Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 August 2025Albeu

Në pritje të ndihmave gjejnë vdekjen, përmbyset kamioni, 20 të vdekur në Gaza

By: M C
6 August 2025 at 16:58

Të paktën 31 palestinezë kanë humbur jetën në të gjithë Rripin e Gazës, dhe 20 të tjerë u vranë pasi katër kamionë me ndihma u përmbysën mbi një turmë njerëzish.

Mes viktimave të sulmeve izraelite ishin edhe 10 persona që po kërkonin ndihma, të vrarë në zona të ndryshme të territorit, pavarësisht njoftimit të ushtrisë izraelite për “pauza taktike” në luftime për të lejuar shpërndarjen e ndihmave.

Incidenti ndodhi në Gazën qendrore, ku një numër i madh palestinezësh ishin mbledhur në kërkim të ushqimeve dhe furnizimeve bazë, mes një krize humanitare gjithnjë e më të rëndë.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Bassal, tha se dhjetëra njerëz u plagosën ndërsa qindra civilë po prisnin ndihmë, raportoi agjencia e lajmeve AFP.

“Pavarësisht lejimit të kufizuar të disa kamionëve me ndihma kohët e fundit, pushtimi pengon qëllimisht kalimin dhe shpërndarjen e sigurt të këtyre ndihmave”, tha Zyra Qeveritare për Media në një deklaratë.

“Kjo i detyron shoferët të lundrojnë në rrugë të mbipopulluara me civilë të uritur që kanë pritur me javë të tëra për nevojat më themelore. Kjo shpesh rezulton në turma të dëshpëruara që mbushin kamionët dhe sekuestrojnë me forcë përmbajtjen e tyre.”

Ngjarja vjen në një kohë kur organizatat humanitare paralajmërojnë për përhapjen e urisë dhe sëmundjeve në të gjithë enklavën palestineze, ndërsa numri i viktimave nga uria dhe kequshqyerja vijon të rritet si pasojë e kufizimeve të ashpra të vendosura ndaj ndihmave.

The post Në pritje të ndihmave gjejnë vdekjen, përmbyset kamioni, 20 të vdekur në Gaza appeared first on Albeu.com.

Meta aksion pastrimi, WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime

By: D Marku
6 August 2025 at 16:56

“WhatsApp ka mbyllur 6.8 milionë llogari të lidhura me mashtrues që synojnë njerëz në mbarë botën në gjysmën e parë të këtij viti”, kështu thuhet në njoftimin e Meta-s.

Shumë prej tyre ishin të lidhur me qendra mashtrimi të drejtuara nga kriminelë të organizuar në Azinë Juglindore, të cilët shpesh përdornin punë të detyruar në operacionet e tyre.

Meta e bëri njoftimin ndërsa WhatsApp nxori masa të reja kundër mashtrimit për të njoftuar përdoruesit për aktivitete të mundshme mashtruese, siç është shtimi i një përdoruesi në një bisedë në grup nga dikush që nuk është në listën e tij të kontakteve.

Masa goditëse synon një taktikë gjithnjë e më të zakonshme në të cilën kriminelët rrëmbejnë llogaritë e WhatsApp ose shtojnë përdorues në biseda në grup duke promovuar skema të rreme investimi dhe mashtrime të tjera.

Meta tha se WhatsApp “zbuloi dhe mbylli llogaritë në mënyrë proaktive përpara se qendrat e mashtrimit të ishin në gjendje t’i vinin ato në funksionim”.

Në një rast, WhatsApp punoi me Meta-n dhe OpenAI-në, zhvilluesin e ChatGPT, për të penguar mashtrimet e lidhura me një grup kriminal kamboxhian që ofronte para në dorë për pëlqime në postimet në mediat sociale për të promovuar një skemë piramidale të rreme të qirasë së skuterëve.

Thuhej se mashtruesit kishin përdorur ChatGPT për të krijuar udhëzimet e lëshuara viktimave të mundshme.

Zakonisht, mashtruesit do të kontaktonin fillimisht objektivat e mundshëm me një mesazh teksti përpara se ta zhvendosnin bisedën në mediat sociale ose aplikacionet e mesazheve private.

The post Meta aksion pastrimi, WhatsApp mbyll 6.8 milionë llogari: Merreshin me mashtrime appeared first on Albeu.com.

Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet, norma bazë e interesit 2 % nuk ndryshon

By: D Marku
6 August 2025 at 16:36

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar raportin e politikës monetare për tremujorin e tretë të vitit, duke nxjerrë në pah njëseri zhvillimesh pozitive për ekonominë shqiptare.

Sipas Guvernatorit Gent Sejko, analiza e fundit tregon se pagat në vend kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat e stabilitetit ekonomik dhe financiar janë përmirësuar ndjeshëm.

Inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta, por ka shënuar një rritje të lehtë gjatë dy muajve të fundit, duke u afruar me objektivin tonë,” – u shpreh z. Sejko.

Po ashtu, kreditimi është rritur, dhe tregjet financiare janë karakterizuar nga stabilitet dhe qetësi.

 

Banka vlerëson se qasja e qëndrueshme ndaj objektivit ligjor për stabilitetin e çmimeve ka krijuar kushte të favorshme monetare për të ruajtur kontrollin e inflacionit dhe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme të ekonomise

Sipas përditësimit të fundit të projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, pritshmëritë për të ardhmen mbeten pozitive:

Ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme pranë potencialit.

Inflacioni pritet të rikthehet në objektiv brenda gjysmës së parë të vitit 2026.

Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm, duke mos kërkuar ndryshime të menjëhershme në normat e interesit apo ndërhyrje shtesë në treg.

Fjala e plotë e guvernatorit të BSH, Gent Sejko

Sot, më 6 gusht 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë.

Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë. Po ashtu, tregjet financiare kanë qenë përgjithësisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje.

Kjo ecuri pasqyron, ndër të tjera, edhe kontributin pozitiv të politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Përqasja jonë konsistente ndaj objektivit ligjor të stabilitetit të çmimeve ka gjeneruar kushte monetare të përshtatshme për kontrollin e inflacionit dhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.

Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë edhe në të ardhmen. Ndonëse pasiguritë në ambientin e huaj mbeten të larta, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme pranë potencialit, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë gjykoi se qëndrimi aktual i politikës sonë monetare mbetet i përshtatshëm.

Më lejoni t’ju ofroj, në vijim, një pasqyrë më të detajuar të opinionit tonë mbi zhvillimet ekonomike e financiare, si dhe të detajoj vendimin e politikës monetare dhe arsyet që e motivuan atë.

Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin tonë prej 3%. Në këndvështrimin e artikujve të shportës së konsumit, rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.

Në këndvështrimin makroekonomik, ecuria e inflacionit pasqyroi rritjen e njëkohshme të inflacionit bazë dhe jobazë. Inflacioni bazë u rrit nga niveli 2.4% në tremujorin e parë në nivelin 2.6% në tremujorin e dytë, si pasojë e stabilitetit në rritje të kursit të këmbimit dhe e presionit të vazhdueshëm që rritja e shpejtë e pagave ka sjellë në inflacion. Paralelisht me të, edhe inflacioni jobazë shënoi rritje, por ajo u amortizua pjesërisht nga ngadalësimi i ritmit të rritjes së çmimeve në partnerët tanë tregtarë.

Këto tendenca kanë qenë – në tërësi – në linjë me pritjet tona. Megjithatë, niveli i inflacionit rezultoi disi më i ulët se parashikimet tona, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.

Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit. Informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron për ritme të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë. Rritja ekonomike e gjysmës së parë të vitit është mbështetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit të shërbimeve. Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.

Në këndvështrimin makroekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi pozitiv për të ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme të financimit.

Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive. Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare. Së fundi, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.

Për rrjedhojë, tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.

Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve. Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.

Përditësimi i parashikimeve të skenarit bazë sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.

Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.

Megjithatë, panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse. Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.

Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen. Ai mundëson transmetimin gradual në tregjet financiare të uljes së normës bazë të interesit që ndërmorëm në fillim të muajit korrik, si dhe ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së rritjes ekonomike në afatin e shkurtër me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.

Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit në vend, si dhe me zhvillimet potenciale në tregjet ndërkombëtare dhe partnerët tanë të huaj tregtarë”.

The post Mblidhet Këshilli Mbikqyrës i BSH-së, guvernatori Sejko: Ekonomia shqiptare pritet të rritet, norma bazë e interesit 2 % nuk ndryshon appeared first on Albeu.com.

BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

By: M C
6 August 2025 at 16:34

Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqirit.

Deri më tani nuk dihet nëse këto kontrolle lidhen me tenderat e përfituar nga kompania apo janë pjesë e një hetimi më të gjerë.

“Soft & Solution” mbetet një ndër përfitueset më të mëdha të kontratave publike në sektorin e teknologjisë së informacionit.

Beqiri u bë i njohur për publikun në vitin 2021, kur ai ishte një inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës dhe u thirr si ekspert në procesin gjyqësor ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.

Ai së bashku me një grup kolegësh, kreu ekspertizën teknike mbi videon e njohur si “Meta–Prifti”.

Ekspertiza arriti në përfundimin se videoja ishte e përpunuar dhe se përmbajtja e saj ishte nxjerrë nga konteksti dhe u përdor si provë në vendimin e Gjykatës së Lartë për shpalljen e Metës të pafajshëm./LAPSI

The post BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit, gjyqtarja pretendon se mund arratiset dhe të pengojë procedurat

By: M C
6 August 2025 at 16:10

Paraburgimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut është zgjatur pas një vendimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Vendimi është marrë më 5 gusht nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot e cila ka vlerësuar se mbajtja e tyre në paraburgim mbetet e domosdoshme dhe e arsyeshme, duke theksuar nevojën për të shmangur rrezikun e ndikimit mbi procesin gjyqësor, veçanërisht në rastin e Thaçit.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka thënë se ende vazhdon dyshimi ndaj Thaçit për kryerjen e veprave penale për të cilat ai është i ngarkuar.

“Veprimet e Thaçit tregojnë për këmbëngulje në përpjekjet për të penguar procedurat e DhSK-së edhe nga brenda Qendrës së Paraburgimit të DhSK-së, përfshirë përmes ndikimit të tij mbi ish-pjesëtarë të UÇK-së që i qëndrojnë besnikë dhe persona nga rrethet e tij politike, si bashkë të akuzuarit në këtë çështje”, thuhet në vendim.

Sophie Menegon dhe Luka Mishetiq që paraqesin mbrojtjen e Thaçit nuk kanë parashtruar përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë për vazhdimin e paraburgimit. Kujtojmë se Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër Thaçit në dhjetor të vitit 2024 për pengim të drejtësisë.

The post Gjykata Speciale zgjat paraburgimin ndaj Thaçit, gjyqtarja pretendon se mund arratiset dhe të pengojë procedurat appeared first on Albeu.com.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura

By: V K
6 August 2025 at 15:59

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka vijuar me postimin e radhës në rrjetet sociale për aksionin e lirimit të hapësirave publike në vend.

Kësaj radhe Rama ka ndarë pamjet e prishjes së një tende biznesi, e cila kishte zënë pothuaj gjithë trotuarin e këmbësorëve. Rama e shoqëron videon me pyetjen: “Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura”?

Postimi i kryeministrit:

 

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura appeared first on Albeu.com.

Brenda vilës luksoze në Ksamil ku po i bënë pushimet Dua Lipa

By: D Marku
6 August 2025 at 15:45

Pas një angazhimi të madh dhe energjik në festivalin Sunny Hill, këngëtarja e njohur ndërkombëtare Dua Lipa ka nisur disa ditë të merituara pushimi në jug të Shqipërisë. Ajo ka zgjedhur të pushojë në një prej destinacioneve më luksoze dhe të preferuara të vendit, në resortin ekskluziv Kep Merli, i vendosur në bukurinë natyrore të Ksamilit.

Vila ku po qëndron Dua Lipa është vërtetë e jashtëzakonshme. Me gjashtë dhoma të rehatshme, një pishinë private përpara vilës, dhe madje edhe një plazh të vogël privat, ajo siguron jo vetëm luks dhe komoditet, por edhe një ambient të qetë dhe të sigurt për pushime relaksuese.

Kjo rezidencë është veçuar nga vilat e tjera të resortit, duke i ofruar artistes privatësinë më të madhe, një gjë shumë e rëndësishme për një personazh publik me famë botërore si ajo.

The post Brenda vilës luksoze në Ksamil ku po i bënë pushimet Dua Lipa appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët

By: V K
6 August 2025 at 15:29

Këtë të mërkurë, një apartament është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik te banorët.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të neutralizuar flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat e tjera.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por zjarri ka shkaktuar dëme materiale në apartamentin ku shpërtheu.

The post Zjarr në një apartament në Vlorë, panik tek banorët appeared first on Albeu.com.

Edis pas performancës elektrizuese në Sunny Hill: Prishtina ishte me të vërtetë e paharrueshme

By: D Marku
6 August 2025 at 15:17

Këngëtari i njohur turk, Edis, ishte një nga emrat më të spikatur në edicionin e sivjetshëm të Sunny Hill Festival, duke sjellë një performancë elektrizuese që ngriti në këmbë mijëra fansa në zemër të Prishtinës.

Me karizmën e tij, energjinë në skenë dhe komunikimin e ngrohtë me publikun, ai la një përshtypje të paharrueshme në një nga festivalet më të rëndësishme të muzikës në rajon.

Pas përmbylljes së festivalit, artisti ndau me ndjekësit e tij emocionet dhe përshtypjet nga kjo përvojë, duke vlerësuar mikpritjen dhe organizimin e jashtëzakonshëm.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj artistes me famë botërore Dua Lipa dhe babait të saj, Dukagjin Lipa, të cilët janë organizatorët kryesorë të festivalit.

The post Edis pas performancës elektrizuese në Sunny Hill: Prishtina ishte me të vërtetë e paharrueshme appeared first on Albeu.com.

Dafina Zeqiri ndan çaste të ëmbla me vogëlushin, Daskan

By: D Marku
6 August 2025 at 15:15

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prekur zemrat e fansave të saj me një postim të ëmbël dhe plot ndjenjë, tre javë pas ardhjes në jetë të djalit të saj.

Ajo dhe partneri i saj, Kreshniku, janë bërë prindër për herë të parë, duke i vendosur vogëlushit emrin Daskan – një emër i veçantë, po aq sa edhe vetë çifti.

Pas një periudhe të gjatë suksesi dhe ekspozimi publik, Dafina po përjeton tani një nga rolet më të veçanta në jetë – rolin e një nëne.

Në videon e ndarë në rrjetet sociale, ajo shfaqet duke i përkëdhelur butësisht dorën e vogël të Daskanit – një moment i qetë, por i mbushur me dashuri të pastër dhe të pakushtëzuar.

Çfarë e bëri postimin edhe më të veçantë ishte përshkrimi që e shoqëronte:

“Nënë me orar të plotë, e me zemër të mbushur plot”.

Kaq pak fjalë, por që bartin një peshë të madhe emocionale, duke reflektuar gjendjen e saj të tanishme – plotësisht e përkushtuar ndaj mëmësisë.

The post Dafina Zeqiri ndan çaste të ëmbla me vogëlushin, Daskan appeared first on Albeu.com.

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi

By: V K
6 August 2025 at 14:41

Tashmë është fakt i kryer. Siç paralajmëroi gazeta “Panorama” disa ditë më parë, nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Këshilli i Ministrave, ka miratuar vendimin, i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare,, në të cilin parashtrohen një seri ndryshimesh në tarifat e shërbimeve kadastrale.

Këto ndryshime prekin si tarifat ekzistuese, ashtu edhe shtimin e disa shërbimeve të reja në kuadër të digjitalizimit të proceseve.

Vendimi i ri ndryshon dhe shton pika në vendimin nr. 389, datë 13.5.2020, që përcaktonte tarifat bazë të shërbimeve të regjistrimit dhe dokumentimit të pronësisë.

TARIFAT E REJA

Rritjet më të theksuara janë vënë re në shërbimet që kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të reja, konfirmimet për pronësi dhe nxjerrjen e certifikatave arkivore.

Për shembull, tarifa për regjistrimin e një kontrate shitblerjeje,  është rritur nga 1,000 lekë në 2,000 lekë.

Shërbimi për dhënien e një kopjeje të certifikatës së pronësisë është rritur nga 500 lekë në 1,200 lekë, ndërsa konfirmimi i sipërfaqes nga arkiva apo përditësimet në të dhëna kadastrale janë gjithashtu dyfishuar në çmim.

NDRYSHIMET

Ndryshimet argumentohen nga qeveria në vendimin në fjalë si pjesë e përpjekjeve për të modernizuar dhe përmirësuar transparencën e proceseve kadastrale, si dhe për të mbuluar kostot në rritje të operimit të sistemit.

Me këto tarifa të reja, pritet që qytetarët të kenë akses më të lehtë në shërbimet “online”, por edhe të ndjejnë më shumë barrë financiare për çdo proces që përfshin tokën apo pronën e tyre.

Ndërkohë, ekspertët e tregut imobiliar dhe shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve kanë reaguar me shqetësim, duke kërkuar që të ketë një faturim të drejtë dhe proporcional, sidomos për kategoritë e ndjeshme dhe për rastet e trashëgimisë apo legalizimeve, ku shpesh përfshihen familje me të ardhura të ulëta.

Tarifat e reja hynë në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare, pra në fillim të muajit gusht 2025 dhe do të aplikohen në të gjitha zyrat kadastrale të vendit, përfshirë edhe ato që ofrojnë shërbime nëpërmjet portalit “e-Albania”.

Risia, tarifa diferenciale, “Online” dhe në sportel

Një nga risitë më të rëndësishme në vendimin e ri për tarifat kadastrale është ndarja e qartë mes shërbimeve që kryhen fizikisht dhe atyre “online” përmes platformës “e-Albania”.

Për të njëjtin shërbim, tarifa për aplikim elektronik është shpesh më e ulët se ajo për aplikim në sportel, duke synuar të inkurajojë qytetarët të përdorin format digjitale.

Për shembull, për një shërbim të zakonshëm si lëshimi i një kopjeje të certifikatës së pronësisë: “online” është 800 lekë, ndërsa në sportel 1,200 lekë.

Kjo diferencë prej 400 lekësh është më shumë se 30% më lirë nëse shërbimi kërkohet “online”.

Po ashtu, për regjistrimin e akteve noteriale, tarifa “online” është 1,500 lekë, ndërsa në sportel 2,000 lekë. Ky ndryshim jo vetëm që përshpejton procedurat për qytetarët, por edhe redukton ngarkesën në sportele fizike, duke e bërë shërbimin më efikas.

Vendimi synon gjithashtu të frenojë vonesat dhe informalitetin në procesin e regjistrimit të pronës.

 

The post Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale/ Sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025, çfarë parashikon vendimi appeared first on Albeu.com.

Kush është Ardon Jashari?

By: admin
6 August 2025 at 14:01

Ardon Jashari, mesfushor 22-vjeçar nga Kumanova dhe pasaportë zvicerane, që aktivizohej te Club Brugge dhe së fundmi u transferua te Milani.

Jashari është i lindur në qytetin Cham të Zvicrës, kurse prindërit e tij janë nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut, transmeton Albeu.com.

Në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport”, Trajneri i Luzernit, Mario Frick, i cili stërviti Jasharin në Luzern, e lavdëroi shumë mesfushorin, por vuri në dukje një të metë që ai mendon se 23-vjeçari mund ta përmirësojë.

Jashari, i cili iu bashkua Club Brugget nga Luzerni verën e kaluar, është gati të përfundojë një transferim prej 38 milionë eurosh në AC Milan, pasi refuzoi të luante për Bruggen për të detyruar transferimin, raporton “Goal”, transmeton Klankosova.tv.

Transferimi i Jasharit në Milan shënon fundin e një periudhe të tensionuar në Club Brugge, vetëm një vit pasi iu bashkua skuadrës belge. Pavarësisht interesit nga Chelsea, Interi dhe Neom, 23-vjeçari e kishte zemrën të vendosur te AC Milan. Ardon Jashari u la jashtë fitores së klubit në Superkupë kundër Union SG, me kapitenin e skuadrës që tha se nuk donte të luante për skuadrën belge dhe u la jashtë për ndeshjen e tyre të parë në ligë.

Fillimisht, Milani paraqiti një ofertë prej 32 milionë eurosh plus 6 milionë euro në bonuse, por Brugge e refuzoi ofertën. Edhe pse ngurroi të shkonte më shumë se ç’duhej, Milani përfundimisht u kthye me një ofertë të përmirësuar që më në fund e çoi marrëveshjen në fund.

Edhe gazetari i njohur belg, Sacha Tavolieri, ekspert i merkatos dhe i futbollit belg, ka dhënë një vlerësim shumë pozitiv për Jasharin:

“Jashari është një mesfushor shumë i fortë. Mund ta zëvendësojë direkt Reijndersin në mesin e fushës. Madje është më i kompletuar se Reijnders kur ky i fundit mbërriti te Milani nga AZ. Ka një aftësi të madhe në parashikimin dhe ndërprerjen e aksioneve, menaxhon mirë topin dhe e kupton saktë kur duhet të shtyjë përpara, duke u kthyer pothuajse në një numër 10 kur skuadra sulmon.”

Tavolieri shton gjithashtu se Jashari është gati menjëherë për formacionin titullar, pasi është i përgatitur psikologjikisht dhe teknikisht, dhe lexon lojën më shpejt se shumica e lojtarëve në pozicionin e tij.

The post Kush është Ardon Jashari? appeared first on Albeu.com.

Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, çfarë pritet të ndodhë në shtator

By: V K
6 August 2025 at 13:55

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha,u shpreh para mediave se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar, kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në fjalën e tij, Berisha tha se largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin për qeverinë e ardhshme me vullnetin e tyre.

Berisha shton më tej se PD do bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën.

“Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme. Ndaj dhe PD do bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë. Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjëm me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë”,– tha Berisha.

The post Ish-kryeministri Berisha zbulon aksionin opozitar, çfarë pritet të ndodhë në shtator appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në shpërndarjen e ndihmave në Gaza, kamioni përmbyset, 20 të vdekur

By: D Marku
6 August 2025 at 13:45

Një tjetër episod tragjik ka goditur Rripin e Gazës, ku një kamion që transportonte ndihma humanitare është përmbysur, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 20 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ndërsa kamioni po lëvizte në një nga rrugët e zonës, në përpjekje për të shpërndarë ndihmat për popullsinë e uritur.

Autoritetet në Gaza kanë akuzuar ushtrinë izraelite se ka mbyllur rrugët kryesore dhe ka detyruar automjetet e ndihmave të kalojnë në rrugë të dëmtuara dhe të pasigurta, të mbushura me civilë që presin me ditë të tëra për furnizime me ushqime dhe produkte bazë.

Sipas autoriteteve lokale, mjeti i ndihmave është përmbysur mbi një turmë personash që po përpiqeshin të merrnin ushqim, në një rrugë që më herët kishte qenë objekt bombardimesh. Qeveria e Gazës e ka cilësuar ngjarjen si “rezultat i një sjelljeje të qëllimshme kriminale”, duke theksuar se situata humanitare në territor është përkeqësuar ndjeshëm dhe ka hyrë në një fazë “kaotike dhe katastrofike”.

Në deklaratën e saj, qeveria akuzon Izraelin për “krimin e urisë masive kundër më shumë se 2.4 milionë banorëve të Gazës”, duke theksuar se bllokimi i pikave kufitare dhe pengesat për hyrjen e ndihmave janë pjesë e një politike sistematike për të “thyer qëndresën e popullit palestinez dhe për të shkatërruar strukturën e saj shoqërore”.

Autoritetet në Gaza u kanë bërë thirrje organizatave ndërkombëtare dhe bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë urgjentisht për të ndaluar atë që e quajnë “krim i vazhdueshëm”, duke kërkuar hapjen e plotë, të sigurt dhe të qëndrueshme të pikave kufitare dhe garantimin e një fluksi të pandërprerë të ndihmave ushqimore, mjekësore dhe të karburantit.

The post Tragjedi në shpërndarjen e ndihmave në Gaza, kamioni përmbyset, 20 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Lionel Mesi pranë rinovimit të kontratës, problemi kryesor i Inter Majemit është ish-ylli i Barçës

By: V K
6 August 2025 at 13:35

Inter Majemi vazhdon të ndërtojë një projekt ambicioz dhe afatgjatë. Pas rinovimit të kontratës së Zhordi Albës dhe nënshkrimit të Rodrigo De Pol, klubi nga Florida është afër zgjatjes së kontratës së Lionel Mesit. E vetmja çështje e mbetur pezull është Serxhio Buskets.

Ardhja e mesfushorit argjentinas kampion bote vë në pikëpyetje rolin dhe qëndrueshmërinë e ish-lojtarit të Barçës, kontrata e të cilit po skadon.

Trajneri Havier Maskerano foli për situatën, duke sqaruar qëndrimin e tij në një konferencë për shtyp:

“Për mua, Serxhio është një lojtar i shkëlqyer. Erdha në Barcelonë për të mësuar prej tij. Sot jam me fat që e stërvit. Situata e tij varet nga klubi dhe nga ai, por shpresoj që ai të qëndrojë. Ai është thelbësor për sistemin tonë dhe ka luajtur vazhdimisht gjatë shtatë muajve të fundit”, deklaroi ai.

Trajneri argjentinas më pas përsëriti besimin e tij në ekip: “Nuk kam dyshuar kurrë në përkushtimin e tyre. Ka ulje-ngritje gjatë sezonit, përfshirë lëndimet. Por qëndrimi dhe përkushtimi i tyre nuk kanë munguar kurrë”.

The post Lionel Mesi pranë rinovimit të kontratës, problemi kryesor i Inter Majemit është ish-ylli i Barçës appeared first on Albeu.com.

Politikani më i pëlqyer i Amerikës zbulohet në një sondazh të ri, ku qëndron Papa dhe Zelensky?

By: D Marku
6 August 2025 at 13:31

Sondazhet e reja të publikuara nga Gallupzbuluan se cili është politikani që amerikanët e shohin më pozitivisht.

Ndërsa Papa Leo XIV dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kryesojnë listën e ‘personazheve’ më të pëlqyera për vitin 2025, u vlerësuan edhe një numër i vogël politikanësh amerikanë.

Dhe është një 83-vjeçar, dy herë ish-kandidat presidencial dhe socialist i deklaruar i Vermontit, ai që del në krye midis polakëve.

Senatori i Pavarur i Vermontit, Bernie Sanders, ishte më i pëlqyeri, duke marrë një vlerësim pozitiv prej 49 përqind, krahasuar me vetëm 38 përqind që e shohin atë në mënyrë të pafavorshme. Ky është një avantazh prej 11 pikësh, më i madhi që ka fituar ndonjë politikan amerikan.

Në vendin e dytë ishte e dashura e socialistëve demokratë, Alexandria Ocasio-Cortez, edhe pse vlerësimi i saj i miratimit është shumë i ulët. Ajo mori një vlerësim pozitiv prej 34 përqind, krahasuar me 38 përqind që e shohin atë në mënyrë të pafavorshme. Njëzet e tetë përqind e të anketuarve nuk kishin asnjë mendim për kongresmenen, duke zbuluar se ajo është një fletë e bardhë për një numër të konsiderueshëm amerikanësh.

Deficiti i saj prej 4 pikësh ishte më i ulëti i çdo politikani amerikan të fituar, përveç Sandersit.

Zëvendëspresidenti i Presidentit Donald Trump , JD Vance, u pa si më i favorshëm se vetë presidenti.  Tridhjetë e tetë përqind e të anketuarve e shihnin Vance pozitivisht dhe 49 përqind e shihnin negativisht. Trump, nga ana tjetër, u pa pozitivisht nga 41 përqind e të anketuarve dhe negativisht nga 57 përqind.

Robert F. Kennedy Jr., një anëtar i kabinetit të Trump dhe ish-kandidat i pavarur në garën e vitit 2024, kishte mbështetjen e 42 përqind të të anketuarve muajin e kaluar, ndërsa 47 përqind e panë atë në mënyrë të pafavorshme në korrik.

Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore ishte figura më popullore në rrethin e Trump, me vetëm pesë përqind vlerësim neto negativ.

Sondazhi u zhvillua nga 7 korriku deri më 21 korrik. Gallup zbuloi se Papa kishte një vlerësim pozitiv prej 57 përqind dhe një vlerësim jo të favorshëm prej 11 përqind, duke i dhënë udhëheqësit fetar rezultatin më të lartë të favorshëm. Renditja e Zelensky-t në vendin e dytë u nxit nga një përgjigje pozitive prej 52 përqind dhe një përgjigje negative prej 34 përqind.

Ish-aleati i Trump dhe CEO i Tesla-s, Elon Musk, ishte figura më pak e pëlqyer që bënte lajme, me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që renditej pak mbi të. Shifrat e Musk ishin thellësisht negative: vetëm 39 përqind e të anketuarve e gjetën CEO-n e teknologjisë simpatik, ndërsa pothuajse dyfishi i tyre shprehën një pikëpamje të pafavorshme.

Kjo mund të shpjegojë pse ai është distancuar nga politika në javët e fundit. Vlerësimet e Musk kanë rënë ndjeshëm që nga një sondazh i mëparshëm i Gallup në janar, ku ai kishte një favorizim prej 24 përqind.

Marco Rubio dhe Robert F. Kennedy Jr., gjithashtu janë parë shumë më pak të favorshme që nga janari. Kennedy Jr., pati mbështetjen e 46 përqind të të anketuarve në janar, dhe më pas pati 47 përqind që votuan kundër tij në korrik.

The post Politikani më i pëlqyer i Amerikës zbulohet në një sondazh të ri, ku qëndron Papa dhe Zelensky? appeared first on Albeu.com.

Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, sot publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë

By: D Marku
6 August 2025 at 13:15

Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave në mbarë botën, Wednesday rikthehet me sezonin e dytë – dhe këtë herë është më i errët, më i ndërlikuar dhe më misterioz se kurrë më parë.

Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Me një stil akoma më gotik dhe një atmosferë që të mban pezull që nga minuta e parë, sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta dhe ngjarje që do të trondisin botën e Nevermore Academy.

Ky serial që tashmë ka bërë namin global, do të jetë sërish në dispozicion në platformën e njohur Netflix, ku fansat do të kenë mundësinë të zhytën në një botë të errët dhe plot tension.

Por pritja nuk mbaron këtu! Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund.

Nëse menduat se e njihnit Wednesday, kjo rikthim do t’ju bindë se errësira ka vetëm filluar.

The post Rikthehet seriali i shumëpritur Wednesday, sot publikohet pjesa e parë e sezonit të dytë appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg

By: V K
6 August 2025 at 13:03

Këtë të mërkurë, përfaqësuesit ligjore të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, depozituan sot pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme, ka përfunduar hetimet ndaj Metës dhe i ka komunikuar akuzat.

Sipas përfaqësuesve ligjor “nevojat për ta mbajtur Metën akoma nën paraburgim, nuk kanë më asnjë kuptim procedural”.

Ish-presidenti ndodhet në burg që prej tetorit të vitit të shkuar, për dosjen CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA.

Presidenti i PL akuzohet nga SPAK për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

Vetë Meta, i ka cilësuar akuzat si politike dhe se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij.

Njoftimi i PL:

Përshëndetje!
Sot, përfaqësuesit ligjorë të Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta kanë depozituar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit për Presidentin Ilir Metaj.

Kjo kërkesë është paraqitur duke nisur nga fakti që Prokuroria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Presidentit Meta dhe duke qënë se nevojat për ta mbajtur akoma nën paraburgim nuk kanë më asnjë kuptim procedural.

 

The post SPAK i komunikoi akuzat, Meta kërkon në GJKKO ndryshimin e masës arrest me burg appeared first on Albeu.com.

Bëhet “lëmsh” rrjeti, Gjesti i komenton Kaderit në njërin postim të saj – por nuk mungon reagimi ish-banores ndaj këngëtarit

By: D Marku
6 August 2025 at 12:57

Fituesi i edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, këngëtari Gjesti, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një veprim mjaft të papritur dhe intrigues ndaj ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj.

Në një prej fotografive të publikuara në profilin e saj në Instagram, ku Kader shihej duke pozuar me bikini dhe duke rrezatuar vetëbesim e hijeshi, Gjesti nuk i kurseu reagimet.

Ai i komentoi me një emoji të çokollatës — një detaj i vogël por që nuk kaloi pa u vërejtur nga ndjekësit e shumtë.

Reagimi i Kaderit erdhi menjëherë, ajo iu përgjigj me fjalën e shkurtër, por shumë domethënëse: “Jom” — një pranim i drejtpërdrejtë që konfirmoi komplimentin e bërë nga Gjesti dhe krijoi një valë reagimesh nga fansat.

Megjithëse ky ndërveprim i dyshes ka ngjallur shumë spekulime dhe ka ndezur kureshtjen e publikut, deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera që të lënë të kuptohet nëse mes tyre ka diçka më shumë se një flirt virtual.

The post Bëhet “lëmsh” rrjeti, Gjesti i komenton Kaderit në njërin postim të saj – por nuk mungon reagimi ish-banores ndaj këngëtarit appeared first on Albeu.com.

Diddy thotë se po u shërbejnë ushqim të skaduar në burgun e tij

By: D Marku
6 August 2025 at 12:32

Sean “Diddy” Combs ka bërë deklarata tronditëse në lidhje me kushtet e burgut, përmes një apelimi të ri për lirim me kusht.

Avokati i reperit, Marc Agnifilo, i ka kërkuar gjyqtarit Arun Subramanian të dielën që 55-vjeçari të lirohet me kusht përpara se t’i shpallet masa e burgimit më 3 tetor, përmes një “letre të shkurtër”.

Në kërkesën e dorëzuar, të siguruar nga Page Six, avokati pretendon se Qendra Metropolitane e Paraburgimit në Brooklyn është një institucion “çnjerëzor”.

“MDC shpeshherë shërben ushqim të skaduar ose të infektuar me larva mizash (krimba)”, thuhet në dokumentin e paraqitur nga Agnifilo, i cili referon edhe një fotografi.

“Ushqimi i infektuar me larva, siç tregohet në atë foto, fatkeqësisht nuk është një përvojë e pazakontë,” shkroi ai.

Agnifilo e konsideron këtë dhe bllokimet e shpeshta të të burgosurve si “rrethana të jashtëzakonshme” që meritojnë të merren parasysh.

Combs ndodhet në këtë burg të New Yorkut që nga arrestimi i tij në shtator 2024 — një institucion që ka strehuar edhe të famshëm të tjerë si R. Kelly dhe Ghislaine Maxwell.

Në atë kohë, fituesi i çmimeve Grammy u akuzua për trafikim seksual, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe prostitucion.

Tetë javë pasi nisi gjyqi i tij i shumë komentuar në maj, Combs u shpall fajtor për dy akuza të “transportimit të individëve për qëllime prostitucioni” — ndërsa u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda.

Ai përballet me një dënim maksimal prej 20 vjetësh burg, 10 për secilën akuzë.

The post Diddy thotë se po u shërbejnë ushqim të skaduar në burgun e tij appeared first on Albeu.com.

❌
❌