Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 August 2025Albeu

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

By: M C
23 August 2025 at 21:58

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri.

Falë ndërhyrjes është bërë e mundur shuarja dhe izolimi i 9 vatrave zjarri, ndërsa vetëm 1 vatër mbetet nën monitorim.

Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat vendore, shërbimi pyjor, policia dhe agjencitë e specializuara, kanë ndërhyrë me shpejtësi duke garantuar minimizimin e pasojave dhe sigurinë e komuniteteve.

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

Aktualisht, në Parkun Natyror Gërmenj, bashkia Kolonjë, vatra e zjarrit po mbahet nën monitorim pas disa riaktivizimeve gjatë ditës. Në terren kanë operuar mjete zjarrfikëse dhe forca të shumta, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll.

Institucionet përgjegjëse vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit dhe mbeten të angazhuara për reagim të menjëhershëm në çdo rast emergjence.

The post Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit appeared first on Albeu.com.

Presidenti Zelensky flet në ditën e flamurit të Ukrainës: Nuk u japim tokë p*shtuesve!

By: M C
23 August 2025 at 21:32

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë t’i dorëzojë territore Rusisë.

Në një ceremoni në ditën e flamurit të vendit, se qytetarët ukrainas në territoret e pushtuara e dinë se Kievi zyrtar nuk do ia japë tokën pushtuesve.

“Ky flamur është një qëllim, një qëllim dhe një ëndërr për shumë nga njerëzit tanë në territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës. Ata e çmojnë këtë flamur, e çmojnë sepse e dinë se ne nuk do t’ua japim tokën tonë pushtuesve. Ky flamur simbolizon atë që është më e çmuar për qindra mijëra ushtarë tanët, burra dhe gra nga e gjithë Ukraina, të cilët po mbrojnë gjithë vendin”, ka thënë Zelensky.

Shkëmbimi i territoreve mes Rusisë dhe Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes javët e fundit, pasi çështja u diskutua në takimin e Donald Trump me Vladimir Putin në Alaska dhe më pas në takimin me Zelensky në Uashington.

Rusia ka kërkuar Krimenë dhe Donbasin, si kusht për të ngrirë konfliktin në vijën e frontit dhe për të mos nisur sulme për të marrë territore të reja.

Kreu i shtetit ukrainas e ka përsëritur vazhdimisht se nuk do të dorëzojë asnjë territor, pasi kushtetuta e vendit të tij nuk ia lejon diçka të tillë.

Ndërkohë Donald Trump dhe administrata e tij e kanë bërë të qartë se as Kievi dhe as Moska nuk mund të marrin çfarë kërkojnë.

Trump i ka kërkuar Zelenskyt të jetë më fleksibël në procesin e negocimit ndërsa ka vendosur një afat dy javor për Putin, që të takohet me homologun e tij ukrainas dhe të bisedojnë për t’i dhënë fund luftës.

The post Presidenti Zelensky flet në ditën e flamurit të Ukrainës: Nuk u japim tokë p*shtuesve! appeared first on Albeu.com.

U kap me k*kainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës

By: M C
23 August 2025 at 20:59

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e ndaluar më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë.

39-vjeçarja, e njohur gjithashtu si Marina Fara, u kap me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, Kapurani deklaroi mes lotësh se substanca narkotike ishte për përdorim vetjak. Megjithatë, gjykata vendosi që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Ky nuk është rasti i parë ku emri i saj lidhet me drejtësinë. Më parë, Marina Fara ishte përfshirë në përgjimet e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona, ndërsa dyshimet përfshinin ndihmën e mundshme për arratisjen e dy të dyshuarve për trafik narkotikësh.

Aktualisht, hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i fundit lidhet me episodet e mëparshme apo nëse kemi të bëjmë vetëm me përdorim personal, siç pretendoi ajo para gjykatës.

The post U kap me k*kainë, Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës appeared first on Albeu.com.

Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca

By: M C
23 August 2025 at 20:23

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht.

Zgjedhjet parlamentare në Siri – të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë – fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator.

Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”.

Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze të Sirisë – përjetoi dhunë vdekjeprurëse sektare.

Provincat al-Hassake dhe al-Raka janë nën kontrollin e milicitë e Forcave Demokratike Siriane, të udhëhequra nga kurdët, që kanë raporte të tensionuara me Qeverinë në Damask.

Al-Daghim, duke folur për Dpa-në, nuk dha një datë të re, por tha se zgjedhjet në këto tri provinca do të mbahen kur të lejojnë rrethanat.

Më herët gjatë javës, presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ratifikoi një dekret që ka të bëjë me një sistem të përkohshëm zgjedhor, sipas të cilit ai ka fuqinë të emërojë një të tretën e 210 anëtarëve të Asamblesë. Dy të tretat e mbetura do të zgjidhen nga votuesit.

Duke komanduar një aleancë të rebelëve të udhëhequr nga islamistët, al-Sharaa e rrëzoi nga pushteti al-Assadin në dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti sirian u largua nga shteti drejt Rusisë.

Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit.

Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh.

Që nga rënia e al-Assadit, udhëheqja e re e Sirisë po synon të njihet ndërkombëtarisht dhe po kërkon mbështetje ekonomike për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga më shumë se një dekadë luftë civile./REL

The post Siria shtyn mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në disa provinca appeared first on Albeu.com.

“Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegë e politikanë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji

By: M C
23 August 2025 at 19:51

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik. Zheji, pësoi arrest kardiak teksa ishte me pushime me familjen e tij në qytetin e Sarandës.

Kolegët gazetarë, politikanë dhe qytetarë të thjeshtë kanë reaguar në rrjete sociale duke shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit.

Gazetari Blendi Fevziu, deputeti Tritan Sheu, gazetarja Ola Bruko, deputeti Belind Këlliçi, Ministri Taulant Balla, Flamur Noka, pastori Akil Pano, Niko Peleshi dhe Vangjel Tavo janë disa nga figurat publike që kanë bërë reagime prekëse për ndarjen nga jeta të Zhejit.

Më poshtë, do të gjeni statuset e tyre në rrjete sociale

Gazetari Blendi Fevziu: Artur Zheji u nda nga kjo bote sot krejt papritur. Ne moshe ende te re dhe ne kulm te energjive dhe te angazhimit publik. Bashke me te iku edhe nje ze i rendesishem dhe autoritar i mediave e mbi te gjitja nje intelektual dhe qytetar pas exelence. Duke e njohur prej viteve ‘80 – te dhe duke bashkepunuar per thuaj 25 vjet me te mbeta tejet i trishtuar nga ky lajm tragjik. U prehsh ne paqe Tur!

Deputeti Tritan Sheu: Keqardhje e trishtim per humbjen e Artur Zhejit! Gazetar korrekt, qytetar njerezor ne tiparet e sjelljet e tij. Miqesor e tolerant! Ngushellinet me te sinqerta familjes se tij, gazetarise shqiptare, publikut te gjere, miqve, te gjitheve! Do ta kujtojme si nje model!

Gazetarja Ola Bruko: Une pata fatin dhe nderin te merrja prej teje leksionet me te vyera te gazetarise. Ti u ktheve per mua ne nje mik te jashtezakonshem sic une isha gjithashtu per ty. Nuk mundem ende ta besoj kete lajmin te hidhur qe me derguan! Nuk mundem ende ta besoj se sdo komunikoj me me ty e sdo marr prej teje keshillat qe aq shume i vleresoja…..

Deputeti Belind Këlliçi: Më pak se 1 vit më parë, Artur Zheji “parashikoi” mes rreshtash tragjedinë që do ti ndodhte këtë të shtunë gushti! Qofsh i Parajsës Artur Zheji! RIP

Gazetari Çim Peka: Cfare trishtimi. RIP!

Ministri Taulant Balla: Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!

Deputeti Flamur Noka: U prehsh në paqe Turi! Ikja jote e beftë na le me dhimbje. Ngushëllime familjes sate! Për pak ditë do të festonit ditëlindjen tënde, e ne miqtë e tu do të të uronim 64-vjetorin. Ke lënë shumë kujtime pas, si drejtues e gazetar, si prind, bashkëshort e mik. Artur Zheji ishte biri i dy shqiptarëve të shkëlqyer, i zagoritit të gjithditur Petro Zheji dhe i aktores së mirënjohur Besa Imami. Trashëgoi kulturën e tyre dhe spikati si personazh televiziv në prime. I përjetshëm kujtimi i tij!

Pastori Akil Pano: Debati ishte fisnik me ty mik. Kur më telefonoje dëgjoja: ‘pastor i madh’, menjëherë ta ktheja: ‘Zheji i madh.’ Ishte mënyra joné t’i kujtonim njëri-tjetrit sa të vegjël ishim. Largimi yt i beftë ndal hapin e njeriut që dashuron jetën dhe e fton të heshtë. Mbase të mendojë për thelbin, jetën, familjen… A është njeriu një ëndërr apo diçka më shumë!? Disa grimca të parëndësishme në universin e pamatshëm, apo esencë që nuk zhbëhet?
Psalmisti kishte të drejtë kur pyeti: “Kur mendoj qiejtë e tu, që janë vepër e gishtërinjve të tu, hënën dhe yjet që ti ke vendosur, çfarë është njeriu, që ta mbash mend, dhe biri i njeriut, që ta vizitosh?”

Jobi kishte të drejté kur shkroi: “Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime. Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë.

Në qoftë se njeriu vdes, a mund të kthehet përsëri në jetë? Do të prisja çdo ditë të shërbimit tim të rëndë, deri sa të arrinte ora e ndryshimit tim. Do të më thërrisje dhe unë do të të përgjigjesha; ti do të kishe një dëshirë të madhe për veprën e duarve të tua.”

(Jobi 14:1-2, 14-15)
Qofsh me Krishtin të cilit i besove o mik. Vështro bukuritë e patregueshme dhe shijo atë që materia s’mund të të jepte. Do të na mungosh nga kjo anë e krijimit. Zoti bekoftë familjen dhe i dhëntë bujarisht ngushëllim dhe paqe.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit: Lajm i hidhur i ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe analistit të njohur Artur Zheji (1961–2025)! Zheji u shqua për kontributin e tij në fushën e medias dhe publicistikës, si dhe në artin skenik, ku ka lënë gjurmë si regjisor dhe autor i veprave artistike. Trashëgimia e tij profesionale mbetet pjesë e historisë së gazetarisë dhe kulturës shqiptare. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit mediak!

Deputeti Niko Peleshi: I trishtueshëm lajmi i ndarjes së papritur dhe të padrejtë nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Një mendje e mprehtë, një zë i guximshëm dhe një figurë e respektuar e medias shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij. Kujtimi për të do të mbetet i paharruar!

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo: Lamtumirë Zheji! Më trishtoi pa masë ndarja nga jeta e Artur Zhejit. Kjo është një humbje e madhe për shoqërinë shqiptare, miqtë, dhe veçanërisht familjarët e tij. Zheji, siç të gjithë e thërrisnin, ishte një figurë e rëndësishme e mjedisit intelektual shqiptar.

Analist i hollë politik dhe njohës i ngjarjeve ndërkombëtare, ai ishte një zë i fuqishëm përmes mendimit dhe ideve të tij, në median e shkruar dhe atë vizive.

Ndarja e parakohshme nga jeta, më trishton edhe më shumë, pasi kam pasur fatin ta njoh nga afër. Kam ndarë me të ide e mendime të cilat përherë i kam çmuar fort. Nga sot, shoqërisë sonë do t’i mungojë një mendje e mprehtë dhe e guximshme.

Ndërsa NE, miqve dhe familjarëve do t’i mungojë një njeri i mirë dhe i shtrenjtë.
Të prehesh në paqe mik i mirë!

The post “Njeri fisnik dhe mik i çmuar”, kolegë e politikanë shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona, të gjithë familjarë

By: M C
23 August 2025 at 19:41

Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, tek Ura e Vrakës, kur shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasit V. A., K. A., dhe L. A. (të gjithë familjarë), pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin V. A., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në aksin “Shkodër-Koplik”, plagosen 3 persona, të gjithë familjarë appeared first on Albeu.com.

Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës

By: M C
23 August 2025 at 19:33

Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj Kreshnik Gjergji, së fundmi, janë bërë prindër të një djali të quajtur Daskan, një ngjarje që ka sjellë shumë gëzim në jetën e tyre.

Pas një periudhe të shkurtër pushimi për t’u përkushtuar familjes, këngëtarja ka vendosur të rikthehet në skenën publike, duke e shijuar jetën e natës me pasion. Ky rikthim është pritur me shumë interes nga fansat e saj.

Një natë e veçantë e kaloi Dafina në një nga diskotekat më të njohura të vendit, ku atmosfera ishte elektrizuese. Ajo duket se po e shijonte çdo moment, duke u kthyer në qendër të vëmendjes.

Me Kreshnikun pranë, ata shfaqnin një harmoni të veçantë, duke u relaksuar dhe duke kaluar momente të paharrueshme së bashku. Ky moment i bukur tregon se ata janë të lumtur si prindër dhe si çift.

Rikthimi i Dafina Zeqirit në jetën e natës është një dëshmi e forcës së saj si artiste, e cila nuk ka frikë të shprehë veten edhe pas një periudhe të rëndësishme siç është lindja e fëmijës. Ajo vazhdon të frymëzojë shumë të rinj.

Rikthimi i saj në skenë pas lindjes është një mesazh i fortë për të gjitha nënat, duke treguar se pas çdo sfide, ka mundësi për të shkëlqyer. Dafina është një simbol i forcës dhe pasionit, dhe fansat e saj mezi presin të shohin se çfarë do të sjellë ajo në të ardhmen.

The post Pas lindjes së djalit Dafina Zeqiri nuk pret më, i kthehet jetës së natës appeared first on Albeu.com.

Askush nuk e priste/ Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi

By: M C
23 August 2025 at 19:25

Mozzik sjell surprizën më të madhe të këtij viti – një biznes që askush nuk e priste.

Reperi i njohur ka vendosur të bëjë një hap të guximshëm jashtë botës së muzikës, duke hapur një çerdhe moderne me emrin “HanaKids”, e cila është frymëzuar nga vajza e tij, Hana. Ky projekt i ri është një shembull i përkushtimit të tij ndaj edukimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Lajmi u bë publik nga vetë Mozzik, i cili shprehu emocionet e tij me fjalët: “HanaKids po hap dyert sot! Nga e hëna, më 25 Gusht, fillojmë punën me dashuri dhe përkushtim për më të vegjlit tanë.” Kjo njoftim tregon angazhimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e brezit të ri.

Ky projekt nuk është vetëm një investim financiar, por një mesazh i fortë nga Mozzik si baba. Ai thekson se: “Fëmijët janë e ardhmja jonë – ata nuk kanë nevojë vetëm për kujdes, por për dashuri, siguri dhe një ambient që i rrit me buzëqeshje e dituri.” Kjo qasje tregon një ndjeshmëri të thellë për nevojat e fëmijëve.

HanaKids, që mban emrin e vajzës së tij, është një dedikim i ndjerë dhe një investim që e dallon reperin nga shumë të tjerë në estradë. Ai shpreh bindjen se çdo fëmijë meriton më të mirën, duke e bërë këtë projekt një simbol të përkushtimit të tij ndaj edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Me hapjen e HanaKids, Mozzik po i jep një shembull të shkëlqyer të tjerëve në industrinë e muzikës dhe biznesit. Ai tregon se si pasioni për fëmijët dhe edukimin mund të shndërrohet në një mundësi për të kontribuar në shoqëri. Ky është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve.

Në përmbyllje, Mozzik thekson: “Sepse çdo fëmijë meriton më të mirën!”. Ky mesazh është një thirrje për të gjithë ne që të mbështesim iniciativat që promovojnë mirëqenien e fëmijëve dhe edukimin e tyre. HanaKids është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të ndritur për brezin e ri.

The post Askush nuk e priste/ Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi appeared first on Albeu.com.

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet

By: M C
23 August 2025 at 19:21

Pylli i Sodës në Vlorë është rrezikuar të digjet pasditen e kësaj të shtune pasi një automjet u përfshi nga flakët.

Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke shmangur djegien e pyllit.

Aktualisht situata është nën kontroll ndërsa ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjetit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ngjarja.

The post Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës, nisin hetimet appeared first on Albeu.com.

“Gruan e vrava se më tradhtonte”, çfarë deklaroi Nakoleci pasi u arrestua nga policia!

By: M C
23 August 2025 at 18:52

Pamjet që shikoni është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua Pandeli Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij një ditë më parë në Greqi.

Mësohet se ai ishte fshehur pranë një parkingu, 200 metra larg vendit ku vrau gruan e tij 36-vjeçare. Mësohet se shqiptari mbante veshur disa rroba që i gjeti në një kosh mbeturinash.

Nakoleci nuk i bëri rezistencë policisë ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për të zbuluar të tjera detaje, materiale apo sende që e përfshijnë atë në krim. Sipas raportimeve, Nakoleci ka deklaruar se e vrau gruan e tij pasi ajo e tradhtonte.

Autori dhe bashkëshortja e tij kishin debatuar ashpër me njëri-tjetrin që prej mëngjesit të ditës së djeshme. Teksa ajo ka tentuar të largohet nga shtëpia, autori e ka ndjekur pas me një mjet të mprehtë në dorë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Kanë qenë fëmijët e çiftit të cilët kanë lajmëruar policinë duke thënë se babai u ka therur nënën.

Kur oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç.

Autori ka të shkuar kriminale si i përfshirë në trafikun e drogës në vitin 2019, ndërsa gjithashtu është shtruar dhe në një klinikë psikiatrike pas tentativës për vetëvrasje.

The post “Gruan e vrava se më tradhtonte”, çfarë deklaroi Nakoleci pasi u arrestua nga policia! appeared first on Albeu.com.

Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital

By: M C
23 August 2025 at 18:22

Policia e Sarandës ka publikuar njoftimin lidhur me rrethanat e vdekjes së gazetarit të njohur shqiptar, Artur Zheji.

Uniformat blu bëjnë me dije se sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, Artur Zheji, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Njoftimi i Policisë Sarandë/Infomacion paraprak

Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Ndërroi jetë në Sarandë, policia jep detaje për vdekjen e Artur Zhejit: Gazetari shfaqi probleme shëndetësore gjatë drekës në një restorant, humbi jetën rrugës për në spital appeared first on Albeu.com.

Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare

By: M C
23 August 2025 at 17:43

Gazetari dhe publicisiti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 64-vjeçare. Në çastet e fundit të jetës, pranë Zhejit ndodheshin familjarët, gruaja dhe djali i tij teksa po drekonin në Sarandë kur ai pësoi arrest kardiak.

Askush nuk e priste, por zemra ‘nuk e fali’ Zhejin. Menjëherë ai u dërgua nga familjarët në Spitalin e Sarandës, por nuk ia doli.

Mësohet se gazetari është shprehur se nuk ndjehej mirë teksa drekonte me familjen në qytetin bregdetar ku kishte zgjedhur të pushonte disa ditë. Menjëherë u telefonua ambulanca, por Zheji mbërriti në duart e mjekëve pa shenja jete.

Artur Zheji, djali i gjuhëtarit dhe përkthyesit të shquar, Petro Zheji dhe i aktores Besa Imami, ka lënë gjurmë në median shqiptare. Përgjatë karrierës së tij televizive, Zheji njihet kryesisht për drejtimin e programit analitik “360 Gradë” i shfaqur në ekran që prej vitit 2017.

Ndër të tjera, gazetari ka mbajtur dhe poste drejtuese, përmendim këtu Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) si dhe ka qenë në krye të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

Zheji lindi më 29 Gusht 1961, por sot mbylli sytë përgjithmonë. Ajo që do të mbetet pas është krijimtaria dhe kontributi i tij në median shqiptare.

Veprimtaria e gjatë e Zhejit përfshin analiza politike, editoriale dhe drejtimin e disa programeve televizive. Ndarja e parakohshme nga jeta e Artur Zhejit ka sjellë trishtim tek familjarët, miqtë si dhe në komunitetin mediatik shqiptar.

The post Djali i një përkthyesi dhe një aktoreje, kush ishte Artur Zheji, gazetari i karrierës që la gjurmë në median shqiptare appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji

By: M C
23 August 2025 at 17:13

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, drejtuesi i emisionit 360 Gradë në ABC News, Artur Zheji.

Mësohet se gazetari Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorte dhe djalin ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Më pas është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa jetë.

The post Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare, analisti dhe gazetari i njohur Artur Zheji appeared first on Albeu.com.

Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon

By: M C
23 August 2025 at 17:03

Pritja mbaroi. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe bisedimesh për transferime, fusha e futbollit më në fund do të flasë përsëri vetë. Këtë pasdite, Serie A nis zyrtarisht, duke prerë shiritin e javës së parë të ndeshjeve të sezonit 2025-2026. Ndër ndeshjet e planifikuara nga liga e parë italiane për këtë rast, një nga ndeshjet më interesante është padyshim Interi kundër Torinos.

Të hënën, më 25 shtator, në orën 20:45, djemtë e trajnuar nga Cristian Chivu do të presin ata të menaxhuar nga Marco Baroni. Vendi, pa dyshim, është Stadio Giuseppe Meazza në San Siro.

Dy ekipe, zikaltrit dhe Granata, iu nënshtruan një riorganizimi të madh të skuadrave të tyre përkatëse këtë verë, duke filluar – natyrisht – me dy trajnerët që do të marrin përsipër detyrën pas pak më shumë se 48 orësh.

Megjithatë, duke folur për lajme dhe marrëveshje, drejtuesit e Milanos dhe Savoy sapo kanë përfunduar një takim tjetër. Këtë javë, klubi i Beppe Marottas dhe klubi i Urbano Cairos zyrtarizuan transferimin e Kristjan Asllanit nga brigjet e Naviglit në ato të lumit Po.

Mesfushori shqiptar është transferuar në Torino me një marrëveshje huazimi të caktuar për 1.5 milion euro, me një opsion për ta blerë atë për rreth 11 milion euro. Lojtari i lindur në vitin 2002 u ndal tashmë në Torino të enjten e kaluar, ku – siç ishte planifikuar – iu nënshtrua (dhe kaloi) vizitave mjekësore të zakonshme me Granatan.

Shkurt, ironikisht, Asllani, në paraqitjen e tij të parë për Torinon, mund të përballet me ish-ekipin e tij. Po, “mundet”, sepse edhe në këtë rast, kushtëzimi dëshmon të jetë një aleat besnik. Deri më tani, transferimi i lojtarit në Torino nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, kështu që shanset për ta parë atë në fushë të hënën duken të pakta.

Në fakt, siç raportohet nga portali ToroZone këtë mëngjes, klubi i Lombardisë ende nuk u ka dërguar homologëve të tyre të Torinos dokumentet e nevojshme për të regjistruar lojtarin. Për të shmangur çdo keqkuptim, do të duhet të presim edhe disa orë për të pasur më shumë siguri – në një mënyrë ose në një tjetër. Pastaj, vetëm fusha do të flasë vetë, dhe pastaj do të jetë radha e Inter – Torinos.

The post Kristjan Asllani afër humbjes së ndeshjes së parë me Torinon appeared first on Albeu.com.

Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta

By: M C
23 August 2025 at 16:38

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po provon me çdo kusht që të ndalë protestat e studentëve në të gjithë Serbinë. Dhe pasi metodat e para nuk i kanë ecur, tashmë Vuçiç ka urdhëruar administratën që të dalë në anti-protesta kundër studentëve.

Siç thuhet në një mesazh që qarkullon në rrjetet sociale dhe grupet në Viber, “qytetarët që kundërshtojnë bllokadat” do të mblidhen në të gjitha qeveritë lokale në Vojvodinë (përveç Novi Sadit). Ata njoftuan tubime në 29 vende të tjera në Serbi. Anti-protestat pritet që të fillojnë pasditën e sotme në orën 6:30.

Tubimet e para të tilla u mbajtën të mërkurën, më 20 gusht, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç njoftoi se ato do të zhvilloheshin edhe të shtunën. Ato janë organizuar zyrtarisht nga Qendra për Stabilitet Social dhe zyrtarët më të lartë të SNS-së kanë ftuar qytetarët në to.

Sipas Danas, zyrtarët nga partnerët e koalicionit të Aleancës Progresive ishin gjithashtu të detyruar të paraqiteshin. Gjithashtu, ditët e fundit, në kutitë postare të banorëve të Novi Sadit janë shfaqur fletushka me mesazhe kundër bllokadave.

The post Vuçiç ‘gjen’ zgjidhjen kundër protestave të studentëve, nxjerr administratën në anti-protesta appeared first on Albeu.com.

Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm

By: M C
23 August 2025 at 16:35

Eriona Ramadani dhe Albina Abazi janë dy adoleshentet të cilat humbën jetën tragjikisht në një aksident në Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se dy 16-vjeçaret ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës “Drita”. Dy të miturat u aksidentuan me motoçikletë ndërsa fatkeqësisht nuk i mbijetuan plagëve të marra.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik ndërsa ka reaguar edhe shkolla për ngjarjen e rëndë.

“Me dhimbje të thellë dhe zemra të tronditura morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të dy nxënëseve tona të dashura, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

Humbja e tyre ka prekur thellë çdo kënd në shkollën tonë dhe ka lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm. Në këto çaste të rënda, stafi pedagogjik, drejtoria dhe gjithë nxënësit e SHMK ‘Drita’ shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet, të afërmit dhe miqtë e tyre.

Qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës i përjetshëm! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagim.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor vazhdojnë punën për të zbardhur detaje.

The post Aksidenti tragjik në Maqedoninë e Veriut, kush janë dy 16-vjeçaret që humbën jetën! Reagon Shkolla e Muzikës: Lanë pas boshllëk të pazëvendësueshëm appeared first on Albeu.com.

Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit

By: M C
23 August 2025 at 16:22

Qyteti i Elbasanit është goditur nga moti i keq mesditën e sotme, rreth orës 14:00. Sipas informacioneve paraprake, disa zona të qytetit janë përfshirë nga stuhi të shoqëruara me erë të fortë dhe breshër.

Stuhia ka zgjatur rreth 20-30 minuta, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në disa segmente të rrugëve. Po ashtu, reshjet e dendura kanë çuar në krijimin e përmbytjeve të menjëhershme, pasi sistemi i kolektorëve të ujërave nuk ka mundur të përballojë sasinë e madhe të shiut.

Era e fortë ka shkaktuar dëmtim të pemëve përgjatë rrugëve kryesore, duke rritur rrezikun për kalimtarët dhe automjetet.

The post Elbasani goditet nga stuhia e fortë, shkakton përmbytje dhe bllokim të qarkullimit appeared first on Albeu.com.

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës

By: D Marku
23 August 2025 at 15:59

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”. Janë këto fjalët e Katerina Nakolecit, vajzës së madhe të çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, e cila nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka shprehur dhimbjen e pafund pas ndarjes tragjike nga jeta të nënës së saj.

36-vjeçarja Mariola Nakoleci u vra mëngjesin e djeshëm në Volos nga bashkëshorti i saj, duke tronditur familjarët dhe komunitetin lokal. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të katër fëmijëve të çiftit.

Autoritetet greke janë duke kërkuar intensivisht 40-vjeçarin Pandeli Nakoleci, i cili ende nuk është lokalizuar. Mediat greke raportojnë se ekziston mundësia që autori i vrasjes së gruas së tij të ketë kryer vetëvrasje pas aktit të tmerrshëm.

Policia gjithashtu njofton se autori kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai kishte tentuar vetëvrasjen, duke çuar në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike. Ndërkohë, familjarët dhe komuniteti në Volos mbeten të tronditur nga kjo ngjarje tragjike.

The post “Ike, mami im, do të më mungosh shumë…”/ Fjalët prekëse të Katerina Nakolecit pas vrasjes së nënës appeared first on Albeu.com.

”Durrës, vazhdojmë”/ Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike

By: D Marku
23 August 2025 at 15:33

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për aksionin e lirimit të hapësirave publike, teksa ka ndarë pamje nga Durrësi.

Krahas pamjeve që tregojnë shembjet e ndërtesave dhe strukturave që kanë bllokuar hapësirën komunitare në qytetin bregdetar, kreu i qeverisë shkruan: “Durrës, vazhdojmë”.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike si dhe ndërtimeve pa leje vijon prej javësh, ndërsa kreu i qeverisë ka paralajmëruar se nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje verore.

‘Rilindja Urbane 2.0’, ashtu sikurse e ka quajtur kryeministri Rama, do të shtrihet përgjatë 4 viteve.

 

The post ”Durrës, vazhdojmë”/ Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike appeared first on Albeu.com.

Vr*u gruan me th*kë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

By: D Marku
23 August 2025 at 15:31

40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci që masakroi gruan e tij ditën e djeshme në Volos të Greqisë, është vënë në pranga. Protothema shkruan se Nakoleci është vënë në pranga mesditën e sotme në qendër të qytetit.

Dje Nakoleci u arratis menjëherë pasi vrau nënën e katër fëmijëve të tij me thikë.

Ndërsa të hënën, më 25 gusht, pritet të kryhet autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Vrasja e shqiptares në Volos

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci në Volos të Greqisë. Pas ngjarjes së rëndë autori është arratisur, ndërsa vrasja ka ndodhur në pallatin ku jetonin, në rrugën Konstanta. Sherri mes çiftit filloi në apartamentin e tyre dhe më pas zbritën në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin, derisa ai e goditi gruan me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve, ndërsa të tjerët ishin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar gjithashtu se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga mund t jetë shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami.

Pandeli Nakoleci është akuzuar në të kaluarën për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë, ndërsa në fund të qershorit 2025 ai u transferua me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për shtrim në spital.

The post Vr*u gruan me th*kë në Volos, arrestohet 40-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

❌
❌