Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Ish-drejtori i burgut të Drenovës, nën hetim/ Fation Fasho lejoi modelen në takim special me Laert Haxhiun

12 July 2025 at 15:25

KORÇË- Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë së burgut të Drenovës.

Fatjon Fasho ish-drejtor burgu dhe Sokol Kaçoli, shef policie në këtë burg, po hetohen nga prokuroria për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Hetimi filloi pas takimit të modeles nga Kosova Ziza Pajaziti me të dënuarin me burg të përjetshëm Laert Haxhiu.

Burime zyrtare të Prokurorisë së Korçës bëjnë të ditur se është vetëm faza e parë e fillimit të hetimit.

Në vijim, pas sekuestrimit të protokollit të ndjekur nga Drejtoria e Burgjeve për rastin në fjalë si dhe sekuestrimi i rregullores së brendshme të burgjeve, do të këtë dhe një hetim më të thelluar për zbatimin e këtij protokolli nga ana e stafit të brendshëm të këtij institucioni.

Pas verifikimit të dokumentit të martesës se Ziza Pajazitit me të burgosurin Vladimir Kurti, dokument qe i është paraqitur drejtorisë së burgjeve, do të verifikohet edhe fakti  që në vend të Kurtit, në takim me Pajazitin, ka shkuar Laert Haxhiu.

Gjatë hetimeve paraprake në rast se provohet se ka elemente të korrupsionit, për shkak të kompetencës dosja do të transferohet në Prokurorinë e Posaçme.

Pak ditë më parë Fatjon Fasho u shkarkua nga detyra ndërsa shefi i Policisë së burgut u pezullua nga detyra pasi Laert Haxhiut iu gjet në qeli një telefon celular./abcnews.al

 

Asnjë produkt blegtoral pa faturë/ Të hënën nisin kontrollet në tregje e subjekte

12 July 2025 at 15:16

TIRANË- Çdo subjekt që do të tregtoj produkte blegtorale si qumësht apo mish pa fature fiskale që të konfirmojë origjinën e tyre do të përballem me sekuestrim të mallit dhe penalitete.

Kreu i financave Petrit Malaj dhe ministrja e Bujqësisë paralajmëruan të gjitha bizneset se duke nisur nga java e ardhshme nuk do të ketë më asnjë tolerim.

Sipas Denaj, kjo masë është e domosdoshme për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit si dhe formalizimin e  të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, në kuadër të integrimit në  Bashkimin Europian/abcnews.al

Ekstradohen tre shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

12 July 2025 at 15:08

SHQIPËRI– Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Të ekstraduarit:

-M. H. alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;

-A. G., 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

-S. O., i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë.

Zjarre në Kurbin dhe Fier/ Mbrojtja Civile: 5 vatra flakësh në vend

12 July 2025 at 15:01

Zjarri i renë mesditën e premtes në fshatin Skuraj të Kurbinit, ka djegur disa hektarë sipërfaqe masiv pyjor. Për shuarjen e vatrave janë aktivizuar tre zjarrfikëse, por për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri.

Helikopteri i forcave të armatosura ka bërë të mundur izolimin e disa prej vatrave në zonën e malësisë së Kurbinit. Mëngjesin e kësaj të shtune aksionit për shuarjen e flakëve i janë bashkuar edhe forca nga agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Një zjarr ka rënë këtë mesditë edhe në Fier, në vendin e quajtur “Ura e Daullasit”. Zjarri është shkaktuar nga fermerët e zonës të cilët djegin sipërfaqet e tokave bujqësore. Flakët kanë shkaktuar panIK tek banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të tensionit të lartë.

Për të shmangur rrezikun është bërë edhe stakimi i energjisë.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 5 vatra janë ende aktive.

Flakët nuk janë shuar ende në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan të Bulqizës. Zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara. për pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 19 ha, ndërsa në operacion janë angazhuar ekipet zjarrfikëse që të mbajnë nën kontroll situatën për të mos e lënë këtë vatër të përparojë.

Vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive edhe në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve” në Lurë, ku është djegur një sipërfaqe prej 30 hektarësh.

Ministria e Mbrojtjes raporton vatra aktive në Rrogozhinë e Elbasan, ndërsa vijojnë operacionet për shuarjen e tyre.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit apelin për qytetarët që të raportojnë çdo rast dhe të tregojnë përgjegjshmëri.

Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur/ Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, i dënuar me 7 vjet burg

12 July 2025 at 14:10

TIRANË– Një 40-vjeçar, i dënuar në mungesë me burg është arrestuar në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar  Klajdi Ruçi me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky person në vitin 2024 ka shkaktuar një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve.

Ai u arrestuar në zonën e Shkozës dhe tashmë do të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata.

 

Ekstradohen 3 shqiptarë nga Greqia, Belgjika dhe Serbia/ Ja për çfarë akuzohen

By: e xh
12 July 2025 at 15:51

Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizimi i procedurave të ekstradimit erdhi si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, Brukselin dhe Beogradin.

‘Konkretisht, u ekstraduan në Shqipëri, shtetasit shqiptarë:

-M. H. alias M. P., i kapur në Greqi, pasi Gjykata e Beratit e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai ka investuar për blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ka transferuar shuma të mëdha parash te të afërmit e tij, të ardhura të cilat i ka përfituar nga veprimtaria kriminale e shfrytëzimit për prostitucion, për të cilën është dënuar në Itali. Nga dënimi, shtetasit M. H. alias M. P. i duhet të vuajë 3 vjet e 9 muaj burgim;

-A. G., 40 vjeç, i kapur në Belgjikë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në vitin 2021, ai kultivoi 140 bimë narkotike Cannabis Sativa, në sipërfaqen e tokës që kishte në pronësi në fshatin Grizë;

-S. O., i kapur në Serbi, pasi Gjykata e Kukësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Ai akuzohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Mercedez Benz”, të denoncuar të vjedhur në Francë’, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Euro në rënie të lirë/ Ja sa po këmbehet monedha evropiane

By: e xh
12 July 2025 at 15:42

Kjo javë ka sjell një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të këmbimit euro-lekë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë monedha europiane këmbehet me 97.84 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Ndërkohë që në tregun e lirë valutor, një euro shitet me 98.1 lekë, ndërsa blihet me 97.3 lekë.

Agjentët e këmbimit valuator shprehen se kursi i këmbimit ndodhet nën ndikimin e sezonit turistik, që shoqërohet me rritje të prurjeve të monedhës së përbashkët europaine.

Efektet e sezonit kanë nisur të forcohen që nga tremujori i dytë, ndërsa në këtë periudhë të vitit arrin pikën më të lartë.

Për të mbajtur në kontroll kursin e këmbimit, dhe mos lejimin e forcimit të mëtejshëm të lekut, Banka e Shqipërisë, ka rinisur blerjen e drejtpërdrejtë në treg të valutës. Për këtë vit banka qendrore planifikon të blejë nëpërmjet ankandeve nga 270 në 350 milionë euro.

Ndërsa së bashku me blerjet e drejtpërdrejta në treg, kjo vlerë mund të jetë shumë më e lartë, duke patur parasysh që vitin e shkuar  Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu valutor i brendshëm 933 milionë euro.

Një lek gjithnjë e më i fortë, veç eksporteve vendase po godet edhe sektorin e shërbimeve, duke filluar nga turizmi pasi të ardhurat kryesore të vizitorëve të huaj janë në euro. Gjithashtu, forcimi i lekut po ndikon negativisht edhe familjet përfituese të remitancave, duke ulur të ardhurat e tyre të disponueshme në lekë.

Ndërkohë që efekte pozitive nga forcimi i lekut në përgjithësi ka patur qeveria shqiptare, sepse kursi i këmbimit ka qenë faktori kryesor në uljen e borxhit publik, si dhe ato familje që kanë kredi të euro. Klan News

 

Gramsh/ Humbi jetën teksa po punonte për hapjen e një pusi, arrestohen 2 persona

By: e xh
12 July 2025 at 15:15

Dy persona janë arrestuar sot më 12 korrik, vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gramsh, ku një 58-vjeçar humbi jetën ndërsa punonte për hapjen e një pusi.

“Në përfundim u bë arrestimi i shtetasve S. B., 41 vjeç dhe S. D., 53 vjeç, për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’, pasi shtetasi S. B., gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi në pronën e shtetasit S. D., dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., i cili për pasojë ka humbur jetën”, bën me dije policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, në fshatin Tërvol në Gramsh, ku 58-vjeçari me inicialet H. D., ishte duke punuar për hapjen e një pusi. Mirëpo gjatë punës me fadromë ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi 58-vjeçarin, duke i shkaktuar si pasojë vdekjen.

(VIDEO)Vijon aksioni në Theth, banorit që po i shemben vilat u shërben policëve ujë

By: e xh
12 July 2025 at 15:00

Ka rinisur mëngjesin e kësaj të shtune, 12 korrik, operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit.

Ndryshe nga një ditë më parë operacioni është duke u zhvilluar më i qetë. Në pamjet e xhiruara nga operacioni, shihet teksa një anëtar i familjes Koçeku, që po i shemben objektet prej druri atje, po u ndan shishe me ujë oficerëve të policisë që janë atje për të kryer detyrën.

Po ashtu ndërsa forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit janë duke shembur ndërtesat nga 1 deri në 3 kate, ka edhe turistë që kanë dalë duke parë situatën nga ballkonet e ndërtesave të tjera.

Në Theth janë parashikuar të shemben rreth 60-70 ndërtime pa leje. Banorëve u është dhënë kohë që të heqin strukturat prej druri./tvklan.al

 

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

By: e xh
12 July 2025 at 14:41

Përmes një postimi në rrjetet sociale e shoqëruar edhe me anë të një videoje, kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim për të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë.

Rama ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen.

Ai thekson se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm, deklaroi ai.

“Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade”, shkruan kreu i qeverisë.

Ndërkohë ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilluan në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.

 

 

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit

By: e xh
12 July 2025 at 14:31

Paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për drejtësi në rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahut, më herët gjatë javës, pasi është ndaluar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës që e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, meqë dyshohen për kryeje të veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Drejtësi për Agonin” dhe “Poshtë brutaliteti policor”, kanë qenë disa prej thirrjeve të dëgjuara në protestën e 12 korrikut.

“Sot nuk jemi mbledhur për urrejtje. Sot jemi këtu për të kërkuar drejtësi. Sot jemi këtu për Agonin, një djalë, një jetë, një zë që nuk mund të heshtet. Jemi këtu, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë. Jemi këtu, sepse dhimbja e familjes së Agonit është dhimbja jonë kolektive”, ka thënë vëllai i Agonit para pjesëmarrësve.

Rasti ka marrë vëmendje të konsiderueshme pasi nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që thuhet se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

Policia ka thënë se Zejnullahu dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.

Mbrojtja e të pandehurve ka thënë më 9 korrik, pas seancës dëgjimore se nuk beson që zyrtarët e suspenduar kanë kontribuuar apo shkaktuar rastin e vdekjes.

Më 10 korrik, Argjend Gashi ka dhënë dorëheqje nga pozita e komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit dhe kërkesa i është miratuar.

Zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje për hetime dhe zbardhje të rastit.

Pjesëtarë të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si policia e ka menaxhuar rastin në Lipjan. Ata kanë vënë në dyshim nëse policët e përfshirë kanë pasur trajnim të mjaftueshëm, pasi trajnimi i tyre në Kosovë është zvogëluar nga gjashtë në tre muaj.

Ekspertët vlerësojnë se kjo periudhë e shkurtër trajnimi nuk është e mjaftueshme për të përballuar situata komplekse në terren. REL

 

 

U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim

By: e xh
12 July 2025 at 14:10

Lirohen dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit janë proceduar penalisht 2 shtetas, për zënien e këtyre hapësirave.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontinier, pa lejen e organeve kompetente.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), gjatë kontrollit në zonën e Astirit, konstatuan se një sipërfaqe publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si ambient bar-kafe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 34 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”’, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Tiranës vijon angazhimin për mbrojtjen e hapësirave publike dhe thekson se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të territorit publik.

 

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

By: E.K
12 July 2025 at 15:53

  Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti […]

The post Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë appeared first on FaxWeb.

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

By: E.K
12 July 2025 at 15:34

Me kërkesë të prokurorit Adnan Xholi, Gjykata e Posaçme konfirmoi masat që ishin mungesë ndaj shtatë të arrestuarve si pjesë e një grupi që trafikonte drogë nga Amerika Latine. Në masën arrest në burg përfunduan Arjan Gjata Vilson Roci, Musa Gjikola, Akil Alushi, Jani Mecja, Selami Lushkaj dhe Erjon Dani, ish shef komisariati. Hetimi dy […]

The post SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati appeared first on FaxWeb.

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

By: E.K
12 July 2025 at 15:21

Ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia, 3 shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ekstradimi i Mikel Hoxha alias Mikel Papa, Armando Gropa dhe Suard Onuzi u bë si rezultat i bashkëpunimit të shërbimeve të Interpol Tiranës, me homologët në Athinë, Bruksel dhe Beograd. Më Konkretisht: -Mikel Hoxha alias Mikel Papa, i kapur në Greqi, […]

The post EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë appeared first on FaxWeb.

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

By: E.K
12 July 2025 at 15:16

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pasi Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dorëzoi armët. “”Plaga” 47-vjeçare e terrorizmit” po i afrohet fundit dhe po hapet një “faqe e re” në historinë e Turqisë”, tha ai. Erdogan foli në hapjen e takimit të 32-të të konsultimit dhe vlerësimit në një hotel në Ankara. “Turqia […]

The post Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit appeared first on FaxWeb.

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

By: E.K
12 July 2025 at 14:54

Pas tarifave të reja ndaj Kanadasë, është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat e reja për shtetet anëtare. “Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do të aplikojmë një tarifë prej 30% të Bashkimit Evropian për produktet e BE-së të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha […]

The post Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së appeared first on FaxWeb.

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

By: E.K
12 July 2025 at 14:41

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se është njoftuar për vdekjen e shtetasit amerikan Saif Musallat në Bregun Perëndimor, në vazhdën e një sulmi të kolonëve izraelitë në zonë. Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar Ministrinë lokale të Shëndetësisë, pohoi se Musallat, një i ri tek të njëzetat, ndërroi jetë pas rrahjes çnjerëzore nga kolonët […]

The post Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH! appeared first on FaxWeb.

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

By: E.K
12 July 2025 at 14:12

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unavoidable”. Si rezultat […]

The post EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë appeared first on FaxWeb.

❌
❌