë e unitetit dhe sakrificës që qëndron pas ndërtimit të Kosovës. “E ndjej përgjegjësinë për besimin tuaj dhe gjithashtu do të marrë momentin për të falënderuar Avni Deharin, dhe Sala Jasharin, për mbajtjen e këtyre seancave. E ndjej përgjegjësinë e madhe që më është besuar. Ky vend është zemra e demokracisë sonë, vendi ku përfaqësohet zëri i të gjithë qytetarëve tanë. Republika jonë u ndërtua mbi sakrifica se liria dhe shteti unë janë më të mëdha se çdo interes i veçantë”, tha Basha.

Ai shtoi se mbrojtja e Kosovës është detyrë e të gjithëve, pushtetit dhe opozitës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes partive: “Ju bëj thirrje për bashkëpunim. Është koha të dëshmojmë se pavarësisht dallimeve politike, ne e kemi guximin dhe mençurinë për të punuar së bashku për interesin më të lartë për vendin tonë”. Po ashtu, ai iu drejtua Serbisë duke kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Procesi për nënkryetarin serb u pezullua dhe Kuvendi do të takohet sërish të enjten në orën 11:00 për të diskutuar kandidatët e mundshëm. As Verica Çeraniq, as Stefan Kovaçeviq, as Nenad Rashiq nuk arritën të sigurojnë votat e nevojshme.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kritikoi zgjedhjen e Bashës, duke theksuar se as Vetëvendosje dhe as qytetarët nuk janë të kënaqur me këtë vendim. “I patë me fytyra të varura”, tha ai duke iu referuar deputetëve të VV-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidixhiku, e cilësoi votën e PDK-së dhe AAK-së për Bashën si “gabim trashanik” dhe paralajmëroi një krizë të mundshme kushtetuese për moszgjedhjen e nënkryetarit serb: “E ndjej si gabim trashanik votën e dy partive tjera të ish-opozitës PDK e AAK që institucioneve të Kosovës t’u japin një emër të tillë. Megjithatë ky është vullnet 73 deputetëve shumicës, LDK e respekton këtë vullnet por s’mund të jetë e lumtur me kualitetin e njerëzve që përfaqësojnë këto institucione”.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, tha se votoi Bashën për kryeparlamentar duke e konsideruar emrin serioz, por ngriti shqetësimin për sfidën e nënkryetarëve: “I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese. Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë”.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kërkoi që VV të japë shpjegim për vonesat në zgjedhjen e kryetarit: “Le të japë një shpjegim pse e kanë vonuar vendin deri me tani sa muaj. Shpresoj që do ta kenë një shpjegim para qytetarëve të Kosovës pse është vonuar vendi deri me tani”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur fillimin e zhbllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe shpreh shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën.

“Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, znj. Vlora Çitaku, z. Kujtim Shala dhe znj. Emilija Redžepi”, thuhej në njoftimin e Presidencës në Facebook.

Presidentja gjithashtu shpreson që Kuvendi, sa më parë dhe në përputhje me procedurat kushtetuese, të votojë edhe Qeverinë e re, të dalë nga vullneti i qytetarëve në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Po ashtu, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësimin për situatën politike në vend, duke theksuar se mungesa e vullnetit për zgjidhje institucionale po e dëmton Kosovën dhe po rrezikon fondet e jashtme.

Në një prononcim për media jashtë ndërtesës së Kuvendit, Rohde tha se kishte pasur shpresë që kriza do të tejkalohej, por se tash për tash nuk po sheh vullnet të mjaftueshëm politik për një zgjidhje.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu. Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, tha Rohde.

Tutje, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje partive politike që të ndërmarrin sa më shpejt hapat e radhës për të konstituar Kuvendin dhe krijuar qeverinë e re.

Hargreaves ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, i cili u zgjodh të martën. Megjithatë, konstituimi i plotë i Kuvendit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb, dhe seanca është shtyrë për të enjten.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti. U bëj thirrje partive politike në Kosovë që të marrin hapat e radhës sa më shpejt e ta përfundojnë formimin e Kuvendit dhe të qeverisë së re”, ka shkruar Hargreaves në Facebook.

Dimal Basha u zgjodh kryeparlamentar pas muajve të tërë ngërçi në Kuvend, duke marrë 73 vota për dhe mbështetje nga PDK dhe AAK, ndërkohë që Nisma vazhdoi të abstenojë me tre deputetët e saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Bllokada e re në Kuvend, krejt çka ndodhi në seancën e sotme appeared first on Sinjali.

Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje

26 August 2025 at 23:06

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ndarja e votimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të komuniteteve është bërë qëllimshëm nga Lëvizja Vetëvendosja. Sipas tij, kjo mënyrë i ka konvenuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka shtuar se Kurti do që të krijojë një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që ta zvarrisë krijimin e institucioneve meqë, sipas Tahirit, Kurti nuk i ka numrat për qeverinë.

“Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë”, ka thënë Tahiri në RTK.

Ndërkohë ka përjashtuar mundësinë e koalicionit qeverisës me LVV-në.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tahiri: Votimi për nënkryetarët u nda sepse Kurti nuk i ka numrat për qeveri, do zvarritje appeared first on Sinjali.

Ukraina e pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut

26 August 2025 at 23:04

Forcat ukrainase kanë pranuar se ushtria ruse ka kaluar në rajonin lindor industrial të Dnipropetrovskut dhe po përpiqen të krijojnë një pikëmbështetje, por kanë njoftuar se përparimi i tyre është ndalur.

“Ky është sulmi i parë i një shkalle kaq të gjerë në rajonin e Dnipropetrovskut”, ka thënë për BBC-në Viktor Trehubov, i Grupit Operacional-Strategjik të Trupave të Dniproskut, duke shtuar se përparimi rus është ndalur.

Rusia ka pretenduar gjatë gjithë verës se ka hyrë në këtë zonë, ndërsa forcat e saj përpiqen të avancojnë më thellë në territorin ukrainas nga rajoni i Donetskut. Në fillim të qershorit, zyrtarët rusë thanë se një ofensivë kishte filluar në Dnipropetrovsk, megjithatë raportet e fundit ukrainase tregojnë se ata sapo kanë arritur të shkelin kufirin rajonal.

Çdo përparim rus në Dnipropetrovsk mund të përbëjë një goditje për moralin e ukrainasve, pasi përpjekja diplomatike e udhëhequr nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës duket se po dobësohet, pavarësisht takimit të presidentit Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin më 15 gusht në Alaska.

Sipas projektit të hartëzimit DeepState të Ukrainës, Rusia ka pushtuar tashmë dy fshatra brenda rajonit, Zaporizke dhe Novohryhorivka. Megjithatë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka mohuar këtë.

Ushtria ukrainase “vazhdon të kontrollojë” Zaporizken, ka thënë ajo në një deklaratë, dhe “luftime aktive po vazhdojnë gjithashtu në zonën e fshatit Novohryhorivka”.

Moska nuk ka pretenduar Dnipropetrovskun, ndryshe nga Donetsku dhe katër rajonet e tjera lindore të Ukrainës, por ka sulmuar qytetet e tij më të mëdha, përfshirë kryeqytetin rajonal Dnipro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ukraina e pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut appeared first on Sinjali.

Yesterday — 26 August 2025Sinjali

Barduani takon ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë – përmendet edhe dialogu

26 August 2025 at 22:55

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajllovski, zhvilloi sot një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Enriko Barduani, për të diskutuar rolin dhe rëndësinë e këtij misioni në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

Siç njofton Ministria e Mbrojtjes, në takim u theksua kontributi i vazhdueshëm i KFOR-it për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë.

“Ky mision i NATO-s është jashtëzakonisht i rëndësishëm për një rajon edhe më të qëndrueshëm dhe të sigurt. Mbetemi të përkushtuar ndaj kontributit tonë në KFOR dhe mbështetjes logjistike që i ofrojmë këtij misioni në të ardhmen”, tha ministri Misajllovski gjatë takimit.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e një rajoni të sigurt në kohë sfidash serioze gjeopolitike dhe paqëndrueshmërie, duke theksuar se Maqedonia do të vazhdojë të jetë një shtyllë sigurie në Ballkan.

Duke pasur parasysh se mandati i gjeneral Barduanit si Komandant i KFOR-it po përfundon së shpejti, ministri e falënderoi atë për bashkëpunimin dhe koordinimin e shkëlqyer lidhur me kontingjentin e Maqedonisë në këtë mision.

Nga ana e tij, gjeneral Barduani theksoi profesionalizmin e lartë dhe përkushtimin e ushtarëve të Maqedonisë, të cilët çdo ditë kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre me përkushtim të plotë.

Në kuadër të vizitës, gjeneral Barduani zhvilloi gjithashtu një takim edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-major Sashko Lafçiski.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Barduani takon ministrin e mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, flasin për sigurinë – përmendet edhe dialogu appeared first on Sinjali.

Tom Cruise dhe Brad Pitt e vështirë të ribashkohen në një film të ri të “F1”

26 August 2025 at 22:47

Regjisori Joseph Kosinski, i njohur për suksesin e “Top Gun: Maverick”, ka treguar idenë  e re gjatë një interviste për Collider.

 “Një gazetar më pyeti: ‘Nëse do të bëje një film me Tom Cruise dhe Brad Pitt, çfarë filmi do të ishte?’ Dhe unë thashë me shaka që Sonny Hayes (personazhi i Brad Pitt në F1) kthehet në botën e Formula 1 dhe ndeshet me rivalin e vjetër Cole Trickle (roli i Tom Cruise në Days of Thunder), i cili garonte në NASCAR në vitet ’90”, ka thënë Kosinski.

Ai ka menduar që do të ishte histori fantastike, por ndoshta e pamundur për t’u realizuar.

“Flasim për një “Mission: Impossible” të vërtetë. Do të ishte shumë, shumë e vështirë për t’u bërë”, ka thënë ai.

Kanë kaluar më shumë se tre dekada që nga hera e fundit kur Cruise, 63 vjeç dhe Pitt 61 vjeç, kanë punuar bashkë, në filmin “Interview With the Vampire” të vitit 1994.

Kosinski ka zbuluar se kishte tentuar t’i bashkonte aktorët edhe më herët, në projektin “Go Like Hell”, një dramë rreth garave që më vonë u shndërrua në filmin “Ford v Ferrari” me Matt Damon dhe Christian Bale.

“Madje bëmë edhe një lexues të skenarit në shtëpinë e Tom, me Bradin dhe të tre aty bashkë. Ishte moment surreal”, ka thënë ai.

Regjisori tutje ka kujtuar se Cruise ka marrë pjesë në premierën e “F1” në Londër, ku dy aktorët patën rastin të takoheshin përsëri.

“Do të ishte e mrekullueshme sikur të gjenim një mënyrë për t’i parë të dy në të njëjtin film”, ka shtuar Kosinski.

Ai ka pranuar se suksesi i madh i “F1”, që është bërë filmi me fitimet më të mëdha të karrierës së Pitt, ishte lehtësim i madh.

“Sa herë që një film funksionon, për mua është thjesht një frymëmarrje lehtësimi. Sepse kurrë nuk e di çfarë do të ndodhë. Nuk ke asnjë ide se si do të pritet një film deri sa të shfaqet. Ka qenë fantastike ta shohësh mënyrën se si është pritur ky projekt”, ka thënë regjisori.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tom Cruise dhe Brad Pitt e vështirë të ribashkohen në një film të ri të “F1” appeared first on Sinjali.

E trishtë: Ky është 75-vjeçari nga Klina që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, nesër i jepet lamtumira e fundit

26 August 2025 at 22:34

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë qëka ndodhur në fshatin Qeskov të Klinës, ku një burrë që jetonte i vetëm është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Siç mësoi Sinjali, viktima është Tahir Berisha rreth 75-vjeçar, i cili prej rreth 10 ditësh nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjarët. Kjo ka bërë që një e afërme e tij, të njoftonte Policinë më 25 gusht 2025, rreth orës 15:30.

Lamtumira e fundit për të ndjerin do të bëhet më 27 gusht 2025, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Qeskovë.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post E trishtë: Ky është 75-vjeçari nga Klina që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij, nesër i jepet lamtumira e fundit appeared first on Sinjali.

Kandidatja republikane për Kongresin amerikan djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas

26 August 2025 at 22:15

Në përshkrimin e videos, Gomez shkruante: “do ta përfundoj islamin në Teksas, kështu më ndihmoftë Zoti”. Veprimi i saj u dënuar ashpër nga organizatat që mbrojnë të drejtat e myslimanëve, liderët politikë dhe përdoruesit e internetit.

Kjo nuk është hera e parë që Gomez kritikohet për sjelljet e saj provokuese. Në maj të vitit 2025, ajo ndërhyri në një tubim qytetar të myslimanëve, ua mori mikrofonin dhe filloi të ofendonte islamin.

Valentina Gomez, who is running for Congress in Texas, declares war on Islam and Muslims by burning the Quran and says Islam must be stopped “once and for all.” pic.twitter.com/wqI65qriD3

— Shadow of Ezra (@ShadowofEzra) August 25, 2025

Ndërsa në dhjetor të vitit 2024, ajo publikoi një video ku paraqitej një ekzekutim i rremë i një emigranti dhe bëri thirrje për “ekzekutime publike” të emigrantëve pa dokumente që kanë kryer krime të dhunshme.

Valentina Gomez ka lindur në Medelin, Kolumbi, dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në vitin 2009. Ajo kandidoi vitin e kaluar për postin e sekretarit të shtetit në Missouri dhe përfundoi e gjashta mes kandidatëve republikanë, duke marrë vetëm 7.4 për qind të votave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kandidatja republikane për Kongresin amerikan djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas appeared first on Sinjali.

Apple paralajmëron përdoruesit për një përditësim të menjëhershëm: Kontrolloni cilësimet

26 August 2025 at 22:07

Apple ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve që të mos vonojnë instalimin e përditësimit më të fundit, edhe nëse nuk mendojnë se janë shënjestër e ndonjë sulmi.

Kompania ka paralajmëruar përdoruesit e pajisjeve iPhone dhe iPad që të instalojnë menjëherë versionin më të ri të iOS-it, 18.6.2, për shkak të një cenueshmërie serioze të sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, dobësia e sigurisë (CVE-2025-43300) është identifikuar në komponentin ImageIO dhe mund t’u mundësojë sulmuesve të marrin kontrollin e pajisjes përmes vetëm një fotografie të dëmshme. Ky problem klasifikohet si një dobësi “zero-day”, që do të thotë se tashmë është shfrytëzuar në një sulm kibernetik të synuar.

Përditësimi iOS 18.6.2 është i disponueshëm për të gjitha modelet që nga iPhone XS e më vonë, si dhe për disa modele iPad – përfshirë iPad Pro (nga gjenerata e tretë e tutje), iPad Air (gjenerata e tretë dhe më i ri), iPad 7 dhe më i ri, si dhe iPad mini 5 dhe më i ri.

Përdoruesve u këshillohet të kontrollojnë menjëherë versionin e softuerit dhe të instalojnë përditësimin përmes hapave: Settings → General → Software Update (Cilësimet → Të përgjithshme → Përditësimi i softuerit).

Apple thekson se bëhet fjalë për një sulm jashtëzakonisht të sofistikuar dhe thelbësore është që të gjithë përdoruesit të reagojnë pa vonesë, edhe pse dobësia deri tani është përdorur vetëm ndaj një numri të kufizuar objektivash.

Ky është një nga disa përditësime emergjente të sigurisë që kompania ka lëshuar gjatë vitit 2025, duke treguar se lufta kundër kërcënimeve kibernetike po bëhet gjithnjë e më intensive.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Apple paralajmëron përdoruesit për një përditësim të menjëhershëm: Kontrolloni cilësimet appeared first on Sinjali.

Aksident tragjik në Korçë, vetura përplas për vdekje 50-vjeçaren pranë fshatit Voskop

26 August 2025 at 21:49

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Korçë të Shqipërisë, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një 50-vjeçare, e cila ecte me biçikletë në rrugë.

E plagosura humbi jetën rrugës për spital, njofton tch, transmeton Sinjali.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident tragjik në Korçë, vetura përplas për vdekje 50-vjeçaren pranë fshatit Voskop appeared first on Sinjali.

Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

26 August 2025 at 21:38

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve, njoton rel.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme edhe në qytetet tjera të drejtuara nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Do të kërkoj dënime me vdekje për vrasësit në Uashington appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Këta janë dy kushërinjtë që u kapën me kallashnikov e pushkë gjuetie në Malishevë

26 August 2025 at 21:27

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një video e siguruar nga denoncuesi ka zbuluar mbajtjen e armëve pa leje në Malishevë.

Sinjali mëson se M. H., rreth 22-vjeçar, ka dorëzuar në polici një incizim, ku shiheshin persona të armatosur duke hyrë në oborrin e shtëpisë së tij malore në fshatin Shkozë.

Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi dy kushërinjtë Gezim Bytyqi, rreth 33-vjeçar dhe Fitim Bytyqi, rreth 26-vjeçar, të cilët pranuan se më 24 gusht kishin mbajtur armë: një kallashnikov AK-47 dhe një pushkë gjuetie. Armët janë sekuestruar si prova.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar procedurë penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Dy të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Këta janë dy kushërinjtë që u kapën me kallashnikov e pushkë gjuetie në Malishevë appeared first on Sinjali.

60 fishekë të AK-47 gjenden pranë kufirit në Vermicë

26 August 2025 at 21:25

Një numër i madh fishekësh është zbuluar sot në afërsi të kufirit në Prizren.

Sinjali mëson se më 26 gusht, rreth orës 12:00, njësia patrulluese ka gjetur rreth 60 fishekë të armës automatike AK-47 në fshatin Vermicë.

Në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe njësia e krimteknikës, ndërsa me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti “Gjetja e mjetit të pashpërthyer”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 60 fishekë të AK-47 gjenden pranë kufirit në Vermicë appeared first on Sinjali.

Ferizaj: 24-vjeçari dyshohet për “Sulm seksual” ndaj të miturës, aktivizohet policia

26 August 2025 at 21:24

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve. Këto raste bëhen edhe më të tmerrshme kur viktima janë vajzat e mitura, nën moshën 18-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundmi, një rast i tillë është raportuar në Ferizaj, ku viktimë është një e mitur.

Sinjali mëson se më 18 gusht, një vajzë e lindur në vitin 2008 ka denoncuar se ishte viktimë e abuzimit seksual nga një 24-vjeçar, i identifikuar si E. Haliti, rreth 24-vjeçar, nga fshati Greme.

Hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe intervistojnë të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës. Haliti ka pranuar se ishte njohur me viktimën përmes rrjetit social Snapchat dhe se kishte dalë një herë me të, por ka mohuar se ka pasur kontakt fizik.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka autorizuar që i dyshuari të intervistohet dhe që procedura të vazhdojë në mënyrë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Sulm seksual” dhe hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ferizaj: 24-vjeçari dyshohet për “Sulm seksual” ndaj të miturës, aktivizohet policia appeared first on Sinjali.

Trump: Nuk jam diktator, thjesht di si ta ndaloj krimin

26 August 2025 at 20:51

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë mbledhjes së kabinetit të tij të martën, ka kritikuar ashpër mullinjtë me erë dhe panelet diellore, ka bërë thirrje për vendosjen e dënimit me vdekje për vrasjet në Uashington DC dhe ka mohuar të jetë diktator.

Trumpi e hapi mbledhjen e gushtit duke nxjerrë në pah, sipas tij, uljen e çmimeve të benzinës dhe ushqimeve dhe përmirësimin e prodhimit amerikan gjatë muajve të parë të mandatit të tij të dytë, raporton AP.

Ai kritikoi objektivat mjedisorë që mbështesin mullinjtë me erë dhe insistoi se administrata e tij “nuk po lejon të ndërtohet asnjë mulli me erë”.

“Ato po e shkatërrojnë vendin tonë. Po i shkatërrojnë të gjithë”, tha Trumpi.

“Ato janë të shëmtuara, nuk funksionojnë, vrasin zogjtë tuaj, janë të këqija për mjedisin”, shtoi ai.

Ndërsa kritikoi panelet diellore, ai nuk tha se nuk do t’i lejonte ato.

Më vonë gjatë mbledhjes, Trumpi bëri të ditur se do të vendosë dënimin me vdekje për çdo vrasje në Uashington DC.

“Ne do të kërkojmë dënimin me vdekje”, deklaroi ai, duke e quajtur një masë “parandaluese shumë të fortë”.

Vlen të theksohet se Uashington DC dhe gati gjysma e shteteve të SHBA-së e kanë hequr dënimin me vdekje, ndërsa studimet e Qendrës së Informacionit për Dënimin me Vdekje nuk kanë gjetur “prova kuptimplote” që përdorimi i tij pengon krimin.

Në fund, Trumpi hodhi poshtë akuzat se është diktator.

“Unë nuk jam diktator. Unë thjesht di si ta ndaloj krimin.”, u shpreh ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump: Nuk jam diktator, thjesht di si ta ndaloj krimin appeared first on Sinjali.

Don Xhoni mbyll sezonin veror me mesazh nga qyteti i Noizyt: Shihemi shpejt…

26 August 2025 at 20:46

Don Xhoni ka zgjedhur Durrësin për të përmbyllur sezonin e tij veror, duke ndarë me fansat një mesazh të ngrohtë dhe falënderues.

Në postimin e fundit, reperi shihet i rrethuar nga ekipi i tij dhe Butrint Imeri, ndërsa shkruan: “n’kllab me krejt robt e shpisë”, duke treguar lidhjen e fortë dhe energjinë që e shoqëroi gjatë muajve të ngarkuar me koncerte dhe hite.

Ai e cilëson sezonin veror si një nga më të veçantët në karrierën e tij, duke theksuar: “Kjo sezonë ka me u majt men gat rekorde, memorie, plotë jetë”.

Zgjedhja e Durrësit si qytet për koncertin përmbyllës mund të shihet gjithashtu si një mesazh i drejtpërdrejtë për Noizyn, pasi reperi jetën dhe bizneset i zhvillon në këtë qytet. Dyshja herë pas here kanë shkëmbyer mesazhe indirekte.

Postimi përfundon me një premtim të qartë për të ardhmen: “Shihemi shpejt! JU DON KB1!!”, duke lënë të kuptohet se reperi nuk do të ndalet dhe rikthimi i tij në skenë do të vijë së shpejti, duke mbajtur të ndezur interesin e publikut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Don Xhoni mbyll sezonin veror me mesazh nga qyteti i Noizyt: Shihemi shpejt… appeared first on Sinjali.

51 vatra zjarri sot në Kosovë, 4 janë ende aktive

26 August 2025 at 20:39

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se sot në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Prej tyre, katër vatra vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa dyzet e shtatë (47) vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Agjencia apelon tek qytetarët që “të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojnë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë rastet në numrat 112, 193 dhe 192.”

Në njoftim, Agjencia shpreh gjithashtu “mirënjohje dhe falënderim për përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post 51 vatra zjarri sot në Kosovë, 4 janë ende aktive appeared first on Sinjali.

Hasani: Rashiq s’mund të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, është kundërkushteteuse

26 August 2025 at 20:34

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se ajo që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve nga komuniteti jo-shumicë ka qenë tërësisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai ka vlerësuar se nuk mund të pyetet komuniteti shumicë për të drejtat kushtetuese të komuniteteve joshumicë.

Hasani ka thënë se deputeti Nenad Rashiq nuk ka të drejtë dhe nuk mund të propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës në emër të komunitetit serb.

Sipas tij, atë propozim mund ta bëjë vetëm grupi parlamentar i serbëve në Kuvendin e Kosovës.

“Zoti Rashiq nuk ka asnjë të drejtë të propozohet, as sipas Kushtetutës së Kosovës dhe as sipas Rregullores së Kuvendit. Votimi duhet të bëhet nga shumica e komunitetit serb, gjë që Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë. Rregullorja është akti i vetëm nënligjor që normohet plotësisht me Kushtetutën e Kosovës dhe shërben si parametër matës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të Kuvendit TË Kosovës, nëse ato përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.”, tha ai për Nacionalen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Hasani: Rashiq s’mund të propozohet për nënkryetar në emër të komunitetit serb, është kundërkushteteuse appeared first on Sinjali.

❌
❌