Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 August 2025Icon Style

Konstantinos Argyros kërkon 1 minutë heshtje për mikun e tij që u vra: Ky koncert i kushtohet atij

By: gaze tare
4 August 2025 at 13:57

Konstantinos Argyros nderoi kujtimin e mikut të tij, Yannis Artopoulos, i cili u vra në një aksident me makinë në moshën 51 vjeç , në koncertin e tij në Prevezë në mbrëmjen e 3 gushtit. Sipas mediave, përpara se të fillonte performancën e tij, këngëtari i njohur i kërkoi publikut të mbante një minutë heshtje. Njëkohësisht, në skenë u prezantua mesazhi i mëposhtëm: “Ky koncert i kushtohet mikut dhe partnerit tonë Yannis Artopoulos. Nuk do te harrojmë kurrë.”

Duke mbyllur koncertin, Konstantinos Argyros i tha publikut: “Sonte kënduam të gjithë së bashku… për jetën, për Yannisin, për atë që na bashkon. Faleminderit që na mbushët zemrat. Preveza do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe shpirtin tonë.”

Kush ishte Yannis Artopoulos?

Yannis Artopoulos ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i këngëtarit Konstantinos Argyros dhe ishte aktiv për vite me radhë në fushën e mbulimit të zërit dhe ndriçimit, si dhe në prodhimin e ngjarjeve muzikore. Sipas mediave lokale, ai ishte një nga anëtarët më të dashur dhe aktivë të komunitetit artistik të Kavallës.

The post Konstantinos Argyros kërkon 1 minutë heshtje për mikun e tij që u vra: Ky koncert i kushtohet atij appeared first on iconstyle.al.

Jo fustan i bardhë, por i kuq! Mel B befason me dasmën e saj në Marok

By: gaze tare
4 August 2025 at 13:35

Një muaj pas dasmës së saj në Katedralen e Shën Palit, Mel B udhëtoi për në Marok për të festuar përsëri bashkimin e saj me bashkëshortin e saj, në një ceremoni të re.

Ish-anëtarja e Spice Girl ndau një foto nga Marrakeshi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke kërcyer me një fustan mahnitës të kuq pa rripa me një çarje, të dizenjuar nga Evelie Bridal në bashkëpunim me Justin Alexander. Ajo shkroi në mbishkrim: “U martuam!!! Përsëri! Një dasmë aq e bukur saqë vazhduam festimin me të dashurit tanë në vendin tonë të preferuar, Marrakesh – kaluam një kohë të mrekullueshme.”

Fustani i kuq i nusërisë zëvendësoi fustanin prej fildishi dhe perlat që mbante veshur në dasmën në Londër, ndërsa dhëndri hoqi dorë nga veshjet tradicionale skoceze me një kilt dhe u shfaq me një xhaketë të bardhë dhe papion të zi. Sipas revistës Hello, festimet në Marok zgjatën tre ditë – nga 1 deri në 3 gusht – dhe përfshinin darkën të premten, ceremoninë dhe pritjen të shtunën dhe një drekë martese të dielën.

The post Jo fustan i bardhë, por i kuq! Mel B befason me dasmën e saj në Marok appeared first on iconstyle.al.

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

By: gaze tare
4 August 2025 at 12:43

Videoja mes Stresit dhe Jozit, e cila u bë virale pak ditë më parë, ka ndezur rrjetin me reagime të shumta. Në pamje, Stresi shihet duke shprehur afeksion për “çunat e zonës” së Jozit dhe pranon me sportivitet një puthje në faqe, siç i kërkohet nga vetë këngëtarja.

Reagimi i menjëhershëm i Stresit nuk mungoi. Ai sqaroi se videoja ishte një ‘prank’ që i paraprin një projekti muzikor të përbashkët me Jozin.

Në këtë mes, edhe Gjesti ka ndërmarrë një hap që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e vëmendshëm. Ai ka hequr Stresin nga lista e ndjekjeve në Instagram, një vendim që bie në sy, sidomos duke ditur se pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Gjesti kishte shprehur mirënjohje për mbështetjen publike të Stresit gjatë kohës që ishte në shtëpi. Nga ana tjetër, Stresi e ka follow Gjestin… deri më tani.

The post Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin appeared first on iconstyle.al.

Kush do të ngjitet në skenën e Fest ’64, Luana Vjollca apo Arbana Osmani?

By: gaze tare
4 August 2025 at 11:54

Pas publikimit të spotit zyrtar nga Elhaida Dani për Fest ’64, prapaskenat e festivalit më të madh muzikor në vend kanë filluar të lëvizin me shpejtësi. Interesi për të marrë drejtimin e këtij edicioni është rritur, dhe dy emra të njohur të ekranit kanë hyrë fuqishëm në garë.

Burime pranë RTSH bëjnë me dije se Luana Vjollca ka dorëzuar zyrtarisht platformën e saj për prezantimin e festivalit. Ajo ka propozuar edhe emrin e skenaristit me të cilin synon të ndërtojë gjithë konceptin artistik të ngjarjes. Platforma e saj ndodhet aktualisht në shqyrtim nga Drejtoria e Përgjithshme e RTSH, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Ndërkohë, edhe Arbana Osmani ka shfaqur interes për t’u rikthyer në skenën e Fest ’64. Ajo raportohet se ka prezantuar një projekt të detajuar, ku përfshihen emrat e kameramanit, regjisorit dhe skenaristit, me të cilët dëshiron të realizojë spektaklin.

Në pritje të një vendimi zyrtar, mbetet për t’u parë se cila nga moderatoret do të fitojë besimin e RTSH për të drejtuar festivalin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

The post Kush do të ngjitet në skenën e Fest ’64, Luana Vjollca apo Arbana Osmani? appeared first on iconstyle.al.

50% e grave në marrëdhënie kanë një “Partner rezervë”

By: gaze tare
4 August 2025 at 11:18

Një sondazh i Daily Mail, i realizuar me 1,000 gra të angazhuara në marrëdhënie, zbulon se gati 50% prej tyre mbajnë një “Plan B” – dikë që mund të kthehen te ai në rast se marrëdhënia aktuale dështon. Këta partnerë rezervë janë shpesh miq të ngushtë, ish-të dashur, kolegë, apo njohje të vjetra. Befasueshmërisht, 12% e grave pranuan se ndiejnë më shumë për partnerin rezervë sesa për partnerin e tyre aktual.

Ky fenomen, i njohur si “siguria e partnerit,” ruhet shpesh përmes mesazheve, rrjeteve sociale apo takimeve të rastit. Disa e shohin si një kujdes të pafajshëm, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se mund të dëmtojë besimin emocional, sidomos nëse njëri partner nuk di për këtë “plan rezerve.”

The post 50% e grave në marrëdhënie kanë një “Partner rezervë” appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi i javës: Shenja më me fat dhe më pak me fat!

By: gaze tare
4 August 2025 at 11:13

Kjo javë është mjaft e favorshme për Ujorët. Ata do të kenë mundësi të reja profesionale dhe personale, duke përfituar nga kreativiteti dhe bashkëpunimi me të tjerët. Një periudhë e shkëlqyer për të ecur përpara!

Këshilla: Besoni në veten tuaj dhe shfrytëzoni mundësitë që vijnë.

Për Gaforren – Kujdes gjatë javës! ⚠

Gaforret mund të përballen me disa pengesa profesionale dhe tensione në marrëdhënie këtë javë. Duhet të jenë të kujdesshëm me komunikimin dhe financat.

Këshilla: Ruani ekuilibrin dhe mos humbni besimin!

The post Horoskopi i javës: Shenja më me fat dhe më pak me fat! appeared first on iconstyle.al.

Tronditje në Barcelonë: Prindërit braktisin fëmijën 10-vjeçar në aeroport pasi pasaporta kishte skaduar

By: gaze tare
4 August 2025 at 10:40

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në aeroportin “El Prat” të Barcelonës, ku prindërit braktisën fëmijën e tyre 10-vjeçar në terminal pasi zbuluan se pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar.

Familja, që po udhëtonte drejt vendit të origjinës, kishte me vete dy fëmijë. Kur zbuluan se njëri prej tyre nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm, ata vendosën të mos humbisnin pushimet dhe hipën në avion me fëmijën tjetër, duke lënë të voglin të vetëm në aeroport. Sipas dëshmive, prindërit njoftuan se një tjetër anëtar i familjes do ta merrte fëmijën, por nuk dhanë asnjë garanci për kohën e mbërritjes.

Ngjarja mori përmasa virale në rrjetet sociale, pas një postimi të një punonjëseje të aeroportit e cila shprehu shqetësimin e saj për braktisjen e fëmijës. “Si nënë, jam e tmerruar. Kush lë një fëmijë vetëm në terminal për orë të tëra?”- shkruante ajo.

Pas reagimit të stafit të aeroportit, Guardia Civil ndërhyri dhe ndali prindërit para se të nisej avioni. Ata u shoqëruan në komisariat dhe janë duke u hetuar për braktisje të miturit.

Në Spanjë, braktisja e fëmijëve është një vepër penale dhe mund të sjellë dënime të rënda, përfshirë burgimin.

The post Tronditje në Barcelonë: Prindërit braktisin fëmijën 10-vjeçar në aeroport pasi pasaporta kishte skaduar appeared first on iconstyle.al.

Gjykimi për sulmin në Crocus City Hall: 19 të akuzuar për vdekjen e 149 personave

By: gaze tare
4 August 2025 at 10:26

Në Moskë ka nisur gjykimi i 19 personave të akuzuar për përfshirje në sulmin tragjik në sallën e Crocus City Hall, ku vitin e kaluar humbën jetën 149 persona. Sulmi, i cili ndodhi më 22 mars të vitit të kaluar, përfshinte persona të armatosur që hapën zjarr dhe më pas vunë flakën ndërtesës. Ky sulm është një nga më të vdekjeprurësit në historinë e Rusisë, duke shkaktuar gjithashtu plagosjen e qindra të tjerëve.

Grupi ekstremist Shteti Islamik (IS) mori përgjegjësinë për sulmin, ndërsa të akuzuarit, të gjithë nga Taxhikistani, përballen me akuzat për pjesëmarrje në këtë akt të dhunshëm. Seancat e para dëgjimore të gjykatës u zhvilluan javën e kaluar. Pavarësisht përgjegjësisë së IS, Rusia ka akuzuar Ukrainën për përfshirje, një akuzë që Kievi e ka quajtur të pabazë dhe absurde.

Gjatë hetimeve, është zbuluar se shumë prej viktimave humbën jetën nga thithja e tymit dhe monoksidit të karbonit, dhe jo nga plumbat e armëve.

The post Gjykimi për sulmin në Crocus City Hall: 19 të akuzuar për vdekjen e 149 personave appeared first on iconstyle.al.

Ish-i i del në mbrojtje Diddy-t: Ka kohë që nuk është i dhunshëm

By: gaze tare
4 August 2025 at 09:57

Gina Huynh, e njohur deri tani si “Viktima 3” në aktakuzën ndaj Sean “Diddy” Combs-it, ka surprizuar të gjithë duke dalë publikisht për të kërkuar lirim me kusht për artistin para shpalljes së vendimit përfundimtar më 3 tetor. Në një letër të dorëzuar në gjykatë nga avokatët e Diddy-t, ajo e përshkruan atë si një “njeri familjar” dhe thotë se ai ka ndryshuar për mirë pas përfundimit të lidhjes së tyre.

Megjithatë, Gina ka qenë një nga viktimat që prokuroria ka përmendur në akuzat për detyrimin në akte seksuale përmes presionit dhe kërcënimit nga Diddy. Ajo ka shmangur dëshminë në gjykatë dhe për një periudhë të gjatë, prokurorët nuk kanë mundur ta gjejnë.

Një zhvillim që tregon një kthesë të papritur në këtë ngjarje të ndërlikuar.

The post Ish-i i del në mbrojtje Diddy-t: Ka kohë që nuk është i dhunshëm appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në brigjet e Jemenit: Anija me migrantë e fundosur, 68 të vdekur dhe shumë të zhdukur

By: gaze tare
4 August 2025 at 09:26

Një anije që transportonte migrantë nga Etiopia u fundos afër brigjeve të Jemenit, duke shkaktuar të paktën 68 viktima. Ngjarja ndodhi më 4 gusht dhe vetëm 12 nga 157 pasagjerë janë shpëtuar deri tani, ndërsa fati i të tjerëve mbetet i paqartë.

Migrantët që udhëtonin nga Xhibuti në Jemen shpresonin të arrijnë në shtetet e Gjirit.

Ky incident është pjesë e një vale migrimi të rrezikshëm që kalon përmes Detit të Kuq, duke çuar dhjetëra mijëra migrantë në kushte të pasigurta dhe abuzime. Vjet, 462 vdekje nga fundosja e anijeve janë regjistruar në këtë rrugë.

The post Tragjedi në brigjet e Jemenit: Anija me migrantë e fundosur, 68 të vdekur dhe shumë të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

Rikthehen reshjet! Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

By: gaze tare
4 August 2025 at 08:51

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura (në male), të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.

Në intervale të shkurtra kohore në mënyrë të izoluar, kryesisht në veri nuk do të mungojnë shtrëngata me shkarkesa elektrike e breshër.

Era e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-14m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-3 ballë.

The post Rikthehen reshjet! Ja si parashikohet moti për ditën e sotme appeared first on iconstyle.al.

Tronditje në Palermo: Sportistja e re humb jetën gjatë festës së diplomimit

By: gaze tare
4 August 2025 at 08:43

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Palermo, ku 20-vjeçarja Simona Cinà, sportiste e volejbollit, humbi jetën gjatë një feste diplomimi në një vilë në Bagheria. Ajo u gjet e shtrirë pranë pishinës, e mbuluar me një peshqir dhe vetëm me rrobat e banjës. Familja e saj kërkon zbardhjen e ngjarjes, pasi janë të shqetësuar për rrethanat misterioze të vdekjes.

Motra e Simonës, Roberta, thotë se Simona kishte një byzylyk të nënës dhe tregonte se ishte e vetëdijshme dhe në kontroll të vetes. Sipas familjes, vila nuk u sekuestrua menjëherë dhe atmosfera ishte e çuditshme. Avokati i familjes ka kërkuar hetim të plotë dhe drejtësi për të zbardhur të vërtetën.

The post Tronditje në Palermo: Sportistja e re humb jetën gjatë festës së diplomimit appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor për ditën e sotme, 4 Gusht 2025

By: gaze tare
4 August 2025 at 07:57

Dashi

Dashuria: Fillimi i një dite pozitive. Sipas horoskopit rreth dashurisë edhe nëse do të ketë tensione ato nuk do të ndikojnë në qetësi. Nëse jeni beqarë, përpiquni të mbyllni shqetësimet tuaja.

Puna: Në sferën e punës ndoshta gjallëria e zakonshme do të mungojë, por do të jeni edhe më produktiv dhe konkret.

Demi

Dashuria: Ditë e qetë. Në dashuri, ndjenjat pushtojnë mendimet tuaja dhe shumë prej jush po mendojnë të ndërmarrin hapin e madh. Një mbrëmje plot ngjarje dhe ngjyra për beqarët, duke dëbuar melankolinë nga jeta e tyre.

Puna: Ndryshimet e vogla në vendin e punës pa dyshim që do të pranohen mirë nga të gjithë.

Binjakët

Dashuria: Fati është duke u përgatitur të trokasë në derën tuaj dhe ju duhet të jeni gati për të përfituar edhe nga shansi më i vogël që duhet të lindë. Në dashuri, ndjenjat mbizotërojnë mbi arsyen. Nëse jeni beqar, do të dashuroheni me dikë dhe do të merrni reciprocitet.

Puna: Lajmet e këndshme dhe kontratat e reja në horizont: krijimtaria dhe imagjinata rezultojnë se iniciativat me fat do të kryhen me entuziazëm.

Gaforrja

Dashuria: Sa i përket dashurisë, vështirësitë në marrëdhëniet e vogla do të shkaktojnë një seri dyshimesh, mendimesh të dyta dhe madje edhe një aluzion pesimizmi. Të qenurit pas lëkundjeve tuaja të humorit nuk do të jetë e lehtë! Beqarët, nga ana tjetër, nuk duhet të shqetësohen, diçka së shpejti do të arrijë.

Puna: Në punë dikush ose diçka mund të komprometojë një pjesë të ditës tuaj, kështu që mbani sytë hapur!

Luani

Dashuria: Ju mund të jeni në humor të keq sot dhe do të duhet të përpiqeni të mos i shkarkoni momentet tuaja tek partneri. Në vend që t’ia dilni para të tjerëve, kërkoni arsyen e pasigurive tuaja dhe eliminojini! Pas dinamizmit të ditëve të fundit, beqarët do jetojnë një ditë të qetë.

Puna: Në punë, përpiquni të flisni më pak dhe të bëni shumë më tepër sesa pritet nga ju, dikush mund t’ju pengojë.

Virgjëresha

Dashuria: Sot do të jetë një ditë e përkryer, sigurisht që do të shfrytëzohet në fushën sentimentale. Do të tejkaloni çdo vështirësi që mund të ekzistojë brenda historisë tuaj. Yjet njoftojnë një seri kushtesh të vogla për beqarët, jini gati për çdo eventualitet.

Puna: Do të jeni shumë të ekuilibruar në analizimin e një situate të ngatërruar me fitim, duke i kushtuar vëmendje vetëm disa kolegëve që kanë zili për sukseset tuaja.

Peshorja
Dashuria: Dita do të jetë plot perspektivë, yjet rreth dashurisë janë të favorshme dhe njoftojnë mungesën e dritave ose hijet, në fakt mund të ketë impulse të rëndësishme emocionale. Beqarët do duhet të bëjnë një lëvizje, pa pritur që diçka të bjerë nga qielli!

Puna: Sot do të ketë disa ndryshime domethënëse, por ju do të vazhdoni si zakonisht dhe do të tregoni se çfarë jeni në gjendje të bëni.

Akrepi

Dashuria: Dita nuk do të jetë e gjitha trëndafila dhe lule dhe në dashuri duhet të veproni me maturi. Shmangni drejtimin e gishtit te partneri! Nëse jeni beqarë, mos harroni se mund të keni një zhgënjim, por mos bëni bujë dhe kthehuni në lojë.

Puna: Në sferën profesionale do të jetë një ditë e administrimit të zakonshëm, sigurisht jo më e mira, por pa dyshim relaksuese!

Shigjetari

Dashuria: Dita e fitores nga shumë këndvështrime, madje edhe nga ndjenjat. Në dashuri do të ketë rrethana të vogla të favorshme që do të zgjidhin gjithashtu problemet dhe çështjet që kanë qenë të dashur për zemrën tuaj për ca kohë. Beqarët do jenë në gjendje të nisin një lidhje të re.

Puna: Mund të ishte koha e duhur për të marrë vendime të rëndësishme, duke pasur parasysh shumë ndryshime pozitive për të gjithë.

Bricjapi

Dashuria: Ka ngjarje të reja në sferën e dashurisë, shumë situata për të cilat ju intereson do të zhvillohen. Për çiftet, dita do të rrjedhë në humor të mirë dhe projektet e reja do të jenë në horizont. Frymëzimet e papritura edhe për beqarët, pasionet do të jenë të papërballueshme.

Puna: Moment pozitiv dhe në përputhje me pritjet, qëllimet ambicioze do të bëhen gjithnjë e më të afërt.

Ujori

Dashuria: Sot shumë prej shenjave do të duhet t’i përmbahen realitetit të fakteve mbi dashurinë, pa u dashuruar më tej. Mundohuni të keni një qasje praktike me të dashurin tuaj. Nëse jeni beqar, ndryshoni madhësinë e projekteve të paqarta ose të pasigurta që mund të zbehen.

Puna: Në punë, ju duhet të jeni të kujdesshëm në marrjen e gjykimeve për kolegët tuaj, veçanërisht në mungesë të tyre!

Peshqit

Dashuria: Performanca e dobët e ditës në disa aspekte, por absolutisht jo negative. Horoskopi parashikon disa vështirësi me partnerin në dashuri. Një ditë ulje-ngritjesh për zemrat e vetmuara.

Puna: Energji të mëdha hyrëse për të investuar në punë dhe madje edhe nëse do të jeni shumë të lodhur, rezultatet e marra do t’ju paguhen.

The post Horoskopi ditor për ditën e sotme, 4 Gusht 2025 appeared first on iconstyle.al.

Pse një fotografi e Ed Sheeran me Johnny Depp dhe Russell Crowe po vërshohet nga një valë kritikash në internet?

By: gaze tare
3 August 2025 at 23:50

Një fotografi nga backstage-i i koncertit të Andrea Bocellit në Firence ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ed Sheeran, Johnny Depp dhe Russell Crowe shihen duke qeshur dhe duke shijuar një moment relaksi, por përfshirja e Depp ka shkaktuar kritika për shkak të reputacionit të tij të kontestuar pas gjyqit me Amber Heard.

Disa fansa të Sheeran kanë shprehur zhgënjim për lidhjet e tij me Depp, duke e quajtur takimin me të “të papërshtatshëm” dhe “të neveritshëm”. Megjithatë, treshja e famshme duket se po kalonin një moment të këndshëm së bashku, ndërkohë që fansat janë të ndarë për këtë bashkëpunim.

The post Pse një fotografi e Ed Sheeran me Johnny Depp dhe Russell Crowe po vërshohet nga një valë kritikash në internet? appeared first on iconstyle.al.

Tronditje në Zelandën e Re: Gruaja udhëton me vajzën dyvjeçare në valixhe

By: gaze tare
3 August 2025 at 23:15

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Zelandën e Re, kur një grua 27-vjeçare u arrestua pasi udhëtoi me autobus duke mbajtur vajzën dyvjeçare brenda bagazheve. Policia u thirr në një terminal autobusi në Kaiwaka, afër Auckland-it, pas një ndalese të planifikuar, kur shoferi i autobusit vuri re një çantë që po lëvizte.

Kur shoferi hapi bagazhin, ai zbuloi vajzën dyvjeçare, e cila kishte shumë nxehtësi, por nuk kishte dëmtime të dukshme fizike. Inspektori i Policisë Simon Harrison njoftoi se gruaja po akuzohej për keqtrajtim dhe neglizhencë ndaj fëmijës.

Vajza është dërguar në spital për një vlerësim të plotë mjekësor dhe aktualisht po trajtohet. Ky incident, i cili mund të kishte pasur pasoja shumë më të rënda, u parandalua falë reagimit të shpejtë të shoferit, i cili parandaloi një tragjedi të mundshme.

The post Tronditje në Zelandën e Re: Gruaja udhëton me vajzën dyvjeçare në valixhe appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në koncertin e Oasis: Një fans humb jetën pas një rënie nga stadiumi në Wembley

By: gaze tare
3 August 2025 at 22:46

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë koncertit të Oasis në Wembley të shtunën në mbrëmje, kur një fans rreth 40 vjeç, humbi jetën pas një rënie të mundshme nga një lartësi e stadiumit. Sipas Policisë Metropolitane, oficerët dhe shërbimi i emergjencës u përgjigjën menjëherë pas raportimeve se një person ishte lënduar rreth orës 22:20, dhe se burri kishte pësuar lëndime që mund të lidhen me një rënie nga lartësia.

Mediat britanike raportojnë se dyshohet se ai ka rënë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Dëshmitarët e ngjarjes e përshkruan atë si “horror”, ndërkohë që policia ka bërë thirrje për çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes.

Në një deklaratë zyrtare, grupi britanik Oasis reagoi me trishtim për këtë humbje tragjike, duke shprehur ngushëllimet e tyre për familjen dhe miqtë e viktimës.

The post Tragjedi në koncertin e Oasis: Një fans humb jetën pas një rënie nga stadiumi në Wembley appeared first on iconstyle.al.

Presioni s’u piu ujë: Krenari dhe Endi nuk fshinë dot pamjet bashkë në Ibiza

By: Iconstyle
3 August 2025 at 22:15

Në një vend ku disa e kanë mësuar se gjithçka blihet, që nga kurorat e bukurisë e deri te heshtja e mediave, pamjet që publikuam së fundmi shkaktuan panik.

Krenar Cocaj dhe Endi Demneri, në një resort në Ibiza, në afërsi që nuk kërkon koment. Fotografi të qarta, prani e padiskutueshme. Nuk ishin thashetheme. Ishte realiteti i pakuruar, i kapur pa filtër dhe i publikuar siç është.

Filluan edhe lëvizjet: telefonata të ngarkuara me kërkesa, me tone arrogante e kërcënime banale. Por, gazetaria shqiptare nuk është njësoj si disa konkurse që paguhen poshtë tavolinës!

Në këtë vend ku pseudo-vipat dhe miss-et ngjiten jo falë punës, por përmes rrugëve që nuk kanë nevojë për talent, një foto çift në plazh prish gjithë strategjinë, edhe pazaret. Sepse e nxjerr zbuluar. Sepse s’është më thashethem. Është fakt.

Për ata që nuk e dinë, Endi Demneri është shpallur Miss Universe Albania në 2023. Por në vend që të njihet për përfaqësim, mbrojtje kauzash apo përmbajtje, është përfolur më shumë për lidhje me biznesmenë të njohur, disa prej tyre edhe të martuar. Për mënyrën se si është futur në qarqet e “të pasurve” dhe për raportet e errëta që mbajnë në këmbë një imazh të stisur si “sukses”.

Dhe le ta themi pa dorashka: lidhja e tyre s’është as e habitshme, as e turpshme! Është thjesht standardi që kemi parë qindra herë: burra me lekë që shfaqen në krah të vajzave që mbajnë tituj të fituar me mënyra që askush nuk i thotë me zë, por që të gjithë i dinë. Dhe pastaj të njëjtit njerëz vijnë dhe kërkojnë: “Mos na përmendni, na ruani privatësinë”.

Për çudi (ose jo), lajmi ynë u zhduk menjëherë nga disa media që zakonisht e ndjekin çdo çarje thoi të personazheve publikë. Qëndruan të heshtur, madje disa e publikuan dhe e zhdukën më shpejt se një story që nuk performon mirë.

Pse? Sepse telefonatat kërcënuese me vrasje, therje e prerje që vijnë nga “miss-et” dhe gangot e tyre si Krenari, “aksioneri” i kompanisë problematike “Blue Taxi” ku klientet ngacmoheshin seksualisht nga shoferët, nuk janë gjithmonë pa pagesë. Sepse ka ende nga ata që mendojnë se lajmet fshihen me një presion ose një faturë të lënë poshtë tavolinës.

Përpjekja për ta fshirë, për të ndikuar redaksi, për të trembur me kërcënime apo për të joshur me pagesa, është jo vetëm qesharake, por edhe fyese për inteligjencën e publikut dhe integritetin tonë si media.

Nuk funksionon!

Nëse një lidhje është aq reale sa të shfaqet nën diellin e Ibizës, atëherë është edhe aq publike sa të bëhet lajm. Dhe nëse nuk doni të jeni lajm, mos dilni në krah të njëri-tjetrit në një resort ku ndodhen dhjetëra shqiptarë, me telefona në dorë 24/7.

Lajmet tona nuk janë në shitje. Ne s’i zhdukim pamjet që nuk ju pëlqejnë. Ne i publikojmë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, për aq kohë sa dikush mendon se mund të jetojë me dy fytyra dhe të paguajë që njëra të mos duket!

The post Presioni s’u piu ujë: Krenari dhe Endi nuk fshinë dot pamjet bashkë në Ibiza appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 3 August 2025Icon Style

Tragjedi në brigjet e Jemenit: Mbytja e një anijeje lë pas të paktën 27 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur

By: gaze tare
3 August 2025 at 21:49

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet e provincës jugore të Jemenit, Abyan, ku një anije u mbyt me të paktën 150 pasagjerë në bord. Sipas raporteve të pa konfirmuara, dy burime të sigurisë i thanë agjencisë AFP se deri tani janë identifikuar 27 viktima, ndërsa mbi 100 persona janë ende të zhdukur.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë ende duke vazhduar, por autoritetet përballen me kushte të vështira për të gjetur emigrantët e humbur. Ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të jashtëzakonshme për të ndihmuar viktimat dhe për të bërë të mundur gjetjen e të tjerëve të zhdukur. Ky incident ka tronditur rajonin dhe ka thelluar shqetësimet për sigurinë e emigrantëve që përpiqen të arratisen nga kushtet e vështira në Jemen.

The post Tragjedi në brigjet e Jemenit: Mbytja e një anijeje lë pas të paktën 27 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur appeared first on iconstyle.al.

Në Zelandën e Re, pemët frutore mbillen në hapësira publike, kushdo mund të mbledhë fruta pa pagesë

By: gaze tare
3 August 2025 at 21:16

Në disa qytete të Zelandës së Re, është shpërndarë iniciativa për të mbjellë pemë frutore në hapësira publike si parqe, trotuare dhe kopshtet komunale. Këto peizazhe të ngrënshme janë të hapura për të gjithë, duke mundësuar që banorët dhe vizitorët të mblidhnin fruta freskëta, sipas stinës, pa asnjë kosto.

Qëllimi i këtij projekti është të promovojë sigurinë ushqimore, të reduktojë mbeturinat dhe të forcojë lidhjet mes komunitetit.

Këshillat lokale dhe grupet vullnetarë shpesh i mirëmbajnë këto hapësira, duke i shndërruar zonat urbane në burime ushqimi të përbashkëta dhe duke inkurajuar një qasje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për planifikimin e qytetit dhe ushqimin.

The post Në Zelandën e Re, pemët frutore mbillen në hapësira publike, kushdo mund të mbledhë fruta pa pagesë appeared first on iconstyle.al.

Krijuesi i Peaky Blinders do të shkruajë skenarin për filmin e ardhshëm të James Bond

By: gaze tare
3 August 2025 at 20:34

Krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight, do të shkruajë skenarin për filmin e ardhshëm të James Bond, i cili do të drejtohet nga regjisori i njohur Denis Villeneuve. Ky projekt do të zhvillohet nga studioja Amazon MGM, ndërsa prodhimi i tij do të udhëhiqet nga Amy Pascal dhe David Heyman, me Tanya Lapointe si producente ekzekutive.

Knight është një autor dhe skenarist i njohur për krijimin e serialeve si Peaky Blinders, See, A Thousand Blows dhe All the Light We Cannot See. Ai gjithashtu ka shkruar skenarët për filma të nominuar për Oscar, si Eastern Promises dhe Spencer. Pjesë e filmave të tij si regjisor janë Hummingbird, Locke dhe Serenity.

Filmi i 26-të për James Bond pritet të publikohet në vitin 2028 dhe studioja është në procesin e përzgjedhjes së aktorit që do të pasojë Daniel Craig në rolin e agjentit 007.

The post Krijuesi i Peaky Blinders do të shkruajë skenarin për filmin e ardhshëm të James Bond appeared first on iconstyle.al.

❌
❌